Home
Lajme
Aktivitetet
Service
Muzike
Motive nga Kosova
Per ne / Impressum
 Linke Interesante
PAVARESIA
Pro Art
 



                                   



Lajmet 
nga
RTK -ja
 

Moti në disa
Qytete të ndryshme


Tiranë
Shkodër
Prishtinë
Ohër
Shkup
Podgoricë
 
  RTK - Klikoni në LAJMET 

Lajmet 
nga
QIK
-u

  QIK -  Klikoni në  LAJMET


Lajmet 
nga
Kosovapress     

  
Kosovapress - Klikoni në LAJMET  

Lajmet
nga RTV 21

  RTV 21  Klikoni në  Lajme nga vendi 

Lajmet nga 
Lajm Maqedoni
 
 





 LAJM  Klikoni në Lajmet



DARDA-NET TV  - Kanali i juaj në Internet - Klikoni - DARDA-NET TV   


****************************************************************************************************************************************************************

E rifreskuar me: 28.04.09

Shqipëria dorëzon sot kërkesën për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Kryeministri shqiptar Sali Berisha pritet t’i dorëzojë sot (28.04.2009) zyrtarisht kryeministrit çek Mirek Topolanek kërkesën e Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat për anëtar në BE. Berisha tha se për këtë vendim Qeveria shqiptare kishte marrë mbështetjen e presidencës së radhës, vendeve anëtare dhe KE. Gjatë vizitës së djeshme zyrtare në Tiranë kryeministrit grek Kostas Karamanlis ka shprehur mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kërkesa e Shqipërisë për njohjen e statusit të kandidatit për pranim në BE, do t’i dorëzohet sot Çekisë, si kryesuese e radhës e Bashkimit Evropian, gjatë vizitës së kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha në Pragë. Më herët kryeministri Berisha, ka thënë se vendimi për këtë ishte bashkërenditur me vendin kryesues dhe me vendet anëtare të BE-së, të cilat, sipas tij, e "mbështetën këtë akt dhe këtë vendim".
Kryeministri Berisha tha me këtë rast se ky hap është një akt me rëndësi përcaktuese në procesin e anëtarësimit të vendit.
“Ky vendim yni nuk vjen si një vendim i njëanshëm, por vjen si një vendim plotësisht i bashkërenduar me vendin që ka kryesinë e radhës së BE-së, vjen si një bashkëpunim me vendet anëtare te BE të cilat mbështesin këtë akt dhe këtë vendim, vjen si një bashkërendim me Komisionin Evropian,” - tha ndër të tjera kryeministri shqiptar.
Kryeministri Berisha falënderoi me këtë rast opozitën shqiptare për kontributin që ajo ka dhënë, duke siguruar se kjo kërkesë nuk është një akt elektoral.


Ngritet flamuri shqiptar në NATO
07.04.2009

Pas anëtarësimit në Aleancën e Atlantikut të Veriut, sot, në orën 09.45, me një ceremoni solemne u ngrit në selinë e NATO-s, në Bruksel, flamuri shqiptar, përkrah flamujve të 26 vendeve të tjera anëtare të Aleancës. Së bashku, me flamurin shqiptar, u ngrit edhe flamuri kroat, dy vendet më të reja të NATO-s. Në këtë ceremoni, të drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Jaap De Hoop Scheffer, delegacioni shqiptar kryesohej nga Kryeministri Sali Berisha dhe në përbërje të tij ishte Ministri i Punëve të Jashtme Lulzim Basha dhe ambasadori shqiptar në NATO Artur Kuko. Ishin gjithashtu të pranishëm delegacioni kroat, i kryesuar nga Kryeministri Ivo Sanader edhe ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s. Ceremonia ka nisur me himnin shqiptar, moment që është shoqëruar edhe me ngritjen e flamurit shqiptar. Më pas, është luajtur himni kroat, i shoqëruar gjithashtu me ngritjen e flamurit kroat. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Scheffer, duke përshëndetur Kryeministrin Berisha dhe Sanader, u shpreh se “është nder shumë i madh që dy vendet tuaja zunë vendet e tyre në tryezën e Aleancës disa ditë më parë. Është kënaqësi shumë e madhe për të gjithë ambasadorët e NATO-s këtu, si dhe për mua personalisht t’ju shpreh mirëseardhjen tuaj këtu.” “Aderimi i Shqipërisë dhe Kroacisë ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Sigurisht, për këto dy anëtarë të rinj të NATO-s, për të gjithë rajonin dhe Aleancën në përgjithësi. Për Shqipërinë dhe Kroacinë, duke u bërë anëtarë i plotë i NATO-s është shpërblimi më i madh për përgatitjet që janë bërë për shumë vite, është një tregues i qartë i vizionit të atyre që për vite të tëra e kanë parë të ardhmen e tyre tek NATO. Të dy këto vende tani do të kenë vendin e tyre në tryezën tonë, ku bëhen vendime për të formësuar sigurinë tonë euroatlantike dhe të dy këto vende tani mund të gëzojnë edhe garancitë më të mëdha të sigurisë që rrjedhin nga Traktati i Uashingtonit,” u shpreh Scheffer. Hyrja në NATO e Shqipërisë dhe Kroacisë, vijoi Scheffer, përbën një shembull inkurajues për të gjithë vendet që ndjekin të njëjtin objektiv dhe bëjnë të njëjtin udhëtim. Kryeministri Berisha u shpreh se “jam sot këtu në këtë ceremoni solemne për të marrë pjesë dhe për të përshëndetur ngritjen e Flamurit tim kombëtar. Këtu, në selinë e NATO-s, krahas flamujve më krenarë të vendeve më të fuqishme dhe të lira të Aleancës. Për këtë flamur dhe për kombin që ai përfaqëson kjo është dita e lavdisë sime të madhe pas ngritjes së tij ditën e pavarësisë së Shqipërisë.” Emocionet e kësaj ceremonie u përcollën edhe në Tiranë, nëpërmjet një ekrani të vendosur në hyrje të selisë së Këshillit të Ministrave, duke u mundësuar qytetarëve shqiptarë ndjekjen e drejtpërdrejtë të këtij momenti historik për vendin.

 

Fjala e Kryeministrit Berisha në ceremoninë e ngritjes së flamurit shqiptar në selinë e NATO-s, në Bruksel:


Zoti Sekretar i Përgjithshëm,

Zoti Kryeministër i Kroacisë, miku im Ivo Sanader,

Zotërinj Ministra të Jashtëm të Shqipërisë dhe Kroacisë,

Zotërinj Ambasadorë, anëtarë të Këshillit të Atlantikut të Veriut,

Zonja dhe Zotërinj,

Kam ardhur sot këtu, për t’ju shprehur Juve, Zoti Sekretar i Përgjithshëm, Aleances se Atlantikut te Veriut, Këshillit të Atlantikut të NATO-s dhe stafit tuaj ndërkombëtar, në këtë ditë historike për kombin dhe vendin tim, mirënjohjen më të thellë, nderimin tim më të madh për mbështetjen dhe ndihmën tejet të çmuar që i keni dhënë qeverisë sime, vendit tim në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Këto katër vitet e fundit, me ju, këtu dhe gjetiu, jemi takuar disa herë, kemi referuar po kështu disa herë në Këshillin e Atlantikut të Veriut. Në të gjitha këto takime kam ndjerë më shumë mirënjohje, dëshirën tuaj, të anëtarëve të Këshillit të Atlantikut të Veriut, që Shqipëria të procedojë me reforma të thella dhe të gjithanshme të suksesshme, që të meritonte ftesën dhe anëtarësimin në NATO. Kërkesat, sugjerimet, shqyrtimi i cikleve të Planeve të Veprimit për Anëtarësim, kanë qenë një program i vërtetë për qeverinë time, kurse procesi i anëtarësimit në NATO padyshim, motivi më i fuqishëm i veprimit të reformave të gjithanshme të mazhorancës që unë drejtoj. Por, ajo çka mund t’ju them me shumë falënderim, është se Shqipëria ka ndryshuar më shpejt dhe më shumë se asnjëherë më parë. Shqipëria, nga vendi i krimit të organizuar nga më famëzinjtë në Evropë, ka sot treguesit e kriminalitetit qartësisht nën mesataren e vendeve anëtare të NATO-s dhe vendeve anëtare të BE-së. Vitin që shkoi, vendin tim e vizituan 2.7 milion vizitorë nga mbarë bota, në siguri të plotë; nga njëri prej 24 vendeve, në të cilin korrupsioni ishte shndërruar në sistem, është sot vendi që ka lënë mbrapa 95 vendet dhe po lufton me zero tolerancë korrupsionin. Për shkak të krimit dhe korrupsionit mijëra investitorë u larguan nga vendi. Reformat e thella të ndërmarra nga qeveria ime kanë shndërruar Shqipërinë në vendin më tërheqës për investimet e huaja. Vitin 2008, ne e kemi mbyllur me rritjen ekonomike më të lartë në kontinent. Vetëm në periudhën Dhjetor-Janar që sapo kaloi, kemi firmosur 3.7 miliardë Euro kontrata, koncesione në fushën e energjisë. Reforma të thella kushtetuese dhe institucionale, me frymë të plotë konsensusi të paparë, kanë ndodhur këto katër vite. Forcat tona të armatosura po shkojnë drejt një ushtrie profesioniste; kemi një buxhet mbi 2% të PBB-së dhe po aftësohen për të marrë pjesë në të gjitha misionet e NATO-s. Zoti Sekretar i Përgjithshëm, Kjo seli është selia që unë kam vizituar më shpesh se çdo seli tjetër në karrierën time politike. Këtu kam marrë frymëzim dhe inkurajim të madh për të shndërruar në realitet projektin ëndërr të kombit tim – anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Jam pritur miqësisht edhe nga paraardhësit tuaj, që i kanë dhënë një ndihmë shumë të madhe vendit tim. Prandaj dhe unë sot dua të falënderoj të gjithë sekretarët e përgjithshëm të NATO-s, që më kanë pritur në këtë seli apo kanë vizituar vendin tim. Mbi te gjitha, Shqiptaret do t’ju jen mirenjohes ju, zoti Sekretar i Pergjithshem Scheffer, si personaliteti që ne timonin e Aleances, me perkrahjen dhe ndihmen e pakursyer, bëri të mundur këtë ditë. Por unë sot dëshiroj të kujtoj një mik të madh timin, që nuk është më, Sekretarin e Pergjithshem Manfred Verner. Në vitin 1992, unë u prita nga ai në këtë seli. Në këtë takim i shpreha dëshirën që vendi im të anëtarësohej në NATO. Unë dhe ai e dinim se Shqipëria ishte mbase edhe vite dritë larg standardeve të vendeve anëtare. Por ky burrë i madh reagoi ndaj kërkesës sime me fisnikëri dhe gëzim të sinqertë dhe në konferencën e përbashkët të shtypit do t’i njihte gazetarët me këtë kërkesë. Sot në këtë ditë të veçantë, kur shohim të realizuar projektin që nisëm së bashku, dua t’i them: faleminderit miku im Verner! Zoti Sekretar i Përgjithshëm, Unë jam sot këtu në këtë ceremoni solemne për të marrë pjesë dhe për të përshëndetur ngritjen e Flamurit tim kombëtar. Këtu, në selinë e NATO-s, krahas flamujve më krenarë të vendeve më të fuqishme dhe të lira të Aleancës. Për këtë flamur dhe për kombin që ai përfaqëson kjo është dita e lavdisë sime të madhe pas ngritjes së tij ditën e pavarësisë së Shqipërisë. Flamuri kombëtar është një është ndër flamujt shtetërorë më të vjetër në Europë. Ai që nga koha e Skënderbeut, prijësit legjendar të shqiptarëve, pra, nga mesi i viteve 1400 deri ditët e sotme, i ka prirë shqiptarët në të gjitha përpjekjet e tyre për liri dhe ekzistencë. Në qelizat e tij të panumërta prehen shpirtrat dhe rrahin përjetë zemrat e qindra mijëra martirëve të kombit, që u flijuan që nga vitet 1444 gjer fare pak vite më parë, për lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve. Sot ky flamur ngrihet, ngrihet e fluturon më lart se kurrë në historinë e tij, por së bashku me të, ngrihen dhe fluturojnë më lart se kurrë dhe prehen më të qetë se asnjëherë të rënët e kombit tim dhe ngrihet me lart se kurre dinjiteti i vendit tim. Unë kthehem sot në vendin tim krenar, që kjo ditë u shndërrua në realitet. Shqiptaret i detyrohen NATO-s lirite e tyre! Unë kthehem sot në Shqiperi më i vendosur se kurrë për të bërë çdo përpjekje që vlerat dhe parimet që Aleanca mbron të konsolidohen gjithnjë e më shumë në Shqipëri.

 

 Faleminderit

Sh.K.Sh. "Dardania"
ju uron me fat VITI I RI 2009 !!!


Lirohet Haradinaj


Ramush Haradinaj

03.04.2008

Tribunali Ndërkombëtar i Hagës ka shpallur sot të pafajshëm në të gjitha akuzat e ngritura ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn. Vendimi i sotëm vjen pas më shumë se tre vjetësh që kur është shpallur aktpadia kundër zotit Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Tribunali ka shpallur të pafajshëm edhe Idriz Balajn, ndërsa ka dënuar Lahi Brahimajn me 6 vjet burgim.
Tribunali Ndërkombëtar i Hagës ka hedhur poshtë sot të gjitha akuzat kundër ish- kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, i cili së bashku me Idriz Balajn dhe Lahi Brahimajn, ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë akuzuar për krime kundër njerëzimit. 

Tribunali ka hedhur poshtë të gjitha akuzat për krime kundër njerëzimit kundër tre të akuzuarve.

Lahi Brahimaj është dënuar me gjashtë vjet burgim për shkeljen e zakoneve të luftës. 

Vendimi i sotëm vjen pas më shumë se tre vjetësh që prej se Prokuroria e Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës ka ngritur aktpadinë kundër zotit Haradinaj.

Gjatë ditës, presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka shprehur besimin e tij në pafajësinë e zotit Haradinaj, duke e çmuar “procesin, rolin bashkëpunues, që e ka pasur vetë zoti Haradinaj në këtë periudhë”.

Edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, gjithashtu ka shprehur besimin e tij në “pafajësinë e plotë të zotit Haradinaj dhe të të gjithë luftëtarëve të UÇK-së”.

Vendimi i sotëm i Tribunalit është pritur me interesim të jashtëzakonshëm në Kosovë. Nëpër rrugët e Prishtinës, kudo janë vendosur mbishkrimet në mbështetje të zotit Haradinaj, në të cilat thuhet "Kosova të mirëpret".

Aktpadia kundër zotit Haradinaj, i cili njëherësh është edhe kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është ngritur vetëm 100 ditë pasi që është emëruar në postin e kryeministrit të Kosovës, nga i cili post ai ka dhënë dorëheqje më 8 mars të vitit 2005, për të udhëtuar të nesërmen vullnetarisht në Hagë.

Veprimet e tij atëbotë janë vlerësuar lart nga autoritete të shumta ndërkombëtare. Ish-shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara, Soren Jessen Petersen, e pati përshkruar Haradinajn si "mik dhe njeri me lidership dinamik, përkushtim dhe vizion, prania e të cilit do t'i mungojë Kosovës".

Kthimi i zotit Haradinaj në Kosovë pritet të bëhet pas përfundimit të procedurave formale në Tribunalin e Hagës.



Presidenti Bush përgëzon Shqipërinë dhe Kroacinë për pranimin në Nato




03-04-2008   

Si Kryetar i Këshillit të NATO-s, Presidenti Bush shprehu kënaqësinë për ftesën që alenaca u bëri Shqipërisë dhe Kroacisë, si dhe keqardhjen që këtë herë Maqedonia mbeti jashtë. Presidenti Bush tha se Shqipëria dhe Kroacia kanë kontribuar me forca në misionet e NATO-s dhe kanë ndëmarrë reforma sfiduese politike, ekonomike dhe ushtarake. “Shqipëria dhe Kroacia janë të përgatitura të përbushin përgjegjësitë që mbart me vete pjesëmarrja në NATO. Ato do të jenë anëtare të shkëlqyera të kësaj aleance”.

Presidenti Bush theksoi se Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia nuk e marrin lirinë si diçka të garantuar, sepse ato e mbajnë ende mend periudhën kur ajo u mungonte. Shtetet e Bashkuara dhe anëtarët e aleancës, tha zoti Bush, mbështesin fuqimisht aspiratat e popujve të tyre dhe zotohen t’i mbështesin ato në procesin e reformave të mëtejshme. “Së bashku ne do të vazhdojmë të ndërtojmë një Evropë të qendrueshme, të fortë dhe të lirë. Ne do ta bëjmë rajonin dikur të trazuar të Ballkanit edhe më të qendrueshëm. Ne do të demostrojmë prfitimiet që vinë duke u vënë në krah të forcave të lirisë”.

Në fjalën e tij, Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi u shprehu të pranishmëve mirënjohjen dhe falenderimin e popullit shqiptar për ftesën që iu bë për të filluar procesin e anëtarësimit në NATO. "Sot vendi im nënshkruan aktin më të rëndësishëm në historinë e tij. Sot, populli shqiptar shkëputet përfundimisht nga e kaluara e Jaltës dhe Potsdamit. Shqipëria denjësisht dëshmon se liria dhe demokracia kthen virtyte edhe në vendin ku, jo më shumë se dy dekada më parë, diktatura më e egër në historinë e pas Luftës së Dytë Botërore, e kishte kthyer në institucion dhunën ndaj lirisë dhe së drejtës. Si President i Shqipërisë dëshiroj të falenderoj të gjitha vendet mike, të cilat besuan në kërkesën dhe dëshirën e sinqertë euro-atlantike të popullit shqiptar dhe e mbështetën atë. Kjo ëndërr, e cila lindi natyrshëm qysh në ditët e para të çlirimit të shoqërisë shqiptare nga komunizmi, u realizua sot në Bukuresht. E gjithë shoqëria shqiptare, politika shqiptare, mediat, përfaqësuesit e shoqërisë civile në Shqipëri janë të vendosur dhe të përgjegjshëm për të mbështetur anëtarësimin e vendit në Nato." 

Shqipëria tha më tej, Presideni Topi, ka hyrë tashmë në rrugën e pakthyeshme të ndërtimit të një shteti të së drejtës. Shqipëria është e gatshme të bëhet pjesë e politikave të sigurisë dhe demokracisë të aleancës si në planin rajonal ashtu edhe atë global.

Kryeministri Sali Berisha falenderoi vendet e NATO-s për këtë vendim “shumë historik” siç u shpreh ai, “për ta ftuar Shqipërinë të bëhet anëtare e NATO-s, aleancës më të sukseshme që ka njohur koha”. “Do të dëshiroja të bëja një betim solem sot pra jush, se ne e vlerësojmë këtë besim, si një përgjegjësi të madhe të vendit tim ndaj vendeve tuaja për të kryer të gjitha reformat, për të miratuar dhe zbatuar të gjitha vendimet, për të plotësuar dhe konsoliduar standardet politike, sociale, ekonomike dhe ushtarake të NATO-s”. Kryeministri Berisha e përfundoi fjalën e tij me një falenderim emocional drejtuar gjithë vendeve anëtare të NATO-s, duke thënë se ftesa që i bëhet Shqipërisë për t’u pranuar në aleancë është një mrekulli e lirisë. Pas marrjes së kësaj ftese të shumëpritur, Shqipëria dhe Kroacia pritet të bëhen antëare të NATO-s brenda dy vjetësh, pas ratifikimit të anëtarësisë nga parlamentet e tyre.


 Flamuri i Kosovës 


Deklarata e Pavarësisë së Kosovës 

Të mbledhur në mbledhje të jashtëzakonshme më 17 shkurt 2008, në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë,

Duke iu përgjigjur thirrjes së popullit për të ndërtuar një shoqëri që respekton dinjitetin njerëzor dhe afirmon krenarinë dhe synimet e qytetarëve të saj,

Të zotuar për t’u përballur më trashëgiminë e dhembshme të së kaluarës së afërt në frymë të pajtimit dhe faljes,

Të përkushtuar ndaj mbrojtjes, promovimit dhe respektimit të diversitetit të popullit tonë,

Duke riafirmuar dëshirën tonë për t’u integruar plotësisht në familjen euroatlantike të demokracive,

Duke vërejtur se Kosova është një rast special që del nga shpërbërja jokonsensuale e Jugosllavisë dhe nuk është presedan për cilëndo situatë tjetër,

Duke rikujtuar vitet e konfliktit dhe dhunës në Kosovë që shqetësuan ndërgjegjen e të gjithë popujve të civilizuar,

Mirënjohës që bota intervenoi më 1999 duke hequr në këtë mënyrë qeverisjen e Beogradit mbi Kosovën, dhe vendosur Kosovën nën administrimin e përkohshëm të Kombeve të Bashkuara,

Krenarë që Kosova që atëherë ka zhvilluar institucione funksionale, multietnike të demokracisë që shprehin lirisht vullnetin e qytetarëve tanë,

Duke rikujtuar vitet e negociatave të sponsorizuara ndërkombëtarisht ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës mbi çështjen e statusit tonë të ardhshëm politik,

Duke shprehur keqardhje që nuk u arrit asnjë rezultat i pranueshëm për të dyja palët përkundër angazhimit të mirëfilltë të udhëheqësve tanë,

Duke konfirmuar se rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, i ofrojnë Kosovës një kornizë gjithëpërfshirëse për zhvillimin e saj të ardhshëm, dhe janë në vijë me standardet më të larta europiane për të drejtat të njeriut dhe qeverisjen e mirë,

Të vendosur që ta shohim statusin tonë të zgjidhur në mënyrë që t’i jipet popullit tonë qartësi mbi të ardhmen e vet, të shkohet përtej konflikteve të së kaluarës dhe të realizohet potenciali i plotë demokratik i shoqërisë sonë,

Duke nderuar të gjithë burrat dhe gratë që bënë sakrifica të mëdha për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën,

1. Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës.

2. Ne shpallim Kosovën një republikë demokratike, laike dhe multietnike, të udhëhequr nga parimet e jodiskriminimit dhe mbrojtes së barabartë sipas ligjit. Ne do të mbrojmë dhe promovojmë të drejtat e të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe krijojmë kushtet e nevojshme për pjesëmarrjen e tyre efektive në proceset politike dhe vendimmarrëse.

3. Ne pranojmë plotësisht obligimet për Kosovën të përmbajtura në Planin e Ahtisarit, dhe mirëpresim kornizën që ai propozon për të udhëhequr Kosovën në vitet në vijim. Ne do të zbatojmë plotësisht ato obligime, përfshirë miratimin prioritar të legjislacionit të përfshirë në Aneksin XII të tij, veçanërisht atë që mbron dhe promovon të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre.

4. Ne do të miratojmë sa më shpejt që të jetë e mundshme një kushtetutë që mishëron zotimin tonë për të respektuar të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve tanë, posaçërisht ashtu siç definohen me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Kushtetuta do të inkorporojë të gjitha parimet relevante të Planit të Ahtisaarit dhe do të miratohet nëpërmjet një procesi demokratik dhe të kujdesshëm.

5. Ne mirëpresim mbështetjen e vazhdueshme të bashkësisë ndërkombëtare për zhvillimin tonë demokratik nëpërmjet të pranive ndërkombëtare të themeluara në Kosovë në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (1999). Ne ftojmë dhe mirëpresim një prani ndërkombëtare civile për të mbikëqyrur zbatimin e Planit të Ahtisaarit dhe një mision të sundimit të ligjit të udhëhequr nga Bashkimi Europian. Ne, po ashtu, ftojmë dhe mirëpresim NATO-n që të mbajë rolin udhëheqës në praninë ndërkombëtare ushtarake dhe të zbatojë përgjegjësitë që i janë dhënë sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (1999) dhe Planit të Ahtisaarit, deri në atë kohë kur institucionet e Kosovës do të jenë në gjendje të marrin këto përgjegjësi. Ne do të bashkëpunojmë plotësisht më këto prani në Kosovë për të siguruar paqen, prosperitetin dhe stabilitetin në të ardhmen në Kosovë.

6. Për arsye të kulturës, gjeografisë dhe historisë, ne besojmë se e ardhmja jonë është në familjen europiane. Për këtë arsye, ne shpallim synimin tonë për të marrë të gjitha hapat e nevojshëm për të siguruar anëtarësim të plotë në Bashkimin Europian sapo që të jetë e mundshme dhe për të zbatuar reformat e kërkuara për integrim europian dhe euroatlantik.

7. Ne i shprehim mirënjohje Organizatës së Kombeve të Bashkuara për punën që ka bërë për të na ndihmuar në rimëkëmbjen dhe rindërtimin pas lufte dhe ndërtimin e institucioneve të demokracisë. Ne jemi të përkushtuar të punojmë në mënyrë konstruktive me Organizatën e Kombeve të Bashkuara gjersa ajo vazhdon punën e saj në periudhën në vijim.

8. Me pavarësinë vie detyra e anëtarësisë së përgjegjshme në bashkësinë ndërkombëtare. Ne e pranojmë plotësisht këtë detyrë dhe do t’i përmbahemi parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara, Aktin Final të Helsinkit, akteve tjera të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, obligimeve ligjore ndërkombëtare dhe parimeve të marrëdhënieve të mira ndërkombëtare që shënojnë marrëdhëniet ndërmjet shteteve. Kosova do të ketë kufijtë e saj ndërkombëtarë ashtu siç janë paraparë në Aneksin VIII të Planit të Ahtisaarit, dhe do të respektojë plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të të gjithë fqinjve tanë. Kosova, po ashtu, do të përmbahet nga kërcënimi apo përdorimi i forcës në cilëndo mënyrë që është jokonsistente me qëllimet e Kombeve të Bashkuara.

9. Ne, nëpërmjet kësaj Deklarate, marrim obligimet ndërkombëtare të Kosovës, përfshirë ato të arritura në emrin tonë nga Misioni i Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), si dhe obligimet e traktateve dhe obligimet tjera të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ndaj të cilave obligohemi si ish-pjesë konstituive, përfshirë konventat e Vjenës për marrëdhëniet diplomatike dhe konsullore. Ne do të bashkëpunojmë plotësisht me Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë. Ne synojmë të kërkojmë anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, në të cilat Kosova do të synojë të kontribuojë për qëllime të paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar.

10. Kosova shpall zotimin e saj ndaj paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë të Europës Juglindore. Pavarësia jonë e sjell në fund procesin e shpërbërjes së dhunshme të Jugosllavisë. Gjersa ky proces ka qenë i dhembshëm, ne do të punojmë pa pushim për t’i kontribuar një pajtimi që do të lejonte Europën Juglindore të shkojë përtej konflikteve të së kaluarës dhe të farkojë lidhje të reja rajonale të bashkëpunimit. Për këtë arsye, do të punojmë së bashku me fqinjtë tanë për të avansuar të ardhmen tonë të përbashkët europiane.

11. Ne shprehim, në veçanti, dëshirën tonë për të vendosur marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjtë tanë, përfshirë Republikën e Serbisë, me të cilën kemi marrëdhënie historike, tregtare dhe shoqërore, të cilat synojmë t’i zhvillojmë më tej në të ardhmen e afërt. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për t’i kontribuar marrëdhënieve të fqinjësisë dhe bashkëpunimit me Republikën e Serbisë duke promovuar pajtimin ndërmjet popujve tanë.

12. Ne, nëpërmjet kësaj, afirmojmë në mënyrë të qartë, specifike dhe të parevokueshme se Kosova do të jetë ligjërisht e obliguar të plotësojë dispozitatat e përmbajtura në këtë Deklaratë, përshirë këtu veçanërisht obligimet e saj nga Plani i Ahtisaarit. Në të gjitha këto çështje, ne do të veprojmë në pajtueshmëri në parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, përfshirë Rezolutën 1244 (1999). Ne shpallim publikisht se të gjitha shtetet kanë të drejtën të mbështeten në këtë Deklaratë, dhe i bëjmë apel të na ofrojnë përkrahjen dhe mbështetjen e tyre. 



Shpallja e Pavarësisë, të dielën , në ora 15.00 

Bëhet më në fund publike agjenda e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, e mbajtur në fshehtësi nga autoritetet kosovare,

ajo ka marrë miratimin në pasditën e tëpremtës edhe nga autoritetet ndërkombëtare. Pavarësia do të shpallet në ora 15.00.

Fati historik i leximit të deklaratës i takon ish zëdhënësit të UÇK -se dhe kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi. Por festimet do

të mbyllen me urdhër në mesnatë.


 Kaçanik, 15. 02. 2008


Axhenda e Shpalljes së Pavarësisë

10.00 Kryeministri i Kosovës del nga Selia e Qeverisë dhe shkon në Parlament – ku dorëzon kërkesën për mbledhje të një seance parlamentare të jashtëzakonshme

11.00 Kryeministri bën publike kërkesën për seancë të jashtëzakonshme të Parlamentit.

12.00 Mbledhje e Kryesise se Kuvendit

13.30 Mbledhje e grupeve parlamentare

15.00 Sesion plenar i Kuvendit të Kosovës

18.00 Deklaratë e 3 liderave në Hotel Grand – Qendra e Medias

18.30 Zbulimi i Obliskut të Pavarësisë përballë Pallatit të Rinisë në Prishtinë

19.00 Koncert i Filarmonisë së Kosovës tek Salla “1 Tetori”

20.00 Koncert në Sheshin e Prishtinës

23.00 Fishekzjarre që hidhen nga katër pjesë të ndryshme të Prishtinës


Po bëhen përgatitjet                                               

e fundit                                      

për ditën e pavarësisë


Prishtinë, 14 shkurt 2008

Institicionet e Kosovës dhe organizatat e ndryshme po bëjnë përgatitjet e fundit për festim dinjitoz të kësaj dite historike për Kosovën. Në Prishtinë vërehet një vrull i punëve në sheshin "Nëna Terezë" ku thuhet se do të mbahet kremta qendrore. Po ashtu institucionet kulturore të Kosovës kanë filluar intensivisht punën përgatitore për ditën e pavarësisë. Galeria e Arteve të Kosovës ka bërë publik programin 72 orësh, në të cilin do të paraqiten rreth 100 filma dokumentarë mbi paqen realizuar nga artistë të rajonit dhe Evropës. Gjithashtu një pikturë me sipërfaqe afro 70 metra katror, do të realizohet nga studentët e Fakultetit të Arteve ku do të pasqyrohet në pëlhurë historia e popullit të Kosovës. Filharmonia e Kosovës, për ditën e shpalljes së pavarësisë së vendit parashikon të ftojë një numër të artistëve nga rajoni ku do të luajnë vepra të kompozitorëve shqiptarë. Të gjitha këto organizime janë në përputhje me kërkesat e Ministrisë së Kulturës për të festuar ditën e pavarësisë. Qeveria e Kosovës ka ndarë nga buxheti i saj 1 milion euro për ditën e pavarësisë të cilat do të shfrytëzohen për mbulimin e ceremonive festive. Këshilli Organizativ i ka përfunduar kalkulimet e shpenzimeve të këtyre parave. "Ato tashmë janë ndarë në bazë të projekteve të cilat parashohin sesi do të festohet pavarësia, kështu që mund të them se agjenda për festimin e pavarësisë është në përfundim e sipër", ka thënë përfaqësuesja e Këshillit Organizativ, Vlora Çitaku. Po ashtu përgatitjet për festimin e pavarësisë kanë filluar edhe në vet institucionet e Kosovës. Në hollin e presidencës janë ndërruar abazhurët ndërkohë që në ditët në vijim pritet të vendosen vazo të reja dhe lule si dhe perde. Gjithashtu Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit dhe Hapësinor ka bërë thirrje nga të gjithë qytetarët që ditën e premte të dalin të gjithë në pastrimin e mjedisit. E veçanta e kësaj feste është edhe një tortë e madhe e cila është duke u përgatitur nga "Felini" në formën e hartës së Kosovës e gjerë pesë metra në të dy anët me sipërfaqe të përgjithshme prej 25 meta katror. Kjo tortë që do të peshojë 500 kilogram do të jetë njëra nga ëmbëlsirat që qytetarët e Kosovës do ta shijojnë gjatë kremtes së pavarësisë. Nga ana tjetër, budrumi i verës në Gjakovë ka bërë gati që të hedhë në treg sasinë e verës së kuqe të llojit "merlot" në paketimin e të cilave gjendet mbishkrimi "Kjo verë është për pavarësinë e Kosovës". Qytetarët e Kosovës kanë filluar që të dekorojnë mjediset e tyre duke vendosur flamuj kombëtar shqiptar nëpër dritare si dhe flamuj të vendeve të tjera. Qeveria e Kosovës ka hapur qendrën mediale në hotel "Grand" në Prishtinë e cila do të shërbej për informim e të gjithë gazetarëve vendas e të huaj kur edhe pritet shpallja e pavarësisë. Ndërkohë që liderët institucionalë u kanë bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që ditën e shpallje së pavarësisë të ketë një festim dinjitoz, me ceremoni shtetërore dhe një festim gjithëqytetar në kuptimin e mirëfilltë civilizues të dërgimit të mesazhit nga Kosova për botën demokratike se ky vend, ky popull ka sakrifikuar për pavarësi, e meriton pavarësinë dhe di të menaxhojë edhe emocionin e festës, gëzimit, haresë të këtij vendimi historik të vendit




07. Shkurt, 2008 21:19 CET 
  
PRISHTINË
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se deri në shpalljen e pavarësisë kanë mbetur vetëm disa hollësi dhe se ajo do bëhet pa asnjë dyshim. Pas takimit të rregullt të Qeverisë, Thaçi tha se Prishtina, Uashingtoni dhe Brukseli janë në fazën përfundimtare të finalizimit të statusit.
"Çështja e pavarësisë së Kosovës është punë e kryer", ka thënë Thaçi.
Qeveria e Kosovës ka ndarë 1 milionë euro nga buxheti për manifestimet me rastin e shpalljes së pavarësisë.

LUBJANË
Bashkimi Evropian do të përpiqet që ta bind Rusinë javën e ardhshme së shpallja e pavarësisë së Kosovës është rast i veçantë dhe nuk do të jetë precedent për vendet e ish Bashkimit Sovjetik.
"Unë kam thënë shumë herë se nuk mund të krahasohet Kosova me çfarëdo situate tjetër, si për shembull atë të territoreve në ish Bashkimin Sovjetik", tha ministri i Jashtëm slloven Dimitrij Rupel për agjencinë Reuters.
Rupel, vendi i të cilit kryeson me Bashkimin Evropian do të takohet javën e ardhshme me ministrin e punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov dhe komisioneren e BE-së për politikë të Jashtme Benita Ferrero Waldner.

BEOGRAD
Kryeministri Vojisllav Koshtunica e akuzoi BE-në se i bën "shantazh të vrazhdë" Serbisë duke i ofruar akt bashkëpunimi, derisa me aktin tjetër i "rrëmben" 15% të territorit.
"Jam i bindur se çdo qytetar i Serbisë mund të shohë se ky është një rast i shantazhit të vrazhdë", tha Koshtunica, duke iu referuar ofertës së Brukselit.
Komisioneri për Zgjerimin Oli Rehn tha se BE-ja e ka tërhequr paketën e ofruar që duhej të nënshkruhet sot. Duke shprehur keqardhje, ai tha se nënshkrimin e kanë bllokuar disa politikanë në Beograd.

BEOGRAD
Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Rasim Ljajiç paralajmëroi mundësinë që zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi të mbahen në 11 maj, në ditën kur mbahen zgjedhjet lokale. Ljajiç e ka akuzuar kryeministrin Koshtunica se i bën obstrukcion punës së qeverisë dhe pengon procesin e integrimit evropian të vendit, vetëm për të ruajtur pushtetin politik.

SOFJE
Ministri i Jashtëm i Bullgarisë, Ivayalo Kalfin i bëri thirrje Serbisë "të ndërmarrë reformat e nevojshme" për të shpejtuar integrimin në Bashkimin Evropian.
Kalfin shprehu keqardhjen që Beogradi shtyu nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim me Brukselin. Ai shtoi se Serbia "do ta pranojë dorën e shtrirë të Bashkimit Evropian për të mirën e qytetarëve dhe vendit".

SARAJEVË
Bosnja duhet të lëvizë me më shumë shpejtësi drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian si masë sigurie ndaj ndonjë krize të mundshme pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ka deklaruar i dërguari i bashkësisë ndërkombëtare, Mirosllav Lajçak për të përditshmen Osllobogjenje.
"Raporti mes Bosnjës dhe Kosovës është një tjetër arsye pse nevojitet që Bosnja të gjejë vendin e vetë brenda strukturave evropiane", tha Lajcak.


6. Shkurt, 2008 20:54 CET   
  

  
ANKARA
Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu ka kërkuar nga kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan që Turqia të njohë pavarësinë e Kosovës, njofton kabineti i presidentit.
"Pavarësia e Kosovës është zgjidhja më e mirë dhe e vetme jo vetëm për qytetarët e saj, por dhe për gjithë rajonin".
Erdogan sipas komunikatës së presidencës ka thënë se Turqia vendosmërisht e mbështet Kosovën dhe se do angazhohet për përcaktimin sa më të shpejtë të statusit.

BRUKSEL
Rusia i ka tërhequr vërejtjen Bashkimit Evropian dhe NATO-s se prania e tyre në Kosovë do ishte e paligjshme nëse mbështesnin Kosovën e pavarur.
Ambasadori rus në BE, Vladimir Cishov tha se Brukseli nuk ka mbështetje në ligjin ndërkombëtar që të dërgojë mision policor në Kosovë. Një hap i tillë, sipas Cizhov kërkon mandatin e Kombeve të Bashkuara.
Ai theksoi se Rusia do ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, Këshillin e Evropës dhe në OSBE, por ka shtuar se Prishtina mund të ketë qasje në institucionet ndërkombëtare financiare.

ROMË
200 gjyqtarë dhe policë italianë do jenë pjesë e misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, tha Masimo D'Alema, ministri i jashtëm italian.
Takimi i rradhës i ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian do jetë më 18 shkurt në Bruksel, derisa pritet një vendim përfundimtar për datën e dërgimit të misionit.


5. Shkurt, 2008 16:30 CET   
  

  
PRISHTINË
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ftoi sot serbët e Kosovës që të mbesin në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë. Gjatë një takimi me serbët në fshatin Rubofc, zoti Thaçi tha se "mesazhi për serbët është që të mbesin në Kosovë" dhe shtoi se "ky është vend i të gjithëve". Ai tha se "nuk do të tolerohet asnjë akt i hakmarrjes". Mëtutje ai theksoi se "unë do të punoj për të siguar se të gjithë të kthyerit të kenë kushte për të jetuar të sigurtë dhe me prosperitet në pasuritë e tyre dhe shtëpitë. Njëherësh, i ftoj të gjithë personat e zhvendosur të kthehen në shtëpitë dhe pasuritë e tyre", deklaroi kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë takimit të tij me serbët në fshatin Rubofc të Kosovës.

BEOGRAD
Kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica i ka kundërshtuar planet për nënshkrimin e marrëveshjes me Bashkimin Evropian, pasi kjo do të ishte njohje e pavarësisë së Kosovës. "Propozimi i BE-së për nënshkrimin e marrëveshjes politike me Serbinë, ndërsa në të njejtën kohë ajo e dërgon misionin për ta ndarë shtetin e Serbisë, është mashtrim që ka për qëllim që Serbia efektivisht ta nënshkruaj marrëveshjen për pavarësi të Kosovës", thuhet në kumtesën nga zoti Koshtunica. Sipas tij, duke e nënshkruar këtë marrëveshje, Serbia "do të ishte shteti i parë që tërthorazi do ta njihte Kosovën e pavarur". Agjencitë e lajmeve raportojnë se kjo mund të shkaktoj krizë të koalicionit qeveritar në Serbi, vetëm pak ditë pasi në zgjedhjet presidenciale në këtë vend, fitoi kandidati properëndimor, Boris Tadiq.

TOKIO
Kryetari i Parlamentit Evropian, Hans-Gert Poettering, tha sot se Bashkimi Evropian duhet ta bëjë të qartë se përfundimisht në radhët e veta do ta pranoj si Serbinë ashtu edhe Kosovën, me shpresë se tensionet lidhur me shpalljen e pavarësisë së Kosovës do të ulen. "Kosova pashmangshëm do të bëhet e pavarur dhe ky zhvillim është problem i madh për Serbinë", u tha reporterëve zoti Poettering gjatë vizitës së ligjëvënësve evropianë në Japoni. "Një ditë Serbia dhe Kosova, në mënyra të ndryshme, do të vijnë së bashku si anëtarë të Bashkimit Evropian", tha ai.

UASHINGTON
Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice është nisur për në Londër për tu takuar me kryeministrin Gordon Brown dhe ministrin e jashtëm britanik, David Miliband. Pritet se në takimin e nesrëm me zyrtarët e lartë britanikë zonja Rice do të diskutoj për Afganistanin, Irakun, Iranin dhe Kosovën.

HELSINKI
Kryesuesi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, Ukka Kanerva sot e fillon vizitën dy ditëshe në Beograd dhe Prishtinë. Me këtë rast ai do të takohet me liderët lokalë për të diskutuar për stabilitetin rajonal. Prej 1 janarit të këtij viti Finlanda e kryeson OSBE-në, që ka 56 anëtarë.

MOSKË
Rusia ka ofruar zbutje të kufizimeve për trupën kryesore evropiane të monitorimit të zgjedhjeve. Zyra e OSBE-së për zgjedhje kishte paraqitur vërejtje lidhur me kushtet e Moskës para zgjedhjeve presidenciale në Rusi, që mbahen më 2 mars, përfshirë edhe një priudhë të shkurtër për monitorimin e fushatës së zgjedhjeve. Igor Borisov, anëtar i Komisionit qendror të zgjedhjeve tha se kjo trupë është e gatshme që të lejoj shtimin e numrit të vëzhguesve të ODHIR-it prej 70 në 75 vetë dhe se puna e monitoruesve do të mund të fillonte më 20 e jo më 28 shkurt, siç ishte lejuar më herët. Një zëdhënës i ODHIR-it ka refuzuar të komentoj propozimet e fundit të Rusisë.

UASHINGTON
Sot në Shtetet e Bashkuara është e ashtuquajtura "e martë e madhe" në procesin e zgjedhjeve të kandidatëve për president amerikan si në Partinë Demokratike ashtu edhe në atë Republikane. Demokratët do t'i mbajnë zgjedhjet partiake në 24 shtete federale. Hulumtimet e opinionit tregojnë se Hillary Clinton dhe Barack Obama kanë pothuajse gjasë të barabarta për fitore në shumicën e shteteve ku mbahen zgjedhjet. Ndër republikanët gjasë më të mëdha thuhet se ka senatori John McCain se sa rivali i tij kryesor, Mitt Romney.


4. Shkurt, 2008 20:48 CET   
  

  
PRISHTINË
Kosova do të shpallë pavarësinë në muajin shkurt, tha kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, një ditë pas zgjedhjeve presidenciale në Serbi.
"Ne jemi gati, dhe në koordinim me aleatët tanë Perëndimorë, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, do ta shpallim pavarësinë gjatë këtij muaji", ka thënë Jakup Krasniqi.

BRUKSEL
Bashkimi Evropian edhe formalisht u dakordua të dërgojë misionin civil dhe policor në Kosovë, por nuk caktoi ndonjë datë për vendosjen e misionit. Siç njoftoi agjencia Reuters, diplomatët kanë thënë se ministrat e jashtëm të BE-së me siguri do të marrin vendimin për dërgimin e misionit në takimin e tyre në 18 shkurt. Diplomatët kanë thënë se Qiproja, e cila ishte kundër misionit për shkak të kundërshtimit ndaj pavarësisë së Kosovës, i ka tërhequr kërcënimet për bllokimin e misionit dhe ka abstenuar gjatë votimit.
"Aksioni i përbashkët u miratua në procedurë me shkrim", ka thënë një diplomat i Bashkimit Evropian.
Misioni do të ketë rreth 1.800 policë dhe zyrtarë të drejtësisë.

UASHINGTON
Shtetet e Bashkuara i kanë uruar fitoren presidentit serb Boris Tadiq dhe kanë premtuar "marrëdhënie konstruktive" me Serbinë për t'ia lehtësuar "të ardhmen evropiane".
"I urojmë fitoren Tadiqit dhe Partisë Demokratike. Do të ishim të lumtur t'i vazhdojmë përpjekjet për vendosjen e marrëdhënieve konstruktive me Serbinë për çështjet me interes të përbashkët", tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Sean McCormack.
"Presidenti Tadiq u premtoi votuesve të ardhme evropiane për Serbinë. Ne do të punojmë me presidentin Tadiq dhe Serbinë për t'u siguruar që ky premtim të përmbushet", ka thënë McCormack.

BRUKSEL
Bashkimi Evropian ka mirëpritur fitoren e Boris Tadiqit në zgjedhjet presidenciale. "Populli serb duket se ka konfirmuar mbështetjen për kursin demokratik dhe evropian të vendit", thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Sllovenia, kryesuesja e rradhës e BE-së.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së , Javier Solana tha se fitorja e Tadiqit është "shenjë se shumica e qytetarëve në Serbi dëshirojnë të vazhdojnë rrugën për Evropë".
Sa i përket Kosovës, Solana tha se "zgjidhja për Kosovën duhet të gjindet" pa shtyrje të mëtejme, "me qëllim të stabilitetit në Ballkan".
"Dje pamë një fitore për demokracinë në Serbi dhe për vlerat evropiane që i ndajmë", thuhet në letrën që
kryetari i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso ia dërgoi presidentit Tadiq.
Edhe Gjermania shprehu kënaqësinë me rezultatin e zgjedhjeve dhe premtoi mbështetje për anëtarësimin e Serbisë në BE. Berlini gjithashtu ka kërkuar zbatimin e reformave dhe bashkëpunim me Gjykatën e Hagës.
Ministri i Jashtëm i Italisë MassimoD'Alema tha se është i bindur se Tadiqi do të punojë në drejtim të "rritjes së stabilitetit në rajon dhe kthimit të plotë të vendit të tij në bashkësinë ndërkombëtare".
Ministria e Jashtme e Spanjës tha se fitorja e Tadiqit "do t'ia lehtësojë Serbisë rrugën drejt Bashkimit Evropian".
Zgjedhjen e Tadiqit e kanë përshëndetur edhe vendet Skandinave.





10. Dhjetor, 2007 20:57 CET   
  

  
PRISHTNË
Negociatat për statusin e Kosovës kanë përfunduar dhe prej sot Prishtina do t'i fillojë konsultimet me qeveritë perëndimore për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, thuhet në qëndrimet e Ekipit Negociator. Zëdhënësi Skender Hyseni tha se Kosova do ta fitojë pavarësinë para muajit maj.
''Nuk është çështja nëse, por kur'', tha Hyseni pas takimit të Ekipit të Unitetit në Prishtinë.

PRISHTINË
Kryeministri i Kosovës Agim Çeku ka kërkuar nga Bashkimi Evropian të zgjidhë shpejt të ardhmen e Kosovës. BE-ja duhet "ta pranojë nevojën për konkludim të shpejtë dhe të qëndrueshëm të këtij procesi", ka thënë Çeku për Associated Press.
"Serbia ka zgjedhje: të shkojë bashkë me ne drejt ardhmërisë apo të kthehet në të kaluarën. Shpresoj se do ta bëjë zgjedhjen e duhur", ka thënë Çeku.

PRISHTINË
"Pavarësia është opcioni i vetëm", ishte parrulla kryesore e disa mijëra marshuesve në rrugët e Prishtinës gjatë ditës.
Nën organizimin e Nismës Studentore për Pavarësinë e Kosovës marshuesit kanë kërkuar nga institucionet e Kosovës të shpallin pavarësinë dhe bashkësia ndërkombëtaretë ta njohë pa vonesë shtetësinë e Kosovës.


Marshi Studentor 10.12.2007    “Të gjithë për pavarësi”



MITROVICË
Ministria për Kosovën e Qeverisë së Serbisë ka hapur sot në pjesen veriore të Mitrovicës një zyrë të saj, pa njoftuar paraprakisht administratën ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara. Kjo ka bere që UNMIK-u të reagojë duke e quajtur këtë hap si shkelje të rezolutës
12 44. Pas takimit që ka pasur me ministrin për Kosovën Slobodan Samarxhiq, zëvendësshefi i UNMIK-ut Stiven Schook, ka thënë se hapja e kësaj zyre për UNMIK-un është e papranueshme.

BRUKSEL/LONDËR
Britania do ta njohë pavarësinë e Kosovës, ka deklaruar minsitri i jashtëm britanik David Miliband.
"Por në Ballkan është shumë e rëndësishme që të shmangen përgjigjjet e shkurtëra dhe të pranohet se kjo është një situatë shumë e ndërlikuar", i tha Milband mediave britanike.
Ndërkohë, shefi i diplomacisë së BE-së, Javier Solana tha se vendet e BE-se janë afër tejkalimit të mosmarrëveshjeve të brendshme rreth statusit të Kosovës dhe arritjes së qëndrimit të përbashkët.
"Mendoj se po i afrohemi qëndrimit të përbashkët brenda unionit. Mendoj se do të jemi në gjendje të arrijmë në qëndrimin, rreth të cilit do të mund të bashkoheshin vendet e BE-së dhe të marrin përgjegjësitë e tyre", tha Solana para takimit te ministrave te jashtëm ne Bruksel.
Ndërkaq, ministri i Jashtëm i Suedisë, Karl Bilt tha se
të gjithë përveç një vendi anëtar të Bashkimit Evropian janë të gatshëm ta pranojnë pavarësinë e Kosovës pa rezolutë të Kombeve të Bashkuara.
"Për Kosovën ka një unitet virtual", tha Bilt. Ai nuk emëroi asnjë shtet anëtar, por ministri i jashtëm i Luksemburgut Jean Asselborn tha se Qiproja është e vetmja që ka "problem të madh" në mbështetjen e pavarësisë se Kosovës.
Për epilogun e bisedimeve Prishtinë-Beograd përfaqësuesi i BE-së në Treshen ndërkombëtare, Volfgang Ischinger i raportoi ministrave të jashtëm.

UASHINGTON
Shtetet e Bashkuara do të mbështesin zbatimin e planit të Marti Ahtisaarit derisa palët nuk arritën të gjenin një zgjidhje kompromisi.
"Ne vazhdojmë të besojmë se zbatimi i planit të Ahtisaarit do të nxisë stabilitetin në rajon dhe do t'i mundësojë Serbisë dhe Kosovës të ecin përpara drejt integrimit euroatlantik", tha Gonzalo Gallegos zëdhënës i Departamentit të Shtetit.
"Gjatë javëve në vazhdim Shtetet e Bashkuara do punojnë ngushtë me partnerët ndërkombëtar për ta zgjidhur këtë cështje. Populli i Kosovës dhe rajoni urgjentisht kanë nevojë për qartësi", tha Gallegos.

NIKOZI
Rusia e ka paralajmëruar perëndimin se njohja e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës mund të shkaktojë "reaksion zinxhir" të problemeve në Ballkan dhe përtej. "Dua të theksoj se shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës dhe njohja e një pavarësie të tillë nuk do të mbetet pa pasoja" tha ministri i jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov, pas takimit me presidentin e Qipros, Tasos Papadopulos.
''Në një rast të tillë këto vende do ta shkelnin ligjin ndërkombëtar. Ne nuk do ta mbështesnim një shkelje të tillë'', tha Lavrov.

BEOGRAD
"Serbia do të ndërmarrë një nismë brenda Këshillit të Sigurimit në mënyrë që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të japë mendimin e saj rreth ligjshmërisë apo paligjshëmrisë se pavarësisë së Kosovës". Kjo ka qenë deklarata më e fundit e presidentit të Serbisë Boris Tadic për mediat vendase.
"Ky do jetë një argument i rëndësishëm i debatit më 19 dhjetor në Këshillin e Sigurimit", tha Tadic.

BERLIN
Bashkimi Evropian do ta njohë pavarësinë e Kosovës, shpejt pas shpalljes së pavarësisë nga Prishtina, ka deklaruar diplomati gjerman Wolfgang Ischinger. Ischinger, i cili ka qenë përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në bisedimet shtesë tha sot për mediat gjermane se Unioni do ta marrë vendimin rreth Kosovës në ditët në vijim.
Ischinger shtoi se Kosova nuk do jetë një shtet sovran si Gjermania apo Franca, pasi do vazhdojë të jëtë nën mbikqyrje të ndjeshme ndërkombëtare.
"NATO-ja do të vazhdojë të mbajë trupa në Kosovë dhe do kemi një prani ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara ose Bashkimit Evropian. Do të jetë një pavarësi e mbikqyrur ndërkombëtarisht", tha Ischinger për mediat gjermane.

BERLIN
Mosmarrëveshjet rreth Kosovës brenda Bashkimit Evropian kanë sjell përzierjen e Rusisë dhe Kinës tha Koordinatori i Paktit të Stabilitetit per Evropën Juglindore, Erhard Busek.
''Evropianët duhet të përkujtohen se po të kishim qëndrim të përbashkët, shumë gjëra kemi mundur t'i shmangim, si p.sh përzierjen e Rusisë. Është e qartë se Kosova është problem evropian. Pozicionet e ndryshme të vendeve të BE-se rreth statusit të saj i kanë ftuar Rusinë dhe Kinën që të ndërhyjnë'', ka thënë Busek.
Paralajmërimet e autoriteteve serbe për embargo ekonomike në rast se Kosova shpall pavarësinë, Busek i sheh si problem, por edhe si ''nxitje të palës shqiptare që t'i forcojë përpjekjet për të qëndruar në këmbët e veta''.

MOSKË
Presidenti rus Vladimir Putin ka mbështetur sot kandidaturën e zëvendëskryeministrit të parë, Dimitry Medvedev, për garën presidenciale të marsit 2008.
"E njoh Medvedevin për më shumë se 17 vjet. Kemi punuar ngushtë gjatë gjithë këtyre viteve dhe e mbështes plotësisht këtë zgjedhje", tha Putin.
Medvedev, 42 vjec për tre vjet ka qenë shefi i kabinetit të Putinit, kurse aktualisht përvec postit në qeveri është dhe kryesues i gjigantit Gazprom.
Medvedev njihet si politikani që rrallë i ka bërë publike qëndrimet e tij politike. Në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, në fillim të këtij viti, Medvedev ka folur dhe për Kosovën.
"Besojmë se ky problem nuk mund të zgjidhet i izoluar nga konflikte te tjera të ngrira. Mekanizmat që do përdoren për zgjidhjen e këtij problemi duhet të përdoren ose së paku propozohen dhe për vende të tjera me konflikte të ngjashme", tha Medvedev.
Kandidatura e Medvedevit i dha fund spekullimeve rreth kandidatit presidencial që do merrte mbështetjen e Putinit.

MOSKË
Aktivistët në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut akuzojnë presidentin Vladimir Putin se po vazhdon me shkeljne e të drejtave të njeriut dhe shtypjen politike.
"Rusia ka bërë hap serioz drejt diktaturës", tha aktivisti i njohur rus Lev Ponomarev.

SARAJEVË
Rajko Kuzmanovic fitoi zgjedhjet presidenciale në Republikën Serbe të Bosnjës, bëri të ditur Komisioni Zgjedhor.
Kuzmanovic i takon partisë në pushtet, Unioni i Socialdemokratëve të Pavarur. Partia në fjalë sot ka kandiduar Nikola Spiric për kryeministër, pas dorëheqjes së tij muajin e kaluar.


28. Nëntor, 2007 16:40 CET   
  

  
VJENË
Në Baden afër Vjenës sot përfunduan bisedimet për status ndërmjet delegacionit të Kosovës dhe atij të serbisë, me ndërmjetësimin e Treshes ndërkombëtare. "Ne na vjen keq që delegacionet nuk ishin në gjendje të gjejnë zgjidhje të pranueshme për të dy palë, përkundër punës së tyre të madhe dhe shqyrtimit të kujdesshëm të opsioneve", tha anëtari amerikan i Treshes, Frank Wisner. Ai mëtutje u shpreh se çështja e statusit "ka të bëjë shumë me paqen në rajon". Mëtutje zoti Wisner tha se "ky është një rajon me tenisone" dhe shtoi se "ne po hyjmë në një kohë shumë të vështirë". Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Treshen ndërkombëtare, Wolfgang Ischinger tha se "të dy palët na e kanë bërë të qartë se ata janë të përkushtuar për t'ju shmangur dhunës dhe ky përkushtim për paqe duhet të vazhdojë". Anëtarët e delegacionit të Kosovës thanë se do ta respektojnë agjendën ndërkombëtare deri më 10 dhjetor, por pas kësaj date do të pasojnë veprimet në koordinim me Uashingtonin dhe Brukselin. Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, tha se procesi për statusin e Kosovës është proces ndërkombëtar, dhe se Kosova nuk do të "jetë peng i atyre që e pengojnë" këtë proces. Anëtari tjetër i delegacionit të Kosovës, Hashim Thaçi tha se takimi në Baden të Vjenës ishte takimi i fundit i delegacionit të Kosovës me atë të Serbisë. Beogradi i ka përsëritur propozimet e veta për autonomi substanciale për Kosovën, ndërsa kryeministri Koshtunica tha se zgjidhja e statusit të Kosovës duhet të bëhet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.



15. Tetor, 2007 12:23 CET   
  

  
VISBADEN
Presidenti rus, Vladimir Putin dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel filluan mbrëmë në qytetin gjerman të Visbadenit bisedimet dy ditore.
Edhe sot Merkel e Putin po diskutojnë për statusin e Kosovës dhe cështjen e sanksioneve shtesë ndaj Iranit, për shkak të programeve bërthamore.
"Ne e dimë se vetëm së bashku mund t'i zgjidhim problemet e mëdha globale. Aktualisht po diskutojmë shumë rreth Iranit dhe Kosovës", tha Merkel. Ajo shtoi se "e dimë se duhet të përpiqemi të gjejmë një gjuhë të përbashkët, ndonëse nuk është gjithmonë e lehtë".
Takimi Merkel-Putin është pjesë e dialogut dypalësh filluar në vitin 2001 nga presidenti rus dhe kancelari i atëhershëm gjerman Schroeder.

TEHERAN
Presidenti rus, Vladimir Putin do të vizitojë Iranin, sic ishte planifikuar, bën të ditur Ministria e Jashtme iraniane.
Deklarata vjen pas informacioneve për një atentat të mundshëm ndaj presidentit rus në Teheran.
Raportet bënin fjalë për terroristë vetvrasës që synonin eleminimin apo rrëmbimin e Putinit.
Teherani i ka hedhur poshtë këto informacione duke i cilësuar si "luftë psikologjike nga armiqtë e Iranit".
Kremlini ka deklaruar se ende nuk dihet nëse Putini do ta zhvillojë apo jo vizitën e paralajëmruar në Teheran.



14. Tetor, 2007 20:46 CET   
  

  
BRUKSEL
Në ndërtesën e Këshillit të Ministrave të BE-së, në Bruksel, sot u mbajt takimi i dytë i drejtpërdrejtë i Prishtinës dhe Beogradit, me ndërmjetësimin e Treshes negociatore të Grupit të Kontaktit. Pas takimit disa orësh, Treshja negociatore njoftoi përmes një komunikate se palët i kanë paraqitur qëndrimet e deritashme, por nuk përmendën ndonjë progres. "Beogradi edhe më tej i ka sqaruar propozimet e veta për autonominë e Kosovës brenda Serbisë. Prishtina e ka elaboruar propozimin e saj për Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim ndërmjet dy shteteve të pavarura, si dhe zbatimin e plotë të të drejtave të pakicave", thuhet në deklaratë.
Udhëheqësit kosovarë thanë pas takimit se pas 10 dhjetorit, Kosova do të shpallë pavarësinë, ndërsa presidenti Fatmir Sejdiu tha se janë refuzuar tërësisht propozimet e Beogradit, sepse "janë kundër vullnetit të qytetarëve të Kosovës". Sejdiu tha se "Kosova nuk mund të jetë peng i vazhdimit të pandërprerë të negociatave".
Takimi i radhës do të mbahet më 22 tetor në Vjenë.

LUBJANË
Pavarësia e Kosovës është e sigurtë dhe e pashmangshme, ka thënë për të përditshmen sllovene "Dello", kryeministri i Kosovës, Agim Çeku.
Ai ka shtuar se autoritetet në Prishtinë, 120 ditët e bisedimeve shtesë janë duke i shfrytëzuar për përgatitje, dhe se për shkaqe të njohura nuk ka asnjë kuptim që për pavarësinë të bisedohet me Serbinë.


SHKUP
Qeveria e Maqedonisë ka lejuar mbajtjen e tubimit në mbështetje të pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimit të vendit në NATO. Zëdhënësi i qeverisë, Ivica Bocevski tha se "të gjitha segmentet politike të një shteti janë të lirë që idetë dhe qëndrimet e veta t'ia shprehin opinionit". "Qeveria e Maqedonisë e mbështet planin e Ahtisaarit si bazë fillestare për arritjen e një zgjidhje stabile dhe të përhershme për statusin e Kosovës", tha Bocevski.
Deklarata e tij pasoi vendimin e mbrëmshëm të Partisë Demokratike Shqiptare që të premten më 19 tetor, në Tetovë të mbajë një tubim nën moton "Kosova e pavarur, Maqedonia në NATO".

PRISHTINË
Është anuluar protesta e paralajmëruar për sot e Gardës së Car Llazarit. Protesta kundër pavarësisë së Kosovës ishte paraparë të mbahej në orën 15 pranë urës së lumit Ibër në pjesën veriore të Mitrovicës.
Më herët, autoritetet e rendit kishin paralajmëruar se pjesëtarët e Gardës nuk do të lejoheshin të hyjnë në Kosovë, dhe se nëqoftëse do të hasnin në ta, do t'i arrestonin.

WIESBADEN
Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti rus Vladimir Putin do të bisedojnë sonte në Wiesbaden për shumë çështje ndërkombëtare, përfshirë statusin e Kosovës. Merkel ka thënë se me Putinin do të shqyrtojë çështjet ndërkombëtare që mund të zgjidhen bashkërisht, përfshirë Iranin dhe siç ka thënë ajo "ardhmërinë e Kosovës". Kancelarja e Gjermanisë ka vënë në pah se bashkëpunimi me Rusinë në zgjidhjen e çështjeve ndërkombëtare është i rëndësishëm, për të shtuar se ndërmjet Berlinit dhe Moskës ekziston një partneritet strategjik.

MOSKË
Raportet nga Moska thonë se presidenti rus Vladimir Putin është njoftuar për një komplot të mundshëm për vrasjen e tij gjatë vizitës që do ta bënte në Iran javën e ardhshme. Lajmi u bë i ditur nga agjencitë që kanë cituar zëdhënës të paemëruar të Kremlinit, të cilët nuk kanë dhënë komente tjera.
Agjencia Interfax, duke u thirrur në një burim të shërbimeve speciale ruse, tha se terroristë vetëvrasës janë stërvitur që ta kryejnë sulmin.
Putin pritet të udhëtojë në Teheran të hënën në mbrëmje nga Gjermania.


13. Tetor, 2007 20:41 CET   
  

  
PRISHTINË
Ekipi i Unitetit të Kosovës takohet nesër në Bruksel me përfaqësuesit e Serbisë. Takimi i drejtpërdrejtë mes palëve organizohet nga treshja ndërmjetësuese, e cila synon që palët të sqarojnë në detaje vizionet e tyre për të ardhmen e Kosovës.
Pas takimit të përbashkët secili nga delegacionet do takohet ndaras me treshen ndërkombëtare të përbërë nga përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe Rusisë.
Brukseli zyrtar ka deklaruar në prag të takimit se po sheh mundësinë e intensifikimit të takimeve të drejtpërdrejta mes palëve deri në 10 dhjetor. Më 10 dhjetor Grupi i Kontaktit duhet t'i raportojë kreut të Kombeve të Bashkuara.

ZAGREB
"Nëse nuk do mundemi të arrijmë një marrëveshje mes palëve ne vazhdojmë të besojmë se plani i Ahtisaarit është zgjidhja më e mirë për Kosovën", tha zëvendësndihmësja amerikane e shtetit, Rosemary Di Carlo.
Gjatë qëndrimit të saj në Zagreb, Di Carlo theksoi se "jemi shumë të bindur se status quo në Kosovë nuk mund të vazhdojë, ndaj na duhet një zgjidhje shumë e shpejt".
Di Carlo në Zagreb është takuar me ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes të Shqipërisë, Kroacisë e Maqedonisë, vendet nënshkruese të Kartës së Adriatik 3.

BERLIN
Ekziston një "partneritet strategjik" mes Gjermanisë dhe Rusisë tha sot kancelarja gjermane Angela Merkel. Komentet e Merkelit erdhën në hapje të takimit të rregullt mes dy vendeve në qytetin Visbaden të Gjermanisë.
Merkel shtoi se në takimin e nesërm me presidentin rus, Vladimir Putin do diskutojnë dhe për statusin afatgjatë të Kosovës.





Mesazhi i myftiut Tërnava për festën e Bajramit: të mbretërojë paqja, harmonia dhe ngrohtësia familjare

Prishtinë, 11 tetor

Myftiut i Kosovës, Mr. Naim Tërnava, me rastin e festës së Fitër Bajramit, u është drejtuar besimtarëve me një mesazh urimi, me lutjen që në të gjitha shtëpitë të mbretërojë paqja, harmonia dhe ngrohtësia familjare. Në mesazh ai thekson se në këtë "ditë të madhe festive më tepër se kurrë afrohen zemrat e njerëzve, harrohen urrejtjet, zhduken mospajtimet dhe kudo shtrihen duart e pajtimit, me dashuri, sinqeritet dhe vëllazërim". "Edhe vetë qëllimi i Bajramit është të mbjellë harenë, gëzimin në zemra, qetësinë trupore, përforcimin e dashurisë shoqërore, mëshirën ne mes te afërmeve dhe bashkëpunimin e ndërsjellë njerëzor", thuhet në mesazhin e myftiut Tërnava. Festa e Bajramit, thuhet më tej në mesazh, fuqishëm rikujton kujdesin që duhet pasur për të dobëtit dhe të paaftit derisa çdo shtëpi dhe familje të mos mbushet me gëzim e hare. Këtë qëllim të lartë shoqëror e simbolizon urdhërimi i dhënies së Sadekatul fitrit para namazit të Bajramit. Myftiu i Kosovës thotë se në shoqërinë tonë ka njerëz që janë të varfër, kurse të tillët janë harruar, nuk u shuhen dhembjet, nuk gëzohen zemrat e tyre. "Kjo harresë nuk është parim i shoqërisë së lumtur, por është pjesë negative e saj", thotë Tërnava dhe rekomandon porosinë e Muhammedit, a.s.: "Jepuni të varfërve në këtë ditë". Në vazhdim të mesazhit të tij, myftiu Tërnava flet për islamin si fe e paqes, që urdhëron për paqe dhe qëndron larg çdo fanatizmi, racizmi dhe padrejtësie. "Thirrja e tij është thirrje universale për tërë llojin njerëzor. Islami i trajton të gjithë njerëzit njësoj, duke u bazuar në parimin se të gjithë janë njerëz dhe njeriu duhet të respektohet dhe ka të drejtën e jetës". Tërnava porosit myslimanët që "festën e Bajramit dhe përcjelljen e muajit të Ramazanit ta marrin si ndodhi madhështore dhe rast shumë të mirë për forcimin e radhëve të tyre, si edhe mënjanimin e kundërthënieve e divergjencave", duke iu përmbajtur fjalës së Allahut të Madhërishëm: "Mos u përçani ndërmjet veti, se do të dobësoheni e do ta humbni fuqinë tuaj"! Gjithashtu myftiu i Kosovës porosit që festa e Bajramit të Ramazanit të jetë rast që njerëzit t'i zgjasim duart për t'ua fshirë lotët fëmijëve që kanë humbur shpresën, të atyre që kanë humbur më të dashurit e tyre, t'ua zgjasin dorën e ndihmës dhe të solidaritetit të gjitha familjeve që kanë nevojë. Në fund të mesazhit të tij, myftiu Tërnava u uron të gjithë besimtarëve Festën e Madhe të Fitër Bajramit, duke e lutur të Gjithëmëshirshmin që në të gjitha shtëpitë të mbretërojë paqja, harmonia dhe ngrohtësia familjare.



Interior Albania – tre zera femeror te letersise moderne shqiptare


Takim Letrar me Autoret: Luljeta Lleshanaku, Luljeta Dano dhe Ledia Dushi
Te dielen, me 14.10.07, Ora 10:30 - 11:30 ne Forum Dialog, Salla 6.1 E905 -
Panairi i Librit ne Frankfurt

Te nderuar Zonja dhe Zoterinj,
te dashur Koleg dhe Kolege,

Pikpamjet poetike nga kendvershtimi i nje femre kane ngjallur gjithmone interes. Kjo vlen edhe per poezine e autoreve shqiptare.
Tre autore boshkekohore me stil te ndryshem stilistik do ti paraqesin publikut internacional ne Frankfurt, nepermjet vargjeve te tyre,
historine, natyren dhe botekuptimin e shqipetareve.
Tre poete te sukseshme ne skenen kulturore vendase si dhe ate boterore: Luljeta Lleshanaku, Luljeta Dano und Ledia Dushi do te perfaqesojne emancipimin e femres shqiptare dhe mbizoterimin ndaj shtypjes ideologjike.

Aktiviteti zhvilohet ne gjuhet: Shqip dhe Gjermanisht. Me moderim te Dr. Pandeli Pani (Deutsche Welle) dhe perkthim ne gjermanisht te Dr. Zuzana Finger.

Nder mbeshtetesit e aktivitetit qendron Robert Bosch Stiftung GmbH,
Ambasada e Republikes se Shqiperise ne Berlin, Pro Helvetia Tirana dhe
ZKM | Karlsruhe.

Informacione te metejshme mund te gjenden ne Internet 

www.moe-kulturmanager.de ose  http://www.buchmesse.de

Interior Albania – drei Frauenstimmen in der heutigen albanischen Literatur

Lesung mit der albanische Dichterinnen: Luljeta Lleshanaku, Luljeta Dano und Ledia Dushi
Sonntag, den 14.10.07, 10:30 bis 11:30 Uhr am Forum Dialog, Halle 6.1 E905 - Frankfurter Buchmesse

Nach der Lesung besteht die Möglichkeit zum Pressegespräch und für Fragen mit der albanische Dichterinnen. Ein Empfang wird ausgerichtet von der Botschaft der Republik Albanien und H.E. Mr. Gazmend Turdiu.

Sehr geehrte Damen und Herren,
liebe Kolleginnen und Kollegen,

Die poetische Wahrnehmung aus dem Blickpunkt einer Frau weckt stets Interesse. Dies trifft auch auf die albanische Frauenpoesie zu. Drei stilistisch unterschiedliche zeitgenössische Dichterinnen werden mit ihren Versen dem Zuhörer albanische Geschichte, Landschaft und Weltanschauung näher bringen.

Die drei national und international erfolgreichen Dichterinnen Luljeta Lleshanaku, Luljeta Dano und Ledia Dushi stehen hierbei stellvertretend für die Emanzipierung der albanischen Frau und die Überwindung des ideologischen Drucks.
Sie schreiben in unterschiedlichem Stil und bilden zusammen eine interessante literarische Mischung, die verschiedene Kulturregionen und Emanzipierungsniveaus der albanischen Gesellschaft abbildet. So wird den Fach- aber auch privaten Besuchern der Messe ein Einblick in die moderne albanische Lyrik gegeben und gleichzeitig ein aktuelles Bild der albanischen Gesellschaft gezeichnet.


Die Veranstaltung wird gehalten in: Albanisch, Deutsch. Moderiert wird die Veranstaltung von Dr. Pandeli Pani (DeutscheWelle).
Übersetzung ins Deutsche von Dr. Zuzana Finger.

Zu den Veranstaltern gehören neben der Robert Bosch Stiftung GmbH,
Botschaft der Republik Albanien in Berlin und Pro Helvetia Tirana auch
das ZKM | Karlsruhe.

Weitere Informationen sind dem Internet unter www.moe-kulturmanager.de  oder http://www.buchmesse.de zu entnehmen.





20. Shtator, 2007 20:38 CET   
  

  
UASHINGTON
Çështja e Kosovës dhe e ardhmja e saj, besohet që krahas Iranit dhe Irakut, të jetë temë diskutimi e ministrit të Jashtëm të Francës Bernard Kouchner në takimet e tij në Uashington me zyrtarët më të lartë amerikanë. Shefi i diplomacisë franceze sot u takua me anëtarët e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa më pas do takohet me sekretarin e Mbrojtjes, Robert Gates.
Nesër Kouchner do të takohet me Sekretaren e Shtetit Condoleezza Rice dhe Këshilltarin për Siguri Kombëtare, Stephen Hadley.

BEOGRAD
Pas luftës së viteve 1998-1999, dëbimit masovik, intervenimit të NATO-s dhe pas tetë viteve nën kujdestarinë e Kombeve të Bashkuara, ka pak gjasa të arrihet zgjidhja që shqiptarët e Kosovës të kthehen në "qytetarë lojalë" të Serbisë, ka thënë ministri për Kosovën në qeverinë serbe, Sllobodan Samarxhiq.
"Ne përpiqemi të jemi realistë sa më shumë që është e mundur", ka thënë ai. "Ata e kërkojnë pavarësinë. Sa i përket Serbisë, ata nuk mund ta fitojnë atë. Pra, na duhet të gjejmë një mes", ka thënë Samarxhiq në një intervistë për agjencinë Reuters.
"Nëse njëra palë ia imponon zgjidhjen palës tjetër, ne vetëm do ta shtyjmë konfliktin tonë, dhe ai mund të zgjatë me dekada", ka thënë Samarxhiq.

BEOGRAD
Kongresi Botëror i Hebrejve ka protestuar kundër mbajtjes së një tubimi neo-nazist në Serbi, dhe u kërkoi udhëheqësve serbë që ta ndalojnë marshin. "Mbetëm të llahtarisur kur mësuam" se tubimi i grupit neo-nazist Garda Nacionale do të mbahet në Novi Sad më 7 tetor, thuhet në reagimin drejtuar presidentit Boris Tadiç dhe kryeministrit Vojisllav Koshtunica.
Më 7 mars, grupi ultranacionalist Garda Nacionale mbajti një tubim kundër shkëputjes së Kosovës nga Serbia.

UASHINGTON
Presidenti George Bush tha se Shtetet e Bashkuara i parapëlqejnë mjetet diplomatike për të zgjidhur krizën rreth programit bërthamor të Iranit.
Në një konferencë për shtyp në Uashington, Bush gjithashtu tha se pret që Koreja Veriore të heqë dorë nga programi i saj bërthamor, dhe të mos i përhapë njohuritë mbi prodhimin e teknologjive dhe armëve të tilla.
"Ne u kemi bërë të qartë dhe do të vazhdojmë t'ua bëjmë të qartë verikoreanëve se presim ta respektojnë përkushtimin e tyre për të hequr dorë nga armët dhe programet e armëve. Presim nga ata që të ndërpresin proliferimin e tyre, nëse duan që bisedimet 6-palëshe të jenë të suksesshme", tha Bush.
Komentet e presidentit amerikan u bënë dy ditë pasi Koreja Veriore i përgënjeshtroi raportet se i ndihmon Sirisë që të zhvillojë kapacitete bërthamore.

NJU JORK
Policia e Nju Jorkut e ka refuzuar kërkesën e presidentit të Iranit Mahmoud Ahmadinejad për të vizituar pikën zero të ish Qendrës Botërore të Tregtisë. Zyrtarët të policisë thanë se refuzimi u bë për shkak të punimeve aktuale në rikonstruimin e qendrës. Lideri iranian do të qëndrojë javën e ardhshme në Nju Jork, në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Irani dhe Shtetet e Bashkuara nuk kanë marrëdhënie diplomatike që nga viti 1979.


19. Shtator, 2007 21:25 CET   
  

  
LONDËR
Delegacioni i Kosovës, në takimin me Treshen ndërmjetësuese, ka ripërsëritur qëndrimin se pavarësia është fillimi dhe fundi i këtyre negociatave.
Ekipi i Unitetit i ka dorëzuar Treshes dokumentin për marrëdhënie të mira e fqinjësore ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, si dy shtete të pavarura, i cili është hedhur poshtë si i tillë nga ministri i jashtëm serb, Jeremiq. Në anën tjetër, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Treshen ndërmjetësuese, Wolfgang Ischinger, ka deklaruar pas takimit të sotëm, se gjasat për t'u arritur marrëveshja për statusin e Kosovës nuk janë të mëdha, por ato ekzistojnë, prandaj duhet bërë çmos për të gjetur zgjidhjen, duke shtuar se është shumë me rëndësi që së shpejti do të ndodhë takimi i drejtpërdrejtë i dy delegacioneve, ka thënë Ischinger. Takimi është paralajmëruar se do të mbahet më 28 shtator në New York. Ndërsa, sipas ministrit të Jashtëm serb, Jeremiq, në Londër është arritur marrëveshja që Beogradi të udhëtojë në takimin e radhës në përbërje të parë me kryesues kryetarin e Serbisë, Boris Tadiq.

MOSKË
Nuk mund të flitet për 10 dhjetorin si afat të fundit të negociatave për statusin e Kosovës, ka deklaruar ambasadori i Rusisë në OKB, Vitali Curkin.
"Do të ishte shumë mirë në qoftë se palët do të arrinin marrëveshje deri më 10 dhejtor", tha Curkin, por nëse jo, "Ne jemi të bindur se do të jetë e nevojshme që bisedimet të vazhdojnë".

PARIS
Rusia do të mund të obligohej që do të kontribuojë në zgjidhjen e "konflikteve të ngrira", përfshirë këtu edhe statusin e Kosovës, por do të kërkonte nga NATO-ja që të shpallë moratorium në zgjerimin e mëtejshëm, shkruan sot e përditshmja parisiene "Le Mond".
Në këtë aspekt, çështja e Kosovës, sipas gazetës, "do të zgjidhej në bazë të ndonjë forme të pavarësisë dhe me hyrjen më të shpejtë të Serbisë në BE dhe në NATO".

PRAGË
Tregtia, "Kosova për Bashkimin Evropian" nuk vjen në shprehje, ndërsa kompromisi për Kosovën është i mundshëm, nëse bota pushon së nxituri shqiptarët e Kosovës për pavarësi, ka thënë në një intervistë për gazetën çeke "Hospodazzske novini", kryetari i Serbisë, Boris Tadiq. Marrëveshja është e mundshme, nëse disa prej politikanëve të Evropës dhe Amerikës pushojnë që t'i nxisin përpjekjet e shqiptarëve të Kosovës që të shpallin pavarësinë, ka thënë tutje Tadiq.

PRISHTINË
Trupat e Danimarkës që shërbejnë në kuadër të forcave të KFOR-it, nuk do ta braktisin Kosovën, përderisa të sigurohet paqa dhe stabiliteti, ka deklaruar ministri danez i Mbrojtjes, Socren Gade, pas takimit me zyrtarë të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Prishtinë. "Nëse ne do të largoheshim shumë heret, ka gjasa që dhuna sërish të kthehet në këto hapësira, ka shtuar Gade.

PRISHTINË
Është ndërprerë dhe është shtyrë për një kohë të pacaktuar seanca gjyqësore ndaj Albin Kurtit, i cili akuzohet për pjesëmarrje dhe udhëheqje të protestës së 10 shkurtit. Kurti nuk i ka pranuar anëtarët e trupit gjykues, duke i konsideruar si jo të paanshëm. Tash do të vendosë kryetari i Gjykatës së Qarkut, nëse do të ndryshohet paneli gjyqësor, apo i njëjti trup gjykues do të vazhdojë procesin gjyqësor ndaj liderit të 'Vetëvendosjes'.


18. Shtator, 2007 21:40 CET   
  

  
MOSKË
Nuk mund të lejohet që bisedimet për statusin e Kosovës të zvarriten në pakufi, tha sot ministri i jashtëm francez, Bernard Kouchner. "Shpresoj se Kosova dhe Serbia dhe treshja ndërkombëtare do të arrijnë një lloj të konsensusit minimal, por procesi nuk mund të jetë i pafund", theksoi Bernard Kouchner në konferencën për shtyp pas takimit me ministrin e jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov. Në takimin e njejtë me reporterë, zoti Lavrov tha se "nuk sheh se si deklarata e njëanshme e pavarësisë nga Kosova do ta stabiziloj situatën në Kosovë" dhe shtoi se "ne nuk mendojmë se është e mundshme që të përcaktohen afate artificiale".

BEOGRAD
Ambasadori amerikan në Serbi, Cameron Munter tha sot se Shtetet e Bashkuara fuqishëm i mbështesin përpjekjet e treshes ndërkombëtare, që t'i afroj qëndrimet e delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë, në gjetjen e zgjidhjes së përbashkët për statusin e Kosovës. Mëtutje ai shtoi se nëse negociatat nuk do të jenë të suksesshme, atëherë Shtetet e Bashkuara konsiderojnë se mënyra më e mirë është që të pranohet pavarësia e mbikëqyrur për Kosovën. Këto komente ambasadori Cameron Munter i bëri gjatë një fjalimi në Odën ekonomike amerikane në Serbi.

NJU JORK
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon deklaroi sot se po punon intensivisht në zgjidhjen e disa çështjeve aktuale siç janë Kosova, Lindja e Mesme apo ngrohja globale. "Nuk kam iluzione se qoftë Lindja e Mesme, Kosova, Afganistani apo ndryshimet klimatike, do të zgjidhen brenda natës" tha zoti Ban dhe shtoi se "zgjidhja nënkupton rrugë të gjatë dhe punë të vështirë". Kto komente u bënë në një konferencë për gazetarë në Kombet e Bashkuara me rastin e fillimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

PRISHTINË
Kryeministri Agim Çeku i tha sot agjencisë Reuters, para nisjes për në Londër, se nga përfaqësuesi i BE-së në treshen ndërkombëtare për statusin e Kosovës, Wolfgang Ischinger do të kërkojë qartësimin e deklaratave të tij se Bashkimi Evropian "po tërhiqej nga mbështetja e qartë për pavarësinë" e Kosovës. "Përkundër të gjitha këtyre, asgjë nuk mund ta ndryshoj vullnetin e popullit të Kosovës në rrugën e pavarësisë", tha Agim Çeku. Gazeta londineze Independent sot ka ka boutar një intervistë me zotin Ischinger në të cilën ai tha se "do të përpiqemi ta arrijmë një zgjidhje që do të mundësoj një status të mbikëqyrur ndërkombëtarisht për Kosovën" dhe ka shtuar se "pavarësinë do ta kisha lënë hapur dhe më tepër do të diskutoja për një status të mbikëqyrur fuqishëm".

PRISHTINË
Delegacioni i Kosovës sot në orët e pasditës është nisur për në Londër ku nesër takohet me treshen ndërkombëtare për statusin e Kosovës. Delegacionin e Kosovës e kryeson presidenti Fatmir Sejdiu. Sot në Londër treshja ndërkombëtare u takua me delegacionin e Serbisë.

BRUKSEL
Bashkimi Evropian ka nënshkruar sot marrëveshje për viza me pesë vende të Ballkanit perëndimor, me të cilat banorëve të këtyre vendeve u lehtësohet udhëtimi në disa pjesë të BE-së. Marrëveshjet janë nënshkruar me Shqipërinë, Bosnjë Hercegovinën, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë. Janë nënshkruar edhe dokumentet shtesë që i obligojnë këto vende që t'i kthejnë prapa shtetasit e tyre që në BE janë ilegalisht.

PRAGË
Korrespondentja e radios Evropa e Lirë, Parnaz Azima është larguar nga Teherani pasi ishte mbajtur gati si e burgosur për më tepër se tetë muaj. Reporterja Azima, që ka shtetësi iraniane dhe amerikane, e kishte të konfiskuar pasaportin nga autoritetet prej 25 janarit të këtij viti, pasi ajo kishte shkuar në Iran për ta vizituar nënën e saj në spital. Ajo ishte akuzuar se po vepronte kundër sigurisë kombëtare dhe se po përhapte propagandë lidhur me Iranin. Presidenti i Radios Evropa e Lirë, Jeff Gedmin e mirëpriti lajmin për largimin e gazetares Parnaz Azima, por tha se ai mbetet i shqetësuar për akuzat penale kundër saj, që ende nuk janë tërhequr.

MOSKË
Një zyrtar i lartë i Ministrisë së jashtme të Rusisë, ka tërhequr vërejtjen se Moska beson se çfarëdo bombardimi amerikan i Iranit do të jetë "gabim politik" dhe mund të ketë pasoja "katastrofale".
Alexandaer Losyukov nga Ministria e jashtme ruse mëtutje i tha gazetës Vremya Novosti se çfarëdo force e Shteteve të Bashkuara kundër Iranit do ta përkeqësoj situatën në Lindjen e Mesme dhe do të sjellë reagime negative nga bota myslimane. Shtetet e Bashkuara thonë se po vazhdojnë përpjekjet për gjetjen e zgjidhjes diplomatike lidhur me mospajtimet për programin bërthamor të Iranit.

BAGDAD
Qeveria e Irakut thotë se do t'i rishqyrtoj operacionet e të gjitha firmave të jashtme dhe të brendshme të sigurisë, pas të shtënave vdekjeprurëse në të cilat ishte e involvuar firma private e sigurisë Blackwater nga Shtetet e Bashkuara. Ky vendim u bë pas vrasjes së tetë civilëve irakianë dhe dyshimeve se ata janë vrarë nga rojtarët e kësaj firme private amerikane. Zyrtarët irakianë akuzojnë se këta rojtarë kishin hapur zjarr të pakontrolluar pas një shpërthimi, derisa ata po e përcillnin një konvoj diplomatik të Shteteve të Bashkuara. Ky incident ndodhi të dielën. Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice ka shprehur keqardhje për këto vdekje. Ajo, poashtu, i tha kryeminsitrit irakian al-Maliki me telefon se në rezultatet e hetimeve amerikane do të ketë qasje edhe qeveria irakiane.

PRISHTINË
Ish kryetari i Akademisë së Shencave dhe Arteve të Kosovës, Musa Haxiu vdiq në moshën 68 vjeçare në Klivlend të Shteteve të Bashkuara. I ndjeri Haxhiu ishte profesor i Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë ndërsa në 15 vitet e fundit ka punuar në hulutmime shkencore mjekësore në Klivlend dhe në Uashington. 
  
 




14. Shtator, 2007 21:37 CET   
  

  
UASHINGTON
Presidenti George Bush ka shpallur reduktimin gradual të trupave në Irak. Në fjalimin televiziv, presidenti Bush tha se 5700 ushtarë do të kthehen në shtëpi në fund të këtij viti, ndërsa çprocesi i ktheimit sdo të vazhdoj deri në korrik të vitit të ardhshëm. Ai u shpreh se ritmi i reduktimit të trupave do të bazohet në suksesin në Irak:
- Parimi që do të më udhëheq mua në vendimin për nivelin e trupave në Irak është: kthimi në sukses. Sa më të suksesshëm që të jemi, më tepër trupa amerikane do të kthehen në shtëpi. Unë do të siguroj që kopmandantën tanë në terren të kenë trupa dhe fleksibilitet që atyre u duhen për ta mposhtur armjiku", tha presidenti Bush.
Mëtutje ai theksoi se ka pranuar rekomandimet e komandantit të trupave amerikane në Irak, David Petraeus për reduktimin e trupave prej 20 në 15 brigada luftatrake deri në korrikun e ardhshëm. Sipas tij prania e Shteteve të Bashkuara në irak do të zgjasë edhe përtej mandatit të tij.
Por, duke e dhënë përgjigjjen ndaj fjalimit të presidentit Bush, senatori demokrat, Jack Reed tha se plani i presidentit është i papranueshëm për partinë e tij. Ai akuzoi administratën për mospërfillje të kërkesave të amerikanëve, përfshirë këtu edhe veteranët e luftës, derisa shpenzohen 10 miliardë dollarë në muaj në Irak.

BRUKSEL
Cristina Gallach, zëdhënëse e përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Havier Solana tha sot se treshja ndërkombëtare për statusin e Kosovës, javën e ardhshme, do ti filloj përgatitjet për takimin e parë të drejtëpërdrejtë ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë. Në këtë aspekt, treshja ndërkombëtare, javën e ardhshme në Londër do të takohet me të dy palët. "Njëri nga qëllimet kryesore do të jetë përgatitja për bisedimet" ballë për ballë në Nju Jork më 28 Shtator, gjatë mbajtjes së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, tha Cristina Gallach.

BUKURESHT
Bashkësia ndërkombëtare duhet të vendosë për statusin e Kosovës "tash e jo pas pesë vitesh" sepse ekziston rreziku që të destabilizohet i tërë rajoni i Ballkanit, deklaroi Wolfgang Ischinger, anëtar i treshes ndërkombëtare për statusin e Kosovës. Mëtutje, në intervistën për televizionin rumun Realitatea, ai theksoi se "çfarëdo shtyrje e marrjes së vendimit për të ardhmen e Kosovës nuk do të arrijë asgjë tjetër pos që do ta rrisë rrezikun e jostabilitetit, jo vetëm në Kosovë por edhe në gjithë rajonin". Zoti Ischinger ka thënë se Bashkimi Evropian "mund të përpiqet për ti dhënë Serbisë një impuls dhe që ti ofroj perspektivën e pranimit në BE, sipas modelit rumun".

VJENË
Ministri i jashtëm i Sllovenisë, Dimitrij Rupel është angazhuar për unitet të Bashkimit Evropian për çështjen e statusit të Kosovës. "Kuptohet, të dy palët kanë pritje krejtësisht të kundërta" tha zoti Rupel duke shtuar se për këtë çështje Bashkimi Evropian është aktori kryesor pasi Kosova, Serbia dhe Ballkani perëndimor janë përgjegjësi evropiane. Në këtë aspekt, ai mëtutje i tha gazetës vjeneze Viner Cajtung se "Rusia duhet ta kuptoj që Bashkimi Evropian tashmë e ka marrë udhëheqjen në procesin e Kosovës dhe se ka përgatitur një mision masiv civil paqësor, i cili do ta zëvendësoj misionin e Kombeve të Bashkuara".

PRISHTINË
Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku tha sot se 10 Dhjetori është afati i fundit për arritjen e vendimit për statusin e Kosovës. Sipas tij, pas kësaj date, Kuvendi i Kosovës do ta shpallë pavarësinë. Ai tha se në këtë çështje, "është i sigurtë" se Kosova nuk do të jetë e vetmuar. Por, presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu tha sot se Ekipi i Unitetit ende nuk ka caktuar ndonjë datë për shpalljen e pavarësisë.

PRISHTINË
Kryeadministratori i Kosovës, Joachim Ruecker ka kërkuar nga serbët e Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhjet në Kosovë. "Është vendimtare për serbët e Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhjet e 17 Nëntorit, në mënyrë që ata plotësisht të marrin pjesë në institucionet legjitime të Kosovës", tha zoti Ruecker nëpërmjet të një kumtese. Ai poashtu kërkoi nga Beogradi që të "mos e pengoj pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në zgjedhjet e ardhshme".

BUJANOC
Shaip Kamberi nga Partia për Veprim Demokratik ka thënë se partia e tij është kundër separatizmit dhe ndryshimit të kufijëve, por ajo do ta shqyrtoj çështjen e bashkimit me Kosovën nëse Grupi i Kontaktit i ndryshon parimet e veta. Sot në një takim në Bujanoc, zoti Kamberi tha se kërkesat e PVD-së, para se gjithash, i janë drejtuar Serbisë.
"Çështja e bashkimit me Kosovën është krejtësisht anash dhe do të aktivizohet vetëm nëse bashkësia ndërkombëtare vendos që ti ndryshoj parimet e Grupit të Kontaktit për Kosovën", tha zoti Kamberi.

BEOGRAD
Prokuroria e Serbisë sot ka paraqitur akuzat kundër 15 myslimanëve nga rajoni i Sanxhakut për veprimtari të dyshuar terroriste. Shumica prej tyre ishin arrestuar gjatë ndërhyrjeve më herët këtë vit. Zyra e Prokurorisë ka thënë se gjatë arrestimit ishin zbuluar municione dhe materiale për prodhimin e bombave.

UASHINGTON
Në raportin më të ri vjetor për liritë religjioze të Departamentit amerikan të shtetit, thuhet se në Kosovë janë përmirësuar kushtet, ndërsa në Serbi ato janë përkeqësuar për shkak të përpjekjeve të pa-barabarta të qeverisë për rregullimin e çështjeve fetare.



13. Shtator, 2007 20:40 CET   
  

  
BEOGRAD
Qeveria e Serbisë u ka rekomanduar serbëve të Kosovës që t'i bojkotojnë zgjedhjet e nëntorit.
"Pas bisedimeve të detajuara me presidentin e Serbisë, Boris Tadiç, i cili plotësisht e mbështet qëndrimin e Qeverisë së Serbisë, qeveria ka vendosur t'u rekomandojë serbëve që të mos marrin pjesë në zgjedhjet në Kosovë", thuhet në komunikatën e qeverisë në Beograd.
Qeveria e Serbisë konsideron se "as pas tetë vitesh nga vendosja e administratës së KB në Kosovë, nuk janë siguruar kushtet elementare për jetë të sigurtë e të lirë të serbëve dhe të joshqiptarëve", thuhet më tej në komunikatë.
Vendimi i sotëm i qeverisë serbe pasoi thirrjen e djeshme të presidentit Boris Tadiç për shtyrjen e zgjedhjeve deri sa të përfundojnë negociatat për zgjidhjen e statusit të Kosovës.

PRISHTINË
Kryesuesi i Listës Serbe në Kosovë, Oliver Ivanoviç ka vlerësuar se "nuk është i drejtë" rekomandimi i kreut shtetëror të Serbisë që serbët të mos dalin në zgjedhjet në Kosovë.
"Është rekomandim i keq që serbët të mos marrin pjesë në zgjedhje, sepse kjo don të thotë që ata duhet t'i bëjnë gati valixhet. Kjo është thirrje direkte për serbët në jug të lumit Ibër që t'i bëjnë gati valixhet dhe të shkojnë" tha Ivanoviç për radion B92.
Mesazhi "mos merrni pjesë në zgjedhjet", lexohet si "as mos qëndroni në Kosovë", ka thënë Ivanoviç.
"Ju në fakt merrni sinjale nga Beogradi se Kosova duhet të ndahet", ka thënë Ivanoviç, për të shtuar se kjo politikë ka bërë që të mos u dëgjohet zëri serbëve në Kosovë.

BEOGRAD
Shtetet e Bashkuara fuqishëm dhe parezervë i mbështesin bisedimet për statusin e Kosovës. SHBA ashtu si Rusia dhe Bashkimi Evropian, vlerësojnë se zgjidhja më e mirë për Kosovën do të ishte ajo që do të pranohej nga të dy palët, ka deklaruar ambasadori i sapoemëruar amerikan në Beograd, Cameron Munter. Ai ka rikujtuar qëndrimin e Uashingtonit zyrtar, se nëse nuk do të ketë marrëveshje, atëherë zgjidhja më e mirë për Kosovën mbetet pavarësia e mbikqyrur sipas planit të Marti Ahtisaarit.

LISBONË
Presidenti serb Boris Tadiç ka deklaruar se Serbia nuk do të luftojë në Kosovë në rast të shpalljes së njëanshme të pavarësisë.
"Serbia nuk do të luftojë. Ajo është një demokraci evropiane, dhe pa stabilitetin e Serbisë nuk ka stabilitet në rajon", ka thënë Tadiç për të përditshmen portugeze "Diario de Notisiass". Ai ka vlerësuar se "lufta në Kosovë do të ishte skenari më katastrofik për të gjithë", por gjithashtu ka paralajmëruar se pavarësia e Kosovës do të ishte "precedent", dhe këtë rast do të mund ta ndiqnin vendet tjera.

BERLIN
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jaap De Hoop Scheffer dhe ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank Walter-Steinmeier thanë se misioni i KFOR-i mbetet i nevojshëm për të siguruar paqen në Kosovë.
De Hoop Scheffer tha se forca mundëson mjedis të sigurtë për shumicën shqiptare dhe pakicën serbe.
Lidhur me procesin për statusin e Kosovës, agjencia DPA e transmeton ministrin Steinmeier të ketë thënë se nuk kanë alternativë për bisedimet trepalëshe, ku janë përfshirë Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Rusia.
"Askush nuk është në gjendje të thotë nëse kjo do të jetë e suksesshme. Ne besojmë se ka një mundësi realliste", ka thënë shefi i diplomacisë gjermane.

LUBJANË
Sllovenia do të përpiqet ta ruajë unitetin e Bashkimit Evropian lidhur me Kosovën gjatë zgjidhjes së çështjes së statusit të saj, ka deklaruar sekretari shtetëror slloven për Integrime, Janez Lenarçiç.
"Duam të vijmë tek zgjidhja për statusin e Kosovës, dhe gjithashtu duam që ajo njëzërit të mbështetet nga Bashkimi Evropian dhe të gjitha vendet anëtare të BE-së", ka thënë Lenarçiç në një intervistë për agjencinë reuters.
Ai ka shtuar se gjatë kryesimit me BE-në, Sllovenia do të përqëndrohet në Ballkanin Perëndimor.

BUKURESHT
Presidenti i Rumanisë Traian Basescu e ka përsëritur qëndrimin e Bukureshtit se duhet të respektohet e drejta ndërkombëtare në rastin e zgjidhjes së statusit të Kosovës.
Në një takim me të dërguarin e BE-së në Treshjen negociatore, Wolfgang Ischinger, Basescu ka vlerësuar se porosia e Bashkimit Evropian për të dyja palët duhet ta theksojë nevojën që të arrihet një "kompromis i vërtetë në fund të procesit negociator".

UASHINGTON
Në një intervistë për televizionin NBC, Sekretarja amerikane e shtetit Condoleezza Rice, e ka vlerësuar si të qartë dhe domethënëse dëshminë e kreut të ushtrisë amerikane në Irak, gjeneralin David Petraus.
"Gjenerali e bëri shumë të qartë se ne kemi shumë punë të rëndë për të bërë në lagjet e Bagdadit. Ndërkaq në vendet si Anbar, ku tani janë vendosur forcat lokale të sigurisë që janë plotësishtë të afta dhe ia kanë treguar rrugën Al Qaedas, do të ketë një proces trajnimi dhe kalim të këtyre përgjegjësive tek irakianët ", tha Rice.
Sekretarja e Shtetit gjithashtu foli edhe për Iranin.
"Irani është vërtet një fqinj ngatërrestar, dua të potencoj edhe këtë se presidenti Mahmoud Ahmadinejad, ka deklaruar se nëse Shtetet e Baskuara braktisin Irakun, Irani është i gatshëm që të plotësojë atë vakum", deklaroi Condoleezza Rice.


12. Shtator, 2007 21:06 CET   
  

  
PRISHTINË
"Prishtina zyrtare nuk ka qëndrim tjetër për statusin e Kosovës përveç pavarësisë, dhe ky qëndrim është pa alternativë", ka thënë presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.
Sejdiu gjithashtu ka thënë se negociatat shtesë i konsideron si një shans për të kuptuar se janë shterë të gjitha mundësitë, në përputhje me nevojën që ka Kosova për të patur partneritetin e bashkësisë ndërkombëtare.
(Më gjërësisht në rubrikën Intervista)

TIRANË
Kryeministri i Kosovës Agim Çeku i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të mos u lejojë vendeve tjera që t'i diktojnë politikat e BE-së për të adhmen e Kosovës. "Ne besojmë se çështja e Kosovës është problem i Evropës, që duhet të zgjidhet nga Bashkimi Evropian në mënyrë evropiane", ka thënë Çeku në një konferencë për shtyp me kryeministrin Sali Berisha.
Çeku tha se për Kosovën nuk ka alternativë tjetër përveç pavarësisë, për të shtuar se ndarja e Kosovës është "absolutisht e papranueshme dhe e dëmshme".
BE-ja duhet të jetë e "bashkuar dhe e vendosur për të marrë vendime konkrete dhe për të mos u lejuar vendeve tjera që t'i diktojnë politikat për çështje, të cilat janë evropiane", ka thënë Çeku.
Ndërkaq kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës të mos manipulohen nga "ekstremizmi dhe nacionalizmi serb".

BRUKSEL
Kryetari i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso ka thënë se duhet të arrihet "përparim i prekshëm" në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit për statusin e Kosovës, dhe shtoi se vetëm një zgjidhje politike sjell paqe dhe stabilitet të përhershëm në rajon. Bashkimi Evropian pret "qasje konstruktive" të Prishtinës dhe Beogradit në këtë proces, tha Barroso pas takimit me kryeministrin e Serbisë, Vojisllav Koshtunica.
Po sot në Bruksel, Koshtunica i bëri thirrje BE-së të mos e njohë Kosovën nëse ajo e shpall pavarësinë.
"Bashkësia ndërkombëtare dhe Bashkimi Evropian duhet ta bëjnë të qartë se shpallja e njëanshme e pavarësisë nuk është vetëm shkelje e Kartës së KB, por edhe kërcënim për paqen dhe stabilitetin në rajon", tha Koshtunica pas takimit me kryetarin e Parlamentit Evropian, Hans Gert-Pottering.
Më herët, pas takimit me shefin për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE, Javier Solana, Koshtunica tha se "Kombet e Bashkuara dhe Këshilli i Sigurimit janë institucionet e vetme ku do të duhej të zgjidhet dhe të trajtohet statusi i ardhshëm i Kosovës".
Lidhur me deklaratat e sekretarit shtetëror Dushan Prorokoviç, se Beogradi është i gatshëm të dërgojë trupa nëse Kosova shpall pavarësinë, Koshtunica se ato janë keqinterpretuar dhe nxjerrë nga konteksti. Serbia "nuk paraqet kërcënim për askënd, Serbia është ajo që po kërcënohet, asaj i janë bërë shumë kërcënime", tha Koshtunica.

BEOGRAD
Përfaqësuesi i Rusisë në Treshen negociatore për Kosovën, Aleksandar Botsan-Kharchenko e ka kundërshtuar deklaratën e Shteteve të Bashkuara për Kosovën.
"Absolutisht nuk e mbështes këtë lloj qëndrimi dhe mesazhi nga Shtetet e Bashkuara. Nuk e pritja këtë nga Shtetet e Bashkuara në kohën kur kanë filluar bisedimet", ka thënë Kharchenko për shtypin e Beogradit. "Pres që Amerika t'i mbështesë negociatat dhe kërkimin për një zgjidhje kompromisi. Komentet e Shteteve të Bashkuara se do ta mbështesin Kosovën e pavarur, sigurisht që nuk janë mesazhe të mbështetjes" e transmeton Reuters të dërguarin rus.
Kharchenko gjithashtu ka thënë se 10 dhjetori "është afat vetëm për Treshen, dhe jo për negociatat".

PRISHTINË
Të paktën tri parti serbe, Partia e Pavarur Liberale, Partia Demokratike Serbe dhe Iniciativa Qytetare, kanë vendour që të marrin pjesë në zgjedhjet në Kosovë. Përfaqësues të Listës Serbe për Kosovën e Metohinë kanë thënë se mendojnë të shfrytëzojnë, siç thanë ata, një mundësi teknike, për një shtyrje 5-ditëshe të afatit për çertifikim, kohë kjo që mund të shfrytëzohet për koordinimin e qëndrimit për zgjedhje të Qeverisë dhe kryetarit të Serbisë.
Ndërkaq Këshilli Nacional serb ka njoftuar se pret vendimin e qeverisë serbe.

LISBONË
Presidenti i Serbisë Boris Tadiq u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që t'i bojkotojnë zgjedhjet në nëntor. Tadiç ka thënë se ai "nuk ka të drejtë" t'i ftojë serbët e Kosovës të dalin në zgjedhjet e 17 nëntorit.
"Para disa vitesh u bëra thirrje serbëve që të marrin pjesë në zgjedhjet në Kosovë, me kushte të qarta që t'u zgjidhen të drejtat në kuafër të decentralizimit, shëndetësisë, policisë, gjyqësisë, arsimit dhe sigurisë. Fatkeqësisht asnjë nga këto kushte nuk është plotësuar, dhe sot unë nuk kam të drejtë t'i ftoj serbët e Kosovës që të dalin në zgjedhje", ka thënë Tadiç gjatë një vizite në Lisbonë.

UASHINGTON
Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar se presidenti George Bush të enjten në mbrëmje do ta mbajë një fjalim lidhur me strategjinë në Irak. Fjalimi vjen pas reportit të komandantit të forcave amerikane në Irak, gjeneralit David Petraeus, i cili i tha Kongresit se beson se forcat e Shteteve të Bashkuara do të mund të zvogëloheshin për 30.000 trupa gjatë verës së ardhshme. Pritet që në fjalimin e tij, presidenti Bush ta mbështesë këtë plan.


11. Shtator, 2007 21:34 CET   
  

  
NEW YORK/WASHINGTON
Në Shtetet e Bashkuara po shënohet 6 vjetori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Xhorxh Bush, dhe zëvendëspresidenti Dik Cejni me një minutë heshtje i kanë përkujtuar viktimat e sulmeve trreoriste të 11 shtatorit 2001.
Në Nju Jork anëtarë të familjeve të viktimave po vendosin kurora lulesh në hapsirën e qendrës së dikurshme Botërore të Tregëtisë, ndërsa që u lexuan edhe emrat e më shumë se 2700 viktimave të cilat vdiqën nga ky sulm terrorist.
Për sulmet në Nju Jork dhe Washington fajësohet rrjeti terroristë Al-Qaeda i Osama bin Laden-it.

PRISHTINË
Përvjetori i sulmeve terroriste kundër Shteteve të Bashkuara u shënua edhe në Kosovë. Në këtë kuadër në Prishtinë u mbajtën edhe disa manifestime kulturore. Disa qytetarë në Prishtinë, i thanë radios Evropa e Lirë se solidarizohen me popullin amerikan në këtë ditë dhe se fuqishëm e mbështesin luftën kundër terrorizmit.

BEOGRAD
Shtetet e Bashkuara thanë sot se janë duke kërkuar një zgjidhje të negociuar për statusin e Kosovës, por paralajmëruan se bisedimet ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve nuk janë të pa-afatizuara dhe mund të shpien në shtetësinë e Kosovës, raporton agjencia e lajmeve Asociated press.
Deklarata u lëshua nga ambasada amerikane në Beograd, si përgjigje ndaj akuzave të kryeministrit të Serbisë Vojisllav Koshtunica se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të njohin deklaratën e pavarësisë së Kosovës nëqoftëse negociatat nuk do të rezultojnë me kompromis deri nga fundi i vitit.
"Gjatë kësaj periudhe të angazhimit, Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të pranojnë çdo rezultat për të cilin palët do të binin dakord", transmeton AP komunikatën e ambasadës amerikane.
"Statusi i Kosovës duhet të qartësohet menjëherë" pas 10 dhjetorit. Ne fuqimisht dakordohemi me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara se status quo-ja nuk është e qëndrueshme", thuhet në komunikatë.

BRUKSEL
Bashkimi Evropian, është duke vazhduar me përgatitjet për misionin e madh policor civil në Kosovë, pavarësishtë nga paqartësit rreth statusit të ardhshëm të Kosovës, kanë bërë të ditur zyrtarë të BE-së. Zëvendësdrejtori i përgjithshëm për çështje politike dhe ushtarake të BE-së Peter Feith, ka thënë se "Ne duhet të ecim sa më tepër që të jetë e mundur me përgaditjet tona, duke mos dhënë përshtypje se po paragjykojmë finalen e procesit politik" për statusin e Kosovës. Sipas Feith "gjendja e sigurisë në Kosovë tash për tash është stabile por e tensionuar dhe nuk përjashtohet mundësia që ajo të përkeqësohet shpejt".

PRISHTINË
Ekipi i Unitetit është takuar sot përsëri në përpjkeje të finalizimit të një memorandumi mirëkuptimi për rregullimin e raporteve më Serbinë pas zgjidhjes së statusit të Kosovës. Presidenti Fatmir Sejdiu, tha se në momentin e duhur Kosova do ta bëjë punën e vet, "që nënkupton shpalljen e pavarësisë në bashkëpunim me të gjithë ata që e mbështesin shpalljen e pavarësisë dhe e njohin atë".

BRUKSEL
Lideri i opozitës në Kosovë, Hashim Thaçi sot në Bruksel është takuar me zyrtarin e lartë të BE-s, Havier Solana dhe me bashkëpunëtorë të tij. Zoti Thaçi ka kërkuar që Bashkimi Evropian të arrijë unitet lidhur me statusin e Kosovës.

BEOGRAD
Kreu shtetëror i Serbisë pas një analize gjthëpërfshirëse, ka konstatuar se nuk janë krijuar kushtet që serbët të dalin në zgjedhje në Kosovë, ka deklaruar sot ministri për Kosovën Sllobodan Samargjiq. Ai ka thënë, se megjithatë vendimi përfundimtar rreth daljes së serbëve në zgjedhje do të mirret në ditët e ardhshme.



10. Shtator, 2007 21:34 CET   
  

  
BEOGRAD
Eurokomisioneri për zgjerim Oli Rehn, tha se ka marrë garanca nga zyrtarët në Beograd, se Serbia nuk do të përdorë forcën nëse Kosova shpallë pavarësinë.
"Raporti që treshja negociatore për statusin e Kosovës do t'i dorëzojë sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara më 10 dhjetor, nuk do të jetë kalimtar, por do të jetë final", ka thënë Rehn.
Ai gjthashtu ka deklaruar se vazhdimi i agonisë rreth statusit do të rrezikojë stabilitetin e Kosovës dhe do të ngadalësoj përparimin e gjithë Ballkanit Perendimor.

LUBJANË
Serbia dhe Kosova janë pjesë të Evropës pa marrë parasysh rezultatin e negociatave, ka deklaruar përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe Siguri, Havijer Solana.
"Të harrojmë atë se cka do të ndodhë në dhjetor. Kosova dhe Serbia do të vazhdojn të jenë pjesë e hartës së Evropës pa marrë parasysh dhjetorin, ka thënë Solana " BE-ja edhe më tej do të vazhdoj të bashkëpunojë me Serbinë, Kosovën dhe vendet tjera ta rajonit, citon Solanën agjencia shtetërore sllovene STA.

LONDËR
Britania e Madhe dhe Franca janë ndër shtetet e Bashkimit Evropian të gatshme për të pranuar pavarësinë e Kosovës, skruan e përditshmja "Indipendent", për të shtuar se pozicioni i Gjermanisë është më pak i qartë.
Spanja, Hungaria, Greqia, Sllovakia, Qipro dhe Rumania ngurrojnë, ndërsa qeveritë e tjera tregojnë shenja të ambivalencës, shkruan në numrin e sotëm gazeta britanike "Indipendent".
Ndërkaq e përditshmja gjermane "Frankfurter Rundshau", shkruan se Uashingtoni do të njohë shtetin e ri të Kosovës, ndërsa Moska jo. Sipas gazetës, disa vende të Bashkimit Evropian, do të ndjekin shembullin e Shteteve të Bashkuara, ndërsa tjerat Rusisë.

LUBJANË
Italia i ka bërë thirrje Bashkimin Evropian, që t'i kushtoj vëmendje politike dhe ekonomike Beogradit, pa e pritur zgjidhjen e statusit të Kosovës.
"Ne në BE, duhet të veprojmë me shpejtësi dhe t'i tregojmë Serbisë se po i kushtojmë rëndësi të madhe politike dhe ekonomike", ka deklaruar kryeministri Italian Romano Prodi. "Serbia po kalon nëpër një fazë dhe moment historik për shkak të problemit të Kosovës. Ne duhet të dëshmojmë se Serbia nuk është e vetmuar, këtu kemi të bëjmë me natyrën dhe konceptin e gjithë Unionit Evropian", ka thënë Prodi.

BEOGRAD
Shefi i ekipit të Bashkimit Evropian për planifikimin në Kosovë, Kasper Klinge deklaroi se pas periudhës shtesë 120 ditëshe për statusin e Kosovës, "nëse arrihet marrëveshja ndërmjet Beogradit e Prishtinës, që është dëshirë e të gjithëve, do të ishte zgjidhja më e mirë". Ai mëtutje tha se "nëse kjo nuk ndodhë, atëherë duhet të gjinden zgjidhje të reja". Kaspar Klinge tha se Bashkimi Evropian shpreson se rezoluta për statusin e Kosovës do të miratohet në Këshillin e Sigurimit. Por, sipas tij, "nëse për shkak të ndonjë arsye rezoluta nuk do të miratohej, atëherë duhet të gjindet ndonjë zgjidhje tjetër që BE-ja të përfshihet në Kosovë". Atëherë juristët e BE-së do të mendojnë për "zgjidhje alternative", i tha zoti Klinge gazetës "Blic". Ai tha poashtu se BE-ja, i ka propozuar Beogradit që ti nxisë serbët e Kosovës që të dalin në zgjedhjet e Kosovës, pasi është e rëndësishme që ti kenë përfaqësuesit e zgjedhur politikë.

BERLIN
Raportohet se statusi i Kosovës dhe politika evropiane lidhur me këtë çështje janë ndër temat që do të diskutohen sot në takimin ndërmjet kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit francez, Nicolas Sarkozy. Në këtë takim do të jenë të pranishëm edhe ministrat e jashtëm të të dy vendeve, Frank-WalterSteinmeier dhe Bernard Kouchner.

PRISHTINË
Një ushtar i Shteteve të Bashkuara që shërbente në kaudër të misionit paqeruajtës ndërkombëtar në Kosovë, KFOR, ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur nga një incident të mbrëmshëm trafiku, njoftoi zëdhënësi i Shërbimit policor të Kosovës, Veton Elshani. Incidenti ndodhi kur makina e tyre u përplas në fshatin Çagllavicë, afër Prishtinës. Zëdhënësi Elshani, tha se civilët nuk ishin të përfshirë në këtë incident.

SHKUP
Gjatë shkëmbimit të zjarrit mbrëmë në hyrje të fshatit Vaksincë të Kumanovës, pas sulmit ndaj patrullës policore, është vrarë komandanti i stacionit policor, Fatmir Halili, ndërsa dy policë të tjerë janë plagosur, njoftoi zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë, Ivo Kotevski.
"Gjatë sulmit, tre persona zyrtarë të stacionit të policisë janë plagosur, ndërsa nga plagët e marra ka vdekur Fatmir Alili", tha zëdhënësi Kotevski.
Gjithashtu raportohet se kanë humbur jeten edhe dy nga sulmuesit.
Sulmi ndaj patrullës policore ka ndodhur në orën 01:00 të mëngjesit të sotëm.







29. Gusht, 2007 22:08 CET  
 

 
 
VJENË/PRISHTINË
Ekipi negociator i Kosovës arriti në Vjenë, ku nesër zhvillon negociata me delegacionin e Serbisë, me ndërmjetësimin e treshes ndërkombëtare. Raportohet se treshja ndërkombëtare në përbërje Wisner, Ischinger dhe Kharchenko së pari do të takohet me delegacionin e Kosovës e pastaj me atë të Serbisë. Këto bisedime fillojnë në orën 09:00 të mëngjesit dhe mbahen në Ministrinë e jashtme austriake. Këto janë bisedimet e para në kuadër të periudhës shtesë të negociatave 120 ditëshe për statusin e Kosovës. Para nisjes për në Vjenë, anëtarët e Ekipit Negociator të Kosovës thanë se nuk do të lëvizin nga qëndrimi për pavarësi. Ata u shprehën se këtë periudhë shtesë të negociatave e konsiderojnë të panevojshme. Pritet që delegacioni i Serbisë të arrijë nesër në Vjenë.

VJENË
Në këto çaste në Vjenë po mbahet takimi i Grupit të Kontaktit për Kosovën me treshen ndërkombëtare në përbërje Wisner, Ischinger dhe Kharchenko. Është thënë se fillimisht treshja ndërkombëtare do të raportoj për bisedimet që i ka zhvilluar në Prishtinë dhe në Beograd. Poashtu pritet të bisedohet edhe për formatin e takimeve të nesërme me delegacionin e Kosovës dhe të Serbisë.

ZAGREB
Gjermania dhe Kroacia mbështesin pavarësinë e mbikqyrur për Kosovën, ashtu siç parasheh plani i Ahtisaarit, ka deklaruar në Zagreb, Ministri gjerman i mbrojtjes, Franc Josef Jung. Këtë deklaratë Jung e bëri pas takimit me homologun kroat, Berisllav Ronçeviq.

PRISHTINË
Përpjekjet e Serbisë për ta mbajtur Kosovën nën kontroll janë të papranueshme pas konfliktit të armatosur në vitin 1999, tha presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu. "Ju nuk mund t'i detyroni më shumë se dy milion njerëz të mendojnë ndryshe dhe të kthehen nën sundimin e shtetit me te cilin ata kanë luftuar", i ka deklaruar ai agjencisë AFP, duke shtuar se "vizioni ynë është ai i së ardhmes dhe i mbylljes së kapitullit të gjakderdhjeve dhe tragjedive që populli i ka përjetuar".

BEOGRAD
Ministri i Jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiç, shpreson që propozimi i Prishtinës për pavarësinë e Kosovës nuk do të hasë në mbështetje të bashkësisë ndërkombëtare. "Nga pikëpamja juridike, për ne një akt i tillë nuk do të kishte kurrfarë peshe. Shpresoj që ai nuk do të mbështetej as nga bashkësia ndërkombëtare, kështu që as Prishtina nuk do të përcaktohej për një akt të tillë", ka thënë Jeremiç për shtypin e Beogradit.

GJENEVË
Në prag të shënimin të ditës ndërkombëtare të të pagjeturve, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, apelon te bashkësia ndërkombëtare që të mbështesë financiarisht këtë institucion në mënyrë që të mund të zbardhë fatin e të të pagjeturve dhe tu ndihmoj familjarëve të tyre. Komiteti Ndërkombëtrar i Kryqit të Kuq me seli në Gjenevë, ka bërë të ditur se më shumë se 17 mijë persona evidentohen ende si të pagjetur nga luftërat në hapësirat e ish Jugosllavisë.


28. Gusht, 2007 21:40 CET   
  

  
PRISHTINË
Ministri i jashtëm i Holandës,Maksim Verhagen tha se nëse Prishtina dhe Beogradi pajtohen për opsionin e ndarjes, atëherë qeveria e vendit të tij do ta mbështesë një zgjidhje të tillë. Ndrëkaqë Presidenti fatmirë sejdiu dhe Kryemibnistri Agim Ceku e kanë kundërshtuar në mënyrë kategorike opsionin e ndarjes. Këto komente u bënë sot pas takimeve të ministrit Verhagen me zyrtarët më të lartë të Kosovës. Zoti Verhagen tha se të dy palët gabojnë rëndë nëse mendojnë se gjithçka do të zgjidhet sipas pikëpamjeve të tyre ,pasi,sipas tij, rezultati final nuk dihet ende.

VJENË
Përfaqësuesit e treshës ndërkombëtare për Kosovën, Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe Rusisë, do të takohen ndaras në Vjenë me delegacionin e Prishtinës dhe Beogradit në negociatat për statusin e Kosovës, të cilat do të zgjasin një ditë, ka bërë të ditur ministria austriake e punëve të jashtme.

PRISHTINË
Në fund të mandatit të tij në Kosovë si komandant i KFOR-it , gjenerali gjerman Roland Kather, ka mbajtur sot një konferencë për media, ku i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të merr një vendim sa më të shpejt për statusin e Kosovës. Ndërkohë që ka ftuar qytetarët që të vazhdojnë të kenë besim në procesin e zgjidhjes së statusit dhe të ruajnë qetësinë. Kather, tha se KFOR-i nuk do të pësoj asnjë ndryshim në mandatin aktual që ka përderisa statusi i Kosovës të mos jetë zgjidhur.

BEOGRAD
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Beograd Stiven Vordsvort, ka deklaruar sot se plani i të dërguarit të posaçëm të OKB-së për Kosovën Marti Ahtisari, "ende është në tavolinë". Vodsfort u ka thënë gazetarëve në Beograd, qw shpreson se palët do të angazhohen seriozisht në vazhdim të bisedimeve për të gjetur një zgjidhje për Kosovën.

BERLIN
Ministri gjerman i mbrojtjes Franc-Jozef Jung, fillon nesër vizitën në vendet e Ballkanit Perendimor, ka bërë të ditur Ministria gjermane e mbrojtjes.Temë kryesore e bisedimeve në Zagreb, Shkup, Tiranë dhe Prishtinë do të jenë bisedimet për statusin e Kosovës.

ANKARA
Ish-ministri i jashtëm turk Abdullah Gyl, ka bërë betimin si presidenti i ri i vendit.Gyl, tha se do t'i mbetet besnik demokracisë dhe republikës sekulare. Ai është presidenti i parë me një të kaluar islamike në historinë e republikës sekulare të Turqisë.
BRUKSEL
Kryetari i Komisionit Evropian Hoze Manuel Baroso, ka përshëndetur zgjedhjen e Abdullah Gyl, president të Turqisë. Nëpërmjet një kumtese, Baroso ka thënë se zgjedhja e Gylit ofron mundësinë e dhënjes së imputeve pozitive Turqisë drejt proceseve integruese në BE.

ATHINË
Zjarri në Greqi nuk ka të ndalur. Rreth 300 persona kanë braktisur shtëpitë e tyre në ishullin grek Euboea të dytin për nga mëdhësia në Peleponez. Nga zjarret që kanë përfshirë tërë Greqinë kanë vdekur 63 persona dhe mbi 3000 të tjerë kanë mbetur të pastrehë.Gjendja e përgjithshme në Greqi sot raportohet të jetë më relaksuese . Ndërkaqë, autoritetet greke kanë bërë të ditur se kanë arrestuar më shumë se 30 persona të dyshuar për zjarrëvënie.

NEVADA- SHBA
Presidenti amerikan Xhorxh Bush, ka deklaruar se tërheqja e forcave të Shteteve të Bashkuara nga Iraku, do të mundësoj që Lindja e Mesme të bie në duart e ekstremistëve dhe njwherwsh të rrezikohet siguria e Shteteve të Bashkuara. Bush, tutje ka tërhequr vërejtjen se në rast se Iranit i lejohet që të ketë bombë atomike, atëherë rrezikohet që Lindja e Mesme të futet nën ombrellën e holokaustit bërthamor.

VJENË
Irani ka bërë të ditur se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore e quan të zgjidhur çështjen e plutoniumit. Në një deklaratë të qeverisë iraniane jepen dhe afatet kohore sipas të cilave Teherani do t'i përgjigjet pyetjeve të kësaj agjencie lidhur me centrifugat që përdoren për pasurimin e uraniumit.


27. Gusht, 2007 20:37 CET   
  

  
BLED
Bashkimi Evropian nuk duhet të lejojë që Kosova të shndërrohet në një tjetër "konflikt të ngrirë", por duhet të pranojë planin për pavarësinë e mbikqyrur, tha i dërguari i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Marti Ahtisaari.
"Kosova është dhe duhet të mbetet një cështje evropiane. Është koha e duhur që të kalojmë nga periudha e menaxhimit të konfliktit në zgjidhjen e tij", tha Ahtisaari gjatë konferencës ndërkombëtare për zgjerimin e Bashkimit Evropian në Bled të Sllovenisë.
"Të mos bësh asgjë nuk është opcion", tha Ahtisaari duke theksuar se propozimi i tij mbetet kompromisi më i mirë i mundshëm.

PARIS
Presidenti francez, Nicholas Sarkozy ka përsëritur mbështetjen për pavarësinë e mbikqyrur për Kosovën dhe ka theksuar se ndërtimi i Evropës është përparësi absolute për Francën.
"Ne mbështesim parimin për pavarësinë e mbikqyrur, të cilin me ndihmën e BE-së do ta zbatojë bashkësia ndërkombëtare, garantuese e respektimit të të drejtave të pakicave", ka thënë Sarkozy para ambasadorëve të Francës në botë. Ky është fjalimi kryesor i Sarkozy për politikën e jashtme që nga ardhja në postin e presidentit.

VJENË
Ministrja e jashtme e Austrisë, Ursula Plashnik ka deklaruar se zgjidhja e statusit të ardhshëm të Kosovës paraqet test të pjekurisë për Bashkimin Evropian.
Në fjalimin me rastin e hapjes së takimit të rradhës së Forumit Evropian Alpbah në Austri, Plasnik ka thënë se BE-ja është organizatë e cila vazhdimisht mëson ndërsa Kosova është provë e pjekurisë për politikën e saj të jashtme të përbashkët.

BEOGRAD
Beogradi në takimin e 30 gushtit në Vjenë do dërgojë një delegacion politik.
Në Vjenë do udhëtojë ministri për Kosovën, Sllobodan Samarxhiq dhe ministri i jashtëm, Vuk Jeremic.
Samarxhiq ka thënë se takimi i Vjenës do ketë takim konsultativ prandaj Beogradi do përfaqësohet me delegacion politik.
Kosova në takim do përfaqësohet nga Ekipi i Unitetit.

UASHINGTON
Kreu i drejtësisë amerikane, Alberto Gonzales dha dorëheqjen. Ky vendim vjen pas muaj akuzash se Gonzales largoi nga puna tetë prokurorë federalë për arsye politike.
Demokratët e akuzojnë Gonzalesin se ka keqpërdorur dhe ligjet antiterror.
Presidenti Bush edhe sot përsëriti vlerësimin pozitiv për Gonzalesin.
"Në postin e kreut të drejtësisë amerikane dhe më parë si jurist në Shtëpinë e Bardhë, Gonzales ka luajtur rol kritik në formësimin e politikave tona në luftën kundër terrorizmit dhe ka punuar pa u lodhur për ta bërë vendin tonë më të sigurtë", tha Bush.





20. Korrik, 2007 19:12 CET   
  

  
NJU JORK
Këshilli i Sigurimit ia kaloi drejtimin e procesit për zgjidhjen e statusit te Kosovës Grupit të Kontaktit. Kjo u bë e ditur pak më parë në një deklaratë të përbashkët të vendeve sponsorizuese të projektrezolutës për Kosovën.
Deklarata, që u lexua nga ambasadori francez në Kombet e Bashkuara, Jean Marc de la Sablierre, theksonte mbështetjen për planin e Ahtisaarit, duke e cilësuar atë si bazën më të mirë për zgjidhjen e statusit të Kosovës.
Në të njëjtën deklaratë mbështetej qëndrimi për bisedime shtesë mes Prishtinës dhe Beogradit.
Vendimi në fjalë erdhi pasi vendet mbështetëse të planit të Ahtisaarit provuan një numër projektrezolutash, që merrnin parasysh vërejtjet e Rusisë, por pa arritur të merrnin miratimin e Moskës.

PRISHTINË
Kryeministri i Kosovës, Agim Ceku kërkon nga anëtarët e tjerë të Ekipit të Unitetit dhe qendrat ndërkombëtare,
që të perkrahet ideja e tij, për shpalljen e pavarësisë së Kosovës me datën 28 nëntor. Ceku tha sot se kjo datë edhe ashtu festohet në Kosovë dhe në këtë rast, ajo do të bëhej edhe më madhështore.
Komentet e kryeministrit erdhën pas takimit me shefin e UNMIK-ut, Joakim Ryker.

TIRANË
Kuvendi në Shqipëri do të votojë sonte për herë të katërt për të zgjedhur kreun e shtetit. Në garë janë Bamir Topi i Partisë Demokratike dhe Neritan Ceka i Partisë Aleanca Demokratike. Në prag të këtij votimi përfaqësues të Partisë Demokratike kanë thënë se nuk do të tërheqin kandidatin e tyre Bamir Topi.
Eshtë e paqartë nëse shumica qeverisëse do të mund të sigurojë 84 votat e nevojshme. Afati i fundit kushtetues për zgjedhjen e presidentit është 24 korriku, në të kundërt vendi do të duhet të zhvillojë zgjedhje të parakohshme.

ATHINË
Kancelarja gjermane Angela Merkel takohet sot në Athinë me homologun e saj grek, Kostas Karamanlis.
Merkel dhe Karamanlis do të diskutojnë marrëdhëniet e Bashkimit Evropian me Turqinë dhe Qipron si dhe të ardhmen e Kosovës.



19. Korrik, 2007 21:06 CET   
  

  
NJU JORK
Konsultimet kushtuar rezolutës së re për Kosovën që është dashur të mbahen sonte në Kombet e Bashkuara janë shtyer për nesër, bëjnë të ditur agjencitë e lajmeve. Ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, Zalmai Halilzad, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian synojnë që nesër t'i bëjnë të ditura planet për statusin e Kosovës duke shtuar se Rusisë i është dhënë edhe një ditë për të qartësuar pozicionin e saj.

LISBONË
Kosova do ta fitoj pavarësinë, në "njërën ose mënyrën tjetër", përkundër vërejtjeve të Rusisë në Kombet e Bashkuara, tha sot sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice. Zonja Rice u tha reporterëve gjatë udhëtimit të saj për në Lisbonë, se presidenti George Bush e ka bërë shumë të qartë se Kosova do të jetë e pavarur. "Shtetet e Bashkuara janë absolutisht të përkushtuara për këtë", tha zonja Rice. E pyetur se a janë Shtetet e Bashkuara të përgatitura që, në rrugën e pavarësisë së Kosovës, të lëvizin jashtë Këshillit të Sigurimit, ajo tha se "ne jemi të përkushtuar për një Kosovë të pavarur dhe do të arrijmë atje në njërën ose mënyrën tjetër". Në Lisbonë zonja Rice merr pjesë në takimin katërpalësh për Lindjen e Mesme.

PODGORICË
Rusia do të përdorë veton në Këshillin e Sigurimit ndaj cilës do rezolutë për Kosovën që për Serbinë është e papranueshme, ka thënë kreu i Dumës ruse, Boris Gryzlov. "Në rast se rezoluta vihet në votim, Rusia do të përdorë të drejtën e vetos" ka thënë Gryzlov në Podgoricë. Ai ka shtuar se pavarësia e Kosovës "do të ishte shkaktare e disa konflikteve në pjesë të ndryshme të botës".

BERLIN
Gjermania shpreson se liderët e Kosovës dhe Serbisë do të jenë të gatshëm për kompromis në bisedimet e reja për statusin. Zv. ministri i Jashtëm gjerman, Gernot Erler, deklaroi se të dyja palët duhet ta kuptojnë se procesi negociator do të vazhdojë dhe pritet që ato të jenë më fleksibile dhe më të hapura për t'iu dhënë negociatave një mundësi tjetër. Erler tha poashtu se çështja e Kosovës do të jetë temë kryesore e bisedimeve të nesërme ndërmjet ministrave të Jashtëm të Gjermanisë dhe Rusisë.


19. Korrik, 2007 16:34 CET   
  

  
LISBONË
Kosova do ta fitoj pavarësinë, në "njërën ose mënyrën tjetër", përkundër vërejtjeve të Rusisë në Kombet e Bashkuara, tha sot sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice. Zonja Rice u tha reporterëve gjatë udhëtimit të saj për në Lisbonë, se presidenti George Bush e ka bërë shumë të qartë se Kosova do të jetë e pavarur. "Shtetet e Bashkuara janë absolutisht të përkushtuara për këtë", tha zonja Rice. E pyetur se a janë Shtetet e Bashkuara të përgatitura që, në rrugën e pavarësisë së Kosovës, të lëvizin jashtë Këshillit të Sigurimit, ajo tha "ne jemi të përkushtuar për një Kosovë të pavarur dhe ne do të arrijmë atje në njërën ose mënyrën tjetër". Në Lisbonë zonja Rice merr pjesë në takimin katërpalësh për Lindjen e Mesme.

LISBONË 
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Vuk Jeremic ka ripërsëritur sot në Lisbonë se Serbia kundërshton imponimin e e pavarësisë së Kosovës. "Imponimi i pavarësisë së Kosovës jashtë Këshillit të Sigurimit, është garanci për destabilizimin e Ballkanit perendimorë" ka deklaruar Jeremic.

PRISHTINË
Përfaqësuesi i Portugalisë për Ballkanin Perëndimor, Antonio Tanger Korrea ka porositur kosovarët që të mos zhgënjehen nëse rezoluta për Kosovën nuk miratohet në KS të OKB-së në ditët e ardhshme dhe se kjo nuk paraqet ndonjë katastrofë.
“Përkundrazi, ne kemi zgjidhje tjera për ta mbajtur procesin në rrjedhë. Ne do t’i miratojmë shumë shpejt këto zgjidhje brenda kornizës së Grupit të Kontakit dhe vetëm kam kërkuar më shumë durim.”, ka thënë Korrea pas takimit me presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiun. Korrea ka thënë se duhet të shtjerren të gjitha mundësitë e dialogut, duke shtuar se kjo është përpjekja e fundit në proces. “Një zgjidhje duhet të gjendet, më mirë herët sesa vonë”, ka thënë diplomati portugez Korrea, vendi i të cilit kryeson presidencën e radhes te BE-së.

MOSKË
Rusia ka njoftuar se do të dëbojë katër diplomatë britanik si përgjigje ndaj dëbimit të katër diplomatëve rus nga ana e Britanisë së Madhe. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse, Mihail Kaminin nuk identifikoi diplomatët britanik. "Ambasadorit britanik është njoftuar se katër veta nga stafi i Ambasadës britanike në Moskë, janë persona të papranueshëm dhe duhet të lëshojnë territorin Rus brenda 10 ditëve" ka thënë Kaminin.
Ai njoftoi gjithashtu se Rusia do të ndalojë vizat për zyrtarët britanik si dhe do ndërpresë bashkëpunimin antiterror.
Dëbimi i diplomatëve rus nga ana e Britanisë, ditë më parë u bë pasi Moska refuzoi të ekstradojë të dyshuarin kryesorë për helmimin e ish agjentit rus, Aleksander Litvienko.


18. Korrik, 2007 21:36 CET   
  

  
KOMBET E BASHKUARA
Këshilli i Sigurimit do të diskutojë nesër projektrezolutën për Kosovën, e cila u paraqit dje edhe zyrtarisht para Këshillit. Kjo u bë e ditur nga ambasadori amerikan në Kombet e Bashkluara Zalmay Khalilzad.
"Nëse Rusia parandalon Këshillin e Sigurimit që të ketë një rol në këtë cështje procesi nuk do të ndalojë këtu. Procesi do shkojë jashtë Këshillit", tha Khalilzad.
Ai shtoi se shumica e vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit e pranojnë projektrezolutën në fjalë.
Projektrezoluta e re mirëpret gatishmërinë e vendeve anëtare të Grupit të Kontaktit dhe Bashkimit Evropian që të jenë lehtësuesit e bisedimeve shtesë që do të zhvillohen për 120 ditë.
Njëherësh aty shprehet vlerësimi se palët janë të gatshme të emërojnë një të dërguar ndërkombëtar që do të jetë i njëjtë me të dërguarin e Bashkimit Evropian. Detyra e tij do jetë "cuarja përpara e qeverisjes demokratike, efikase dhe gjithëpërfshirëse, mbrojtja e të drejtave të anëtarëve të cdo bashkësie, decentralizimi, drejtësia dhe shteti ligjor, mbrojtja e qendrave kulturore dhe fetare, mbrojtja e të drejtës së pronës dhe në përgjithësi mirëqenia e njerëzve".
Gjithashtu kjo projektrezolutë thekson faktin se Kosova është rast i vecantë për shkak të rrethanave që cuan në shpërbërjen e ish Jugosllavisë dhe shtypjen masive që iu bë popullit të Kosovës gjatë viteve '90 e vecanërisht në '99.

PRISHTINË
Ekipi Negociator ka vendosur sot që zgjedhjet e përgjithshme të mbahen këtë vit, sipas afateve kushtetuese, ndërsa ka kërkuar që këto zgjedhje të mos justifikojnë shtyrjen e statusit.
Lidhur me takimin me Sekretaren amerikane të Shtetit Condoliza Rice, Ekipi i Unitetit bëri të ditur se do të shkojë me mesazhin se Kosova është e gatshme për pavarësi, por nuk do të kërkohet nga ajo afatizimi i procesit të pavarësisë.

BERLIN
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier tha se në rast se nuk do të kemi një rezolutë të Kombeve të Bashkuara "po shqyrtohet marrja e hapave për të sqaruar statusin e Kosovës. Kjo përfshin dhe mundësinë e një raundi të ri bisedimesh mes Kosovës dhe Serbisë, edhe pa rezolutën e Këshillit të Sigurimit".
Ai shtoi se këto bisedime duhet të bazohen mbi raportin e presidentit Ahtisaari.
Ndërkaq homologu i tij britanik David Miliband tha se "mendojmë që zgjidhja e propozuar nga zoti Ahtisaari është baza e drejtë për të ardhmen e Kosovës".

PARIS
"Shpresoj që të arrijmë një kompromis me Rusinë lidhur me rezolutën për Kosovën, por realisht dyshoj se kjo do të ndodhë", tha shefi i diplomacisë franceze, Bernard Kouchner pas bisedimeve me homologun e tij britanik, David Miliband. Kouchner shtoi se "kjo do të thotë se nuk do kemi rezolutë. Bisedimet do vazhdojnë, muaj bisedimesh, pas të cilave shpresojmë se shqiptarët e Kosovës dhe serbët do të mund gjejnë mirëkuptim.
Kjo është vizita e parë e Miliband në Francë, që nga marrja e detyrës së ministrit të jashtëm.

PARIS
Përparimi në zgjidhjen e problemit të Kosovës nuk do të jetë i mundur para se të mbahen zgjedhjet presidenciale në Rusi në mars të 2008, shkruan e përditshmja franceze "Le Monde" duke cituar burime diplomatike.
"Nuk kemi arritur marrëveshje me rusët. Dëshirojmë rezolutë që të paktën nuk do të ndalonte pavarësinë e Kosovës" ka thënë një diplomat evropian, shkruan në numrin e sotëm "Le Monde".


17. Korrik, 2007 21:54 CET   
  

  
NJU JORK
Zëvendës ambasadorja britanike në Kombet e Bashkuara, Karin Pirs tha sot se Rusia e ka tejkaluar kapitalin e saj të politikës së jashtme ndaj Serbisë lidhur me statusin e Kosovës. "Është interesante se deri në çfarë mase rusët e kanë tejkaluar politikën e tyre të jashtme në çështjen e Kosovës ndaj Serbisë" , u tha zonja Pirs gazetarëve në Kombet e Bashkuara dhe shtoi se "është për keqardhje fakti se Moska duket se nuk dëshiron të bashkëpunoj në Grupin e Kontaktit në këtë çështje". Duke u shprehur për mundësinë e nxjerrjes së rezolutës për statusin e Kosovës në votim në Këshillin e Sigurimit, Karin Pirs tha se diplomatët "janë në pritje të instruksioneve nga kryqytetet, por për momentin, disponimi është që rezoluta të paraqitet në votim mbase brenda 36 orëve".

BRUKSEL
Bashkimi Evropian ka konfirmuar sot se po i shqyrton mundësitë për ta anashkaluar Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, nëse Rusia së shpejti nuk e pranon rezolutën për Kosovën. Këtë në mënyrë indirekte e ka paralajmëruar përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Havier Solana. Sot në Bruksel u bë edhe takimi ndërmjet të dërguarit të posaqëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari dhe zotit Havier Solana. U konkludua se ka pak gjasë që të miratohet propozim rezoluta e tashme për Kosovën në Këshillin e Sigurimit, kanë thënë zyrtarë të BE-së, që morën pjesë në këtë takim. "Duhet pasur durim, siç kam unë" në zgjidhjen e statusit të Kosovës, deklaroi shkurt Martti Ahtisasari pas takimit.

BERLIN
Kancelarja Angela Merkel deklaroi sot në Berlin se Gjermania dhe Bashkimi Evropian "dëshirojnë të shkojnë përtej rezolutës 1244", ndërsa kryeminsitri i Serbisë, Vojisllav Koshtuncia tha se për bisedimet e mëtejshme për Kosovën nuk nevojitet rezolutë e re pasi rezoluta 1244 është "e mirë dhe e vlefshme". Në konferencën e përbashkët për gazetarë, zonja Merkel tha se "dëshirojmë të shkojmë përtej rezolutës 1244, prandaj dëshirojmë ta mbështesim rezolutën e re në Këshillin e Sigurimit të OKB-së". Ajo mëtutje tha se "nuk dëshirojmë ta prejudikojmë pavarësinë e Kosovës, dëshirojmë që me kompromis të arrihet vendimi". Kancelarja gjermane e përsëriti mbështetjen e Gjermanisë për planin e Martti Ahtisaarit. Kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica tha se "negociatat duhet të vazhdojnë sipas rezolutës 1244" dhe theksoi se pavarësia e Kosovës do të ishte precedent i rrezikshëm për rajonin dhe për botën.

PRISHTINË
Liderët e Kosovës kanë thënë se Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka dështuar në çështjen e statusit të Kosovës dhe kanë kërkuar nga perëndimi që të ofroj rrugë alternative për pavarësi. "Nëse nuk ka zgjidhje të shpejtë në Këshillin e Sigurimit atëherë duhet të kërkohen rrugë alternative, por në bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare", tha presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu. Hashim Thaçi u tha reporterëve se "roli i KS të OKB-së është dobësuar" dhe se "ai ka dështuar ta gjejë zgjidhjen për statusin e Kosovës".

LUBJANË
Shqipëria fuqishëm e mbështet planin e Martti Ahtisaarit për Kosovën, deklaroi sot në Lubjanë ministri i jashtëm i Shqipërisë, Lulëzim Basha pas takimit me ministrin e jashtëm slloven, Dimitrij Rupel. Zoti Basha mëtutje tha se kemi të bëjmë me kompromis "i cili është kompromis i dhembshëm për shumicën në Kosovë, por është bërë me bindjen e thellë që ti ofroj perspektivë Kosovës, e cila do të jetë e pavarur, demokratike dhe multietnike". Dimitrij Rupel tha se Sllovenia e mbështet planin e Martti Ahtisarit për Kosovën dhe shtoi se nuk e kundërshton shtyrjen "nëse kjo është e domosdoshme". Sipas tij, propozim më të mirë se plani i Ahhtisaarit nuk ka. Ai mëtutje u shpreh se idetë për ndarjen e Kosovës mund të paraqesin problem të madh për Evropën, e cila në të kaluarën kishte hequr dorë nga përcaktimi i kufijve sipas parimit etnik.



16. Korrik, 2007 21:39 CET   
  

  
PRISHTINË
Britania mbetet e përkushtuar për të arritur zgjidhje të qëndrueshme për statusin e Kosovës, bazuar në propozimin e Martti Ahtisarit, për pavarësinë e mbikëqyrur nga bashkësia ndërkombëtare, thuhet në letrën që kryeminsitri britanik, Gordon Braun ia dërgoi presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu. Mëtutje kryeminsitri britanik shkruan se ky proces është zgjatur më shumë sesa kemi dashur dhe në këtë aspekt, ai i "kupton frustrimet në Kosovë". Britania e Madhe po punon intensivisht me partnerët e vet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në Bashkimin Evropiann dhe në NATO, për të arritur një marrëveshje për mënyrën e implementimit të propozimeve të të dërguarit të posaqëm të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, thuhet mëtutje në letër.

NJU JORK/MOSKË
Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara sot diskutohet për rezolutën për Kosovën, e cila është sponsorizuar nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e BE-së, që janë anëtare të Këshillit. Lidhur me këtë projekt rezolutë, ambasadori amerikan në OKB, Zalmay Khalilzad pat thënë se "esenca e asaj që propozuam nuk është subjekt i ndryshimeve", por se "propozuesit janë të hapur për sugjerimet e arsyeshme të Rusisë. Zyrtari rus, Konstantin Kosaçov tha sot se rezoluta "ende nuk është e gatshme për shqyrtim dhe votim" në Këshillin e Sigurimit.

LISBONË
Serbia është e hapur për ti dhënë Kosovës më shumë autonomi, por kurrë nuk do ta shkëmbej pavarësinë e Kosovës me hyrje në Bashkimin Evropian, tha sot kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica. Ai tha se disa diplomatë të Bashkimit Evropian i kanë sugjeruar Serbisë që ta tregtoj pa varësinë e Kosovës për hyrje në BE. Ai këtë ofertë e cilësoi si të turpshme. Këto komente zoti Koshtunica i bëri në Lisbonë pas takimit me kryeministrin portugez, Jose Socrates, vendi i të cilit e kryeson presidencën e radhës së Bashkimit Evropian.

PRISHTINË
Presidenti Fatmir Sejdiu tha sot se institucionet e Kosovës angazhohen për miratimin e rezolutës për statusin e Kosovës në Këshillin e Sigurimit, e cila e mbështet propozimin e Martti Ahtisaarit, por ato janë poashtu të përgatitura për rrugët alternative në bashkëpunim me ata që e mbështesin Kosovën.
"Më e rëndësishmja është që SHBA-të fuqishëm e mbështesin vizionin tonë dhe pakon e Martti Ahtisaarit", tha ai. Këto komente presidenti Sejdiu i bëri pas takimit të Ekipit të Unitetit.U tha se të mërkurën, në takimin e Ekipit të Unitetit, do të përcaktohen çështjet kryesore për të cilat dot ë bisedohet me sekretaren amerikane të shtetit, Condoleezza Rice në takimin që pritet të mbahen në fund të këtij muaji. Gjatë kësaj jave pritet që të caktohet një seancë e Kuvendit të Kosovës, në të cilën do të diskutohej për statusin e Kosovës. Anëtarët e Ekipit të Unitetit, Fatmir Sejdiu dhe Hashim Thaçi u shprehën kundër përcaktimit të datës së zgjidhjes së statusit, ndërsa Agim Çeku e Veton Surroi thanë se janë për përcaktimin e datës.









2. Korrik, 2007 21:39 CET   
  

  
KENEBANKPORT
Presidentët amerikan dhe rus, Bush e Putin zhvilluan të hënën ditën e dytë të takimit jozyrtar në rezidencën familjare të Bushit të vjetër në Kenebankport në Main.
Gjatë paraqitjes para mediave Bush dhe Putin theksuan natyrën e hapur dhe miqësore të bisedimeve.
"Përgjatë gjithë marrëdhënieve tona ka pasur momente kur kemi rënë dakord për cështje të ndryshme dhe padyshim ka pasur kohëra kur nuk kemi qenë dakord për probleme të caktuara. Ajo cfarë kam parë gjatë gjithë kësaj kohe tek Vladimir Putini është se ai është i qëndrueshëm, transparent, i ndershëm dhe një njeri me të cilin lehtësisht mund të diskutosh mundësitë dhe problemet tona", tha presidenti Bush.
Megjithatë ashtu si edhe kishin paralajmëruar bashkëpunëtorët e dy presidentëve nuk është njoftuar për ndonjë marrëveshje në cështje konkrete.
Programet bërthamore të Iranit ishin një nga temat për të cilën Bush dhe Putin duket se planifikuan një front të përbashkët.
Sa i përket cështjes së Kosovës që besohet se është diskutuar në takimin jozyrtar, derisa Uashingtoni mbështet pavarësinë që kundërshtohet nga Moska, asnjë nga presidentët nuk tha dicka konkrete.
Ndërkaq sa i përket marrëdhënieve dypalëshe mes Shteteteve të Bashkuara dhe Rusisë, të cilat nga disa analistë ishin ciëlsuar në nivelin më të ulët që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë, Putini premtoi përmirësim në muajt që vijnë.
"Marrëdhëniet mes dy vendeve tona do të ngrihen në një nivel plotësisht të ri", tha shefi i Kremlinit.
Sa i përket një tjetër cështje kundërthënëse mes dy vendeve, asaj të mbrojtjes raketore, Putini kishte propozuar zgjerimin e bashkëpunimit në këtë fushë duke përfshirë Rusinë, më shumë vende evropiane si dhe NATO-n.
"Presidenti Putin propozi një qasje rajonale sa i përket mbrojtjes raketore. Ne duhet të punojmë së bashku në marrëdhëniet dypalëshe, ashtu si dhe përmes këshillit NATO-Rusi. Unë jam plotësisht dakord me këtë qasje", tha Bush.

GJENEVË
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon shprehu shpresën se takimi mes presidentëve Bush dhe Putin do të cojë deri tek një gjuhë e përbashkët për pavarësinë e Kosovës.
Shtyrjet e mëtejshme të votimit të projektrezolutës për të ardhmen e Kosovës në Këshillin e Sigurimit janë të padëshirueshme, pasi do krijonin probleme për paqen dhe stabilitetin në Ballkan, tha Ban Ki Moon në një konferencë për shtyp në Gjenevë.
Ban Ki Moon përsëriti shpresën se Bush e Putin "do të gjejnë një zgjidhje të mirë për këtë cështje".

PRISHTINË
Kombet e Bashkuara do të rishikojnë rregulloret që kanë të bëjnë me autorizimin e përdorimit të plumbave të gomës në misionet paqeruajtëse, bëri të ditur një prokuror i Kombeve të Bashkuara.
Rekomandimi i mësipërm ishte pjesë e rezultatit të hetimeve rreth vdekjes së dy shqiptarëve gjatë protestës së 10 shkurtit të këtij viti nga plumbat e gomës të përdorur nga policët rumunë. Këta të fundit shërbenin brenda misionit të Kombeve të Bashkuara.

BEOGRAD
Shumica e vendeve të Ballkanit mendojnë se anëtarësimi në Bashkimin Evropian do të përmirësojë situatën e tyre. Kjo bëhet e ditur nga një anketë e realizuar nga Gallup Evropa.
Shqiptarët e Kosovës ishin më pesimistët në mesin e të anktuarve të tjerë në Ballkan sa i përket të ardhmes në vendin e tyre. 73% e shqiptarëve të Kosovës të anketuar besonin se jashtë vendit kanë një të ardhme më të mirë.
Vetëm 26% e shqiptarëve të Kosovës iu përgjigjën pozitivisht pyetjes nëse kanë një vend pune, derisa kjo shifër ishte ndjeshëm më e lartë për të anketuarit në vendet e tjera.
Shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri ishin më miqësorët ndaj Bashkimit Evropian, derisa kroatët ishin më dyshuesit.
Sa i përket konflikteve etnike në krye të listëts ishin të anketuarit në Maqedoni, 41% e të cilëve besonin se do të kishte një konflikt rajonal në pesë vitet e ardhshme, derisa 27% e tyre besonin se ky konflikt do të ndodhte në Maqedoni.

LONDËR
Policia britanike ka arrestuar shtatë persona lidhur me sulmet e dështuara terroriste gjatë fundjavës në Gllasgou dhe Londër.
Policia gjatë ditës ka ushtruar kontroll dhe në 19 shtëpi apo qendra të tjera, në atë që ministrja e brendshme britanike, Jacqui Smith e ka cilësuar si një hetim që po ecën shumë shpejt.
"Terroristët sulmojnë vlerat që ndajnë të gjithë qytetarët që respektojnë ligjin. Si qeveri, si bashkësi dhe si individë na duhet ta bëjmë të qartë se mesazhi i terroristëve është hedhur poshtë. Mirëpres të gjitha mesazhet e forta që dënojnë sulmet e dështuara terroriste që kanë ardhur nga drejtuesit e të gjitha komuniteteve gjatë fundjavës. Terroristët do të munden nga uniteti ynë", tha Jacqui


1. Korrik, 2007 20:32 CET   
  

  
MAIN - SHBA
Presidenti amerikan George Bush pret në rezidencën familjare në Main homologun e tij rus, Vladimir Putin.
Të dy krerët e shteteve synojnë përmirësimin e marrëdhënieve gjatë takimit në fjalë.
Para udhëtimit në Shtetet e Bashkuara, Putini theksoi marrëdhëniet e tij miqësore në nivel personal me presidentin Bush.
"Shpresoj se dialogu im me dikë që gjatë këtyre viteve kam krijuar marrëdhënie shumë të mira, miqësore do të thosha, do të zhvillohet në këtë atmosferë", tha Putin. Sipas shefit të Kremlinit "në politikë, ashtu si në sport ka gjithmonë konkurrencë. Është e rëndësishme që konkurrenca të zhvillohet në përputhje me rregullat dhe duke respektuar interesat e njëri-tjetrit".
Një morri cështjesh i ndajnë dy vendet. Statusi i Kosovës, për të cilën Shtetet e Bashkuara këmbëngulin se duhet të jetë e pavarur, derisa Moska e kundërshton një gjë të tillë, është një prej tyre.
Nga ana tjetër edhe planet amerikane për vendosjen e një pjese të mbrojtjes raketore në disa vende evropiane ka shkatuar kundërshtimin e ashpër të Moskës.
Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se Bush synon të diskutojë dhe programet bërthamore të Iranit.
Por "nuk duhen pritur marrëveshje, vendime, apo nënshkrimi I ndonjë dokumenti", tha zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov.
"Qëllimi i takimit është të shpjegojnë shqetësimet përkatëse dhe qëndrimet në një numër cështjesh", theksoi Peskov.

LISBON
Portugalia nga sot ka marrë kryesinë e rradhës së Bashkimit Evropian. Miratimi i marrëveshjes që do zëvendësojë kushtetutën e dështuar evropiane mbetet një nga cështjet kyce të presidencës portugeze.
Kryeministri portugez, Sokrates tha se "keqkuptimet" me Poloninë rreth procesit të votimit mbeten të kapërcehen.
Kosova mbetet një tjetër temë e ndjeshme e presidencës portugeze. Zyrtarët e Portugalisë kanë kërkuar unitet nga Bashkimi Evropian rreth Kosovës.
Portugalia e merr kryesinë nga Gjermnia, derisa pas gjashtë muajsh ia dorëzon Sllovenisë.

NJU JORK
Nga 1 korriku Kina merr kryesinë e rradhës së Këshillit të Sigurimit. Kryesia zgjat një muaj, derisa Kina ka të drejtë vetoje, si vend anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit.
Kina e morri kryesinë nga Belgjika derisa më 1 gusht ia dorëzon Kongos.


30. Qershor, 2007 20:40 CET   
  

  
PRISHTINË
Lëvizja "Vetëvendosje" sot ka protestuar në Prishtinë kundër pakos së Martti Ahtisaarit, dhe ka kërkuar largimin e UNMIK-ut.
Qindra qytetarë që iu ishin bashkangjitur protestës, gjithashtu kanë kërkuar mbajtjen e referendumit dhe lirimin e kreut të lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Shërbimi Policor i Kosovës tha se protesta ka qenë e qetë dhe nuk është shënuar asnjë incident.

STRUGË
Kryeministri i Kosovës Agim Çeku tha se përkundër mosmarrëveshjeve në Këshillin e Sigurimit rreth miratimit të projekt rezolutës për statusin e Kosovës, së shpejti do të arrihet zgjidhja për këtë çështje, pasi pavarësia e Kosovës nuk ka alternativë.
Duke folur në Kongresin e Partisë Demokratike Shqiptare në Strugë, kryeministri Çeku gjithashtu e vlerësoi lartë qëndrimin e partive shqiptare, të cilat sipas tij, "kanë ndikuar shumë që qeveritë dhe pushteti i Maqedonisë të kenë një qëndrim pozitiv dhe mbështetje konkrete për pavarësinë e Kosovës".

PRISHTINË
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se pala kosovare nuk do të negociojë pavarësinë, por do të vazhdojë të punojë me komunitetin ndërkombëtar.
"Për pavarësinë e Kosovës nuk do të ketë negociata. Do të ketë respektim të agjendës shtesë të komunitetit ndërkombëtar. Ne besojmë fuqishëm në angazhimet e SHBA dhe BE për pavarësinë e Kosovës. Në të njëjtën kohë është komplikues qëndrimi i Rusisë kundër pavarësisë së Kosovës. Por unë besoj se vullneti i qytetarëve të Kosovës për pavarësi, e drejta jonë, dhe mbështetja e fuqishme e shteteve tjera perëndimore do të kyçin në proces pozitiv edhe Rusinë", deklaroi Hashim Thaçi për Radion Evropa e Lirë.

BEOGRAD
Kryeministri i Serbisë Vojisllav Koshtunica ka vlerësuar sot se takimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara George Bush dhe presidentit të Rusisë Vladimir Putin, është "rast i rëndësishëm që të rishqyrtohet ecuria e deritashme e zgjidhjes së statusit të Kosovës, dhe të hapen faqe të reja në kërkimin e zgjidhjes për të ardhmen e Kosovës".
"Serbia pret që dy presidentët fuqimisht të orientohen kah zgjidhja e çështjes së Kosovës përmes negociatave të reja, me qëllim që të arrihet tek një zgjidhje kompromisi, e pranueshme për të dyja palët, e cila do të jetë në pajtim me parimet e së drejtës ndërkombëtare", ka thënë Koshtunica.
Nesër në Kenebankport, në shtetin amerikan Maine, Bush dhe Putin, në një takim joformal do të bëjnë përpjekje për t'i tejkaluar dallimet rreth shumë çështjeve.
Statusi i ardhshëm i Kosovës dhe vendosja e sistemit mbrojtës antiraketor amerikan në Evropë do të jenë dy nga temat kryesore të takimit, që do të mbahet në pushimoren e presidentit amerikan.
Bush dhe Putin gjithashtu do bisedojnë për gjendjen në Lindjen e Mesme dhe programet bërthamore të Iranit dhe Koresë së Veriut.

STRUGË
Nënkryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, u zgjodh sot kryetar i ri i kësaj partie. Zgjedhja e Thaçit në krye të partisë u bë në Kongresin IV të PDSH që u mbajt në Strugë, pas dorëheqjes së Arbër Xhaferit.
Kryetari i ri, Menduh Thaçi tha se do të angazhohet për realizimin e përcaktimeve programore të PDSH për avancimin e statusit të shqiptarëve në Maqedoni.




27. Qershor, 2007 20:19 CET   
  

  
UASHINGTON
"Çështja e Kosovës duhet të zgjidhet sa më të shpejtë, sepse është në interes të të gjithëve, të shqiptarëve dhe serbëve, që më në fund ta shohin zgjidhjen e konfliktit me të cilin në fakt filloi shkatërrimi i Jugosllavisë", tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tom Casey.
Në shumë mënyra, kjo është "një nga pjesët e fundit të mozaikut, dhe ne besojmë se zgjidhja e saj do të ndihmojë rritjen e stabilitetit jo vetëm në Kosovë, por dhe në Serbi dhe rajon. Zgjidhja e çështjes së Kosovës do t'u ndihmojë vendeve të rajonit që t'i arrijnë synimet për integrim në institucionet euro-atlantike, qoftë BE apo NATO", tha Casey.

BEOGRAD
Serbia nuk do të heqë dorë nga Kosova, por edhe nuk mund t'i lejojë vetes izolimin ndërkombëtar as nëse fuqitë e mëdha e njohin njëanshëm pavarësinë e Kosovës, tha zv. kryeministri serb, Bozhidar Djeliq.
Në një intervistë për shtypin e Beogradit, Djeliq ka vlerësuar se politika shtetërore e Serbisë "ka filluar të japë rezultate, gjë që shihet në shtyrjen e statusit të Kosovës, ndërsa me këtë po merren dy njerëzit më të fuqishëm në botë, George Bush dhe Vladimir Putin".
Djeliq ka thënë se Serbia asnjëherë nuk do të pranojë tregti, në mënyrë që Kosovën ta japë për Evropën.

BRUKSEL
Minsitri i jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiq i ka bërë thirrje NATO-s që t'i shtojë masat për mbrojtjen e pakicës serbe në Kosovë.
Jeremiq gjithashtu tha se në takimin me sekretarin e përgjithshëm Jaap De Hoop Scheffer ka kërkuar bashkëpunim më të ngushtë të NATO-s me Serbinë.
Ndërkaq pas takimit me eurokomisionerin për zgjerim Oli Rehn, Jeremic tha se Serbia do rishohë marrëdhëniet me vendet që do njohin vendimet e njëanshme rreth Kosovës, duke iu kërcënuar vecanërisht vendeve fqinje.
Nga ana e tij Rehn kërkoi miratimin pa vonesë të rezolutës për Kosovën nga Këshilli i Sigurimit.

LISBON
Kryeministri i Portugalisë, vend i cili nga 1 korriku merr kryesinë e rradhës, ka paraqitur sot përparësitë e presidencës portugeze.
Kryeministri Jose Sokrates duke folur për politikën e jashtme të bashkimit Evropian theksoi se Portugalia duhet të trajtojë një numër cështjesh të ndjeshme në mesin e të cilave vecohet e ardhmja e Kosovës, programet bërthamore të Iranit dhe kriza në Darfur të Sudanit.

MITROVICË
Në pjesën veriore të Mitrovicës afër urës kryesore të lumit Ibër sot është përuruar një përmendore në përkujtim të viktimave nga bombardimet e NATO-s dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Në tubim, qindra qytetarë serbë porositën se nuk do të pajtohen me vendimin e mundshëm për pavarësinë e Kosovës, por thanë se nuk do të reagojnë sepse deri tash numri i viktimave të pafajshme ka qenë i madh.

PRISHTINË
Shefi i UNMIK-ut, Joakim Rycker ka nënshkruar vendimin ekzekutiv që i ndalon hyrjen në Kosovë të së ashtuquajturës "Garda e Car Llazarit" për të shënuar përvjetorin e Betejës së Kosovës. I njëjti vendim ndalon dhe cdo lloj aktiviteti të grupimit të mësipërm dhe të tjerave të ngjashme në Kosovë.

KOMBET E BASHKUARA
Ish kryeminsitri britanik Tony Blair u emërua sot si i dërguari i bashkësisë ndërkombëtare në Lindjen e Mesme.
"Blair do mobilizojë ndihmën ndërkombëtare për palestinezët, duke punuar ngushtë me donatorët dhe strukturat ekzistuese bashkërenduese, do ndihmojë në identifikimin dhe në sigurimin e mbështetjes së nevojshme për institucionet të shtetit palestinez", tha sot zëdhënësja e Kombeve të Bashkuara Michele Montas.
Blair, i cili sot u largua zyrtarisht nga posti i kryeminsitrit që e ka mabjtur për 10 vjet, përsëriti mbështetjen për zgjidhjen e krizës ën Lindjen e Mesme përmes ekzistencës së dy shteteve atij izraelit dhe palestinez.
Por sot Blair ëshët zëvendësuar si kryeminsitër i Britanisë nga Gordon Broën.


26. Qershor, 2007 20:32 CET   
  

  
UASHINGTON
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Tom Casey i ka hedhur poshtë pohimet e presidentit serb, Boris Tadiq se pavarësia e Kosovës mund të jetë precedent dhe destabilizim për gjithë Ballkanin. "SHBA-të konsiderojnë se Kosova nuk do të jetë precedent as për rajonin dhe as për ndonjë vend tjetër në botë ngase rrethanat në Kosovë janë të veçanta" ka thënë Casey në një konfencë për gazetarë. Ai ka ripërsëritur se SHBA-të përkrahin planin e Martti Ahtisaarit si bazë e arritjes së pavarësisë së Kosovës.

BEOGRAD
Ambasadori amerikan në Beograd Michael Polt i ka bërë thirrje Serbisë që të kthehet nga e ardhmja, duke pranuar pavarësinë e Kosovës dhe duke zgjidhur plotësisht bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës.
Në një fjalim me rastin e 60-vjetorit të planit të Marshallit, Polt i kërkoi Serbisë që në mënyrë kritike ta rishikojë të kaluarën e vet, dhe të mos lejojë fatin e vendit ta përcaktojnë dështimet dhe liderët të cilët i ka diskredituar e kaluara.
"Lejoni Kosovën të shkojë. Ajo nuk do të kthehet. Bashkëpunoni me serbët dhe shqiptarët në Kosovë, për t'i ndihmuar Kosovës së pavarur dhe shumëetnike që të bëhet një vend sa më i mirë dhe mik i një Serbie të fuqishme dhe të suksesshme", tha ambasadori amerikan në Beograd, Michael Polt.

MOSKË
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap De Hoop Scheffer e ka paralajmëruar presidentin e Rusisë Vladimir Putin se bllokimi i pavarësisë së Kosovës mund të bëjë që Kosova të zhytet në jostabilitet.
De Hoop Scheffer gjithashtu tha se në takimin në Kremlin, i ka bërë thirrje Putinit që Këshillit tëSigurimit të Kombeve të Bashkuara t'i lejohet të votojë për të ardhmen e Kosovës, dhe shprehu shqetësime për shtyrjet.
"Aleatët e NATO-s kanë 16 mijë burra dhe gra në uniforma, të cilët krijojnë dhe garantojnë një klimë sigurie dhe stabiliteti në Kosovë", ka thënë Scheffer për agjencinë Reuters pas takimit me Putinin.
"Nuk i shërbehet mirë kësaj klime kur gjithnjë e më shumë shtyhet vendimi përfundimtar. Tash është me rëndësi që Këshilli i Sigurimit të marrë përgjegjësinë e vet, që të kemi një rezolutë më herët, e jo më vonë. Sa u përket aleatëve, rezoluta duhet t'i ndjekë parimet e propozimeve të Ahtisaarit", ka thënë Scheffer, i cili
në Moskë qëndron në kuadër të punimeve të Këshillit NATO-Rusi.
Më herët, Scheffer dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov u dakorduan të vazhdojnë forcimin e dialogut politik për çështjet e hapura.
"Ne duhet të vazhdojmë diskutimet për çështje për të cilat kemi pikëpamje të ndryshme si Kosova, sistemi mbrojtës raketor dhe traktati i armëve konvencionale të Evropës" tha Scheffer.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm rus e ka paralajmëruar NATO-n që të mos merr hapa të njëanshëm që do të kërcënonin sigurinë kombëtare ruse.

STAMBOLL
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Lulzim Basha u ka bërë thirrje vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit të përkrahin planin e Ahtisarit dhe të miratojnë rezolutën që mundëson zbatimin e tij.
Këto komente Basha i bëri në Stamboll në takimin e ministrave të Jashtëm të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të vendeve të Detit të Zi. Basha gjithashtu tha se statusi i Kosovës duhet të zgjidhet menjëherë dhe me vendosmëri.

UASHINGTON
Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë Franz Josef Jung, sot qëndroi në Uashington ku me zyrtarët e lartë amerikanë bisedoi për gjendjen në Afganistan dhe planin e Kombeve të Bashkuara për pavarësimin e Kosovës.
Jung u takua me këshilltarin e presidentit Bush për Siguri Kombëtare, Stephen Hadley, dhe pasdite me sekretarin e Mbrojtjes, Robert Gates.
Jung dhe Gates pritej të diskutojnë edhe mbi planet amerikane për sistemin e mbrojtjes raketore në Çeki dhe Poloni.

SHKUP
Kryeministri Nikolla Gruevski ka vlerësuar se pranimi i vendit në NATO është bërë realitet dhe ka theksuar se Maqedonia do të bëjë gjithçka që të jetë e gatshme për të marrë ftesën për anëtarësim.
Grueski i ka bërë këto vlerësime në një letër drejtuar presidentit amerikan George Bush, të cilin e ka falënderuar për ndihmën e madhe që Shtetet e Bashkuara i japin Maqedonisë në forcimin e shumëetnicitetit, demokracisë dhe ekonomisë së lirë.


25. Qershor, 2007 20:41 CET   
  

  
PARIS
Uashingtoni mbështet bisedimet shtesë mes shqiptarëve dhe serbëve, si propozohet dhe në projektrezolutën më të re të paraqitur në Kombet e Bashkuara, por Serbia dhe Kosova nuk do të jenë më pjesë e të një njëjtës strukturë, tha Sekretarja amerikane e Shtetit Rice. "Është shumë e qartë se problemi duhet zgjidhur në mënyrë të tillë që stabilizon Ballkanin dhe kjo, sic e tha dhe presidenti Bush, kupton që padiskutim do ketë një shtet të pavarur të Kosovës", theksoi Rice. Këto komente shefja e diplomacisë amerikane i bëri në Paris pas takimit me homologun e saj francez Bernard Kouchner. Rice ka diskutuar sot për Kosovën edhe me presidentin francez Sarkozy.

SHËN PETËRSBURG
Këshilli i Sigurimit duhet të pranojë pavarësinë e mbikqyrur për Kosovën, tha gjatë vizitës në Moskë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer. "Status quo-ja është e papranueshme. Kosova është problem shumë serioz i sigurisë në zemër të Evropës. Kosova është rast i veçant dhe nuk mund ta krahasojmë me asnjë konflikt rajonal tjetër", tha shefi i NATO-s, i cili shfaqi shpresën se Rusia nuk do të përdorë veton në Këshillin e Sigurimit. Por bashkëbiseduesi i De Hoop Scheffer, kreu i Dhomës së Sipërme të Parlamentit rus, Sergei Mironov parashikoi se "Rusia mesiguri do të përdorë veton ndaj projektrezolutës aktuale për Kosovën". Shefer gjithashtu ka kërkuar dialog të hapur mes Uashingtonit dhe Moskës rreth planeve amerikane për mbrojtjen raketore. Sekretari Shefer do të marrë pjesë në takimin e Këshillit NATO-Rusi.

PRISHTINË
"Jam krenar për rolin që Britania e Madhe ka luajtur për t’i dhënë popullit të Kosovës një të ardhme më të mirë”, thotë kryeministri Toni Bler në një shkrim të shpërndarë nga Zyra Britanike në Prishtinë. “Më 1999 i thashë Parlamentit Britanik se duhet të veprojmë për të shpëtuar popullin e Kosovës”, shkruan ndër tjera Blair, duke siguruar se edhe pasardhësi i tij do të vazhdojë rrugën e nisur. "Kemi ecur së bashku në një rrugë të gjatë që prej vitit 1999. Ka pasur kohë kur rruga përpara dukej e vështirë. Por, ne jemi së bashku", shkruan ndër tjera kryeministri Britanik.
"Pasardhësi im është i përkushtuar, ashtu si unë, për të arritur rezultatin e drejtë për Kosovën. Jemi të qartë se mënyra më e mirë për të arritur këtë është të lëvizim shpejtë në pavarësinë e mbikqyryr bazuar në planin e Ahtisarit”, shkruan Kryeministri Britanik i cili bëri thirrje për qetësi dhe durim nga liderët dhe njerëzit e Kosovës.


20. Qershor, 2007 16:24 CET   
  

  
KOMBET E BASHKUARA
Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane shpresojnë sot ta lëshojnë në qarkullim projekt-rezolutën e re të Këshillit të Sigurimit, e cila synon të shtyjë për katër muaj pavarësinë e Kosovës, në përpjekje për t'u marrë parasysh vërejtjet e Rusisë, e transmeton Reuters një diplomat amerikan dhe disa diplomatë evropianë. Dokumenti po analizohet nga qeveritë hartuese para se të lëshohet në qarkullim në këshillin 15-anëtarësh. Por disa emisarë megjithate dyshojnë se Rusia do ta miratojë draftin e ri, i cili është modifikim i verzionit që u hartua nga mesi i majit.Disa diplomatë në KB kanë vlerësuar se marrëveshja për zgjidhjen e statusit të Kosovës me gjasë do të varet nga bisedimet e presidentëve George Bush dhe Vladimir Putin më 2 korrik. Pas 120 ditëve, që do t'u mundësonin udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë të zhvillojnë bisedime të reja, draft-rezoluta parasheh që automatikisht të hyjë në fuqi plani i hartuar nga Martti Ahtisaari.

MOSKË
Zëvëndëskryeministri rus Medvedev deklaroi sot në Romë se Rusia nuk mund të pranojë çdo lloj opsioni në bisedimet për Kosovën. "Mendimi im është se Evropa është shumë e vogël për eksperimente politike. Çdo marrëveshje për statusin e shtetit evropian duhet të përfshijë interesat e të gjitha palëve" tha Medveded.

PRISHTINË
Sot në Prishtinë, nën organizimin e Asociacionit të Komunave, Qeverisë së Kosovës, misionit të OSBE-së dhe USAID-it, është mbajtur një konferencë lidhur me procesin e decentralizimit në Kosovë. Ky proces u tha se do të zbatohet pas definimit të statusit, mbi bazën e planit të Ahtisaarit. Zëvendëskryeministri dhe ministër i Pushtetit Lokal, Lutfi Haziri tha se procesi i decentralizimit kërkon përfshirjen e të gjitha strukturave dhe niveleve në implementimin e tij. Kurse kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, njëherësh dhe kryetar i Kuvendit komunal të Prishtinës, Ismet Beqiri iu ka bërë thirrje institucioneve qendrore që të bashkëpunojnë më ngushtë me nivelin lokal për të garantuar një zbatim më të suksesshëm të decentralizimit.

HELSINKI
I dërguari i Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari tha se beson që Rusia do përdorë veton në Këshillin e Sigurimit për të penguar planin e KB për pavarësinë e Kosovës, por megjithate shtoi se beson që Kosova do të jetë e pavarur këtë vit.
"Nuk mendoj se diçka mund të ndodhë nëse në Kosovë nuk fillon zbatimi i planit që kam propozuar. Ai është parakusht për të fituar mbështetjen, qoftë edhe jashtë Kombeve të Bashkuara", tha Ahtisaari.
Ish presidenti finlandez tha se e sheh fundin e vitit si "afat absolut" që Kosova të bëhet e pavarur.
"Ka filluar të ndjehet se Rusia do të përdorë veto", tha Ahtisaari. Kjo do të nënkuptonte që zgjidhja për Kosovën të kërkohet jashtë Kombeve të Bashkuara, por me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, ka deklaruar Ahtisaari.



19. Qershor, 2007 21:12 CET   
  

  
HELSINKI
I dërguari i Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisari tha sot se beson që Rusia do të përdorte veton në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për ta penguar propozimin e tij për pavarësinë e Kosovës. Në një intervistë për radion finlandeze, ish presidenti i Finlandës, tha se beson që Kosova do të jetë e pavarur këtë vit, mundësisht me mbështjetjen e SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian. Ahtisari gjithashtu shfaqi bindjen se qëndrimi i Moskës do ta dobësonte autoritetin e Kombeve të Bashkuara. Muajin e kaluar Ahtisari shprehu dyshimin se Rusia do t'i vinte veto propozimit të tij. Mbrëmë në Paris ministri i Jashtëm, Bernar Kushner i ka përsëritur Ahtisarit propozimin e presidentit Sarkozy që zgjidhja e statusit të shtyhet për disa muaj.

LUBJANA
Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Dimitrij Rupel tha sot se për shkak të mundësisë së shtyrjes së statusit të Kosovës, çështja ndoshta do të mund të zgjidhet gjatë presidencës së Sllovenisë në Bashkimin Evropian në gjysmën e parë të vitit 2008. Shefi i diplomacisë sllovene shtoi se Bashkësia Ndërkombëtare duhet të shfrytëzojë kohën e shtyrjes së statusit, për korigjime në gjendjen e pakicës serbe në Kosovë, por jo në kundërshtim me orientimin kryesorë për pavarësinë e Kosovës. " Sllovenia edhe më tej e mbështet planin e Ahtisarit dhe nuk sheh ndonjë propozim më të mirë" tha Rupel.

ATHINË
Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiq ka deklaruar se Beogradi është i gatshëm të bëjë ujdi për statusin final të Kosovës.
Ai ka thënë se Serbia nuk është e gatshme të heqë dorë nga sovraniteti dhe integriteti teritorial, por të shqyrtoj çdo formë të autonomisë që do shkonte deri në gjysëm vetëadministrim. " Duhet të flasim, ne dëshirojmë dhe jemi të gatshëm për bisedime. Jemi të gatshëm të shqyrtojmë të gjitha opsionet sepse besojmë se secili kompromis është më i mirë se zgjidhja e imponuar" tha Jeremic.
Këto komente ai i ka bërë në Athinë pas bisedimeve me ministren e jashtme greke Dora Bakojanis.

KOMBET E BASHKUARA
Kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Karla Del Ponte, ka sugjeruar shtyrjen e vendimit për statusin e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Del Ponte u tha gazetarëve në Nju Jork se çështja e Kosovës është politike dhe se votimi në favor të pavarësisë mund të ndikojë në bashkëpunimin e Serbisë rreth arrestimit të Ratko Mladiqit dhe Radovan Karagjiqit.

HAGË
Ish gjenerali serb Vlastimir Gjorgjeviq ka vendosur sot në paraqitjen e parë para Tribunalit të Hagës, që të shtyje për një muaj deklarimin e tij lidhur me akuzën për krime lufte ndaj shqiptarëve në vitin 1999. Në pyetjen e gjykatësit nëse e pranon fajësinë, Gjorgjeviq tha se do të deklarohet pas 1 muaji sepse nuk e ka zgjidhur çështjen e avokatit të përhershëm. Ish zëvëndësministri i Brendshëm serb u arrestua ditë më parë në Mal të Zi.
Ai akuzohet se nën komandën e tij janë kryer vrasjet e më shumë se 700 shqiptarëve të Kosovës si dhe dëbimi i më se 800 mijë të tjerëve.


18. Qershor, 2007 20:48 CET   
  

  
LUKSEMBURG
Ministri i Jashtëm i Francës tha se do t'i shtyjë përpara planet në Kombet e Bashkuara që zgjidhja e statusit të Kosovës të shtyhet për 6 muaj. Bernard Kouschner tha se përpjekjet për të arritjen e një marrëveshjeje ndërkombëtare për të ardhmen e Kosovës janë duke vazhduar në Këshillin e Sigurimit në Nju Jork.
Në takimin në Luksemburg, BE-ja sot e ripërsëriti mbështetjen për planin e Ahtisaarit për pavarësinë e mbikqyrur të Kosovës, dhe u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara sa më shpejt të miratojnë rezolutën e bazuar mbi këtë plan.
Shefat e diplomacive të BE-së theksuan "mbështetjen për përpjekjet e sforcuara për miratim të shpejtë" të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të KB për Kosovën në bazë të planit të Martti Ahtisaarit.
Ministrat gjithashtu kanë konkluduar që në takimin e shefave të shteteve dhe qeverive të BE-së, të përpiqen t'i harmonizohen qëndrimet e përbashkëta të BE-së lidhur me përpjekjet e "shtuara" që të vihet deri tek një zgjidhje e pranueshme për statusin e Kosovës.
Shefi i diplomacisë gjermane Frank Walter-Steinmeyer ka deklaruar se në takimin e ministrave është shqyrtuar edhe ideja e presidentit të Francës Nikolas Sarkozy për bisedime shtesë për Kosovën.
Ndërkaq Kristina Gallak, zëdhënëse e shefit të diplomacisë evropiane Javier Solana, tha se në takim ka mbizotëruar vlerësimi se njohja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës do ta destabilizonte Kosovën, Serbinë dhe rajonin.

PRISHTINË
Ministri i Mbrojtjes i Danimarkës Soeren Gade sot u ka bërë thirrje shqiptarëve të Kosovës që të ruajnë qetësinë, në mënyrë që të ruajnë sigurinë në Kosovë.
"Ne e dijmë se çështja është shtyrë. Ne sot patëm diskutime lidhur me këtë çështje. Megjithëse negociatat për statusin janë shtyrë, është jetike që këtu ende ka siguri të mirë. Shpresojmë se zgjidhja për statusin e Kosovës do të vijë më herët, e jo më vonë", tha ministri danez Gade pas takimit me komandantin e KFOR-it, Roland Kather.
Ky i fundit tha se shqiptarët e Kosovës e "kanë kuptuar mesazhin" se procesi demokratik në Kosovë është i vështirë, kompleks dhe kërkon kohë dhe durim. "Në fund, rezultati do të jetë i mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës", ka thënë Kather.

PRISHTINË
Kryeministri i Kosovës Agim Çeku tha se Prishtina në asnjë mënyrë nuk do lejojë të bisedohet për planin e Martti Ahtisarit mbi statusin e Kosovës.
"Për Prishtinën bisedimet kanë përfunduar dhe për paketën e Ahtisaarit nuk do të ketë më negociata", tha Çeku. Ai shtoi se "çdo shtyrje e zgjidhjes së statusit të Kosovës mund të ndikojë në qëndrimin e qytetarëve ndaj udhëheqësve politikë të Kosovës dhe mund të shndërrohet në frustrim të qytetarëve".
"Çdo shtyrje e dëmton procesin dhe stabilitetin. Jam i sigurtë se Kosova në çfarëdo mënyre do të bëhet e pavarur", ka thënë Çeku.

SHKUP
Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës Blerim Kuqi sot në Shkup është takuar me homologen e tij Gordana Jankullovska. Në këtë takim, përveç nevojës për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, është biseduar edhe për aspektet e sigurisë dhe luftimin e kriminalitetit.
I pyetur të komentojë si e vlerëson gjendjen e sigurisë në Kosovë, ministri Kuqi tha se situata varet prej shtyrjes eventuale të zgjidhjes së statusit të Kosovës.
Ndërkaq ministreja Jankullovska tha se me homologun kosovar ka biseduar për mundësinë e lehtësimit të qarkullimit të qytetarëve në të dyja anët e kufirit. Sipas saj, i tërë bashkëpunimi ka për qëllim vendosjen e sigurisë sa më të mirë në rajon.

KOMBET E BASHKUARA
Kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës Carla del Ponte i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të ndihmojë për arrestimin e krye të akuzuarve Ratko Mlladiq dhe Radovan Karaxhiq.
Tre muaj para skadimit të mandatit të saj, del Ponte ripërsëriti se "mosndëshkimi i Ratko Mlladiq dhe Radovan Karaxhiq i minon përpjekjet për t'u sjellë drejtësi viktimave".
Ndërkohë, ish gjenerali i policisë serbe Vlastimir Gjorgjeviq, nesër për herë të parë do të dalë para gjykatësit të Tribunalit të Hagës.
Në 5 pikat e aktakuzës, Gjorgjeviq ngarkohet për përndjekje, vrasje, zhvendosje të dhunshme dhe deportim të shqiptarëve nga Kosova në 6 muajt e parë të vitit 1999. Në atë periudhë kohore, Gjorgjeviq ishte ndihmës i ministrit të brendshëm të Serbisë.
Vlastimir Gjorgjeviq gjithashtu dyshohet se ka urdhëruar vrasjen e tre vëllezërve Bytyçi, shtetas amerikanë me origjinë shqiptare.

17. Qershor, 2007 20:42 CET   
  

  
PARIS
Diplomatët në Kombet e Bashkuara janë duke e diskutuar projekt rezolutën, me të cilën do të jepej "kohë për të reflektuar dhe diskutuar" lidhur me harmonizimin e qëndrimeve për statusin e ardhshëm të Kosovës.
Agjencia franceze e lajmeve AFP transmeton një burim diplomatik në Paris të ketë thënë se nëse ky afat nuk do të sjellë rezultate, atëherë "padyshim duhet kthyer planit të Ahtisaarit".
Burimi diplomatik ka thënë se ideja ka dalë në takimin e zyrtarëve të lartë të pesë vendeve të Grupit të Kontaktit që u mbajt në Paris. Në takim morën pjesë përfaqësues të Gjermanisë, Shteteve të Bashkuara, Francës, Italisë dhe Britanisë së Madhe.

HAGË
Autoritetet në Mal të Zi e kanë arrestuar Vlastimir Gjorgjeviq, ish zyrtar i lartë i Serbisë, i akuzuar se ka urdhëruar vrasjen dhe persekutimin e shqiptarëve në Kosovë gjatë viteve 1998-1999. Gjorgjeviq ishte ndihmës ministër i Brendshëm i Serbisë dhe shef i sigurimit në periudhën 1997-2001.
Ai sot u arrestua në qytetin Budva, dhe tash ndodhet në Tribunalin për Krime të Luftës.
Shumë dëshmitarë në Hagë e apostrofuan Gjorgjeviq si përgjegjës për transferimin e 86 kufomave të shqiptarëve të vrarë nga Kosova, të cilat u zbuluan në një kamion frigorifer në Danub. Gjorgjeviq gjithashtu dyshohet se ka urdhëruar vrasjen e vëllezërve Bytyçi më 9 korrik, 1999


16. Qershor, 2007 11:26 CET   
  

  
PRAGË
Kosova duhet të jetë e pavarur. Rusia dhe vendet e tjera anëtare të Këshillit të Sigurimit duhet të përmbushin premtimin që Këshilli bëri në '99 për të përfudnuar procesin e vetqeverisjes së Kosovës. Alternativa të tjera të qëndrueshme nuk ekzistojnë, shkruajnë në një koment të përbashkët të botuar në të përditshmen IHT 10 ish ministra të punëve të jashtme të SHBA-ve, Gjermanisë, Australisë, Kanadasë, Francës, Luksemburgut, Danimarkës, Suedisë, Polonisë dhe Hollandës.


15. Qershor, 2007 21:14 CET   
  

  
PRISHTINË
I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për statusin e Kosovës, ambasadori Frank Wisner, ka thënë sot në Prishtinë se procesi i arritjes së pavarësisë po zgjatë më shumë se që kosovarët dhe amerikanët do të dëshironin. Por, sipas tij, me rëndësi është që pavarësia të arrihet si rezultat i rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ambasadori Wisner ka mbajtur sot takime me udhëheqësit më të lartë të institucioneve qendrore në Kosovë.

NJU JORK
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka deklaruar për rrjetin televiziv CNN se komuniteti ndërkombëtarë do të mund ta ndihmojë Kosovën nëse miraton rezolutën në Këshillin e Sigurimit e cila do ti ndihmojë Kosovës të ndërtojë pavarësinë si e vetmja mundësi për të siguruar paqe dhe stabilitet në Kosovë dhe më gjërë. "Pavarësia është zgjidhja e vetme" ka thënë Berisha i cili është shprehur kundër shtyrjeve pasi sipas tij "një gjë e tillë është e padobishme kur fantazma e Serbisë së madhe jeton ende në Beograd". Po sot, kryeministri Berisha është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Moon. Berisha i ka thënë kreut të Kombeve të Bashkuara se Kosova është çështja më e rëndëishme për tu zgjidhur në mënyrë që ti jepet fund krizave ballkanike. Ndërkohë Ban Ki Moon tha se plani Ahtisari i ka të gjithë elementet e arsyeshme për të siguruar paqe dhe stabilitet në Kosovë si dhe për të siguruar të ardhme evropiane për Kosovën dhe gjithë rajonit.
BEOGRAD
Disa qindra ish anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës Medvegjës dhe Bujanocit kanë marrë pjesë në një demostratë në Preshevë në të cilën njëri prej folësve tha se "shqiptarët në Luginën e Preshevës duhet ta përmbushin qëllimin e tyre për bashkimin me Kosovën me gjitha mjetet e nevojshme". Në pankartat që mbanin demostruesit lexohej " Lugina e Preshevës është Kosovë". Demostresit kërkuan largimin e forcave serbe dhe zëvëndësimin e tyre me vëzhgues të NATO-s.

14. Qershor, 2007 21:27 CET   
  

  
BRUKSEL
Ministrat e mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s dhe Rusisë kanë diskutuar misionet në Kosovë e Afganistan si dhe planet amerikane për vendosjen e një pjese të mbrojtjes raketore në Evropën Lindore. Zyrtarët e NATO-s kanë konfirmuar se Aleanca do mbetet në Kosovë pavarësisht rezultateve rreth statusit.
"Mbetemi të gatshëm të luajmë rolin tonë në zbatimin e vendimit për statusin e Kosovës, gjithmonë në bashkëpunim të ngushtë me Kombet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. KFOR-i është plotësisht i përgatitur të përballet me cdo sfide sigurie në Kosovë", tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, De Hoop Scheffer.
Duke folur për mbrojtjen raketore ai shtoi se Aleanca do jetë plotësisht e hapur me Rusinë dhe partnerët e tjerë rreth planeve që lidhen me mbrojtjen bërthamore. Por ai ka hedhur poshtë ofertën ruse që bazat nga Cekia dhe Polonia të vendosen në Azerbaxhian.
Ky propozim u bë nga presidenti Putin në takimin e G8-ës. Kremlini kundërshton vendosjen e një pjese të mbrojtjes raketore amerikane në Ceki dhe Poloni.

ROMË
Italia konsideron se nuk duhet shpejtuar për zgjidhjen e statusit të Kosovës, por edhe se ideja e rikthimit të sovranitetit të Serbisë në Kosovë është e "paimagjinueshme" , ka thënë shefi i diplomacisë italiane Masimo D'aLema. Në konferencën për shtyp para fillimit të vizitës në Prishtinë dhe Beograd ai ka thënë se ende ka gjasa që përmes dialogut të gjendet konsensusi. "Nëse është e paimagjinueshme të kemi sovranitetin e Serbisë, dhe në të njëjtën kohë ata nuk pranojnë pavarësinë për Kosovën, atëher çfarë është ajo që ata duan. Që statusi të shtyhet pa fund? Nuk mendoj se kjo është në interes të askujt" ka thënë ministri Jashtëm italian D'ALema.

PRISHTINË
Britania angazhohet që për statusin e Kosovës të miratohet një rezolutë, e cila do të ketë për bazë planin e Ahtisarti dhe do të mbështetet nga gjitha vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit, tha Anthony Smith drejtor politik për Evropën në Ministrinë e Jashtme Britanike. Smith ka mbërritur mbrëmë në Prishtinë ndërsa sot është pritur nga udhëheqësit e institucioneve dhe ata të opozitës.

UASHINGTON
Ministri i Jashtëm i Sllovenisë Dimitrij Rupel ka porositur sot për durim në zgjidhjen e statusit të Kosovës. Ai i bëri këto komente pas takimit në Uashington me sekretaren amerikane të shtetit Kondoliza Rajs. "Me sa kuptoj administrata amerikane është në mënyrë pozitive e disponuar për zbatimin sa më të shpejtë të planit të Marti Ahtisari, edhe pse prej pikëpamjes tonë nuk do të ishte tragjedi nëse do të shpenzonim edhe pak kohë për të menduar dhe për të shkëmbyer mendime" ka thënë Rupel.

BERLIN
Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel ka thënë sot në parlamentin gjerman se Berlini edhe më tutje do të angazhohet për arritjen e "zgjidhjes së shpejtë dhe të pranueshme të statusit të ardhshëm të Kosovës". Qeveria e Merkelit dje morri vendim që të shtyjë edhe për një vit mandatin e ushtarëve gjerman që veprojnë në kuadër të KFOR-it në Kosovë.

BERLIN
Kancelari austriak Alfred Guzenbauer ka paralajmëruar se "ekziston rreziku që përsëri të vie deri të shpërthimi i situatës në Kosovë" derisa zgjidhja për statusin e ardhshëm të shtyhet. Në një intervistë për numrin e sotëm të "Zidojce Cajtung", Guzenbauer i ka hedhur fajin Rusisë se nuk përpiqet të kontribojë në zgjidhjen e statusit të Kosovës dhe ka shtuar se plani i Marti Ahtisarit nuk ka alternativë. "Presidenti i Rusisë Putin vazhdimisht bënë krahasime, shembull me Osetinë Jugore. Por Kosova është rast unik sepse për të ekziston marrëveshja e Bashkësisë Ndërkombëtare" tha kancelari austriak Alfred Guzenbauer.

SOFJE
Zëvëndësministri i Jashtëm i Bulgarisë, Lyubomir Kyuchukov ka thënë sot se shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës mund të çojë në destabilizimin e Ballkanit. Duke folur në një konferencë për ndryshimet e reja në sigurinë ndërkombëtare, Kyuchukov tha se një veprim i tillë mund të ishte "një zgjidhje e rëndë politike jo vetëm për Bullgarinë apo vendet e rajonit po edhe për gjithë komunitetin ndërkombëtarë".
"Skenarët e tillë do të kenë efekte serioze të destabilizimin jo vetëm në veri të Kosovës, por gjithashtu në jug të Serbisë, Maqedonisë, Bosnje dhe Hercegovinës si dhe në gjithë Evropën Juglindore" tha zëvëndësministri i jashtëm bulgar, i cili njëherësh mbështeti planin e Ahtisarit për statusin e Kosovës.

STOKHOLM
Serbia nuk do të pranojë asnjë vendim që në mënyrë të njëanshme do njihte pavarësinë e Kosovës, deklaroi gjatë vizitës së tij në Suedi ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremic. Ai shtoi se Beogradi ishte i përgatitur për vazhdimin e dialogut për gjetjen e një zgjidhje kompromisi".
I pyetur se cili do ishte reagimi i Serbisë në rast të njohjes së njëanshme të pavarësisë së Kosvës Jeremic tha se "ne thjesht nuk do ta pranojmë këtë vendim".

PRISHTINË
I dërguari i Shteteve të Bashkuara për statusin e Kosovës, ambasadori Frank Wisner, arriti sonte në Prishtinë. Gjatë ditës së nesërme ai do të takohet me autoritetet më të larta vendore dhe ndërkombëtare për të diskutuar hapat e mëtejshëm në përcaktimin e statusit të Kosovës.





13. Qershor, 2007 20:41 CET   
  

  
PARIS
Përfaqësuesit e Grupit të Kontaktit, me përjashtim të Rusisë, e kanë konfirmuar mbrëmë dëshirën që të "arrihet deri tek rezoluta" e Kombeve të Bashkuara, me të cilën do të konfirmohej plani i Martti Ahtisaarit për pavarësinë e Kosovës, njoftoi ministria e Jashtme e Francës pas përfundimit të takimit në Paris.
Përfaqësuesit e Gjermanisë, Shteteve të Bashkuara, Francës, Italisë dhe Britanisë së Madhe, e kanë "konfirmuar dëshirën e tyre që pa asnjë shtyrje të vazhdojnë bisedimet në Këshillin e Sigurimit, për t'u arritur te rezoluta, e cila do ta mundësonte zbatimin e
propozimit të Ahtisaarit". Në takim u "konfirmua mbështetja ndaj propozimeve të Ahtisaarit, që paraqesin zgjidhjen e vetme, e cila Kosovës mund t'i sigurojë stabilitetin dhe qartësinë tejet të nevojshme për të ardhmen". Para takimit të Grupit të Kontaktit, nënsekretari i Shtetit amerikan Nicholas Burns ripërsëriti se plani i Ahtisaarit është "rruga e vetme" dhe shtoi se "nuk ka kthim prapa".

MOSKË
Ministria e Jashtme ruse ka komentuar takimin e vendeve të Grupit të Kontaktit për Kosovën në Paris në të cilin Moska zyrtare sipas kësaj të fundit nuk është ftuar. Mihail Kaminin zëdhënës i ministrisë së jashtme ruse tha se "diskutimet jo transparente sipas të gjitha gjasave të bëjnë të mendosh se bëhet fjalë për përgatitjen e skenarëve për njohjën e njëanshme të pavarësisë së Kosovës. Kaminin ka përsëritur kërkesën ruse për vazhdimin e bisedimeve. ndërkaq po sot ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov tha në tokholm se Rusia ashtu si Serbia kundërshton proprozimin e të dërguarit të kombeve të bashkuara për pavarësi të mbikqyrur për Kosovën. "Shpresoj se arsyeja do të triumfojë": tha Lavrov, duke kërkuar që në rastin e Kosovës të demostrohet një qasje e përgjegjshme.

BEOGRAD
Ambasadori amerikan në Beograd Majkell Pollt ka thënë se ndihet i zhgënjyer me reagimin e ashpër të autoriteteve serbë për qëndrimin amerikan ndaj çështjes së Kosovës. "Këto komente më së shumti janë zhgënjyese më faktin se në kurrë nuk kemi përdorur atë lloj gjuhe ndaj Serbisë" ka thënë Polt, për të shtuar se SHBA-të e rrespektojnë qëndrimin e Serbisë për Kosovën por njëkohësisht nuk pajtohen me të.

BERLIN
Qeveria gjermane ka vendosur të zgjasë për një vit misionin e trupave të veta në kuadër të forcës paqëruajtëse të NATO-s në Kosovë. Gjermania në kuadër të KFOR-it ka mëse 2 mijë e 500 ushtarë, ndërkohë pritet edhe miratimi i Parlamentit gjerman për vazhdimin e misionit. Zëdhënësi i qeverisë, Ulrich Wilhelm tha se kabineti qeveritarë shpreson se Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të miratojë së shpejti rezolutën për statusin e Kosovës.


12. Qershor, 2007 21:11 CET   
  

  
ROMË
Pavarësia është zgjidhja e vetme për statusin e Kosovës, ka thënë përfaqësuesi Kombeve të Bashkuara Marti Ahtisari. "Nuk shoh zgjidhje tjetër përveq pavarësisë.Vazhdimi i bisedimeve nuk do të sjellë asnjë përfundim" ka thënë Ahtisari gjatë bisedimeve në komisionin për marrëdhënie të Jashtme të Parlamentit italian. Ahtisari ka shtuar se tashmë ka ardhur koha që Kombet e Bashkuara sa më shpejtë të marrin vendim për statusin. "Kohabitacioni ka dështuar për shkak se serbët në Kosovë kanë marrë instruksione precize nga Beogradi që ti bojkotojnë strukturat institucionale dhe administrative të Kosovës" ka thënë Ahtisari.

PARIS
Plani i të dërguarit të Kombeve të Bashkuara Marti Ahtisari për statusin e Kosovës është "rruga e vetme" edhe për bashkësinë ndërkombëtare dhe nuk ka kthim prapa deklaroi sot në Paris nënsekretari amerikan i shtetit Nikollas Bërns.
"Kjo është rruga e vetme nëpër të cilën duhet shkuar. Sipas mendimit tonë nuk ka kthim mrapa" tha Berns në një konferencë për shtyp . Bërns i bëri këto komente në Paris ku merr pjesë në mbledhjen e Grupit të Kontaktit për Kosovën në të cilën nuk do të jetë i pranishëm përfaqësuesi i Rusisë.
"Besojë se edhe në takimin tonë do të duhej të konfirmojmë se Evropa dhe SHBA-të e mbështesin fuqishëm planin e Ahtisarit" tha Bërns.

PARIS
Zgjidhja e problemit të statusit të Kosovës duhet të bëhet në "mënyrë të rregullt" me ndërmjetësimin e Këshillit të Sigurimit ka thënë sot zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Francëz, Zhan Baptis Matei. "Konsiderojmë se është e dëshirueshme që të gjendet një zgjidhje në kudër të Këshillit të Sigurimit, sepse mendojmë se kjo është në të mirë të të gjitha palëve" tha Matei i cili konfirmoi edhe njëher përkrahjen për planin e Ahtisarit nga ana e Francës.

BEOGRAD
Presidenti i Serbisë Boris Tadiq ka deklaruar sot se Serbia angazhohet për gjetjen e një kompromisi për zgjidhjen e statusit të Kosovës dhe se kundërshton qëndrimin e SHBA-ve që Kosova të jetë e pavarur. Siç thuhet në komunikatën për shtyp të zyrës së presidentit, Tadiq ka thënë se Serbia është vend demokratik dhe evropian me legjitimitet të plotë që në bazë të së drejtës ndërkombëtare, rrugës politike dhe paqësore mbronë sovranitetin dhe integritetin territorial. "Jam i sigurt se secili vend në botë në të njëjtën mënyrë si Serbia do të mbronte sovranitetin dhe integritetin" ka thënë Tadiq për të shtuar se "Serbia nuk do të heqë dorë nga Kosova e as nga e ardhmja evropiane".
Ndërkaq kryeministri serb Vojislav Koshtunica tha se SHBA-të "disponojnë me fuqi të madhe" por "qelsi për zgjidhjen e statusit të Kosovës nuk është me forcën por rrespektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe kartës së Kombeve të Bashkuara".

NOVI SAD
Ish ambasadaori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara Milan Protiq ka deklaruar se "qëndrimi arrogant" i qeverisë së Serbisë ndaj Shteteve të Bashkuara për shkak të angazhimit amerikan për pavarësinë e Kosovës, do të përfundojë keq për Serbinë.
Protiq ka vënë në pah se Serbia e ka ndjerë se çfarë do të thotë të armiqësohesh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999.

PRISHTINË
Drejtori për Evropën në ministrinë e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe Antoni Smit do të arrijë nesër për vizitë tri ditëshe në Kosovë, ka bërë të ditur zyra britanike në Prishtinë. Shmit do të diskutojë me udhëheqësit kosovarë për zhvillimet e fundit sa i përket zgjidhjes së statusit të Kosovës. Ai poashtu do të ketë takime me përfaqësuesit ndërkombëtarw ndërkaq do të vizitojë edhe manastirin e Deçanit.

UASHINGTON
Presidenti Xhorxh Bush duke nderuar përkujtimin për të vrarët nga regjimet komuniste tha sot se vdekja e tyre duhet t'i përkujtojë publikut amerikanë se "djalli është i vërtet dhe duhet të luftohet". Duke përkujtuar dhjetra miliona viktimat të komunizmit, Bush ndërlidhi periudhën e totalitarizmit me sulmet terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001. Bush shtoi se " sikurse komunistët edhe terroristët e ekstremistët të cilët sulmuan kombin tonë janë pasardhës të ideologjive të vrasjes".

TIRANË
Policia shqiptare dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ka përngënjeshtruar raportet se presidentit Xhorxh Bush i është vjedhur ora e dorës gjatë shtrëngimit të duarve me qytetarët shqiptarë gjatë vizitës së tij në Shqipëri. Disa mediume kanë raportuar për zhdukjen e orës së Bushit por drejtori i policisë Ahmet Prenci dhe Ambasada amerikane kanë thënë se kjo nuk është e vërtetë.


11. Qershor, 2007 20:44 CET   
  

  
SOFJE
Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush ripërsëriti sot se Kosova duhet të pavarësohet nga Serbia. Bush i bëri këto komente në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin e Bullgarisë, Georgi Parvanov.
"Është koha që të ecet me planin e Ahtisaarit. Amerika beson që Kosova duhet të jetë e pavarur", tha Bush, duke shtuar se Serbisë ndoshta mund t'i ofrohen marrëdhënie më të mira me Uashingtonin.
"E kërkova mendimin e presidentit. Njëra nga gjërat që ai ma bëri të qartë është diçka me të cilën unë jam dakord, dhe kjo është që ndërsa po kërkojmë pavarësinë e Kosovës, ne gjithashtu duhet t'ia bëjmë të qartë Serbisë se ka një rrugë përpara, ndoshta në NATO, ndoshta në BE, dhe përfundimisht, ndoshta në marrëdhëniet më të mira me Shtetet e Bashkuara", tha presidenti Bush.
Ai gjithashtu lëvdoi kontributin e Bullgarisë në Afganistan dhe në Irak. Presidenti amerikan në Sofje bisedoi me udhëheqësit bullgarë mbi planet amerikane për vendosjen e sistemit mbrojtës anti-raketor në Evropën Qendrore.
Me këtë rast, presidenti Bush përsëri e cilësoi si
Presidenti amerikan gjithashtu i bëri thirrje Libisë që t'i lirojë 5 infermieret bullgare, të dënuara me vdekje nën akuzat se qëllimisht kanë infektuar qindra fëmijë me virusin HIV. Para Bullgarisë, presidenti George Bush vizitoi Çekinë, Gjermaninë, ku mori pjesë në samitin e G8-ës, Poloninë, Italinë dhe Shqipërinë.

ATHINË
Nënsekretari amerikan i shtetit Nicholas Burns tha sot në Athinë se Shtetet e Bashkuara pranojnë të bisedojnë vetëm për datën kur Kosova do të bëhet e pavarur, dhe jo për atë nëse Kosova duhet ta fitojë pavarësinë.
Burns u tha gazetarëve se debati aktual në Këshillin e Sigurimit para së gjithash ka të bëjnë me pyetjen nëse duhet të përcaktohet një periudhë tranzicioni përpara se të vendoset për statusin përfundimtar të Kosovës.
"Do të dakordoheshim me këtë vetëm nëse rezultati do të ishte pavarësia e Kosovës. Në të kundërtën, rifillimi i bisedimeve pas 18 muajsh vetëm që ky vend të mos fitojë pavarësinë, për ne është i pakuptimtë", ka thënë Burns.

KOMBET E BASHKUARA
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Moon i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit që të mos "humbë tepër kohë" që të ndajë mendjen rreth mbështetjes ndaj planit për "pavarësinë e mbikqyrur" të Kosovës.
"Ne nuk do të duhej të humbim tepër kohë në marrjen e vendimeve. Është absolutisht e nevojshme që Këshilli i Sigurimit të ndërmarrë gjykim të drejtë" duke e mbështetur planin e Ahtisaarit për pavarësinë e mbikqyrur për Kosovën", tha Ban Ki-Moon.

BRUKSEL
Aleatët e NATO-s janë duke punuar fuqishëm që në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të miratohet rezoluta për statusin e Kosovës, dhe çdo anëtar i aleancës vetë do të duhej të vendosë si të veprojë nëse ky proces do të dështonte, tha ndihmës sekretari i aleancës, John Kolston. Ai i bëri këto prononcime në pyetjen për të komentuar deklaratën e presidentit amerikan George Bush.
Kolston ka theksuar se "NATO-ja nuk përgatitet për dështim", dhe shtoi "se nuk ka asnjë plan B", sepse "ende nuk ka veto të Rusisë".
Ai tha se "aleatët e NATO-s shpresojnë të miratohet rezoluta për Kosovën në Këshillin e Sigurimit, e cila do t'i kishte parasysh propozimet e Ahtisaarit".

BRUKSEL
Komisioni Evropian tha se "vendimi për statusin e ardhshëm të Kosovës duhet të merret në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara", dhe theksoi se "Komisioneri Oli Rehn ka bërë thirrje që të gjendet zgjidhje e qartë dhe e qëndrueshme, por pa kurrfarë shtyrjesh të panevojshme".
Zëdhënësja Kristina Nagy, i bëri këto komente në pyetjen nëse Komisioni Evropian është i gatshëm të dërgojë misionin e vet në Kosovën e pas statusit.



10. Qershor, 2007 21:41 CET   
  

  
TIRANË
Ka përfunduar vizita e presidentit të SHBA-ve, Xhorxh Bush në Shqipëri. Presidenti amerikan Xhorxh Bush ka ripërsëritur mbështjetjen për pavarësinë e Kosovës. Bush i bëri këto komente në konferencën për shtyp në Tiranë pas takimit me kryeministrin Berisha. "Çështja është nëse do të vazhdojmë me dialog pa kufi për një çështje për të cilën ne vetëm se e kemi marrë vendimin" tha Bush për të shtuar se " jam i shqetësuar nëse nuk i përmbushim pritjet në Kosovë, prandaj ne do ta shtyjmë përpara procesin." Çfarëdo lloj bisedime të mundshme që do të ketë, duhet ta kenë për cak pavarësinë e Kosovës" shtoi Bush. Presidenti amerikan ka kërkuar nga Shqipëria që të ndihmojë në ruajtjen e qetësisë dhe paqës në Kosovë derisa ajo po lëvizë drejt pavarësisë. Bush shprehu mbështetjen e tij edhe për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO duke thënë se vendi tij ka dëshirë të thellë ta shohë Shqipërinë në aleancën veri atlantike. Ai theksoi rëndësinë e vazhdimit të reformave. Nga ana tjetër kryeministri Sali Berisha përsërit përkushtimin e Shqipërisë për reformat dhe rëndësinë e pavarësisë së Kosovës. Po sot Presidenti Bush është takuar dhe ka biseduar me presidentin Moisiu nga i cili edhe u dekurua me dekoratën më të lartë të shtetit shqiptarë "Urdhëri i Flamurit".

TIRANË
Presidenti amëerikanë ka takuar gjatë nje dreke pune, tre kryeministrat e Kartës së Adriatikut, atë të Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë. Përmbushja e reformave për anëtarsimin në NATO ka qenë në qendër të takimit. Tre kryeministrat në konferencën e përbashkët për shtyp nënvizuan faktin se kanë marrë mbështjetjen amerikane në rrugën e tyre drejt aleancës veriatlantike. Duke folur për Kosovën kryeministri Berisha ka përsëritur mbështjetjen për pavarësinë e Kosovës si e vetmja zgjidhje, derisa dy kryeministrat tjerë Sanader dhe Gruevski kanë pëkrahur planin e Ahtisarit.

TIRANË/FUSHË KRUJË
Presidenti Bush në Pallatin e Brigadave është takuar me një grup ushtarësh dhe oficerësh shqiptarë që kanë shërbyer në misionet paqëruajtëse në Afganistan dhe Irak. Presidenti Bush shprehu mirënjohjen për ta dhe familjet e tyre. Ndalesa e rradhës e presidentit Bush në Shqipëri ishte Fushë Kruja, një qytezë në veri të Tiranës. Aty presidenti Bush u njoh nga afër me projektet e financuara nga agjensia amerikane pëer zhvillim USAID. Presidenti Bush u nderua nga Bashkia e Fushë Krujës me titullin qytetarë nderi, derisa mijëra qytetarë kishin mbushur rrugët për tyë mirëseardhur presidentin Bush. Përpara largimit nga Fushë Kruja, presidenti Bush është takuar me qytetarë duke shtrenguar duar dhe dhënë autografe. Nga ana tjetër në një agjendë të ndarë ka zhvilluar një sërë takimesh edhe zonja e parë e SHBA-ve, Laura Bush. Zonja Bush e shoqëruar nga zonja Berisha dhe Mojsiu kanë vizituar një jetimore dhe maternitetin "Nëna Mbretëreshë" në Tiranë.

SOFJE
Presidenti amerikan Xhorxh Bush pas Tiranës ka mbërritur në Sofje derisa Bullgaria është ndalesa e fundit e turneut të tij evropian. Presidenti Bush nesër do të takohet me homologun e tij bullgar dhe kryeministrin e vendit. Kosova dhe planet amerikane për vendosjen e mbrojtjes raketore në Çeki dhe Poloni do të jenë temat kryesore të takimit.


10. Qershor, 2007 13:28 CET   
  

  
TIRANË
Presidenti amerikan Xhorxh Bush ka ripërsëritur mbështjetjen për pavarësinë e Kosovës. Bush i bëri këto komente në konferencën për shtyp që sapo ka përfunduar në Tiranë pas takimit me kryeministrin Berisha. "Çështja është nëse do të vazhdojmë me dialog pa kufi për një çështje për të cilën ne vetëm se e kemi marrë vendimin" tha Bush për të shtuar se " jam i shqetësuar nëse nuk i përmbushim pritjet në Kosovë, prandaj ne do ta shtyjmë përpara procesin." Çfarëdo lloj bisedime të mundshme që do të ketë, duhet ta kenë për cak pavarësinë e Kosovës" shtoi Bush. Presidenti amerikan ka kërkuar nga Shqipëria që të ndihmojë në ruajtjen e qetësisë dhe paqës në Kosovë derisa ajo po lëvizë drejt pavarësisë. Bush shprehu mbështetjen e tij edhe për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO duke thënë se vendi tij ka dëshirë të thellë ta shohë Shqipërinë në aleancën veri atlantike. Ai theksoi rëndësinë e vazhdimit të reformave. Nga ana tjetër kryeministri Sali Berisha përsërit përkushtimin e Shqipërisë për reformat dhe rëndësinë e pavarësisë së Kosovës. Në këto momente presidenti Bush po takon kryeministrat e Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë.

TIRANË
Rreth orës 9:30 presidenti amerikan George Bush, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Laura Bush ka arritur për vizitë në Tiranë.
Kjo është vizita e parë e një presidenti amerikan në Shqipëri dhe si e tillë është cilësuar si një ngjarje historike dhe kulmore në marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.
Agjencitë e lajmeve duke transmetuar lajmin për arritjen e presidentit Bush në Tiranë kanë raportuar se atje presidentit amerikan i është bërë një pritje e jashtëzakonisht e ngrohtë.
Agjencia e lajmeve AP para pak castesh ka raportuar se për dallim nga Roma, ku presidenti Bush la pas vetes mijëra protestues, në Tiranë Bush është pritur si hero.
Presidenti Bush fillimisht është takuar dhe ka biseduar me presidentin Moisiu, ndërsa në këto caste sapo përfundoi biseda me kryeministrin Berisha.



9. Qershor, 2007 20:53 CET   
  

  
ROMË
Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush tha se më nuk duhet humbur kohë, sepse tash është koha që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të veprojë lidhur me planin e Ahtisaarit për pavarësinë e mbikqyrur të Kosovës.
"Kjo duhet tash të ndodhë. Tash është koha për të ecur përpara me planin e Ahtisaarit", tha presidenti Bush në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin italian Romano Prodi.
Çështja e Kosovës ka qenë temë diskutimi në takimin e presidentit amerikan George Bush dhe presidentit italian Giorgio Napolitano.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Dana Perino tha se çështja e Kosovës është diskutuar edhe në takimin e presidentit Bush me Papa Benediktin XVI.

TIRANË
Kosova do të jetë një nga temat e takimit të nesërm të presidentit të Shteteve të Bashkuara George Bush dhe kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha, deklaroi sot Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha.
Ai tha se vizita e presidentit Bush përkon me disa momente kyçe për shtetin shqiptar, por edhe me momentet vendimtare për Kosovën.
Presidenti Bush nesër do të dekorohet nga presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu me Urdhërin e Flamurit.


8. Qershor, 2007 21:16 CET   
  

  
HEILIGENDAM 

Grupi i vendeve të G8 ka thënë se gjatë samitit të mbajtur në Gjermani nuk është arritur të gjendet një pozicion i përbashkët për statusin e Kosovës, duke shtuar se " ekzistojnë pikëpamje të ndryshme për substancën dhe mënyrën e ecjes përpara". Më herët gjatë ditës Presidenti i Francës, Nicholas Sarkozy tha se liderët e G 8 nuk janë dakorduar rreth propozimit francez për një kompromis lidhur me të ardhmen e Kosovës."Për momentin ende nuk është arritur përparimi i domosdoshëm", u tha Sarkozy gazetarëve pas takimit me presidentin e SHBA, George Bush.Ndërkohë presidenti rus Putin, në përfundim të samitit ka ripërsëritur qëndrimin se në rastin e Kosovës, duhet rrespektuar ligjet ndërkombëtare. "Nëse ne te gjithë arrijmë te konkludimi se në situatën aktuale ndërkombëtare e drejta për vetëvendosje është më e rëndësishme se ajo e integritetit territorial të vendeve, atëherë duhet të udhëhiqemi në bazë të këtyre principeve në gjitha pjesët e botës dhe jo vetëm në një pjesë e cila po favorizohet nga disa partnerë tanë. Dhe e drejta për vetëvendosje duhet zbatuar nga gjitha pjesët e njerëzve që jetojnë në ish Jugosllavi dhe atyre që jetojnë në pjesët e ish Bashkimit Sovjetik" ka thënë Putin për të shtuar se në të gjitha rastet kemi të bëjmë me konflikte të përcjellura nga dhuna e ushtruar prej të dyja palëve.

PRISHTINË
Në reagimin e parë zyrtar nga Prishtina lidhur me propozimin e Francës që çështja e statusit të Kosovës të shtyhet për 6 muaj të tjerë, kryeministri Agim Çeku i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të mos e tradhtojë Kosovën."Ne ua besuam qartësimin e situatës në Kosovë. Ne iu përkushtuam rrugës së Kombeve të Bashkuarah dhe kemi qenë shumë të durueshëm. Ju bëj thirrje të mos e tradhtoni këtë besim", ka thënë Çeku.

PRISHTINË
Shefja e Zyrës amerikane në Prishtinë, Tina Kaidanoë ka lëshuar një komunikatë për opinion, duke thënë se liderët e G 8-ës ende nuk kanë arritur një marrëveshje për propozimin e presidentit francez.
Raportimet për arritjen e ndonjë marrëveshjeje për shtyrjen 6-mujore, Kaidanoë i vlerëson si të pasakta. "SHBA dhe partnerët e saj nga Bashkimi Evropian do t'i vazhdojnë diskutimet e nivelit të lartë me Rusinë dhe me anëtarët tjerë të Këshillit të Sigurimit, për të marrë një vendim së shpejti", ka thënë Kaidanow, për të shtuar se mënyra më e mirë për të ecur përpara është miratimi i një rezolute nga ana e Këshillit të Sigurimit, që do të bazohej në rekomandimet e Ahtisaarit."Diplomacia intensive e këtij lloji shpesh merr kohë, dhe të gjitha palët duhet të kenë durim", ka thënë shefja e Zyrës amerikane në prishtinë, Tina Kaidanoë.

BERLIN
Presidenca gjermane e Bashkimit Evropian ka bërë thirrje sot për zgjidhjen e shpejtë të statusit të Kosovës, duke e paraqitur atë si çështjen më urgjente politike në Ballkanit Perendimorë. "Në interes të stabilitetit të Kosovës Serbisë dhe gjithë rajonit, çështja duhet të vendoset shpejtë" thuhet në komunikatën e lëshuar sot në Berlin. Aty poashtu thuhet se " e vetmja rrugë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, është përmes kompromisit që i jep të dyja palëve atë që dëshirojnë". "Plani i Ahtisarit ofron bazë të mirë për zgjidhjen" thuhet ndër të tjera në komunikatën e presidencës gjermane të Bashkimit Evropian.

BEOGRAD
Ambasadori i Francës në Serbi Jean-Fransoa Teral ka deklaruar se qëndrimi i Parisit është se zgjidhja për Kosovën duhet të kalojë nëpër Këshillin e Sigurimit."Franca është e hapur për bisedime mbi Kosovën në mënyrë që të vijmë te një zgjidhje, e cila do ta kishte mbështetjen e Këshillit të Sigurimit, por që në thelb, do të bazohej në planin e Martti Ahtisaarit", ka thënë ambasadori francez.

BRATISLLAVË
Shefi i diplomacisë së Sllovakisë Jan Kubish ka kundërshtuar rifillimin e negociatave ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, duke thënë se kjo do të ishte vetëm "blerje kohe".
Në një intervistë për të përditshmen sllovake Pravda, Kubish ka theksuar se nuk mund të paramendojë ndonjë zgjidhje tjetër për Kosovën përveç planit të Ahtisaarit, dhe ka paralajmëruar se në Këshillin e Sigurimit, Sllovakia do ta votojë rezolutën e bazuar mbi këtë plan.



7. Qershor, 2007 21:32 CET   
  

  
HEILIGENDAM
Vendet e G8 janë pajtuar që miratimi i rezolutës për statusin e Kosovës të shtyhet për një kohë, njofton agjensia Rojters. Ndërkohë i pari që ka dalë me këtë propozim ishte Presidenti francez, Nikolai Sarkozi i cili ka propozuar një periudhë reflektimi prej 6 muajsh për vendosjen e statusit të Kosovës. "Propozimi im është që më së pari presidenti rus Vladimir Putin do të duhej të pranonte se pavarësia e Kosovës është e pashmangshme". Ndërkohë ka shtuar Sarkozi "pas gjashtë muajsh ose Prishtina dhe Beogradi kanë gjetur një zgjidhje më të mirë, ose do të duhej të zbatohej ajo që është propozuar nga Ahtisari. Do të ishte një situatë shumë e vështirë të propozonim veprime në Këshillin e Sigurimit dhe në të njëjtën kohë ta dinim se do të përballeshim me veton ruse" tha Sarkozi për të theksuar se "na nevojitet ta menjanojmë një konfliktë të tillë".

HEILIGENDAM
Kanë vazhduar gjatë gjithë ditës së enjte bisedimet mes udhëheqësve të 7 vendeve më të industrializuara të botës plus Rusinë në Heiligendam të Gjermanisë. Kryetitujt e takimit kishin të bënin kryesisht me mosmarrëveshjet mes Shteteteve të Bashkuara dhe Rusisë rreth mosmarrëveshjeve mbi planet amerikane për vendosjen e një pjese të mbrojtjes raketore në Poloni dhe Ceki. Megjithatë ngjarjet morrën një rrjedhë të ndryshme pasi presidenti rus Putin gjatë takimit me homologun e tij amerikan Bush propozoi vendosjen e një mbrojtje raketore të përbashkët jo në Evropën Lindore por në një bazë ushtarake në Azerbaxhian. Gjatë samitit është arritur marrëveshja për ngrohjen globale, çështje kjo e inicuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel.

MOSKË
Ministri i Jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiq ka deklaruar se Rusia plotësisht përkrahë qëndrimet e Serbisë për Kosovën. Ai i bëri këto komente në përfundim të vizitës së tij në Moskë. " Rusia përkrahë pozicionin e Serbisë dhe u dakorduam që bashkarisht të punojmë për hapat e mëtutjeshëm" tha Jeremic pas takimeve me zyrtarë të lartë rus.

NISH
Komandanti i KFOR-it Roland Kater e ka vlerësuar sot situatën e sigurisë në Kosovë si stabile dhe nën kontroll. Pas takimit me shefin e shtatmadhorisë së ushtrisë serbe Zdravko Ponosh, Kater ka thënë se Kosova është në fazë kritike të zgjidhjes së statusit dhe se KFOR-i po angazhohet për ambientë të sigurtë për të gjithë qytetarët.

BRUKSEL
Bashkimi Evropian do të rifillojë bisedimet për marrëveshjen e asociim stabilizimit me Rusinë. Lajmin e bëri të ditur Presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Baroso. Ai tha se Beogradi ka demostruar përkushtim të qartë për bashkëpunim me tribunalin për krime lufte. Ndërkaq komisioneri për zgjerim Oli Rehn tha se bisedimet do t'i sjellin Serbisë përfitime ekonomike.

LUBJANË
Vendet e Ballkanit shpresojnë të ngrisin profilin me Bashkimin Evropian janarin e ardhshëm, kur Sllovenia do të jetë vendi i parë ish komunist që do të marrë kryesimin e BE-së. " Presidenca jonë do të jetë e suksesshme sepse ne jemi vendi i parë ish komunistë që do ta bëjmë këtë, nëse i pari dështon atëher edhe për të tjerët do të jetë vështirë" ka thënë një zyrtar slloven në kushte anonimiteti.



6. Qershor, 2007 21:12 CET   
  

  
BERLIN
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel tha sot se, pos temave të tjera, në samitin e G-tës statusi i Kosovës është "pjesë e agjendës". Sipas saj, qëndrimet janë të ndryshme dhe nuk mund të pritet që ato të zhduken shpejtë. Duket se samiti filloi në një atmosferë me tensione lidhur me planet e Shteteve të Bashkuara për vendosjen e sistemit mbrojtës raketor në Çeki dhe në Poloni. Megjithqë presidenti amerikan, George Bush tha se Rusia nuk duhet të frikësohet nga ky sistem, presidenti Vlladimir Putin ka kërcënuar se Rusia do ti drejtoj raketat kah Evropa nëse zhvillohet ky sistem. Samiti i tetë vendeve më të industrializuara të botës është pritur me demonstrata. Policia ka përdorë gaz lotësjellëps dhe topa uji ndaj protestuesve të globalizimit, që gjuanin me gurë.

NJU JORK
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara u pajtuan sot që ta shtyjnë votimin për rezolutën për statusin e Kosovës deri pas samitit të G-tetës në Gjermani. Ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara , Zalmay Khalilzad dhe ai i Gjermanisë, Thomas Matussek, thanë se sponsorët e rezolutës vendosën që votimi të shtyhet deri sa anëtarët e
G-tetës të diskutojnë për Kosovën nesër gjatë drekës. "Do të ishte e papërshtatshme që të votohet para kësaj" ngjarjeje, tha ambasadori Khalilzad. I pyetur nga reporterët në selinë e Kombeve të Bashkuara se a pret që të votohet këtë javë, ai tha se "do të shohim se çka do të ndodhë nesër". Ambasadori gjerman, Matussek tha se "tash po i dëgjojmë rusët" pasi "ata kohë pas kohe vijnë me disa ide të reja, ne i dëgjojmë ato dhe i analizojmë me shumë kujdes, por deri tash asnjëra prej tyre nuk ishte diçka vendimtare". Ai mëtutje shfaqi shpresën se në samitin e G-tetës "do të ketë një lloj të mirëkuptimit" dhe shtoi se "nëse kjo nuk ndodhë, atëherë kuptohet aksioni kthehet këtu në Nju Jork".

MOSKË
Zëvendës kryeministri i Rusisë, Sergei Ivanov, që konsiderohet si pasardhës i mundshëm i presidentit Putin në vitin 2008, tha se në samitin e G-tetës në Hajligendam të Gjermanisë ka pak gjasë që të zgjidhen çështjet për të cilat ndërmjet Perëndimit e Rusisë ekzistojnë mospajtime të mëdha. "Shumë çështje do të diskutohen, por sa i përket sistemit mbrojtjës raketor dhe Kosovës nuk do të ketë kurrfarë kompromisi", tha Sergei Ivanov sot në Moskë. Në një zhvillim tjetër, sot poaashtu në Moskë, ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se Rusia "mbetet fuqimisht" solidare me Serbinë lidhur me Kosovën. Këto komente zoti Lavrov i bëri pas takimit me ministrin e jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiq.

BEOGRAD
Ambasadori amerikan në Serbi, Majkël Polt deklaroi sot se synim i qeverisë së Shteteve të Bashkuara është që në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara sa më parë të miratohet rezoluta për Kosovën dhe ka vlerësuar se procesi me të cilin Kosova do ta fitoj pavarësinë e mbikëqyrur nuk mund të ndalet. "Qëllim i qeverisë së Shteteve të Bashkuara është që rezoluta, nëse është e mundshme, të arrihet këtë muaj, pra sa më shpejtë" tha Majkël Polt dhe shtoi se "po punojmë në mënyrë aktive në pavarësinë e mbikëqyrur për Kosovën dhe ky është pozicioni i qeverisë sonë". Këto komente amabasadori Polt i bëri para gazetarëve në Beograd, pas solemnitetit të hapjes së zyrës së Shteteve të Bashkuara për bashkëpunim me Serbinë në fushën e mbrojtjes. Ai mëtutje shfaqi shpresën se Shtetet e Bashkuara do të arrijnë ti bindin "kolegët rusë" se plani i Martti Ahtisaarit për Kosovën është "e vetmja zgjidhje e zbatueshme".

LUBJANË
Ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Dimitrij Rupel dhe ai i Maqdonisë, Antonio Milloshoski i kanë dhënë sot mbështetje planit të të dërguarit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, Martti Ahtisaari. Ata poashtu, kanë deklaruar, se duhet nxitur përparimin e Serbisë kah Bashkimi Evropian. Zoti Milloshoski është shprehur se zgjidhja e statusit të Kosovës do ti ndihmoj Serbisë në rrugën e integrimit evropian.








20. Maj, 2007 16:39 CET   
  

  
PARIS
Kryeministri Agim Çeku tha se, megjithqë e ballafaquar me kundërshtimin e Rusisë, Kosova do ta shpallë pavarësinë vetëm me miratimin e Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe tzë Kombeve të Bashkuara. "Qëndrimi ynë do të varet nga rekomandimet nga amerikanët, evropianët dhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara" tha zoti Çeku dhe shtoi se "nuk do ta shpallim pavarësinë pa pajtimin e tyre", deklaroi ai për botimin e sotëm të gazetës franceze, Journal du Dimanche. Agim Çeku tha se dëshiron ta shoh shpalljen e pavarësisë gjatë qershorit.


19. Maj, 2007 20:38 CET   
  
PRISHTINË
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Lulzim Basha, e përmbylli sot qëndrimin tre ditor në Kosovë me vizitën që i bëri memorialit kushtuar familjes Jashari në Prekaz.
Basha, në të parën vizitë në Kosovë nga ardhja në krye të diplomacisë së Shqipërisë, është takuar me të gjithë përfaqësuesit e institucioneve dhe spektrit politik të Kosovës. Ai ka përsëritur mbështetjen e Tiranës për pavarësinë e Kosovës dhe ka kërkuar nga klasa politike në Kosovë që ta ruajë unitetin.

19. Maj, 2007 08:00 CET

Akademik Nexhat Daci vjen për vizitë pune në Gjermani

Dy tubime me bashkatdhetarët Me kërkesë të anëtarësisë së LDD-së në Gjermani, në periudhën prej 18 deri me 23 maj 2007, kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, akademik Nexhat Daci bashkë me disa anëtarë të kryesisë qendrore në Prishtinë do t’i bënë një vizitë pune Degës së LDD-së në Gjermani.

Në kuadër të agjendës së paraparë gjatë kësaj vizite, përpos takimeve me karakter pune, do të mbahen edhe dy tubime informative me anëtarësinë dhe simpatizuesit e LDD-së. Po ashtu janë caktuar dhe një serë takimesh tjera me zyrtarë të lartë të qeverisë dhe Bundestagut gjerman.

Takimin e parë me anëtarësinë dhe simpatizantët  e LDD-së, përkatësisht me bashkëatdhetarët tanë me qëndrim në Gjermani,  kryetari Nexhat Daci do ta ketë me datën 19. 05. 2007, duke filluar në ora 18.00 në lokalet: “Filderhalle”, Bahnhofstr. 61, 70771 Leinfelden-Echterdingen, në afërsi të Shtutgartit. Ndërsa Takimi i dytë me anëtarësinë dhe simpatizantët  e LDD-së, përkatësisht me bashkëatdhetarët tanë me qëndrim në Gjermani,  do të mbahet me 20. 05. 2007 në këtë adresë: Universität-Düsseldorf-Philosophische Fakultät, Hörsaal/3a, Moorenstraße. 5,  40225 Düsseldorf, duke filluar në ora 12,30

Ndaj, ftohen anëtarët e LDD-së dhe gjithë bashkëatdhetarët tanë që të marrin pjesë sa më masovikisht në këto tubime, ku do të jenë të mirëseardhur.

Për informacione më të hollësishme keni në dispozicion këta telefona: 0163/9603948, 0174-9431923, 0179/1247206 


17. Maj, 2007 21:11 CET   
  

  
UASHINGTON
Kryeministri britanik në largim Tony Blair parashikoi se Britania do të vazhdojë të qëndrojë krah Shteteve të Bashkuara në Irak dhe në Afganistan edhe pas largimit të tij nga posti. Blair foli në konferencën e përbashkët për shtyp në Uashington me presidentin George Bush, pas takimit lamtumirës në Shtëpinë e Bardhë.
"Ky është raport jetik në përmbushjen e objektivave madhore. Ka qenë jetik në të kaluarën. I ka mundësuar botës së lirë të bëjë punë të vështira. Gjithashtu mendoj se është i domosdoshëm për të bërë punë të vështira në shekullin XXI", tha presidenti Bush.
Kryeministri Blair ndërkaq, tha se raportet Shtete të Bashkuara – Britani nuk janë të formësuara vetëm nga e kaluara, por poashtu të ndërtuara mbi interesat e përbashkëta për të ardhmen.
"Marrëdhëniet ndërmjet SHBA-ve dhe Britanisë janë në interes të të dy vendeve, të paqes dhe të stabilitetit në mbarë botën. Nganjëherë janë raporte kundërthënëse, por asnjëherë nuk kam dyshuar për rëndësinë e tyre. Asnjëherë nuk kam dyshuar se bazohen në parime për vlera dhe qëllime të përbashkëta për ta bërë botën më të mirë" tha Blair, i cili ka paralajmëruar se do të tërhiqet nga posti me 27 qershor.

MOSKË
Në qytetin rus, Samara filloi samiti dyditësh Rusi – Bashkim Evropian, në të cilin, njëra nga temat, është edhe statusi i Kosovës.
Kryetari i Komisionit Evropian Joze Manuel Barroso u zotua se në samit do të mbrojë interesat e Unionit.
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin u takua sonte me Barroson dhe kancelaren gjermane Angela Merkel. Ajo bëri thirrje për dialog me Moskën dhe tha se Rusia dhe BE-ja janë të ndërvarur.
Diskutimet kryesore do të zhvillohen nesër, ndërsa koalicioni antiqeveritar ka paralajmëruar protesta.

PRISHTINË
Maqedonia e rikonfirmoi përkrahjen e saj për planin e kryenegociatorit Martti Ahtisaari duke besuar se menjëherë pas zgjidhjes së statusit të Kosovës do të fillohet me implementimin e çështjes së demarkacionit të kufirit, tha sot në Prishtinë, kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski.
Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Gruevski është pritur në takime të ndara nga presidenti Fatmir Sejdiu, kryeministri Agim Çeku si dhe shefi i UNMIK-ut, Joachim Ruecker.
Presidenti Fatmir Sejdiu tha se Maqedonia është partner strategjik i Kosovës dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen që ky vend i ka dhënë planit të kryenegociatorit Martti Ahtisaari për pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën.

PRISHTINË
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Lulzim Basha tha sonte në Prishtinë se pavarësia e Kosovës është pjesë e pandashme e stabilitetit rajonal.
"Shqipëria mbështet fuqishëm pavarësinë e Kosovës dhe është e gatshme të marrë të gjitha përgjegjësitë për stabilitetin në rajon, ndërkohë që pjesë e pandashme e këtij stabiliteti është pikërisht pavarësia e Kosovës" tha Basha, në fillim të vizitës së tij treditëshe Kosovës, me ç’rast ka takuar shefin e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Joachim Ruecker.
Ai tha se Shqipëria është në një linjë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës sa i përket zgjidhjes së statusit të Kosovës dhe dinamikës së këtij procesi, në mënyrë që të sigurohet një përmbyllje pa tejzgjatje.
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Lulzim Basha takon nesër udhëheqësit më të lartë të Kosovës.

PRISHTINË
Qeveria e Kosovës ka ndarë dy milionë euro për kthimin e të zhvendosurve në zonat urbane, tha sot zëvendëskryeministri Lutfi Haziri. Ai tha se në adresë të qeverisë kanë arritur 160 kërkesa dhe është vendosur që të pranohen kërkesat nga katër komuna: Vushtria, Fushë Kosova,Klina dhe Prizreni.


17. Maj, 2007 12:27 CET   
  

  
PRISHTINË
Në Prishtinë po qëndron për vizitë kryeminsitri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski. Ai do të takohet me kryeadministratorin e Kosovës, Joachim Ruecker, me presidentin Fatmir Sejdiu dhe me kryeministrin Agim Çeku. Po sot, në Prishtinë pritet të arrijë edhe ministri i jashtëm i Shqipërisë, Lulzim Basha, i cili do të zhvilloj takime me zyrtarët e lartë vendës dhe ndërkombëtarë.

MOSKË
Në qytetin rus, Samara sot bëhet hapja e samitit dyditësh Rusia – Bashkimi Evropian, në të cilin, njëra nga temat e diskutimit, do të jetë edhe statusi i Kosovës. Për herë të parë në disa vitet e fundit, kësaj radhe nuk do të nënshkruhet kurrfarë dokumenti. Poashtu, ishte në rrezik edhe vetë mbajtja e këtij samiti, pasi Polonia ka bllokuar nënshkrimin e marrëveshjes së re për partneritet me Rusinë për shkak se në Rusi ekziston ndalimi i importit të mishit nga Polonia.


16. Maj, 2007 21:13 CET   
  

  
BRUKSEL
Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit Daniel Fried tha se Uashingtoni nuk do bëjë asnjë hap të njëanshëm për ta njohur pavarësinë e Kosovës.
Fried u tha gazetarëve se bisedimet në Moskë mes Sekretares së Shtetit Condoleezza Rice, presidentit rus Vladimir Putin dhe shefit të diplomacisë ruse, nuk arritën t'i kapërcejnë dallimet e thella rreth statusit të Kosovës, por shtoi se Uashingtoni do të vazhdojë të shtyjë përpara rezolutën në Këshillin e Sigurimit.
"Sidoqoftë, ne nuk shohim përparësi nga ndërmarrja e aksioneve jashtë Këshillit të Sigurimit. Ne në çdo mënyrë shohim vetëm disavantazhe. Për këtë çështje, rezoluta e këshillit është më e mirë", tha Fried.
Ai paralajmëroi se hapi për shpalljen e pavarësisë së Kosovës pa bekimin e Kombeve të Bashkuara do të ishte i rrezikshëm. "Është fakt se me gjasë, pavarësia do të vijë në njërën mënyrë apo në tjetrën. Ajo do të vijë në mënyrë të mbikqyrur, të kontrolluar dhe më të mirë për të gjithë", ka thënë Fried.
Ai tha se alternativa e kësaj gjendet "në mënyrën, e cila është më kaotike dhe më e përgjakshme".
Fried gjithashtu u bëri thirrje vendeve të BE-së që t'i ofrojnë lidhje më të ngushta Serbisë apo t'i premtojnë anëtarësim eventual, nëse Beogradi bashkëpunon me Tribunalin e Hagës rreth të dyshuarve për krime lufte.

KOMBET E BASHKUARA
Rusia mund të përdorë veto për të bllokuar rezolutën e Kombeve të Bashkuara, e cila Kosovës do t'i jepte pavarësi të mbikqyrur, tha ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Vitaliy Churkin.
"Ajo që do të donim të shohim janë diskutime të mëtejme në Këshillin e Sigurimit mbi këtë çështje, dhe ne do të donim të ketë një marrëveshje në këshillin për procesin e të ardhmes së Kosovës", e transmeton AP ambasadorin rus në KB. I pyetur nëse Rusia do t'i vinte veto rezolutës Churkin ka thënë: "Ne mundemi, por gjithë kjo është teorike".
"Ne do të dëshironim të shohim një dialog serioz politik, jo vetëm drafte, por një dialog serioz politik se kah duhet të shkojnë gjërat për statusin e Kosovës", ka thënë Churkin.

PRISHTINË
Situata e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe pa shenja mbi mundësinë e ndonjë përkeqësimi, kanë thënë sot zyrtarë të lartë të Kosovës, të UNMIK-ut dhe të KFOR-it.
Ata megjithate thanë se do të jenë të kujdesshëm dhe të vendour për të siguruar ambient të qetë, në të cilin do të pranohej dhe implementohej statusi i Kosovës.

PRISHTINË
Anëtari i Ekipit të Unitetit Veton Surroi ka tërhequr vërejtjen se gjendja në ekipin është serioze, dhe se në vend të një konsistence të qëndrimeve, aty po bëhen improvizime.
Surroi ka thënë se brenda Ekipit të Unitetit ka dallime, dhe se ky grup, sipas tij, do ta ketë vështirë që të përballet me sfidat që vijnë.

BEOGRAD
Qeveria e Serbisë mund të rifillojë bisedimet me Bashkimin Evropian "shumë shpejtë", pasi të bëjë përparim të mjaftueshëm në arrestimin e të dyshuarve për krime lufte, tha Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Olli Rehn pas takimeve në Beograd me presidentin Boris Tadiq dhe kryeministrin Vojisllav Koshtunica.
"Presim që qeveria e re në mënyrë rigoroze të zbatojë programin për bashkëpunim me Gjykatën e Hagës. Posa të ndodh kjo, mund të rifillojmë bisedimet për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit" tha Rehn.
Mbrëmë, Parlamenti i Serbisë e miratoi qeverinë e re. Koshtunica tha se do ta çonte Serbinë në BE dhe do bashkëpunonte me Tribunalin e Hagës, por shtoi se Serbia nuk do lejojë koncensione për Kosovën.
"Qeveria e Serbisë hedh poshtë çdo formë të njohjes së njëanshme të Kosovës si shtet i pavarur. Duam ta bëjmë të qartë se qeveria gjithmonë do ta konsiderojë Kosovën si pjesë të Serbisë " tha Koshtunica, duke shtuar se nëse ndonjë shtet e njeh Kosovën, kjo mund t'i dëmtonte marrëdhëniet e atij vendi me Serbinë.

PARIS
Disa orë pas inaugurimit, presidenti i Francës Nicolas Sarkozy u zotua se do t'i japë fund "paralizimit" të Bashkimit Evropian. Sarkozy i bëri këto komente sapo mbërriti në zyrën e kancelares gjermane Angela Merkel, në vizitën e parë zyrtare. Merkel tha se dëshiron "të vazhdojë intensifikimin e bashkëpunimit franko-gjerman" me Sarkozyn, të cilin e falënderoi për vizitën e tij të parë jashtë vendit.
Më herët, Sarkozy zyrtarisht u inaugurua si president i ri i Francës, në një ceremoni që u mbajt në pallatin Elize. Ai e mori detyrën nga Jacques Chirac i cili për 12 vite ishte president i Francës.
Në fjalimin e shkurtër, Sarkozy bëri thirrje për më shumë tolerancë dhe çiltërsi në shoqërinë franceze.
"Ka nevojë të ringjallen vlerat e punës, përpjekjes, meritës dhe respektit, sepse këto vlera janë themel i dinjitetit të njeriut dhe kusht për progres të shoqërisë. Gjithashtu ka nevojë për tolerancë dhe çiltërsi, sepse jotoleranca, racizmi, antisemitizmi dhe sektarizmi asnjëherë nuk kanë qenë më rrënues se tash", tha Sarkozy.
Sarkozy do ta emërojë të enjten kryeministrin e ri. Pritet që këtë post ta marrë ish ministri i Çështjeve Sociale, Francois Fillon.

UASHINGTON
Senati i Shteteve të Bashkuara e ka hedhur poshtë legjislacionin, me të cilin parashihej që pas 31 marsit të ndërpritej financimi i operacioneve luftarake në Irak. Propozimi nuk fitoi numrin e mjaftueshëm të mbështetësve.
Presidenti George Bush pat deklaruar se do t'u vinte veto masave nëse ato miratoheshin.


15. Maj, 2007 19:34 CET   
  

  
MOSKË
Sekretarja amerikane e Shtetit Condolezza Rice tha se Kosova asnjëherë më nuk do të jetë pjesë e Serbisë.
"Kjo është e pamundur", tha Rice në një intervistë për radion Ekho Moskvy.
Ndërkohë, Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov pas takimit ndërmjet presidentit të Rusisë Vladimir Putin dhe Sekretares amerikane të Shtetit Condolezza Rice tha se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara u pajtuan që të kërkojnë zgjidhjen e pranueshme reciprokisht për Kosovën, por dështuan në arritjen e zgjidhjes.
"Është rënë dakord që të kërkohet zgjidhja për Kosovën që do të jetë e pranueshme për të gjithë, por nuk ka zgjidhje të tillë të menjëhershme në horizont" tha Lavrov pas pjesëmarrjes në takimin që u zhvillua në rezidencën e Putinit, jashtë Moskës.
Lavrov gjithashtu tha se Moska dhe Uashingtoni janë pajtuar që të zbusin retorikën, në mënyrë që të shtendosin raportet ndërmjet tyre.
Rice tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë që Rusia të ketë veto rreth planeve të Uashingtonit për sistemin e mbrojtjes raketore në Evropë. Rusia e akuzon Uashingtonin se po provon të dominojë çështjet ndërkombëtare dhe kritikon planet për ndërtimin e sistemit të mbrojtjes raketore në Evropë.
SHBA akuzon Rusinë për kthim pas në çështje të demokracisë dhe Uashingtoni është i shqetësuar rreth kundërshtimit të Rusisë për planin e Ahtisaarit për Kosovën si dhe rreth paralajmërimit për pezullim të detyrimeve lidhur me Marrëveshjen për armët konvencionale në Evropë.

MOSKË
Moska nuk vëren asnjë "konflikt interesi" me Bashkimin Evropian, tha presidenti i Rusisë Vladimir Putin gjatë takimit të sotëm me Ministrin e Jashtëm të Gjermanisë Frank Ualter Steinmeier.
"Falemnderit Zotit ne nuk kemi asnjë konflikt. Kemi qëndrime të ndryshme për mënyrën e zgjidhjes së disa problemeve, por të dyja palët kanë vullnet për zgjidhjen e këtyre problemeve" tha Putin.
Steinmeier tha se Rusia dhe BE duhet të parandalojnë shëndrrimin e "dallimeve" dhe "përplasjeve" në "konflikte më të mëdha politike".



14. Maj, 2007 20:52 CET   
  

  
MOSKË
Të martën Kondolisja Rajs, Sekretarja amerikane e Shtetit takohet me presidentin e Rusisë Vladimir Putin.
Pas mbërritjes sot në Moskë Rajs tha se "nuk është një periudhë e lehtë" në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe bëri thirrje për "diplomaci intensive".
Moska dhe Uashingtoni kanë mosmarrëveshje për një numër cështjesh mes të cilave janë dhe statusi i Kosovës dhe vendosja e sistemit mbrojtës raketor amerikan në Evropë.
Shtetet e Bashkuara mbështesin planin e Ahtisarit për pavarësi të mbikqyrur për Kosovën, cfarë kundërshtohet nga Rusia.

BRUKSEL
Ministrat e jashtëm të BE-së kanë disktuar sot për misionin e BE-së në Kosovën e pas statusit. Misioni i cili do përqëndrohet në fushën e rendit dhe ligjit solli në takim dhe ministrat e mbrojtjes së vendeve anëtare.
Sa i përket të ardhmes së Kosovës eurokomisioneri Oli Rehn tha se shpreson që KS-ja të miratojë një rezolutë ku të përcaktohet qartë statusi i Kosovës. Kjo sipas Rehn do t'i ndihmonte marrëdhnëiet e ardhme të Unionit me Kosovën.
BE-ja ka mirëpritur zhvillimet e fundit në Serbi, ku partitë që cilësohen si pro perëndimore kaën rënë dakord të formojnë qeverinë.

BRUKSEL
Ministri i jashtëm gjerman, Frank Valter Shteinmajer do qëndrojë në Moskë të martën në përpjekje për të përmirësuar atmosferën mes Rusisë dhe Bashkimit Evropin para samitit në Samara që është planifikuar në fundjavë.
"Do jetë një takim i vështirë, por do të mbahet dhe shpresojmë që të arrijmë marrëveshje në fusha që janë të rëndësishme në prespektivën e Bashkimit Evropian, sic janë ndryshimet klimatike, siguria e burimeve energjitike, arsimi dhe shkenca", tha Shteinmajer
Ai do takohet me presidentin rus Putin dhe ministrin e jashtëm Lavrov, derisa konfirmoi se samiti i Samarës do të mbahet.


11. Maj, 2007 21:13 CET   
  

  
NJU JORK
Sot më vonë gjatë mbrëmjes në Këshillin e Sigurimit do të qarkulloj propozim – rezoluta për Kosovën. Këtë e konfirmoi sot edhe ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, Zalmay Khalilzad, që këtë muaj është kryesues i Këshillit të Sigurimit.
- Draft rezoluta për Kosovën, e sponsorizuar nga disa vende evropiane anëtare të Këshillit, pastaj Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara, do të qarkulloj këtë pasditë", tha zoti Khalilzad. Në këtë propozim rezolutë parashihet pavarësi e mbikëqyrur për Kosovën. Mbrëmë vonë, gjatë debatit për Kosovën në Këshillin e Sigurimit, ambasadori i Panamasë në Kombet e Bashkuara ka propozuar që Kosova dhe Serbia ti vazhdojnë negociatat për status edhe për gjashtë muaj.

ZAGREB
Nënsekretari amerikan i shtetit, Nicholas Burns sot në Zabreb foli lidhur me statusin e Kosovës. "Shtetet e Bashkuara fuqishëm e mbështesin pavarësinë e Kosovës. Sot Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë do ta paraqesin rezolutën në Këshillin e Sigurimit, që çon në pavarësinë e Kosovës deri në fund të këtij muaji", tha zoti Burns. Këto komente ai i bëri para gazetarëve në Zagreb, ku po merr pjesë në samitin e vendeve të Evropës Juglindore. Mëtutje, Nicholas Burns tha se "dersa Kosova po bëhet e pavarur ne amerikanët dëshirojmë të mbetemi miq me Serbinë dhe dëshirojmë të kemi marrëdhënie të mira me Serbinë, duke shpresuar se Partia Radikale nuk do të jetë në qeveri dhe as në Parlamentin e Serbisë.

10. Maj, 2007 21:21 CET   
  

  
KOMBET E BASHKUARA
Anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në takimin e sotëm për Kosovën ndanë të njëjtin mendim se status quo-ja nuk mund të vazhdojë.
Këto qëndrime ata i shprehën pas paraqitjes së raportit nga Johan Verbeke, ambasadori i Belgjikës, rreth misionit informues të Këshillit të Sigurimit në Kosovë.
Ashtu si dhe një javë më parë Verbeke në raportin e tij përveç përshkrimit të qëndrimit të palëve theksoi se pozicionet rreth statusit mbeten të ndara dhe shumë të kundërta. Ai u shpreh kundër status quos.
Megjithatë, vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit kishin koncepte të ndryshme për të dalë nga gjendja aktuale.
Ambasadori rus Vitaly Churkin tha se askush nuk po mbron idenë e status quos, por kërkoi edhe vazhdimin e bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit.
Ndërkaq, amabasadori amerikan, Zalmay Khalilzad, që është dhe kryesuesi i radhës i Këshillit të Sigurimit, tha se plani i presidentit Ahtisari është zgjidhja më e mirë e mundshme për Kosovën.
"Kur reflektova mbi qëndrimet në Beograd dhe Prishtinë nuk kishte mundësi për kompromis në çështjen e pavarësisë dhe asgjë nuk mund të sjellin bisedimet shtesë", tha Khalilzad.
Të njëjtin mendim ndanë dhe ambasadori i Francës dhe përfaqësuesja britanike.
Nga ana tjetër vende që janë përmendur si dyshuese ndaj pavarësisë së Kosovës si Indonezia, Kina apo Panamaja në deklarimet e tyre theksuan se zgjidhja për Kosovën do ketë ndikim më të gjerë se rajoni ku gjendet.

UASHINGTON
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer do të vizitojë presidentin e Shteteve të Bashkuara George Bush me 20 dhe 21 maj, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Sipas njoftimit, ata do të diskutojnë edhe për Kosovën si dhe për zgjerimin e NATO-s. "Presidenti do të diskutojë rreth rolit vendimtar të NATO-s në avancimin e paqes dhe sigurisë", njoftoi përmes një deklarate Shtëpia e Bardhë.

TIRANË
Kryeministri Agim Çeku tha në Forumin Ndërkombëtar Ekonomik të Krans Montanës në Tiranë se Kosova është duke pritur rezolutën e Kombeve të Bashkuara, e cila i jep fund paqartësisë. Ai tha se plani i presidentit Martti Ahtisaarit është rruga drejt pavarësisë, si e vetmja zgjidhje për Kosovën.
Kryeministri Çeku tha se Kosova dhe vendet e rajonit me përkushtim dhe bashkëpunim duhet të shkojnë drejt integrimin evropian.

TIRANË
Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot një deklaratë në mbështetje të planit të kryenegociatorit Martti Ahtisaari për statusin e Kosovës.
"Kuvendi i Shqipërisë shpreson dhe beson në vendimmarrjen konsensuale dhe miratimin e shpejtë të një rezolute nga Këshilli i Sigurimit mbi bazën e propozimeve të përfshira në paketën e Ahtisarit, si zgjidhje që garanton siguri e stabilitet në Kosovë e rajon", thuhet përveç tjerash në deklaratën e Kuvendit.

ZAGREB
Komisionari për Zgjerim i BE-së Olli Rehn lëvdoi vendet e Ballkanit për arritjen e progresit "historik", të nevojshëm për marrjen e përgjegjësive në zhvillimin e lidhjeve rajonale.
"Evropa Juglindore ka bërë shumë përparime. Bullgaria dhe Rumania janë anëtare të BE-së, ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor po avancojnë në rrugën e tyre drejtë Evropës" tha Rehn.
Ai megjithatë dënoi zgjedhjen e Tomislav Nikoliqit si kryetar të parlamentit të Serbisë, duke thënë se "bazuar në deklaratat e Nikoliqit, Serbia është në rrezik të kthehet mbrapa për dy dekada brenda dy ditësh. Këto komente Rehn i bëri në Zagreb, ku filloi konferenca dy ditore e vendeve të Evropës Juglindore.
Paralajmërohet se nesër të pranishmëve do t'iu bashkangjiten edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, kryetari i Komisionit Evropian Hoze Manuel Barroso si dhe Nënsekretari i Departamentit amerikan të Shtetit Nicolas Burns.

LONDËR
Kryeminsitri britanik Tony Blair njoftoi se me 27 qershor do të largohet nga posti i kryeministrit.
"Isha kryeministër i këtij vendi për rreth 10 vite. Në botën e sotme, mendoj se është kohë mjaftë e gjatë për mua e sidomos për vendin" tha Blair.
Ai do të largohet edhe nga posti i liderit të Partisë Laburiste. Në konferencën e sotme për shtyp Blair falenderoi popullin për mbështetjen dhe tha se ka bërë atë që ka menduar se është e drejtë.
Shtëpia e Bardhë e cilësoi Blair "lider të jashtëzakonshëm". Presidenti George Bush tha se do ta ndjejë mungesën e tij.
"Ai është figurë politike, i aftë të mendojë përtej kufijve të së zakonshmes. Ai është mendimtar afatgjatë, njeri që mbante fjalën, që nganjëherë është gjë e rrallë në qarqet politike" tha Bush.
Tony Blair sot ka marrë vlerësimet maksimale për ndërhyrjen në Kosovë, luftën kundër ngrohjes globale dhe marrëveshjen e paqes me Irlandën e veriut. Si pika më problematike në politikën e tij është përmendur ndërhyrja në Irak.
Mendohet se pasardhës i Blair do të jetë Ministri aktual i Financave, Gordon Braun.

MOSKË
Presidentët e Shteteve të Bashkuara dhe të Rusisë George Bush dhe Vladimir Putin folën sot përmes telefonit rreth përgatitjeve për takimin e G 8 –ës, që do të mbahet gjatë qershorit në Gjermani. Kremlini njoftoi se në qendër të bisedës ishin edhe raportet ndërmjet dy vendeve si dhe disa çështje tjera të raporteve ndërkombëtare.
Zëdhënësi i Kremlinit, Alexei Gromov tha se biseda është zhvilluar me kërkesë të administratës amerikane.

UASHINGTON
Sekretarja amerikane e Shtetit Condolezza Rice tha se është e "shqetësuar" me "përqendrimin e pushtetit" në Kremlin. Duke folur në komitetin e Senatit, në prag të vizitës javën e ardhshme në Moskë, Rice tha se raportet Shtete të Bashkuara – Rusi janë në "një fazë të vështirë".

UASHINGTON
Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush tha se do të angazhohet për marrëveshje me Kongresin rreth standardeve për vlerësimin e përparimeve në Irak. Në të njëjtën kohë Bush sërish theksoi se do të vë veto në legjislacionin që do të ndalonte fondet për luftën atje, pas korrikut. Dhoma e Përfaqësuesve pritet të votojë një legjislacion të tillë.

9. Maj, 2007 20:46 CET   
  

BERLIN
Shtetet e Bashkuara shpresojnë që gjatë këtij muaji Këshilli i Sigurimit do të votojë për rezolutën, e cila Kosovës do t'i japë pavarësi të mbikqyrur, tha nënsekretari amerikan i Shtetit Nicholas Burns para takimit me homologët e tij të grupit G 8 në Berlin.
"Ne mendojmë se është koha që Kosova të bëhet e pavarur, dhe duam ta shtyjmë fuqishëm përpara procesin në javët që vijnë, kështu që Kombet e Bashkuara do ta mbështesin procesin, i cili do të çojë në pavarësinë e Kosovës. Ne shpresojmë shumë se rusët do të jenë me ne. Jemi të gatshëm të punojmë me rusët dhe t'i dëgjojmë idetë e Rusisë", tha Burns, për të shtuar se procesi i pavarësimit të Kosovës është "i pashmangshëm" megjithë kundërshtimet e Serbisë.
"Për ne është e qartë se vonesa në rrugën drejt pavarësimit të Kosovës me gjasë mund të prodhojë jostabilitet dhe dhunë", tha Burns.
Lidhur me zgjedhjen e Tomisllav Nikoliqit në krye të parlamentit serb, Burns tha se Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera nga ringjallja e radikalëve.
"Kjo është partia e Millosheviqit. Kjo është partia e cila Serbinë e ktheu prapa në vitet e 1990-ta, e çoi në shkatërrime dhe në katër luftëra".
Burns tha se Serbia tash duhet të zgjedhë, të kthehet prapa në vitet e 1990-ta, apo të shkojë drejt së ardhmes, ku Beogradi mund të anëtarësohet në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

PARIS
Franca i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të KB që "të marrë përgjegjësinë e vet" për Kosovën "pa kurrfarë shtyrje të mëtejme", ndërsa nga anëtarët e Këshillit ka kërkuar që sa më shpejt t'i përkushtohen projekt rezolutës së re për Kosovën.
"Këshilli i Sigurimit duhet t'i marrë përgjegjësitë pa kurrfarë shtyrje. Prandaj planifikojmë që shumë shpejt të punojmë me partnerët tanë në Këshill për projekt rezolutën", ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Jean-Baptiste Mattei.

TIRANË
Kryeministri i Kosovës Agim Çeku është takuar sot me kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha.
Dy shefat e qeverive kanë theksuar rëndësinë e njohjes së shpejtë të pavarësisë së Kosovës, si e vetmja zgjidhje për një Ballkan stabil.
Kryeministri Çeku nesër do të marrë pjesë në samitin Krans Montana që fillon në Tiranë.

BRUKSEL
Bashkimi Evropian dhe NATO-ja kanë shprehur shqetësime për zgjedhjen e ultranacionalistit Tomisllav Nikoliq në krye të parlamentit të Serbisë.
Gjermania, kryesuesja e radhës e BE-së, tha se e ka "parë me shqetësim" zgjedhjen e Nikoliqit, nisur nga fakti se "deri më sot, Partia Radikale e Serbisë gjithmonë e ka kundërshtuar ashpër farkimin e lidhjeve të Serbisë me BE-në".
Në komunikatën u bëhet thirrje "të gjitha partive reformatore që deri më 15 maj të formojnë qeveri demokratike, e cila do të riafirmonte orientimin pro-evropian të politikës së Serbisë.
Ndërkaq në reagimin e NATO-s, nga Beogradi kërkohet të formojë qeverinë "e cila do të vazhdonte rrugën e Serbisë drejt interimit evro-atlantik".
Sot, presidenti i Serbisë Boris Tadiq tha se zgjedhja e Nikoliqit i dëmton interesat e vendit dhe mund t'i rrezikojë synimet e vendit drejt integrimit evropian.


8. Maj, 2007 20:54 CET   
  

  
KOMBET E BASHKUARA
Shtetet e Bashkuara dhe evropianët i kanë përpiluar elementet për rezolutën e Kombeve të Bashkuara, e cila dy milionë shqiptarëve do t'u ofronte shtetin e tyre, njoftoi Reuters. Pika kryesore në të ashtuquajturat "elemente" për rezolutën e mbështetur nga vendet perëndimore është mbështetja e rekomandimeve të Martti Ahtisaarit për pavarësi të mbikëqyrur të Kosovës.
Dokumenti thotë se Kosova është "rast i posaçëm"për shkak të dhunës dhe shtypjes gjatë viteve të 90-ta në Kosovë nga regjimi i Beogradit.
Aty gjithashtu bëhet thirrje për "nevojën e menjëhershme" për progres më të madh në kthimin e refugjatëve dhe të zhvendosurve, kryesisht të pakicës serbe.
Bëhet e ditur se edhe Rusia ka shpërndarë në KS një propozim në të cilin thuhet se është tepër herët për të marrë vendimin mbi Kosovën dhe se duhet vazhduar bisedimet.

UASHINGTON
Sekretarja amerikane e Shtetit Condolezza Rice i tha sot Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë Lulzim Basha, gjatë takimit në Uashington, se është e rëndësishme që qeveria shqiptare t'i vazhdojë reformat politike dhe ekonomike dhe t'i plotësojë kërkesat e nevojshme për anëtarësim në NATO, njoftoi agjencia e lajmeve AP.
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Sean McCornmack tha se Rice dhe Basha gjithashtu kanë biseduar edhe lidhur me përpjekjet e Shqipërisë për t'u bërë thirrje shqiptarëve të Kosovës që të shfaqin "durim dhe vetëpërmbajtje", derisa Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara po e shqyrton planin për pavarësinë e mbikëqyrur për Kosovën.
Basha ndërkaq, ka deklaruar se Shqipëria dhe shqiptarët në Kosovë dhe në Maqedoni e "ndajnë vizionin" që një ditë t'i bashkangjiten NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

BRUKSEL
Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian Olli Rehn tha se për statusin e Kosovës nevoitet zgjidhje e shpejtë e bazuar në planin e Martti Ahtisaarit dhe rezolutë e re e Këshillit të Sigurimit për një zgjidhje të qëndrueshme të Kosovës shumëetnike dhe demokratike.
Ren ka thënë se rezoluta duhet të jetë juridikisht dhe politikisht e qartë në mënyrë që misioni i ri ndërkombëtar i BE-së të mund të vendoset në Kosovë.

PRISHTINË
"Plani ynë është që të miratohet një rezolutë e mirë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e bazuar mbi planin e Ahtisaarit”, tha në ditën e dytë të vizitës në Prishtinë, i dërguari i Bashkimit Evropian për statusin e Kosovës, Stephan Lehne.
Ai tha se në Nju Jork ka filluar puna në hartimin e rezolutës, por kjo do të marrë pak kohë.
Lehne u takua sot me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kolë Berisha dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Hashim Thaçi.

BEOGRAD
Serbia duhet t'i ndërpres përpjekjet për lidhje më të ngushta me perëndimin dhe të kthehet kah Rusia, tha kryetari i posazgjedhur i parlamentit Tomisllav Nikoliq.
"Rusia do të gjej mënyrën për t'i bashkuar vendet të cilat do të ngriten kundër hegjemonisë së Amerikës dhe BE-së. Shpresoj se shumica në Serbi do të përpiqen për anëtarësim në një organizatë të këtillë e jo në BE", u tha Nikoliq deputetëve të parlamentit serb.
Ndërkohë, zyrtarë të Këshillit të Evropës thanë se për "shkak të rrethanave aktuale politike" nuk do të mbajnë në Serbi ceremonitë e planifikuara për Ditën e Flamurit të Evropës, me 12 maj.
"Nuk do të ndërhyjmë në situatën e brendshme politike, por Këshilli i Evropës është i shqetësuar që personi i zgjedhur kryetar i parlamentit vjen nga partia që udhëhiqet nga një i akuzuar për krime lufte" e transmeton AP zëdhënësin Matjaz Gruden.

BEOGRAD
Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera për kthimin në politikën serbe të gjuhës së urrejtjes nga koha e Sllobodan Millosheviqit dhe ofrojnë mbështetje të plotë për të gjithë ata që ende shpresojnë në formimin e qeverisë demokratike. Me këtë koment doli ambasada amerikane në Beograd pas zgjedhjes së përfaqësuesit të radikalëve Tomisllav Nikoliq në krye të parlamentit të Serbisë.
"Gjuha e urrejtjes mund t'i shërbejë vetëm ndarjes së mëtejme të shoqërisë serbe" thuhet në reagimin e ambasadës.

BEOGRAD
Presidenti i Serbisë Boris Tadiq vlerësoi sot se zgjedhja e përfaqësusit të Partisë Radikale për kryetar të parlamentit të Serbisë "është shumë e dëmshme për interesat e shtetit".
Ndërkohë, ambasadori i Rusisë në Serbi Aleksander Aleksejev vizitoi kryetarin e posazgjedhur të parlamentit Tomisllav Nikoliq dhe tha se kjo është çështje e brendshme e Serbisë.
Lidhur me çështjen e Kosovës, Aleksejev përsëriti qëndrimin se plani i Ahtisaarit është i papranueshëm për Rusinë dhe Serbinë. Ai tha se Rusia kërkon zgjidhje kompromisi dhe vazhdimi i bisedimeve për Kosovën është i domosdoshëm.


7. Maj, 2007 20:47 CET   
  

  
BRUKSEL
27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian duhet t'i japin gjithë mbështetjen e tyre planit të Kombeve të Bashkuara për pavarësi të mbikqyrur për Kosovën, deklaroi shefi për politikë të jashtme dhe siguri i BE-së Havier Solana.
"Ne duhet të kemi një qëndrim të përbashkët nëse duam të kemi ndikim", ndaj anëtarëve të tjerë të Këshillit të Sigurimit, që janë ende dyshues rreth planit të Ahtisarit, shtoi Solana.
Sipas tij një qëndrim i përbashkët evropian do kishte ndikim edhe ndaj Rusisë, që e kundërshton planin, por dhe ndaj vendeve të tjera si Afrika e Jugut dhe Kina, që nuk janë të bindura se plani i Ahtisarit është zgjidhja më e mirë.
Edhe eurokomisioneri për zgjerim, Oli Rehn theksoi rëndësinë e unitetit brenda Bashkimit Evropian për të votuar rezolutën e re në Këshillin e Sigurimit për statusin e Kosovës, që duhet të jetë "juridikisht dhe politikisht shumë i qartë".
Rehn nënvizoi se Kosova "para së gjithash është një cështje evropiane".

STOKHOLM
Kryendërmjetësi për statusin e Kosovës, Marti Ahtisaari shprehu besimin se Këshilli i Sigurimit do mund të arrinte një marrëveshje rreth projekt rezolutës për Kosovën nga fundi i këtij muaji.
Ahtisari i bëri këto komente në konferencën për Kosovën organizuar nga Agjencia suedeze për Zhvillim, SIDA. Ahtisari tha se Kosova do të jetë e pavarur gjatë këtij viti.
"Shpresoj që Këshilli i Sigurimit të bjerë dakord për rezolutën para fundit të majit. Pas kësaj një periudhë e re fillon", tha Ahtisari.
Kryendërmjetësi tërhoqi vërejtjen se nëse Këshilli i Sigurimit dështon të gjejë gjuhën e përbashkët për rezolutën kjo "do zvogëlojë aftësitë e Kombeve të Bashkuara për të vepruar".
"Nuk ka një plan B. Nëse i hapim rrugën ndryshimeve të planit apo propozimeve të reja kemi hapur kutinë e Pandorës", tha Ahtisari.

PRISHTINË
I dërguari i Bashkimit Evropian për statusin e Kosovës, Stephan Lehne ka filluar sot vizitën dy ditore në Prishtinë. So
Ai është pritur në takime të ndara nga presidenti dhe kryeministri i Kosovës, ndërkaq nesër do të zhvillojë takime dhe me liderët e opozitës. “Ne mendojmë që tash përpjekjet duhet të shtohen në Nju Jork për të arritur deri te përgatitja e një rezolute të mirë. Do të ketë dhe shumë konsultime në përpjekje që të arrihet një marrëveshje, kurse ne vazhdojmë ta mbështesim propozimin e Ahtisarit”, tha Lehne.

UASHINGTON
Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondolisja Rajs do vizitojë Moskën më 15 maj. Qëllimi i vizitës është të sheshojë mosmarrëveshjet rreth planeve në fushën e mbrojtjes raketore dhe për statusin e Kosovës, bën të ditur Departamenti amerikan i Shtetit.

PRETORIA
Anëtari i ekipit negociator të Kosovës, Ylber Hysa ka kërkuar nga Afrika e Jugut, vend anëtar i Këshillit të Sigurimit, ta mbështesë vendimin për miratimin e shpejtë të rezolutës për pavarësinë e Kosovës.
"Nëse Afrika e Jugut e mbështet planin atëherë kështu do të vepronin dhe vendet e tjera afrikane anëtare të Këshillit si Gana dhe Kongoja", citon e përditshmja "Businnes Day" zotin Hysa.
Më tej ai thekson se "ky do ishte hap i madh në sigurimin e 9 votave të nevojshme që të kalojë rezoluta e re", në Këshillin e Sigurimit, pasi sic ka shpjeguar Hysa, Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca janë për "pavarësinë e Kosovës".
Ylber Hysa ka qëndruar në Afrikën e Jugut gjatë fundjavës.

PODGORICË
Komandanti i trupave ndërkombëtare në Bosnjë, admirali gjerman Uithauer dhe autoritetet e Malit të Zi kanë nënshkruar marrëveshjen teknike për kalimin tranzit të trupave. Bëhet fjalë për përdorimin e hapësirës ajrore dhe tokësore të Malit të Zi për të dërguar trupat e EUFOR-it nga Bosnja në Kosvë në ndihmë të KFOR-it në rast të ndonjë situate emergjente sigurie.

BEOGRAD
Seanca e sotme në parlamentin e Serbisë është shoqëruar me fyerje dhe akuza të ndërsjellta mes liberalëve dhe ultranacionalistëve rreth kandidaturës së Tomisllav Nikoliqit për kreun e parlamentit.
Shefi i diplomacisë evropiane Solana tha se po përpiqej të ndërmjetësonte përmes telefonit, por pa sukses.
Nëse partitë politike nuk do arrijnë krijimin e qeverisë deri në 14 maj atëherë do mbahen zgjedhje të parakohshme. Zgjedhjet në Serbi u mbajtën në janar.



6. Maj, 2007 21:41 CET   
  

  
PARIS
Kandidati konservator Niclas Sarkozy është zgjedhë sot president i Francës. Ai fitoi 53% të votave, ndërsa kandidatja socialiste, Segolen Royal fitoi 47% të votave. Këto janë rezultatet e para të projeksioneve televizive pasi u mbyllën vendvotimet. Zonja Royal e pranoi disfatën duke thënë se "i uroi presidentit të ardhshëm të Republikës sukses në arritjen e misionit të tij në shërbim të të gjithë popullit të Francës". Rezultatet e plota zyrtare priten pak para mesnatës.

ZAGREB
Kryeministri Agim Çeku tha se ai shpreson se Kosova do ta fitoj pavarësinë brenda disa javësh. "Shpresoj se Kosova do të jetë e pavarur shumë shpejtë" i tha zoti Çeku televizionit të Kroacisë, duke shtuar se kjo mund të ndodhë brenda disa javësh. I pyetur për mundësinë e krijimit të unionit me Shqipërinë, zoti Çeku tha se Kosova është më tepër e interesuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian. "Ekziston vetëm një plan për union, ai me Bashkimin Evropian", tha kryeministri i Kosovës, Agim Çeku.

PRISHTINË
Presidenti Fatmir Sejdiu tha sot se ditët në vijim janë të peshës së veçantë dhe se muaji maj është shumë i rëndësishëm në procesin e përcaktimit të statusit të Kosovës. Ai, mëtutje, ka shfaqur shpresën se të gjithë faktorët në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të arrijnë ujdi për rezolutën e re për Kosovën. Presidenti Sejdiu këto komente i bëri pasi bëri homazh te përmendorja e Fehmi Aganit, në tetëvjetorin e vrasjes së tij.

BEOGRAD
Kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica fajësoi sot presidentin Boris Tadiq për dështimin e bisedimeve për formimin e koalicionit qeverisës, që kanë zgjatur për më tepër se tre muaj. "Partia Demokratike e ka bërë të pamundur formimin e qeverisë dhe ka marrë përgjegjësi serioze", tha zoti Koshtunica. Burime politike në Beograd tërheqin vërejtjen se nëse nuk arrihet marrëveshja ndërmjet partive që konsiderohen demokratike, Vojisllav Koshtunica mund të bashkohet me ultranacionalistët e Partisë Radikale, që ishte partia me më së shumti vota, ose me socialistët.




5. Maj, 2007 20:35 CET   
  

  
ZAGREB
Përfaqësuesi i lartë për Politikë të jashtme dhe Siguri i BE-së Javier Solana ka shfaqur shpresën se statusi i Kosovës do të zgjidhet deri në fillim të qershorit.
"Shpresoj që deri në samitin e G 8 do të kemi rezolutë të re për Kosovën në Këshillin e Sigurimit", ka thënë Solana për të përditshmen kroate "Jutarnji List".
"Mendoj se Martti Ahtisaari, i cili është person i rëndësishëm për Evropën, ka bërë më të mirën që ka mundur për të gjetur një zgjidhje të balancuar për statusin i cili tash duhet të përcaktohet", ka deklaruar Solana. Ai ka ripërsëritur se perspektiva e gjithë Ballkanit Perëndimor, përfshirë Serbinë, është integrimi në Bashkimin Evropian.

PRISHTINË
Sot në Prishtinë u mbajt konferenca ndërkombëtare me temën “Roli i Këshillit te Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në njohjen e pavarësisë së Kosovës”.
Ambasadori austriak në OKB, Wolfgang Petrisch tha se beson që Këshilli i Sigurimit do të nxjerrë rezolutën e re për Kosovën, dhe shtoi se nuk pret që Rusia ta përdorë veto.
Ndërkaq ish ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo, u bëri thirrje kosovarëve të jenë të durueshëm, ngase procesi, sipas tij, do të përfundojë me vendimin që do të mundësojë krijimin e një Kosove të pavarur.

PRISHTINË
Presidenti Fatmir Sejdiu ka thënë se shpreson që në ditët në vijim, bashkësia ndërkombëtare do fokusohet në përpjekjet për zgjidhjen e statusit të Kosovës, dhe shfaqi shpresën se epilogu do të jetë mbështetja e "vullnetit të popullit të Kosovës".
Gjatë një vizite në Ferizaj, Sejdiu shfaqi shpresën se bashkësia ndërkombëtare do t'i "bashkojë energjitë pozitive, me të cilat do ta mbështesë vullnetin e popullit të Kosovës për të jetuar i lirë, në fqinjësi të mirë me të tjerët, dhe si partner i sigurtë në ndërtimin e paqes dhe sigurisë".

PRISHTINË
Kryetari i Partisë Reformiste Ora, Veton Surroi, është takuar në Peru me zyrtarët e këtij vendi.
Në njoftimin nga zyra e partisë thuhet se zyrtarët e Perusë, që është anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit, kanë thënë se e mbështesin planin e Ahtisaarit, sepse konsiderojnë se kjo është zgjidhja e vetme që gëzon përkrahje të gjerë ndërkombëtare.
Në takimin me zëvendës ministrin e Jashtëm Hugo De Zela, Surroi ka thënë se rezoluta e KB për statusin e Kosovës duhet të jetë juridikisht e qartë, sepse në të kundërtën vështirë mund të pritet zhvillimi ekonomik dhe perspektiva evropiane e Kosovës.

VJENË
Kryenegociatori Martti Ahtisaari do të qëndrojë javën e ardhshme në Stokholm, Berlin dhe Nju Jork, ku zyrtarëve të këtyre vendeve do t'u paraqesë gjendjen në Kosovë dhe t'u sqarojë planin e tij për të ardhmen e Kosovës. Zëdhënësi i UNOSEK-ut Remi Dourlot tha se të hënën Ahtisaari do të marrë pjesë në takimin e agjencisë suedeze për zhvillim ndërkombëtar në Stokholm, e cila do ta shqyrtojë bashkëpunimin e ardhshëm për Kosovën. Sipas Dourlot, në Nju Jork, Ahtisaari do të bisedojë me zyrtarët e Kombeve të Bashkuara dhe ambasadorët e vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit.


4. Maj, 2007 21:09 CET   
  

  
PRISHTINË
Ministri i mbrojtjes i Gjermanisë, Franz Josef Jung tha sot se ka parë "sinjale pozitive" se fuqitë e mëdha së bashku do ta hartojnë rezolutën për Kosovën për Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Sipas tij "këto sinjale pozitive" ishin dërguar pas mbledhjes së djeshme të Grupit të Kontaktit për Kosovën në Londër. "Ne do të ndërmarrim çdo hap për të arritur një rezolutë të përbashkët në Këshillin e Sigurimit" tha zoti Jung dhe shtoi se "qëllimi ynë është që diskutimet ti përfundojmë deri në fund të muajit maj". Ministri Jung nuk ka dashur ta komentoj mundësinë e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës nga institucionet vendëse, duke shprehur besimin e plotë se procesi është duke shkuar mirë. Ai këto komente i bëri sot në Prishtinë, pas takimit me komandantin e KFOR-it, Roland Kather.

UASHINGTON
Shtetet e Bashkuara presin përparim për propozimin e Martti Ahtisaarit për zgjidhjen e statusit të Kosovës dhe, në këtë drejtim, do të vazhdojnë të punojnë me Rusinë, tha mbrëmë zëdhënësi i Departamentit të shtetit, Tom Casey. "Ne gjithsesi besojmë që plani i Ahtisaarit ofron rrugë të mirë për përparim, dhe përshëndesim vazhdimin e bisedimeve me Rusinë", tha zoti Casey dhe shtoi "se është e rëndësishme që të gjithë ne, përfshirë Rusinë, të mund ta mbështesim rezolutën dhe t'u ofrojmë shpresë më të mirë popujve të Kosovës dhe të Serbisë". Ai mëtutje u shpreh se "ka unitet të madh ndërmjet vendeve të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara për nevojën e përparimit sa më të shpejtë" në zgjidhjen e statusit të Kosovës. Tom Casey tha se "i inkurajojmë rusët që të na ndihmojnë të arrijmë një zgjidhje paqësore për njërën nga krizat më të gjata në Ballkan, për të cilën sinqerisht secili beson se ka ardhur koha që të shqyrtohet në mënyrë të duhur".

BEOGRAD
Anëtari i Kryesisë, Zhelko Komshiq deklaroi sot në Beograd se për statusin e Kosovës, Bosnjë Hercegovina do të sillet në harmoni me qëndrimin e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s. Ai mëtutje tha se lidhur me Serbinë, "Bosnjë Hercegovina do të sillet "në pajtueshmëri me dëshirën për të zhvilluar marrëdhënie të mira fqinjësore".




3. Maj, 2007 21:36 CET   
  

LONDËR
Grupi i Kontaktit për Kosovën, në nivel të drejtorëve politikë, u takua sot në Londër. Sipas njoftimeve, në takim është diskutuar rreth projekt rezolutës së re për Kosovën dhe elementët që duhet të përmbajë ajo.
Në takim mori pjesë edhe Nënsekretari amerikan i Shtetit Nicholas Burns.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Tom Casey tha se përveç Rusisë, ndërmjet qeverive të vendeve tjera të Grupit "kishte unitet të madh" për nevojën që të shkohet shpejtë përpara me planin e Ahtisaarit.
Anëtare të Grupit të Kontaktit janë Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Gjermania, Italia dhe Rusia.

LONDËR
Kryenegociatori për statusin e Kosovës Martti Ahtisaari tha se plani i tij për pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën është rruga e vetme përpara dhe u shpreh i bindur se kundërshtimi i fuqishëm i Rusisë mund të tejkalohet.
"Kjo është zgjidhja e vetme nëse duam që të zgjidhim problemin e Kosovës" tha Ahtisaari, i cili në Londër mori pjesë në tryezën e rrumbullaktë "Kosova – dje, sot dhe nesër", të organizuar nga Catham House.
"Është shumë e vështirë të mendoj se Rusia e sotme dëshiron t'i dërgojë botës mesazhin, duke kundërshtuar zbatimin e planit në Këshillin e Sigurimit, se cilido diktator si Slobodan Millosheviqi mund të sillet ashtu si dëshiron me qytetarët e tij duke u fshehur pas sovranitetit" tha Ahtisaari duke shtuar se "propozimi ynë ndoshta garanton mbrojtjen më të mirë në botë për pakicat".
Ai tha se NATO do ta vendos vetë kohën e qëndrimit në Kosovë.
"Nuk mendoj se ndërkombëtarët do të largohen brenda dy vitesh. Do të thoja se ata do të qëndrojnë atje të paktën pesë vite, por kjo nuk është vendosur askund" tha Ahtisari.
Zëvendës i Ahtisarit, diplomati Alber Rohan ndërkaq tha se mbetet i bindur se unanimiteti mund të arrihet. Ai insistoi se pavarësia është i vetmi opcion.
Gjatë qëndrimit në Londër Ahtisari u takua edhe me ministrin britanik për Evropën Jeff Hoon.

PRISHTINË
Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë Franc Jozef Jung u ka bërë thirrje shqiptarëve në Kosovë që të ruajnë qetësinë derisa pritet vendimi për statusin e Kosovës.
"Ne jemi të përqendruar në gjetjen e një zgjidhjeje në KS, pasi vlerësojmë se kjo është rruga më e mirë. Deklarimet e njëanshme do të ishin një zgjidhje e gabuar" tha Jung për mediat në Prizren, ku vizitoi trupat gjermane në kuadër të KFOR-it.

PRISHTINË
Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu tha se Kosova do të jetë e pavarur pavarësisht nga qëndrimi i Rusisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
"Në skenarin më të keq, nëse ndonjë anëtar i Këshillit të Sigurimit, para së gjithash Rusia, përdorë veton, Kosova prapëseprap do të bëhet e pavarur, do të ketë mbështetje ndërkombëtare dhe do të jetë shtet i njohur ndërkombëtarisht" tha Sejdiu gjatë vizitës së sotme në Istog.
Ai tha se Kosova do ta shpall pavarësinë vetëm me mbështetjen e aleatëve perëndimor.
"Ne do të konsultohemi me ata që e mbështesin pavarësinë e Kosovës, sepse pavarësia duhet të njihet" tha Sejdiu.



2. Maj, 2007 20:23 CET   
  

  
KOMBET E BASHKUARA
"Misioni informues i Këshillit të Sigurimit në Kosovë ka qenë i suksesshëm dhe para së gjithash i ka krijuar një pamje te qartë perfaqesuesve të 15 vendeve anëtare", tha drejtuesi i misionit, ambasadori belg Johan Verbeke gjatë raportimit të sotëm në Këshillin e Sigurimit të KB.
"Realiteti konkret i çështjes së Kosovës është bërë i qartë, shumë më teper se më parë. Kosova nuk është me problem abstrakt", tha ambasadori i Belgjikës Johan Verbeke.

PRISHTINË
Ambasadori i Belgjikës në Kombet e Bashkuara Johan Verbeke, i cili drejtoi misionin fakt-mbledhës në Prishtinë dhe Beograd, e ka falënderuar sot kryeministrin e Kosovës Agim Çeku për "mikpritjen madhështore" gjatë vizitës në Kosovë.
Në emër të ambasadorit Verbeke, Zyra e Belgjikës në Prishtinë është falënderuar për fleksibilitetin dhe profesionalizmin e treguar gjatë pritjes së delegacionit, dhe informimin e përfaqësuesve të vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit.
Po sot, Qeveria e Kosovës ka vlerësuar se vizita e delegacionit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë ka qenë tejet e suksesshme.

PRISHTINË
Shefja e Zyrës amerikane në Kosovë Tina Kaidanow ka deklaruar se plani dhe rekomandimet e Martti Ahtisaarit janë përgjigja e vetme dhe e drejtë për statusin e ardhshëm të Kosovës.
"Besojmë se propozimet në planin dhe rekomandimi i tij janë përgjigja e vetme dhe e drejtë për atë se si do të duhej të duket statusi i ardhshëm i Kosovës", ka thënë kryediplomatja amerikane në Prishtinë.
Kaidanow ka shtuar se qeveria amerikane beson se institucionet e Kosovës kanë kapacitet të mjaftueshëm për ta zbatuar planin e Ahtisaarit.
PRISHTINË
Në Prishtinë u mbajt marshi paqësor në mbështetje të ish kreministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj i cili aktualisht gjendet në Tribunalin e Hagës. Marshi i 15-ti me radhë, që u mbajt në kuadër të fushatës "Me Ramushin", u inicua nga të rinjtë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kryetar i së cilës është vetë Haradinaj.
Organizatorët thanë se me këtë marsh dhe fushatë synojnë "t'i dëshmojnë botës se nuk janë kundër drejtësisë, por kundër padrejtësive".
Në këtë marshim morën pjesë disa mijëra veta, ndërsa në fund masa u shpërnda e qetë.


1. Maj, 2007 21:12 CET   
  

  
UASHINGTON
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që pa kurrëfarë shtyrje të miratojë një rezolutë për statusin e Kosovës dhe kanë mbështetur planin e Ahtisaarit për pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën. Në dokumentin e miratuar në samitin e Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian është vlerësuar se ky është "çasti vendimtar për Ballkanin Perëndimor".
"Zgjidhja e statusit të Kosovës do ta forcojë stabilitetin e të gjithë rajonit. Ripërsërisim se zgjidhja e statusit të Kosovës është rast unik dhe nuk paraqet precedent" thuhet në dokument.
Në takimin në Uashington, morën pjesë presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush, kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel dhe kryetari i Komisionit Evropian Hoze Manuel Barroso.

UASHINGTON
"Nëse nuk gjendet një zgjidhje në të ardhmen e afërt për statusin e Kosovës, atëherë shtohet rreziku i dhunës në rajon, që deri tani ka parë mjaftë dhunë", tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Sean McCormak.
"Ne besojmë se plani i Ahtisaarit është mënyra më e drejtë për të shkuar përpara, dhe tash jemi duke punuar për të bërë ndryshim në rezolutën e Këshillit të Sigurimit, në mënyrë që të mund të ecim përpara", tha McCormack.

PRAGË
Maqedonia konsideron se përcaktimi i statusit final të Kosoës është më i mirë se status quoja, tha për Radion Evropa e Lirë, shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Antonio Miloshoski.
Ai tha se Maqedonia rekomandon që Këshilli i Sigurimit të miratojë rezolutën për Kosovën, sepse kjo do t'ua lehtësonte punën të gjithëve në rajon.
I pyetur nëse Maqedonia do ta njihte pavarësinë e Kosovës pa rezolutë të Kombeve të Bashkuara, por nëse këtë e bëjnë Shtetet e Bashkuara dhe një pjesë e BE-së, ai tha se "Nëse Këshilli i Sigurimit nuk miraton rezolutë, ndërsa një, dy, apo më shumë vende me ndikim, anëtare të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian i qasen pozitivisht statusit të ri të pritur të Kosovës, kjo do t'i mundësojë Maqedonisë që dhe ajo seriozisht ta shqyrtojë një veprim të tillë".

PRAGË
Për Evropën është më e rrezikshme që Rusia po përpiqet të përvetësojë çështjen e Kosovës, se sa kritikat dhe kundërshtimi i Kremlinit rreth planeve amerikane për vendosjen e pjesëve të sistemit të mbrojtjes raketore në Evropën Qëndrore, tha miliarderi dhe investitori amerikan George Soros. "Nëse Rusia me të vërtetë përdorë veton në Këshillin e Sigurimit, ky do të jetë problem serioz për Bashkimin Evropian, sepse disa vende do ta pranojnë pavarësinë e Kosovës e disa të tjera jo" tha Soros, në intervistën për radion e Çekisë.
Ai tha se nëse njerëzit e Kosovës nuk e fitojnë pavarësinë, atëherë do ta shpallin njëanshëm.

BRUKSEL
Zyrtarët e Grupit të Kontaktit do të takohen të enjten në Londër, me synimin që të vazhdojnë diskutimet "rreth elementeve kryesore" të projekt rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën. Në takim do të marrin pjesë drejtorët politikë të ministrive të jashtme të vendeve të Grupit të Kontaktit.

UASHINGTON
Sekretarja amerikane e Shtetit Condolezza Rice u takua me presidentin e Malit të Zi Filip Vujanoviq. Ajo lëvdoi partneritetin ndërmjet dy vendeve për atë që e përshkroi si stabilitet në rritje në Ballkan.
Ata nënshkruan dokumentet me të cilët specifikohet se personeli ushtarak amerikan mund të vendoset në Mal të Zi. Vujanoviq tha se marrëveshja konfirmon miqësinë ndërmjet dy vendeve.

30. Prill, 2007 21:11 CET   
  

  
NJU JORK
"Pres që Kosova të jetë në gjendje të shpallë pavarësinë deri në fund të majit", deklaroi kryeministri i Kosovës Agim Çeku në një intervistë për të përditshmen amerikane, Nju Jork Times.
"Ka angazhim të fuqishëm nga ana e Shteteve të Bashkuara. Ato duan ta mbarojnë punën. Edhe kryeministri Blair ka të njëjtin qëndrim", tha kryeministri Çeku.

VJENË
Shefi i UNMIK-ut Joachim Ruecker ka vlerësuar se status quo-ja në Kosovë është e paqëndrueshme dhe tha se beson që rezoluta e re në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të miratohet "javët dhe muajt e ardhshëm". Në intervistën për gazetën "Standard" ai nuk ka dashur të spekulojë nëse rezoluta do të miratohet deri në qershor, por tha se pret që UNMIK-u të largohet nga Kosova gjatë këtij viti.
"Njerëzit në Kosovë edhe më tutje besojnë në vullnetin dhe aftësinë e bashkësisë ndërkombëtare që të zgjidhë çështjen e Kosovës në mënyrë të mirë, në një të ardhme të afërt, sepse status quoja nuk është më e qëndrueshme" ka thënë Ruecker.

UASHINGTON
Sot në Uashington zhvillohet takimi vjetor i nivelit të lartë midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.
Me këtë rast, presidenti George Bush ka pritur kancelaren gjermane Angela Merkel dhe kryetarin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso.
Vendosja e një pjese të mbrojtes raketore amerikane në Evropë ishte pjesë e takimit.
"Synimi ynë është t'i themi Rusisë se ky sistem është dicka në të cilin duhet të merrni pjesë. Është në interesin tuaj të keni një sistem që mund të parandalojë regjimin iranian të sulmojë. Është në interes të sigurisë së Rusisë", tha presidenti Bush lidhur me këtë cështje. Rusia kundërshton vendosjen e sistemit raketor amerikan në Ceki dhe Poloni.
Në mesin e temave që po diskutohen në takimin amerikano - evropian është dhe Kosova. Në deklaratën përfundimtare të takimit pritet të përshëndetet gatishmëria e BE-së për të drejtuar misionin ndërkombëtar në Kosovë pas statusit.

BAGDAD
Së paku 59 veta u vranë në Irak gjatë 24 orëve të fundit, përfshi dhe një numër kryengritësish.
88 persona të tjerë u plagosën si pasojë e dhunës në vend. Njoftohet dhe për 4 ushtarë amerikanë të vrarë gjatë fundjavës. Forcat e sigurisë kanë ndaluar 150 kryengritës gjatë 24 orëve të fundit.

UASHINGTON
Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësimin rreth informacioneve se këshilltarët e kryeministrit irakian, Nuri al Maliki kanë qenë të përfshirë në largimin nga detyra të 16 zyrtarëve të lartë të sigurisë, 9 prej të cilëve ishin sunitë. Qëllimi i largimeve ka qenë krijimi i forcave të sigurisë më shumicë dërrmuese shiite. Ky është cilësuar si sabotim nga zyrtarët amerikanë, bën të ditur zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Tony Snoë.
Nga ana tjetër Shtetet e Bashkuara e quajtën pozitiv vendimin e Iranit për të ndjekur një konferencë ndërkombëtare mbi Irakun, që do mbahet në fund të kësaj jave në Egjipt.
Nuk ka informacione nëse do ketë takime dypalëshe mes zyrtarëve amerikanë dhe atyre iranianë.

LONDËR
Princi Harry do të shkojë në Irak, si pjesë e trupave britanike që shërbejnë atje, tha shefi i shtabit të ushtrisë britanike, gjenerali Richard Danat.
Ai shtoi se shpreson që deklarata e tij t'i japë fund spekullimeve në media. Mediat kanë cituar politikanë irakianë sipas të cilëve Harry do të jetë një cak i cmueshëm i kryengritësve.
Harry është djali i dytë i princit Carls dhe princeshës Diana.

JERUSALEM
Komisioni hetimor izraelit për luftën në Liban kritikoi kryeministrin e Izraelit Ehud Olmert. Komisioni arriti në përfundimin se Olmert nuk kishte një plan të hartuar mirë kur filloi sulmet ajrore, tokësore dhe detare kundër Hezbullahut.
Olmert premtoi se do korrigjonte gabimet e bëra gjatë ndërhyrjes në Liban, ndërhyrje që erdhi pas rrëmbimit të dy ushtarëve izraelitë.

ANKARA
Kryeministri turk, Taip Rexhep Erdogan bëri thirrje për unitet, në kohën kur vendi është përfshirë nga tensionet për shkak të zgjedhjes së presidentit të ri.
Mijëra njerëz kanë protestuar në mbrojtje të laicitetit të shtetit, derisa përfaqësuesi i partisë në pushtet, e njohur për rrënjët islamike, është kandidat për president.

TALIN
Statuja e ushtarit të Ushtrisë së Kuqe e hequr nga qendra e kryeqytetit estonez është vendosur në varrezat ushtarake. Heqja e monumentit në fjalë tre ditë më parë shkatoi protesta gjatë të cilave një person humbi jetën, mbi 150 të tjerë u lënduan derisa policia ndaloi rreth 1100 persona.
Sot në Talin mbërriti një delegacion i parlamentit rus për shkak të heqjes së monumentit. Delegacioni ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë për sic ka thënë brutalitetin e qeverisë.


29. Prill, 2007 21:36 CET   
  

  
VJENË
I dërguari i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari mbrëmë vonë në Vjenë është takuar me anëtarët e Delegacionit të Këshillit të Sigurimit, që gjatë javës vizituan Prishtinën, Beogradin dhe Brukselin. Zyra e UNOSEK-ut në Vjenë ka njoftuar se zoti Ahtisaari u është përgjegjur pyetjeve të anëtarëve të misionit dhe u ka ofruar shpjegime plotësuese lidhur me planin e tij për statusin e Kosovës, që më herët e kishte paraqitur në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

SHKUP
Bashkimi Evropian konsideron se statusi i Kosovës duhet të zgjidhet me rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që do të bazohej në planin e Martti Ahtisaarit, deklaroi sot përfaqësuesi i BE-së për Kosovë, Torbjorn Solstrom. Ai u tha mediave të Maqedonisë se "alternativë tjetër nuk ka". Sipas tij, "është e mundshme që BE-ja, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia të arrijnë marrëveshje lidhur me statusin e Kosovës".


28. Prill, 2007 20:46 CET   
  

  
PRISHTINË
Delegacioni fakt-mbledhës i Këshillit të Sigurimit e përfundoi qëndrimin dy-ditësh në Kosovë.
"Shpresojmë që pas kësaj vizite, qëndrimet e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit do të përafrohen", tha në fund të vizitës, kryesuesi i misionit fakt-mbledhës të KS, ambasadori belg, Johan Verbeke.
"Ne do të punojmë në Këshillin e Sigurimit, do ta përpunojmë materialin dhe informacionet që kemi marrë, por nuk do të ngutemi në marrjen e vendimit", tha Verbeke, duke mos saktësuar ndonjë afat se kur do të jetë i gatshëm raporti. Ai tha se ata kishin vërejtur mjaft potencial për mirëbesim dhe bashkëpunim për të ardhme të përbashkët në Kosovë.
Verbeke i bëri këto komente në një konferencë shtypi në aeroportin e Prishtinës, prej nga delegacioni udhëtoi në Vjenë për t'u takuar me kryenegociatorin Martti Ahtisaari.
Dje delegacioni u takua me drejtues të institucioneve dhe të politikës, si dhe me përfaqësues të pakicave, ndërsa sot qëndroi në Krushë të Vogël dhe Rahovec.

BRUKSEL
Kosova do të bëhet e pavarur me ose pa rezolutë të Kombeve të Bashkuara dhe Rusia duhet ta mbështesë marrëveshjen për të mbrojtur pakicën serbe, tha ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Daniel Fried.
Fried tha se është e mundur që kritikat e Rusisë ndaj planit të Martti Ahtisaarit të nënkuptojnë se Moska synon të bllokojë zgjidhjen.
"Ne shpresojmë që Rusia e kupton se Kosova do të bëhet e pavarur në një mënyrë, apo në tjetrën", ka thënë Fried për agjencinë Reuters.
"Ajo do të bëhet në mënyrë të kontrolluar dhe të mbikqyrur, duke mundësuar mirëqenien e popullit serb, ose do të bëhet në mënyrë të pakontrolluar, dhe serbët e Kosovës do të vuajnë më së shumti, gjë që do të ishte e tmerrshme", ka thënë Fried.
Ai ka thënë se gjatë majit, SHBA dhe përfaqësuesit tjerë të KS do të punojnë së bashku në rezolutën e re për Kosovën.

BRUKSEL
Ish ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, Richard Holbrooke, i ka thënë në Forumit për Marrëdhënie Transatlantike në Bruksel se javët e ardhshme do të jenë test fundamental për pikëpamjet dhe për rolin e presidentit rus Vladimir Putin në botë.
"Nëse ai i vë veto planit të Ahtisaarit në Këshillin e Sigurimit, atëherë Kosova njëanshëm do të shpallë pavarësinë. Shtetet e Bashkuara do ta njohin, shpresoj në të njëjtë ditë. Disa vende të BE-së gjithashtu do ta njohin, e disa jo. Por atje mund të shpërthejë dhunë, dhe për këtë do ta ketë fajin Rusia", ka thënë Holbrooke.
Në forumin e njëjtë, Ministri i Jashtëm i Suedisë Carl Bildt ka thënë se skenari për shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës paraqet "lojë me zjarr", dhe ka sugjeruar që BE-ja të marrë rol udhëheqës në gjetjen e një zgjidhje kompromisi për Kosovën.

UASHINGTON
"Ne kemi ripërsëritur se Kosova nuk është precedent apo model për çfarëdo vendi tjetër në botë", ka thënë zv. zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tom Casey.
"Procesi nëpër të cilin tash po kalojmë është përvijuar në bazë të rezolutës 1244. Kjo është situatë unike. Si e tillë, ajo procedohet në mënyrë unike, dhe mendoj se edhe zgjidhja do të jetë unike", ka thënë Casey.

UASHINGTON
Në Uashington të hënën fillon takimi mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara.
Në mesin e temave do jetë e ardhmja e Kosovës dhe mbështetja për planin e Martti Ahtisaarit, që i jep Kosovës pavarësi të mbikqyrur.
Rusia ka kërcënuar me përdorimin e vetos në Këshillin e Sigurimit kundër planit të Ahtisaarit.


27. Prill, 2007 21:20 CET   
  

  
PRISHTINË
Ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, Zalmay Khalilzad tha se zgjidhja e statusit të Kosovës, është çështje e javëve. "Besoj se shumë progres është bërë këtu" dhe shtoi se "por e dimë se duhet bërë edhe shumë më tepër dhe çështja e statusit është një çështje e rëndësishmeq, duhet të zgjidhet dhe ne do ta bëjmë këtë në javët që vijnë". Anëtari tjetër i delegacionit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që po qëndron për vizitë në Kosovë, ambasadori i Francës, Jean-Marc de La Sabliere tha sot në Prishtinë se Franca "beson se plani i Ahtisaarit duhet të impelemntohet dhe të kaloj në Këshillin e Sigurmit". Zoti Sabliere, që është anëtar i delegacionit të Këshillit të Sigurimit, që po qëndron në Kosovë, tha mëtutje se "do të vazhdojmë punën me anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit, që kjo të ndodhë". I pyetur se a mund të ndodhë kjo në muajin Maj, ambasadori francez tha se "ne shpresojmë për këtë dhe do të shohim". Ai tha se ishte impresionuar me përkushtimin dhe angazhimin e autoriteteve të Kosovës për realizimin e planit të Ahtisaarit, "veçanërisht rreth çështjes së pakicave, që është shumë e rëndësishme".

MITROVICË
Ambasadori i Belgjikës në Kombet e Bashkuara, Johan Verbeke, që po kryeson misionin faktmbledhës të Këshillit të Sigurimit në Kosovë, tha se informacionet që kishin marrë nga liderët e serbëve të Kosovës dhe nga përfaqësuesit e komunave veriore ishin të rëndësishme për njohjen e realitetit në këtë pjesë të Kosovës. Këto komente ai i bëri sot pasdite pas takimeve të delegacionit me udhëheqës të serbëve të Kosovës.
- Këto takime na kanë dhënë ide të rëndësishme se çfarë është realiteti në Mitrovicën veriore dhe në pjesën veriore të Kosovës, tha Verbeke, duke shpjeguar se synimi i këtij misioni është që të marrë sa më shumë informacione, në mënyrë që kur të kthehet në Nju Jork ta ketë një pikëpamje të qartë lidhur me realitetin në gjithë Kosovën, përfshirë edhe pjesën veriore. Delegacionit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara i është dorëzuar një listë me 19 kërkesa të serbëve të zhvendosur nga Kosova.

PRISHTINË
Liderët e Kosovës kërkuan sot nga delegacioni i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që ta mbështes pavarësinë për Kosovën. Në kuadër të misionit informues, delegacioni i KS-së u takua sot në Prishtinë me zyrtarët më të lartë ndërkombëtarë dhe vendës. "Kemi paraqitur nevojën përse Kosova duhet të jetë e pavarur dhe përse nuk mund të ketë zgjidhje tjetër" tha presidenti Fatmir Sejdiu, duke shtuar se pas kësaj vizite është koha që të zgjidhet statusi i Kosovës. Kryeministri Agim Çeku tha se nga anëtarët e delegacionit të Këshillit të Sigurimit ka kërkuar që ta pranojnë "realitetin e ri" në Kosovë. Njëri nga përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, Rangjel Nojkiq tha se "nuk ka serb që mendon se pavarësia e Kosovës është bazë dhe mundësi për serbët që të jetojnë në këtë territor".

OSLO
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer tërhoqi sot vërejtjen kundër shtyrjes së vendimit për statusin e Kosovës dhe fuqishëm e ka mbështetur planin e Kombevetë Bashkuara për pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën. "Është me rëndësi që ne të mos ballafaqohemi me shtyrje të panevojshme, shtyrja nuk do të jetë shumë produktive", tha zoti Scheffer. Ai tha se vendet anëtare të NATO-s kanë bërë thirrje për zgjidhjen e shpejtë të statusit të Kosovës, pasi, sipas tij, plani "është e vetmja mënyrë për të lëvizur përpara".
Zoti Scheffer tha se bashkësia ndërkombëtare ballafaqohet me zgjedhje ndërmjet "një procesi të kontrolluar me rezolutë të Kombeve të Bashkuara të sjellë me kohë", ose me opsionin e "një procesi të pakontrolluar me rreziqe të paparashikueshme".
Këto komente Jaap de Hoop Scheffer i bëri sot pas takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s në Oslo të Norvegjisë. Më herët, duke u shprehur për kundërshtimet e Rusisë lidhur me planin e Martti Ahtisaarit, zëdhënësi i NATO-s, James Appathurai tha se "aletatët do të vazhdojnë ta angazhojnë Rusinë në këtë çështje".

TIRANË
Ish komandanti i suprem i NATO-s, Wesley Clark, i cili po viziton Shqipërinë, kërkoi nga Serbia që ta pranoj pavarësinë e Kosovës. Zoti Clark i tha agjencisë Reuters se "nuk është korrekte ndaj dy milionë njerëzve që jetojnë atje, që shteti i tyre të shndërrohet në futboll politik për Rusinë, që të luajë politikë në rajon".


26. Prill, 2007 21:24 CET   
  

  
OSLO
Sekretarja amerikane e Shtetit Condolezza Rice përsëriti në Oslo të Norvegjisë se nga shtyrja e zgjidhjes për Kosovën nuk fitohet asgjë.
"Ne nuk do përmirësojmë gjendjen në Ballkan duke e shtyrë zgjidhjen. Duhet të veprojmë dhe për këtë po punojmë me palët", tha Rice.
Minsitrat e jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s janë mbledhur në Oslo të Norvegjisë, ku një nga temat e diskutimit është dhe Kosova.
Kosova do jetë temë e takimit dhe ndërmjet Ministrave të Jashtëm të NATO-s dhe palës ruse.
Rice përsëriti edhe një herë mbështetjen amerikane dhe evropiane për planin e Ahtisarit, duke theksuar se tani është faza e bashkëpunimit me të gjitha palët.
"Po punojmë me Qeverinë e Kosovës, e cila do të marrë përsipër detyrimet në mbrojtjen e pakicave, mbrojtjen e qendrave fetare dhe duhet të marrë përgjegjësitë e një shteti shumëetnik. Po punojmë gjithashtu dhe me Serbinë. Serbia nuk ka pse t'i druhet bashkësisë ndërkombëtare, pasi vetëm përfiton nga një bashkëpunim më i ngushtë me Evropën dhe institucionet evropiane. Mendoj se e bëmë të qartë një gjë të tillë duke i zgjatur ftesën e anëtarësimit në Partneritetin për Paqe të NATO-s", tha Rice dhe shtoi se "shpresojmë që perspektiva evropiane e Serbisë do të sjellë një kuptim të asaj se si Ballkani do të jetë i qëndrueshëm".
Sekretarja amerikane e Shtetit tha se "po punohet ngushtë me vendet e Grupit të Kontaktit dhe më vonë me vendet e Këshillit të Sigurimit për të ecur përpara".

PRISHTINË
Delegacioni i Këshillit të Sigurimit i Kombeve të Bashkuara në kuadër të misionit informues arriti sonte në Prishtinë. Sipas paralajmërimeve, ata nesër, do të takohen me përfaqësuesit e UNMIK-ut, liderët e Kosovës si dhe do të vizitojnë Graçanicën, Mitrovicën dhe Koorporatën Elektroenergjetike të Kosovës. Pasnesër delegacioni do të qëndrojë në Rahovec, Krushë të Vogël etj.
Presidenti Fatmir Sejdiu, para arritjes së tyre në Prishtinë, ka thënë se ky delegacion do të bindet se Kosova është e gatshme për të qenë vend i pavarur me mbikëqyrje ndërkombëtare.


25. Prill, 2007 20:37 CET   
  

  
UASHINGTON
Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush, më 10 qershor do të vizitojë Shqipërinë, ku do të takohet me presidentin Alfred Moisiu dhe kryeministrin Sali Berisha. Presidenti Bush do të qëndrojë në Shqipëri në kuadër të turneut në Evropë.
Duke e cilësuar ditën e vizitës së presidentit Bush si të bekuar dhe historike për Shqipërinë, Berisha tha se ajo është ngjarja më kulmore në marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shqipërisë dhe SHBA-ve.
"Ajo është një ditë e bekuar dhe e shumëpritur nga mbarë kombi shqiptar. Në emër të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përshëndes përzemërsisht këtë vizitë historike të presidentit të Shteteve të Bashkuara. Kjo është ngjarja më kulmore në marrëdhëniet e shkëlqyera midis kombit shqiptar dhe kombit të madh amerikan, midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, superfuqisë së parë dhe të vetme të botës. Kjo vizitë shënon gjithashtu vizitën më madhore në tërë historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të shtetit shqiptar", tha kryeministri Berisha.
Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti amerikan do të marrë pjesë në samitin e G8 në Gjermani, prej 6 deri 8 qershor. Presidenti Bush gjithashtu do të vizitojë Çekinë, Poloninë, Vatikanin dhe Bullgarinë.

BRUKSEL
Zyrtarët e NATO-s u kanë bërë thirrje Kombeve të Bashkuara që ta mbështesin planin e Martti Ahtisaarit për pavarësinë e mbikqyrur për Kosovën.
Sekretari i përgjithshëm Jaap De Hoop Scheffer i ka thënë misionit faktmbledhës të Këshillit të Sigurimit për nevojën e zgjidhjes së shpejtë të statusit të Kosovës, dhe ka shtuar se do të ishte e rrezikshme një ngecje apo zvarritje e procesit.
Scheffer i ka njoftuar ambasadorët e 15 vendeve anëtare të KS me "rerthanat e sigurisë në Kosovë, nga pikëpamja e Aleancës Veriatlantike", duke theksuar se "Kosova është çështja kyçe e sigurisë në Evropë".
"Ne në NATO duam ta shohim Këshillin e Sigurimit që ta diskutojë këtë çështje dhe të vijë tek një rezolutë" të bazuar në propozimet e të dërguarit të Kombeve të Bashkuara, tha zëdhënësi i aleancës, James Appathurai.
Delegacioni i Këshillit të Sigurimit të KB, qëndroi në Bruksel në ndalesën e parë të misionit faktmbledhës për Kosovën.
"Jemi këtu për të mësuar se çfarë po ndodh në Kosovë", tha me të arritur në selinë e NATO-s, ambasadori amerikan në KB, Zalmay Khalilzad.
"Misioni informues është i rëndësishëm dhe bëhet në kohën e duhur", tha zëdhënësi i NATO-s. "Sekretari i përgjithshëm do të donte të shohë një rezolutë sa më shpejt të jetë e mundur", tha Appathurai.
Delegacioni i kryesuar nga ambasadori i Belgjikës në KB, Johan Verbeke, u takua edhe me Komisionerin e për Zgjërim Oli Rehn, i cili gjithashtu ka mbështetur propozimin e Ahtisaarit për pavarësinë e mbikqyrur për Kosovën.
Pas Brukselit, delegacioni i Këshillit të Sigurimit udhëtoi në Beograd, ndërsa të premten do të qëndrojë në Kosovë.

PRISHTINË
Shefi i UNMIK-ut Joachim Ruecker ka shfaqur pritjen se misioni i Këshillit të Sigurimit të KB, do të kthehet nga Kosova me një pasqyrë reale për gjendjen në teren.
Ruecker tha se delegacionin e KS do ta njoftojë me përparimin e arritur gjatë 8 viteve të fundit në Kosovë, por edhe me sfidat dhe pakënaqësitë.
"Është thelbësore që vendet anëtare të KS para marrjes së vendimit për statusin, të kenë një qëndrim të balancuar dhe real për Kosovën", tha Ruecker.



24. Prill, 2007 21:19 CET   
  

  
NJU JORK
Misioni faktmbledhës i Këshillit të Sigurimit fillon sonte me nisjen e ambasadorëve të 15 vendeve të Këshillit të Sigurimit nga Nju Jorku në Bruksel.
Pas takimit me udhëheqësit e NATO-s, misioni të enjten do të shkojë në Beograd, ndërsa të premten do të qëndrojë në Prishtinë.
Misioni i drejtuar nga ambasadori i Belgjikës Johan Verbeke, do të përmbyllet të shtunën në Vjenë, me takimin me kryenegociatorin për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari.
Para nisjes, ambasadori Verbeke tha se qëllimi i misionit është informativ, ndërsa ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara Zalmay Khalilzad deklaroi se është shumë e rëndësishme që çështja e Kosovës të arrijë në një përfundim të suksesshëm.


UASHINGTON
Sekretarja amerikane e Shtetit Condolezza Rice do të kërkojë nga Rusia që të mos kundërshtojë pavarësinë për Kosovën, gjatë vizitës së muajit të ardhshëm në Moskë, thanë zyrtarët. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Sean McCornmack minimizoi kërcënimin e Rusisë për përdorimin e vetos në Këshillin e Sigurimit të KB për Kosovën.
Ai tha se është mirë e ditur se qeveria ruse ka "disa rezerva reale" rreth planit të Ahtisaarit për pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën. Por, McCornmack pohoi se Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë tjera në Këshillin e Sigurimit po përpiqen që të marrin parasysh shqetësimet e Rusisë.

PRISHTINË
Kryeministri i Kosovës Agim Çeku tha se një jo ruse ndaj pavarësisë së Kosovës nuk do të ishte vetëm jo ndaj Kosovës, por edhe ndaj bashkësisë ndërkombëtare.
"Një 'jo' pakos së Ahtisarit nuk është 'jo' vetëm Prishtinës, është 'jo' edhe për vendet tjera, për Shtetet e Bashkuara, për Britaninë e Madhe" tha kryeministri i Kosovës duke komentuar deklaratën e Zëvendësministrit të Jashtëm të Rusisë Vladimir Titov.
Kryeministri i Kosovës u takua sot me kryetarët e komunave të Kosovës dhe me shefat e zyrave diplomatike në Prishtinë.
Shefi i zyrës franceze në Kosovë Thierry Reinard shfaqi shpresën se rezoluta e re për Kosovën do të miratohet shpejtë në Këshillin e Sigurimit, pasi shtetet që e kanë mbështetur propozimin e kryenegociatorit Martti Ahtisaari do të arrijnë ta bindin Rusinë që të mos përdor veton.

BRUKSEL
Ministrat e Jashtëm të NATO-s, të premten në takimin në Oslo, do të ofrojnë përkrahje për zgjidhjen e statusit të Kosovës në Këshillin e Sigurimit të KB. Trupat e NATO-s do të vazhdojnë të garantojnë sigurinë në Kosovë. Këto komente i bëri Ndihmëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s Martin Erdman. Në takim do të marrë edhe Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov.

BERLIN
Takimi i Grupit të Kontaktit për Kosovën, i paraparë që të mbahet nesër në Berlin, është anuluar për shkak të vdekjes së ish presidentit rus Boris Yeltsin. Takimi duhej të mbahej në nivel të drejtorëve politikë të ministrive të jashtme të vendeve anëtare të Grupit të Kontaktit.

PRISHTINË
Qeveria e Kanadasë përkrah planin e kryenegociatorit Martti Ahtisaari për pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën, tha ambasadori i Kanadasë në Beograd Robert MackDugal. Pas takimit në Prishtinë me kryetarin e partisë reformiste Ora Veton Surroi, ai megjithatë tha se Kanadaja nuk do të ngutet në marrjen e vendimit për njohjen e pavarësisë së Kosovës, nëse Këshilli i Sigurimit i KB nuk miraton rezolutën.

TIRANË
Ka dhënë sot dorëheqje Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Besnik Mustafaj. Ai e arsyetoi vendimin për dorëheqje me faktin se ndihej i lodhur nga ushtrimi i detyrës.
“Vitet e punës si Ministër i Jashtëm kanë qenë përvoja më e bukur dhe më e veçantë në jetën time" tha Mustafaj në deklaratën për media. Ai falenderoi kryeministrin Sali Berisha për bashkëpunimin dhe trupin diplomatik në vendet përkatëse.
Dorëheqja e tij ishte e papritur dhe përveç arsyes se ndjehet i lodhur, Mustafaj nuk përmendi ndonjë shkak tjetër.
Besnik Mustafaj ishte caktuar Ministër i Jashtëm i Shqipërisë pas fitores së Partisë Demokratike në zgjedhjet e vitit 2005.


23. Prill, 2007 20:44 CET   
  

  
UASHINGTON
Presidenti amerikan, George Bush dhe ai rus Vladimir Putin diskutuan planet amerikane për mbrojtjen raketore në Evropë dhe të ardhmen e Kosovës, bën të ditur Shtëpia e Bardhë.
"Ata diskutuan cështje me interes të përbashkët, përfshirë mbrojtjen raketore dhe Kosovën", tha Gordon Johndroe, zëdhenës për cështjet e sigurisë i presidentit Bush.

KOMBET E BASHKUARA
Ambasadori i ri amerikan në Kombet e Bashkuara, Zalami Khalilzad do kërkojë përfshirjen më të madhe të organizatës botërore në Irak, Lindjen e Mesme, Sudan dhe Kosovë.
Khalilzad, i cili sot morri postin e ambasadorit në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, nesër udhëton drejt Evropës, ku do jetë pjesë e delegacionit të Këshillit të Sigurimit në Kosovë. Sekretarja e Shtetit, Kondolizja Rajs e ka inkurajuar pjesëmarrjen e ambasadorit Khalilzad në misionin në Kosovë.
"Mendoj se padyshim Kosova është një tjetër përparësi e ambasadorit të ri dhe kjo është arsyeja përse ai iu bashkangjit delegacionit", tha Richard Grenell, zëdhenës i misionit amerikan në Kombet e Bashkuara.

SHKUP
SHBA-të presin që statusi Kosovës të zgjidhet brenda pranverës ndërsa cdo shtyrje e zgjidhjes së kësaj cështje nuk do t'i kontribonte stabilitetit në rajon, deklaroi në Shkup diplomatja amerikane Rozmari Di Karlo, Di Karlo shtoi se SHBA-të angazhohen për një zgjidhje që do të ofronte paqe dhe stabilitet për rajonin që të mund të integrohet në NATO dhe BE.
Edhe zyrtarët maqedonas i kanë dhënë mbështetje propozimit të Ahtisarit për Kosovën dhe sipas kryeministrit Nikolla Gruevski zgjidhja e statusit të Kosovës do të hapte perspektivën për jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e Ballkanit.

BEOGRAD
Do të bëjmë gjithçka mundemi që në Këshillin e Sigurimit të sigurojmë mbështetje për pavarësinë e mbikqyrur për Kosovën, ka thënë ambasadori britanik në Beograd Stiven Uordsuorth.
"Vetëm plani i Ahtisaarit e tregon rrugën përpara. Beogradi dhe Prishtina s'mund të arrijnë kompromis. Procesi negociator ka përfunduar. Pas 8 vitesh të misionit ndërkombëtar në Kosovë, e cila de facto nuk ka qenë pjesë e Serbisë, ka ardhur koha të marrim vendim" tha ambasadori britanik Uordsuorth, në intervistën për gazetën "Novosti".




E VERTETA PER KOSOVEN: ARGUMENTE DHE FAKTE

(Dërguar disa prej gazetave më prestigjioze të Evropës dhe botës, si letër e hapur për anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB së)

Shkruan: Esat Stavileci

Vëmendja e diplomacisë botërore gjithnjë e më shumë po përqëndrohet në çështjen e Kosovës. Në duart e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB së, tashmë është një propozim i adresuar nga ish kryetari finlandez, Martti Ahtisaari, që i është bashkëngjitur dokumentit më të cilin ai ka vënë kornizat e një statusi të mundshëm të ardhshëm të Kosovës, ka përmbledhur garancitë për pozitën e pakicave, veçanërisht atë serbe në Kosovë dhe ka përshkruar modalitetet për praninë relativisht të theksuar ndërkombëtare në Kosovë, me fuqi ekzekutive dhe të interpretimit të mandatit të vet, edhe pas vendimit eventual për statusin e ri të saj që, edhe ashtu, pavarësinë dhe sovranitetin eventual të Kosovës do t'i bënin me shume formale se sa faktike.Tash është në përgjegjësinë e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit që të marrin një vendim rreth të ardhmes së Kosovës. Jemi në dijeni se Serbia ka ndërmarrë një ofensivë diplomatike për të ndikuar te anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB së që të pamundësohet nxjerrja e një rezolute të re të tij, me arsyetimin se, me propozimin e Ahtisaarit, Serbisë "po i merret një pjesë e territorit të shtetit" dhe se "po i hiqet sovraniteti mbi Kosovën" dhe se e tërë kjo, sipas zyrëtarëve të Beogradit, "është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar". Kjo është arsyeja që, me qëllim të informimit më të të plotë të lexuesve tuaj dhe, njëkohësisht të anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB së, si një punonjës i shkencës pranë Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe si një profesor universitar i së drejtës, me një bibliografi relativisht të gjerë politike dhe juridike, të theksoj,në vija të përgjithshme, një numër argumentesh dhe faktesh historike, politike e juridike, të cilat, në mënyrën më bindëse, flasin se Kosova është vendosur nën pushtimin serb, në udhë jolegjitime dhe pse shqiptarët, si popull shumicë në Kosovë, duhet të gëzojnë të drejtën e vetëvendosjes, qoftë si e drejtë e një popullate në një territor të individualizuar, qoftë si e drejtë kombëtare e tyre. Nëpërmjet të argumentimit dhe faktimit të kësaj të vërtete,ky shkrim mëton, njëkohësisht, të argumentojë se janë plotësisht të papranueshme përsiatjet dhe projektet serbe për krijimin e dy entiteteve në Kosovë ose për ndarjen e saj.
Së pari, meqë Kosova është aneksuar nga Serbia në udhë jolegjitime, pavarësia e Kosovës në asnjë mënyrë nuk është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar. Ç'është e vërteta, pavarësia e Kosovës përpara se të kualifikohej si "një rast klasik i secesionit të një pjese të një shteti sovran", siç shprehen serbët, do të duhej të kundrohej, në fakt, si një "anulim aneksimi ilegjitim". Në të vërtetë, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar kishte rënë vetë Serbia, e cila me 1912 e aneksoi Kosovën nëpërmjet pushtimit ushtarak, pas një agresioni të saj në Perandorinë Osmane, "edhe pse qysh prej kohësh Kosova kishte identitetin e vet historik dhe etnik, të shoqëruar me legjitimitetin e çlirimit të vet, qoftë nga pushtimi osman(1912), qoftë nga pushtimi fashist(1944), edhe pse kishte integritet gjeografik, demografik dhe kulturor të saj". Së këndejmi, në vend se të pranojë veprimin e saj ilegal që ka bërë duke shkelur "me të dyja këmbët" ligjin ndërkombëtar, me aneksimin e Kosovës, Serbia tash përdor një argument të paqëndrueshëm shkencërisht, historikisht dhe aktualisht, për të "ruajtur sovranitetin mbi Kosovën" të cilin, si dëshmojnë faktet, e mbajti në mënyrë jolegjitime për një periudhë shumë të gjatë, pa pyetur asnjëherë popullin shumicë të Kosovës dhe pa i marrë atij pëlqimin. Kosova është pushtuar gjatë luftërave ballkanike(1912 13), "në kundërshtim me aspiratat e shqiptarëve që kishin shprehur në Lëvizjen Nacionalçlirimtare 1878 1912". Shqiptarët ishin kundër përfshirjes së tyre në shtetin serb, përkatësisht jugosllav. Kështu, Serbia, edhe pse "mori legalitetin ndërkombëtar" për pushtimin e Kosovës, në asnjë mënyrë nuk mundi ta arsyetojë legjitimitetin e veprimit të saj. Përveç kësaj, qëndrimet posesive serbe ndaj Kosovës që i referohen historisë janë dyfish të pathemelta. Së pari, "janë të pathemelta në aspektin metodologjik të cilësimit të karakterit kombëtar të territorit, meqë po të merrej historia si kriter, me gjithë realitetet nacionale territoriale bashkëkohore, Hungaria do të kishte të drejtë të vinte dorë mbi pjesën jugosllave të Panonisë, Bullgaria dhe Hungaria do të rivalizonin rreth Beogradit, Greqia do të vinte dorë mbi Stambollin, Shqipëria mbi Janinën, Meksiko mbi Floridën dhe Kaliforninë, Suedia mbi Norvegjinë dhe Finlandën, Gjermania mbi pjesët e rajoneve të Shlezisë dhe të Sudeteve, Danimarka mbi Shlezvikun, Iraku mbi Kuvajtin, etj., etj?. Së dyti, qëndrimet posesive serbe ndaj Kosovës" janë të pabaza edhe në aspektin e së vërtetës materiale, meqë Kosova, përkundër pohimeve me karakter të tillë, "nuk është as djep i popullit serb, as djep i shtetit serb". Më në fund, ambiciet imperialiste me "të drejta historike" nuk kanë mundur t'i mbrojnë Anglia, Franca, Spanja, Portugalia, Holanda që, siç është e njohur, "me shekuj kanë mbajtur vende e popuj të shumtë". Prandaj, "me shkatërrimin e perandorive koloniale, janë krijuar mbi 120 shtete të reja". Serbia ka qenë "nën sundimin e Perandorisë Osmane për afro pesë shekuj (1389 1878)", Spanja "kishte pushtuar tërë Amerikën Latine në fillim të shekullit XVI. Edhe "rusët nuk kanë përmendur ndonjëherë "të drejtat historike" mbi Ukrainën". Argumentet historike flasin bindshëm se serbët "janë vendosur në Kosovë me rastin e zgjerimit të shtetit serb në këtë drejtim nga Nemanjiqët". Në territorin etnik shqiptar, për pasojë pushtimesh, në Mesjetë dhe në kohën e Perandorisë Osmane, janë vendosur pakica sllave, turke dhe rome. Pakica sllave është shtuar ndjeshëm me "kolonizimin e dhunshëm në mes të dy luftërave botërore, megjithatë, kurrë nuk ka arritur të jetë mbi 10% të popullatës në tërësi". Mbi bazë të këtyre fakteve, konkluzioni është shumë i qartë: ishin pikërisht agresioni, pushtimi dhe aneksimi serb i Kosovës që shkelën ligjin ndërkombëtar, e jo e kundërta, që pavarësia e Kosovës "dhunon të drejtën ndërkombëtare". Historia "është dëshmitare për politikën shkombëtarizuese"; për "krimet e mëdha ndaj shqiptarëve gjatë viteve 1912 1918?; për "planet gjenocidale serbe për shfarosjen e shqiptarëve"; për "shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi" dhe për "shpronësimin e fshatarësisë dhe për kolonizimin serbo malazias" e tjera. Periudha 28 shkurt 1998 deri me 10 qershor 1999 vetëm sa "i ka tejkaluar rastet e veçanta dhe ka marrë përmasat më të përgjithshme të gjenocidit të pushtetit serb ndaj shqiptarëve".
Së dyti, vendimi mbi të ardhmen e Kosovës nuk mund të injorojë pozitën kushtetuese të Kosovës në ish Jugosllavi, megjithë faktin se ajo nuk gëzonte statusin e republikës por,ç'është e vërteta, ishte pjesë përbërëse e ish Jugosllavisë, me territor dhe kufijtë e vet, të cilët nuk mund të ndryshoheshin pa pëlqimin e saj. Kosova ishte drejtpërsëdrejti e përfaqësuar në Federatën e ish Jugosllavisë, po sikurse republikat e saj, e jo nëpërmjet Serbisë, sepse ashtu do të kishim një situatë paradoksale "të inkuadrimit të Serbisë në Serbi dhe të tri Serbive me tri vota në Federatë", ndërsa njësitë tjera "do të kishin nga një votë". Me identitet politiko territorial të vetëvetes, me kushtetutë të vetën, Kosova ishte njësi konstitutive federale e Federatës multinacionale të Jugosllavisë. Mosnjohja e statusit të republikës për Kosovën nuk mund të anashkalojë faktin e "origjinës josllave të popullatës të saj shumicë shqiptare". Se Kosova nuk ishte pjesë e Serbisë dëshmojnë edhe këto fakte historike dhe juridike: "Kosova nuk ishte në përbërjen e shtetit sovran dhe të pavarur të Serbisë me subjektivitet juridik ndërkombëtar të pranuar në Kongresin e Berlinit(1878)"; "Kosova nuk ishte në përbërjen e Serbisë në Kuvendin e Dytë të AVNOJ it(1943); "Kosova nuk ishtë në përbërjen e Serbisë gjatë konstituimit të saj si njësi federale në Këshillin Antifashist të Çlirimit Popullor (1944); "Kosova nuk ishte pjesë përbërëse e Serbisë në strukturën e Asamblesë Kushtetutëdhënëse të Jugosllavisë me rastin e shpalljes së Republikës Federative të Jugosllavisë (1945)"; "Kosova nuk u inkuadrua në Serbinë sovrane", veçse në përbërje të "Serbisë Federale në kuadër të Jugosllavisë Federative", gjatë pushtimit ushtarak në Kosovë (1945). Më në fund, vlen të përmendet se edhe rrënimi i autonomisë së Kosovës me Amendamentet në Kushtetutën e Serbisë, akt ky që ndodhi me 28 mars 1989, u bë në udhë jolegjitime. Edhe po të mos ekzistonin mangësitë esenciale rreth deklarimit në Kuvendin e Kosovës, mangësi këto që janë dëshmuar,"mosekzistimi i vullnetit të lirë", si pasojë e presioneve të jashtëzakonshme politike, "e bën edhe deklarimin mbi ndërrimin kushtetues jokushtetues".
Së treti, e ardhmja e Kosovës nuk mund të kundrohet e krahasueshme me secesionizmin në disa nga vendet e botës. Këtë duhet ta kenë parasysh ato shtete që ende mbahen të rezervuara ndaj pavarësisë së Kosovës. Ato do të duhej që t'i kërkojnë dhe t'i gjejnë "pikat e përbashkëta" të Kosovës me disa vende të botës që janë pajtuar me heqjen e sovranitetit mbi territore të tjera. Kështu, raportet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës janë, për shembull, të krahasueshme me ato ndërmjet Indonezisë dhe Timorit Lindor. Siç dihet, Timori Lindor ka qenë i pushtuar dhe aneksuar nga Indonezia në vitin 1975 dhe atë "kundër vullnetit të Portugalisë si sovran i jashtëm", fakt ky që e ka bërë aneksimin e Indonezisë të jetë ilegal. Me 1988, qeveria indoneziane ia njohi të drejtën e vetëvendosjes popullit të Timorit Lindor. Singapori është një shembull tjetër që duhet marrë parasysh. Ky vend u nda nga Malejzia me 1965. Edhe shembulli me Eritren është domethënës për rastin e Kosovës. Ishte qeveria etiopiane ajo që në vitin 1991 ia njohu të drejtën e vetëvendosjes Eritresë. Rasti i Kosovës ka ngjashmëri edhe me atë të Namibisë. Ndarja nga Afrika e Jugut dhe pavarësia e Namibisë ndodhën më 1991. Prandaj, pavarësinë e Kosovës nuk duhet krahasuar me secesionizmin në disa anë të tjera të botës, ku lëvizjet secesioniste "nuk janë duke vepruar në territore të aneksuara që në mënyrë të njëanshme (kundër vullnetit të popullit dhe të sovranëve të mëhershëm) u janë bashkuar shteteve aktualisht ekzistuese, por ato janë duke operuar në territore që kanë qenë pjesë e këtyre shteteve në kohën kur këto shtete kanë filluar së ekzistuari". Kështu është edhe me lëvizjet separatiste në Transdnjestrovle (Moldavi), në Osetinë Jugore dhe në Abkhazi (Gjeorgji) që nuk kanë bazë etnike çfarë ka Kosova dhe që nuk kanë pasur status autonom ose federal kur u shpërbë ish Bashkimi Sovjetik, siç ka pasur Kosova kur u shpërbë ish Jugosllavia. Më në fund, shqiptarët e Kosovës nuk janë të krahasueshëm as me katalonët, uelsianët, baskët, skocezët, korsikanët", sepse ata nuk u përballën, sikur shqiptarët e Kosovës, me dëbim masiv, nga shtetet që i kontrollojnë.
Së katërti, ekzistimi i Shqipërisë si shtet shqiptar, nuk mund të qëndrojë si pengesë për statusin shtet i pavarur dhe sovran të Kosovës, po sikurse që, të sjellim shembuj nga historia e krijimit të shteteve, "as ekzistimi i Rumanisë nuk qe pengesë për krijimin e shtetit të Moldavisë ose që ekzistimi i Francës nuk paraqiste pengesë për kantonet shtete në Zvicër". Më në fund, edhe sikur Kosova të konstituohej si shtet i shqiptarëve, "ekzistimi i dy shteteve shqiptare në Ballkan - do të ishte më parë hendikep, se sa përparësi gjeopolitike e popullit shqiptar në Ballkan". Prandaj, Kosova i përmbush të gjitha kriteret e qenies shtet i pavarur dhe sovran. Nëse bëhet fjalë për territorin, në OKB janë të anëtarësuara 34 shtete me territor më të vogël se sa Kosova. Nëse bëhet fjalë për popullatën, në OKB janë të anëtarësuara 58 shtete me popullatë më të vogël se sa Kosova. Nëse bëhet fjalë për pranimin ose jo të shteteve të reja në OKB, në periudhën prej 190 2002, në OKB janë pranuar 34 shtete të reja. Nuk thuhet kot se "aty ku janë të pranishme faktet, fjalët bëhen të panevojshme.
Mbi bazën e argumenteve dhe fakteve që u theksuan,në vija të përgjithshme, statusi i ri politik, juridik dhe ndërkombëtar i Kosovës duhet të jetë ekuivalent, pa asnjë mëdyshje, me pavarësinë dhe sovranitetin, me subjektivitet të njohur ndërkombëtar, në gjithë territorin e saj, pra të sigurojë zbatimin unik të ligjit, përfshirë pjesën veriore të Kosovës dhe të ashtuquajturat komuna me shumicë serbe që në propozimin e ambasadorit Martti Ahtisaari kanë fituar shumë kompetenca shtesë, në emër të një projekti të decentralizimit asimetrik, territorial dhe etnik, që përkundër qëllimit me të mirë që mund të jetë menduar, kërcënon me rrezikun që të jetë i dëmshëm për të ardhmen e Kosovës dhe integritetin territorial te saj. Për Kosovën janë të papranueshme persiatjet dhe kërkesat serbe për krijimin e dy etntiteteve ose për ndarjen e Kosovës. Ato persiatje injorojnë faktin "për kuantume dhe proporcione relative demografike dhe kombëtare, shprehimisht të ndryshme" në Kosovë. Më në fund,theksojmë edhe faktin tjetër se Kosova nuk paraqet "territor diversifikativ etnik të karakterit enklav". Prandaj, "përthekimi i dhunshëm politik" i një pjese të territorit të Kosovës", përkundër kompromiseve shumë të dhëmbshme që ka bërë Delegacioni i Kosovës me decentralizimin, zonat e mbrojtura për rreth trashëgimisë serbe dhe procedurat favorizuese legjislative për minoritetet, do t"i kundërvihej drejtpërsëdrejti entitetit burimor politik të atij territori dhe do të ishte në diskordancë të drejtpërdrejtë me të.
Eshtë kohë e fundit që Kosova të dalë nga një "rreth i mbyllur" në të cilin ndodhet për më shumë vjet. Kosova është në pritje të një rezolute të re të Këshillit të Sigurimit të OKB së të cilën do të duhej ta karakterizonin:
Së pari, qartësia politike, juridike dhe ndërkombëtare e statusit të Kosovës që do të menjanonte ambiguitetet në lidhje me të.
Së dyti, subjektiviteti i plotë ndërkombëtar i cili Kosovës do t'i hapte mundësinë e anëtarësimit në mekanizmat ndërkombëtare, përfshirë aty edhe OKB në.
Së treti, integriteti territorial i vendit që do të siguronte shtrirjen e qeverisjes së institucioneve të Kosovës dhe zbatimin unik të ligjit në gjithë hapësirën e saj.
Së katërti, shteti funksional i Kosovës që do të mund të pengonte invalidimin e mundshëm të tij.


Prishtinë,
02.04.07



1. Prill, 2007 20:49 CET   
  

  
BEOGRAD/PRISHTINË
Kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica tha se "mbështetja parimore e Rusisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara i siguron Serbisë që ta ruajë tërësinë territoriale dhe sovranitetin". Ai mëtutje tha se "mbështetja e Rusisë ka rëndësi historike për Serbinë". Këto komente zoti Koshtunica i bëri sot para nisjes për në Nju Jork, ku do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për Kosovën, që mbahet të martën. Në këtë takim do të marrë pjesë edhe presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu. Ai dje, para nisjes për në Nju Jork, tha se ekziston një mbështetje e fuqishme ndërkombëtare për pavarësinë e Kosovës, sipas propozimit të Martti Ahtisaarit.

KOMBET E BASHKUARA
"Kosova do të jetë temë e madhe në muajin prill në Këshillin e Sigurimit" i tha një diplomat perëndimor, agjencisë FP. Sipas tij, këto diskutime me gjasë do të zgjasin "disa javë". Në këtë kuadër, mendohet se në takimim e Këshillit të Sigurimit, që mbahet të martën, përfaqësuesit e vendeve anëtare do të njihen me planin e Martti Ahtisaarit. Sipas AFP-së, pritet që të shqyrtohet edhe propozimi i Rusisë për dërgimin e misionit faktmbledhës në Prishtinë dhe Beograd.

LONDËR
Britania thotë se është në "komunikim të drejtëpërdrejtë bilateral" me Iranin, në përpjekjet për lirimin e 15 marinarëve. Ministri i mbrojtjes, Des Brown i tha sot televizionit publik britanik se Londra dëshiron që kjo çështje të zgjidhet me mjete diplomatike sa më shpejtë që është e mundshme. Ai refuzoi të tregoj për mënyrën e komunikimit. Më 23 të muajit të kaluar 15 marinarë britanikë u zunë nga Irani, për arsye se, sipas Teheranit, ata kishin hyrë ilegalisht në ujërat iraniane. Britania thotë se ata gjendeshin në ujërat e Irakut.

KIEV
Presidenti i Ukrainës, Viktor Yushchenko sot ka zhvilluar përgatitje për negociata me parti të ndryshme lidhur me kërcënimin e tij për ta shpërndarë parlamentin. Ai tha se nëse konsultimet, që priten të bëhen nesër, dështojnë atëherë ai do ta shpërndajë parlamentin. Zoti Yushchenko akuzon grupet pro ruse në Parlament për veprimtari anti kushtetuese. Mijëra demonstrantë dje mbajtën tubim në Kiev në përkrahje të presidentit Yushchenko. Por, poashtu në Kiev, u tubuan edhe përkrahësit e kryeminsitrit Viktor Yanukovych, që janë kundër shpërbërjes së Parlamentit.

BAGDAD
Zëvendës presidenti irakian, Tariq al-Hashimi ka ftuar sot sunitët dhe shiitët që të tërhiqen nga aktet e hakmarrjes. Në një fjalim me rastin e shënimit të ditëlindjes së profetit Muhamed, al-Hashimi poashtu ftoi edhe për rishqyrtimin e çështjes së të të arrestuarve, në mënyrë që "ata që janë të pafajshëm të lirohen". Mijëra kryengritës të dyshuar ose militantë mbahen në qendra burgimi. Vrasjet sektare ndërmjet shumicës Shiite dhe pakicës sunite kanë shkaktuar vdekjen e mijëra irakianëve gjatë disa viteve të kaluara.

BAGDAD
Raportet nga Iraku thonë se numri i civilëve të vrarë gjatë muajit mars ishte për 13 përqind më i lartë se ai në muajin shkurt. Gjatë muajit mars u vranë së paku 1900 civilë. Dhuna më e madhe kishte ndodhur jashtë Bagdadit. Në kryeqytet, para gjashtë javësh, kanë filluar masa të sigurisë që kishin për qëllim zvogëlimin e dhunën sektare. Sulmi më vdekjeprurës, ishte ai në qytetin verior Tal Afar, ku u vranë 152 vetë. Ky sulm, që ndodhi të martën e kaluar, ishte sulmi më vdekjeprurës me bombë në katër vitet e fundit në Irak.

DAMASK
Tre anëtarë republikanë të Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Frank Wolf, Joe Pitts dhe Robert Aderholt, u takuan sot me presidentin e Sirisë, Bashar Asad. Pas takimit ata thanë se kanë kërkuar nga Siria që të bëjë përpjekje për ta ndalur kalimin e luftëtarëve të jashtëm në Irak.

JERUSALEM
Kryeministri izraelit, Ehud Olmert sot ftoi liderët arabë në një Konferencë paqësore rajonale, duke thënë se në atë takim ai do të shkëmbente pikëpamje lidhur me zgjidhjen e konfliktit në Lindjen e Mesme. Duke folur në një konferencë për gazetarë në Jerusalem, me kancelaren gjermane, Angela Merkel, zoti Olmert tha se i fton të gjitë burrështetasit arabë, përfshirë këtu edhe mbretin e Arabisë Saudite, në këtë takim. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, vendi i së cilës e kryeson presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, gjendet për vizitë në rajon, në përpjekje për ta ripërtrirë procesin paqësore ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve.

JERUSALEM
Kancelarja gjermane, Angela Merkel i nderoi vitkimat e Nazizimit gjatë vizitës që sot i bëri muzeut Yad Vashem të Holokaustit në Jerusalem. Gjatë Luftës së Dytë Botërore janë vrarë afro 6 milionë hebrenjë.



31. Mars, 2007 20:38 CET   
  

  
PRISHTINË
Më shumë se një mijë pjesëtarë dhe simpatizantë të lëvizjes Vetëvendosje sot kanë protestuar në qendër të Prishtinës kundër propozimit të Martti Ahtisaarit për statusin e Kosovës, si dhe kanë kërkuar lirimin e liderit të lëvizjes, Albin Kurti.
Protesta ka zgjatur rreth një orë dhe ka përfunduar pa asnjë incident, ndërsa prania e policisë në rrugët e Prishtinës ishte simbolike.

PRISHTINË
Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu u nis sot për në Nju Jork, ku të martën më 3 prill, do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Sejdiu është shprehur optimist se ekziston një mbështetje e fuqishme ndërkombëtare për pavarësinë e Kosovës sipas propozimit të Martti Ahtisaarit, dhe tha se zgjidhja e statusit të Kosovës do të arrihet brenda dy muajsh.

BREMEN
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian nuk kanë arritur unitet në mbështetje të propozimit të Martti Ahtisaarit për statusin e Kosovës.
Në komunikatën e kryesisë gjermane të BE-së nga takimi i ministrave të jashtëm në Bremen, thuhet se shefat e diplomacive i kanë mbështetur "përpjekjet" e të dërguarit të posaçëm Ahtisaari, dhe kanë thënë se plani i tij duhet të jetë "bazë" për rezolutën e re të Këshillit të Sigurimit të KB, me të cilën "do merren parasysh interesat e Prishtinës dhe Beogradit".
Shefi i diplomacisë së Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier tha se sipas tij, plani i Ahtisaarit është më i miri për zgjidhjen e statusit të Kosovës, dhe në bazë të këtij plani duhet bërë përpjekje për të arritur te një rezolutë e re e Kombeve të Bashkuara.
Nëse nuk do ketë një rezolutë të tillë, UNMIK-u do të mbetet në Kosovë ndërsa misioni i BE-së nuk do të mund të shkojë atje, tha Steinmeier pas përfundimit të takimit.
Sllovakia tha se nuk pajtohet me qëndrimin e BE-së për të ardhmen e Kosovës. Ministri i Jashtëm Jan Kubish tha se Bratisllava do të punojë të sigurojë që shqetësimet e Serbisë të merren parasysh në KB.

BEOGRAD
Ministri britanik për Evropën Goeffrey Hoon ka deklaruar se qeveria serbe duhet të pranojë humbjen e Kosovës, ndërsa qeveria e Kosovës mbikqyrjen ndërkombëtare, pasi një zgjidhje e tillë i ofron gjasat më të mëdha për stabilitet në rajon.
Në një tekst autorial të botuar në numrin e sotëm të gazetës beogradase "Blic", Goeffrey Hoon pohon se propozimet e Marti Ahtisarit paraqesin baraspeshë ndërmjet aspiratave të shumicës dhe garancave për bashkësitë etnike në Kosovë.
Duke vënë në pah se Kosova është një rast unik që nuk paraqet precedent për çështje tjera të pa zgjidhura, Goeffrey Hoon ka pohuar se propozimet e Ahtisarit hapin një kapitull të ri për Kosovën.

MOSKË
Zëvëndës ministri i Jashtëm rus Vladimir Titov ka thënë se Rusia nuk do ta mbështeste propozimin e Martti Ahtisaarit, i cili në formën e tanishme do të gjendej para Këshillit të Sigurimit.
"Nëse ai do të vihej në votim, ashtu siç është tash dhe pa pëlqimin e serbëve, Rusia nuk do ta mbështesë një draft të tillë", dhe nuk mund "të pajtohet që një shteti t'i hiqet një pjesë pa pëlqimin e atij shtetit", ka thënë Titov për agjencinë Itar Tass pas takimit në Nju Jork me zv. sekretarin amerikan të shtetit Nicholas Burns.
Titov ka thënë se ai dhe Burns kanë shqyrtuar detajisht procesi i zgjidhjes së statusit të Kosovës, dhe në këtë kontekst, fillimi i shqyrtimit të kësaj çështjeje në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

BAGDAD
Të paktën 11 veta kanë vdekur, prej të cilëve 5 në Bagdad, ndërsa 50 janë plagosur në tri shpërthime që kanë ndodhur herët në mëngjes në Irak.
Shpërthimi i parë ndodhi në lagjen shiite Sadr City, ku gjetën vdekjen 5, ndërsa u plagosën 15 veta. Shpërthimi i dytë ka ndodhur në lagjet jugore të Bagdadit, ndërsa i treti në Kirkuk.
Vetëm gjatë kësaj jave në Irak në sulme të ndryshme janë vrarë 400 veta.

UASHINGTON
Shtetet e Bashkuara e hodhën poshtë mundësinë e çfarëdo marrëveshje, që 15 marinarët britanikë, që tash mbahen nga Irani, të këmbehen për 5 iranianët e kapur nga forcat amerikane në Irak në janar të këtij viti. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Sean McCormak e ka hedhur poshtë këtë mundësi dhe ndërlidhjen e këtyre dy çështjeve.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë përsëritur ftesën për lirimin e menjëhershëm dhe të pa kusht të 15 marinarëve britanikë.
Duke folur në takimin e shefave të diplomacive të BE-së në Bremen, Sekretarja e Jashtme britanike Margaret Beckett tha se Londra i është përgjigjur me notë diplomatike Iranit, dhe se të dyja palët i kanë filluar diskutimet.
Po sot, mediat iraniane e cituan ambasadorin e Iranit në Moskë të ketë thënë se 15 marinarët britanikë mund të përballen me gjykim.
Ndërkohë Teherani e paralajmëroi Britaninë kundër politizimit të rastit të kapjes së marinarëve.

JERUSALEM
Kryetarja e Dhomës Përfaqësuese Nancy Pelosi i vizitoi vendet e shenjta në Jerusalem, në kuadër të turneut në Lindjen e Mesme. Në delegacion bën pjesë edhe demokrati Keith Ellison, myslimani i parë që është zgjedhur në Kongresin e Shteteve të Bashkuara.
Delegacioni planifikon të takohet me kryeministrin Ehud Olmert dhe presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas.

AQABA/JORDANI
Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel tha se Bashkimi Evropian do të punojë që ta përforcojë seriozitetin e palestinezëve dhe izraelitëve për paqe. Merkel, vendi i së cilës kryeson BE-në, i bëri këto komente pas takimit me Mbretin e Jordanisë Abdullah në pushimoren Aqaba në Detin e Kuq.
Takimi ishte i pari në kuadër të turneut të saj në Lindjen e Mesme, gjatë të cilit Merkel do të vizitojë
edhe teritoret palestineze, Izraelin dhe Libanin.

GUANTANAMO
Tribunali ushtarak amerikan në Guantanamo Bay në Kubë, e ka dënuar me 9 muaj burg australianin David Hicks, i cili u shpall fajtor se e ka mbështetur terrorizmin.
Shtetet e Bashkuara janë dakorduar që 31 vjeçari Hicks ta vuajë dënimin në Australi.

ROMË
Rreth 20.000 italianë demonstruan për lirimin e dy afganëve, njëri nga të cilët mbahet nga talibanët, ndërsa tjetri mendohet se mbahet nga qeveria.
Protestuesit i bënë thirrje qeverisë së Italisë të angazhohet më shumë për lirimin e Adjmal Naqshbandi dhe Rahmatullah Hanefi. Ky i fundit ndërmjetësoi për lirimin e gazetarit italian Daniele Mastrogiacomo nga talibanët, por agjencitë e lajmeve njoftuan se ai është arrestuar nga autoritetet afgane.

NJU JORK
Rreth 80 vende kanë nënshkruar Marrëveshjen e Kombeve të Bashkuara që synon mbrojtjen e të drejtave të 650 milionë personave me të meta në botë. Marrëveshja kërkon nga vendet që të miratojnë ligje që ndalojnë diskriminimin kundër personave me të meta fizike ose mendore.

SIDNEJ
Qyteti australian Sidnej, sot për një orë i fiku dritat, si pjesë e përpjekjeve për të reduktuar emisionin e gazrave. Ndërtesa më e njohur, Pallati i Operës dhe restorante të shumta mbetën në terr të plotë, ndërsa në gjestin simbolik për vetëdijësimin e opinionit, morën pjesë më shumë se 50 mijë shtëpi.


30. Mars, 2007 16:19 CET   
  

  
BREMEN
Ekzekutivi i Bashkimit Evropian apeloi sot te vendet anëtare që të bashkohen ndaj planit të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës.
"Ne duhet ta mbajmë dhe ta forcojmë unitetin evropian me qëllim që ta lehtësojmë miratimin e rezolutës në Këshillin e Sigurimit", tha komisionari për zgjerim, Olli Rehn. Ai këto komente i bëri para fillimit të takimit të ministrave të jashtëm të BE-së, në të cilin po diskutohet për Kosovën. Mëtutje, zoti Rehn tha se "Nuk është Rusia, e as Shtetet e Bashkuara, por është Evropa që do ta paguajë çmimin nëse ka jostabilitet". Minsitri i jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier tha se marrja e vendimit në Këshillin e Sigurimit për statusin e Kosovës, "është në interes të sigurisë në Evropë".

BEOGRAD
Çështja e pazgjidhur e statusit të Kosovës është problem i madh jo vetëm për Kosovën, por edhe për Beogradin, dhe Shtetet e Bashkuara presin që statusi të zgjidhet këtë verë, deklaroi sot ambasadori amerikan në Beograd, Majkël Polt. Në një takim me gazetarët në Beograd, ai tha se rezoluta e Kombeve të Bashkuara është "mënyra e drejtë për tu zgjidhur kjo çështje, në mënyrë që Beogradi dhe Prishtina të mund të lëvizin përpara" dhe shtoi se "nuk sheh arsye përse rezoluta nuk do të mund të miratohej". Duke u shprehur për qëndrimin e Rusisë lidhur me statusin e Kosovës, zoti Polt tha se "Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë dallime vetëm se si të arrihet qëllimi". Në këtë kuadër ai tha se "shpresojmë dhe besojmë se do të mund të merremi vesh për arritjen e qëllimit këtë verë".

BEOGRAD
Kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica do ta përfaqësoj Serbinë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, për Kosovën, më 3 prill, është vendosur sot në takimin e Ekipit negociator të Serbisë. Në kumtesën nga takimi i sotëm, thuhet se anëtarët e këtij ekipi gjatë takimeve të shumta "në mënyrë të argumentuar kanë kundërshtuar propozimin e Martti Ahtisaarit". Në këtë njoftim mëtutje theksohet se "duhet të vazhdojnë prëpjekjet diplomatike intensive për ruajtjen e interesave shtetërore të Serbisë në Kosovë.

BRATISLLAVË
E përditshmja "Pravda" kritikoi sot Parlamentin e Sllovakisë, që sipas gazetës, duke e miratuar rezolutën për Kosovën, çështjen e Kosovës e ka shikuar vetëm nga njëri kënd dhe se nuk ka marrë parasysh faktin se atje jetojnë edhe shqiptarët. Sllovakia, si anëtare e Këshillit të Sigurimit, e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian, nuk do të duhej ti lejonte vetvetes që të vendosë për çështjen e Kosovës "në mënyrë të papërgjegjshme dhe pa njohjen e kompleksitetit të saj", shkruan gazeta.
Para dy ditësh, Parlamenti i Sllovakisë votoi për deklaratën, në të cilën thuhet se "pavarësia e plotë dhe e pakufizuar e Kosovës, nuk është në interes të stabilitetit të rajonit".

PRISHTINË
Zëdhënësi i Shërbimit policor të Kosovës për rajonin e Pejës, Avni Gjevukaj i ka hedhur poshtë njoftimet e mediave serbe se shpërthimi që ndodhi sot në rajonin e Deçanit, kishte ndodhur afër Manastirit të Deçanit. Zëdhënësi Gjevukaj tha se autoritetet e sigurisë janë në kërkim të identifikimit të vendit të saktë se ku ka ndodhur shpërthimi.
- Nuk ka asnjë gjurmë, asnjë shenjë, që tregon se detonimi ka ndodhur brenda për brenda apo në afërsi të objektit të Manastirit. Nuk përjashtohet mundësia, që në zonën përreth Manastirit, ashtu sikur edhe në shumë pjesë të Kosovës, ende të kemi mbetje të mjeteve të pashpërthyera që nga Lufta e viteve 1998-99, tha zëdhënësi Gjevukaj.

LONDËR/TEHERAN
Kryeministri britanik, Tony Blair tha sot se Irani do të ballafaqohet me izolim në rritje dhe se i vetmi përfundim i mundshëm për Teheranin është lirimi i 15 pjesëtarëve të ushtrisë britanike. Zoti Blair tha se Britania do të tregoj qëndrueshmëri por edhe durim në përpjekje për ti liruar ushtarët e zënë. Më herët, gjatë ditës, në televizionin iranian, një ushtar i zënë britanik kërkoi falje që ai dhe kolegët e tij kishin hyrë pa leje në ujërat iraniane. Britania ka paraqitur dëshmi, që sipas Londrës, tregojnë se ushtarët britanikë ishin zënë në ujërat irakiane.

JERUSALEM
Kryeministri i Izraelit, Ehud Olmert sot mirëpriti ripërtritjen e inciativës paqësore të liderëve arabë duke e cilësuar atë si një "ndryshim revolucionar në perspektivë". Dje liderët arabë e mbështetën iniciativën, që fillimisht ishte paraqitur në vitin 2002, që propozon njohjen e Izraelit dhe garantime të sigurisë nëse Izraeli tërhiqet nga territoret e okupuara në vitin 1967. Kryeministri Olmert e mirëpriti këtë propozim, por përsëri theksoi vërejtjet ndaj kërkesës kryesore palestineze, atë për të drejtën e refugjatëve palestinezë që të kthehen në Izrael.

MOSKË
Një gjyq ushtarak rus ka dënuar një kolonel me 12 vjet burgim për spiunim për një fuqi evropiane, që nuk është emëruar. Sipas vendimit të gjyqit, koloneli Valentin Shabaturov ka spiunuar për këtë vend evropian prej vitit 1999 e deri në vititin 2006 dhe mendohet se për këtë punë ai kishte marrë 100 mijë dollarë. Gjyqi njoftoi se koloneli Shabaturov kishte marrë dënimin minimal sepse kishte pranuar gabimin dhe ishte penduar


29. Mars, 2007 20:40 CET   
  

  
BRUKSEL
Parlamenti Evropian sot e miratoi rezolutën, në të cilën vlerëson se "sovraniteti i mbikqyrur nga bashkësia ndërkombëtare" është zgjidhja më e mirë për Kosovën. Me një zgjidhje të këtillë "do të garantohej stabiliteti dhe mbrojtja e të gjitha bashkësive në Kosovë, si dhe zhvillimi afatgjatë ekonomik dhe shoqëror", thuhet në dokument.
Rezoluta e mbështet propozimin e Martti Ahtisaarit, dhe u bën thirrje sidomos "anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të luajnë një rol konstruktiv dhe të miratojnë zgjidhje të qëndrueshme pa kurrfarë paqartësie për Kosovën", e cila do t'i pasqyronte propozimet e Ahtisaarit.
Parlamentarët evropianë shpresojnë se në bazë të këtij propozimi, Këshilli i Sigurimit shpejt do të miratojë një rezolutë, që do të zëvendësojë rezolutën 1244.
Parlamenti Evropian konsideron se Kosova duhet të ketë qasje në organizatat financiare ndërkombëtare, ndërsa "prania ndërkombëtare do të garantojë karakterin shumëetnik dhe sigurinë e bashkësive serbe dhe rome të Kosovës".
Pas votimit, eurodeputeti demokristian Bernard Posellt tha se Parlamenti Evropian nuk do të përçahet.
"Shumica e fuqishme në votimin përfundimtar është sinjal i qartë për Moskën dhe Beogradin se nuk mund të llogarisin në përçarjen tonë. Ata nuk mund të na përçajnë, dhe nëse përpiqen të bëjnë një gjë të tillë, do të mbeten të vetëm", tha Posellt.

BRUKSEL
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Havier Solana tha sot se "formula për imponimin e zgjidhjes" për statusin e Kosovës, do të duhet të gjendet në Këshillin e Sigurimit të KB. Por, ai tha se kanë "dalë disa vështirësi" që me këtë të pajtohen Rusia, "e me siguri edhe Kina".
Në fjalimin e tij në Parlamentin Evropian Solana sqaroi se imponimi i i zgjidhjes përmes rezolutës së KS, do të bazohej në kapitullin VII të Kartës së KB. Ai tha se Bashkimi Evropian duhet të vendosë se "çfarë qëndrimi do të mbajë".
"Ne nuk kemi të drejtë të dështojmë. Ne po flasim për stabilitetin e Ballkanit. Nëse nuk jemi të aftë që në mënyrë korrekte dhe të shpejtë t'i zgjidhim problemet e fqinjëve tanë, atëherë do të ishte dështim i madh që do të kufizonte aftësinë tonë për të vepruar në të ardhmen" tha Solana.

MOSKË
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov tha se kryenegociatori i Kombeve të Bashkuara "do të dështojë" nëse vazhdon me planin e tij për Kosovën.
Lavrov e akuzoi Martti Ahtisaarin për "injorimin" e qëndrimit të Serbisë, e cila ka hedhur poshtë planin e tij që Kosovës i jep pavarësi të mbikqyrur.
"Ndoshta nuk do të duhej të flasim për mospajtimet ndërmjet Rusisë dhe Bashkimit Evropian lidhur me Kosovën, të cilat ekzistojnë, por të flasim nëse ka mospajtime ndërmjet palëve kryesore në konflikt, Prishtinës dhe Beogradit. Konflikti nuk mund të zgjidhet përderisa të dyja palët nuk i kapërcejnë mospajtimet e tyre. Zoti Ahtisaari ka vendosur t'i injorojë ato, dhe mendoj se ai do të dështojë", tha Lavrov.

BEOGRAD
Mbledhja e Këshillit të Sigurimit për Kosovën do të duhej të mbahet më 3 prill, ka thënë Steven Wordsworth, ambasadori britanik në Beograd.
"Me sa e dij, Këshilli i Sigurimit i KB do takohet më 3 prill, dhe me këtë rast Martti Ahtisaari formalisht do t'i paraqesë propozimet e tij", ka thënë Wordsworth për mediat e Beogradit.

PRIZREN
Komandanti i Forcave Shumëkombëshe të Jugut në Kosovë, gjenerali Erich Pfeffer, deklaroi se Serbia nuk paraqet kërcënim ushtarak për Kosovën.
"Serbia nuk paraqet kërcënim ushtarak për Kosovën. Nisur nga potenciali aktual ushtarak i Serbisë, ky nuk është një opcion real", u përgjigj Pfeffer në pyetjen nëse Serbia paraqet rrezik në rast të pavarësimit të Kosovës. Gjenerali gjerman gjithashtu i ka cilësuar si joreale deklaratat e disa udhëheqësve serbë për një luftë në Kosovë.

BREMEN
Nesër në Bremen të Gjermanisë fillon takimi joformal dy ditësh i ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian.
Përveç statusit të ardhshëm të Kosovës, shefat e diplomacive të BE-së do të diskutojnë zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe çështjen e Iranit.

BAGDAD
Sulmuesit vetëvrasës sot kanë marrë jetën e të paktën 116 njerëzve në mbarë Irakun.
Të paktën 60 veta e humbën jetën dhe dhjetëra u plagosën nga shpërthimi vetëvrasës në një treg në zonën shiite Shaab në Bagdad.
Po sot, të paktën 40 veta e kanë humbur jetën në shpërthimet e shumëfishta të automjeteve në qytetin Khalis në veri të Bagdadit. Raportohet se të paktën 80 veta janë plagosur.
Gjithashtu, 13 veta janë vrarë gjetkë në Irak.

UASHINGTON
Senati i Shteteve të Bashkuara e votoi projekt ligjin, i cili i bën thirrje presidentit George Bush që t'i tërheqë të gjitha trupat luftarake amerikane nga Iraku deri më 31 mars, 2008.
Bush tha se masave do t'u vë veto.
"Ne qëndrojmë të bashkuar dhe e themi qartë dhe kur trupat tona mund të dëmtohen, atëherë presim që ato trupa të finansohen tërësisht. Gjithashtu, kur komandantët tanë marrin vendime të vështira në teren, ne presim që atyre të mos u lidhen duart", tha presidenti Bush.
Senati i kontrolluar nga demokratët përcaktoi se brenda 4 muajsh, Bushi duhet të fillojë t'i tërheqë trupat nga Iraku. Votimi në raport 51 ndaj 47, kryesisht u bë në vija partiake. Masat parashohin 122 miliardë dollarë për luftërat në Irak dhe Afganistan, si dhe për disa programe të brendshme.
Të premten më 23 mars, Dhoma Përfaqësuese e miratoi legjislacionin, i cili si afat të fundit për tërheqjen e trupave e përcakton shtatorin 2008.

LONDËR
Britania i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që t'i bëjë thirrje Iranit për lirimin e menjëhershëm të 15 marinarëve britanikë.
Ndërkohë, zëdhënësi i kryeministrit britanik tha se Britania nuk kërkon të konfrontohet me Teheranin, dhe shtoi se kryeministri Tony Blair shpreson për një përfundim të shpejtë të krizës.

UASHINGTON
Një zyrtar i lartë i kundërzbulimit amerikan tha se Rusia ka arritur t'i rivendosë plotësisht aftësitë e spiunazhit kundër Shteteve të Bashkuara pas një periudhe të rënies që pasoi Luftën e Ftohtë.
Joel Brenner, kryetar i Zyrës Ekzekutive të Kundërzbulimit Kombëtar tha se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se Rusia po vazhdon t'i sforcojë operacionet e veta.

HAVANË
Lideri kubanez Fidel Castro kritikoi ashpër politikën energjetike të Shteteve të Bashkuara, në artikullin e parë që publikoi që nga operacioni në stomak, para tetë muajsh. Në gazetën e Partisë Komuniste "Granma" ai shkroi se mbështetja e presidentit amerikan George Bush rreth shfrytëzimit të prodhimeve bujqësore për prodhimin e bio-karburanteve, mund të harxhojë rezervat e ushqimit në vendet në zhvillim.
Që në korrik 2006, kur përkohësisht e dorëzoi pushtetin tek vëllai i tij Raul, 80 vjeçari Castro është parë vetëm në fotografi, apo është dëgjuar në radio.

26. Mars, 2007 20:36 CET   
  

  
KOMBET E BASHKUARA
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara ia dorëzoi propozimin e Ahtisarit mbi statusin e Kosovës presidentit të rradhës së Këshillit të Sigurimit.
"Pavarësia është opcioni i vetëm për një Kosovë të qëndrueshme politikisht dhe ekonomikisht", thuhet në raportin që sot edhe zyrtarisht i është dhënë KS-së.
"Unë propozoj ushtrimin e pavarësisë nga ana e Kosovës. Përmbushja e detyrimeve të parapara në propozimin tim duhet të jetë e mbikqyrur dhe mbështetur për një periudhë të parë nga prania ushtarake dhe civile", tha kryendërmjetësi z. Ahtisari.
"Derisa pavarësia e Kosovës është opcioni i vetëm realist, kapaciteti i Kosovës për tu përballur me sfida si mbrojtja e pakicave, zhvillimi demokratik, rimëkëmbja ekonomike dhe pajtimi social janë ende të kufizuara", tha ish presidenti finlandez. Sipas tij "Kosova nuk mund të vazhdojë me statusin aktual. Të pretendosh ndryshe dhe të mohosh apo vonosh zgjidhjen e statusit të Kosovës rrezikon jo vetëm stabilitetin e Kosovës, por paqjen dhe qëndrueshmërinë e rajonit në përgjithësi".

BRUKSEL
"Plani i Ahtisarit thotë se duhet një pavarësi e mbikqyrur për Kosovën. Ne e mbështesim këtë", tha ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Nikolas Bërns për mediat në Bruksel.
"Përfundimisht pas tetë vjetësh populli i Kosovës do ta dijë se cili do jetë statusi. Shtetet e Bashkuara e mbështesin propozimin për pavarësi të mbikqyrur", theksoi Bërns.
Diplomati amerikan tha se "nuk e shohim të nevojshme që të ketë negociata të reja dhe nuk e shohim të nevojshme të ketë negociator të ri".
Më tej Bërns shtoi se SHBA-të dhe BE-ja do të flasin me Rusinë dhe Kinën, që e kundërshtojnë pavarësinë, në mënyrë që të jenë në të njëjtën rrugë me këto vende. Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Bërns tërhoqi vëmendjen se "është një çështje e komplikuar që nuk mund të zgjidhet brenda natës. Por shpresojmë që nga prilli ose maji të kalojmë rezolutën e re".

UASHINGTON
Presidenti Ahtisari propozon që Kosova të bëhet e pavarur, dhe për një periudhë kohë do jetë nën mbikqyrjen ndërkombëtare.
Shtetet e Bashkuara i mirëpresin dhe mbështesin rekomandimet e z. Ahtisari, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit.
Më tej në deklaratë theksohet se Kosova është rast special e kjo është bërë e qartë qysh me miratimin e rezolutës në vitin 1999 që e vuri Kosovën nën administrimin ndërkombëtar.
"Që kur kriza në rajon filloi 16 vjet më parë, presidenti Bush dhe dy paraardhësit e tij kanë punuar të realizojnë vizionin e një Evrope të tërë në liri dhe paqe. Plani i Ahtisarit do ta lejojë rajonin të hedhë pas krahëve konfliktet e vitit 1990 dhe të shohë drejt një të ardhme më të ndritshme euro-atlantike", përfundon kumtesa e Departamentit të Shtetit.

BRUKSEL
Shefi i diplomacisë evropiane, Javier Solana tha se 27 vendet anëtare të BE-së mbështesin planin e Ahtisarit dhe janë të gatshme të luajnë rol më aktiv në Kosovë pas miratimit të rezolutës së re të KS-së.
Nga ana tjetër shefi i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer i deklaroi mediave se forca 16 mijë trupëshe do qëndrojë në Kosovë për të ofruar "siguri për të gjithë".
Solana dhe Scheffer këmbëngulën se pavarësia për Kosovën nuk krijon precedent për pjesë të tjera të botës që kanë konflikte territoriale.
"Kjo është zgjidhje unike për një rast unik", tha Solana.

BERLIN
"Presidenca e Bashkimit Evropian fuqimisht mbështet propozimin e ish presidentit të Finlandës. Propozimi i tij për statusin është hartuar në mënyrë të tillë që i jepë shtysë ndërtimit të një shoqërie multietnike dhe demokratike në Kosovë bazuar në shtetin ligjor", thuhet në deklaratën e Gjermanisë, që ka kryesinë e rradhës së Unionit.
Gjermania ka shprehur bindjen se propozimi është i ndershëm dhe një kompromis i baraspeshuar.

LONDËR
Shefja e diplomacisë britanike, Margaret Beket ka mirëpritur planin e zotit Ahtisari, që i jep Kosovës pavarësi të mbikqyrur, bëjnë të ditur agjencitë e lajmeve.
"Këto propozime do t'i japin Kosovës qartësi rreth të ardhmes së saj. Kjo është jetike për zhvillimin politik dhe ekonomik", tha Beket.
Më tej ajo ka shtuar se "kjo do t'i mundësojë Ballkanit të ndahet nga konfliktet e të kaluarës së afërt dhe të lëvizin drejt së ardhmes drejt integrimit të plotë në strukturat evropiane dhe euro-atlantike".

PRISHTINË
Udhëheqësit e Kosovës kanë mirëpritur propozimin e Ahtisarit për pavarësi të mbikqyrur dhe e kanë cilësuar ditën e sotme si historike.
Presidenti Sejdiu tha se "pavarësia e Kosovës do t'i shërbejë gjithë qytetarëve të saj, shumicës shqiptare dhe të gjitha bashkësive pakicë".
Kryeministri Çeku tha se tani "varet nga ne ta bëjmë Kosovën një vend më të mirë për të gjithë".
Plani është mirëpritur dhe nga shefi i UNMIK-ut Joakim Ryker. "Transmetimi i një rekomandimi të qartë dhe aspak dykuptimësh si dhe propozimi në tërësi që ka mbështetjen e plotë të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara është moment historik për gjithë popullin e Kosovës", tha Ryker.

BEOGRAD
Presidenti serb Tadiç tha se "fuqishëm kundërshton" mbështetjen amerikane për planin e Ahtisarit që i jep Kosovës pavarësi.
"Çdo lloj forme e pavarësisë për Kosovën është e papranueshme për Serbinë", thuhet në një deklaratë të presidentit Tadiç pas bisedës telefonike me nënsekretarin e shtetit Nikolas Bërns.

TEHERAN
Irani tha se do ta ndërpresë bashkëpunimin me agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Energji Bërthamore, dhe përsëri u zotua se nuk do ta ndalë pasurimin e uraniumit. Hapi erdhi si përgjigje ndaj votimit unanim në Këshillin e Sigurimit për zgjërimin e sanksioneve kundër Iranit.
Presidenti Mahmoud Ahmadinejad e ka quajtur "jolegale" rezolutën e Këshillit të Sigurimit, dhe u zotua se aktivitetet bërthamore nuk do të ndërpriten "as për një sekondë".
Së bashku me krizën e programeve bërthamore Irani po përballet me kërkesën e bashkësisë ndërkombëtare për lirimin e 15 ushtarëve britanikë të arrestuar në ujërat kufitare mes Irakut dhe Iranit.
Edhe ministri i ajshtëm irakian Hoshiar Zebari i ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të ushtarëve britanikë homologut të tij iranian gjatë një bisede telefonike.

MOSKË
Presidentët e Rusisë dhe Kinës theksuan se kriza rreth programeve bërthamore të Iranit duhet të zgjidhet ekskluzivisht me mjete paqësore.
Presidenti kinez, Hu Xhintao dhe ai rus, Vladimir Putin kërkuan nga Irani të marrë të gjitha hapat për të përmbushur rezolutat e Këshillit të Sigurimit.

UASHINGTON
Senati i Shteteve të Bashkuara sot diskuton mbi projekt ligjin për financimin e luftës, me të cilin kërkohet tërheqja e trupave amerikane nga Iraku pas një viti. Të premten, propozim ligji u miratua nga Dhoma Përfaqësuese e kontrolluar nga Demokratët.
Drafti parasheh financimin e luftërave në Irak dhe në Afganistan, por bën thirrje për tërheqjen e trupave amerikane deri më 31 gusht, 2008.
Presidenti George Bush është zotuar se do t'i vërë veto çdo tërheqjeje që do të miratohej nga Kongresi.

BAGDAD
Zyrtarët amerikanë kanë pasur kontakte me grupet e lidhura me kryengritësit në Irak, në përpjekje për t'i bërë grupet në fjalë pjesë të procesit politik. Kjo është pranuar nga ambasadori amerikan në Irak, Zalami Khalilzad.
Kalilzad është kështu i pari zyrtar amerikan që e pranon një fakt të tillë.

JERUSALEM
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki – moon i bëri thirrje Izraelit dhe bashkësisë ndërkombëtare që t'i japin "njëfarë hapësire politike", qeverisë palestineze të unitetit, në të cilën do të përmbushte kërkesat për ndërprerjen e dhunës dhe njohjen e Izraelit. Ai i bëri këto komente në konfrencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin e Izraelit Ehud Olmert, në Jerusalem.

AMAN
Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice u takua me Mbretin e Jordanisë Abdullah, në kuadër të turneut të saj në Lindjen e Mesme, i cili synon ringjalljen e procesit paqësor.
Dje Rice vizitoi Bregun Perëndimor, ku u takua me presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas, ndërsa më pas në Jerusalem bisedoi me kryeministrin izraelit Ehud Olmert.

ISLAMABAD
Policia e Pakistanit arrestoi qindra aktivistë politikë, në prag të protestës së paralajmëruar kundër largimit të kryegjykatësit. Opozita tha se rreth 450 persona janë arrestuar gjatë dy ditëve të fundit.
Largimi i shefit të drejtësisë me 19 mars, nga protestuesit shihet si tendencë e presidentit Pervez Musharaf për të kontrolluar sistemin e drejtësisë.

BELFAST
Udhëheqësit politikë të protestantëve dhe katolikëve në Irlandën e Veriut bën të ditur arritjen e marrëveshjes së një qeverie me bazë të gjerë në muajin maj.
Bashkëqeverisja është qëllimi kryesor i Marrëveshjes së vitit 1998 që i dha fund konfliktit ndërfetar në Irlandën e Veriut.

LONDËR
Çmimi i naftës ka arritur sot nivelet më të larta për këtë vit, 69.93 dollarë për barrelë.
Rritja e tensioneve me Iranin është shkaku i rritjes së çmimit, vlerësojnë analistët.

PEKIN
Intel, prodhuesi më i madh i çipëve të kompjutorëve në botë, ka njoftuar se në Kinë do të ndërtojë një fabrikë në vlerë prej 2.5 miliardë dollarë. Fabrika do t'i furnizojë konsumatorët në Kinë, për të cilën Intel thotë se do të jetë tregu më i madh i teknologjisë informative deri në 2010, kur planifikohet hapja e fabrikës në qytetin verilindor Dalian.





25. Mars, 2007 21:34 CET   
  

  
NJU JORK
Dokumentet e Martti Ahtisaarit me propozimet për statusin e Kosovës, nesër do tu dërgohen vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit, raportojnë agjencitë e lajmeve. Më herët është thënë se, megjithëkëtë, për nesër nuk janë paraparë konsultime eventuale. Zëdhënësi i UNOSEK-ut në Vjenë, Remi Durlo më herët ka thënë se jozyrtarisht është përmendur data 3 prill kur për dokumentet e zotit Ahtisaari do të mund të diskutohej në Këshillin e Sigurimit. Por, kjo mbetet të vendoset nga Britania e Madhe, e cila gjatë muajit prill, është kryesuese e Këshillit të Sigurimit.

BERLIN
Liderët e Bashkimit Evropian sot kanë miratuar Deklaratën e 50 vjetorit të të arriturave të këtij blloku me 27 anëtarë dhe sfidat me të cilat ai ballafaqohet. Bashkimi Evropian u themelua me marrëveshjen e Romës të nënshkruar më 25 Mars të vitit 1957. "Deklarata e Berlinit" përcakton që deri në vitin 2009 të përgatitet marrëveshja e re kushtetuese, me të cilën do të zëvendësohej teksti i kushtetutës, që nuk u miratua para dy vitesh. Në fjalimin e saj, para miratimit të Deklaratës, kancelarja gjermane, Angela Merkel tha, pos tjerash, se Bashkimi Evropian duhet ta mbajë balancin në lidhjet e saj me Uashingtonin dhe Moskën dhe se, si njëri, ashtu edhe tjetri janë të rëndësishëm.

BERLIN/TEHERAN
Kryeministri britanik, Tony Blair akuzoi sot Iranin për zënien e marinarëve britanikë në ujërat e Irakut dhe ka thënë se Teherani duhet ta kuptoj se situata është "shumë serioze". Tony Blair u tha gazetarëve në Berlin se burgosja e 15 marinarëve para dy ditësh ishte "e pa arsyeshme dhe e gabueshme". Më herët gjatë ditës, Ministria e jashtme iraniane e ka ftuar ambasadorin britanik në Teheran, Geoffrey Adams për të protestuar për shkak të, siç thuhet, "hyrjes ilegale" të marinarëve britanikë në ujërat e Iranit.

KOMBET E BASHKUARA
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon kërkoi sot nga Irani që tu kthehet bisedimeve, pasi Këshilli i Sigurimit miratoi rezolutën e re, me të cilën zgjerohen sanksionet kundër këtij vendi për shkak të programit të tij bërthamor. Në një kumtesë nga zyra e zotit Ki-moon, kërkohet që Irani "urgjentisht të ndërmarrë hapa të domosdoshëm për ripërtritjen e besimit të bashkësisë ndërkombëtare se programi i tij bërthamor është i natyrës paqësore".

RAMALLAH
Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice tha se e ka filluar një qasje të re për ripërtritjen e bisedimeve paqësore ndërmjet Izraelit e palestinezëve , duke theksuar diskutimet "paralele" me palët, që kanë qëndrime thellësisht të kundërta. "Tash jemi në situatë në të cilën mendoj se qasja bilaterale, me ç'rast unë takohem paralelisht me palët, është mënyra më e mirë", tha zonja Rice, në konferencën për shtyp me presidentin e Autoritetit palestinez, Mahmud Abbas në Ramallah. Ajo tha se shpreson se do të ndërtoj një agjendë të përbashkët ndërmjet Izraelitëve dhe palestinezëve, që përfundimisht do të çoj në krijimin e shtetit palestinez.

JEREVAN
Kryeministri i Armenisë, Andranik Markarian vdiq sot nga sulmi në zemër. I ndjeri Markarian ishte 55 vjeçar dhe në postin e kryeministrit ishte caktuar në vitin 2000. Ky emërim ishte bërë në një periudhë të tensionuar politike pas sulmeve të armatosura kundër parlamentit, me ç'rast ishte vrarë kryeministri i atëhershëm, Vazgan Sargsian dhe disa policë në tetor të vitit 1999.

MOSKË
Nga zjarri që kishte përfshirë një klub nate në Moskë, sot herët në mëngjes, kanë humbur jetën 10 vetë, kanë njoftuar zyrtarë në Moskë. Shkaku i shpërthimit të këtij zjarri ende nuk dihet, por zyrtarët kanë cituar dëshmitarët që kanë thënë se flaka kishte shpërthyer gjatë një "shou me zjarr", që ishte pjesë e programit zbavitës të këtij klubi të natës.

TOKIO
Nga tërmeti 6.9 shkallësh, që sot goditi ishullin Honshu të Japonisë, është raportuar për vdekjen e një gruaje dhe për plagosjen e më se 160 personave. Ky tërmet kishte shkaktuar edhe alarm të shkurtër për mundësinë e cunamit, por raportohet se bregu ishte goditur nga një valë e vogël uji prej 10 centimetrash.
24. Mars, 2007 21:10 CET   
  

  
UASHINGTON
Gjatë bisedimeve të javës së ardhme në Bruksel, nënsekratari amerikan i shtetit Nikolas Bërns do të mbështesë fuqishëm planin e kryenegociatorit Marti Ahtisari për Kosovën, ka bërë të ditur Departamenti i Shtetit.
"Bërns do të ketë një varg takimesh kushtuar Kosovës me udhëheqësit evropianë dhe me këtë rast ai do ta komunikojë mbështetjen e fuqishme amerikane për planin e Ahtisarit", ka deklaruar Shon Mekormak, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

BERLIN
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian filluan kremtimin e 50 vjetorit të krijimit të Unionit. Kancelarja gjermane Angela Merkel ka ftuar drejtuesit e vendeve anëtare në një koncert në Filarmoninë e Berlinit. Nesër vendet anëtare do nënshkruajnë Deklaratën e Berlinit lidhur me parimet dhe qëllimet e Bashkimit Evropian.


UASHINGTON
Presidenti Bush ka thënë se do përdorë veton kundër ligjit që kërkon tërheqjen e trupave amerikane nga Iraku brenda afateve të caktuara kohore.
"Ky ligj ka shumë gjëra të pakuptimta, shumë kushte dhe një afat kohor artificial për tërheqjen e trupave. Siç e kam bërë të qartë unë do vendos veton kundër këtij ligji. Vendimi i Dhomës së Përfaqësuesve bën vetëm një gjë: vonon dërgimin e burimeve jetike për trupat tona", tha Bush.
Dhoma Përfaqësuese e Kongresit amerikan ka votuar për caktimin e gushtit të vitit 2008 si afat të tërheqjes së të gjitha forcave të Shteteve të Bashkuara nga Iraku.

BAGDAD
Së paku 20 persona u vranë e mbi 30 të tjerë u plagosën nga një sulm vetvrasës pranë një stacioni policie në Bagdad. Shumica e viktimave ishin sunitë.
Në të tjera incidente në pjesë të ndryshne të Irakut u vranë së paku 30 njerëz.
Në Bagdad sot u gjetën dhe kufomat e 10 personave të vrarë me armë zjarri.

TEHERAN
Ushtarët britanikë të arrestuar nga Irani kanë pranuar se kishin shkelur ujërat territoriale iraniane, bëri të ditur Teherani zyrtar.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Muhamed Ali Hoseini tha se Britania "duhet të pranojë përgjegjësitë" për një veprim që bie në kundërshtim me "marrëveshjet ndërkombëtare".
Ndërkaq Bashkimi Evropian ka kërkuar lirimin e ushtarëve britanikë.

KOMBET E BASHKUARA
Këshilli i Sigurimit miratoi rezolutën që parasheh sanksione shtesë ndaj Iranit për shkak të programeve bërthamore.
Në mesin sanksioneve shtesë përfshihen ndalimi i eksportit të armëve të Iranit si dhe ngrirja e pasurive të 28 personave dhe organizatave të lidhura me programin bërthamor të Iranit.

UASHINGTON
Ringjallja e përpjekjeve për të zgjidhur konfliktin izraelito-palestinez është në qendër të turneut diplomatik të Sekretares amerikane të Shtetit, Kondolizja Rajs.
Ky është turneu i tretë i Rajsit gjatë këtij viti në rajon dhe i pari që nga krijimi i qeverisë palestineze të unitetit.
Në Egjipt Rajs do takohet me zyrtarë nga Egjipti, Jordania, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite.
Në Egjipt ka qëndruar dhe kreu i Kombeve të Bashkuara, i cili gjatë takimit me presidentin Mubarak ka diskutuar zgjidhjen e krizave në Lindjen e Mesme.

KJEV
Policia çeke dhe ukrainase në aksione të përbashkëta kanë shkatërruar një rrjet të krimit të organizuar të përfshirë në trafikun e njerëzve dhe prostitucion. 15 veta, përfshi dhe kreun e grupit u arrestuan.
Rrjeti në fjalë kishte detyruar të punonin si prostituta në Republikën Çeke rreth 200 femra nga Ukraina.

SHKODËR
Përfundoi në barazim pa gola ndeshja Shqipëri - Slloveni në kuadër të eliminatoreve Euro 2008.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin Loro Boriçi në Shkodër.




12. Mars, 2007 20:48 CET   
  

  
VJENË
Kryendërmjetësi për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari, tha se "të kërkosh më shumë kohë për bisedime është humbje kohe, pasi dihet shumë mirë qëndrimi i palëve".
Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters, Ahtisari vlerëson se "është e vështirë të imagjinohet që pas asaj që ka ndodhur, përfshi bombardimet dhe administrimin nga Kombet e Bashkuara, t'i bindësh kosovarët të pranojnë autonominë, që ia morrën dikur".
Më tej për agjencinë Reuters Ahtisari ka shtuar se "nuk mund ta injorosh historinë, nëse kërkon të gjesh një zgjidhje të qëndrueshme".
Duke folur për marrëdhëniet brenda Këshillit të Sigurimit ai tha se nuk sheh mundësi tjetër veç unitetit pasi "nuk ka arsye të jetë ndryshe".
I pyetur nëse parasheh dhunë në rastin e shtyrjes së mëtejshme të zgjidhjes si rezultat i Rusisë ish presidenti finalndez tha se "nëse njerëzit e dinë se çfarë po ndodh dhe se rezultati do vijë në një afat kohor të pranueshëm, mendoj se mund t'ia dalim mbanë. Por nëse ka vonesa si qëllim në vetvete, atëherë..." çdo gjë mbetet e hapur.

UASHINGTON
Kosova "nuk krijon precedent për rajone të tjera", siç janë Abkazia, Osetia Jugore, Çeçenia apo Korsika, tha ndihmës sekretari amerikan i Shtetit Daniel Fried.
Ai ka shtuar se "nuk parashikoj se do të ketë veto ruse" në Këshillin e Sigurimit, ku pritet të diskutohet propozimi i të dërguarit Marti Ahtisari.
Gjatë takimit me gazetarët në Uashington pas vizitës në rajon Fried tha se ka kundërshtues të armatosur të planit të Ahtisarit nga të dyja palët, por "nuk është i befasuar", pasi sipat tij "ky është Ballkani".
Diplomati i lartë amerikan hodhi poshtë zërat se ka dhunë të shtuar në Kosovë. "Nuk ka shumë incidente dhe numri i tyre ka qenë në rënje të ndjeshme", theksoi Fried, për të shtuar se gjendja aktuale e bllokimit të situatës nuk mund të vazhdojë.

LONDËR
Britania ka shprehur mbështetjen për planin e kryendërmjetësit Marti Ahtisari.
"Të dyja palët, Prishtina dhe Beogradi e bënë të qartë se janë të gatshëm të procedohet në Këshillin e Sigurimit dhe ne mbështesim të dërguarin e posaçëm se të gjitha mundësitë për bisedime u shterën".

PARIS
Franca ka vlerësuar se propozimi i Ahtisaarit paraqet "zgjidhje të baraspeshuar".
"Në mungesë të një marrëveshje, propozimi për statusin që e përgatiti Marti Ahtisari, na duket një zgjidhje e baraspeshuar", u ka thënë gazetarëve zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Francës, Zhan Batist Matei.
Ai ka theksuar se propozimi i Ahtisarit "i harmonizon aspiratat e shumicës me garanca serioze ofruar për pakicat, para së gjithash atë serbe, në mënyrë që të jetojnë në paqe e siguri falë pranisë së konsiderueshme ndërkombëtare civile dhe ushtarake".
Të njëjtat burime shprehën keqardhjen e Francës që negociatat "nuk u kurorëzuan me marrëveshje".

BRATISLLAVË
Sllovakia nuk do mbështesë pavarësinë e Kosovës pa pranimin e Serbisë, deklaroi ministri sllovak i mbrojtjes Frantishek Kasiçki.
"Nuk është e mundur që një pakicë etnike, e cila e ka një shtet amë të kërkojë krijimin e një shteti tjetër", tha Kasiçki pas takimit me homologun e tij serb.
Por shefi i diplomacisë sllovake, Jan Kubish ka tërhequr vëmendjen se Sllovakia duhet të ketë kujdes që për shkak të çështjes së Kosovës të mos izolohet. Interesat sllovake janë të njëjta me ato të vendeve të tjera të BE-së.
Për Sllovakinë do ishte më e pranueshme që çështja e Kosovës të zgjidhet me një rezolutë të KS-së, pasi një rrugë tjetër do shndërrohej në krizë, shtoi Kubish.

PRISHTINË
Policia e UNMIK-ut dhe SHPK-së kanë arrestuar Jahja Llukën, zyrtar i lartë i AAK-së dhe drejtorin e Kasabankës Milazim Abazin, nën dyshimin se janë të përfshirë në veprën penale për shpëlarjen e parave. Policia ka bastisur mëngjesin e sotëm selinë qëndrore të AAK-së dhe zyrat e Kasabankës. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka cilësuar aksionin e policisë si ndërhyrje të tepruar, të papranueshme dhe ofenduese.

PRISHTINË
Komandanti Suprem i Forcave të NATO-s, në Evropë, gjenerali John Craddock ka qëndruar sot në Prishtinë, me ç’rast ka zhvilluar një takim të përbashkët me presidentin dhe kryeministrin e Kosovës.
Craddock është zotuar se NATO-ja do të jetë e përkushtuar në ruajtjen e gjendjes stabile të sigurisë në këtë fazë përmbyllëse të statusit të Kosovës.
Presidenti Sejdiu tha se në takim është biseduar dhe lidhur me formimin e Forcës kosovare të sigurisë.

UASHINGTON
Gjatë fundjavës zyrtraët ushtarakë kanë pasur seanca dëgjimore për tre të burgosur në Guantanamo. Në mesin e tyre ka qenë dhe Kalid Sheikh Mohamed, i akuzuar si një nga ideatorët e sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Seancat në fjalë do vendosin nëse të burgosurit janë "luftëtarë të armikut". Në një rast të tillë ata do gjykoheshin nga gjykatat ushtarake.

UASHINGTON
Është zëvendësuar, Kevin Kilei, kirurgu ushtarak me gradën e gjeneralit, që ka qenë drejtuesi i qendrës mjekësore Uollter Rid, pas kritikave se ushtarët e plagosur në Irak dhe Afganistan mjekoheshin në kushte të këqija në qendrën në fjalë.
Edhe kryeministri britanik Blair është vënë nën kritika nga shtypi se trupat e plagosura në Irak dhe Afganistan nuk kanë pasur trajtimin e duhur mjekësor.

GAZA
Televizioni publik britanik nuk ka mundur të kontaktojë me korrespondentin e vet në Gaza, pas raporteve se ai është rrëmbyer. Informacionet flasin për rrëmbimin e gazetarit Alan Xhonston nga persona të armatosur.
Gjatë 18 muajve të fundit ka pasur një numër rastesh rrëmbimi në Gaza, të cilat kanë përfunduar me lirimin e të rrëmbyerve.

BRUKSEL
Një bankë në Antverp të Belgjikës është në kërkim të një prej klientëve të saj, i cili dyshohet se ka marrë diamante me vlerë prej 21 milionë eurosh që ishin të depozituara në bankë si garanci për disa kredi të klientit.
Banka ofron 2 milionë euro shpërblim për ata që japin informacione rreth vendndodhjes së klientit në fjalë.


11. Mars, 2007 20:52 CET   
  

  
PRISHTINË
Delegacioni i Kosovës u kthye sot nga Vjena, ku dje është mbajtur takimi i delegacioneve të nivelit të lartë të Kosovës dhe të Serbisë me kryenegociatorin për statusin e Kosovës Marti Ahtisari. Presidenti Fatmir Sejdiu shfaqi bindjen se delegacioni i Kosovës ka arritur të shtrojë të gjitha argumentet për pavarësinë e Kosovës.
"Tani presim që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të marrë një vendim meritor, që do të jetë në përputhje me vullnetin e popullit të Kosovës" tha Sejdiu.
Sipas tij, "janë pranuar kompromise të dhimbshme, pasi Prishtina ka ofruar një qasje shumë gjeneroze për të gjitha çështjet".
Kryeministri Agim Çeku ndërkaq, tha se me takimin e 10 marsit definitivisht u përmbyll procesi i bisedimeve për statusin e Kosovës.
"Ky proces u përmbyll me propozimin për pavarësinë e Kosovës, si zgjidhje e vetme pa asnjë alternativë tjetër" tha Çeku.
Kryenegociatori Marti Ahtisari pritet që gjatë këtij muaji të dorëzojë propozimin e tij për statusin e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

BEOGRAD
Sot u mbush një vit që nga vdekja e ish presidentit të Serbisë dhe të akuzuarit të Tribunalit të Hagës, Sllobodan Millosheviq.
Derisa përkrahësit e tij shënuan një vjetorin e vdekjes së tij, kritikët thanë se trashëgimia politike e Millosheviqit vazhdon të jetë e pranishme në Serbi.
Millosheviq vdiq nga sulmi në zemër në qelinë e tij në Tribunalin e Hagës, ku u gjykua për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit në Kosovë dhe Kroaci si dhe për gjenocid në Bosnje e Hercegovinë.

PARIS
Presidenti Jacques Chirac njoftoi se nuk do të jetë kandidat në zgjedhjet presidenciale, gjatë muajve të ardhshëm në Francë. Në një fjalim në televizion ai paralajmëroi largimin nga politika. Chirac tha se ka ardhur koha që popullit t'i shërbejë në një mënyrë tjetër.
Presidenti bëri thirrje që Franca të vazhdojë të mbrojë vlerat e saj në botë.
"Franca nuk është si vendet tjera dhe ka përgjegjësi të veçanta" tha Chirac, i cili për mbi 40 vite ishte në poste udhëheqëse të politikës franceze. Ai tha gjithashtu se është krenar për atë që ka arritur gjatë dy mandateve si president.
Zyrtarisht Chirac do të largohet nga posti i presdientit më 16 maj.

MADRID
Spanja përkujtoi sot viktimat e sulmeve me bomba nëpër trena, para tre vjetësh në Madrid. Mbreti Juan Carlos, mbretëresha Sofia dhe zyrtarët qeveritarë morën pjesë në ceremonitë përkujtimore për 191 të vrarët dhe 1.800 të plagosurit. Një monument në formën e kullës së qelqtë, që u zbulua me këtë rast, mban mesazhin e ngushëllimeve të disa ditëve pas sulmeve.
29 persona po gjykohen në Madrid për lidhje me këto sulme.

BOGOTË
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës George Bush po viziton Kolumbinë, në kuadër të turneut që synon forcimin e demokracisë dhe tregtisë së lirë në Amerikën Latine. Në kohën e vizitës në Bogotë u shtuan masat e sigurisë dhe pati përleshje ndërmjet forcave policore dhe studentëve.

BAGDAD
58 persona u vranë sot në Irak në sulmet e kryengritësve, në mesin e të cilëve 31 pelegrinë shiitë. Ata po ktheheshin në Bagdad nga ceremonitë fetare në Qerbela.
Ndërkohë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës George Bush kërkoi nga Kongresi edhe 3.2 miliardë dollarë, për të dërguar në Irak edhe të paktën 4 mijë ushtarë.

TEHERAN
Iran e vlerësoi "serioze dhe konstruktive" konferencën për sigurinë në Irak, që u mbajt dje në Bagdad. Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Iranit Mohammad Ali Hosseini tha se Teherani shpreson që vendet pjesëmarrëse do të ndryshojnë sjelljen ndaj Irakut.
"Mbështesim çfarëdo përpjekjeje që nxjerr Irakun nga problemet dhe çfarëdo plani që do të ndihmojë sigurinë në Irak" tha Hosseini.
Në konferencë morën pjesë përfaqësuesë të pesë vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe të vendeve tjera nga rajoni.

DAMASK
Presidenti i Sirisë Bashar al Assad dhe ministri i mbrojtjes i Iranit Mostafa Najjar diskutuan sot rreth lidhjeve ushtarake ndërmjet dy vendeve. Agjencia zyrtare e lajmeve SANA tha se u shqyrtuan mundësitë për forcimin e këtyre lidhjeve.
Këto shtete mbështesin lëvizjen Hezbollah dhe grupin palestinez Hamas.

JERUSALEM
Kryeministri i Izraelit Ehud Olmert u takua sot me liderin palestinez Mahmoud Abbas, por takimi ishte i "vështirë" dhe përfundoi pa rezultate. Pjesëmarrësit palestinezë në takim thanë se kërkuan që Izraeli të përmbush premtimet për lehtësimin e qarkullimit në Bregun Prëndimor dhe lirimin e disa kategorive të të burgosurëve. Mirëpo, sipas tyre, Olmert nuk u përgjigj pozitivisht.
Në kohën e takimit, njëri nga udhëheqësit e Al Kaidës, përmes një deklarate që e transmetoi Al Jazeera kritikoi lëvizjen palestineze Hamas, e cila është pajtuar të hyjë në qeverinë e unitetit.

KANDAHAR
Nëntë policë u vranë në pritën që i zunë patrullës policore kryengritësit talebanë në jug të Afganistanit. Zyrtarët thanë se dy policë u plagosën në këtë sulm. Ndërkaq, në krahinën Zabul u njoftua për dy talebanë të vrarë.
Në afërsi të qytetit Xhalalabad, forcat e sigurisë thanë se arrestuan pesë persona që besohet se fshihnin luftëtarë të Al Kaidës.

VJENË
Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore Muhammad el Baradei tha se udhëtimi i tij në Penjan do të jetë "hapi i parë në udhëtimin e gjatë" para pastrimit të Koresë së Veriut nga armët atomike.
"Dua të diskutojë strukturën e gjerë për zbatimin e marrëveshjes së dalë nga bisedimet gjashtë palëshe, që parasheh se agjencia do të vëzhgojë procesin" tha el Baradei, para se të udhëtojë nga Vjena për në Penjan.
Muajin e kaluar Korea e Veriut u pajtua që të heq dorë nga arsenali bërthamor, në këmbim të ndihmës ekonomike dhe politike.

MOSKË
Në disa pjesë të Rusisë u mbajtën zgjedhjet rajonale, ku sipas parashikimeve, fituese do të jenë partitë që mbështeten nga Kremlini. Këto zgjedhje vlerësohen sprovë për ato parlamentare gjatë këtij viti dhe zgjedhjet presidenciale vitin e ardhshëm.


10. Mars, 2007 20:46 CET   
  

  
VJENË
Bisedimet për statusin e Kosovës përfunduan pa rezultate, tha kryenegociatori Marti Ahtisari pas takimit të fundit në Vjenë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Ahtisaari tha se "nuk kishte vullnet" nga palët që të pajtohen për zgjidhjen.
Tashmë janë shterrur mundësitë për negociata dhe "kurrfarë bisedimesh shtesë nuk do ta ndryshonin këtë", tha Ahtisari, i cili propozimin e tij e quajti "kompromis realist".
Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu tha se takimi i sotëm ishte rast për të mbyllur bisedimet në Vjenë dhe për caktimin e statusit të Kosovës, pavarësinë.
"Prishtina e përkrah dokumentin e Ahtisarit, megjithë kompromiset e dhimbshme për ta arritur atë. Këto kompromise nuk e lëndojnë pavarësinë e Kosovës, por u kontribuojnë marrëdhënieve të mira me fqinjët dhe stabilitetit në rajon" tha Sejdiu. Sipas tij, Kosova do të garantojë të drejtat dhe perspektivën për të gjithë qytetarët.
Përfaqësuesit e Serbisë thanë se për Serbinë është e papranueshme pavarësia e Kosovës.
Presidenti Boris Tadiq tha se Serbia asnjëherë nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës, dhe se autonomia substanciale është zgjidhja e vetme.
Ndërkaq, kryeministri Vojisllav Koshtunica bëri thirrje për vazhdimin e bisedimeve.
Në konferencën për shtyp pas takimit, Ahtisari gjithashtu paralajmëroi se gjatë këtij muaji do të dorëzojë në Këshillin e Sigurimit të KB propozimin final për statusin e Kosovës.

BRUKSEL
Komesari për zgjerim i Bashkimit Evropian Olli Rehn tha se propozimi i kryenegociatorit Marti Ahtisari për statusin e Kosovës është "kompromis realist, sepse të dyja palët kanë qëndrime të pa pajtueshme".
Përmes një komunikate për media, Rehn vlerësoi se me planin e Ahtisarit "përcaktohet korniza për Kosovën stabile, demokratike dhe shumëetnike". Ai përshendeti vendimin e Ahtisarit që planin ta dorëzojë në KB gjatë këtij muaji, si dhe faktin që plani e vë theksin mbi decentralizimin, mbrojtjen e të drejtave të pakicave dhe të objekteve kulturore e fetare.

PRISHTINË
Liderit të lëvizjes "Vetëvendosje" Albin Kurti i është zgjatur paraburgimi nga 30 në 60 ditë. Vendimi është marrë me kërkesë të prokurorit ndërkombëtar, në gjyqin e Qarkut në Prishtinë.
Kurti është arrestuar pas demonstratës së "Vetëvendosjes" me 10 shkurt në Prishtinë, ku gjatë përleshjeve ndërmjet policisë dhe protestuesve u vranë dy protestuesë dhe u plagosën rreth 80 të tjerë.

BEOGRAD
Ithtarët e ish presidentit të Serbisë Sllobodan Millosheviq shënuan sot një vjetorin e vdekjes së tij. Ata u mblodhën tek varri i tij në Pozharevc. Ndërkohë, kritikët vlerësuan se ende nuk janë shkëputur lidhjet me trashëgiminë e Millosheviqit.
Kryetarja e Fondit për të Drejtën Humanitare Natasha Kandiq tha se kjo mund të shihet në qasjen e politikanëve ndaj të kaluarës dhe ekzistimin e shumë prej atyre që e mbrojnë politikën e Millosheviqit. Edhe nënkryetari i Lëvizjes Serbe të Ripërtëritjes Srgjan Sreqkoviq doli me të njëjtin vlerësim. Ai tha se është i zhgënjyer me faktin se liderët demokratë kanë bërë kompromise me "sistemin e tij". Millosheviq vdiq nga sulmi në zemër, më 11 mars të vitit të kaluar, në qelinë e tij në Tribunalin e Hagës.

BERLIN
Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel mirëpriti interesimin e vendeve arabe për të ndihmuar zgjidhjen e konfliktit ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve. "Pa përpjekje rajonale do të jetë shumë vështirë që të zgjidhet kjo çështje" tha Merkel. Gjermania është kryesuese e radhës e Bashkimit Evropian. Merkel ka thënë se vendosja e paqes në Lindje të Mesme është prioritet.

BAGDAD
Ministri i jashtëm i Irakut Hoshiyar Zebari tha se konferenca ndërkombëtare, që synonte stabilizimin e Irakut, dha rezultate pozitive.
"Të gjitha çështjet e diskutuara u fokusuan në stabilitetin dhe sigurinë në Irak. Nuk kishte çështje të tjera në agjendë" tha Zebari. Në konferencë morën pjesë përfaqësuesit e pesë vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ata të Ligës Arabe, të Konferencës Islamike, Irani dhe Siria.
I dërguari iranian hodhi poshtë akuzat, sipas të cilave Teherani po nxit dhunën në Irak. Pjesëmarrësit u pajtuan edhe për mbajtjen e konferencave tjera të ngjajshme.
Po sot, policia njoftoi se 10 persona u vranë dhe 10 të tjerë u plagosën në një sulm vetëvrasës në lindje të Bagdadit.

KABUL
Dhoma e ultë e parlamentit të Afganistanit votoi ligjin e rishikuar, që ofron amnisti për krimet e luftës gjatë dhjetëra viteve të konfliktit, por gjithashtu njeh të drejtën e viktimave për të kërkuar drejtësi. Ligji u miratua disa orë pasi presidenti Hamid Karzai e ktheu në parlament.
Muajin e kaluar mijëra luftëtarë muxhahedinë dhe mbështetësit e tyre u mblodhën në një stadium në Kabul dhe shprehën mbështetjen për ligjin. Mirëpo, grupet për të drejtat e njeriut thanë se ky ligj nuk i mbron të dushuarit për krime nga ligji ndërkombëtar.

ISLAMABAD
Forcat pakistaneze të sigurisë vranë 3 të dyshuarë si militantë islamikë, gjatë përleshjeve në zonat kufitare me Afganistanin. Zëdhënësi i ushtrisë Vahed Arshad, konfirmoi se u vra edhe një ushtar, kur militantët provuan të hyjnë në Pakistan nga Afganistani.

ANKORENA PARK
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës George Bush premtoi se së shpejti do të adresojë çështjen e sigurimit të dosjeve private gjatë hetimeve për terrorizëm dhe spiunazh nga FBI. Të dhënat janë paraqitur në raportin e Departamentit amerikan të Drejtësisë dhe kjo shkaktoi zemërimin e kongresit. Bush tha se ka besim të plotë tek drejtori i FBI-së Robert Mueller. Këto komente ai i bëri gjatë vizitës së sotme në Uruguaj.

MOSKË
E veja e ish liderit çeçen Aslan Maskhadov i bëri thirrje Moskës që të kthejë kufomën e tij, që është mbajtur në një vend sekret nga autoritetet ruse. "Kjo do të ishte gjëja më e rëndësishme për familjen" tha Kusama Maskhadova.
Sipas ligjeve ruse, kufomat e të dyshuarve për terrorizëm nuk u kthehen familjeve. Maskhadov u vra në mars të vitit 2005.

TOKIO
Ylli i muzikës pop Michael Jackson përshendeti mijëra trupa amerikane dhe familjet e tyre në bazën ushtarake amerikane në jug të Tokios. Ai i falenderoi rreth tre mijë ushtarët për shërbimin që kryejnë. Jackson, 48 vjeç, ka jetuar jashtë vendit të tij që nga viti 2005 kur u lirua nga akuzat për ngacmim të fëmijëve.




9. Mars, 2007 16:19 CET   
  

  
BEOGRAD
Rusia asnjëherë deri tani nuk ka paralajmëruar mundësinë që në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të përdor veton për Kosovën, tha ministri i jashtëm serb Vuk Drashkoviq.
"Në këtë moment, pozicionet e Serbisë dhe Rusisë për Kosovën janë në binarë të njëjtë, por mendoj se nuk duhet nxjerr konkuzione se në betejën për ruajtjen e tërësisë territoriale të Serbisë mund të llogaritet vetëm në veton e Rusisë" tha Drashkoviq, për agjencitë serbe të lajmeve.

BEOGRAD
Shtetet e Bashkuara besojnë që plani i Martti Ahtisaarit përmban mbrojtje të gjerë për popullatën joshqiptare në Kosovë, tha ambasadori amerikan në Beograd Michael Polt.
Në një deklaratë për të përditshmen Blic, Polt tha se pret që Serbia të jetë "konstruktive dhe praktike" në bisedimet në Vjenë, sepse duhet të mbajë llogari për bashkësinë serbe në Kosovë.
Ndërkaq ambasadori britanik Steven Ëordsëorth tha se pasiguria e mëtejme vetëm mund ta shtyjë integrimin e suksesshëm të Serbisë në Evropë.
Gazeta transmeton edhe fjalët e një diplomati që ka marrë pjesë në bisedimet për statusin e Kosovës, i cili tha se Ekipi Negociator serb në bisedimet e Vjenës ka kërkuar më shumë se sa ishte e mundur, prandaj ka humbur edhe atë që mundej ta fitojë.
Kërkesat kanë patur për qëllim të qetësojnë opinionin në Serbi, ka thënë ai, duke marrë si shembull kërkesën për kthimin e policisë serbe në Kosovë.

UASHINGTON
Zvarritja e marrjes së vendimit mbi statusin e Kosovës do të mund të nxisë konflikt, vlerësoi Instituti Amerikan për Paqe, në një raport të hartuar nga Daniel Server, që mban titullin "Kosova: Çfarë mund të shkojë për të keq?"
Në raport thuhet se nëse çështja e statusit nuk definohet qartë në planin e krynegociatorit Marti Ahtisari, forcat radikale në Beograd dhe në Prishtinë do të mund të nxiten që këtë çështje ta shfrytëzojnë në interesin e tyre.
Për Shtetet e Bashkuara, Instituti thotë se "deri më tash ato nuk kanë treguar qëndrimin e tyre për statusin, megjithëse është përgjithsisht e ditur se do të jenë ndër të parët që do të njohin pavarësinë e Kosovës".

PRISHTINË
Një panel i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, i përbërë prej 2 gjykatësish ndërkombëtarë dhe një vendor, e dënuan Xhavit Morinën, qytetar nga Kosova, me 12 vjetë heqje lirie, duke e shpallur fajtor për terrorizëm.
Në një komunikatë të administratës së Kombeve të Bashkuara thuhet se Xhavit Morina ishte komandant i Armatës Kombëtare Shqiptare, e cila, siç thuhet në komunikatë, ka vepruar në Kosovë dhe Maqedoni. Në komunikatë thuhet më 25 mars të vitit 2002, Morina ka udhëhequr një grup pjesëtarësh të AKSH-së në sulmin kundër Këshillit Koordinues në afërsi të fshatit Reçicë e Vogël në Maqedoni, me ç’rast patën vdekur tre persona. Pas sulmit është arratisur në Kosovë, por është arrestuar më 6 maj të vitit 2003 nga forcat e KFOR-it.

BRUKSEL
Liderët e Bashkimit Evropian u pajtuan që të reduktojnë emetimin e dioksidit të karbonit, që konsiderohet shkaktar për ngrohjen globale. Presidenti i komisionit Evropian Jose Manual Barroso tha se me propozime do të dilet në katërmujorin e tretë të vitit.
Kryeministri Blair në konferencën për shtyp pas takimit tha:
"Sa i përket ngrohjes globale ka një numër objektivash që Evropa i ka vënë vetes. Para së gjithash zvogëlimi me 20% i dioksidit të karbonit në vendet e Bashkimit Evropian deri në vitin 2020."

SAO PAOLO
Presidenti George Bush ka mbërritur në Brazil, në kuadër të turneut për të promovuar demokracinë dhe miqësinë e Shteteve të Bashkuara dhe Amerikës Latine.
Para mbërritjes në Sao Paolo, policia ka shpërndarë me gaz lotsjellës, demonstruesit që kanë kundërshtuar vizitën.
Përleshja ka ndodhur pas protestave të qeta të rreth 6.000 njerëzve.
Në Brazil, Bush do të takohet presidentin Luiz Inacio Lula da Silva.

UASHINGTON
Shtëpia e Bardhë u zotua se presidenti George Bush do t'i vërë veto çdo mase të propozuar nga Kongresi, e cila do të kërkonte tërheqjen e parakohshme të trupave amerikane nga Iraku.
Dje Demokratët e shpallën propozimin, i cili kërkon tërheqjen e trupave nga Iraku deri në mars të 2008.

UASHINGTON
Gjeorgjia planifikon të rritë numrin e trupave të veta në Irak në 2.000 prej 850 sa ndodhen aktualisht.
Sipas Associated Press, njoftimin e ka bërë presidenti Mikhail Saakashvili përmes një deklarate, të lëshuar nga ambasada e Gjeorgjisë në Uashington.

PRAGË
Shtetet e Bashkuara thanë se janë shumë të shqetësuara me raportet, sipas të cilave autoritetet në Iran sulmuan protestueset paqësore në tubimin për shënimin e 8 Marsit. Departamenti amerikan i Shtetit vlerësoi se me këto aksione regjimi në Iran manifestoi qasje "alarmuese" të mungesës së tolerancës për lirinë e shprehjes të njerëzve të Iranit.

NICOSIA
Greko-qipriotët e hoqën një pjesë të barrierës që ndan kryeqytetin Nicosia në anën greke dhe turke. Punimet filluan dje në qendrën komerciale të qytetit.
Presidenti i Qipros greke Tassos Papadopoulos i bëri thirrje Turqisë të përgjigjet me heqje të trupave, duke thënë se vendkalimet do të hapen për civilët vetëm nëse trupat turke do të tërhiqeshin nga zona.

NJU JORK
Revista Forbes thotë se Rusia ka 53 miliarderë, dhe është e treta në botë pas Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë. Sipas revistës, pasuria e gjithmbarshme e miliarderëve rusë është 282 miliarda dollarë, më e lartë se pasuria e përbashkët e miliarderëve gjermanë.
Forbes shkruan se mosha mesatare e miliarderëve rusë është 46 vjet, 16 më pak se mosha mesatare e miliarderëve tjerë.
Sipas Forbes, listës i prin Roman Abramovich me 18.7 miliarda dollarë.


dokument

Ndryshimet në Propozimin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës

PJESA KRYESORE

Neni 1 Parimet e Përgjithshme

1.6 Shtim i një fjalie të re në fund: “Gjuhët Turke, Boshnjake dhe Rome do të kenë statusin e gjuhëve zyrtare në nivelin komunal apo do të jenë në përdorim zyrtar në përputhje me ligjin.”

Shtim i një Neni të ri 1.10: “1.10 Kosova dhe Republika e Serbisë inkurajohen që të themelojnë një komision të përbashkët për të lehtësuar një bashkëpunim të tillë, si dhe për të ndjekur dhe zhvilluar marrëdhënie të mira fqinjësore.”

Neni 4 Të Drejtat e Refugjatëve dhe Personave të Zhvendosur

4.1 Shtim i një fjalie të re në fund: “Çdo individ do të ketë të drejtë që të merr vendim të lirë dhe të informuar mbi vendit e tij/saj të kthimit.”

Neni 5 Personat e Zhdukur

5.2 Shtim i një fjalie të re të dytë: “Kryesuesi i Grupit Punues do të nxjerr raporte publike periodike mbi mbarëvajtjen e Grupit Punues.”

Neni 8 Çështjet Ekonomike dhe të Pronës

8.2 Zëvendësimi i “borxhit ndërkombëtar” me “borxh të jashtëm.”

Shtim i një neni të ri 8.5: “8.5 Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës (TKPK) do të vazhdojë të mbajë në besim asetet private për pensione dhe do t’i investojë ato asete në mënyrë të kujdesshme. Ai do të zbatojë funksionet e tij në mënyrë të pavarur. Bordi Qeverisës i TKPK-së do të ushtrojë detyrën e tij fiduciare vetëm në interes të përfituesve të tij.”

8.7 Shtim i një klauzole në fjalinë e parë (në italike): “Kosova dhe Republika e Serbisë do të zhvillojë më tej lidhjet ekonomike mes tyre.”

Neni 9 Sektori i Sigurisë

9.2 Shtimi i një klauzole në fund “në përputhje me Nenin 4.4 të Aneksit II të kësaj Zgjidhjeje.”

9.6 Zëvendësimi i “shpërbërjes” me “shuarje.” Ndryshim në afatin kohor për shuarjen e TMK-së nga një vit pas “hyrjes në fuqi të kësaj Zgjidhjeje” në brenda një viti nga “përfundimi i periudhës së tranzicionit siç përcaktohet me Nenin 15 të kësaj Zgjidhjeje.”

Neni 10 Komisioni Kushtetues

10.4 Ndryshime në kushtet e votimit për Kushtetutën nga “shumicë prej dy të tretash të pranishëm e që votojnë” në thjeshtë “shumicë prej dy të tretash.”

Heqja e Nenit të mëparshëm 10.5 mbi zgjedhjet nga Neni 10 mbi Komisionin Kushtetues në Nenin e ri 11.1.

Neni 11 Zgjedhjet

Shtimi i një Neni të ri vetëm mbi zgjedhjet, ku neni i mëparshëm 10.5 bëhet Nen i ri 11.1.

Shtim i një Neni të ri 11.2: “11.2 Të gjithë personat e moshës votuese në ditën e zgjedhjeve relevante, të cilët në ditën e hyrjes në fuqi të kësaj Zgjidhjeje janë të regjistruar si banorë të përhershëm, apo ata që banojnë jashtë Kosovës apo që e kanë braktisur Kosovën më apo pas 1 janarit të vitit 1998 dhe në datën e hyrjes në fuqi të kësaj Zgjidhjeje i përmbushin kriteret për të qenë të regjistruar si banorë të përhershëm, do të kenë të drejtë të votojnë në ato zgjedhje në pajtim me ligjin në fuqi.”

Neni 15 Aranzhmanet Kalimtare dhe Dispozitat Përfundimtare

15.1 Shtim i një fjalie të re të dytë: “Gjatë periudhës së tranzicionit, KFOR-i do të vazhdojë të ushtrojë mandatin e tij në pajtim me rezolutën relevante të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.”

ANEKSI I

DISPOZITAT KUSHTETUESE

Neni 1 Dispozitat Themelore

1.6 Fshirja e fjalës “fituar.”

Neni 2 Dispozitat për Promovimin dhe Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut

2.3 Shtimi i një klauzole të re në fund: “të cilat do të jenë në mënyrë të drejtpërdrejtë të zbatueshme në Kosovë.”

Neni 3 Kuvendi i Kosovës

3.7 Ndryshim në procedurat e votimit të shumicës së dyfishtë që ka të bëjë me numrin e Deputetëve jo-shumicë që votojnë nga “shumica e Deputetëve që mbajnë ulëse të rezervuara apo të garantuara për përfaqësuesit e Komuniteteve që nuk janë në shumicë në Kosovë” në “shumica e Deputetëve të pranishëm dhe që votojnë që i përkasin partive, koalicioneve, iniciativave të qytetarëve dhe kandidatëve të pavarur që janë deklaruar se përfaqësojnë Komunitetet që nuk janë në shumicë në Kosovë siç përcaktohet me Nenin 3.2.”

Neni 5 Qeveria e Kosovës

Shtim i Nenit të ri 5.3: “5.3 Zgjedhja e atyre Ministrave dhe Zëvendës Ministrave do të përcaktohet pas konsultimeve me partitë, koalicionet apo grupet që përfaqësojnë Komunitetet që nuk janë në shumicë në Kosovë. Nëse të emëruarit nuk janë Deputetë të Kuvendit të Kosovës, ata Ministra dhe Zëvendës Ministra do të kërkojnë miratimin formal të shumicës së Deputetëve që i përkasin partive, koalicioneve, iniciativave të qytetarëve dhe kandidatëve të pavarur që janë deklaruar se përfaqësojnë Komunitetin në fjalë.”

Neni 7 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

7.1 Ndryshim në numrin total të anëtarësisë nga nëntë (9) në njëmbëdhjetë (11) anëtarë.

7.2 Ndryshim në numrin e anëtarëve të emëruar nga Deputetët që mbajnë ulëse të rezervuara apo të garantuara për Komunitetet tjera që nuk janë në shumicë në Kosovë nga një në (1) në tre (3).

Neni 8 Decentralizimi / Vetëqeverisja Lokale

8.4 Zëvendësimi i “kompetencave të zgjeruara” me “kompetenca të shtuara.”

ANEKSI II

TË DREJTAT E KOMUNITETEVE DHE PJESËTARËVE TË TYRE

Neni 3 Të Drejtat e Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të tyre

3.1(k) Shtimi i klauzolave të reja (në italike):

“E drejta për të krijuar dhe përdorur mediat e tyre vetanake, përfshirë ofrimin e informatave në gjuhën e tyre përmes, në mes tjerash, gazetat ditore dhe agjensione elektronike të lajmeve, dhe përdorimi i një numri të frekuencave të rezervuara për mediat elektronike në pajtim me ligjin dhe standardet ndërkombëtare. Kosova do të ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një plan ndërkombëtar të frekuencave që do t’i mundësojë Komunitet Serb të Kosovës qasje në një kanal të pavarur televiziv në gjuhën serbe me licencë mbarë-kosovare.”

ANEKSI III

DECENTRALIZIMI

Neni 2 Legjislacioni i Kosovës për Vetëqeverisje Lokale

2.3 Shtim i një klauzole të re në fund (në italike): “Kosova do të nxjerrë legjislacionin themelor, në pajtim me parimet e përcaktuara në këtë Aneks, në mënyrë që të sigurohen trajtimi i barabartë proporcional dhe standardet minimale për të gjitha komunat, lidhur me rregullimin dhe menaxhimin e çështjeve publike që bien në përgjegjësinë e tyre, veçanërisht duke respektuar parimin e subsidiaritetit dhe duke kushtuar kujdes të duhur për qëndrueshmërinë fiskale të komunave dhe të qeverisë qendrore.

Neni 3 Kompetencat Komunale

3.1(j) Shtimi i një klauzole të re shpjeguese (në italike): “Ofrimi i shërbimeve familjare dhe shërbimeve tjera të mirëqenies sociale, siç janë kujdesi për personat e cenueshëm, kujdestarimi, kujdesi ndaj fëmijëve, kujdesi ndaj të moshuarve, përfshirë regjistrimin dhe licencimin e këtyre qendrave të kujdesit, rekrutimin, pagesën e rrogave dhe trajnimin e profesionistëve të mirëqenies sociale;”

Neni 4 Kompetencat e Shtuara Komunale

4.1 Zëvendësimi i kompetencave të “zgjeruara” me kompetenca të “shtuara” (në titull të Nenit dhe në tërë Nenin 4).

4.1.3(b) Zëvendësimi i “zgjedhjes dhe shkarkimit” me “emërimin”.

Neni 7 Arsimi

7.2.3 Ndryshim në fjalinë e dytë në lidhje me përbërjen e Bordit të Universitetit: “Universiteti do të ketë Bordin i cili do të përbëhet nga nëntë (9) anëtarë, prej të cilëve dy (2) do të emërohen nga komuna dhe pesë (5) do të zgjidhen nga radhët e fakultetit dhe / apo trupit studentor të Universitetit. Dy (2) anëtarët e mbetur do të emërohen sipas mënyrës që do të përcaktohet me statut të Universitetit.”

Neni 8 Financat Lokale

8.1 Zëvendësimi i “themelojnë buxhetet e tyre vetanake” me “do të kenë të drejtë të përcaktojnë strukturën dhe madhësinë e buxheteve të tyre.”

8.3 Heqja e fjalisë së fundit dhe futja në Nenin e ri 8.3.1.

8.3.1 Shtim i klauzolave të reja (në italike), dhe zhvendosja e klauzolës përfundimtare “do të përcaktohet përmes ligjit në pajtim me standardet ndërkombëtare” në Nenin e ri

8.3.3. “Formula e shpërndarjes së granteve në bllok do të siguroj një nivel të arsyeshëm të stabilitetit të të ardhurave komunale, masë të duhur të barazimit në mes të komunave me baza të ndryshme tatimore, dhe ndarje adekuate të resurseve për komunitetet joshumicë në komunat përkatëse.”

Shtim i Nenit të ri 8.3.2:

“8.3.2 Formula e shpërndarjes së granteve në bllok do të merr parasysh, mes tjerash,

madhësinë fizike të komunës, numrin e banorëve, përfshirë numrin e pjesëtarëve të

Komuniteteve që nuk janë në shumicë në komunë, dhe qasjen relative të banorëve të

komunës në shërbime publike. ”

Shtim i Nenit të ri 8.3.3:

“Baza e granteve në bllok si përqindje e buxhetit total të Qeverisë dhe formula e

shpërndarjes do të përcaktohet me ligj në pajtim me standardet ndërkombëtare.”

8.4 Zëvendësimi i kompetencave “të zgjeruara vetanake” me kompetenca “të shtuara”.

Neni 9 Bashkëpunimi Ndërkomunal

9.1.1 Zëvendësimi i kompetencave “të zgjeruara vetanake” me kompetenca “të shtuara”.

Neni 10 Bashkëpunimi me Institucionet në Serbi

10.1 Shtim i një klauzole të re në fjalinë e fundit (në italike): “Bashkëpunimi i tillë do të merr formën e ofrimit të asistencës financiare dhe teknike nga ana e institucioneve të Serbisë, përfshirë personelin ekspertë dhe pajisjet, në implementimin e kompetencave komunale.”

10.3 Zëvendësimi i “stafit” me “personelin ekspertë.”

Neni 11 Financimi i Aktiviteteve Komunale nga Republika e Serbisë

Zëvendësimi i “donacioneve” me “asistencë” çdo kund në këtë Nen.

SHTOJCË E ANEKSIT III

PËRKUFIZIMI I KUFIJVE TË KOMUNAVE TË REJA

Kllokot/Vërboc

4 zonat kadastrave në vijim janë hequr nga komuna Kllokot/Vërboc:

ZK Letnica ZK Shashar ZK Vërnakollë ZK Vërnez

ANEKSI V

TRASHËGIMIA FETARE DHE KULTURORE

Neni 1 Emri, Organizimi i Brendshëm dhe Prona e Kishës Ortodokse Serbe

1.5 Shtim i frazës “rindërtimi i pronës”, në fjalinë e parë dhe zhvendosja e fjalisë së fundit në Nenin e ri 1.5.1.

Shtimi i Nenit të ri 1.5.2: “1.5.2 Kisha Ortodokse Serbe inkurajohet t’i ofrojë qasje publikut në objektet e veta për të nxitur dhe promovuar kuptimin dhe vlerësimin më të mirë të rëndësisë fetare, kulturore dhe historike të saj.”

Shtim i Nenit të ri 1.6: “1.6 Kosova nuk do ndalojë arbitrarisht hyrjen apo banimin në Kosovë të priftërinjve, kandidatëve për priftër, murgjve, murgeshave, personelit laik apo të ftuarve dhe pjesëtarëve të tjerë të Kishës Ortodokse Serbe.”

Shtim i Nenit të ri 1.7: “1.7 Kosova do të konsultohet me Kishën Ortodokse Serbe sa i përket promovimit të trashëgimisë Ortodokse Serbe për qëllime turistike, shkencore, arsimore apo për qëllime tjera publike. Ky promovim do të respektojë në plotësi traditat historike dhe fetare Serbe në Kosovë.”

Neni 2 Përkrahja Ekonomike dhe Përkrahja Tjetër

2.2 Zëvendësim i “verërat, konjak, mjalti dhe produktet tjera të bletës” me “dhe produkte tradicionale bujqësore” në fjalinë e parë. Shtimi i fjalës “bagëti” në fjalinë e fundit.

Neni 4 Zonat e Mbrojtura

4.1 Ndryshim i fjalisë së fundit për të përfshirë referencën mbi të drejtat pronësore: “Pa paragjykuar pronësinë e pronës që gjendet në Zonat e Mbrojtura, do të zbatohen kufizimet në vijim”

4.1.1 Ndryshimet në listën e aktiviteteve të ndaluara, si në vijim:

4.1.1(a) Shtim i “eksploatimi” i resurseve minerale, “pendave” dhe “rrugëve tranzite në vise rurale” tek lista e aktiviteteve të ndaluara.

4.1.1(b) Fshirja e Nenit të mëparshëm 4.1.1(b).

Neni i ri 4.1.1(b) / Neni i mëparshëm 4.1.1(c)

Shtimi i klauzolës së re në fund të fjalisë:

“apo ndotja e mjedisit.”

4.1.2 Disa ndryshime, siç vijon:

Ndryshimi i procedurës për sa i përket obligimit të komunës para ndërmarrjes së aktiviteteve të ndaluara nga “do të konsultohet me KOS” në “do të kërkojë pajtimin e KOS”, që do të përcillet me shtimin e një fjalie të re në fund: “Nëse nuk arrihet marrëveshje, palët do t’ia referojnë këtë çështje KZM për shqyrtim, në pajtim me Nenin 5.4 të këtij Aneksi.”

Shtim i fusnotës të re 2: “Në rast të ndërmarrjes së aktiviteteve të tilla brenda Zonave të Mbrojtura të lokacioneve të shënuara në vijim, komuna gjegjëse do të konsultohet drejtpërdrejt me KZM: Monumenti Memorial i Gazimestanit; Kështjella Mesjetare e Zveçanit, qyteti mesjetar i Novobërdës, dhe Ura Mesjetare e Vojnoviqëve/Ura e Vjetër.”

4.1.2(a) Shtim i aktiviteteve vijuese të ndaluara: “strukturat apo godinat më të larta se manastiri / kisha / monumenti kulturor do të mbrohen,” ndërtimi i “rrugëve”, “hoteleve / moteleve,” dhe “pompave të benzinës dhe qendrave të riparimit të automjeteve, supermarketeve, klubeve të natës.”

4.1.4 Disa ndryshime, siç vijojnë:

Shtim i “Ura e vjetër” në emrin e Urës Mesjetare të Vojnoviqëve.

Zëvendësim në fusnotën 4 në “përfshinë Kompleksin Memorial të Isa Boletinit” me “është Zonë e Mbrojtur e përbashkët për Manastirin e Sokolicës dhe Kompleksit Memorial të Isa Boletinit. Komuna gjegjëse në përputhje me këtë, do të kërkojë miratimin e KOS dhe Administratës së Muzeut të Isa Boletinit për të gjitha aktivitetet e reja të parapara me Nenin

4.1.2. të këtij Aneksi.”

Ndryshim tek Zonat e Mbrojtura të lokacionit vijuese: Eremitija me Kishë, Ularicë, Klinë

4.1.7 Zëvendësim i klauzolës së fundit “me Kishën e Shën Gjergjit” me “Kompleksin”, përcjellë nga shtimi i fusnotës së re 6: Kompleksi i Rezidencës Episkopike përfshin Rezidencën e Ipeshkvit, Katedralen e Shën Gjergjit, kishat e Shën Gjergjit (Runovik) dhe Shën Nikollës (Tutik).”

Neni 5 Këshilli Zbatues dhe Mbikëqyrës

5.4(d) Shtim i klauzolës së re në fund: “dhe të ofrojë rekomandime relevante për veprime të PCN-së, sipas nevojës.”

5.6 Fshirja e plotë e Nenit të mëparshëm 5.6.

Neni i ri 5.6 / Neni i mëparshëm 5.7 Heqja e klauzolës në fund të fjalisë: “ose me pasardhësin e tij, në çështjet e ruajtjes dhe rindërtimit të trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe”

ANEKSI VI

BORXHI I JASHTËM

Zëvendësimi i “borxhi ndërkombëtar” me “borxhi i jashtëm” në tërë Aneksin, përfshirë edhe në titull.

Neni 1 Dispozitat e Përgjithshme

1.1 E rihartuar, si në vijim:

Heqja e fjalisë së dytë: “Borxhi ndërkombëtar i cili do të ndahet përfshin ndër të tjera, borxhin ndaj Bankës Botërore, dhe kreditorëve të klubit të Parisit dhe klubit të Londrës.”

Zëvendësimi i “duke pasur parasysh parimet e shfrytëzuara për caktimin e borxhit sovran në rast të sukcesionit të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë”, me “bazuar në parimet vijuese, në marrëveshje me kreditorët relevantë: borxhi i alokuar i jashtëm do të bëhet detyrim i Kosovës në rastet kur përfituesi përfundimtar është i vendosur në Kosovë; borxhet e paalokuara të jashtme do t’i ndahen palëve sipas një çelësi proporcional që do të përcaktohet në marrëveshje mes palëve, në bashkëpunim me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FNM).”

Neni 3 Arbitrimi

3.1 Zëvendësim i “një vit” me “gjashtë muaj” në fjalinë e parë.

3.3 Shtim i “dhe merren përsipër nga” Kosova.

ANEKSI VII

PRONA DHE ARKIVI

Neni 1 Ndërmarrjet Publike

1.1 Zëvendësim i “ujit” me “furnizimi me ujë” në fjalinë e dytë. Shtim i fjalisë në fund: “Kosova do të respektojë standardet Evropiane lidhur me menaxhimin e ujërave, mbeturinave dhe mbrojtjen mjedisore.”

1.2 Zëvendësimi i “Bashkimit Evropian” me “relevante ndërkombëtare” në fjalinë e parë.

Neni 2 Ndërmarrjet Shoqërore

2.1 Heqja e “institucionit pasardhës” nga Neni në tërësi, dhe shtimi i pikave vijuese në fusnotën 8:

• AKM do të financohet nga Buxheti i Kosovës, burimet jashtëbuxhetore të ofruara nga donatorët dhe nga Fondet e Mirëbesimit të AKM, pas adresimit të të gjitha kërkesave valide të kreditorëve dhe sa i përket pronësisë;

• AKM do të marrë vendime mbi privatizimin apo likuidimin vetëm pasi të jetë konsultuar me zyrtarët nga komunat në të cilat janë të vendosura NSH relevante.

• Do të krijohen Komitete Shqyrtuese të cilat do të marrin në shqyrtim kërkesat ndaj veprimeve të AKM-së apo komiteteve likuiduese. Komiteti Shqyrtues do të nxjerrë rekomandim që do të jenë vendime përfundimtare të AKM-së. Këto vendime mund të sfidohen pranë Odës së Posaçme të Gjykatës Supreme për Çështje të AKM-së;

• Komunitetet joshqiptare të Kosovës do të jenë të pranishme në Bord, komitete të likuidimit, dhe komitete shqyrtuese;

• Caktimi përfundimtar i pronësisë dhe shqyrtimi i kërkesave do të vazhdoj të bëhet përmes mekanizmit të Dhomës së Posaçme brenda Gjykatës Supreme, në pajtueshmëri me Nenin 3 të këtij Aneksi;

2.2 Shtimi i klauzolës në fund të fjalisë “përfaqësuesit vijues ndërkombëtarë”.

2.2(a) Fshirja e “ndërkombëtar” nga “tre (3) anëtarë ndërkombëtarë.”

2.2(d) Shtimi i një nën-paragrafi të ri në listën e të emëruarve nga PCN: “Një (1) anëtar, i cili gjithashtu do të jetë kryesues, në secilin Komitet Shqyrtues.”

Neni 4 Agjensioni Kosovar i Pronës

4.2(a), (c), dhe (d) fshirja e “ndërkombëtar” nga “anëtarët ndërkombëtarë” dhe “gjyqtarët ndërkombëtarë.”

Neni 5 Procesi i Shqyrtimit të Ankesave në AKP

Shtimi i Nenit të ri 5.2: “5.2 Posedimi ilegal i pronës së paluajtshme private nuk do t’i japë shfrytëzuesit të drejtën e pronësisë. Nëse parashtruesi i ankesës mund të vërtetojë se ai ose ajo nuk ka pasur qasje ndaj institucioneve relevante për të dorëzuar me kohë brenda afateve të parapara kërkesën për gjykim, kërkesa gjegjëse nuk do të konsiderohet si e papranueshme nga gjykata kompetente apo organi tjetër gjyqësor apo kuazi-gjyqësor kompetent.”

ANEKSI VIII

SEKTORI I SIGURISË NË KOSOVË

Neni 5 Forca e Sigurisë e Kosovës

5.5 Ndryshimi i datës së aftësimit fillestar operacional nga brenda një viti nga “hyrja e kësaj Zgjidhjeje në fuqi” në brenda një viti nga “përfundimi i kësaj periudhe të tranzicionit, siç parashihet me Nenin 15 të kësaj Zgjidhjeje.”

Neni 6 Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK)

6.1 Shtimi i klauzolës “pasi që ka arritur qëllimet e parapara, përfshirë mundësimin e rimëkëmbjes së Kosovës pas konfliktit” në fjalinë e parë. Zëvendësimi i “shpërbërjes” me “shuarje” në fjalinë e dytë dhe të tretë. Ndryshimi i afateve kohore për shuarjen e TMK-së nga brenda një viti nga “hyrja e kësaj e Zgjidhjeje në fuqi” në brenda një viti nga “përfundimi i periudhës së tranzicionit, siç parashihet me Nenin 15 të kësaj Marrëveshje.”

ANEKSI IX

PËRFAQËSUESI CIVIL NDËRKOMBËTAR

Neni 2 Mandati dhe Autoriteti i Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar

2.3 Shtimi i “kontrollit kufitar” në listën e fushave në të cilat do ketë autoritet PSBE, në fjalinë e dytë.

2.3(a) Fshirja e “së bashku” nga “veprojnë së bashku me autoritetet e Kosovës ….”

2.3(e) Zëvendësimi i “në mbështetjen e” autoriteteve kompetente të Kosovës me “me” autoritetet kompetente të Kosovës.

Neni 3 Koordinimi me Akterët Ndërkombëtarë

3.2 Shtimi i dy fjalive të reja në fund:

“Misioni i OSBE-së dhe personelit i tij do të akordohen privilegjet dhe imunitetet siç janë specifikuar në Nenin 4.6 të këtij Aneksi. Kosova do t’i mundësoj tërë asistencën e adekuate Misionit të OSBE-së, që është e nevojshme për të kryer në mënyrë efikase dhe efektive të gjitha detyrat e veta, përfshirë edhe ofrimin e përkrahjes logjistike dhe administrative sipas nevojës.”

Neni 4 Struktura / Angazhimi i Stafit në Zyrën e Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar

4.6(b) Shtimi i “si dhe profesionistëve ndërkombëtarë që emërohen nga PCN, në pajtim me autoritetin e tij/saj të përcaktuara me këtë Zgjidhje” në listën e personelit ndërkombëtar të cilëve do t’i akordohen privilegje dhe imunitet.

ANEKSI XI

PRANIA USHTARAKE NDËRKOMBËTARE

Neni 1 Objektivat

Zhvendosja e Nenit të mëparshëm 1.3 tek Neni i ri 1.9, dhe zëvendësimi i “PUN” me “NATO” në fjalinë e parë.

Shtimi i Nenit të ri 1.4:

1.4 PUN, në konsultim me PCN dhe Kosovën, do të ketë autoritet ekzekutiv mbi TMK-në, dhe do të vendosë mbi afatin kohor të shuarjes së TMK-së, siç përcaktohet në Nenin 6 të Aneksit VIII të kësaj Marrëveshje.”

ANEKSI XII

AGJENDA LEGJISLATIVE

Neni 1 Legjislacioni që duhet të aprovohet formalisht gjatë periudhës së tranzicionit

Në titullin e Nenit të zëvendësohet “adoptohet” me “aprovohet formalisht”.

Shtimi i klauzolës “apo amendamenteve të tyre” në fund të paragrafit preambular.

Neni 2 Legjislacioni që duhet të aprovohet formalisht gjatë periudhës së tranzicionit apo që duhet të miratohet pas saj

Zëvendësimi i “të adoptohet gjatë apo pas” me “formalisht aprovohet gjatë apo miratohet pas” në titullin e Nenit.

Shtimi i klauzolës “apo amendamenteve të tyre” në fund të paragrafit preambular.

2.3 Zëvendësimi i “Ligjin e Aviacionit Civil me” me “Legjislacionin për themelimin e Autoritetit të Aviacionit Civil.”

2.5 Zëvendësimi i “Ligjin”me “Legjislacionin.”

2.8 Zëvendësimi i “Ligjin mbi Forcën e Sigurisë së Kosovës” me “Ligjin mbi Shërbimin në Forcën e Sigurisë të Kosovës.”

2.9 Zëvendësimi i “Ligjin mbi Shërbimin Policor të Kosovës” me “Ligjin mbi Shërbimin në Forcën Policore të Kosovës.”



20. Shkurt, 2007 21:12 CET   
  

  
VJENË
I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari kërkoi sot në Vjenë që Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, "t'a mbajë praninë e saj gjithëpërfshirëse në Kosovë me një mision të fortë për t'a mbështetur punën e Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar dhe Misionit Evropian të Sigurisë dhe të Politikës mbrojtëse".
Në këtë kuadër, ai tha se nga OSBE-ja, poashtu do të kërkohet që t'i çertifikoj zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme dhe lokale dhe të përfshihet në implementimin e zgjidhjes në fushën e trashëgimisë kulturore dhe fetare.
Këto komente, Ahtisaari i bëri gjatë fjalimit të tij para Këshillit të Përhershëm të OSBE-së. Siç njoftoi OSBE-ja, lidhur me takimin e nesërm në Vjenë, ai tha se "këto konsultime janë edhe një rast më tepër për të dyja palët për t'i paraqitur propozimet e tyre" dhe shtoi se plani i tij paraqet vetëm kornizë dhe se "implementimi i suksesshëm do të kërkoj kohë dhe nuk mund të ndodh pa bashkëpunimin e të gjitha komuniteteve të Kosovës".

PRISHTINË
Delegacioni i Kosovës ka udhëtuar sot në Vjenë për të marrë pjesë në raundin e fundit të konsultimeve lidhur me pakon e Martti Ahtisaarit për statusin e Kosovës. Në takimet me palën nga Beogradi, delegacionin e Prishtinës e kryeson anëtari i Ekipit Negociues Veton Surroi.
Para nisjes, Surroi tha se nuk sheh mundësi reale për ndryshime në pakon e Ahtisaarit dhe nuk sheh ndonjë mundësi për marrëveshje apo kompromise me Beogradin.

PRISHTINË
Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Agim Çeku e kanë dënuar shpërthimin e mbrëmshëm në Prishtinë duke kërkuar zbulimin sa më të shpejtë të autorëve të këtij akti.
"Aktet e tilla e dëmtojnë drejtpërdrejt imazhin e vendit dhe nuk e paraqesin frymën e vërtetë të popullit të Kosovës", ka thënë presidenti Sejdiu. Ndërsa kryeministri Çeku ka thënë se "shpërthimi është një akt i papranueshëm, nga i cili fitojnë vetëm armiqtë e pavarësisë". Ndërkohë kryetari i PDK-së Hashim Thaçi, tha se "shpërthimi i mbrëmshëm është akt kriminal dhe i dëmshëm edhe në aspektin politik". Shpërthimi është dënuar edhe nga Zyra Amerikane në Prishtinë. "Duhet të jetë e qartë për secilin se aktet e tilla të dhunës, ndaj kujt do që janë të drejtuara, do t'a rrezikojnë procesin e statusit dhe të ardhmen e popullit të Kosovës", ka thënë shefja e zyrës Amerikane në Prishtinë Tina Kajdanou.
Nga ana tjetër autoritetet e rendit janë duke i hetuar këto shpërthime. Zyrtarë të Shërbimit Policor të Kosovës, thanë se hetimet janë duke vazhduar ndërsa deri tash nuk ka të dyshuar e as të ndaluar.
Ndërkohë, në një komunikatë dërguar mediave përmes postës elektronike, një grup që vetën e quan Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ka marrë përgjegjësinë për shpërthimet, duke i cilësuar si përgjigjje ndaj ngjarjeve të dhunshme të 10 shkurtit.
Shpërthimi ka ndodhur mbrëmë pas orës 21 në afërsi të teatrit Dodona në Prishtinë, ndërsa janë dëmtuar tri vetura të UNMIK-ut.

PRISHTINË
Lëvizja "Vetvendosje" ka paralajmëruar protestë tjetër më 3 mars, kundër pakos së Martti Ahtisaarit dhe kundër policisë së UNMIK-ut, siç thanë aktivistët e "Vetvendosjes" kundër krimit që ata bënë më 10 shkurt.
Protesta e 10 shkurtit, e Lëvizjes "Vetvendosje", përfundoi me dy të vrarë, mbi 80 të lënduar, si dhe më dy dorëheqje, ajo e ministrit të Punëve të Brendshme Fatmir Rexhepi dhe komisionerit të Policisë së UNMIK-ut Stephen Curtis.

UASHINGTON
Gjatë udhëtimit në Bruksel, Moskë dhe Berlin, këtë javë, këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Stephen Hadley do të takohet me zyrtarë të NATO-s, BE-së dhe të Rusisë.
Zëdhënësi Gordon Johndroe tha se gjatë këtyre takimeve do të diskutohet për "Afganistanin, Libanin, Kosovën, për çështjet e tjera në Lindjen e Mesme dhe tema tjera".
Stephen Hadley këshilltar për siguri kombëtare i pesidentit Bush, arrinë në Bruksel nesër.

BRUKSEL/PRAGË
NATO i hodhi poshtë si "gjuhë ekstreme" kërcënimet ruse se Polonia dhe Çekia mund të jenë shënjestër e raketave ruse, nëse ato lejojnë vendosjen e sistemit mbrojtës raketor amerikan.
Zëdhënësi James Appathurai tha se "janë të pajustifikueshme" komentet e gjeneralit Nikolai Solovtsov, komandantit të forcave strategjike raketore të Rusisë.
Kryeministri i Polonisë Jaroslav Kaczynski tha se kundërshtimi i Rusisë për planet amerikane për vendosjen e sistemit të mbrojtjes raketore në Çeki dhe Poloni, tregojnë se Moska shpreson që ta rimerrë ndikimin në Evropën Lindore. Po sot ministri i jashtëm çek Karl Shvarcenberg tha se përpjekjet e Moskës, siç i quajti ai "komplot", do t'i bëjnë çekët edhe më të vendosur për ta mbrojtur vetën.

AMAN
Sekretarja amerikane e shtetit Condoleezza Rice është takuar sot me mbretin e Jordanisë Abdullah, me të cilin ka biseduar për mënyrat e mënjanimit të pengesave në përpjekjet për procesin e paqes në Lindjen e Mesme.
Rice ka thënë se vendet arabe "kanë për të luajtur rol" në përpjekjet për arritjen e paqes ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve.

BAGDAD
Të paktën 5 veta e humbën jetën dhe më shumë se 100 janë hospitalizuar nga shpërthimi i një kamioni me klor në qytetin irakian Taji. Nuk është e qartë nëse shpërthimi ishte aksidental apo i qëllimshëm.
Ndërkohë më shumë se 17 veta janë vrarë sot në 3 sulme të ndara në Bagdad.

TEHERAN
Presidenti iranian Mahmud Ahmedinejad tha se Teherani dëshiron të hyjë në negociata rreth programeve bërthamore, por jo me kushtin që të heq dorë nga pasurimi i uraniumit.
"Ne jemi në favor të bisedimeve, por me kushte. Nëse n'a thoni se duhet të ndalim pasurimin e uraniumit dhe qarkun e karburantit, atëherë është në rregull, por drejtësia kërkon nga ata të cilët dëshirojnë të negociojnë me ne, poashtu të heqin dorë nga pasurimi i uraniumit dhe qarku i karburantit bërthamorë. Pra me këto kushte do të hyjmë në bisedime", tha Ahmedinejad.
Në Uashington ndërkaq zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Tony Snou tha se deklaratat e Ahmedinejadit janë "ofertë e gabuar".
Nesër skadon ultimatumi i Këshillit të Sigurimit i OKB-së, që Irani të ndërpresë pasurimin e uraniumit, ose të përballet me sanksione të mëtejme ekonomike.


19. Shkurt, 2007 21:12 CET   
  

  
VJENË
Zëvendës kryenegociatori i OKB-së për statusin e Kosovës, Albert Rohan ka vlerësuar se janë "shumë të vogla gjasat" që bisedimet në Vjenë të çojnë në kompromis, por ka shtuar se "nuk ekziston kurrfarë alternative reale për propozimin e Kombeve të Bashkuara".
Në një intervistë për të përditshmen austriake Kurir, Rohan ka thënë se Serbia asgjë nuk humb me planin e Ahtisaarit, dhe e ka akuzuar Beogradin për "qasje të njëanshme" ndaj çështjes së Kosovës.
"Kosova prej vitit 1999 nuk është nën administrimin serb. Në praktikë, shumë pak gjëra do të ndryshojnë për Serbinë", ka thënë Rohan.
"Ne duam të krijojmë kushte, në të cilat populli i Kosovës do të jetojë normalisht dhe në siguri. Nëse serbët e Kosovës i shqyrtojnë propozimet tona pa paragjykime, atëherë nuk do të gjejnë shkas për t'i refuzuar", ka thënë Rohan, për të shtuar se 2/3 e propozimit të Ahtisaarit synon mbrotjen e pakicës serbe.
Ndërkaq nesër në Vjenë kryenegociatori për statusin e Kosovës Martti Ahtisaari do informojë Këshillin e Përhershëm të OSBE-së për ecurinë e procesit të përcaktimit të statusit të Kosovës.

BERLIN
Ministri i jashtëm gjerman, Frank-Ëalter Steinmeier ka deklaruar se Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara duhet të sjellë vendimin për Kosovën, nëse shqiptarët e Kosovës dhe serbët nuk arrijnë zgjidhje gjatë bisedimeve për planin që e ka propozuar Martti Ahtisaari.
Gjatë një konference për shtyp me homologun e tij gjeorgjian Steinmeier përsëriti se Kosova është rast unik.
"Rasti i Kosovës është unik dhe nuk mund të shërbejë si model për zgjidhjen e konflikteve të tjera", tha ministri i jashtëm gjerman.
Nga ana tjetër shefi i diplomacisë së Gjeorgjisë, Gela Bezhuashvili ka përsëritur të njëjtin qëndrim:
"Çdo përpjekje për të vendosur paralele mes konfliktit në Kosovë dhe ndonjë konflikti në territorin e Gjeorgjisë apo gjetkë është gabim dhe i rrezikshëm. Rusia të mendohet mirë kur manipulon me parimet bazë të integritetit territorial", tha Bezhuashvili.

BEOGRAD
Kryeministri i Serbisë Vojisllav Koshtunica tha se ekipi negociator i Beogradit, në bisedimet konsultative në Vjenë do te jetë "tejet konstruktuv", por do t'i kontestojë të gjitha qëndrimet, me të cilat shkelet sovraniteti i Serbisë.
"Të gjitha qëndrimet tona janë të bazuara në Kushtetutën e Serbisë, Kartën e KB-ve dhe parimet e njohura universale, mbi të cilat mbështeten rendi, paqja dhe stabiliteti ndërkombëtar", ka thënë Koshtunica për mediat vendore.

VJENË
Shefi i diplomacisë suedeze Karl Bildt tha se Serbisë duhet t'i propozohet prespektivë e qartë e hyrjes në BE në mënyrë që Beogradi të pranojë planin e Ahtisarit.
"Nëse i ofrojmë prespektivë me një qasje shumë të qartë në Bashkimin Evropian Serbia do jetë e gatshme të jetojë me planin e Ahtisarit dhe me kalimin e kohës ta pranojë", tha shefi i diplomacisë suedeze për të përditshmen austriake Die Presse.
"Nëse nuk ofrohet opcioni evropian ekziston rreziku që Serbia të zhytet në nacionalizëm dhe ta bllokojë zgjidhjen për Kosovën", tha Bildt.

TIRANË/BRUKSEL
Vëzhguesit ndërkombëtarë kanë shprehur zhgënjimin lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve lokale në Shqipëri.
"Për dikë si unë që ka ndjekur një numër zgjedhjesh në Shqipëri, votimet e djeshme ishin zhgënjyese dhe mundësi e humbur", tha Jorgen Grunnet, kreu i misionit vëzhgues të OSBE-ODHIR-it.
"Problemet në përgatitjen dhe mbajtjen e zgjedhjeve pasqyrojnë nevojën për përmirësimin e bashkëpunimit ndërpartiak në mënyrë që Shqipëria të përmbushë angazhimet ndërkombëtare", tha komisioneri evropian për zgjerimin Oli Rehn.
E njëjta kërkesë ka ardhur dhe nga shefi i diplomacisë evropiane Javier Solana.
Ky qëndrim është i ndryshëm nga ai i drejtuesve politikë në Shqipëri që i cilësuan zgjedhjet e të djelës si më të rregulltat në 15 vitet e fundit.

JERUSALEM
Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice tha se udhëheqësit palestinezë dhe izraelitë kanë përsëritur angazhimin për zgjidhjen me dy shete për krizën në Lindjen e Mesme.
Pas takimit me kryeministrin izraelit Olmert dhe presidentin e Autoritet Palestinez Abbas, Rice tha se "të tre përsëritëm mbështetjen tonë për zgjidhjen me dy shtete, ashtu siç ramë dakord se shteti palestinez nuk mund të lindë nga dhuna dhe terrori."

NJU DELHI
Së paku 65 vetë, shumica pakistanezë, kanë humbur jetën nga sulmi në një tren që qarkullonte nga India për në Pakistan. Pakistani e ka cilësuar si "akt terrorizmi" sulmin në fjalë, por presidenti Musharaf tha se kjo nuk duhet të ndërpresë procesin e paqes mes dy vendeve.

KABUL
"Talibanizimi" i Afganistanit paraqet kërcënim për gjithë rajonin, veçanërisht për Pakistanin, deklaroi përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara në Kabul, Tom Koenigs. Këto deklarata erdhën pas atyre të disa drejtuesve lokalë se mbështetja për talibanët është një lloj "rezistence kombëtare" ndaj forcave të koalicionit.

BAGDAD
Së paku 29 civilë janë vrarë sot në një numër sulmesh të ndara në Irak. Edhe gjashtë ushtarë amerikanë u vranë në incidente të ndara në veri të vendit.

MOSKË
Burimet zyrtare ruse kanë konfirmuar raste të virusit H5N1 në kryeqytetin rus. Sipas epidemiologëve rusë virusi i gripit gjetur në afërsi të Moskës është i rrezikshëm për njerëzit.

LONDËR
Shikimi i televizionit nga fëmijët mund t'i dëmtojë ata shumë më tepër nga çfarë ishte menduar më parë, bën të ditur një studim i fundit britanik.
Shikimi i tepër i televizionit nga fëmijët rrit rrezikun e dobësimit të të parit, mbipeshën, pubertetin e parakohshëm dhe autizmin.



17. Shkurt, 2007 20:36 CET   
  

  
UASHINGTON
Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me Martti Ahtisaarin dhe t'i inkurajojnë palët që të punojnë me të për të çuar përpara planin për statusin e Kosovës, ka thënë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Tom Casey.
"Ne presim se gjithë bashkësia ndërkombëtare më në fund do t'i mbështesë këto përpjekje, ngase kjo është një çështje, të cilës i ka ardhur koha për t'u zgjidhur. Është koha për të zgjidhur këtë çështje dhe për ta zgjidhur për të mirën e të gjitha palëve në rajon", u tha Casey gazetarëve në Uashington.
Ai tha se bisedimet me Rusinë janë të vazhdueshme, dhe shtoi se kjo është diskutuar në takimin e Sekretares së Shtetit Condoleezza Rice dhe Ministrit të Jashtëm, Sergei Lavrov.
Në pyetjen lidhur me rezolutën e fundit të miratuar nga parlamenti i Serbisë, Casey tha se "ky votim e riafirmoi qëndrimin ekzistues i cili tashmë është shtruar edhe nga qeveria e mëparshme e Serbisë".

BEOGRAD
Ministri serb i Pushtetin Lokal Zoran Llonçar tha se Beogradi është i bindur që Këshilli i Sigurimit do ta hedhë poshtë si "jolegjitim" propozimin e Martti Ahtisaarit për statusin e Kosovës.
"Nuk mund të paramendohet që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara t'i shkelë parimet themelore të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Jo vetëm Rusia dhe Kina, por edhe një numër shtetesh parimisht e kundërshtojnë idenë që një anëtari të Kombeve të Bashkuara t'i shkëputet 15% e territorit të saj", ka thënë ministri në largim.
"Në prag të bisedimeve konsultative në Vjenë, mund të them se prej fillimit të negociatave, Ahtisaari ka qenë i njëanshëm dhe i ka mbrojtur interesat e shqiptarëve", tha ministri serb Llonçar.

PRISHTINË
Partia më e re, e dalë pas ndarjeve që ndodhën në Kuvendin e gjashtë zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, prej sot do të quhet Lidhja Demokratike e Dardanisë.
Kështu u vendos sot në Konventën e parë zgjedhore të kësaj partie, ku kryetar u zgjodh Nexhat Daci, duke qenë edhe kandidati i vetëm i propozuar.

TIRANË
Partia Demokratike dhe ajo Socialiste e mbyllën mbrëmë në Tiranë fushatën zgjedhore, për zgjedhjet lokale që mbahen nesër.
Rreth 2.9 milion votues kanë të drejtë të votojnë për zgjedhjen e qeverisë vendore. Procesi i votimit dhe numërimi i votave do të monitorohet nga rreth 4 mijë vëzhgues vendorë dhe ndërkombëtarë.
Sot presidenti Alfred Moisiu dhe kryeministri Sali Berisha u bënë thirrje qytetarëve të dalin masovikisht në zgjedhjet, që ata i cilësuan shumë të rëndësishme për anëtarësimin e vendit në strukturat euroatlantike.

BAGDAD
Sekretarja e Shtetit Condoleezza Rice u takua sot me liderët irakianë gjatë një vizite të paparalajmëruar në Bagdad.
Rice u takua me kryeministrin shiit Nuri al-Maliki, presidentin kurd Jalal Talabani dhe nënpresidentin sunit Tariq al-Hashimi.
Para takimit, Rice tha se autoritetet irakiane duhet ta shfrytëzojnë për të mirë këtë situatë "paksa më të qetë" të sigurisë në Bagdad.
"Dua të them se ne jemi shumë të impresionuar nga lidershipi i kryeministrit dhe ekipit të tij. Ne besojmë se ai po tregon se kjo mund të jetë një periudhë e re për popullin e Irakut", tha Rice.
Pas vizitës në Irak Rice udhëtoi në Jerusalem.

BAGDAD
Forcat irakiane të sigurisë kanë zbuluar 50 raketa tokë-ajër në një depo armatimi në afërsi të Bagdadit.
Zëdhënësi i ushtrisë irakiane tha se armët ishin të prodhimit rus dhe ende janë në gjendje të mirë.
Muajin e kaluar, 7 helikopterë amerikanë janë rrëzuar në Irak. Ushtria amerikane tha se me gjasë, "armët e sofistikuara" janë përgjegjëse për rrëzimin e helikopterëve.
Po sot në Irak, të paktën 10 veta janë vrarë dhe rreth 60 janë plagosur nga dy shpërthime me automjete bombë në qytetin verior të Irakut, Kirkuk.

ANKARA
Kryeministri i Turqisë Abdullah Gyl tha se Ankaraja duhet të bisedojë për sigurinë e kufinjve me autoritetet kurde në Irakun verior.
Ndërkohë, shefi i armatës, Yasar Buyukanit, i ka akuzuar dy partitë kryesore kurde në Irak se po e mbështesin Partinë Punëtore të Kurdistanit, dhe përjashtoi çdo mundësi për dialog.
Turqia thotë se kryengritësit kurdë fshehen në Irak, ndërsa ushtria ka paralajmëruar për intervenim të mundshëm.

RAMALLAH
Presidenti i Autoritetetit Palestinez Mahmud Abbas ka thënë se Uashingtoni duhet ta pranojë koalicionin ndërmjet lëvizjes së tij Fatah dhe grupit militant islamik Hamas.
Një bashkëpunëtor i liderit palestinez raportohet t'i ketë thënë sot në Ramallah emisarit amerikan David Welch se marrëveshja për ndarjen e pushtetit me Hamasin është e nevojshme për t'u dhënë fund luftimeve mes fraksioneve.

ISLAMABAD
Një mjet i fuqishëm ka shpërthyer sot në gjykatën e qytetit Quetta të Pakistanit, duke i lënë së paku 15 të vrarë dhe disa të plagosur. Bëhet e ditur se në mesin e viktimave është një gjykatës, disa avokatë dhe disa të afërm të të burgosurve.
Deri tash askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, ndërkohë që policia po i vazhdon hetimet.

STAMBOLL
Një gjykatë turke i ka dënuar me burg të përjetshëm 7 militantë të dyshuar të Al-Kaidës për shpërthimet në Stamboll në vitin 2003, me ç'rast u vranë 58 veta.
Sulmet kishin për qëllim të shkatërronin dy sinagoga, ambasadën dhe një bankë britanike.
Avokati mbrojtës Mehmet Sami Selcuk tha se mbrojtja do të paraqesë ankesë ndaj procesit.

VICENZA
Mijëra protestues italianë kanë demonstruar në qytetin verior Vicenza kundër planeve për zgjërimin e një baze ushtarake amerikane në atë zonë.
Policia tha se morën pjesë rreth 25 mijë protestues nga mbarë Italia, por reporterët nga vendi i ngjarjes njoftuan se mund të ketë patur rreth 100 mijë.
Zgjërimi i planifikuar i bazës amerikane i ka shtrënguar edhe marrëdhëniet brenda partnerëve të qeverisë së koalicionit të majtë.

ATHINË
Pesë persona janë mbytur dhe 20 konsiderohen të zhdukur pas përmbysjes së një anije me emigrantë nga Somalia në afërsi të ujdhesës greke Samos.
Ministria greke e Marinës Tregtare tha se anija ishte nisur të premten nga Turqia.
Një i mbijetuar kishte arritur të notojë deri në breg dhe i ka njoftuar autoritetet.

PARIS
Presidenti i Francës Jacques Chirac i ndau çmimin Legjioni i Nderit aktorit e regjisorit Clint Eastwood.
Në një ceremoni në pallatin Elysee, Chirac tha se Eastwood e mishëron "më të mirën e Holivudit", ndërsa filmat e tij të fundit "Flamuri i Etërve tanë" dhe "Letra nga Iwo Jima", i quajti leksion për njerëzimin.
Legjioni i Nderit për herë të parë është ndarë nga Napoleon Bonaparta në vitin 1804.



17. Shkurt, 2007 14:38 CET   
  

Nexhat Daci u zgjodh për kryetar të Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD)

Nexhat Daci është zgjedhur me aklamacion për kryetar të Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD), i cili në fjalën e tij të mbajtur para 463 delegatëve në Konventën Zgjedhor të partisë, bëri të ditur se subjekti i tij politik tash e tutje do të mbajë emrin LDD, gjë që LD-së iu shtua edhe një “D”, për shkak se siç thuhet OSBE nuk mund ta regjistrojë si parti politike me një emër të ngjashëm me LDK.



13. Shkurt, 2007 21:17 CET   
  

  
PRISHTINË
Dy protestuesit, që kanë vdekur nga plagët e marra në protestat e së shtunës në Prishtinë, janë goditur me plumba të gomës në kokë, ka thënë sot komisionari i policisë ndërkombëtare, Stephen Curtis. "Informata nga autopsia ka treguar se të dytë kanë vdekur nga goditjet me plumba të gomës në kokë", ka thënë sot zoti Curtis. Pas një takimi me kryeministrin e Kosovës, Agim Çeku dhe me zëvendës kryeadministratorin, Steven Schook, komisionri Curtis ka premtuar hetime gjithë përfshirëse për vdekjen e dy veprimtarëve të lëvizjes "Vetëvendosje". Ndërkohë, liderit të lëvizjes "Vetëvendosje", Albin Kurti i është zgjatur masa e paraburgimit edhe për 30 ditë. Hetime gjithë përfshirëse ka paralajmëruar edhe zoti Schook. Këtë ai e kishte theksuar edhe gjatë vizitës që i kishte bërë policisë. "Do të bëjmë çdo gjë të mundur për ta zbuluar se si dhe për çka kjo ka ndodhur", tha zoti Schook dhe shtoi se "do të hetojmë se çka ka bërë Vetëvendosja, përse e bëjnë këtë, sepse nuk është koha për demonstrata të dhunshme". Ai ka kërkuar nga opinioni që të mos bëjë pëfundime të ngutshme për atë se si kanë vdekur dy demonstrantë dhe si janë plagosur 80 të tjerë. Pas një takimi me liderin e PDK-së, Hashim Thaçi, zoti Schook ka thënë se "është thellë i shqetësuar nga disa rekrutime jashtë Kosovës për të marrë pjesë në këtë demonstratë" dhe shtoi se "nuk dëshiroj tash ti përmendi vendet. Mendojmë se janë më tepër së një". Ai mëtutje u shpreh se "ajo çka kemi deri tash është se ka pasur rekrutime të mëdha nga Vetëvendosja".

PRISHTINË
Ushtruesi i detyrës së Ombudsmanit të Kosovës, Hilmi Jashari ka kërkuar sot nga kryeadministratori dhe kryeminsitri i Kosovës që të zhvillojnë hetime të pavarura për zhvillimet në demonstratat e së shtunës në Prishtinë, gjasë së cilës janë vrarë dy vetë dhe janë plagosur 80 vetë. Në letrën dërguar kryedaministratorit Joachim Ruecker dhe kryeminsitrit Agim Çeku, zoti Jashari thekson shqetësimet për rrethanat në të cilat vdiqën dy pjesëmarrës të demonstratës dhe vlerëson se hetimi i brendshëm policor nuk i plotëson kërkesat për pavarësi dhe transparencë. Hilmi Jashari në letrën e tij, mëtutje, thekson se hetimi nuk është bërë sipas standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut prandaj kërkon nga zyrtarët më të lartë ndërkombëtar dhe vendës që të mundësojnë zhvillimin e hetimeve të pavarura lidhur me sjelljen e policisë së Kosovës dhe të asaj ndërkombëtare gjatë protestave.

PRISHTINË
Kryeadministratori Joachim Ruecker dhe presidenti Fatmir Sejdiu thanë se vendet anëtare të Bashkimit Evropian mbështesin planin për statusin e Kosovës të Martti Ahtisaarit. Këto komente ata i bënë sot pas kthimit nga Brukseli, ku u takuan me komisionarin e BE-së për zgjerim, Olli Rehn dhe morën pjesë në mbledhjen e Bashkimit Evropian për Ballkanin perëndimor.

VJENË
Konsultimet finale për statusin e Kosovës, në Vjenë, do të fillojnë më 21 shkurt dhe do të përfundojnë më 10 mars, ka bërë të ditur zyra e të dërguarit të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari në Vjenë. Sipas njoftimit, rundi i parë do të mbahet prej 21 e deri më 23 shkurt, i dyti prej 27 shkurt e deri më 2 mars dhe i treti më 10 mars. Gjatë dy rundeve të para mund të diskutohet për çështje teknike, ndërsa në rundin e tretë delegacionet e Kosovës dhe të Serbisë mund të paraqesin vërejtet e tyre, para se zoti Ahtisaari ta dërgoj propozimin e tij për statusin e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

ROMË
Qeveria e Italisë ka anuluar vizitën e ministrit të jashtëm, Massimo D'Alema në Kroaci për shkak të mospajtimeve ndërmjet të dy vendeve lidhur me vrasjen e qindra italianëve në ish Jugosllavi gjatë Luftës së Dytë Botërore. Presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq ka akuzuar presidentin italian Giorgio Napolitano se ka bërë komente "raciste" dhe "revizioniste" lidhur me deklaratën e zotit Napolitano se vrasjet ishin "tërbim i përgjakshëm" dhe i ka lidhur ato me pastrim etnik.

UASHINGTON
Shtetet e Bashkuara kanë mirëpritur arritjen e marrëveshjes për programin bërthamor të Koresë Veriore. Sipas marrëveshjes, që u arrit sot pas bisedimeve disa ditëshe gjashtë-palëshe, parashihet që Pheniani ta mbyll reaktorin e tij kryesor bërthamor dhe përfundimisht ta çmontoj programin e tij atomik. Presidenti George Bush kumtoi se marrëveshja paraqet "rast shumë të mirë" për diplomaci që ti shqyrtoj programet bërthamore të Koresë Veriore. Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice tha ser marrëveshja nuk është fundi i përpjekjeve për çmontimin e programit të armatimit bërthamor të Koresë Veriore.
- Kjo është një marrëveshje e implementuar e një marrëveshjeje më të gjërë dhe ky nuk është fund i tregimit. Kjo marrëveshje e implementuar ka avantazh se është e shumëanshme: në të kanë pjesë Kina, Japonia, Koreja Jugore, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, tha zonja Rice. Por, derisa u bënë reagimet nga Uashingtoni, mediat shtetërore të Koresë Veriore thonë se marrëveshja kërkon vetëm suspendim të përkohshëm të kapaciteteve bërthamore të këtij vendi.

UASHINGTON
Presidenti George Bush i ka hedhur poshtë spekulimet se Shtetet e Bashkuara po planifikojnë sulm ushtarak kundër Iranit, duke i vlerësuar ato si "zhurmë" të prodhuara nga kundërshtarët e tij politikë në Uashington. Në një intervistë për televizionin C-Span zoti Bush, megjithatë, akuzoi qeverinë e Iranit për "agresivitet" dhe për synim për të pasur armatim bërthamor. Në një intervistë për televizionin amerikan, mbrëmë presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinejad tërhoqi vërejtjen se çdo sulm kundër Iranit do të "dënohej me vrazhdësi".

UASHINGTON
Dhoma Përfaqësuese e Kongresit të Shteteve të Bashkuara sot e fillon debatin për propozim-rezolutën që e kundërshton planin e presidentit Bush për dërgimin e trupave shtesë në Irak. Ky propozim–dokument, që mbështetet nga shumica e demokratëve dhe disa republikanë, nuk është i obligueshëm për presidentin por ai synon dërgimin e mesazhit të fuqishëm për kundërshtimin ndaj dërgimit të 21500 trupave të reja në Irak. Planifikohet që për këtë rezolutë do të votohet të premten.

BAGDAD
Nga një sulm vetëvrasës me bombë në Bagdadin perëndimor sot janë vrarë së paku 15 vetë dhe janë plagosur më se 30 të tjerë. Policia tha se kamioni shpërtheu afër një depoje udhqimore në një pjesë të përzier shiito-sunite në lagjen Iskan.

MOSKË
Ministria për çështje emergjente të Rusisë tha se një aeroplan i vogël me tre anëtarë të ekuipazhit e pa udhëtarë është përplasur në aeroportin Vnukovo të Moskës. Është raportuar se tre anëtarët e ekuipazhit kanë shpëtuar. Zyrtarë të kësaj ministrie kanë precizuar se ky aeroplan nuk ishte i tipit Erbas A310, siç ishte raportuar fillimisht. Një zëdhënës i ministrisë tha se aeroplani u rrëzua gjatë ngritjes në fluturimin nga Moska për në Berlin.


12. Shkurt, 2007 21:43 CET   
  

  
PRISHTINË
Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku ka pranuar dorëheqjen e ministrit të punëve të brendshme, Fatmir Rexhepi, i cili ofroi dorëheqje për shkak të zhvillimeve të së shtunës në Prishtinë. Në një konferencë për shtyp zoti Rexhepi tha se këtë e ndjen si akt moral ndaj atyre që humbën jetën dhe familjeve të tyre.

BRUKSEL
Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian i kanë dhënë sot "mbështetje të plotë" planit të të dërguarit të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari. Ata kanë kërkuar nga shqiptarët e Kosovës dhe nga Serbia që të marrin pjesë aktive dhe në mënyrë konstruktive në konsultimet me zotin Ahtisaari. "Propozimi krijon bazat për zhvillimin të qëndrueshëm ekonomik dhe politik dhe për forcimin e stabilitetit në gjithë rajonin", thuhet në deklaratën e ministrave të jashtëm. Në deklaratë, mëtutje, theksohet se Bashkimi Evropian është i gatshëm për të luajtur rol të rëndësishëm në implementimin e zgjidhjes së statusit dhe do ti intensifikoj përgatitjet për rolin e tij të ardhshëm në Kosovë. Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Olli Rehn tha se pret që Rusia ta mbështesë planin e Kombeve të Bashkuara, duke argumentuar se zgjidhja afatgjatë për Kosovën duhet të mbështetet nga të gjithë pjesëtarët e bashkësisë ndërkombëtare. "Kosova do të jetë test real për multilateralizëm", tha zoti Rehn. Lidhur me protestat e së shtunës ai tha se "nuk ka vend në Kosovë për dhunë si mjet për të siguruar mbështetje politike", dhe shtoi se "ata që e mbështesin dhunën vetëm e dëmtojnë çështjen e tyre".

MOSKË
I dërguari i Shteteve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Frank Wisner, javën që shkoi ka qëndruar në Moskë, për të diskutuar procesin e përcaktimit të statusit të Kosovës. Në një intervistë dhënë të përditshmes ruse "Komersant", ambasadori Wisner, ka thënë se është shumë e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara dhe Rusia të punojnë së bashku në këtë çështje, veçanërisht tash kur negociatat janë në përfundim. Zoti Wisner ka përsëritur qëndrimin se Kosova nuk paraqet precedent. "Situata në Kosovë është e veçantë por edhe universale. E veçant në kuptimin se për dallim nga situatat e tjera, gjendja në Kosovë është e rregulluar me Rezolutë të Këshillit të Sigurimit, ka prani të vazhdueshme ndërkombtare si në aspektin civil ashtu edhe në atë ushtarak". Ndërsa universale sipas tij është në kuptimin që "kriza në Kosovë kërcënon stabilitetin dhe është përgjegjësi e fuqive botërore".

BEOGRAD
Serbia llogaritë në të drejtën e vetos së Rusisë dhe Kinës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për ta bllokuar pavarësinë e Kosovës, u ka thënë mediave të Beogradit, anëtari i Ekipit të Serbisë për negociata, Leon Kojen. "Nuk do të ketë" rezolutë të re të Kombeve të Bashkuara për Kosovën pa pëlqimin e Rusisë dhe Kinës, ka thënë zoti Koen. Agjencia AP mëtutje informon se plani i Martti Ahtisaarit parasheh shtetësi të mbikqyrur ndërkombëtarisht për Kosovën.

PRISHTINË
Policia ka njoftuar se mbrëmë ka bastisur zyrat e lëvizjes "Vetëvendosje" në disa komuna dhe me këtë rast ka arrestuar tre persona që janë përpjekur për ta penguar këtë aksion. Zëdhënësi i policisë, Veton Elshani ka thënë se ky askion ishte pjesë e hetimeve lidhur me protestat e dhunshme të së shtunës. Njëri nga liderët e "Vetëvendosjes", Glauf Konjufca e ka konfirmuar këtë aksion të policisë dhe ka thënë se udhëheqësi i lëvizjes, Albin Kurti edhe mëtutje po mbahet i arrestuar, ndërsa katër veprimtarë janë dënuar me nga 40 ditë burgim e njëri me 15 ditë. Sipas tij, qëllimi i aksionit policor është mbyllja e zyrave dhe pengimi i veprimtarisë së "Vetëvendosjes".

BANJA LLUKË
Policia ka bastisur shtëpinë dhe zyret e bankierit serb të Bosnjës, Radovan Bajiq, i dyshuar se ka ndihmuar Stojan Zhuplaninin, njërin nga gjashtë personat e kërkuar nga Tribunali i Hagës për krime të luftës. Bastisja në Banja Llukë ishte urdhëruar nga një gjyq i Bosnjës. Stojan Zhuplanin është i akuzuar për krime të luftës kundër myslimanëve dhe kroatëve në Bosnjën perëndimore gjatë luftës së viteve 1992 – 1995.

MOSKË
Moska ka kërkuar shpjegim nga Shtetet e Bashkuara lidhur me komentet e sekretarit të mbrojtjes, Robert Gates se Rusia është ndër vendet që paraqesin kërcënim potencial ushtarak. Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme ruse, Mikhael Kamynin ka thënë se kohëve të fundit janë bërë disa deklarat nga zyrtarët ushtarakë dhe të shërbimeve të zbulimit të Shteteve të Bashkuara, që kanë shkaktuar shqetësime të Rusisë. Këto komente ai i bëri duke iu refereuar deklaratës së zotit Gates në Kongresin e Shteteve të Bashkuara më 7 shkurt gjatë fjalimit për kërcënimet potenciale ndaj sigurisë së Shteteve të Bashkuara.

BAGDAD
Një gjykatë e lartë e Irakut e ka dënuar me varje ish zyrtarin e lartë të regjimit të dikurshëm të Saddam Husseinit në Irak, Taha Yassin Ramadan. Në nëntorin e vitit të kaluar zoti Ramadan ishte dënuar me burgim të përjetshëm për krime kundër njerëzimit pasi ishte dënuar së bashku me Saddam Husseinin dhe disa të tjerë për rolin e tyre në vrasjen e 148 shiitëve në qytetin Duxhail në vitet e 80-ta. Ish nënkryetari i regjimit të dikurshëm të Saddam Husseinit, Taha Yassin Ramadan ka thënë se është i pafajshëm. Nëse vendimi gjyqësor bëhet i plotëfuqishëm, atëherë ai do të ishte personi i katërt që do të ballafaqohej me dënimin me vdekje. Saddam Huseeini dhe tre të tjerë janë ekzekutuar me varje. Zyrtarja e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, Louise Arbour dhe grupe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut kanë kërkuar që dënimi me vdekje të mos ekzekutohet.

RAMALLAH
Kryeministri palestinez, Ismail Hanyiah tha se së shpejti qeveria e tij do të tërhiqet në mënyrë që procesi për formimin e qeverisë së unitetit kombëtar të mund të filloj. Sipas marrëveshjes me presidentin e Autoritetetit palestinez, Mahmud Abbas, zoti Hanyiah do të mbetej kryeministër, ndërsa në postet e tjera do të emëroheshin persona të pavarur. Njëherësh, Bashkimi Evropian thotë se nuk do ta vazhdoj ndihmën për udhëheqjen palestineze derisa të formohet qeveria e unitetit.

BAGDAD
Së paku 76 vetë janë vrarë sot nga tri shpërthime të ndara në Bagdad. Sipas policisë, më se 150 të tjerë janë plagosur nga këto shpërthime.

TEHERAN
Irani ka hedhur poshtë akuzat e Shteteve të Bashkuara se "nivelet më të larta" të qeverisë iraniane janë përgjegjëse për furnizim të kryengirtësve myslimane Shiitë me bomba të sofistikuara. Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme, Mohammad Ali Hosseini tha sot se "akuzat e papranueshme" janë propagandë e "pabazë". Zyrtarë të mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara u kanë thënë gazetarëve dje në Bagdad se nga bombat e këtilla janë vrarë 170 ushtarë amerikanë dhe shumë të tjerë janë plagosur në Irak prej qershorit të vitit 2004.

KABUL
Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Afganistan njoftoi se trupat afgane dhe ato ndërkombëtare kanë vrarë disa kryengritës talibanë gjatë një sulmi në provincën Helmand. Sipas njoftimit, sulmi ishte i drejtuar kundër një lideri të lartë militant me lidhje të afërta me udhëheqësin taliban, Mullah Omar. Nuk është e qartë se për cilin lider bëhet fjalë dhe se a ishte ai në mesin e të vrarëve. Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka tërhequr vërejtjen se militantët talibanë po përgatiten për një ofensive të madhe pranverore.

LOS ANXHELOS
Grupi Dixie Chicks doli fitues i madh në ceremoninë e dhënies së çmimeve Grammy në Los Axhelos. Ky grup fitoi çmimin për valbumin më të mirë të vitit, pastaj fitoi edhe në kategorinë e incizimeve dhe për këngën më të mirë të vitit. Fitues të tjerë të çmimeve më të larta të industrisë muzikore janë edhe grupi Red Hot Chili Peppers dhe këngëtarja e bluzit, Mary J. Blage. 

11. Shkurt, 2007 22:06 CET   
  

  
PRISHTINË
Dy persona kanë vdekur pas plagëve të marra në protestën e djeshme të Lëvizjes "Vetvendosje" në Prishtinë. Në një komunikatë të policisë së UNMIK-ut thuhet se dy të plagosurit kanë vdekur mbrëmë pas plagëve të marra. Komisioneri i policisë Stephen Curtis ka thënë se "është për keqardhje humbja e dy jetëve", në protestën e djeshme të Lëvizjes "Vetvendosje". "Demonstruesit afër ndërtesës qeveritare detyruan policinë të ndërmarrë masa defansive në përpjekje për të rivënë rendin", ka thënë Stephen Curtis, për të shtuar se do të bëhet një hetim i pavarur dhe transparent lidhur me vdekjen e tyre.
Ndërkohë Shërbimi Policorë i Kosovës përmes zëdhënësit Veton Elshani ka vlerësuar se në protestën e Lëvizjes Vetvendosje që eskaloi në dhunë, policia nuk e ka tejkaluar nivelin e lejuar të përdorimit të forcës. "Ne kemi konsideruar se kemi përdorur nivel të domosdoshëm të forcës për atë moment kur edhe është kërkuar, sidoqoftë hetimet që do të zhvillohen nga Inspektorati i Policisë së Kosovës, do të dalin me vlerësime në fund se çka në të vërtetë ka ndodhur", deklaroi Veton Elshani.

PRISHTINË
Përfaqësuesit e vendeve anëtare të Grupit të Kontaktit në Kosovë kanë vlerësuar sot se në Kosovë nuk ka arsye për përdorim të dhunës për qëllime politike. "Jemi të dëshpëruar që protesta ka sjellë në rrezik jetët e njerëzve", tha, në emër të Grupit të Kontaktit, shefi i zyrës britanike, Dejvid Blant. "Nuk ka kurrfarë arsyesh për përdorim të dhunës në Kosovë, as tash, as në të ardhmen, për arritjen e qëllimeve politike", tha mëtutje zoti Blant dhe shtoi se Grupi i Kontaktit e mbështet hetimin e pavarur për sjelljen e policisë gjatë protestave.
Misioni paqeruajtës ndërkombëtar në Kosovë, KFOR, i udhëhequr nga NATO-ja, njoftoi se po zhvillohen hetime, të cilat duhet të zbulojnë rrethanat e vdekjes së dy personave në protestat e djeshme. "Me kërkesën e UNMIK-ut, KFOR-i u ka dhënë mbështetje forcave të policisë në vendosjen e rendit pas trazirave, që i shkaktoi grupi i demonstrantëve", thuhet pos tjerash, në kumtesën e KFOR-it. Mëtutje, thuhet se në "shoqërinë demokratike të gjithë kanë të drejtë të demonstrojnë, por jo edhe të inicojnë akte të dhunës".

PRISHTINË
Ekipi i Unitetit pas një takimi të mbajtur sot ka lëshuar një deklaratë në të cilën thuhet se "Ekipi ka analizuar gjendjen e krijuar në protestat e dhunshme të nxitura nga Albin Kurti dhe Lëvizja 'Vetvendosje". Ekipi i Unitetit u bënë thirrje qytetarëve të Kosovës që të kontribuojnë, sikurse edhe deri tash, për stabilitetin e vendit. Ekipi i Unitetit konstaton se dhuna e orientuar kundër institucioneve dhe prishja e rendit është e papranueshme, për të shtuar se ngjarjet si ato të djeshme mund të lënë pasoja negative në procesin e shtetformimit të Kosovës. Ekipi i Unitetit ka kërkuar nga institucionet kompetente që urgjentisht të hetojnë gjithë këtë zhvillim dhe të japin shpjegime për rrjedhat e tij në afat sa më të shkurtër para qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës.

PRISHTINË
Institucionet dhe partitë politike në Kosovë kanë shprehur keqardhje për vdekjen e dy personave nga plagët e marra dje në protestën në Prishtinë, të organizuar nga lëvizja "Vetëvendosje", përderisa kanë dënuar këtë lëvizje për shkaktimin e dhunës. Presidenti Fatmir Sejdiu ka shprehur keqardhje për vdekjen e dy të rinjëve, në "protestat e dhunshme", të cilat si të tilla, absolutisht nuk i kontribuojnë stabilitetit në Kosovë. "Është e drejtë e gjithkujt të protestoj dhe të japë mendim tjetër" dhe zoti Sejdiu dhe shtoi se "është e papranueshme organizimi i manifestimeve të dhunshme, që kanë për qëllim sulmin në institucione dhe destabilizimin e prëgjithshëm të situatës". Qeveria e Kosovës ka shprehur keqardhje për vdekjen e dy të rinjëve dhe ka kërkuar që mekanizmat përkatës të zhvillojnë hetim të pavarur. Kryeministri Agim Çeku ka anuluar vizitën e planifikuar në Kinë. Ministri i punëve të brendshme, Fatmir Rexhepi, pasi ka dënuar protestat, ka thënë se nga hetimi gjithëpërfshirës nuk do të përjashtohet asnjë polic, qoftë ai vendës apo ndërkombëtar.

PRISHTINË
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar ashpër ndaj autoriteteve kosovare dhe atyre ndërkombëtare në Kosovë, lidhur me sjelljet e policisë gjatë protestave të djeshme të organizuara nga Lëvizja Vetvendosje. Behxhet Shala nga ky këshill ka thënë se "nga aspekti i të drejtave të njeriut, këtu nuk mund të flitet për shkelje të të drejtave të njeriut. Këtu flitet për një krim ngase policia e armatosur ka shtënë kundër protestuesve të pa-armatosur".

PRISHTINË
Në orët e mbrëmjes në Prishtinë lëvizja "Vetëvendosje" së bashku me disa organizata të tjera joqeveritare ka bërë homazhe duke ndezur qirinjë para Teatrit Kombëtar dhe përgjatë sheshit Nëna Tereze. Njëri nga liderët e "Vetëvendosjes", Visar Ymeri ka hedhur poshtë pohimet e zyrtarëve se kjo lëvizje është shkaktare e dhunës së djeshme. Policia po mbanë në arrest liderin e kësaj lëvizjeje, Albin Kurtin dhe 13 veprimtarë të tjerë.

BRUKSEL
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të kërkojnë nga Martti Ahtisaari, në takimin e nesërm më shumë sqarime rreth planifikimeve të tij, për t'a çuar përpara procesin për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Në takimin e nesërm, pritet që ministrat e 27 vendeve anëtare të familjes evropiane të përkrahin propozimin e Martti Ahtisaarit për Kosovën.

BAGDAD
Ushtria amerikane ka njoftuar sot se forcat amerikane dhe ato irakiane kanë arrestuar 140 kryengritës të dyshuar në Bagdad dhe përreth tij. Ushtira e Shteteve të Bashkuara thotë se poashtu 14 bunkerë me armatim janë zbuluar gjatë kësaj jave.
Prej zhvillimeve të tjera, nga Iraku raportohet se ndaj sulmeve kundër forcave të sigurisë së Irakut janë vrarë së paku 20 vetë.

MUNIH
Sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gejts sot tërhoqi vërejtjen se çdo vend anëtar i NATO-s, mund ti ndjej pasojat e dështimit të Shteteve të Bashkuara për ta pacifikuar Irakun. Zoti Gejts tha në konferencën ndërkombëtare për siguri në Munih se dështimi për krijimin e Irakut stabil, që do të mund ta qeverisë dhe mbrojë vetveten, do të rezultoj me konflikte të mëtejshme në Lindjen e Mesme dhe me më shumë terrorizëm.

MUNIH/UASHINGTON
Sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gejts tha sot se vendet anëtare të NATO-s duhet të punojnë në partneritet me Rusinë për çështje të sigurisë. Në fjalimin e tij në konferencën ndërkombëtare për siguri në Munih mëtutje tha se "një Luftë e Ftohtë ishte mëse e mjaftueshme". Këto komente zoti Gejts i bëri një ditë pasi presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin akuzoi Shtetet e Bashkuara se e ka bërë botën vend shumë më të rrezikshëm. Fjalimin e zotit Putin e hodhi poshtën edhe Shtëpia e Bardhë. Një zëdhënës tha se "jemi të befasuar dhe të zhgënjyer me komentet e presidentit Putin" dhe shtoi se "akuzat e tij janë të gabuara". Agjencia Reuters raporton se marrëdhëniet Perëndimi – Rusia kanë arritur në një pikë kritike për shkak të mospajtimeve për ambicjet bërthamore të Iranit dhe statusit të Kosovës.

TEHERAN
Presidenti iranian Mahmud Ahmedinejad tha se Irani dëshiron bisedime që do të çonin drejt zgjidhjes së problemit me Perendimin rreth programeve bërthamore, por me kusht që të mos kërkohet nga Teherani t'i ndal aktivitetet bërthamore. Ahmedinejad i bëri këto komente gjatë fjalimit të tij në ceremoninë kushtuar 28 vjetorit të Revolucionit Islamik.

ASHGABAT
Në Turkmeni sot janë mbajtur zgjedhjet e para presidenciale në pothuajse 15 vitet e fundit. Zyrtarë zgjedhorë kanë thënë se në zgjedhje kanë dalur gati 98% të votuesve të regjistruar. Por, korrespondentët e Radios Evropa e Lirë në këtë vend raportojnë se dalja nuk ishte e këtillë dhe se veprimtaria votuese ishte e ulët. Për postin e presidentit në këto zgjedhje, që ishin të parat në historinë e këtij vendi me më shumë kandidatë, konkurruan 6 vetë. Rezultatet e para do të dihen sot më vonë.

KABUL
Ushtria e Shteteve të Bashkuara në Afganisatn thotë se një pjesëtar i saj ka vdekur sot nga plagët që i mori nga të shtënat në provincën veriore Balkhm. Nuk janë dhënë detaje të tjera, por është thënë se ky rast po hetohet.

 

10. Shkurt, 2007 20:34 CET   
  

  
PRISHTINË
Protesta e sotme e lëvizjes Vetëvendosja në Prishtinë, në kundërshtim të pakos së Martti Ahtisaarit për statusin dhe Ekipit Negociues të Kosovës, është shkallëzuar kur protestuesit janë përpjekur ta shpërthejnë kordonin e policisë për të shkuar në drejtim të ndërtesës së qeverisë.
Si pasojë e përleshjeve, janë lënduar të paktën 70 persona, katër prej të cilëve janë në gjendje të rëndë dhe po operohen në klinikën emergjente në Prishtinë.
Policia ka bërë të ditur se janë arrestuar të paktën 14 persona, dy prej të cilëve janë liruar më pas për shkak të moshës së mitur.

MITROVICË
Udhëheqësit e Kosovës sot kanë bërë një udhëtim me një helikopter të NATO-s në pjesën veriore të Kosovës, për t'u njoftuar me masat e sigurisë atje.
Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Agim Çeku kanë fluturuar deri në kufirin me Serbinë.
Zëdhënësi i NATO-s ka thënë se Sejdiu dhe Çeku e kanë vizituar edhe bazën e vetme të NATO-s në pjesën veriore të Kosovës, transmeton agjencia Reuters burime të NATO-s dhe të policisë.

PRISHTINË
Kosova ka përpara muaj sfidues, por ato mund të kalohen me mirëkuptim të ndërsjellë, ka deklaruar komandanti i forcave amerikane në Kosovë, gjenerali Douglas Earhart. Ai ka shprehur bindjen se pas ndryshimit të rezolutës 1244, Kosova nuk do të ketë nevojë më për praninë e ushtarëve në rrugë.
Gjenerali Earhart gjithashtu i ka siguruar kosovarët se KFOR-i është i gatshëm të reagojë kudo dhe kurdoherë që të jetë nevoja.

MYNIH
Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel e mbështeti propozimin për shtyrjen e bisedimeve konsultative në Vjenë për pakon e kryenegociatorit Martti Ahtisaari.
"Humbja e kohës ka forcë shpërthyese", tha Angela Merkel për të shtuar se "procesi është i vështirë".
Duke folur në konferencën ndërkombëtare të Mynihut kushtuar çështjeve të sigurisë, Merkel tha se "Kosovës dhe Serbisë i duhet kohë për të qartësuar pozicionet e tyre". "Megjithate kjo çështje nuk mund të zvarritet përgjithmonë", ka deklaruar kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel.
Në këtë takim sot foli edhe presidenti rus Vladimir Putin, i cili tha se Moska nuk do të mbështesë asnjë zgjidhje për Kosovën, nëse ajo nuk është e pranueshme për të dy palët - serbët dhe shqiptarët.
"Kjo zgjidhje nuk duhet të imponohet, sepse do të kemi probleme nëse njëra palë në këtë proces të ndërlikuar ndihet e goditur", tha presidenti Putin.
Ai me këtë rast i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet tjera perëndimore se përpiqen të imponojnë vullnetin e tyre në çështjet botërore .
Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, tha pas fjalimit të presidentit rus se është herët të spekulohet nëse Rusia do të bllokojë rezolutën e KB për Kosovën.

BEOGRAD
Përfaqësuesit e partive parlamentare janë dakorduar që seanca konstituive e Kuvendit të Serbisë të mbahet të mërkurën më 14 shkurt.
"Serbia nuk ka kohë të humbë, sepse këto janë kohë të rëndësishme. Debati i parë parlamentar do të jetë për Kosovën", ka thënë Aleksandar Vuçiç, sekretari i përgjithshëm i Partisë Radikale Serbe.

BAGDAD
Udhëheqësi i ri ushtarak i Shteteve të Bashkuara e ka marrë komandën e rreth 130 mijë trupave amerikane dhe të vendeve tjera në Irak. Gjenerali David Petraeus vjen në vend të gjeneralit George Casey, dhe do ta mbikqyrë planin e fundit të presidentit George Bush për të dërguar trupa shtesë në Irak.
Në ceremoninë e pranimit të komandës në një bazë ushtarake amerikane afër Bagdadit, Petraeus tha se ofenziva amerikano-irakiane në Bagdad ka gjasa "të mira" për sukses.
Po sot, ushtria e Shteteve të Bashkuara njoftoi se tre ushtarë amerikanë e kanë humbur jetën në një pusi të premten në krahinën Diyala në verilindje të Bagdadit.
Kjo e çoi në 36 numrin e ushtarëve amerikanë të vrarë në 10 ditët e para të shkurtit.

MYNICH
Senatori amerikan John McCain e ka kritikuar Evropën se nuk ka dhënë trupa shtesë në Afganistan për të luftuar ringjalljen e talibanëve.
Duke folur në konferencën për çështjet e sigurisë në Mynich, McCain tha se dështimi në Afganistan do ta minonte kredibilitetin e aleancës.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jaap De Hoop Scheffer tha se aleanca shpreson ta shtypë kryengritjen e udhëhequr nga talibanët deri në 2009.

UASHINGTON
Duket që Irani është i përcaktuar për të izoluar veten në kontestin rreth programeve bërthamore, ka deklaruar nënsekretari amerikan për çështje politike. Nicholas Burns ka thënë se Teherani gëzon mbështetjen e një numri të vogël vendesh, dhe ka përsëritur ofertën amerikane për bisedime rreth programeve bërthamore.
Ndërkohë, ambasadori i Iranit në Kombet e Bashkuara i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se kanë fabrikuar ndërlikimin e këtij vendi në sulmet kundër trupave amerikane në Irak.

PEKIN
Dita e tretë e bisedimeve ndërkombëtare për asgjësimin e programeve bërthamore të Koresë Veriore ka përfunduar pa sukses.
I dërguari i lartë japonez që mori pjesë në takimin,
Keinichiro Sasae, tha se 6 palët janë ende të ndarë lidhur me disa çështje.
Sot agjenda përfshinte diskutimin mbi propozimin e Kinës për zbatimin e marrëveshjes së vitit 2005, e cila i bën thirrje për çarmatim Koresë së Veriut në këmbim të garancave për ndihma dhe siguri.

UASHINGTON
Senatori amerikan Barack Obama sot zyrtarisht e paraqiti kandidaturën për president të Shteteve të Bashkuara nga rradhët e demokratëve. Obama, i cili në Senat e përfaqësin shtetin federal Illinois, u zotua se do t'i japë fund luftës në Irak dhe do t'i tejkalojë përçarjet dypartiake që kanë paralizuar Uashingtonin.
"Qëndroj këtu para jush për ta shpallur kandidaturën time për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës", tha Obama.
Ai e rikujtoi aftësinë e presidentit Abraham Lincoln për të bashkuar vendin, dhe premtoi që ta udhëheqë gjeneratën e re si president i parë avro-amerikan. 


9. Shkurt, 2007 20:33 CET   
  

  
PRISHTINË
"Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do t'ia kthejnë shpinën Kosovës", ka thënë senatori Joseph Lieberman, i cili ka kryesuar një delegacion prej tetë kongresistësh dhe senatorësh amerikanë gjatë vizitës së tyre në Kosovë.
Pas takimit me kryeministrin Agim Çeku, delegacioni i lartë i Kongresit amerikan ka shprehur bindjen se pakoja e Martti Ahtisaarit do të implementohet nga të dyja palët, ndërsa ka vlerësuar se Kosova po ec përpara për të arritur të drejtën e saj për statusin si një shtet i pavarur.

PRISHTINË
Albert Rohan, zëvendës i të dërguarit të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, tha sot në Prishtinë se takimi i paraparë për 13 shkurt në Vjenë është shtyrë. Rohan tha se zoti Ahtisaari është pajtuar që takimi të shtyhet për 21 shkurt, pasi kishte marrë kërkesë zyrtare nga presidenti i Serbisë, Boris Tadiq.
Ndërkohë, presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu tha se shtyrjet nuk prodhojnë efekte pozitive, duke u angazhuar që procesi të përmbyllet sa më shpejt.
Po sot, Kuvendi i Kosovës e ka mbështetur pakon e Ahtisaarit, dhe i ka dhënë disa rekomandime Ekipit Negociator për pikat, të cilat Kuvendi kërkon të rishikohen gjatë fazës së konsultimeve.

PARIS
I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës Martti Ahtisaari ka deklaruar se është "shumë vështirë" të paramendohet një zgjidhje e negociuar për statusin e Kosovës, dhe se koha nuk do të zgjidhë problemin.
"Është shumë e vështirë të paramendohet një zgjidhje e negociuar. Druaj se Këshilli i Sigurimit i KB do të duhet të vendosë, meqë pikëpamjet e palëve janë diametralisht të kundërta", ka thënë Ahtisaari për të përditshmen Le Mond.
"Koha nuk do ta zgjidhë këtë çështje. Madje po të negocioj gjatë gjithë jetës sime, ata nuk do të arrijnë marrëveshje", ka thënë Ahtisaari.
Të dërguarit kanë bërë progres në çështjet e mbrojtjes së objekteve fetare dhe garancave për serbët e Kosovës, por për çështjen qendrore të statusit të Kosovës "unë nuk mund të bëj asgjë", ka thënë Ahtisaari.

UASHINGTON
Ndihmës sekretari amerikan i shtetit Daniel Fried tha se ka ardhur koha që Kosova të ketë statusin e saj.
"Statuq quo-ja nuk mund të vazhdojë më. Kosova nuk do të ketë qëndrueshmëri pa zgjidhjen e statusit. Tetë vjet është kohë e gjatë", ka thënë Fried.
"Ka disa probleme që nuk zhduken vetëm duke pritur. Situata nuk do të zgjidhet vetvetiu nëse presim edhe 5 vjet. Kryeministri Koshtunica ka thënë se kurrë nuk do t'i pranojë disa gjëra, kështuqë ne duhet të ecim përpara me alternativën më të mirë të mundshme për Serbinë", ka thënë Fried, për të shtuar se Serbia duhet të mendojë për perspektivën e saj evropiane.
Sipas nënsekretarit amerikan të shtetit Daniel Fried, plani i Martti Ahtisaarit është alternativë e vetme për zgjidhjen e statusit të Kosovës.

MITROVICË
Disa mijëra serbë nga pjesa veriore e Kosovës kanë porositur sot në një tubim në pjesën veriore të Mitrovicës se nuk pranojnë planin e Martti Ahtisaarit.
Në tubimin nën moton "Për Kosovën e Metohinë nën Serbi", që u organizua nga Këshilli Nacional Serb, ata thanë se nuk pajtohen me pavarësinë e Kosovës dhe as me shkëputjen e saj nga Serbia.
Kreu i këshillit, Millan Ivanoviq ka deklaruar se "serbët asnjëherë nuk do ta japin Kosovën", dhe nëqoftëse zgjidhja do të imponohet, atëherë serbët e Kosovës kanë të drejtën për vetëvendosje.

SEVILJE
Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s janë angazhuar për përfundimin e shpejtë të procesit për zgjidhjen e statusit të Kosovës, dhe e kanë "konfirmuar qëllimin që NATO në masë të plotë ta luajë rolin e saj të ardhshëm" në Kosovë, "përfshirë dhe rolin e mundshëm në zhvillimin e strukturave të ardhshme të sigurisë në Kosovë".
Në deklaratën përmbyllëse nga takimi dy ditësh në Sevilje, ministrat e Mbrojtjes të aleancës veriatlantike i kanë dhënë "mbështetje unanime të dërguarit të Kombeve të Bashkuara për statusin, Martti Ahtisaari".
Pas takimit të Këshillit NATO-Rusi, ministri rus i Mbrojtjes Sergei Ivanov tërhoqi vërejtjen se nëse Kosovës i jepet pavarësia atëherë mund të hapet rruga për kërkesa të ngjashme edhe në territoret ish sovjetike.
"Nëse teorikisht supozojmë se Kosova e ka fituar pavarësinë, atëherë popujt e shumë territoreve tjera të papranuara do të pyeten përse ata po trajtohen më keq se të tjerët. Duhet të jemi të kujdesshëm që të mos e hapim kutinë e Pandorës ", tha Ivanov.
Zëdhënësi i NATO-s James Apathurai tha se në takimin e ministrave janë zhvilluar "diskutime të thella për Kosovën".
Shtyrjet e procesit për statusin e Kosovës "nuk janë të mençura dhe eventualisht mund të sjellin në rritjen e tensionimeve në Kosovë", tha Apathurai.

UASHINGTON
Një raport i brendshëm i Departamentit të Mbrojtjes i ka fajësuar zyrtarët civilë të mbrojtjes për ekzagjerimin e lidhjeve ndërmjet Irakut të Saddam Husseinit dhe Al Kaidës.
Raporti i zyrës së inspektoratit të përgjithshëm të Departamentit të Mbrojtjes, e nënvizon rolin e ish nënsekretarit të Mbrojtjes, Douglas Feith për zhvillimin dhe lëshimin e informatave "të dyshimta", që janë përdorur për të arsyetuar invazionin në Irak.
Pjesë nga raporti i bëri publik senatori Carl Levin, kryesues i Komitetit të Forcave të Armatosura.

BAGDAD
Policia irakiane tha se persona të armatosur dhe të uniformuar vranë të paktën 11 civilë dhe rrëmbyen 13 të tjerë në qytetin Imam në jug të Bagdadit.
Incidenti ndodhi në kohën kur trupat amerikane dhe irakiane po i vazhdojnë operacionet në kryeqytet, me qëllim që t'u japin fund luftimeve.
Po sot, ushtria amerikane tha se ka vrarë 8 kryengritës në një sulm nga ajri në afërsi të Bagdadit.

LONDËR
Biznesmeni miliarder Richard Branson dhe ish nënpresidenti amerikan Al Gore sot shpallën se kanë themeluar një çmim që do të ndahet për inovacionet, të cilat që do të reduktonin efektet e serës.
Çmimi Sfida e Tokës me vlerë 25 milionë dollarë, do t'u jepet individëve apo grupeve, që do të zbulojnë mënyrat për të reduktuar emisionet e dioksid karbonit, të cilat shkaktojnë ngrohjen globale.
Al Gore e quajti luftën kundër ngrohjes globale "sfidë të njerëzimit".

  
 


8. Shkurt, 2007 20:43 CET   
  

  
KOMBET E BASHKUARA
I dërguari i KB për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, tha se ende nuk ka marrë kërkesë zyrtare nga Serbia për shtyrjen e konsultimeve të parapara për 13 shkurt në Vjenë.
"Ende nuk më kanë kontaktuar dhe pres që kjo të ndodhë sot apo nesër. Sidoqoftë, nuk bëhet fjalë për një shtyrje të gjatë, ndoshta një javë apo 10 ditë", tha Ahtisaari pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon.
Ahtisaari tha se planifikon që deri nga fundi i marsit ta kompletojë propozimin për statusin e Kosovës dhe t'ia paraqesë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ai tha se është i gatshëm t'i shqyrtojë "amandamentet konstruktive" të Prishtinës dhe Beogradit në propozimin e tij për statusin.
Ahtisaari nuk deshi të flasë për çështjen e sovranitetit dhe anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në Kombet e Bashkuara, por theksoi se "statusi do të jetë shumë qartë i formuluar në dokumentin përfundimtar".
I pyetur nëse statusi i Kosovës do të zgjidhet gjatë presidencës gjermane të BE-së deri në fund të qershorit, Ahtisaari e shfaqi shpresën se statusi "do të zgjidhet shumë më herët".
Në pyetjen nëse plani parasheh pavarësi të Kosovës, por vetëm që nuk ia thotë emrin, Ahtisaari u përgjigj se "të dyja palët kanë nxjerrë konkluza në bazë të pakos se pavarësia e Kosovës do të mbikqyret nga kominiteti ndërkombëtar".
Ahtisaari i bëri këto komente në një konferencë për shtyp pasi përfaqësuesve të këshillit të Lartë politik të Kombeve të Bashkuara, ua prezantoi detajet e propozimit të tij për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Në takimin, i cili u drejtua nga Ban Ki-Moon, mori pjesë edhe shefi i UNMIK-ut Joachim Ruecker.

BEOGRAD
Serbia formalisht ka kërkuar shtyrjen e konsultimeve për statusin final të Kosovës. Në njoftimin nga presidenca serbe thuhet se Boris Tadiq ka kërkuar nga Martti Ahtisaari që bisedimet të shtyhen deri sa të konstituohet parlamenti i ri i Serbisë.

SHKUP
Zëvendësi i kryenegociatorit të KB për statusin e Kosovës, Albert Rohan ka biseduar sot në Shkup me presidentin Branko Cërvenkovski mbi propozimin e Martti Ahtisaarit për zgjidhjen e statusit të Kosovës.
Në komunikatën e lëshuar nga presidenca thuhet se Cërvenkovski ka shprehur kënaqësi që në propozimin e Ahtisaarit, çështja e kufirit Kosovë-Maqedoni vlerësohet si çështjet teknike, e jo politike.
Mbështetje për planin e Ahtisaarit, Albert Rohan ka marrë edhe nga kryeministri Nikolla Gruevski dhe ministri i Jashtëm, Antonio Milloshoski.

SHKUP
Komisioneri i BE për Zgjërimin Oli Rehn u ka bërë thirrje qeverisë dhe partive politike në Maqedoni të vendosin dialogun politik, pasi gjendja e tanishme politike nuk do t'i kontribuojë proceseve integruese të Maqedonisë.
"Tani presim më shumë nga ju pasi jeni shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Duhet t'i përmbushni standardet pasi anëtarësimi nuk është proces automatik", ka thënë Oli Rehn, i cili në Shkup po merr pjesë në një konferencë me temën "Marrëveshja e Ohrit-një hap përpara".
Oli Rehn gjithashtu ka veçuar qëndrimin korrekt të Maqedonisë në raport me çështjen e Kosovës.

SEVILLE
Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s u zotuan se aleanca do të mbetet në Kosovë për të krijuar një mjedis të sigurtë gjatë procesit për statusin e Kosovës.
"NATO do të vazhdojë ta kryejë detyrën thelbësore të krijimit të një mjedisi stabil dhe të sigurtë", tha në hapje të samitit sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap De Hoop Scheffer, për të shtuar se aleanca do ta rishikojë rolin e 16.000 trupave në Kosovë pasi të jetë arritur marrëveshja për statusin.
Ndërsa Bashkimi Evropian po përgatitet të marrë një rol më të madh në Kosovë, ai tha se është esenciale që NATO dhe BE-ja të bashkëpunojnë më ngushtë.
Scheffer gjithashtu e ka theksuar mbështetjen e 26 vendeve të aleancës për planin e Martti Ahtisaarit.

MOSKË
I dërguari amerikan për statusin e Kosovës Frank Wisner nesër do të qëndrojë në Moskë ku me zyrtarët rusë do të diskutojë mbi çështjen e Kosovës.
Wisner pritet të takohet me zëvendës ministrin e Jashtëm Vladimir Titov dhe kryetarin e komitetit të Dumas për Politikë të Jashtme Konstantin Kosaçev.
Javën e kaluar, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov bisedoi në Uashington me presidentin George Bush dhe sekretaren e shtetit Condoleezza Rice. Pas kthimit, Lavrov tha se Moska dhe Uashingtoni s'kanë vizion të njëjtë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

UASHINGTON
Shtëpia e Bardhë tha se nuk ka synime të luftojë me Iranin. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Gordon Johndroe, i hodhi poshtë kërcënimet e liderit suprem të Iranit Ali Khamenei, i cili tha se vendi i tij do t'i godasë interesat amerikane në botë nëse sulmohet për shkak të programit të vet bërthamor. Johndroe tha se Khamanei "shpesh bën deklarata të këtilla të paprovokuara".
Ai tha se presidenti George Bush "e ka bërë të qartë se ne nuk kemi synime për të luftuar me Iranin".

BAGDAD
Të paktën 69 persona e humbur jetën nga shpërthimet e sotme në Irak. Ndërkohë, policia irakiane tha se ka gjetur trupat e pajetë të 10 njerëzve në qytetin Mosul.
Ushtria e Shteteve të Bashkuara gjithashtu njoftoi se 4 marinca amerikanë kanë humbur jetën në përleshjet në krahinën Al-Anbar.

UASHINGTON
Senati amerikan e konfirmoi gjeneralin George Casey shef të ri të Shtabit të Përgjithshëm të armatës, ndonëse disa ligjvënës bënë vërejtje për mënyrën se si ai e drejtoi luftën në Irak.
Casey ka qenë komandant i trupave amerikane në Irak prej korrikut, 2004. Në vend të tij, presidenti George Bush emëroi gjeneralin George Petraeus.

ROMË
Ministria e Brendshme e Italisë ka urdhëruar që 5 ndeshje futbollistike në ligën kryesore, javën e ardhshme të luhen pa publik për shkak se stadiumet nuk i kanë plotësuar standardet e sigurisë. Ndër klubet që përfshihen nga masat e fundit janë AC Milan dhe Inter Milan.
Vendimi i sotëm pasoi vrasjen e një polici në një ndeshje të javës së kaluar.


7. Shkurt, 2007 20:50 CET   
  

  
PRISHTINË
Gjatë një vizite zyrtare në Izrael, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Hashim Thaçi u takua sot me zëvendëskryeministrin e Izraelit Shimon Peres.
Në komunikatën e PDK-së Thaçi citohet të ketë thënë se “tash Kosova është në fazën kur i duhet njohja ndërkombëtare, dhe në këtë kontekst shteti i Izraelit është shumë i rëndësishëm“.
Sipas z.Thaçi, zëvendëskryeministri Peres e ka siguruar atë për mbështetjen e Izraelit për pavarsinë e Kosovës dhe poashtu ka konfirmuar se do të bëhen projekte të veçanta për ndihmë Kosovës në fushën e ekonomisë.

PRISHTINË
Bashkimi Evropian e mbështet propozimin e Martti Ahtisaarit për zgjidhjen e statusit të Kosovës dhe i inkurajon palët të marrin pjesë në fazën e ardhshme të konsultimeve në Vjenë, ka thënë sot në Prishtinë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Siguri dhe Bashkëpunim.
Javier Solana ka takuar Ekipin Negociues të Kosovës si dhe përfaqësuesit e komunitetit serb.
Solana gjithashtu ka thënë se i takon Ahtisaarit të vendosë për shtyrjen eventuale të bisedimeve për statusin e Kosovës.
Më herët, agjencia Reuters transmetoi Solanën të ketë thënë se për BE-në do të ishte e pranueshme një shtyrje e shkurtër e bisedimeve të ardhshme për statusin e Kosovës.
"Çdo gjë që është e arsyeshme, siç është koha, mund të jetë e pranueshme, ndoshta për një javë apo ngjashëm", e citon Reuters shefin e diplomacisë evropiane Javier Solana.

BEOGRAD
Liderët serbë u zotuan të mos heqin dorë nga Kosova duke paralajmëruar zyrtarët e Bashkimit Evropian se plani i Kombeve të Bashkuara për Kosovën mund t'a destabilizojë Ballkanin.
Këto paralajmërime zyrtarët serb i bënë pas takimeve me delegacionin e Bashkimit Evropian, të përbërë nga shefi i diplomacisë evropiane Javier Solana, Komisioneri për Zgjerim Oli Rehn dhe ministri i Jashtëm gjerman Frank Valter Steinmeier.
"Ne jemi të gatshëm t'i rifillojmë negociatat", ka thënë Solana pas takimit me kryeministrin Koshtunica për të shtuar se "për këtë është shumë e rëndësishme të formohet qeveria e re sa më shpejtë të jetë e mundur. Këto janë kohë të vështira që kërkojnë inkurajim dhe vendosmëri", ka thënë Solana.
Ndërsa Koshtunica vlerësoi se "Kosova mund të paraqet precedent serioz". "Është çështja e rëndësisë së stabilitetit jo vetëm në rajon, por në gjithë botën", ka thënë Koshtunica për të shtuar se Serbia "do të jetë konstruktive por nuk do të lëvizë nga përpjekjet për t'a mbajtur Kosovën", tha Koshtunica.
Shefi i diplomacisë gjermane Steinmeier ka thënë se "Serbia gjendet në një moment kyç historik, dhe duhet të ndërmerren vendime kyçe, ndërsa Kosova nuk është zgjidhje e lehtë".

BEOGRAD
Ministri britanik për Evropën, Geoff Hoon, sot u bëri thirrje autoriteteve në Beograd që të angazhohen në mënyrë konstruktive "si në procesin e zgjidhjes së statusit të Kosovës, ashtu edhe në bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës".
Sa i përket kërkesës së Beogradit për shtyrjen e konsultimeve rreth statusit të Kosovës në Vjenë, Geoff Hoon tha se "nuk duhet shpejtuar, por duhet shqyrtuar ato që ofrohen".
Hoon shprehu përkrahjen e Britanisë për planin e Martti Ahtisaarit për statusin e Kosovës, duke thënë se ky propozim ofron kushte të mira për serbët e Kosovës.
Ministri Hoon ka zhvilluar sot takime me presidentin serb Boris Tadiç, kryeministrin Koshtunica dhe shefin e diplomacisë Vuk Drashkoviç.

PRISHTINË
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka kundërshtuar çdo lloj shtyrje të procesit të zgjidhjes së statusit të Kosovës dhe këmbëngul që procesi të vazhdojë sipas planit.
"Qeveria beson që konsultimet Prishtinë - Beograd në Vjenë do të fillojnë më 13 shkurt dhe përfundojnë më 2 mars", ka thënë shefi i zyrës për informim, Bedri Gashi.

PRISHTINË
Forcat e NATO-s në Kosovë njoftuan se prej 18 deri më 22 shkurt do ta realizojnë një stërvitje të koduar me emrin "Skifteri i Ballkanit Shtatë" që ka për qëllim koordinimin e 17 mijë trupave paqëruajtëse të KFOR-it me me pjesëtarët e Shërbimit Policor të Kosovës. Operacioni poashtu ka për qëllim t'a ndihmojë Kosovën për fazën e ardhshme pas statusit.

SEVILLE
Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s nesër do të diskutojnë rritjen eventuale të trupave në Afganistan, me qëllim të mbështetjes së forcave të Shteteve të Bashkuara. Përveç Afganistanit ministrat pritet ta theksojnë përkushtimin e tyre për ruajtjen e paqes në Kosovë gjatë procesit të negociatave për statusin.

BAGDAD
Departamenti amerikan i Mbrojtjes konfirmoi se 7 ushtarë amerikanë kanë humbur jetën pas rrëzimit të helikopterit sot në Bagdad.
Më herët zëdhënësi i forcave amerikane në Irak Uilliam Calduell e konfirmoi incidentin por nuk dha hollësi për dëmet.
"Është një helikopter ushtarak CH-46 që u rrëzua. Forcat për reagim të shpejtë janë në vendin e ngjarjes dhe po i zhvillojnë hetimet. Incidenti ka nodhur në veri-perendim të Bagdadit", tha Calduell.

6. Shkurt, 2007 21:38 CET   
  

  
UASHINGTON
Presidenti amerikan, George Bush e ka paraqitur propozimin e tij për buxhetin për vitin 2008 në Kongresin e Shteteve të Bashkuara. Në këtë propozim buxhet parashihen që për mbrojtje të shpenzohen më tepër se 624 miliardë dollarë gjatë 12 mujave, duke filluar prej 1 tetorit të këtij viti. Këtu përfshihen edhe fonde plotësuese për luftërat në Irak dhe në Afganistan. Administrata e presidentit Bush ka rekomanduar rritjen e ndihmës për Kosovën për më tepër se 150 milionë dollarë. Rritje të fondeve janë paraparë edhe për Afganistanin dhe Pakistanin. Presidenti Bush tha se prioriteti numër një është siguria:
- Prioriteti ynë është mbrojtja e popullit amerikan. Prioritet i yni është që të jemi të sigurtë se trupat tona i kanë të gjitha ato që u duhen për ta bërë punën e tyre. Poashtu kemi edhe prioritete kombëtare të arsimit dhe të kujdesit shëndetësor, tha presidenti Bush.

BEOGRAD
Uashingtoni është i bindur se Beogradi do të marrë pjesë në bisedimet e mëtejshme për Kosovën, tha sot i dërguari i Shteteve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Frank Wisner. "Po largohem me një siguri nga presidenti dhe kryeministri se qeveria e Serbisë ka për qëllim që të angazhohet në negociatat e mëtejshme", tha zoti Wisner. Këto komente ai i bëri pas takimeve me presidentin e Serbisë, Boris Tadiq dhe me kryeministrin Vojisllav Koshtunica, që javën e kaluar e hodhën poshtë planin e të dërguarit të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari. Mëtutje, zoti Wisner tha se propozimin e Martti Ahtisaarit, Uashingtoni e sheh si "një dokument historik që përcakton etapën për pjesën finale të këtyre negociata që zgjatën shumë". Mëtutje ai u shpreh se "personalisht e mirëpret faktin se qeveria e Serbisë do të angazhohet në atë që besoj se është rundi final i negociatave". Presidetni Boris Tadiq, pas takimit, kumtoi se në bisedimet me të dërguarin amerikan ka shprehur "përkushtim të fuqishëm se bisedimet duhet të vazhdojnë dhe përkushtimin e Serbisë për paqen në rajon". Pas takimit me zotin Wisner, kryeministri Vojisllav Koshtunica kumtoi se plani i Ahtisaarit ishte "i papranueshëm" dhe ka akuzuar të dërguarin e Kombeve të Bashkuara për "hapjen jolegjitime të çështjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë".

BUKURESHT
Ministri britanik për çështje evropiane, Geoff Hoon e përshëndeti sot planin e Martti Ahtisaarit për Kosovën, duke thënë se "ai sjellë paqe dhe stabilitet në një pjesë të vështirë të botës" dhe se "kjo mundësi nuk duhet të injorohet". Këto komente zoti Hun i bëri pas takimit me ministrin rumun, Mihai Razvan Ungureanu në Bukuresht.

PRISHTINË
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Havier Solana nesër arrinë në Prishtinë. Me këtë rast ai do të takohet me Ekipin negociator të Kosovës. Parashihet që pas Prishtinës zoti Solana do ta vizitoj edhe Boegradin.

LONDËR
Nuk do të ketë shtyrje të planeve për paraqitjen e propozimit për Kosovën para Këshillit të Sigurimit në fund të këtij muaji, ka thënë kryenegociatori Martti Ahtisaari, në një intervistë për gazetën britanike 'Financial Times' të publikuar sot. "Nëse dikush kërkon më tepër kohë, do t'i pyes, se a do të ndryshonte kjo diçka në qëndrimin e tyre? Nuk mendoj se vonesat në këtë proces do të sillnin ndryshime", ka thënë Ahtisaari. Duke folur për qëndrimet e Grupit të Kontaktit rreth pakos për statusin e Kosovës, Ahtisaari ka thënë se "mund të ketë disa nuanca të qëndrimeve, por është inkurajuese që ata po veprojnë së bashku".

VJENË
Remi Durlo, zëdhënës i zyrës së të dërguarit të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari ka thënë sot se Beogradi ende nuk i është përgjigjur ftesës për takimin në Vjenë më 13 shkurt. Ai ka thënë se "kemi marrë përgjigjje pozitive nga Prishtina, por jo edhe nga Beogradi" dhe ka shtuar se "po presim që ta marrim përgjigjjen, qoftë ajo pozitive, negative ose ftesë për shtyrje dhe do të shohim".

MOSKË
Plani i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës nuk duhet të jetë "artificialisht i imponuar" ndaj Beogradit dhe Prishtinës, ka thënë sot Sergei Yastrzhembsky, i dërguar i presidentit të Rusisë, Vlladimir Putin në Bashkimin Evropian. "Gjëja kryesore është që ai të jetë i pranueshëm nga Beogradi dhe Prishtina" dhe shtoi se "lojtarët e tjerë ndërkombëtarë janë të një rëndësie dytësore". Këto komente ai i bëri në një kofnerencë për shtyp në Moskë. Siç informon mëtutje AFP, Rusia tradicionalisht ka mbështetur Serbinë dhe ka thënë se nuk do ta mbështesë vendimin për status të Kombeve të Bashkuara, që nuk është i pranueshëm për autoritetet e Serbisë.

PRAGË
Ministria e jashtme e Çekisë ka mbështetur sot planin e Martti Ahtisaarit për statusin e Kosovës, pasi, siç është vlerësuar, ai është "një kompromis i balancuar". "Ministria e jashtme në tërësi e mbështet propozimin", thuhet në njoftimin e kësaj ministrie dhe shtohet se "ai do të sjellë siguri, stabilitet, mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe të drejta të individëve, që u takojnë pakicave kombëtare dhe se do të sjellë prosperitet ekonomik". Çekia ka ftuar Prishtinën dhe Beogradin që ta mbështesin propozimin e Martti Ahtisarit dhe kështu ta lehtësojnë miratimin e tij në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

BRATISLLAVË
Ministri i jashtëm i Sllovakisë, Jan Kubish ka thënë sot se "pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme" duke vlerësuar se ky është "një process në një drejtim dhe se këtë nuk mund ta ndalim dhe se kjo tash do të ishte edhe e rrezikshme". Këto komente ai i bëri gjatë një fjalimi në Këshillin për çështje evropiane të Parlamentit të Sllovakisë. Deputetët e këtij Këshilli sot njëzëri kanë miratuar propozimin e qeverisë, që e ka paraqitur Jan Kubish, për ta mbështetur propozimin e Martti Ahtisaari's për statusin e Kosovës.

PRISHTINË
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që në mbledhjen e jashtëzakonshme të premten të shqyrtohet propozimi i Marti Ahtisaarit për statusin e Kosovës, ka thënë sot kryetari i Kuvendit, Kolë Berisha. Ai mëtutje ka thënë se në këtë takim do të marrë pjesë edhe Ekipi Negociator i Kosovës.

PRISHTINË
Lëvizja "Vetëvendosje" e ka vlerësuar të papranueshëm planin e zoti Ahtisaari për statusin e Kosovës, duke thënë se propozimi është konretizim i formulave serbe për zgjidhjen e statusit të Kosovës.
- Ai paraqet kontretizim, qartësim dhe saktësim të asaj që me rezolutën 1244 është quajtur autonomi substanciale. Përveç kësaj, pakoja e Ahtisaarit ndodhet brenda dy formulave serbe: autonomi brenda autonomisë dhe më shumë se autonomi e më pak se pavarësi, tha sot lideri i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti. Ai mëtutje u shpreh se në protestën e 10 shkurtit në Prishtinë, do të marrin pjesë numër i madh i demonstruesve.

BEOGRAD
Përfaqësues të serbëve të Kosovës i kanë transmetuar të dërguarit të Shteteve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Frank Wisner pakënaqësi të popullit serb që në propozimin për status të zotit Ahtisaari nuk përment rezoluta 1244, tha sot njëri nga liderët e serbëve të Kosovës, Oliver Ivanonoviq. Sipas fjalëve të tij, politikanët Rangjel Nojkiq, Sllobodan Petroviq dhe ai i kanë thënë dje zotit Wisner se është e paranueshme që Kosova ta ketë ushtrinë dhe që serbët të trajtohen si pakicë. Raportohet se për të premten në pjesën veriore të Mitrovicës është paralajmëruar një tubim proteste kundër planit të OKB-së për Kosovën.

PRISHTINË
Federata Ndërkombëtare e Hendbollit e ka pranuar sot Federatën Hendbollistike të Kosovës si anëtare me të drejta të kushtëzuara, ka konfirmuar kryetari i kësaj federate, Mexhid Devaja. Ai ka thënë se vendimi u bë pas kërkesës së FHK-së dhe se vendimi për anëtarësim të plotë do të merret gjatë Kongresit të Federatës Ndërkombëtare që do të mbahet në Madrid. Kosova tashmë është anëtare me të drejta të plota e Federatës Evropiane të Hendbollit.



5. Shkurt, 2007 12:51 CET   
  

  
PRISHTINË
Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se propozimi i Ahtisarit për zgjidhjen e statusit të Kosovës është i shkëlqyeshëm dhe meriton përkrahje të plotë, ka pohuar sot në Prishtinë i dërguari amerikan për statusin e Kosovës, Frank Wisner. Ai ka siguruar Presidentin dhe Ekipin e Negociues të Kosovës se sugjerimet e tyre lidhur me pakon e Ahtisarit do të merren në konsideratë gjatë fazës së ardhshme të konsultimeve në Vjenë, ndërkaq qytetarëve të Kosvës u ka dërguar mesazhin se propozimi final për statusin i cili do t'i drejtohet Këshillit të Sigurimit, nuk do t'i zhgënjejë.

BEOGRAD
Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që ta pranojnë planin e Kombeve të Bashkuara për Kosovën.
Në një intervistë të botuar për gazetën beogradase "Glas Javnosti", Çeku ka thënë se proçesi për zgjidhjen e statusit të ardhshëm të Kosovës, ëhstë një rast që zgjidh shume dilema dhe pasiguri për serbët.
"Dora jonë është e zgjatur, mirëpo serbët nuk janë të gatshëm t'a pranojnë realitetin se ata jetojnë në Kosovë, por mendojnë e jetojnë si Serbë", ka thënë Çeku.
Ai ka shtuar se serbët e Kosovës janë të hutuar dhe në ankth për shkak se u janë ekspozuar presioneve të mëdha të Beogradit".

MOSKË
Tre zyrtarë të kartë të Bashkimit Evropain sot qëndrojnë në Moskë në përpjekje për t'i zbutur dallimet mes Rusisë dhe BE-së lidhur me të ardhmen e Kosovës.
Treshja e përbërë nga Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank Walter-Shtajnmajer, Shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE, Javier Solana, dhe Komisionerja për Marrëdhëniet me Jashtë Benita Ferrero-Valdner, u takuan me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov.
Para vizitës, Solana deklaroi për shtypin rus se "Rusia si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit mban përgjegjësi të veçantë lidhur me çështjen e statusit të Kosovës". Havier Solana gjithashtu është shprehur se Kosova është çështja kyçe me të cilën Evropa do të përballet gjatë këtij viti.

UASHINGTON
Presidenti amerikan George Bush pritet të prezantojë sot planin e tij për buxhetin fiskal të vitit të ardhshëm para Kongresit të kontrolluar nga demokratët.
Presidenti Bush do të kërkojë nga Kongresi miratimin e rreth 245 miliardë dollarëve për operacionet ushtarake në Irak e në Afganistan.
Zyrtarë të administratës së presidentit thanë se kërkesa përfshin rreth 100 miliardë dollarë për operacionet në Irak dhe Afganistan për këtë vit, ndërsa më shumë se 145 miliardë dollarë për këto dy konflikte në vitin fiskal 2008.




4. Shkurt, 2007 21:34 CET   
  

  
PRISHTINË
I dërguari i Shteteve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Frank Wisner sot arriti në Prishtinë. Sipas një njoftimi nga Zyra amerikane, zoti Wisner nesër do të zhvilloj takime të ndara me zyrtarët më të lartë të Kosovës dhe me Ekipin negociator. Kjo vizitë po bëhet disa ditë pasi i dërguari i Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari e paraqiti propozimin e tij për statusin e Kosovës në Prishtinë dhe në Beograd.

BEOGRAD
Ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Drashkoviq tha sot se Beogradi duhet të këmbëngulë në të drejtën e tij për ta mbajtur Kosovën, përkundër planit të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës. Në një intervistë për Televizionin B92, zoti Drashkoviq tha se Serbia duhet të kërkoj ndryshim të propozimit të Martti Ahtisaarit. Agjencia AP nga Beogradi raporton se liderët serbë e kanë hedhur poshtë këtë propozim, duke thënë se ai e hapë rrugën për pavarësi të Kosovës.

BAGDAD
Së paku 37 vetë janë vrarë nga sulmet me bomba dhe nga të shtënat sot në Bagdad, ndërsa në pjesë të tjera të Irakut është raportuar për 7 vetë të vrarë. Sot në kryeqytetin e Irakut u gjetën edhe 33 trupa të pajetë. Njëherësh, ushtria e Shteteve të Bashkuara sot ka shpallur se katër helikopterë amerikanë, që u rrëzuan gjatë dy javëve të fundit në Irak ishin goditur nga kryengritësit, me ç'rast u vranë së paku 20 persona.

LONDËR
Tre ish oficerë të lartë të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara kanë tërhequr vërejtjen kundër çfarëdo sulmi ushtarak kundër Iranit, duke thënë se një gjë e tillë do të kishte "pasoja katastrofale" për sigurinë në Lindjen e Mesme. Në një letër të botuar në gazetën londineze Sunday Times ata thonë se kriza lidhur me programin bërthamor të Iranit duhet të zgjidhet nëpërmjet të diplomacisë dhe kanë kërkuar nga Uashingtoni që ti hapë bisedimet me Teheranin "pa parakushte". Letra është nënshrkuar nga gjeneralët Robert Gard e Joseph Hoar dhe nga admirali Jack Shanahan.

KABUL
Gjenerali amerikan, Dan McNeil e ka marrë sot komandën e trupave që udhëhiqen nga NATO-ja në Afganistan.
- E kam këtë mesazh për pjesëtarët e forcës ndërkombëtare ndihmëse të sigurisë: këto gjëra ne i pranojmë si detyrë e jona. Para se gjithash misioni ynë do të vazhdoj derisa të arrihet qëllimi, tha gjenerali McNeil.
Në ceremoninë e pranim-dorëzimit të komandës, foli edhe komandanti i deritashëm, britaniku, David Richards:
- NATO-ja dhe forcat afgane kombëtare të sigurisë nuk do të pësojnë disfatë ushtarake dhe kjo është e rëndësishme pasi e siguron popullatën se qeveria e tyre dhe bashkësia ndërkombëtare do të kenë sukses, tha gjenerali Richards.

KABUL
Gjatë një sulmi preciz, trupat e udhëhequra nga NATO-ja në Afganistan kanë vrarë sot një "lider të nivelit të lartë taliban", ka njoftuar zëdhënësi Tom Collins. Ai tha se sulmi afër qytetit Musa Kala ishte udhëhequr në koordinim të plotë me qeverinë e Afganistanit. Banorët thonë se sulmi ajror kishte pasur për cak veturën e komandantit taliban, Mullah Ghafour. Kryengritësit talibanë e morën qytetin Musa Kala të enjten.

JERUSALEM
Qeveria e Izraelit ka konfirmuar sot zgjedhjen e gjeneralit, Gabi Ashkenazi në postin e shefit të shtamadhorisë së armatës izraelite. Shefi i mëparshëm, Dan Halutz dha dorëheqje muajin e kaluar për shkak të asaj që konsiderohet udhëheqje e dështuar e luftës së fundit kundër Hezbollahut në Liban.

QYTETI I GAZËS
Përkundër armëpushimit të shpallur, në qytetin e Gazës edhe sot ka pasur të shtëna sporadike ndërmjet grupimeve rivale palestineze Hamas dhe Fatah. Në lutimet ndërmjet Hamasit, që kryeson qeverinë dhe Fatahut, lëvizje që udhëhiqet nga presidenti i Autoritetit palestinez, Mahmud Abbas, gjatë pesë ditëve të kaluara, janë vrarë 28 palestinezë. Sot, nga plagët e marra të premten kanë vdekur dy pjesëtarë të gardës presidenciale të zotit Abas.

XHAKARTË
Autoritetet në Indonezi thanë se së paku 20 vetë kanë vdekur dhe më se 340 mijë kanë mbetur pa kulm mbi kokë nga vërshimet në kryeqytetin e Indonezisë. Të reshurat e mëdha për disa ditë me rradhë kanë bërë që lumenjtët të dalin nga shtrati duke vërshuar shumë shtëpi dhe duke dëmtuar rrjetin e transportit dhe të energjisë elektrike.

3. Shkurt, 2007 20:45 CET   
  

  
MOSKË
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia edhe më tutje kanë mospajtime të thella rreth ardhmërisë së Kosovës, ka deklaruar sot ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei
Lavrov, për të shtuar se Kosova është pika qendrore e mospajtimeve ndërmjet dy vendeve.
"Ne ende nuk kemi vizion të përbashkët për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Për dallim nga Irani, Iraku dhe Lindja e Mesme, mospajtimet rreth Kosovës janë më të thella", e citon Reuters shefin e diplomacisë ruse.
Ndërkaq Associated Press e citon Lavrovin të ketë thënë se për dallim nga Irani, Iraku dhe Afganistani, dallimet në pozicionet amerikano- ruse janë të karakterit parimor.
Lavrov ka vënë në pah se Rusia konsideron se për Kosovën duhet gjetur zgjidhje, e cila do të pranohej nga Beogradi dhe Prishtina, por ka shtuar se Shtetet e Bashkuara mendojnë ndryshe.
"Amerikanët konsiderojnë se zgjidhja e ngadalshme e çështjes së Kosovës nuk është e drejtë dhe se problemin duhet zgjidhur përmes Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara" ka thënë Lavrov pas kthimit nga Uashingtoni, ku ka biseduar me sekretaren amerikane të shtetit Condoleezza Rice.

PRISHTINË
Kryeministri Agim Çeku i ka paralajmëruar sot serbët e Kosovës që të mos përpiqen të shkëputen nga pjesa tjetër e vendit, si reagim ndaj propozimit të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës.
"Pavarësia e Kosovës është kapitull i mbyllur. Nuk ka dhe nuk do të ketë ndryshim të kufinjve, ndërsa të drejtat e të gjithëve do të realizohen përmes sistemit dhe institucioneve demokratike", ka deklaruar Çeku për agjencinë Reuters.
Ai gjithashtu është shprehur optimist për qëndrimin e Rusisë në negociatat për statusin e Kosovës.
"Deri tash Rusia ka qenë konstruktive. Rusia gjithmonë ka patur qasje të ndryshme ndaj Kosovës, por ata janë anëtar konstruktiv të Grupit të Kontaktit, ku i kanë mbështetur të gjitha vendimet dhe parimet. Shpresoj se përkundër qasjes së ndryshme që ka, Rusia më në fund do t'i japë mbështetje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara", ka thënë Çeku.

TIRANË
Zyrtarët e lartë në Shqipëri mbështetën propozimet e të dërguarit të KB Martti Ahtisaari për statusin e Kosovës të bëra publike më 2 shkurt në Beograd dhe Prishtinë.
Presidenti i Shqipërisë Alfred Moisu tha në një deklaratë shtypi se paketa e propozimeve shënon një hap vendimtar në fazën përfundimtare të përpjeket e bashkësisë ndërkombëtare për një zgjidhje realiste dhe të qëndrueshme për Kosovën.
Ndërkaq, në një konferencë të posaçme për shtyp kryeministri Sali Berisha u bëri thirrje çdo shqiptari që të mbëështesë cdo pikë të dokumentit.
"Kosovës i duhet një mbështetje ekonomike dhe sociale për t'u ndërtuar një shtet të suksesshëm pasi Kosova është shteti me pasurinë më të madhe në krahasim me vendet e rajonit", tha Berisha.
Edhe kreu i Partisë Socialiste Edi Rama mbështeti dokumentin e paraqitur nga Ahtisari duke e quajtur një dokument historik për Kosovën.

SHKUP
Anëtari i Ekipit Negociator të Kosovës Hashim Thaçi, sot u ka prezantuar autoriteteve në Shkup përmbajtjen e pakos së Martti Ahtisaarit për statusin e ardhshëm të Kosovës,
Kryeministri Nikolla Gruevski tha se plani i Ahtisaarit është i pranueshëm për Maqedoninë.
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës Hashim Thaçi gjithashtu ka falënderuar Qeverinë e Maqedonisë për qëndrimin rreth statusit të Kosovës.
Thaçi dhe Gruevski kanë konkluduar se stabiliteti në rajon është interes jo vetëm i Kosovës, por edhe i Ballkanit në përgjithësi.

BAGDAD
Të paktën 121 njerëz e humbën jetën dhe më shumë se 200 u plagosën kur një kamion me eksploziv u përplas në një treg të ushqimeve në Bagdad.
Zyrtarët irakianë thanë se sulmuesi vetëvrasës kishte ngarkuar kamionin me rreth 1 ton eksploziv. Prej fillimit të vitit, ky është sulmi më vdekjeprurës në kryeqytetin irakian.
Po sot, të paktën dy veta e humbën jetën dhe rreth 30 u plagosën nga disa shpërthime në Kirkuk.

WILLIAMSBURG
Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush e ka paralajmëruar qeverinë irakiane që të jetë më e ashpër ndaj kryengritësve.
Vërejtjet u bënë një ditë përpara se presidenti formalisht t'i kërkojë Kongresit 245 miliarda dollarë për financimin e konflikteve në Irak dhe Afganistan.

QYTETI I GAZËS
Të paktën 8 veta janë plagosur në përleshjet mes fraksioneve rivale palestineze që vazhduan gjatë natës dhe mëngjesin e sotëm në Rripin e Gazës.
Të premten, Hamasi dhe Fatahu thanë se kanë rënë dakord mbi parimet për të ripërtrirë armëpushimin dhe për të tërhequr njerëzit e armatosur nga rruga.

KANDAHAR
Qeveria afgane dhe forcat britanike do të ndërmarrin një sulm për ta rikthyer qytetin në jug të vendit, i cili u pushtua nga talibanët.
Rreth 200 deri 300 talibanë hynë të enjten në Musa Qala, përkundër marrëveshjes mes trupave afgane, britanike dhe liderëve fisnorë, se në qytet nuk do të lejohet asnjë forcë e armatosur.

FLORIDË
19 veta kanë vdekur në Floridë të Shteteve të Bashkuara pas një stuhie të fuqishme që shkatërroi qindra shtëpi dhe ndërtesa tjera.
Raportohet sy ky ishte kombinimi më vdekjeprurës i stuhisë dhe tornados që ka goditur Floridën në dekadën e fundit.

ROMË
Autoritetet e futbollit italian i kanë suspenduar të gjitha ndeshjet e futbollit në të gjitha ligat vendore dhe takimet ndërkombëtare pas vrasjes së një polici si pasojë e dhunës pas takimit të mbrëmshëm ndërmjet klubit Catania dhe Palermo.
Në qytetin Catania pas këtij takimi ka shpërthyer dhunë ndërmjet tifozëve të këtyre dy klubeve me ç'rast pos policit të vrarë, 100 veta janë plagosur.
Kryeministri Italian Romando Prodi ka mbështetur vendimin për suspendimin e të gjitha ndeshjeve duke thënë se autoritetet duhet të ndalin "degjenerimin e sportit".



******************************************************************************************************************************************************************

DOKUMENT

******************************************************************************************************************************************************************

Pakoja e Ahtisaarit
 

UNOSEK  Perkthimi jozyrtar (Origjinal) nga UNOSEK Kliko nën UNOSEK për ta shiquar Dokumentin
 



Propozimi për Status

Zyra e të Dërguarit të Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për procesin e statusit të ardhshëm të Kosovës

 

I.       Të Përgjithshme

 

Synimi i Propozimit të Gjithanshëm për Marrëveshjen mbi Statusin e Kosovës është të përcaktojë kërkesat e nevojshme për një Kosovë të ardhshme që është e mundëshme, e mbështetëshme dhe e stabilizuar. Ai përfshin masa të hollësishme për të siguruar inkurajimin dhe mbrojtjen e të drejtave të bashkësive the anëtarëve të tyre, decentralizimin efektiv të qeverisë dhe ruajtjen e mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e fetare.

PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE

 I.          Të Përgjithshme

 

Synimi i Propozimit të Gjithanshëm për Marrëveshjen mbi Statusin e Kosovës është të përcaktojë kërkesat e nevojshme për një Kosovë të ardhshme që është e mundëshme, e mbështetëshme dhe e stabilizuar. Ai përfshin masa të hollësishme për të siguruar inkurajimin dhe mbrojtjen e të drejtave të bashkësive the anëtarëve të tyre, decentralizimin efektiv të qeverisë dhe ruajtjen e mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e fetare. Për më tepër, Marrëveshja përshkruan masa kushtetuese, ekonomike dhe sigurie, të cilat së bashku synojnë të kontribuojnë në zhvillimin a një Kosove shumë-etnike, demokratike dhe të lulëzuar. Një element i rëndësishëm i Marrëveshjes është manadati që i jepet një prezence ndërkombëtare civile dhe ushtarake në Kosovë për të mbikqyrur zbatimin e Marrëveshjes dhe për të ndihmuar autoritetet kompetente Kosovare në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në gjithë Kosovën. Dispozitat e Marrëveshjes do të kenë përparësi mbi të gjitha dispozitat e tjera ligjore në Kosovë.

II.        Elementët e Marrëveshjes

 

Marrëveshja përfshin pjesën kryesore me katërmbëdhjetë nene që përbëjnë parimet e saj kyçe, dhe dymbëdhjetë Shtojca, të cilat zgjerojnë më tej këto parime:

·        Kosova do të jetë një shoqëri shumë-etnike, që e qeveris veten në mënyrë demokratike dhe me respekt të plotë për rendin ligjor, nivelin më të lartë të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të pranuara nga bota ndërkombëtare, dhe që nxit ekzistencën paqësore dhe të lulëzuar të gjithë banorëve të saj.

·        Kosova do të miratojë një Kushtetutë për të mbrojtur këto parime. Ndërsa Marrëveshja nuk përshkruan një Kushtetutë të plotë, ajo përkufizon elementët kyç që duhet të bëjnë pjesë në Kushtetutë.

·        Kosova do të ketë të drejtë të diskutojë dhe të miratojë marëveshje ndërkombëtare, duke përfshirë të drejtën për të kërkuar anëtarësi në organizata ndërkombëtare.

·        Mbrojtja dhe përkrahja e të drejtave të anëtarëve të baskësive është një element qëndror i Marrëveshjes. Marrëveshja përcakton aspektet kyçe që do të mbrohen, duke përfshirë kulturën, gjuhën, edukimin dhe simbolet. Ajo gjithashtu përshkruan mekanizma specifike të përfaqësimit të anëtarëve të bashkësive jo-Shqiptare të Kosovës në institucionet publike kryesore për të ruajtur dhe përkrahur pjesëmarrjen e tyre efektive dhe aktive në jetën publike. Për të mbrojtur të drejtat e bashkësive Kosovare jo-Shqiptare në procesin legjislativ, Marrëveshja gjithashtu lejon që disa ligje të caktuara mund të hyjnë në fuqi vetëm nëse një shumicë e anëtarëve Kosovarë jo-Shqiptare të Asamblesë Kosovare janë dakord me miratimin e tyre.

 

·        Marrëveshja përmban një propozim me përmasa të gjëra për decentralizim, i cili është i një shkalle të zgjeruar dhe synon të përkrahë qeverisjen e mirë, transparencën dhe efikasitetin në shërbimin publik. Propozimi përqëndrohet në veçanti në nevojat e shqetësimet specifike të bashkësisë Kosovare Serbe, e cila do të ketë një shkallë të lartë kontrolli mbi punët e veta. Elementet e decentralizimit përfshijnë, inter alia, kompetenca të reja bashkiake për bashkësitë me shumicë Kosovare Serbe (si për shembull në fushat e shëndetësisë së shkallës së dytë dhe të arsimit të lartë); autonomi të zgjeruar bashkiake në çështjet financiare, duke përfshirë aftësinë për të pranuar fonde transparente nga Serbia për një diapazon të gjëre aktivitetesh e qëllimesh bashkiake; masa mbi aleanca mes bashkive dhe bashkëpunimin përmes kufijve me institucione Serbe; dhe krijimin e gjashtë bashkësive të reja ose mjaft të zgjeruara me shumicë Serbe (Gracanica, Novo Brdo, Klokott, Ranilug, Partes. Mitovica-Veriore).  

 

·        Marrëveshja gjithashtu përcakton një sistem drejtësie në Kosovë i cili është i integruar, i pavarur, professional dhe i pa-anshëm, që i siguron drejtësi të gjithë personave në Kosovë. Ajo gjithashtu përcakton mekanizma për të siguruar që sistemi i drejtësisë është përfshirës dhe që shërbimi i tij gjyqësor dhe prokuror pasqyron karakterin shumë-etnik të Kosovës.

 

·        Elementet e Marrëveshjes për mbrojtjen dhe nxitjen e trashëgimisë fetare e kulturore do të sigurojnë ekzistenceën a papenguar e të patrazuar të Kishës Ortodokse Serbe (KOS) në Kosovë. Më shumë se dyzet vende kyçe fetare e kulturore do të rrethohen nga Zona Mbrojtëse për të parandaluar zhvillime apo ndërtime të dëmshme tregtare dhe industriale, dhe për të ruajtur dinjitetin culturor të këtyre vendeve. Marrëveshja gjithashtu garanton sigurinë fizike të përforcuar për vende të zgjedhura. KOS the organizata e saj e brendshme do të njihen haptazi nga autoritetet Kosovare dhe do t’i njihet e drejta a paprekshmërisë së pronës, liria nga taksimi dhe prvilegje doganore. KOS në Kosovë gjithashtu do të jetë e lirë të mbajë lidhje me KOS në Beograd.

 

·        Të gjithë refugjatët dhe personat e shpërngulur brenda Kosovës do të kenë të drejtë të kthehen dhe të marrin sërish pasuritë dhe pronat e tyre personale. Marraveshja gjithashtu u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të bashkëpunojnë plotësisht me Komisionin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për të zgjidhur fatin e personave të zhdukur.

 

·        Marrëveshja përfshin masa të veçanta që synojnë të nxisin e të ruajnë zhvillimin e vazhdueshëm ekonomik në Kosovë. Ajo përshkruan procedura transparente për të zgjidhur mosmarrëveshje lidhur me pronat dhe për një proces privatizimi të vazhdueshëm, të dyja këto me një pjesëmarrje të konsiderueshme ndërkombëtare. Për më tepër, Marrëveshja përkufizon mekanizma për të përcaktuar pjesën e Kosovës në borxhin e huaj të Serbisë dhe për të zgjidhur çështjen e kthimit të pronave.

 

·        Marrëveshja gjithashtu parashikon një sektor sigurimi në Kosovë i cili është profesional, shumë-etnik, dhe demokratik, dhe inkurajon një përfshirje të rëndësishme lokale në zhvillimin e tij dhe në të njëjtën kohë ruan nivelin e mbikqyrjes ndërkombëtare të nevojshëm për suksesin përfundimtar në këtë fushë delikate. Forca Policore Kosovare do të ketë një varg komande të njësuar në mbarë Kosovën, ndërkohë që oficerët lokalë të policisë do të pasqyrojnë përbërjen etnike të bahkësisë në të cilën ata shërbejnë. Në bashkitë Kosovare me shumicë Serbe, Asambleja Bashkiake do të ketë kompetenca të avancuara në zgjedhjen e Komandantit të Stacionit lokal. Nje Forcë Kosovare Sigurimi (FKS) e re dhe shume-etnike to të krijohet brenda një viti. Do të ketë një maksimum prej 2,500 anëtarësh aktivë dhe 800 rezervistë. Marrëveshja kërkon që Korpusi i Mbrojtjes së Kosovës (KMK) që ekziston sot do të shpërndahet brenda një viti.

 

·        Duke pranuar faktin që përmbushja e përgjegjësive të Kosovës sipas Marrëveshjes kërkon një diapazon të gjërë aktivitetesh komplekse dhe të vështira, Marrëveshja përcakton një prani ndërkombëtare në të ardhmen për të mbikqyrur dhe përkrahur përpjekjet e duhura të autoriteteve Kosovare. Kjo prani përfshin tre komponentë kryesorë:

 

o                                Një Përfaqësues Ndërkombëtar Civil (PNC), gjithashtu i njohur si Përfaqësuesi i Posaçëm i BE, do të emërohet nga një Grup Drejtues Ndërkombëtar (GDN), i cili përfshin aktorët kryesore ndërkombëtare. PCN do të ketë autoritetin më të lartë mbikqyrës mbi zbatimin e Marrëveshjes. PCN do të vishet me kompetenca të veçanta që do ta lejojnë atë të marrë veprimet e duhura për të mbikqyrur dhe siguruar zbatimin e suksesshëm të Marëveshjes. Këto kompetenca përfshijnë autoritetin për të anulluar vendime apo ligje të miratuara nga autoritetet Kosovare dhe për të ndëshkuar apo hequr nga pozita ata zyrtarë veprimet e të cilëve PNC gjykon që nuk pajtohen me frymën e Marrëveshjes. PNC gjithashtu do të jetë autoriteri vendimtar në Kosovë për sa i përket aspekteve civile të Marrëveshjes.

o                                Një Mision i Politikës Europiane për Sigurinë e Mbrojtjen (PESM) do të vrojtojë, mësojë dhe këshillojë në të gjitha fushat e lidhura me shtetin ligjor. Veçanërisht, ai do të ndihmojë Kosovën në zhvillimin e institucioneve policore, gjyqësore, e institucionet penale efikase, të paanëshme dhe përfshirëse, dhe do të ketë autoritetin për të marrë përsipër përgjegjësi të tjera për të siguruar ruajtjen dhe përkrahjen e shtetit ligjor, rendit publik dhe sigurisë.

o                                Një Prani Ushtarake Ndërkombëtare e udhëhequr nga NATO do të krijojë një mjedis të mbrojtur dhe të sigurtë në gjithë Kosovën, në bashkëpunim me PNC dhe në mbështetje të institucioneve të Kosovës deri sa të vijë koha kur këto institucione të jenë në gjendje të marrin përsipër të gjithë diapazonin e përgjegjësive të sigurisë.

 

·        OSBE, me një prani të gjërë në terren në Kosovë, do të kërkohet të ndihmojë në mbikqyrjen e nevojshme për zbatimin e suksesshëm të Marrëveshjes.

 III. Zbatimi i Marrëveshjes

 

·        Sapo Marrëveshja të hyjë në fuqi, do të ketë një periudhë tranzicioni prej 120 ditësh, gjatë së cilës mandati eksistues i UNMIK-ut do të mbesë i pandryshuar. Megjithate, për të siguruar mbikqyrjen e menjëhershme të zbatimit të Marrëveshjes nga Kosova, PNC do të ketë autoritet për të monitoruar këtë zbatim dhe për të bërë rekomandime tek UNMIK për veprime që duhen marrë për të siguruar respektimin e Marrëveshjes.

·        Gjatë periudhës së tranzicionit, Asambleja Kosovare, në konsultime me PNC, do të ketë përgjegjësinë të aprovojë një Kushtetutë dhe legjislacionin e nevojshëm për zbatimin e Marrëveshjes. Kushtetuta dhe legjislacioni i ri do të hyjnë në fuqi menjëherë pas përfundimit të periudhës së tranzicionit.

·        Në përfundimin e periudhës së tranzicionit, mandati i UNMIK-ut do të mbarojë dhe i gjithë autoriteti legjislativ dhe ekzekutiv që UNMIK-u gëzon do t’i kalohet në tërësi autoriteteve të Kosovës, në përputhje me Marrëveshjen.

·        Brenda nëntë muajve nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes, zgjedhje të përgjitshme dhe lokale duhet të mbahen.

·        Mandati is PNC do të vazhdojë deri sa GDN të vendosë që Kosova ka zbatuar kushtet e Marrëveshjes.

 Faktografi :        

-Rregullat Kushtetuese

 

 

Ø      Marrëveshja(zgjidhja)  bën të mundur  që Kosova të ketë  një Kushtetutë që do të përpilohet dhe aprovohet nga Kosovarët.

 

Ø      Të gjitha rregullat  e Kushtetutës së ardhshme duhet të jenë  në përputhshmëri me Marrëveshjën(Zgjidhjen). Në rast të konfliktit në mes të Kushtetutës dhe Marrëveshjes(Zgjidhjes), Marrëveshja(Zgjidhja) do të  triumfoj. 

 

Ø      Marrëveshja(zgjidhja) nuk precizon një Kushtetutë të plotë, por ajo definon disa elemente kyçe që duhet  të përfshihen në Kushtetutën e ardhshme.

 

Ø      Kushtetuta duhet të siguroj që:

§                                                    Kosova të jetë një shoqëri shumëkombëshe bazuar në barazinë e gjithë qytetarëve të saj.

§                                                    Kosova nuk ka besim fetar  zyrtar dhe është neutrale sa i përket besimeve fetare;

§                                                    Kosova do të ketë simbolet e veta të dallueshme: flamurin, stemën dhe himnin, të cilat do të reflektojnë karakterin shumëkombësh të Kosovës;

§                                                    Gjuhët zyrtare të Kosovës  do të jenë  gjuha Shqipe dhe ajo Serbe;

§                                                    Kosova do të ketë të drejtën të negociojë dhe të lidhë marrëveshje ndërkombëtare, përfshirë edhe të drejtën për të kërkuar anëtarësim në organizatat ndërkombëtare;

§                                                    Kosova nuk ketë pretendime territoriale ndaj asnjë shteti apo pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkoj bashkim me ndonjë shtet apo pjesë të ndonjë shteti;

§                                                    Kosova do të promovoj dhe lehtësoj kthimin e sigurtë dhe dinjitoz të  refugjatëve  dhe personave të zhvendosur nga Kosova;

§                                                    Të drejtat dhe liritë  e cekura në instrumentet dhe marrvëshjet kryesore ndërkombëtare të të drejtave dhe lirive fundamentale të njeriut do të aplikohen në mënyrë direkte në Kosovë.

§                                                     Komunitetet  jo shumicë do të përfaqësohen në parliament në bazë të një sistemi të ulseve të garantuara/rezervuara:

§                                                    Legjislacioni mbi zonat e intersit të veçantë për komunitetet jo shumicë të Kosovo’s  kërkon një procedurë të veçantë parlamentare – një shumicë të dyfishtë  të anëtarëve të parlamentit që janë prezent dhe votojnë, si dhe anëtarët  që mbajnë ulset e garantuara apo rezervura për komunitetet shumicë

§                                                    Qeveria e Kosovës, përfshirë edhe shërbimin e saj civil do të reflektoj shumëllojshmërinë e popullit të Kosovës;

§                                                    Kryetari i Kosovës do të përfaqësoj unitetin e popullit të  Kosovës;

§                                                    Do të themelohet një Gjykatë Kushtetuese e përbërë nga nëtë juristë të dalluar të karakterit më të lartë moral.

 

 

 ·          Të drejtat e njeriut dhe liritë fundamentale dhe të drejtat e komuniteteve dhe të pjesëtarëve të tyre

 

 

Të drejtat e njeriut dhe liritë fundamentale

 

Ø      Marrëveshja parashikon që Kosova duhet t’i mbështesë, ndihmojë dhe mbrojë të drejtat e njeriut dhe liritë fundamentale të njohura ndërkombëtarisht.

 

Ø      Të gjithë personat në Kosovë kanë të drejtë t’i gëzojnë këto të drejta dhe liri, pa kurrfarë diskriminimi. Të gjithë personat në Kosovë janë të barabartë para ligjit dhe kanë të drejtë pa kurrfarë diskriminimi, të kenë mbrojtje të barabartë para ligjit.

 

Të drejtat e komuniteteve dhe të pjesëtarëve të tyre

 

Ø      Sipas Marrëveshjes Kosova duhet të garantojë mbrojtjen e identitetit kombëtar ose etnik, kulturor, gjuhësor dhe fetar të të gjitha komuniteteve dhe të pjesëtarëve të tyre.

 

Ø      Pjesëtarët e komuniteteve do të kenë të drejta specifike, përveç të drejtave të tyre të njeriut dhe lirive fundamentale, përfshirë të drejtën për ta shprehur lirshëm, për ta nxitur dhe zhvilluar identitetin e tyre dhe atributet e komunitetit. Në pajtim me ligjet në fuqi dhe me standardet ndërkombëtare, pjesëtarët e komuniteteve, për shembull, do të kenë të drejtë të:

 

§           arsimohen në të gjitha nivelet në njërën prej gjuhëve zyrtare të Kosovës të cilën e zgjedhin vetë, ose në gjuhën e tyre në vendet ku ata e përbëjnë shumicën e mjaftueshme;

§           themelojnë dhe menaxhojnë institucione private të arsimit ose të aftësimit;

§           përdorin gjuhën dhe alfabetin e tyre lirshëm privatisht ose në mënyë publik;

§           përdorin gjuhën dhe alfabetin e tyre lidhur me marrëdhëniet që kanë me  autoritetet publike në vendet ku ata e përbëjnë një pjesë të mjaftueshme të popullsisë;

§           përdorin dhe ekspozojnë simbolet e komunitetit;

§           regjistrojnë emrat e tyre në formën origjinale;

§           kenë qasje të garantuar dhe përfaqësim në mjetet transmetuese të komunikimit si edhe të kenë program në gjuhën e tyre; t’i krijojnë dhe shfrytëzojnë mjetet e tyre të komunikimit dhe ta shfrytëzojnë një numër të pakufizuar të frekuencave për mjetet elektronike të komunikimit;

§           gëzojnë kontakte të papenguara brenda Kosovës dhe me personat në cilindo shtet.

 

Ø      Pjesëtarët e komuniteteve poashtu do të kenë role të qarta në çështjet publike dhe në proceset vendimmarrëse në Kosovë, përfshirë përfaqësimin e garantuar në Kuvend, në Qeveri dhe në gjyqësi. 

 

Refugjatët dhe personat e zhvendosur brenda vendit

 

Ø      Marrëveshja poashtu parashikon të drejtën e refugjatëve dhe të personave të zhvendosur brenda vendit nga Kosova që të kthehen dhe ta kërkojnë sërish pronën e tyre dhe posedimet personale në pajtim me ligjin e Kosovës dhe të drejtën ndërkombëtare. 

 

Personat e zhdukur

 

Ø      Me këtë Marrëveshje u bëhet thirrje Kosovës dhe Republikës së Serbisë t’i ndërmarrin hapat e duhur për të përcaktuar dhe dhënë informata lidhur me identitetin, vendndodhjen dhe fatin e personave të zhdukur, në bashkëpunim të plotë me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe me partnerët e tjerë ndërkombëtarë.

·          Decentralizimi

Marrëveshja ofron një sistem të decentralizimit që ka për qëllim të avancojë qeverisjen e mirë, transparencën dhe efikasitetin e shërbimeve publike. Duke njohur shqetësimet e komunitetit serb në Kosovë, kjo Marrëveshje në veçanti i ofron këtij komuniteti një shkallë të lartë të kontrollimit të çështjeve të veta.

 

Krijimi i komunave të reja

Ø      Me këtë Marrëveshje krijohen gjashtë komuna të reja serbe apo komuna me kompetenca shtesë në Kosovë:

Mitrovica Veriore; Graçanica; Ranillugu; Parteshi; Kllokoti/Vërboci dhe Novobërda.

Ø      Komuna e tanishme e Mitrovicës do të ndahet në dy komuna, në Mitrovicën Veriore dhe Mitrovicën Jugore, të cilat do të bashkëpunojnë dhe bashkërendojnë mes veti të ndihmuara nga një këshill i përbashkët rishtas i formuar.

Ø      Komunat shtesë për komunitetet joshumicë mund të krijohen në konsultim me komunat përkatëse.

Ø      Dispozitat e Marrëveshjes në lidhje me krijimin e komunave të reja mund të shqyrtohen dhe korrigjohen sipas nevojës nga Përfaqësuesi Ndërkombëtar Civil pasi të kryhet regjistrimi i popullsisë.

Kompetencat komunale

Ø      Të gjitha komunat do të kenë përgjegjësi për fushat që ndikojnë në jetën e përditshme të qytetarëve kosovarë duke përfshirë: arsimin parashkollor, fillor dhe të mesëm; kujdesin shëndetësor primar publik; zhvillimin ekonomik vendor; planifikimin urban dhe rural; banimin publik; emërimin e rrugëve dhe vendeve të tjera publike; dhe ndër të tjera, sigurimin e shërbimeve publike dhe komunale.

 

Ø      Përveç kësaj, komunat e përcaktuara serbe të Kosovës do të kenë përgjegjësitë shtesë si në vijim:

§   Komuna e Mitrovicës Veriore, e Graçanicës dhe e Shtërpcës do të qeverisin me spitale dhe me sigurimin e kujdesit shëndetësor sekondar në komunat e tyre.

§   Komuna e Mitrovicës Veriore do të ketë përgjegjësitë e caktuara lidhur me universitetin në gjuhën serbe në Mitrovice.

§   Të gjitha komunat serbe në Kosovë do të jenë përgjegjëse për mbrojtjen dhe avancimin e çështjeve kulturore dhe religjioze në nivel lokal;

§   Të gjitha komunat serbe në Kosovë do të kenë një rol të avancuar në përzgjedhjen e komandantëve të stacioneve policore lokale.

 

Buxheti komunale

 

Ø      Të gjitha komunat do të jenë përgjegjëse për buxhetin e tyre dhe do të kenë të drejtën për burime financiare vetjake.

 

Ø      Do të krijohet një sistem i drejtë dhe transparent i pakos së granteve, i cili do të  sigurojë autonomi më të madhe komunale për ndarjen dhe shpenzimet e fondeve qendrore.

 

Bashkëpunimi komunal

 

Ø  Komunat do të kenë të drejtën e krijimit të asociacioneve dhe partneriteteve me komunat tjera në Kosovë për kryerjen e funksioneve me interes të dyanshëm.

 

Ø  Komunat do të kenë të drejtën e bashkëpunimit me komunat dhe institucionet në Serbi, përfshirë edhe të drejtën e pranimit të donacioneve financiare dhe ndihmës teknike nga Serbia, në kuadër të parametrave të qarta përkatëse të cekura në Marrëveshje.

 ·           Trashëgimia fetare dhe kulturore

 

 

Liria dhe mbrojtja fetare

 

 

Ø      Sipas Marrëveshjes, Kosova nuk do të ketë fe zyrtare.

 

Ø      Marrëveshja siguron autonominë dhe mbrojtjen e të gjitha besimeve fetare, pronës dhe lokaliteteve të tyre.

 

Ø      Kishës Ortodokse Serbe (KOS) në Kosovë do t’i ofrohet siguri shtesë dhe disa mbrojtje, të drejta, privilegje dhe imunitete të tjera, përfshirë këtu edhe garancitë kundër shpronësimit, të drejtën e plotë për menaxhimin e pronës së saj dhe qasje në objektet e saj.

 

Ø      KOS-i do të ketë lirinë për të pranuar donacione dhe mbështetje nga cilido institucion, me kusht që kjo të ndodhë në mënyrë krejtësisht transparente.

 

 

Siguria

 

Ø      KOS-it, manastireve të saj, kishave dhe institucioneve tjera fetare dhe kulturore të rëndësisë së veçantë për komunitetin serb në Kosovë do t’u ofrohet siguria e nevojshme fizike.

 

Ø      Agjencitë për zbatimit e ligjit në Kosovë do të kenë përgjegjësinë kryesore për të ofruar këtë siguri.

 

Ø      Prania ushtarake ndërkombëtare do të vazhdojë të sigurojë nëntë lokalitetet kryesore fetare dhe historike serbe derisa të merret një vendim që kjo përgjegjësi t’i bartet Shërbimit Policor të Kosovës.

Zonat  mbrojtëse

 

Ø      Do të krijohen 45 zona mbrojtëse përreth kishave dhe manastireve më të rëndësishme si dhe përreth monumenteve historike.

 

Ø      Zonat mbrojtëse do të ndalojnë ose kufizojnë disa aktivitete të cilat mund të kenë efekt të dëmshëm në mjedisin historik, kulturor dhe natyror përreth këtyre institucioneve dhe që do të çrregullonin shumë mënyrën e jetës në manastir, por ato nuk do të ndikojnë në të drejtat pronësore.

 

Ø      Në mesin e 45 zonave mbrojtëse do të jenë zonat e krijuara përreth Manastirit Visoki Deçani, Patriarkanës së Pejës, Manastirit të Graçanicës, Manastirit të Deviçit dhe Manastirit të Gorioçit, Manastirit të Budisavcit, Qendrës Historike në Prizren, fshatit Hoçë e Madhe dhe disa lokaliteteve tjera.

 

 

Këshilli për monitorimin e zbatimit të Marrëveshjes

 

Ø      Do të themelohet një Këshill për monitorimin e zbatimit të Marrëveshjes (KMZM) me pjesëmarrjen e vendorëve dhe ndërkombëtarëve për të monitoruar dhe ndihmuar zbatimin e Marrëveshjes që ka të bëjë me mbrojtjen e trashëgimisë historike dhe kulturore serbe në Kosovë.

 

 

Kthimi i eksponateve arkeologjike dhe etnologjike

 

Ø      Nga autoritetet serbe pritet që të kthejnë eksponatet arkeologjike dhe etnologjike, të cilat janë huazuar nga muzetë e Kosovës në vitet 1998-1999.

 ·         Çështjet ekonomike dhe pronësore

 

 

Të përgjithshme

 

Ø      Dispozitat ekonomike të Marrëveshjes kanë për qëllim sigurimin e qëndrueshmërisë ekonomike.

 

Ø      Marrëveshja, në mes të tjerash, parasheh që Kosova të gëzojë të drejtën të parashtrojë kërkesë për anëtarësim në Institucionet Ndërkombëtare Financiare (INF) dhe të bëjë marrëveshje kontraktuale si dhe në marrëveshje të tjera ndërkombëtare.

 

Ø      Marrëveshja vë theks të posaçëm në garantimin që kontestet pronësore, të cilat shpesh i prekin të drejtat e pakicave, të trajtohen në mënyrë transparente në përputhje me standardet relevante ndërkombëtare dhe me përfshirje thelbësore ndërkombëtare. 

 

Ø      Përfaqësuesi Ndërkombëtar Civil (PNC) do të ketë rol në emërimin për postet kyçe ekonomike.

 

 

Pronat     

 

Ø      Ndërmarrjet Publike (NP) që tani për tani administrohen nga Agjencia Kosovare e Mirëbesimit (AKM) do t’i barten Kosovës. NP-të që ofrojnë shërbime vetëm në disa komuna të caktuara do t’u mbesin atyre komunave.

 

Ø      Ndërmarrjet Shoqërore (NSH) që janë nën administrim të besuar të AKM-së do t’i barten institucionit pasardhës, i cili do të ketë prani thelbësore ndërkombëtare. Ankesat kundër vendimeve të AKM-së do të vazhdojnë të trajtohen nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës, ku shumica e gjyqtarëve do të jenë ndërkombëtarë.

 

Ø      Kontestet rreth pronës private do të vazhdojnë të trajtohen nga Agjencia Kosovare e Pronave (AKP) në përputhje me mandatin e saj, e cila do të ketë prani të fortë ndërkombëtare. Ankesat kundër vendimeve të Komisionit për kërkesa pronësore të AKP-së do të shqyrtohen përmes paneleve të gjykatësve të Gjykatës Supreme, ku shumica e gjyqtarëve do të jenë ndërkombëtarë.

 

Ø      Kuvendi i Kosovës do t’i trajtojë me prioritet çështjet e kthimit të pronave, duke përfshirë ato që ndërlidhen me Kishën Ortodokse serbe. Të gjitha komunitetet  joshumicë do të përfshihen në këtë proces.

 

 

Borxhi i jashtëm         

 

Ø      Sipas Marrëveshjes, Kosova do të merr pjesën e saj të borxhit ndërkombëtar nga Republika e Serbisë.

 

Ø      Pjesa e borxhit e Kosovës do të përcaktohet përmes negociatave mes Kosovës dhe Republikës së Serbisë, duke marrë parasysh parimet e zbatuara për ndarjen e borxhit të jashtëm me rastin e sukcesionit për Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë.   

 ·           Sistemi i drejtësisë

 

 

Marrëveshja parasheh një sistem të drejtësisë në Kosovë që bazohet në sundimin e së drejtës dhe që është i integruar, i pavarur, profesional dhe i paanshëm.

 

 

Sigurimi i diversitetit etnik

 

Ø      Lidhur me rekrutimin, përzgjedhjen, emërimin, avancimin dhe transferimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Marrëveshja parasheh që autoritetet relevante të Kosovës të sigurojnë që shërbimet e gjyqësorit dhe të prokurorisë të reflektojnë karakterin shumetnik të Kosovës dhe, në veçanti, strukturën etnike në viste ku ata kanë kompetenca. Në këtë aspekt:

 

§         Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) duhet të ndërmerr të gjitha masat e nevojshme me qëllim të rritjes së numrit të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga komunitetet e papërfshira sa duhet;

§         Në nivelet e gjykatave të qarkut dhe në nivel të Gjykatës Supreme, kërkesa për numrin e posteve gjyqësore të rezervuara për gjyqtarë joshqiptarë të Kosovës do të jetë minimale;

§         Kadidatët për poste gjyqësore të cilët janë rezervuar për pjesëtarë të komuniteteve joshqiptare të Kosovës do të caktohen për emërime nga vetë anëtarët e KGJK-së, të cilët përfaqësojnë komunitetet joshqiptare të Kosovës;

 

 

Përmirësimi i qasjes në drejtësisë   

 

Ø      Do të themelohet një Gjykatë Kushtetuese, e përbërë nga nëntë gjyqtarë, personalitete me moralin më të lartë,

 

Ø      Marrëveshja perqendrohet në përmirësimin e qasjes në drejtësi për të gjithë personat në Kosovë dhe, në veçanti, për banorët e komunave të sapokrijuara me shumicë serbe në Kosovë,

 

Ø      Komuna e re do të ketë mundësi që KGJK-së t’i paraqesë kërkesë për krijimin e një gjykate të re themelore në territorin e saj apo që të jetë nën juridiksionin e njërës nga gjykatat themelore në një komunë tjetër,

 

Ø      Nëse një gjykatë e re themelore nuk krijohet për atë komunë, autoritetet kompetente duhet të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që komunitetet vendore në komunën e re kanë qasje në drejtësi, duke përfshirë për shembull, themelimin e një departamenti në një gjykatë themelore në territorin e asaj komune, ose të sigurojnë mbajtjen e seancave në komunën ku ndodhet gjykata themelore, e cila ka kompetenca mbi të.

 

 

Përforcimi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK)

 

Ø      Marrëveshja parasheh që në përbërjen e KGJK-së të ketë përfaqësim të gjërë, ai të jetë funksional dhe i pavarur;

 

Ø      Pas përfundimit të mandatit të UNMIK-ut, KGJK-ja do të ushtrojë pushtetin suprem për t’i propozuar Kryetarit të Kosovës kandidatë për emërim apo riemërim si gjyqtarë apo prokurorë;

 

Ø      KGJK-ja do të vazhdojë që të ushtrojë pushtetin e vet gjatë procesit të vazhdueshëm e gjithëpërfshirës të rishikimit të qëndrueshmërisë së aplikantëve për emërime të përhershme në shërbimet e gjyqësorit dhe të prokurorisë.   

 

 
 Sektori i Sigurisë 

 

Ø      Marrëveshja (Zgjidhja) do përmirësojë dukshëm fuqitë dhe përgjegjësitë e autoriteteve  në Prishtinë lidhur me Sigurinë në Kosovë.

 

Ø      Një Këshill i ri i Sigurisë së Kosovës, i cili do t’i raportojë Kryeministrit do të formohet  për të ndërtuar një startegji të gjithëmbarshme të sigurisë.

 

 Shërbimi Policor i Kosovës (SHPK)

 

Ø      SHPK do të ketë një zingjir të bashkuar të komandës npëpër tërë Kosovën.

 

Ø      Përbërja etnike e SHPK-së në një komunë tw caktuar do të reflektojë deri në një masë të mundshme, përbërjen etnike të popullatës  mbrenda asaj komune.

 

Ø      Në  komunat me shumicë serbe Asambleja Komunale do të ketë rol në selektimin  e Komandantit të stacionit vendor policor.

 

 Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK)

 

Ø      Do të krijohet një forcë profesionale dhe shumëetnike e quajtur Forca e Sigurisë se Kosovës.

 

Ø      FSK do të ketë maksimum 2,500 anëtarë aktiv dhe 800 anëtarë rezervë, pa armë tw rënda. Anëtarët  e FSK-së do të rekrutohen nga e tërë Kosova gjatë një procesi zyrtar të selektimit të zhvilluar bashkarisht  nga Prezenca Ushtrake Ndërkombëtare (IMP) dhe Kosovare.

 

Ø      FSK-ja fillimisht do të jetë përgjegjëse për t’iu përgjigjur krizave, shkatërrimit të mjeteve shpërthyese dhe mbrojtjen civile.  

 

Ø      FSK-ja do të jetë e disenjuar dhe e përgatitur për të përmbushur funksione të tjera  të sigurisë, jo të përshtatshme për policinë ose organizatat tjera të zbatimit e ligjit. Prezenca Ushtarake Ndërkombëtare  në koordinim me  Përfaqësuesin Civil Ndërkombëtar  do të vendosë kur të autorizojnë  FSK-në  për t’u angazhuar  në këto funksione të reja të sigurisë.

 

Ø      TMK-ja e tanishme pasi që t’i ketë përmbushur objektivat e veta, përfshirë lehtësimin e rimëkëmbjes së Kosovës pas konfliktit, do  të shpërbëhet mbrenda një viti. Komuniteti Ndërkombëtar do të krijojë një proces të Demobilizimit dhe Reintegrimit për pensionistët e TMKsë. 

 

Intelegjenca

Ø      Kosova do të ketë  agjensinë vendore të sigurisë për të monitoruar  kërcënimet kundër sigurisë së mbrendshmë të Kosovës.  

 ·          Prezenca Ndërkombëtare

 

 

Kosova do të jetë përgjegjëse për menaxhimin e çështjeve të veta dhe për përmbushjen e obligimeve sipas Marrëveshjes (Zgjidhjes). Një përfaqësues civil ndërkombëtarë do të emërohet për të mbikëqyr implementimin e Marrëveshjes (Zgjidhjes) dhe për të mbështet përpjekjet përkatëse të autoriteteve të Kosovës. KFOR-i do të vazhdojë të jetë prezent në tërë Kosovën dhe të punojë në mbështetje të autoriteteve të Kosovës.

 

Prezenca Civile Ndërkombëtare 

 

a.   Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar  

 

Ø      Një Përfaqësues Civil Ndërkombëtar (PCN), i cili gjithashtu do të jetë Përfaqësues Special i BE-së (PSBE), do të emërohet nga një Grup Drejtues Ndërkombëtar (GDN) i përbërë nga përgjegjësit kyç ndërkombëtar.

 

Ø      PCN-ja do të jetë autoriteti vendimtar në Kosovë sa i përket interpretimit të aspekteve civile të Marrëveshjes (Zgjidhjes). 

 

Ø      PCN-ja do të mbështetet nga një Zyrë Civile Ndërkombëtare (ZCN). Në krahasim me UNMIK-un, ZCN-ja do të jetë më e vogël dhe roli i saj do te jetë rrënjësisht i ndryshëm.

 

Ø      Ndryshe nga UNMIK-u, PCN-ja nuk do të ketë mandat ekzekutiv për të administruar Kosovën. PCN-ja do të ketë fuqi të veçanta për të lejuar atë/ate të ndërmarrë masat e duhura për të mbikëqyr dhe siguruar implementimin e suksesshëm të Marrëveshjes (Zgjidhjes). PCN-ja, për shembull, mund të përmirësojë ose anulojë vendimet e autoriteteve publike të Kosovës të cilat ai/ajo i vlerëson si të papërputhshme me dokumentin apo frymën e Marrëveshjes (Zgjidhjes).

 

Ø      Mandati i PCN-së do të vazhdojë derisa GDN-ja vendos që Kosova i ka përmbush kushtet e Marrëveshjes (Zgjidhjes).

 

Ø      GDN-ja do të bëjë vlerësimin e parë të implementimit të marrëveshjes (zgjidhjes) së statusit pas dy viteve.  

 b.     Misioni për Siguri Evropiane dhe Politikë Mbrojtëse (SEPM)

 

Ø      Një mision i SEPM-së, nën udhëheqje të PSBE-së, do të ndihmojë Kosovën në zhvillimin efektiv, të drejtë dhe përfaqësues të institucioneve të sundimit të ligjit. 

 

Ø      Misioni i SEPM-së do të ketë autoritet për të siguruar se krimet veçanërisht sensitive hetohen, procedohen dhe gjykohen në mënyrë të duhur, duke përfshirë edhe prokurorët dhe gjykatësit e pavarur ndërkombëtarë kur është nevoja. 

 

Ø      Misioni i SEPM-së do të ketë autoritet të ndërmarrë funksione të kufizuara ekzekutive për të siguruar vazhdimësinë dhe promovimin e sundimit të ligjit, rendit publik dhe sigurisë. 

 

 Prezenca Ushtarake Ndërkombëtare

 

Ø      KFOR-i do të mbetet në Kosovë si një Prezencë Ushtarakë Ndërkombëtare (PUN) për të ofruar një ambient të qetë dhe të sigurt në bashkëpunim me PCN-në dhe në përkrahje të institucioneve të Kosovës deri atëherë kur këto institucione janë të afta për të marrë mbi vete përgjegjësinë për sigurinë e Kosovës. 

 

Ø      Në fillim të implementimit të Marrëveshjes (Zgjidhjes), KFOR-i do t’i ofrojë siguri një numri të objekteve paraprakisht të caktuara të kishës ortodokse Serbe.

 

Ø      Gjatë një periudhe fillestare, PUN-i gjithashtu do të mbikëqyrë, monitorojë dhe do të ketë autoritet ekzekutiv mbi Forcën e Re të Sigurisë të Kosovës.

 ·         Marrëveshjet kalimtare

 

 

Me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes, do të pasojë një periudhë kalimtare prej 120 ditësh.

Gjatë kësaj periudhe kalimtare:

 

 

Procesi Kushtetues

 

Ø      Kushtetuta e re do të hartohet nga Komisioni kushtetues i përbër prej 21 anëtarëve, të cilët duhet të kenë të gjitha kualifikimet profesionale përkatëse dhe ekspertizën e nevojshme për këtë qëllim.

 

Ø      Kushtetuta do të vërtetohet nga Përfaqësuesi i Zyrës Ndërkombëtare Civile (ICR).

 

Ø      Kuvendi i Kosovës do të aprovojë zyrtarisht Kushtetutëm e re. Një aprovim i tillë kërkon 2/3 e shumicës së anëtarëve të Kuvendit dhe konsultime të nevojshme me anëtarët joshumicë të Kuvendit.

 

 

 

Legjislacioni i Kosovës

 

Ø      Kuvendi i Kosovës duhet të miratojë zyrtarisht pjesë të caktuara të legjislacionit të domosdoshëm për zbatimin e kushteve të Marrëveshjes, e cila do të hyjë në fuqi menjëherë pas përmbylljes së periudhës kalimtare.

 

Ø      Një legjislacion i tillë duhet të përfshijë ligjet për zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale, Ligjin mbi vetëqeverisjen lokale dhe kufijtë e komunave dhe Ligjin mbi formimin e zonave të posaçme rreth objekteve religjioze dhe kulturore serbe.

 

 

 

Prania e UNMIK-ut

 

Ø      Gjatë periudhës kalimtare, UNMIK-u do të vazhdojë të ushtrojë mandatin e vet sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit. Për çështjet që kanë të bëjnë me zbatimin e Marrëveshjes, UNMIK-u do të konsultohet me Përfaqësuesin e Zyrës Ndërkombëtare Civile (ICR), i cili do të ketë autoritetin e monitorimit të zbatimit të Marrëveshjes dhe do të japë rekomandime për UNMIK-un për ndonjë veprim që duhet të ndërmirret me qëllim të sigurimit të përputhshmërisë me Marrëveshjen.  

 

Ø      Korniza Kushtetuese dhe ligjet tjera të zbatueshme mbesin në fuqi derisa nuk janë në  mospërputhje me Marrëveshjen. 

 

Ø      Në fund të periudhës kalimtare, mandati i UNMIK-ut do të bartet i tëri njëherësh tek autoritetet qeveritare të Kosovës, përveç nëse me këtë Marrëveshje parashihet ndryshe.  

 

Ø      UNMIK-u do të sigurojë një periudhë të rregullt kalimtare të kornizës ligjore ekzistuese në kornizën ligjore të krijuar sipas kësaj Marrëveshje.  

 

 

Zgjedhjet

 Ø      Jo më vonë se 9 muaj nga hyrja në fuqi e kësaj Marrëveshjeje, Kosova do të organizojë zgjedhjet e përgjithshme dhe komunale.

*****************************************************************************************************************************************************************

DUKUMENT

*****************************************************************************************************************************************************************

 
2. Shkurt, 2007 21:46 CET   
  

  
PRISHTINË
Ekipi i Unitetit e ka mirëpritur propozimin e presidentit Martti Ahtisaari për statusin e Kosovës, duke thënë se me të sovraniteti i Serbisë mbi Kosovën edhe de jure ka marrë fund.
Presidenti i Kosovës, Fatmri Sejdiu, ka vlerësuar se Kosova do t'a ketë sovranitetin e saj si çdo shtet tjetër. Kryeministri i Kosovës Agim Çeku, ka pohuar se propozimi e përshkruan Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi tha se nga dita e sotme Kosova fillon fazën e re, atë të vënies së bazave të shtetësisë dhe sovranitetit të saj.
Ndërsa kreu i partisë reformiste Ora, Veton Surroi tha se z.Ahtisaari ka sjellur një pako të pavarësisë, por pa emrin pavarësi.
Ndërkaq në orët e mbrëmjes Ahtisaari ka takuar edhe përfaqësuesit e pakicave në Kosovë. Ndërsa përfaqësuesit e pakicave jo serbe nuk janë paraqitur me ndonje vërejtje, liderët e komunitetit serb thanë se nuk kanë me çka të jenë të kënaqur me pakon e Ahtisaarit. "Me asgjë nuk jam i kënaqur, mendoj që procesi po shpejtohet shumë ndërkohë që nuk janë krijuar kushtet për diçka të këtillë", ka thënë Oliver Ivanoviç. (Propozimin e Ahtisaarit mund ta gjeni më lartë si dhe në internet në adresën www.unosek.org)

PRISHTINË
I dërguari i Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, në takimin që ka mbajtur me gazetarët, e ka quajtur marrëveshjen e prezantuar sot për statusin e Kosovës si marrëveshje kompromisi. Ai ka thënë megjithatë se nuk ka hequr dorë nga përpjekjet e tij për kompromise të mëtejme, duke njoftuar se të dyja palët, Prishtina dhe Beogradi, do të takohen në Vjenë me datën 13 të muajit shkurt. Këtë periudhë konsultimesh ai e ka cilësuar si të rëndësishme që ofron mundësinë për të dyja palët të dalin me qëndrimet e veta, para se propozimi të shkojë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Qëllimi i marrëveshjes së sotme, tha zoti Ahtisaari, është krijimi i një baze të qëndrueshme për Kosovën, në të cilën, të gjithë qytetarët pa dallim, do të kenë një jetë dhe të ardhme më të mirë. Marrëveshja parasheh dispozita të veçanta për mbrojtjen e komuniteteve joshqiptare nëpërmjet rrugëve institucionale dhe krijimin e komunave të banuara me shumicë serbe. Zoti Ahtisaari ka përmendur edhe faktin se në propozimin e tij, 40 lokacione fetare dhe kulturore do të jenë zona të mbrojtura për të siguruar se komuniteti i Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë do të jetë aktiv.

BEOGRAD
Martti Ahtisaari gjatë ditës qëndroi edhe në Beograd, ku propozimin e tij për statusin e Kosovës ia dorëzoi presidentit të Serbisë, Boris Tadiq. Zoti Ahtisari ka precizuar se kjo është ideja e tij themelore dhe se pasi palët e interesuara të vijnë për t'u konsultuar atëherë definitivisht do të përcaktohen afatet kohore. Në konferencën për shtyp në Beograd, ai tha se "qëllimi i zgjidhjes është që t'i vëjë themelet për të ardhmen e Kosovës, që është e zbatueshme dhe e qëndrueshme, një Kosovë e ardhshme ku të gjithë pjesëtarët e komuniteteve, shqiptarët, serbët dhe komunitetet e tjera, mund të jetojnë jetë me dinjitet, të sigurtë dhe ekonomikisht më të qëndrueshme".
Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, në reagimin e parë, e ka refuzuar planin duke thënë se ai "e hapë mundësinë e pavarësisë". Në një kumtesë të publikuar pas takimit me Marti Ahtisarin, zoti Tadiq thotë se Serbia kurrë nuk do ta pranoj pavarësin e Kosovës.
Ndërkohë, kryeministri i Serbisë Vojisllav Koshtunica e ka refuzuar propozimin e të dërguarit të posaçëm Martti Ahtisaari për Kosovën duke e quajtur "jo legjitim".
Siç transmetojne mediat e atjeshme, Koshtunica ka thënë se "Ahtisaari nuk e ka në mandatin e tij të mirret me statusin e Serbisë dhe të shkel në integritetin dhe sovranitetin e saj territorial".
Koshtunica më tej ka thënë se "propozimi i Martti Ahtisaarit përshkallëzon Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare, në të cilat bazohet paqja dhe stabiliteti në botë".
Ndërkohë edhe ministria e Jashtme e Serbisë, ka bërë të ditur se Ahtisari ka tejkaluar autorizimet e tij me faktin se ka propozuar krijimin e shtetit, të Kosovës.

UASHINGTON
Shtetet e Bashkuara e kanë mirëpritur planin e Kombeve të Bashkuara të cilin e kanë cilësuar si të "drejt dhe të balancuar".
"Është propozim për një Kosovë stabile, prosperuse dhe shoqëri shumë-etnike", ka thënë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Sean McCormack.
Ai u ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit të angazhohen në mënyrë konstruktive me ish presidentin finlandez, për t'a zbatuar këtë plan.
"Qëllim i yni mbetet përfundimi që e avancon stabilitetin rajonal, përkrahë shoqërinë shumë-etnike dhe të jetë i pranueshëm për qytetarët e Kosovës", ka thënë McCormack.
Ai pranoi vështirësit me të cilat ballafaqohet Ahtisaari në planin e tij, e që kanë të bëjnë me kundërshtimin e serbëve të mbështetur nga Rusia.
"Askush nuk pret që kjo të jetë një rrugë e lehtë", tha McCormack për të shtuar se Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice e ka diskutuar këtë çështje gjatë një takimi këtë javë me shefin e diplomacisë ruse Sergei Lavrov.

LONDËR
Britania e Madhe plotësisht i përkrah përpjekjet e të dërguarit të OKB-së për statusin e Kosovës Martti Ahtisaari, dhe fton Beogradin e Prishtinën që në mënyrë pozitive dhe konstruktive të bashkëpunojnë me të, ka thënë ministrja e Jashtme Britanike Margaret Beket.
Ajo vlerësoi se me prezantimin e pakos së Ahtisaarit është arritur moment i rëndësishëm në procesin e zgjidhjes së statusit të Kosovës.
"Mbretëria e Bashkuar plotësisht i mbështet përpjekjet e presidentit Ahtisaari, i cili me integritet dhe përkushtim e ka udhëhequr punën e tij. Jemi të bindur se propozimet e tij mund të krijojnë themelet për zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme për Kosovën", ka thënë Beket.

BRUKSEL
Zyrtarë perendimor kanë shprehur përkrahje ndaj planit të Ahtisaarit për statusin e Kosovës duke u bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit të tregojnë "fleksibilitet" në rishqyrtimin e propozimit.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer e ka quajtur ditën e sotme si fillim i një faze të re në procesin e përcaktimit të statusit të Kosovës, fazë e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme. Scheffer u bëri thirrje të dyja palëve të tregojnë maturi.
"Fuqimisht inkurajoj Prishtinën dhe Beogradin të angazhohen në mënyrë aktive me Martti Ahtisaari mbi bazat e propozimit të tij", tha shefi i diplomacisë evropiane Javier Solana në një deklaratë për shtyp.
"Pres nga të dyja palët të dëshmojnë përgjegjësi, fleksibilitet si dhe t'a pranojnë nevojën për kompromis realist që ka për qëllim zgjidhjet", ka thënë Solana.
Edhe Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oli Rehn u bëri thirrje Prishtinës dhe Beogradit të angazhohen plotësisht dhe në mënyrë konstruktive.
"Pres nga të dyja palët të dëshmojnë përgjegjësi dhe fleksibilitet, si dhe t'a kuptojnë nevojën për kompromis realist", ka thënë Oli Rehn.
Nga ana tjetër ministri i Jashtëm sllovak Jan Kubish tha se "situata lë të hapura shumë pak alternativa, prej të cilave asnjëra nuk i përmbush pritjet dhe rrjedhimisht nuk ka zgjidhje ideale".

BERLIN
Gjermania, e cila mban presidencën e rradhës së Bashkimit Evropian, u ka bërë thirrje Beogradit dhe Prishtinës të marrin parasysh propozimin e Ahtisaarit për bisedime të mëtutjeshme me qëllim të arritjes së kompromisit rreth statusit të ardhshëm të Kosovës.
Në një deklaratë të presidencës së BE-së thuhet se "me vendosmëri e përkrahim" synimet e Martti Ahtisaarit për mbajtjen e diskutimeve intenzive mes dy palëve dhe "i bënë thirrje Beogradit e Prishtinës t'i qasen bisedimeve në mënyrë serioze dhe pa rezerva".
"Besojmë që zgjidhja e statusit të Kosovës është kontributë vendimtarë për sigurinë dhe stabilitetin në rajon", thuhet në komunkatën për shtyp të presidencës së BE-së.

PRISHTINË
Pas disa muajsh të përgatitjeve të ekipit të Bashkimit Evropian, është hapur rruga për t'a prezantuar praninë e ardhshme ndërkombëtare në Kosovë, ka thënë i dërguari i i Javier Solanës për Kosovën Torbjorn Sohlstrom. Ai më tej ka thënë se "para vetës kemi një plan mjaft përparimtarë. Duhet të jemi të gatshëm atëherë kur vjen koha. Do të jetë një angazhim ndërkombëtarë përfshirë disa autoritete ekzekutive në fusha kyçe të zgjidhjes për statusin, siç është sundimi i ligjit".
Diplomati Sohlstrom, që udhëheqë ekipin e Bashkimit Evropian në Kosovë, tha se "ky ekip nuk do t'i merr kompetencat e UNMIK-ut, ngase trashëgimtarë i UNMIK-ut do të jenë autoritetet në Kosovë, pasi që plani i Ahtisaarit të miratohet në Këshillin e Sigurimit".

PARIS
Franca e ka mbështetur propozimin për statusin e Kosovës, të prezantuar sot nga Martti Ahtisaari në Prishtinë dhe Beograd, duke u bërë thirrje të dyja palëve të angazhohen në mënyrë konstruktive për gjetjen e zgjidhjes. Në një komunikatë të Ministrisë së Jashtme Franceze thuhet se "propozimi është i 'ekuilibruar' dhe se për qëllim ka krijimin e një shoqëri demokratike dhe shumë-etnike, në të cilën do të respektohen të drejtat e pakicave".

STOKHOLM
Shefi i diplomacisë suedeze Carl Bildt e ka mirëpritur sot procesin në të cilin ka hyrë Kosova, që ai e ka cilësuar "fazë vendimtare".
Bildt poashtu ftoi Prishtinën dhe Beogradin t'a rishikojnë me vëmendje planin e Ahtisaarit dhe të jenë të gatshëm për të hyrë në dialog për çështjet konkrete.



1. Shkurt, 2007 12:32 CET 




Lajme nga aktiviteti i LD

Mbahet Kuvendi Zgjedhor i LD-së në Gjermani Kuvendi mbahet të dielën, më 04.02.2007, në orën 12:00, në këtë adresë: Möhringer Straße 56, 70199 Stuttgart (Süd) 

 
  

  
PRISHTINË
Propozimin për statusin e Kosovës, i dërguari i Kombeve të Bashkuara Martti Ahtisaari, do ta prezantojë nesër fillimisht në Beograd dhe pastaj në Prishtinë.
"Me ditën e nesërme fillon periudha e komenteve dhe reagimeve të të dyja palëve", ka thënë për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Ahtisaarit, Remi Durlot. Ai ka sqaruar se gjatë kësaj periudhe, ish presidenti finlandez, nuk do të lejoi vonesa artificiale.
"Gjithë periudha e angazhimit të ndërsjellë, përfshirë këtu edhe çështjen e raundit të mundshëm të diskutimeve të të dyja palëve, nëse ato duan, do t'a marrin një pjesë të madhe të muajit shkurt", tha Durlot.

UASHINGTON
Nënsekretari amerikan i Shtetit Nikolas Burns tha se Shtetet e Bashkuara kanë gjurmuar përfshirjen e Iranit me kryengritësit irakianë për rreth dy vite, dhe kanë nxjerrë në pah se përkrahja e Iranit për kryengritësit shiitë në jug të Irakut, është në rritje e sipër.
Ndërkaq zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Sean McCormack paralajmëroi se do të mirren të gjitha masat për t'i mbrojtur ushtarët amerikanë në Irak.
"Në rast se Irani bashkëpunon me rrjetet brenda Irakut që paraqesin rrezik për ushtarët amerikanë, patjetër që ne do të konfrontohemi me këto rrjete për shkak se paraqesin kërcënim të drejtpërdrejt për ushtarët amerikanë. Do të ndërmarrin çfarëdo hapash në Irak me qëllim që t'i mbrojmë forcat tona", tha McCormack.

BAGDAD
Qeveria irakiane u ka bërë thirrje vendeve fqinje përfshi Sirinë dhe Iranin, për t'u takuar në mars ku do të diskutohej situata politike dhe e sigurisë në Irak. Ndërkohë bëhet e ditur se janë ndaluar të gjitha fluturimet nga Siria për në Irak, në kuadër të përgatitjeve të qeverisë irakiane për një fushatë të re sulmesh ndaj kryengritësve në Bagdad dhe rrethinë.
Në zhvillime të tjera së paku 6 veta janë vrarë dhe 12 janë plagosur pas një shpërthimi mëngjesin e sotëm në qendër të Bagdadit.

MOSKË
Presidenti Vladimir Putin tha se kreu i ardhshëm i Rusisë nuk do të jetë "pasardhës" i tij, por do të jetë zgjidhje e qytetarëve nëpërmjet zgjedhjeve demokratike.
"Nuk do të ketë pasardhës. Do të ketë kandidatë për postin e presidentit të Rusisë ndërsa detyrë e autoriteteve është që fushata elektorale e kandidatëve të mbulohet nga mediat në mënyrë demokratike, me qëllim që qytetarët e Rusisë të mund të bëjnë zgjedhje", tha Putin.
Në konferencën vjetore për shtyp, ku po marrin pjesë rreth 1 mijë e 200 gazetarë rus dhe të huaj, Putin refuzoi akuzat ndaj Rusisë sipas të cilave, Moska po i shfrytëzon pasuritë natyrore për qëllime politike.

HAGË
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Moon qëndron pasditen e sotme në Hagë me ç'rast do të vizitojë Tribunalin për Krime Lufte në Ish Jugosllavi. Ki-Moon poashtu do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë holandez.

OSLO
Ish zëvendëspresidenti amerikan Al Gore, ish presidenti finlandez Martti Ahtisaari dhe disidenti kinez Rebija Kadir, janë në mesin e kandidatëve të mundshëm për t'a fituar çmimin Nobel për Paqe për këtë vit. Ndërkohë që sot është afati i fundit për nominimet. "Procesi i paqes në Indonezi, i hartuar nga Ahtisaari, është shumë i rëndësishëm, dhe për këtë ai ka gjasa të mira, por gjithçka varet se si do të zhvillohet situata në Kosovë", tha drejtuesi i Institutiti për Paqe me seli në Oslo Stein Toeneson.
Fituesi i çmimit Nobel për Paqe, shpallet në fund të vitit.


31. Janar, 2007 21:17 CET   
  

  
VJENË
Përfaqësuesi special i OKB-së për statusin e Kosovës Martti Ahtisaari do të bisedoj paraditen e së premtës me presidentin e Serbisë Boris Tadiç.
"Ahtisaari fillimisht shkon në Beograd. Shpresojmë se do t'a pranojë në takim presidenti Tadiç, pas takimit do të mbajë konferencë me gazetarë dhe më pas niset për në Prishtinë", ka thënë zëdhënësi i Ahtisaarit Remi Durlo.
Edhe nga kabineti i presidentit serb është konfirmuar se Boris Tadiç do të takohet me Martti Ahtisaarin më 2 shkurt në Beograd.
Ndërkohë lideri i Listës Serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviç ka thënë se do të takohet me kryenegociatorin Ahtisaari të premtën në Prishtinë.
Nga ana tjetër kryeministri i Serbisë Vojisllav Koshtunica ka thënë më herët se nuk do të takohet me Ahtisaarin, pasi kjo nuk është në mandatin e Qeverisë që ai e drejton.

PRISHTINË
Më 2 shkurt, Martti Ahtisaari do t’u prezantoj Prishtinës dhe Beogradit dokumentin e punës, por jo propozimin final për statusin e Kosovës, ka pohuar sot në Prishtinë, ministri i Jashtëm i Suedisë Karl Bild. Këto komente, Bild i bëri pas takimeve të ndara që zhvilloi me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Agim Çeku. Ai tha se qëndrimi i Suedisë për statusin e Kosovës, do të jetë në harmoni me qëndrimin që do të marrë Bashkimi Evropian.
"Periudha e bisedimeve pas 2 shkurtit nuk do të jetë e lehtë si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë. Dokumenti i punës që do t’u prezantohet palëve të premten do të shënoj fillimin e dialogut të ri për këtë propozim, dialog ky që do të bartet më pas në Këshillin e Sigurimit ku do të merret vendimi”, pohoi Karl Bild.
Diplomati suedez Karl Bild, gjatë ditës është pritur dhe nga shefi i UNMIK-ut, Joakim Ryker.

PRISHTINË
Ekipi Negociues i Kosovës ka premtuar sot transparencë të plotë ndaj opinionit lidhur me propozimin e Ahtisarit për statusin. Ekipi Negociues është i bindur se nuk ka indikacione për trazira apo dhunë që lidhet me shpalosjen e pakos së Ahtisarit, por zëdhënësi Skënder Hyseni i quajti të dobishme thirrjet për qetësi në këto ditë.
Ai tha se pas marrjes së pakos, Ekipi i Unitetit do ta shqyrtojë me seriozitetin më të madh përmbajtjen e saj dhe do të jap komentet e veta.
Ndërkohë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe anëtar i Ekipit Negociues, Hashim Thaçi ka takuar sot shoqatat e veteranëve të luftës së UÇK-së, të cilët kanë paralajmëruar shprehje të formave të pakënaqësisë qytetare në rast se propozimi i Ahtisaarit nuk do të përfillë vullnetin e popullit dhe siç është thënë vlerat e luftës së UÇK-së.

PRISHTINË
Kryeministri i Kosovës Agim Çeku tha se pas përcaktimit të statusit të Kosovës kompetencat e UNMIK-ut do t'i marrin institucionet e Kosovës, përderisa misioni ndërkombtarë do të mbikqyrë punën e tyre dhe zbatimin e rezolutës së re apo marrëveshjen për Kosovës.
Këto komente kreu i Qeverisë i ka bërë pas takimit të rregullt me Torbjorn Sohlstrom, përfaqësues special i Havier Solanës për Kosovën.
Ndërkaq, Torbjorn Sohlstrom, ka pohuar se Bashkimi Evropian do të jetë i angazhuar me programet e asistencës që t'a ndihmojë Kosovën për të ecur drejt integrimit evropian.

LUBJANË
Ministrat e Jashtëm të Sllovenisë dhe Belgjikës, Dimitrije Rupel dhe Karel de Guht i kanë përshëndetur përpjekjet e kryenegociatorit Martti Ahtisaari për zgjidhjen e statusit të Kosovës.
Shefi i diplomacisë belge tha se për t'u arritur marrëveshje në Këshillin e Sigurimit do të duhen "disa diskutime" sepse do të jetë vështirë të arrihet marrëveshja, e cila do të ishte njësoj e pranueshme për Beogradin dhe Prishtinën.
Ndërkaq Rupel tha se "sipas informatave të tij" Këshilli i Sigurimit me gjasë do ta miratojë propozimin e Ahtisaarit.

BRUKSEL
Kryeprokurorja e Tribunali të Hagës për Ish Jugosllavinë Karla del Ponte, i ka bërë sot thirrje Bashkimit Evropian të mos i vazhdojë negociatat me Serbinë derisa Beogradi t'a dorëzoj të akuzuarin për krime lufte Ratko Mlladiç.
"Nëse do të vazhdonin negociatat për marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Serbisë, atëherë porosia që do t'i dërgohej Beogradit është se BE-ja ka vendosur t'i vazhdojë bisedimet ndonëse Beogradi s'ka bërë asgjë për të bashkëpunuar me Tribunalin e Hagës", tha Del Ponte.

SHKUP
Naftësjellësi AMBO që kalon nëpër territoret e Bullgarisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë do të fillojë të ndërtohet në fund të vitit 2008 kurse do të përfundoj në fillim të vitit 2011. Përmes këtij naftësjellësi, që do të kushtoj 1.2 miliardë dollarë, pritet të trasportohen 750 mijë barel naftë e papërpunuar në tregjet evropiane dhe amerikane. Kjo u bë e ditur sot në Shkup nga Kryetari i konzorciumit AMBO Ted Ferguson pas nënshkrimit të një konvente mes Maqedonisë, Shqipërisë dhe Bullgarisë.

UASHINGTON
Senatori amerikan Joseph Biden, një kritik i zëshëm i politikave të presidentit Bush, e ka shpallur sot kandidaturën për president të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara. Biden u është bashkangjitur kandidatëve tjerë, përfshirë senatorët Hillary Clinton, Barack Obama dhe Bill Richardson për të hyrë në garë për shefin e ardhshëm të Shtëpisë së Bardhë.
Joseph Biden në vitin 2002 votoi për t'a autorizuar presidentin Bush që ta përdorë forcën ushtarake në Irak, por prej ateherë është kundërshtarë i luftës.

BAGDAD
Tre ushtarë amerikanë kanë vdekur nga plagët e marra gjatë luftimeve në krahinën perendimore Anbar.
Ndërkohë, në raportin e fundit të qeverisë amerikane thuhet se përpjekjet për rindërtimin e Irakut janë penguar nga dhuna, korrupsioni dhe burokracia.
Auditimi ka nxjerrë në pah një pamje të zymtë të kaosit, korrupsionit, keqpërdorimit të dhjetëra miliona dollarëve, dhe rritjen e papunësisë.

LONDËR
Policia britanike ka arrestuar 8 veta të akuzuar për terrorizëm gjatë një vargu bastisjesh në Birmingam. Policia tha se të arrestuarit dyshohen për kryerje, përgatitje apo nxitje të akteve terroriste.

UASHINGTON
Zyrtarë financiarë nga shtete të ndryshme kanë këshilluar Fondin Monetar Ndërkombëtar që t'i shesë 400 tonë nga rezervat e arit për të grumbulluar të holla.
Nga shitja kësaj sasie ari, Fondi Monetar Ndërkombëtar pritet të të mbledhte 6.6 miliardë dollarë, sipas çmimeve aktuale të tregut.
30. Janar, 2007 21:37 CET   
  

  
 PRISHTINË
NATO-ja është e përgatitur për rastin e skenarit më të keq të dhunës rajonale në rast të revoltit të serbëve në veri të Kosovës lidhur me vendimin e shpejtë për fatin e Kosovës, tha sot komandanti i KFOR-it, Roland Kather. "Nëse diçka ndodhë në veri, ne do të kemi diçka sikur një domino-efekt", i tha gjenerali Kather agjencisë Reuters dhe shtoi se "ne do të kemi probleme të njejta në Luginën e Preshevës". Ai mëtutje tha se veriu, ku serbët përbëjnë shumicën dhe po kërcënojnë me ndarjen e tyre, do ta ketë "kujdesin e tij të veçantë". "KFOR-i e ka rihapur bazën e vetë veriore, vitin e kaluar, për të pasur prani më të mirë për çdo gjë që mund të ndodhë", tha gjenerali Kather. Duke folur për statusin e Kosovës, ai u shpreh se "për shkaqe të sigurisë, ne na duhet ky vendim sa më shpejtë që të jetë e mundur, pasi pritjet janë të mëdha".

BRUKSEL/BERLIN
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Havier Solana tha se plani i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës do të finalizohet deri në fund të muajit të ardhshëm, para se të paraqitet në Këshillin e Sigurimit për miratim. Ai ka ftuar Prishtinën dhe Beogradin që të takohen me të dërguarin e Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari. Zoti Solana është shprehur se ky do të ishte skenari më i mirë për Kosovën. Këto komente ai i bëri pas takimit me presidentin e Maqedonisë në Bruksel, Branko Cërvenkovski. Havier Solana tha se shpreson se palët, përfshirë edhe Rusinë, përfundimisht do ta mbështesin planin, që u përpilua pas negociatave njëvjeçare me delegacionin e Kosovës dhe të Serbisë. "Nuk besoj se ndokush do ti bëjë vërejtje planit", tha zoti Solana, i cili së bashku me ministrin e jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier dhe me komisionaren për marrëdhënie të jashtme të BE-së, Benita Ferrero-Waldner më 7 shkurt do ta vizitojnë Beogradin. Zoti Steinmajer, vendi i të cilit kryeson presidencën e Bashkimit Evropian, tha mbrëmë në Berlin se në këtë takim në Beograd do të bisedohet për "perspektivën evropiane" të Serbisë dhe për statusin e Kosovës.

PRISHTINË
Misioni ndërkombëtar paqeruajtës në Kosovë, KFOR, që udhëhiqet nga NATO-ja dhe policia vendëse e ndërkombëtare i kanë siguruar sot qytetarët e Kosovës se gjendja e sigurisë do të mbahet nën kontroll, pavarësisht nga pakënaqësitë eventuale të individëve apo të grupeve të caktuatra të njerëzve me propozimin e Martti Ahstisarit për statusin e Kosovës. Në takimin e përbashkët të kryeministrit Agim Çeku, komandantit të KFOR-it, Roland Kater dhe komisionarit të policisë ndërkombëtare, Stiven Kurtis me kryetarët e komunave të Kosovës, është thënë se organet e rendit dhe të sigurisë janë të gatshme të ballafaqohen me të gjitha stituatat e mundshme gjatë kohës së paraqitjes së pakos për status.

BEOGARD
Partia e kryeministrit në largim të Serbisë, Vojisllav Koshtunica sot e ka kushtëzuar pjesëmarrjen në qeverinë e ardhshme të koalicionit me masat për ta kundërshtuar pavarësinë e Kosovës, ka njoftuar zyra e presidentit të Serbisë, Boris Tadiq. Partia Demokratike e Serbisë e Vojisllav Koshtunicës i ka dorëzuar presidentit Tadiq "një platformë me të cilën parasheh reagimin e mundshëm të Serbisë në rast të një vendimi të imponuar për statusin e ardhshëm të Kosovës", thuhet mtëtutje në njoftimin nga presidenca.

HAGË
Kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte tha sot se ajo ka shqetësim se disa vende anëtare të Bashkimit Evropian do të bëjnë presion për vazhdimin e bisedave për anëtarësim të Serbisë, duke i dëmtuar gjasët e Beogradit që ti dorëzojë të dyshuarit kryesor për krime të luftës. Zonja del Ponte tha se ndjenë një ndryshim në disponim dhe një qëndrim më të butë ndaj Serbisë në mesin e Bashkësisë ndërkombëtare derisa plani i Kombeve të Bashkuara duket se do ti sjellë Kosovës pothuajse pavarësi të plotë dhe pasi Mali i Zi votoi për pavarësi nga Beogradi. "Tash situata është sensitive dhe delikate pasi disa shtete të Bashkimit Evropian mendojnë ...Serbia e gjorë". Mëtutje ajo tha se "nëse ata i vazhdojnë bisedimet pa bashkëpunimin e plotë me ne, mendoj se ne mund ti harrojmë të dyshuarit, e veçanërisht Mlladiqin".

BAGDAD
Raportohet se së paku 60 vetë janë vrarë sot në Irak, në ditën kur festivali i Ashureve, që është dita më e shenjtë në kalendarin shiit, arriti kulminacionin. Në veri të Bagdadit së paku 17 vetë u vranë nga goditjet me predha, ndërsa në jug të këtij qyteti së paku katër pelegrinë shiitë u vranë kur persona të armatosur hapën zjarrë kundër dy minibusëve. Nga shpërthimi në qytetin Khanaqin, afër kufirit me Iranin, u vranë së paku 13 vetë ndërsa në Mandali, një sulmues vetëvrasës me bombë brenda xhamisë shiite, vrau së paku 23 vetë. Është raportuar edhe për vrasjen e dy policëve në Mosul dhe të një mësuesi në Mahaweel. Njëherësh, afro 2 milionë pelegrinë përkujtuan Ashuret në qytetin e shenjtë të Qerbelasë.

UASHINGTON
Admirali i marinës, William Fallon, që do ti udhëheq forcat e Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme thotë se në Irak koha po kalon në aspektin që të përmirësohet siguria dhe të promovohet pajtueshmëria politike. Admirali Fallon, gjatë seancës së konfirmimit të tij në Uashington tha se Shtetet e Bshkuara me gjasë kanë gabuar në vlerësimin e aftësisë së qeverisë së Irakut që ta rindërtoj shoqërinë e saj pas përmbysjes së Saddam Husseinit, para afro katër vitesh.

RRIPI I GAZËS
Grupimet palestineze, Hamas dhe Fatah, që ditëve të fundit ishin përleshur ndërmjet veti, kanë shpallur arritjen e marrëveshjes për armëpushim. Kjo marrëveshje u shpallë nga ministri i jashtëm palestinez, Mahmoud al-Zahar, pas bisedimeve ndërmjet kryeministrit Ismail Haniyah nga Hamasi dhe një zyrtari të lartë të Fatahut, që përfaqësonte presidentin e autoritetit palestinez, Mahmud Abbas.
Gjatë pesë ditëve të luftimeve janë vrarë së paku 30 vetë.

KAIRO
Presidenti i Autoritetit palestinez, Mahmud Abbas tha sot se sulmi vetëvrasës dje në Eilat të Izraelit nuk do të ndikoj në arritjen e paqes ndërmjet palestinezëve dhe izraelitëve në Rripin e Gazës.
- Pozicioni im lidhur me këtë operacion është se unë nuk e pranoj atë, e refuzoj dhe e dënoj atë. Nuk ishte nevoja për të dhe neve nuk na sjellë asnjë të mirë, tha zoti Abbas, gjatë qëndimrit të tij në Kairo.

KABUL
Organizata Human Rights Watch thotë se më se 1000 civilë janë vrarë në Afganistan gjatë vitit 2006. Sipas kësaj organizate, kjo tregon se qeveria e Afganistanit nuk i ka realizuar obligimet e veta për krijimin e sigurisë. Human Rights Watch, që selinë e ka në Nju Jork, thotë se qeveria afgane ka dështuar ti realizoj synimet për siguri dhe zhvillim, që i kishte paraqitur para një viti. Në raport theksohet se "Kabuli dhe mbështetësit e tij ndërkombëtarë kanë bërë pak progres në fushat themelore, siç janë siguria, ushqimi, rryma, uji dhe përkujdesja shëndetësore".

ZAGREB
Një shtetas i Bosnjës dhe 16 imigrantë ilegalë shqiptarë janë arrestuar në Kroaci, ka njoftuar sot policia. Personi 51 vjeçari është arrestuar pasi policia i kishte gjetur imigrantët në apartamentin e tij në Zagreb. Është thënë se imigrantët, të moshës ndërmjet 16 dhe 36 vjeçare, planifikonin të arrinin në portin italian, Gjenovë. Agjencitë e lajmeve raportojnë se Kroacia shtrihet në të ashtuquajturën "rrugë ballkanike" që shfrytëzohet nga bandat e krimit të organizuar për të kontrabanduar drogë dhe njerëz në Evropën perëndimore.
29. Janar, 2007 21:35 CET   
  

  
 PARIS/PRISHTINË
Ministri i jashtëm i Francës, Philippe Douste-Blazy sot në Paris është takuar me kryeadministratorin e Kosovës, Joachim Ruecker. Zëdhënës i ministrisë së jashtme franceze, Jean-Baptiste Mattei ka njoftuar se zoti Blazy ka thënë se shpreson se UNMIK-u "në tërësi do të vazhdoj ta realizoj mandatin e tij, deri në mandatin e ri". Ministri Blazy ka shprehur "mbështetje të plotë" për planin e Martti Ahtisaarit, të cilin Ministria e jashtme franceze e ka vlerësuar "të baraspeshuar" dhe ka ftuar Prishtinën dhe Beogradin që të "angazhohen në mënyrë konstruktive" në konsultime. Sipas një njoftimi nga UNMIK-u në Prishtinë, kryeadministratori Joachim Ruecker, në takimin me ministrin e jashtëm Blazy, ka thënë se para Kosovës është periudha më e rëndësishme e përcaktimit të statusit. Ai është angazhuar për ruajtjen e ritmit të propozuar për statusin e Kosovës, duke theksuar se UNMIK-u do të vazhdoj ti transferoj përgjegjësitë në institucionet e Kosovës, përveç atyre që planifikohen se do të jenë pjesë e përgjegjësive të misionit të Bashkimit Evropian.

BRUKSEL
"Aleatët e NATO-s e mbështesin propozimin që presidentit Ahtisaari do ta paraqesë te palët më 2 shkurt", tha sot në Brukesl, sekretari i prëgjithshëm i aleancës veri atlantike, Jaap De Hoop Scheffer. Mëtutje ai tha se "mbështesim orarin e tij dhe mendoj se është e rëndësishme që të gjitha vendet në rajon ta bëjnë të njejtën gjë". Këto komente ai i bëri pas takimit me presidentin e Maqedonisë, Branko Cërvenkovski në Bruksel. Zoti Scheffer tha, poashtu se "KFOR-i është i gatshëm për të gjitha eventualitetet, prandaj askush në Kosovë të mos ketë iluzione se ata duhet ta testojnë KFOR-in" dhe shtoi se "kjo ka të bëjë si me shumicën ashtu edhe me pakicën" në Kosovë. Presidenti Branko Cërvenkovski tha se Maqedonia do ta mbështesë zgjidhjen e përhershme, që garanton stabilitet në rajon.

PRISHTINË
Duke besuar se pakoja e zotit Ahtisaari do ti hapë Kosovës perspektivën për ndërtimin e shtetit të pavarur e sovran, kryeministri Agim Çeku u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të përmbahen nga protestat dhe kundërshtimet ndaj propozimit për status, që Prishtinës do ti dorëzohet më 2 shkurt. Zëdhënësja Ulpiana Lama tha se kryeminsitri Çeku ka vlerësuar se Kosova nuk duhet të destabilizohet në këtë fazë të vendimit për statusin e saj.

VJENË
Zëdhënësi i UNOSEK-ut, Remi Dulo nuk ka dashur ta komentoj vendimin e kryeminsitrit të Serbisë, Vojisllav Koshtunica se nuk do të takohet me të dërguarin e Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahstisaari. "Nuk kemi koment për këtë çështje. Planifikojmë që më 2 shkurt të shkojmë në Beograd dhe në Prishtinë, që palëve t'ju paraqesim planin", i tha radios Evropa e Lirë, zëdhënësi Remi Durlo. "Çdo herë kemi paralajmëruar se pa shtyrje do të shkojmë në Serbi pas zgjedhjeve. Nuk kemi përmendur se duhet të ekzistoj qeveria e re", tha zoti Durlo. Kjo deklaratë u bë duke iu referuar lajmeve në disa media të Beogradit se kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunca, më 2 shkurt, nuk do të takohet me zotin Ahtisaari për shkak se kjo nuk është në mandatin e qeverisë së tij.

BEOGRAD
Andreja Mlladenoviq, zëdhënës i Partisë Demokratike të Serbisë, të kryeministrit Koshtunica, tha sot se është e e "turpshme dhe për gjykim" ajo që i dërguari i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari nuk dëshiron ta presë formimin e qeverisë së re të Serbisë, para se ta paraqesë planin e tij për statusin e Kosovës. "E tërë kjo i përngjanë trajtimit të Serbisë si një shteti kolonial, që do të bëjë çdo gjë që i sugjerohet", tha zoti Mlladenoviq. Sipas tij, një pjesë e Ekipit për negociata, i cili e përfaqëson qeverinë e Serbisë, nuk ka legjitimitet për të vendosë për çështjet lidhur me Kosovën. Zoti Ahtisaari "mund të vijë në Beograd, por me qeverinë nuk mund të bisedoj, sepse kjo qeveri kryen vetëm punë teknike", tha Andreja Mlladenoviq.

BAGDAD
Zyrtarë qeveritarë irakianë thonë se forcat irakiane të mbështetura nga ato të Shteteve të Bashkuara kanë vrarë së paku 200 militantë, të cilët dyshohej se po planifikonin të sulmonin myslimanët shiitë gjatë festivalit fetar të Ashureve. Zëdhënësi i qeverisë së Irakut, Ali al-Dabbagh tha se sulmi i djeshëm afër qytetit të shenjtë Naxhaf, kishte për cak pjesëtarët e grupit Jund al-Samma. Në mesin e të vrarëve thueht se ishte edhe lideri i këtij grupi.

JERUSALEM/UASHINGTON
Kryeministri Ehud Olmert tha se Izraeli po e shqyrton mundësinë e përgjigjjes, pas një sulmi të sotëm vetëvrasës, nga i cili u vranë tre persona në qytetin bregdetar, Eilat. Njëherësh në Uashington, Shtëpia e Bardhë nëpërmjet të një kumtese, "dënoi fuqishëm" sulmin dhe "grupet e tilla terroriste palestineze, përfshirë Hamasin, që ndërmarrin aksione të këtilla barbare". Në kumtesë thuhet, poashtu, se barra për parandalimin e sulmeve të këtilla i takon Autoritetet Palestinez.

STAMBOLL
Policia e Turqisë ka arrestuar sot më se 40 persona, të dyshuar për lidhje me Al-Kaidën në operacionet simultane në pesë provinca. Mediat turke raportuan se 25 vetë ishin arrestuar në provincën qendrore Konya, ndërsa të tjerët në Stamboll dhe në pjesët e tjera të Turqisë. Ky operacion u bë pas akuzave ndaj tre personave, përfshirë këtu edhe komandantin e dyshuar të Al-Kaidës në Turqi, të cilët kishin për qëllim të planifikonin sulme me bomba.

GUDERMES
Nga përleshjet e sotme ndërmjet pjesëtarëve të ushtrisë ruse dhe kryengritësve çeçenë janë vrarë katër ushtarë dhe një kryengritës. Përleshja u bë në Gudermes, qyteti ku jeton Ramzan Kadyrov, kryeministri çeçen, që mbështetet nga Moska. Programi në gjuhën ruse i Radios Evropa e Lirë raportoi se në një zhvillim tjetër, sot nga të shtënat në rajonin malor të Çeçenisë, Shatoisky janë vrarë dy ushtarë rusë dhe një militant çeçen.

BRUKSEL
Komisioni Evropian ka konfirmuar praninë e virusit vdekjeprurës të gripit të shpezëve ndër patat në Hungari. Ky është rasti i parë i kësaj sëmundjeje të shpezëve në Bashkimin Evropian prej verës së kaluar. Lidhur me këtë sëmundje, raportohet se autoritetet në Azerbajxhan po hetojnë rastin e vdekjes së një djaloshi 14 vjeçar, pasi ekziston mundësia që ai ka vdekur nga virusi i Gripit të shpezëve. Prej vitit 2003, në mbarë botën, nga gripi i shpezëve kanë vdekur afro 160 vetë. Autoritetet tërheqin vërejtjen se ky grup mund të jetë edhe më vdekjeprurës nëse fillon të përhapet te njerëzit.




17. Janar, 2007 21:11 CET   
  

  
BRUKSEL
NATO-ja është kundër çdo vonese në procesin e statusit të Kosovës dhe mbështet fuqishëm kalendarin e Martti Ahtisaarit, ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i aleancës veriatlantike.
Jaap de Hoop Scheffer i ka bërë këto komente gjatë një prononcimi para gazetarëve, duke folur për planet e NATO-s gjatë vitit 2007.
Scheffer krahas Afganistanit, Kosovën e ka përmendur si prioritet kryesor dhe jo vetëm të NATO-s, por edhe të organizatave tjera ndërkombëtare, posaçërish Bashkimit Evropian që do të ketë rol të rëndësishëm në Kosovë si dhe të Kombeve të Bashkuara, ku duhet të mirret vendimi për Kosovën.

BRUKSEL
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Javier Solana ka shfaqur shpresën që pas zgjedhjeve në Serbi, atje do të krijohet një qeveri demokratike dhe pro-evropiane, e cila do të kontribuojë në stabilitetin e rajonit, përfshirë edhe statusin e Kosovës.
Duke përsëritur qëndrimin e tij se pret që Ahtisaari t'u paraqet palëve në fillim të shkurtit propozimet e tij për statusin e Kosovës, Solana tha se ende shpreson në mundësinë e një marrëveshje me pajtim të Prishtinës dhe Beogradit. "Nuk dua të jem një njeri që shoh ëndrra por ende mendoj se një gjë e tillë është e mundur të ndodhë", ka thënë Solana.

BEOGRAD
Kosova "qartas" është pengesë e Serbisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. "Nëse nuk e zgjidhni konfliktin e Beogradit me Prishtinën, Kosova nuk do të shkojë drejt BE-së, por as Serbia", ka thënë ambasadori amerikan në Beograd, Michael Polt për mediat serbe.
SHBA-të dëshirojnë që zgjidhja për Kosovën të realizohet shpejt, sepse populli i Kosovës ka të drejtë ta dijë ardhmërinë e tij, ka thënë ai.
Ambasadori amerikan gjithashtu u ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 21 janarit në Serbi, me arsyetimin se bojkotimi i zgjedhjeve nuk është vendim i duhur, njejtë sikurse që nuk është zgjedhje e duhur ajo e serbëve të Kosovës për t'i bojkotuar institucionet e Kosovës.

PRISHTINË
Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu tha sot se ishte i inkurajuar nga takimet që kishte pasur me zyrtarë të lartë të BE-së në Bruksel, mirëpo nuk tha nëse do të kishte bisedime të tjera me Beogradin lidhur me statusin e Kosovës pas shpalljes së propozimit të Ahtisaarit për statusin. Presidenti Fatmir Sejdiu i bëri këto vlerësime sot pasdite në Aeroportin e Prishtinës, me t’u kthyer nga një qëndrim, disaditësh në Bruksel, ku kishte takuar përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Javier Solana, Komisionerin për Zgjerim të BE-së Oli Rehn, sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jaap de Hop Scheffer dhe zyrtarë të tjerë.
"Është vërtet një mbështetje e fuqishme që u jepet proceseve në Kosovë, pra edhe procesit të bisedimeve që duhet të shpejtohet me propozimin e presidentit Ahtisari dhe pritet që shumë shpejt të ecin edhe procedurat e tjera", tha Sejdiu.

PRISHTINË
Komandanti i forcave amerikane në Kosovë ka thënë se mund të ketë pakënaqësi kur Ahtisaari të paraqesë propozimin për statusin, por ka shtuar se nuk beson që dhuna është e pashmangshme.
Gjeneral-brigade Daglas Erhart tha se raporti i Ahtisaarit do të jetë "shumë i gjërë, disa nuk do të jenë të lumtur me pjesë të raportit, ndërsa të tjerët me siguri do të jenë shumë më të lumtur".
"Por si në çdo situatë kompromisi askush nuk do të fitoj gjithçka që dëshiron", ka thënë Erhard për Associated Press.

PRISHTINË
Mobilcom Austria, IPKO net me konzorciumin Telekom Slovenia/ Mobitel, Team Kosova dhe Kosmocell janë kompanitë që kanë hyrë në garë për telefoninë e dytë mobile në Kosovë.
Të katër kompanitë do të vlerësohen nga Komisioni Vlerësues i përbërë nga ART, Qeveria, dhe UNMIK-u, edhe pse Komisioni, nuk është kompletuar ende.
Sipas kritereve të vendosura nga Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, ofertuesit do të përzgjidhen në bazë të asaj se sa shpejt do të arrijnë nivelin e mbulueshmërisë, sa do të kenë participim vendor, çfarë do jetë kualiteti dhe gama e shërbimeve si dhe çfarë përvoje kanë në telefoninë mobile. Çmimi minimal që duhet të ofrojnë kompanitë ofertuese është 20 milionë euro.
Deri në përzgjedhjen e kompanisë fituese, shërbimet e telefonisë mobile do t’i kryejë operatori i vetëm legal në Kosovë Vala 900.

TIRANË
Bashkimi Evropian paralajmëroi Shqipërinë se mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të drejta është kërkesë thelbësore për marrëdhënie më të ngushta me bllokun.
"Forcat politike në Shqipëri duhet ta zbatojnë marrëveshjen e arritur një javë më parë, duke punuar së bashku në frymë të mirëbesimit, dhe duke ecur përpara me përgatitjet që të mos ketë shtyrje tjetër të zgjedhjeve", thuhet në një deklaratë të BE-së.
Unioni ka lëvduar presidentin Alfred Moisiu për rolin e tij në marrëveshjen e arritur.

STRAZBURG
"Stabiliteti në Ballkanin Perendimor është në interes të përbashkët për të gjithë, ndërsa pa perspektivë evropiane për vendet e këtij rajoni, nuk do të ketë stabilitet", tha kancelarja gjermane Angela Merkel Ajo i bëri këto komente në Parlamentin Evropian ndërsa shpaloste programin gjashtëmujor të Gjermanisë, e cila kryeson BE-në.
Merkel ka nënvizuar se "Bashkimi Evropian me masa përcjellëse do ta shoqërojë zbatimin e zgjidhjes së statusit të Kosovës".

UASHINGTON
Presidenti amerikan, George Bush i kritikoi rrethanat e ekzekutimit të Saddam Husseinit dhe të varjes së dy ish zyrtarëve të lartë irakianë.
"Ishte porosi konfuze. Në esencë u thoshte njerëzve, e shihni, ju e udhëhoqët gjykimin dhe i dhatë Saddam Husseinit drejtësinë, që ai nuk u kishte dhënë të tjerëve. Por, kur erdhi koha e ekzekutimit, dukej sikur ishte një lloj vrasje hakmarrëse. Kjo vetëm tregon se kjo qeveri ende duhet të zhvillohet", tha presidenti Bush, në një intervistë për rrjetin televiziv PBS.

UASHINGTON
Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti George Bush do të takohet me anëtarët republikanë të Kongresit, në përpjekje për të gjetur përkrahje për rritjen e numrit të trupave në Irak, lëvizje kjo e kritikuar nga demokratët.
Ndërkohë demokratët në Senat janë duke hartuar një rezolutë rreth Irakut, që pritet t'i kritikojë planet e Bushit për rritjen e numrit të trupave amerikane atje.

BERLIN
Sekretarja amerikane e shtetit Condoleezza Rice tha se "katërshja" e negociatorëve të Lindjes së Mesme, me gjasë do të takohet më 1 apo 2 shkurt në Uashington për të diskutuar përpjekjet paqësore izraelito-palestineze. Këto komente Rice i bëri pas takimit me ministrin e Jashtëm gjerman Frank Valter Steinmaier.
Rice njoftoi se zyrtarë të Kuvajtit i kanë thënë asaj që Uashingtoni duhet të fillojë bisedimet me Sirinë dhe Iranin, që do të ndihmonin ndaljen e dhunës në Irak.

BAGDAD
Të paktën 15 veta janë vrarë dhe më shumë se 30 janë plagosur nga shpërthimi i një bombe në Sadr City të Bagdadit, ndërsa në sulme të ndara në pjesë të ndryshme të Irakut u vranë 7 veta.
Ushtria amerikane ndërkaq njoftoi për dy ushtarë të saj të vrarë në provincën Anbar.

STOKHOLM
Ish presidentja e serbëve të Bosnjes, e dënuar me 11 vjet burg për krime lufte gjatë luftës në Bosnje, ka kërkuar t'i falet dënimi, duke thënë se është e sëmurë. Biljana Pllavshiç, e cila e vuan dënimin në Suedi, i ka dërguar një letër Ministrisë suedeze të Drejtësisë, ku thotë se "nuk e kupton përse duhet të rrijë në një vend me prostitutat, vrasëset apo trafikantet e drogës".


16. Janar, 2007 21:09 CET   
  

  
PRISHTINË
NATO dhe organet vendore e ndërkombëtare të rendit e sigurisë, nuk do të lejojnë destabilizimin e Kosovës në prag të vendimit për statusin e saj, ka pohuar sot kryeministri i Kosovës, Agim Çeku. Kryeministri kosovar ka pritur sot në një takim komandantin suprem të NATO-s, gjeneralin amerikan John Craddock dhe komandantin e forcave amerikane në Evropë, admiralin Henry Ulrich. Ndonëse pas takimit nuk kishte prononcime, në një njoftim nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës thuhet se Çeku ka kërkuar mbështetjen e NATO-s për formimin e një force ushtarake të Kosovës.
NATO dhe institucionet e Kosovës nuk do të lejojnë që të ndodhin befasi në Kosovë në këtë fazë vendimtare të vendimit për statusin e saj, ka pohuar kryeministri i Kosovës, Agim Çeku.

BRUKSEL
Komisioneri i BE-së për Zgjerimin Oli Rehn ka thënë se zgjidhja për statusin e Kosovës duhet të jetë politikisht dhe legalisht e qartë, dhe të mundësojë marrëdhënie kontraktuale ndërkombëtare.
"Kosova po lëviz drejt momentit kritik. BE-ja dëshiron të sigurojë që procesi i statusit të jetë i suksesshëm dhe të çojë tek një zgjidhje e qëndrueshme për Kosovën", ka thënë Rehn.
Ai ka shtuar se "kjo zgjidhje duhet të jetë e qartë dhe të caktojë një vizion për zhvillimin e ardhshëm të Kosovës".

LUBJANË
Hartimi i planit për zgjidhjen e statusit të ardhshëm të Kosovës është në fazën përfundimtare, ka thënë sot në Lubjanë zëvendësi i Martti Ahtisaarit.
Albert Rohan nuk ka dashur të komentojë rreth datës së publikimit të propozimit, por ka thënë se me shefin e diplomacisë sllovene Dimitrije Rupel ka diskutuar mbi veprimet pas zgjedhjeve parlamentare të 21 janarit në Serbi.
Ministri i Jashtëm slloven ka premtuar përkrahjen e Lubjanës në gjetjen e një zgjidhjeje për Kosovën, duke thënë se duhet ruajtur qëndrimin unik të Bashkimit Evropian.

MOSKË
Çfarëdo zgjidhje për statusin e ardhshëm të Kosovës duhet të jetë e pranueshme edhe nga Beogradi dhe nuk do të duhej të imponohet nga fuqitë e jashtme, ka thënë ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
"Statusi i Kosovës mund të përcaktohet vetëm përmes bisedimeve dhe duhet të jetë i pranueshëm nga të dyja palët, Beogradi dhe populli i Kosovës, dhe kjo është bazë e veprimeve tona", ka thënë Lavrov.
Kryediplomati rus ka thënë se fuqitë e mëdha janë dakorduar që çdo propozim për statusin t'u paraqitet për miratim qeverive në Prishtinë dhe Beograd.
"Varësisht nga epilogu i kësaj, ne do të marrim qëndrimin tonë", ka thënë Lavrov.

BRUKSEL
Bashkimi Evropian është duke ecur përpara me planet për zgjerimin e misionit përkrahës civil dhe policor në Kosovë dhe Afganistan këtë vit, bënë të ditur zyrtarë të BE-së.
Unioni planifikon krijimin e një misioni prej 1 mijë e 300 vetave në Kosovë, kryesisht të përbërë nga oficerë policie që do t'i ndihmonin policisë lokale në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit dhe sulmeve ndëretnike.
Blloku gjithashtu planifikon t'i shtojë përpjekjet për ndërtimin e strukturave gjyqësore, administrative dhe ekonomike në Kosovë.

BAGDAD
Të paktën 100 irakianë janë vrarë dhe më shumë se 200 janë plagosur në sulme të ndara në 24 orët e fundit në Irak.
Ndërkohë, Organizata e Kombeve të Bashkuara njoftoi se gjatë vitit 2006 në Irak janë vrarë më shumë se 34 mijë veta.

KABUL
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates tha se aktivitetet e kryengritësve në kufirin e Pakistanit paraqesin "problem", të cilit do të duhej t'i bjerë pas qeveria e Pakistanit.
Gates i bëri këto komente pas takimit me presidentin afgan Hamid Kharzai.

MOSKË
Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Ivanov konfirmoi se Rusia i ka shitur Iranit sisteme raketore kundër ajrore.
Ivanov tha se sistemet TOR-M1 janë shitur në bazë të kontratave mes dy qeverive, dhe shtoi se sanksionet ndaj Iranit nuk e pengojnë shitjen e pajisjeve mbrojtëse.

UASHINGTON
Senatori demokrat Barack Obama sot e bëri hapin e parë në përpjekjet për t'u bërë presidenti i parë zezak në Shtetet e Bashkuara. Zëdhënësi i tij tha se Obama i ka plotësuar formularet e nevojshëm për të themeluar komitetin e tij zgjedhor.


12. Janar, 2007 21:34 CET   
  

  
VJENË
I dërguari i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari i ka informuar sot në Drezden të Gjermanisë, drejtorët politikë të ministrive të jashtme të vendeve anëtare të BE-së për procesin e përgatitjes së zgjidhjes për statusin final të Kosovës. Kështu ka njoftuar zëdhënësi Remi Durlo. Ai poshtu ka thënë se takimi u mbajt pa praninë e gazetarëve. Mëtutje zoti Durlo ka thënë se "nuk ishte e paraparë paraqitja e ndonjë dokumenti ose propozimi" por "vetëm informim për atë se deri ku është arritur në procesin" për Kosovën.

BEOGRAD
Kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica i ka thënë sot ministrit të jashtëm slloven, Dimitrij Rupel se zgjidhja për Kosovën mund të gjendet vetëm nëpërmjet të dialogut dhe kompromisit të të dy palëve dhe se kjo nënkupton autonomi substanciale për Kosovën nën Serbi. Siç ka njoftuar mëtutje qeveria e Serbisë, zoti Rupel ka "vlerësuar se kohët e fundit Bashkimi Evropian në mënyrë më racionale e shqyrton çështjen e Kosovës".

PRISHTINË
Në Prishtinë u formua edhe një parti e re politike. Është Lidhja Demokratike e udhëhequr nga Nexhat Daci. Zoti Daci tha se objektiv i LD-së është pavarësia e Kosovës dhe jo destabilizimi i instititucioneve dhe i qeverisë aktuale.

PRAGË
Në raportin e fundit, organizata Human Rights Watch ka vlerësuar se bisedimet për statusin e ardhshëm të Kosovës kanë lënë nën hije çështjet që kanë nevojë të shqyrtohen në mënyrë urgjente, e veçanërisht çështjen e dështimeve në sistemin e drejtësisë. Përfaqësuesja për Evropën dhe Azinë në këtë organizatë, Veronika Goldston tha se, megjithatë, janë shënuar disa përparime në kuptimin që bashkësia ndërkombëtare ka filluar ta njohë faktin se kjo çështje duhet të diskutohet jo vetëm nga Bashkimi Evropian, që do të ketë rol të rëndësishëm në Kosovë, por edhe nga autoritetet e Kombeve të Bashkuara.

SARAJEVË
Qeveria e serbëve të Bosnjës sot ka akuzuar televizionin publik të Bosnjë Hercegovinës për mungesë të objektivitetit dhe ua ka ndaluar zyrtarëve të saj që të japin deklarata për këtë qendër televizive. Këto akuza u bënë pasi disa zyrtarë qeveritarë serbë të Bosnjës kanë thënë se politikat editoriale të këtij televizioni nuk ishin të pavarura.

ATHINË
Ndërmjetësuesi i Kombeve të Bashkuara, Matthew Nimetz tha sot se vendimi i fundit për emërimin e aeroportit në Shkup të Maqedonisë me emrin Aleksandri i Madh, ndikon negativisht në negociatat ndërmjet Greqisë e fqiut të tij ballkanik. Këto komente ai i bëri pas takimit me ministren e jashtme greke, Dora Bakoyannis, në Athinë. "Pozicioni i Greqisë është shumë i qartë dhe nesër do të shkoj në Shkup për bisedime", tha zoti Nimetz. Zonja Bakoyannis e ka kritikuar vendimin e autoriteteve në Maqedoni, vend me të cilin qeveria greke ka mospajtime lidhur me referencat hisitorike dhe nuk ka përjashtuar mundësinë e shfrytëzimit të vetos lidhur me synimet e Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

ATHINË
Policia greke ka thënë se një predhë është hedhur sot në mëngjesë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Athinë, duke shkaktuar dëmtime në ndërtesë por jo viktima në njerëz. Ministri i rendit publik, Vyron Polydoras ka thënë se persona të panjohur, që kishin thirrë me telefon, kanë thënë se grupi geril i majtë, Lufta Revolucionare ishte përgjegjës për këtë sulm. Ambasadori amerikan, Charls Ries tha se për këtë incident po zhvillohen hetime dhe se ambasada do të hapet sa më parë që të jetë e mundur.

UASHINGTON/LONDËR
Kryesuesi i Komitetit për marrëdhënie të jashtme të Senatit amerikan, demokrati Joseph Biden tha se plani i ri i presidentit Bush për Irakun nuk është zgjidhje por gabim tragjik:
- Kemi shpresuar dhe jemi lutur që në fjalimin e presidentit të dëgjojmë për kthimin e forcave amerikane në shtëpi, duke lënë një Irak të stabilizuar. Në vend të kësaj dëgjuam plane për përshkallëzimin e luftës, jo vetëm në Irak por ndoshta edhe në iran e në Siri. Besoj se plani i presidentit nuk është zgjidhje por gabim tragjik", tha senatori Biden.
Ndërsa, kryeministri britanik, Tony Blair mbështeti planin më të ri të presidentit Bush për Irakun:
- Duke pasur parasysh kushtet aktuale në Bagdad, mendoj se ka kuptim për amerikanët që ta shtojnë numrin e forcave të tyre, që ka për qëllim ta mbështesë shtimin e kapacitetet irakiane, jo vetëm në kuptimin e forcave të tyre të armatosura, por edhe në kuptimin e rikonstruktimit, ripajtimit dhe zhvillimit, tha, kryeminsitri britanik, Tony Blair, mbrëmë vonë në një debat televiziv. Duke folur për situatën në Basra, ku operojnë trupat britanike, zoti Blair tha se "pasi irakianët të jenë të aftë ta mbajnë sigurinë e tyre në Basra, atëherë është koha e duhur që focat britanike të tërhiqen dhe ta kenë një rol mbështetës".

ISLAMABAD
Pakistani ka hedhur poshtë akuzat e Shteteve të Bashkuara se po strehon liderët e al-Kaidës. Këto komente i ka bërë sot, zëdhënësi ushtarak pakistanez, Shaukat Sultan, duke iu referuar deklaratës së drejtorit në largim të agjencive të zbulimit të Shteteve të Bashkuara, John Negroponte se Pakistani, megjithqë aleatë kryesor amerikan, ishte strehë për liderët e lartë terroristë.
Njëherësh, sot ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Richard Boucher u takua me presidentin pakistanez, Pervez Musharraf në Islamabad për të diskutuar për çëshjtet e sigurisë në rajon.

LOS ANXHELOS
Në opinionin sportiv botëror vazhdon të komentohet lajmi se ylli i futbollit, David Beckham ka nënshkruar kontratën me një klub amerikan.
Sot, 31 vjeçari Beckham u shpreh se është i kënaqur që është bërë pjesë e klubit Los Anxhelos Galaksy dhe se nuk ka vendosur të luajë për këtë klub për shkak të të hollave. Në këtë aspekt ai tha:
- Sa më përketë mua, e tërë kjo ka të bëjë me futboll. Unë vijë këtu për të ndryshuar diçka, tha David Beckham.


04.01.2007 - 12:50:25

"Die presse": 

Ahtisari propozon pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën

Dy redaktorët e gazetës së njohur vjeneze “Die Presse” Viland Shnajder dhe Norbert Rif në numrin e sotëm të kësaj gazete botojnë artikullin “Kosova në rrugën e shtetit të mëvetësishëm”. Konstatimin e tyre ata e mbështesin në burime diplomatike që ka gazeta “Die Presse”.
Autorët, në artikullin ekskluziv që botohet sot, thonë se dje - nga burimet diplomatike ndërkombëtare kanë marrë vesh se presidenti Ahtisari në dokumentin vendimtar për Kosovën ka propozuar pavarësi të mbikëqyrur. Por, autorët thonë se Moska po përpiqet ta frenojë procesin. Momenti vendimtar po afrohet. Në fillim të muajit shkurt të dërguarit e posaçëm të OKB-së Martti Ahtisari dhe Albert Rohan do të udhëtojnë në Beograd dhe në Prishtinë për të hedhur mbi tavolinë dokumentin gjithpërfshirës pë të ardhmen e Kosovës. Ndonëse ende po diskutohen detajet, një gjë tashmë është e qartë: Ahtisari në dokumentin e tij ka propozuar pavarësi të mbikqyrur për Kosovën. Këtë fakt gazeta vjeneze “Die Presse” ia ka arritur ta mësojë të mërkurën - siç thonë autorët e artikullit, nga qarqe diplomatike plotësisht të besueshme në Vjenë. Dy autorët e artikullit të gazetës që mban titullin “Kosova në rrugën e shtetit të mvetësishëm”, VILAND SHNAJDER DHE NORBERT RIF janë të njohur për lidhje të forta me qarqet diplomtike, posaçërisht me zëvendës kryenegociatorin Albert Rohan. Sipas autorëve të artikullit Serbia me ndihmën e Moskës, po lufton me gjithë fuqinë që ka kundër pavarësisë së Kosovës. Vëzhguesit e paanshëm menojnë se Moska mund te ndikoje që e ardhmja e Kosovës të mos qartësohet plotësisht. Mirëpo, janë pikërisht shtetet e BE të cilat po kërkojnë me ngulm që statusi i Kosovës të sqarohet. “BE do ta drejtojë misionin e ri ndërkombëtar në Kosovë dhe këtë do ta bëjë vetëm nëse krijohen rrethana plotësisht të qartë për të ardhmen e Kosovës” i ka thënë diplomati perëndimor gazetës vjeneze “Die Presse”. Sipas të njëjtit, shtylla kryesore e dokumentit të Ahtisarit mbështetet në konditat për mbrojtjen e minoritetit serb në Kosovë. Kjo ka rezultuar edhe nga bisedimet e Vjenës mes serbëve dhe shqiptarëve. Në këtë kuadër përcaktohen edhe kompetencat e misionit vëzhgues ndërkombëtar të BE që do ta mbikqyrë realizimin në praktikë të planit Ahtisari. Misioni ndërkombëtar do të vëzhgojë parapa supeve institucionet e Kosovës se në çmasë po zbatojnë kushtete e përcaktuara me dokumentin e pavarësisë. Die Presse ka marrë vesh se me 26. Janar Ahtisari dhe Rohan do ta diskutojnë edhe një herë dokumentin e përpiluar prej tyre me vendet e Grupit të Konstaktit. Një ditë më vonë, me 27 janar dokumentin për statusin e Kosovës Ahtisari do t’ia dorëzojnë në tavolinë Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Nju Jork. Pas kësaj në fillim të shkurtit dokumenti do tu dorëzohet të dy palëve, asaj serbe dhe shqiptare, ndërkaq statusi i propozuar për Kosovën është planifikuar që ta marrë bekimin në Këshillin e Sigurimit në muajin mars. Në këtë rast e papritura mund të ndodhë nga Rusia. Rrreth qëndrimt rus gazeta vjeneze “Die Presse” ka pyetur sekretarin amerikan të shtetit për Evropë Dan Fried. Frid ka thënë se “Rusia çështjen e zgjidhjes së Kosovës e sheh në interes të stabilitetit balkanik”. “SHBA-të janë të përgatitura edhe për një version tjetër nëse zgjidhja nuk merrë rrugë në KS” i ka thënë gazetës vieneze një diplomat i lartë i Departamentit amerikan të shtetit. Sidoqoftë, ai nuk i ka treguar konkretisht gazetës se cili është plani tjetër, pasi sipas tij, çështja ende është e hapur.



3. Janar, 2007 21:12 CET   
  

  
VJENË
Zëdhënësi i zyrës së kryenegociatorit për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, ka deklaruar se ende nuk është saktësuar koha e dorëzimit të propozimit për statusin e Kosovës.
Remi Durlo, ka thënë se asgjë zyrtare nuk do të kumtohet para zgjedhjeve të 21 janarit në Serbi.
"Do të duhej që plani t'u dorëzohet të dyja palëve, menjëherë pas zgjedhjeve, por datë të caktuar nuk ka", ka thënë zëdhënësi Durlo.

BEOGRAD
Kryeministri i Serbisë Vojisllav Koshtunica i ka kërkuar sekretarit të ri të Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Moon, që ta mbrojë integritetin territorial të Serbisë dhe të sigurojë që Kosovës nuk do t'i jepet pavarësia.
"Duhet të bëhet e qartë se është i papranueshëm dhe i pamundur ndryshimi i kufinjve ndërkombtarë të Serbisë kundër vullnetit të saj, dhe krijimi i një shteti tjetër shqiptar në 15 % të territorit të Serbisë", thuhet në komunikatën e kabinetit të Koshtunicës.

PRISHTINË
Qeveria e Kosovës ka dënuar ashpër sulmin ndaj tre pjesëtarëve të Shërbimit Policor të Kosovës në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, me ç’rast mbeti i vrarë polici 41 vjeçar Avni Kasumi nga fshati Begaj i Vushtrrisë.
Qeveria kërkon urgjentisht zbardhjen e këtij krimi dhe nxjerrjen para drejtësisë të kryesve të aktit kriminal.
Zëdhënësi i SHPK-së, Veton Elshani tha se gjatë hetimeve janë bastistur 11 shtëpi, ndërsa janë arrestuar 2 veta për armëmbajtje pa leje, por jo të ndërlidhur me vrasjen.

PRISHTINË
"Duhet shumë punë për t’u bërë, në mënyrë që kosovarët të përgatiten për të pranuar kompetencat e plota nga UNMIK-u", tha zëvendësshefi i UNMIK-ut Stiven Schook.
Ai i ka bërë këto komente në një takim me ministren e Shërbimeve Publike Melihate Tërmkolli.
Në dy javët e ardhshme Schook do t'i vizitojë të gjitha ministritë për të parë prioritetet dhe qëllimet e tyre për këtë vit.

UASHINGTON
Presidenti amerikan George Bush tha se administrata e tij është e gatshme të bashkëpunojë me ligjvënësit rivalë nga Partia Demokratike, që nesër zyrtarisht e marrin kontrollin e shumicës në Senat dhe në Dhomën Përfaqësuese pas 12 vitesh.
Bush i bëri këto komente pas takimit me anëtarët e kabinetit të tij në Shtëpinë e Bardhë.
"Të gjithë neve na është besuar detyra publike në këtë çast historik të kombit tonë. Të gjithë neve na presin detyra të rëndësishme për t'i realizuar. Është koha t'i lëmë menjanë dallimet politike dhe të fokusohemi në të ardhmen", tha presidenti Bush.

GRAND RAPIDS/MICHIGAN
Mijëra njerëz i dhanë sot lamtumirën e fundit ish presidentit amerikan Gerald Ford në ceremoninë private mortore që u mbajt në vendlindjen e tij në Grand Rapids të Michiganit.
Presidenti i 38-të i Shteteve të Bashkuara, Gerald Ford, varroset në muzeun presidencial.

BAGDAD
Zëdhënësi i forcave të koalicionit në Irak, gjenerali William Caldwell, tha se "ushtria amerikane nuk ka të bëjë asgjë me atë që ndodhi në çastet e fundit të ekzekutimit të Sadam Husseinit".
"Ne absolutisht nuk kemi të bëjmë asgjë me vendin ku është kryer ekzekutimi. Nuk kemi qenë të përfshirë as në kontrollimin e atyre që kanë hyrë brenda, dhe askush nga ne nuk ka qenë i pranishëm. Tërë rrjedha e procesit është përcaktuar nga Qeveria e Irakut", tha Caldwell.

UASHINGTON
Departamenti i Mbrojtjes tha se nuk planifikon të ndërmarrë ndonjë aksion pas publikimit të dokumenteve të Byrosë Federale të Hetimeve lidhur me abuzimin e të burgosurve në bazën ushtarake amerikane në Guantanamo.
Zëdhënësi Brian Whitman, tha se në këtë raport nuk ka asgjë të re.

KANDAHAR
Së paku 10 talibanë janë vrarë gjatë një aksioni në krahinën jugore të Afganistanit, Helmand. Ministria e Brendshme afgane njoftoi se talibanët janë vrarë pas përleshjes së armatosur me policët afganë të mbështetur nga forcat ajrore të NATO-s.
Raporte tjera thonë se në këto luftime janë vrarë së paku 17 talibanë. Ushtria britanike që vepron në këtë rajon, nuk ka komentuar përleshjet e fundit.

QYTETI I GAZËS
Nga përleshjet e fundit fraksionale në Rripin e Gazës humbën jetën së paku 4 palestinezë. Përleshjet filluan pas vrasjes së një përkrahësi të presidentit të autoritetit palestinez Mahmud Abbas.
Lëvizja Fatah dhe Hamasi që qeverisë me vendin, deklaruan armëpushim dy javë më parë pas dhunës që u shkallëzua kur presidenti Abas bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme.

PRISHTINË
Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, së shpejti në Kosovë do të fillojë realizimin e programit që synon të ndihmojë udhëheqësinë e KEK-ut në riorientimin strategjik të kompanisë dhe për ta rritur shkallën e arkëtimit.
"Furnizimi i Kosovës me rrymë dhe mos pagesa e rrymës mbeten çështjet kyçe për të gjithë ata që u intereson e ardhmja e Kosovës", tha shefi i USAID-it në Kosovë, Michael Farbmen.

2. Janar, 2007 21:21 CET   
  

  
 UASHINGTON
Të tre ish presidentët amerikan, Bill Clinton, George Bush i vjetri dhe Jimmy Carter morën pjesë në ceremoninë mortore të ish presidentit Gerald Ford në Katedralen Kombëtare në Uashington. Duke folur për punën e ish presidentit të ndjerë, presidenti aktual George Bush tha se Gerald Ford ishte "sinonim i integritetit".
"Presidenti Ford e filloi punën në një kohë shumë të vështirë të historisë sonë kombëtare. Amerika ishte e ndarë nga trazirat politike dhe e goditur nga inflacioni. Në mesin e gjithë atyre trazirave, presidenti Gerald Ford ishte një themel i stabilitetit", tha Bush.
Gerald Ford ka qenë president i Shteteve të Bashkuara prej vitit 1974 deri 1977.

KOMBET E BASHKUARA
Në ditën e parë si sekretar i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon sot iu drejtua punëtorëve të Kombeve të Bashkuara në gjithë botën.
"Po e filloj detyrën time në kohën e tensioneve të rritura në çështjet ndërkombëtare, duke filluar nga Darfuri në Lindjen e Mesme, Libani, Irani, Iraku, Koreja Veriore, dhe shumë kriza dhe trazira të tjera në botë", tha Ki Moon.
Ish diplomati jug-korean është sekretari i tetë në historinë e KB-së, ndërsa është zotuar të punojë në përforcimin e fushave të sigurisë, të zhvillimit dhe të drejtave të njeriut.
Duke komentuar ekzekutimin e ish presidentit irakian, Ki-Moon tha se për dënimin me vdekje vendosin vetë shtetet, por shtoi se është kundër pandeshkueshmërisë.
Ai tha se Sadam Husseini ishte përgjegjës për kryerjen e krimeve të rënda dhe mizorive të papara.

BAGDAD
Këshilltari i kryeministrit të Irakut, Nuri al-Maliki tha se Qeveria ka filluar hetimet për xhirimet filmike me telefon mobil gjatë ekzekutimit të Sadam Husseinit, në të cilin vërehen rojtarët që disa minuta para ekzekutimit janë tallur me ish presidentin irakian.
Në xhirimin e bërë publik, një rojtar shqipton emrin e klerikut radikal shiit Moqtada al-Sadr dhe të të afërmve të tij, të vrarë nga regjimi i Sadamit në vitet e 80-ta.
Mbështetësit sunitë të Sadam Husseinit kanë vazhduar edhe sot në pjesë të ndryshme të Irakut të protestojnë kundër ekzekutimit të ish diktatorit.
Në Samara protestuesit sunit marshuan drejt faltores së bombarduar shiite, duke mbajtuar fotografi të ish diktatorit Hussein dhe një arkivol.

BAGDAD
Trupat amerikane kanë vrarë tre vetë, përfshirë një tregtar armësh të lidhur me al-Kaidën, gjatë një bastisjeje mëngjesin e sotëm në Bagdad.
Ushtria e Shteteve të Bashkuara gjithashtu njoftoi se dje nga një sulm me bombë ka humbur jetën një ushtar amerikan.
Ndërkohë autoritetet irakiane thanë se më shumë se 16 mijë civilë, ushtarë dhe policë janë vrarë në Irak gjatë vitin 2006.

TEHERAN
Presidenti iranian Mahmud Ahmedinejad ripërsëriti qëndrimin se Teherani do të vazhdojë me zhvillimin e programeve bërthamore, pavarësisht rezolutës së Këshillit të Sigurimit që kërkon ndërprerjen e këtyre programeve.
"Populli i Iranit është i vetëdijshëm se, ashtu siç ishte gjatë luftës së Iranit me Irakun, edhe tash do të qëndrojë i bashkuar dhe do t'i mbrojë të drejtat e veta bërthamore me gjithë forcën", tha Ahmedinejad.

MEKË
Qindra mijëra pelegrinë kaluan sot rreth Qabës, vendi më i shenjtë islam, në ditën e fundit të haxhillëkut për këtë vit. Autoritetet lokale kanë llogaritur se më shumë se 3 milion myslimanë e kryen haxhillëkun këtë vit, që konsiderohet të jetë numri më i madh deri tash.

XHAKARTË
Autoritetet indoneziane thanë se ende nuk është gjetur lokacioni ku është rrëzuar aeroplani, duke i mohuar kështu raportet e mëhershme, ndërkohë që edhe fati i udhëtarëve mbetet i paqartë.
Aeroplani Boeing 737-400 është rrëzuar në malet në rajonin e Indonezisë Lindore.
Sipas raporteve të mëhershme 12 udhëtarë kanë mbijetuar derisa 90 të tjerë e kanë humbur jetën.

GJENEVË
Ekspertët thanë se viti 2006 ka qenë viti më i sigurtë ne historinë e aviacionit. Në 2006 kanë ndodhur 156 fatkeqësi ajrore, më së paku në 53 vitet e fundit, ndërsa në to kanë humbur jetën 1 mijë e 292 njerëz.
Fatkeqësia më e rëndë ajrore në 2006, konsiderohet rrëzimi i aeroplanit Tupoljev në Ukrainë në gusht, ku humbën jetën më shumë se 170 njerëz.

TEHERAN
Zëvendës presidenti iranian Esfandiar Rahim, ka ngritur akuzë ndaj dy ligjvënësve, pas publikimit të një video-inçizimi në Turqi, ku zëvendëspresidenti u duartrokiste disa valltareve.
Rahim ka thënë se e tëra është fushatë kundër tij.
Ai ka pranuar se ka marrë pjesë në këtë ceremoni, por ka shtuar se e ka lëshuar ceremoninë kur valltaret kanë dalë në skenë.
Ligji në Iran u ndalon burrave t'i shikojnë gratë duke vallëzuar apo kënduar.

UASHINGTON
Burrat me tension të lartë të gjakut zakonisht janë këshilluar t'i shmangen konsumit të alkoholit. Por, kërkuesit amerikanë dhe holandezë, kanë zbuluar se një apo dy gota pije alkoholike brenda ditës, i zvogëlojnë gjasat e sulmit në zemër.


2. Janar, 2007 09:37 CET   
  

  
PRISHTINË
Viti i Ri në gjithë Kosovën është pritur në atmosferë festive dhe pa incidente.
Dhjetra familjarë të personave të zhdukur e kanë kaluar natën e ndrrimit të viteve duke protestuar në qendër të Prishtinës.
Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu në mesnatë ka vizituar klinikën gjinekologjike, ndërsa kryeministri Agim Çeku në ato çaste ka vizituar Trupat Mbrojtëse të Kosovës dhe Shërbimin Policor.

MITROVICË
Kryeministri i Serbisë, Vojislav Koshtunica, ndrrimin e moteve e ka pritur në pjesën veriore të Mitrovicës.
Me këtë rast Vojislav Koshtunica ka deklaruar se çështje kryesore për Beogradin në vitin 2007 është ruajtja e Kosovës në përbërje të Serbisë.

BUKURESHT/SOFJE
Bullgaria dhe Rumania prej mbrëmë janë anëtare të plotëfuqishme të Bashkimit Evropian.
Kryetari i Rumanisë Trajan Basesku para masës së tubuar në qendër të Bukureshtit ka thënë se ata kishin "arritur në Evropë":
"Ne jemi evropian. Ne i jemi mirënjohës Bashkimit Evropian, sepse ata na ndihmuan shumë. U dëshirojmë një vit të lumtur të gjithëve nga Bashkimi Evropian", ka deklaruar në ndrrimin e moteve kryetari rumun Trajan Basesku.
Në kryeqendren e Bullgarisë në Sofje numër i madh i qytetarëve ishin tubuar dhe kishin kënduar hymnin e Bashkimit Evropian.
Presidenti Xheorgji Pervanov këtë e kishte cilësuar si një nga ditët më të rëndësishme në historinë e kombit bullgar.

VATIKAN
Në paraqitjen e tij me rastin e Vitit të Ri, Papa Benedikti i XVI, ka ftuar popujt e gjithë botës të punojnë për paqen. Duke iu drejtuar disa dhjetra mijëra të pranishmëve në sheshin e Shën Pjetrit, Papa ka thënë se padrejtësia, dhuna dhe terrorizmi e kanë bërë më të nevojshme se kurdo herë më parë angazhimin e përbashkët drejt paqes.
Kisha Katolike 1 janarin e shënon si Ditë Botërore të Paqes.

BAGDAD
Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara kanë bërë të ditur se numri i ushtarëve të vrarë amerikan në Irak ka arritur në 3 mijë.
Në dhjetor të vitit 2006 janë vrarë 109 ushtarë amerikan, që paraqet numrin më të madh të ushtarëve të vrarë deri më tash.

BAGDAD
Qindra arab sunitë kanë protestuar sot në Irak kundër ekzekutimit të Sadam Hyseinit.
Demonstruesit kanë akuzuar liderët shiitë siç është Muqtada Al Sadër, kryeministrin Nuri Al Maliki dhe Ajatollah Ali Al Sistanin për mbështetje të dënimit me vdekje ndaj Sadam Hyseinit.
Protesta është mbajtur në vendin Ad Daver, fshat në veri të Bagdadit ku në dhjetorin e vitit 2003 ishte zënë Sadam Hyseini.
Në një tubim përkujtinmor të mbajtur në Aman, e bija e Hyseinit, Raghad babain e vetë e ka cilësuar "martir".

KAIRO
Njeriu i dytë i Al Kaidës Ajman Al Zavahri ka akuzuar presidentin e autoritetit palestinez Mahmud Abaz për tradhti të islamit dhe bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin. Al Zavahri ka akuzuar edhe qeveritë e Egjiptit, Arabisë Sudite dhe të Jemenit për shërbim interesave të Shteteve të Bashkuara.

MOSKË
Rusia dhe Belorusia kanë nënshkruar mbrëmë marrëveshjen për dërgesat e gazit rus.
Çmimi i gazit tash sa ditë ishte temë e kontestit ndërmjet këtyre dy vendeve.






27. Dhjetor, 2006 16:37 CET   
  

  
UASHINGTON
Presidenti George Bush i ka shprehur ngushëllimet e tij, familjes së ish presidentit amerikan Gerald Ford, i cili vdiq në moshën 93 vjeçare.
"Në emër të të gjithë amerikanëve, Laura dhe unë i shprehim zonjës Ford dhe familjes së gjërë Ford, ngushëllimet tona më të sinqerta. Presidenti Gerald Ford ishte njeri i madh, i cili vitet më të mira të jetës ia kushtoi shërbimit ndaj Shteteve të Bashkuara", tha Bush.
Ai tha se vdekja e një udhëheqësi të madh, siç ishte presidenti i 38-të i Shteteve të Bashkuara, Gerald Ford, gjithmonë do të ketë vend të veçantë në kujtesën e kombit.

PRISHTINË
Ekipi Negociues për statusin ka përcaktuar sot disa prej prioriteteve për fazën e parë të vitit të ardhshëm. Nxjerrja e Kushtetutës së Kosovës, organizimi i zgjedhjeve të lira dhe përcaktimi i simboleve që do të identifikojnë Kosovën si shtet, janë prioritetet kryesore për vitin e ardhshëm dhe fazën pas vendimit për statusin, është vlerësuar sot pas takimit të fundit për këtë vit të Ekipit Negociues. Presidenti Fatmir Sejdiu tha se me ekipin e unitetit janë pajtuar që Kosova duhet të ketë një bazë ligjore e kushtetuese të gatshme për të filluar me zbatimin e statusit, i cili sipas tij, pas propozimit të Ahtisarit brenda dy-tre muajve do të kalojë në Këshillin e Sigurimit. Në takimin e fundit për këtë vit, Sejdiu tha se ekipi negociues është pajtuar për hapat e Kosovës në vijim dhe në pritje të vendimit për statusin e Kosovës.
Po sot, Qeveria e Kosovës mbajti takimin e fundit për këtë vit, i cili ishte i pari i hapur për mediat, në të cilin kryeministri Agim Çeku ka prezantuar të arriturat e ekzekutivit gjatë vitit 2006.
"Viti 2006 ka qenë vit i pritjeve, vit i sfidave dhe testeve", tha Çeku, për të shtuar se "për vitin e ardhshëm, prioriteti kryesor i Qeverisë dhe i gjitha institucioneve tjera do të jetë jetësimi i pavarësisë së Kosovës".

BRATISLLAVË
Pa pavarësinë e Kosovës vetëm do të vërtetohet status-quoja, që askush nuk e dëshiron, ndërsa bisedimet rreth statusit po bëhen rreth asaj se si do të funksionojë pavarësia e Kosovës dhe bashkëjetesa me Serbinë, ka vlerësuar për gazetën sllovake 'Pravda', kryetari i partisë Ora, Veton Surroi.
Sipas tij, Bashkimi Evropian duhet edhe më tutje të angazhohet në Ballkan, dhe një nga detyrat që ka është që "t'i vendosë një pasqyrë Serbisë".
"Beogradi e ka kuptuar se mund të ekzistojë edhe pa Malin e Zi, ndërsa tash është rradha për Kosovën", ka thënë ai.
"Për Serbinë jemi barrë e rëndë, e poashtu edhe Serbia për ne. Ata po na bëjnë probleme ndërsa ne atyre", ka thënë Surroi për të shtuar se më mirë është të jesh fqinj i mirë sesa të luftosh vazhdimisht.

PRISHTINË
Pesonat që e kanë kërcënuar përmes telefonit ushtruesin e detyrës së ministrit për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës Branislav Gërbiq dhe familjen e tij, janë ish-punëtorë të ministrisë, tha sot vetë Gërbiq.
Ai tha se i njeh personat, por nuk dëshiron t’i bëjë të njohur emrat e tyre, për shkak se kjo nuk është në interesin e hetimeve.
Njoftimin për kërcënim sot e vërtetoi edhe SHPK.
Zëdhënësi Veton Elshani tha se policia i di emrat e personave që janë kërcënuar dhe përmbajtjen e atyre kërcënimeve.

TIRANË
Kriza politike disa javore që mbërtheu Shqipërinë po shkon drejt zgjidhjes. Pozita dhe opozita në Shqipëri ranë sot dakort, që të shtyjnë datën e zgjedhjeve lokale.
Kryeministri Sali Berisha tha se partitë e shumicës do të mbështesin sot në Parlament një nga kërkesat kryesore të opozitës që ka qenë ndryshimi i datës së zgjedhjeve.
Një ditë më parë krerët e partive të opozitës ranë dakort që data e re e zgjedhjeve të mos e kalonte 20 shkurtin që është edhe afati i fundit kushtetues për mandatin e të zgjedhurve aktual.
Sot kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, tha se deklarimi i shtatë partive të maxhorancës për propozimin në Kuvend të një date tjetër për zgjedhje është një hap i rëndësishëm drejt standardeve.

BAGDAD
Policia irakiane njoftoi se një automjet bombë ka shpërthyer në lindje të Bagdadit duke i lënë së paku 8 të vrarë dhe 10 të plagosur. Sipas policisë, makina ka qenë e parkuar afër një restoranti në një zonë tregtare në kohën kur ka shpërthyer.

BAGDAD
Ish udhëheqësi irakian Saddam Hussein tha se do ta flijojë veten, dhe ftoi popullin irakian të bashkohet kundër armikut.
Në një letër nga burgu, Hussein ka thënë se Zoti do ta dërgojë atë në mesin e 'njerëzve të vërtetë dhe martirëve'.
Ndërkaq kryetari i gjykatës së apelit Aref Abdyl al-Shahin, tha se ish diktatori Hussein do të përballet me dënimin me vdekje brenda 30 ditësh.
"Ne e kemi kryer detyrën tonë. Tash duhet të fillojnë të zbatohen procedurat, dhe sipas ligjit, dënimi duhet të kryhet brenda 30 ditësh", tha Shahin.
Ndërkohë, partia Ba'athe, e ish diktatorit, që tashmë është shpërbërë, ka kërcënuar se do të hakmerret ndaj interesave amerikane në çdo vend, nëse lideri i tyre ekzekutohet.

KOMBET E BASHKUARA
Forca të Etiopisë dhe të qeverisë së Somalisë kanë pushtuar qytetin Jouar, që lidh rrugën kryesore me kryeqytetin Mogadishu.
Kombet e Bashkuara ndërkaq nuk arritën marrëveshje rreth rezolutës e cila bën thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të luftimeve në Somali.
"Konflikti në Somali tani përfshin forca të jashtme dhe përdorim të armëve të rënda tokësore dhe ajrore. Situata jo stabile, pa dyshim kërkon përpjekje serioze për vazhdimin e bisedimeve paqësore", tha i dërguari i posaçëm i KB-së për Somalinë, Fransua Lonseny Fall.

TEHERAN
Presidenti iranian Mahmud Ahmedinejad i ka dërguar një porosi Papa Benediktit XVI, të cilin e fton për mirëkuptim më të thellë ndërmjet feve. Këtë porosi Papa Benediktit XVI ia dërgoi ministri i Jashtëm iranian Manoucher Mottaki pas një takimi në Vatikan.
Zyrtarë iranianë thanë se në letër përshkruhet rëndësia e themelimit të marrëdhënieve të reja politike e njerëzore të bazuara në pikat e përbashkëta të feve.

PEKIN
Qeveria kineze e ka lëshuar raportin e saj të parë që flet për ndryshimet globale klimatike, në të cilin thuhet se ngrohja globale kërcënon të shtojë fatkeqësitë natyrore.
Ministria kineze e Shkencës dhe Teknologjisë tha se studimet më të reja parashohin probleme të mëdha, në veçanti me mungesën e ujit në mbarë vendin.
Raporti poashtu parasheh ndryshime ekstreme të motit.



26. Dhjetor, 2006 21:10 CET   
  

  
PRISHTINË
Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu nuk pret që të ketë negociata për statusin mes Prishtinës dhe Beogradit. Sejdiu tha se pozita edhe më tej do të punoj bashkë me opozitën në momentet vendimtare për statusin final të Kosovës. Presidenti i Kosovës, premtoi se do të ruhet uniteti brenda spektrit politik, pavarësisht se opozita po vazhdon të kërkoj rrëzimin e koalicionit qeverisës.
Ndërkohë, po sot opozita sërish ka kërkuar rrëzimin e qeverisë Çeku dhe ka kërkuar një qeveri kompetente. "Shqetësimi i opozitës është se perspektiva e Kosovës është në rrezik dhe krizë për shkak të keq qeverisjes dhe dështimit të qeverisë aktuale. Prandaj mund të thuhet se pas dështimeve të vazhdueshme kryeministrit Agim Çeku i ka humbur rruga në oborr", ka thënë nënkryetari i PDK-së Bajram Rexhepi.

BAGDAD
Gjyqtari irakian Aref Abdul Shahin ka bërë të ditur se Gjykata e Apelit e ka mbështetur dënimin me vdekje për krime kundër njerzimit ndaj ish diktatorit irakian Sadam Hysein.
Ish lideri irakian është dënuar në nëntor me ekzekutim, për rolin e tij në vrasjen e 148 shiitëve në Dujail më 1982.
Vendimi i gjykatës tash pritet të ratifikohet nga presidenti Jalal Talabani dhe dy nën presidentët irakian. Pas ratifikimit, dënimi me ekzekutim duhet të kryhet brenda 30 ditësh.
Shtëpia e Bardhë e ka quajtur vendimin e sotëm si "arritje të rëndësishme" për Irakun, derisa organizatat për të Drejtat e Njeriut, 'Amnesty International' dhe 'Human Rights Watch', thanë se ky gjykim nuk ka qenë i pavarur për shkak të ndërhyrjes politike.

BAGDAD
Raportet nga Bagdadi thonë se 29 veta janë vrarë nga sulmet e sotme me makina bombë në kryeqytetin irakian. Në tri sulme të koordinuara me makina bombë janë vrarë së paku 14 dhe janë plagosur disa të tjerë, në lagjen Bayaa të banuar kryesisht me shiitë. Ndërsa 15 të tjerë janë vrarë nga një sulm tjetër në rajonin Adamiya të banuar kryeisht me arab sunit.
Nga ana tjetër ushtria e Shteteve të Bashkuara njoftoi për vrasjen e 6 ushtarëve amerikanë.
Associated Press ndërkaq raportoi se me viktimat e fundit, u rrit në së paku 2.978 numri i ushtarëve amerikanë të vrarë në Irak, pesë më shumë se viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara.

ISLAMABAD
Sekretari i Jashtëm pakistanez Riaz Mohammad Khan tha se autoritetet pakistaneze kanë vendosur për rrethimin dhe minimin e disa pjesëve të kufirit të Pakistanit me Afganistanin. Duke folur në një konferencë për shtyp, sekretari Khan tha se "masat do të bëhen në mënyrë selektive, ndërsa janë pjesë e zbatimit të masave, tashmë në fuqi, për mbrojtjen e kufirit nga militantët që tentojnë të hyjnë në Afganistan nëpërmjet Pakistanit".
Më herët zyrtarë amerikanë dhe afganë kanë paralajmruar se militantët po e shfrytzojnë territorin pakistanez si bazë operative për kryerjen e sulmeve në Afganistan.

KOMBET E BASHKUARA
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka ftuar për sonte një takim të jashtëzakonshëm për të diskutuar rreth luftimeve në Somali ndërmjet forcave etiopiane të sigurisë, forcave të qeverisë tranzitore në Somali dhe milicisë së fuqishme islamiste që kontrollojnë shumicën e këtij vendi.
Kryeministri i Etiopisë, Meles Zenaui tha se luftëtarët islamistë kanë bërë tërheqje taktike pasi kanë pësuar dëme të rënda nga sulmet e fundit.

RIAD
Arabia Saudite tha se deri tash kanë arritur më shumë se 1.5 milionë myslimanë për të kryer haxhin vjetor në Mekë, i cili fillon pas pesë ditësh.
Ministria e Shëndetësisë tha se për Haxhin e sivjemë janë mobilizuar mbi 9.600 personel mjekësor dhe janë vendosur 21 spitale fushore në Mekë dhe Medinë, dy vendet e shenjta islamike. Raportohet se
janë ndërmarrë edhe masa të shtuara të sigurisë.

LAGOS
Më shumë se 200 veta janë djegur për së gjalli pas shpërthimit të një naftësjellësi në Lagos të Nigerisë, ndërsa më shumë të tjerë janë lënduar njoftuan zyrtarë të Kryqit të Kuq.
Ndërkohë policia ka njoftuar se shpërthimi ka ndodhur në kohën kur qindra veta ishin duke vjedhur naftë nga ky gypsjellës.
Në një shpërthim të ngjashëm në Lagos që ndodhi në muajin maj humbën jetën më shumë se 150 veta.

XHAKARTA
Sot u bënë dy vjet nga tsunami shkatërrimtar në Oqeanin Indian, i cili la mbi 220.000 të vdekur dhe qindra mijë të pastrehë në 12 vende.
Ceremonitë përkujtimore u mbajtën në plazhet e Tajlandës e deri te ujdhesat Nikobar, për të përkujtuar ata që u zhdukën kur tërmeti nënujor me fuqi 9 ballë të Rihterit shkaktoi valë gjigante më 26 dhjetor.
"Është e dhimbshme. Do ta kujtoj gjatë gjithë jetës sime. Ju dëshiroj suksese, atyre që e ndajnë fatin e njejtë me mua, dhe ju ftoj që mos ta harrojmë atë ditë dhe t'i ofrojmë përkrahje morale njëri tjetrit, për tejkalimin e kësaj përvoje të hidhur", tha një e mbijetuar.

ATLANTA
Figura të ndryshme nga bota e shou biznesit dhe politikës i kanë bërë homazhet e fundit këngëtarit të muzikës soul James Braun, i cili ndërroi jetë në moshën 73 vjeçare.
Presidenti George Bush gjithashtu shprehu pikëllimin e thellë për vdekjen e Braun-it, duke thënë se ai e begatoi kulturën amerikane dhe influencoi gjenerata të tëra të muzikantëve.





24. Dhjetor, 2006 20:39 CET   
  

  
PRISHTINË
Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, të partive politike, dhe të bashkësive fetare e organizatave tjera, i kanë përgëzuar për Festën e Krishtlindjeve qytetarët e besimit katolik dhe të gjithë ndërkombëtarët në Kosovë, me dëshirat më të mira për paqe dhe gëzim.
“Sivjet për herë të shtatë i kremtojmë Krishtlindjet në Kosovën e lirë. Qe shtatë vjet e gjysmë populli i Kosovës është ringjallur dhe me shpirtin e tij të fortë e ka rindërtuar vendin dhe e ka shtuar përkrahjen ndërkombëtare”, thuhet në urimin e presidentit Fatmir Sejdiu.
Në urimin e kryeministrit Agim Çeku thuhet se kosovarët dhe ndërkombëtarët së bashku punojnë me përkushtim për përmbushjen e aspiratave për një Kosovë të lirë dhe demokratike.
Myftiu Naim Tërnava uroi Ipeshkvin e Kosovës, Dodë Gjergjin me dëshirë për mirëqenie të përgjithshme. “Populli i Kosovës, vazhdimisht ka kultivuar tolerancën ndërfetare dhe ka ditur t’i çmojë vlerat humane dhe civilizuese, andaj shpresojmë që festat tona në vitin e ardhshëm t’i festojmë në Kosovën e pavarur dhe sovrane”, tha Tërnava.
Urimet për Festën e Kërshëndellave qytetarëve u drejtuan edhe liderët e partive politike.

QYTETI I GAZËS
Lideri i komunitetit të vogël Katolik në Gaza Manuel Musallem, e ka anuluar Meshën tradicionale të Mesnatës shkaku i përleshjeve ndërmjet fraksioneve palestineze të Hamasit dhe Fatahut.
Situata është tepër e rrezikshme për të mbajtur meshën, tha Musallem, duke shtuar se është anuluar edhe mesha e Krishtlindjeve.

TEHERAN
Irani tha se do të vendosë 3.000 centrifuga në uzinën për pasurimin e uraniumit në Natanz, si reagim ndaj rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Rezoluta e miratuar dje i vendos sanksione Iranit për shkak se refuzoi të ndërpresë pasurimin e uraniumit.
Instalimi i 3.000 centrifugave mund të jetë hap i rëndësishëm për pasurimin e uraniumit në shkallë industriale, proces për të cilin Perëndimi mendon se mund të çojë në ndërtimin e bombës bërthamore.
Presidenti i Iranit Mahmud Ahmedinejad e hodhi poshtë rezolutën duke e cilësuar "copëz letre", dhe tha se anëtarët e Këshillit të Sigurimit do të pendohen që i mbështetën sanksionet kundër vendit të tij.
"Ju them se aksionet e tashme jo vetëm që nuk do ta dëmtojnë Iranin, por së shpejti do t'ju vijë shumë keq për këtë akt të pavlerë dhe shumë artificial", tha Ahmadinejad.
Masat ndëshkuese ndaj Iranit janë më pak kufizuese se drafti fillestar.
Shtetet e Bashkuara e kanë përshëndetur zbatimin e sanksioneve kundër Iranit, por kanë ftuar Rusinë, Kinën dhe vendet tjera për masa më të ashpra kundër Teheranit. Rezolutën e ka përshëndetur edhe Izraeli.

BAGDAD
Ushtria amerikane tha se katër ushtarë të saj kanë humbur jetën prej të shtunës në Irak.
Tre u vranë kur një mjet shpërthyes hodhi në erë automjetin e tyre në pjesën lindore të Bagdadit, ndërsa i katërti si pasojë e një shpërthimi në krahinën Diyala, në lindje të Bagdadit.
Ndërkohë, një sulmues vetëvrasës shkaktoi vdekjen e 7 policëve dhe plagosi 30 të tjerë në një sulm në stacionin e policisë në Muqdadiya, 100 km në verilindje të Bagdadit.
Po sot, në qytetin Khanaqin afër kufirit me Iranin, 18 civilë u plagosën nga të paktën një shpërthim.
Në qytetin jugor Samawah, të paktën 4 policë u vranë në përleshjet e forcave të sigurisë dhe milicive shiite.

JERUSALEM
Kabineti izraelit sot njëzërit e miratoi zhbllokimin dhe transferimin e 100 milionë dollarë taksave në zyrën e presidentit palestinez Mahmud Abbas.
Kryeministri izraelit Ehud Olmert tha se paratë do të transferohen përmes një mekanizmi special, për t'u siguruar se do të përdoren për qëllime humanitare.
Dy liderët zyrtarisht u dakorduan që t'i zhbllokojnë fondet në takimin e tyre të djeshëm në Jerusalem.

BERLIN
Kryetari i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso ka deklaruar se duhet përmirësuar dhe shpejtuar mekanizmat e miratimit të vendimeve kur bëhet fjalë për projekt kushtetutën e Bashkimit Evropian.
"Kushtetuta evropiane në këtë formë kurrë nuk do të hyjë në fuqi", ka thënë për gazetën gjermane "Bildt am Zontag", Manuel Barroso.
Gjermania, e cila nga 1 janari kryeson Bashkimin Evropian, në 6 muajt e ardhshëm, dëshiron që sërish të inicojë debatin për kushtetutën evropiane.

TBILISI
Rusia edhe zyrtarisht i ka dorëzuar Gjeorgjisë bazën e vet ushtarake në Tbilisi, që është hapi kryesor drejt tërheqjes së forcave ruse nga ky vend. 340 ushtarët e fundit rusë janë larguar mbrëmë nga Tbilisi.
Për herë të parë pas 200 vitesh, kryeqendra e Gjeorgjisë Tbilisi është pa ushtarë rusë.
Në Gjeorgji mbeten edhe dy baza ushtarake ruse në qytetin Ahkal-kalaki dhe në portin Batumi.
Gjeorgjia akuzon Moskën se mbështet rajonet separatiste të Abkhazisë dhe të Osetisë Jugore, ndërsa Kremlini kundërshton afrimin e këtij vendi me Perëndimin.

ASHGABAT
Shtetet e Bashkuara shfaqën shpresën për një kalim "paqësor dhe stabil" të pushtetit në Turkmenistan, pas vdekjes së presidentit Saparmurat Nijazov.
Ndihmës Sekretari i Shtetit Richard Boucher tha se Uashingtoni gjithashtu shpreson për një "fillim të ri" në lidhjet me Ashgabatin.
Boucher i bëri këto komente në Turkmenistan, ku mori pjesë në varrimin e presidentit Nijazov.
Ai u takua edhe me ushtruesin e detyrës së presidentit, Gurbanguly Berdymukhamedov.
Uashingtoni e ka kritikuar Nijazovin për abuzimin e të drejtave të njeriut gjatë sundimit të tij 21 vjeçar.

MOGADISHU
Kryeministri i Etiopisë Meles Zenawi shpalli se forcat ajrore të vendit i kanë bombarduar caqet në Somalinë fqinje.
Kryeministri i Etiopisë tha se vendimi është marrë për të mbrojtur sovranitetin e Etiopisë, dhe pohoi se vendi i tij ishte i detyruar të hyjë në luftë.

MADRID
Njëri nga kuirurgët më të mirë në Spanjë, Jose Luis Garcia Sabrido, u nisur për në Kubë në një aeroplan special të qeverisë kubane.
Gazeta spanjole "El Periodico de Catalunya" raportoi se Sabrido duhet t'i bëjë disa teste Fidel castros, për të parë nëse lideri kuban ka nevojë për operacion shtesë pas atij që kreu në korrik.

ROMË
Policia italiane arrestuar personin, i cili u takua me ish spiunin rus Aleksandr Litvinenko.
Agjencitë italiane raportojnë se Mario Scaramella është arrestuar në aeroportin e Napolit sapo është kthyer nga Londra.
Scaramella u takua me Litvinenkon në ditën kur ky i fundit u sëmur, ndërsa më vonë vdiq nga helmimi radioaktiv.

KAIRO
Autoritetet e shëndetësisë në Egjipt dhe përfaqësuesit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë thanë se një grua ka vdekur nga virusi H5N1, i njohur si gripit i shpendëve.
Me vdekjen e 30-vjeçares, numri i viktimave në Egjipit nga ky virus u rrit në 8.


21. Dhjetor, 2006 16:43 CET   
  

  
PRISHTINË
Institucionet dhe subjektet politike të Kosovës kanë dënuar sot aktivitetet e paligjshme të grumbullimit të armëve dhe municionit, që u zbuluan dje nga organet e rendit, me ç'rast janë arrestuar tre persona. Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Agim Çeku, nëpërmjet deklaratave të tyre kanë dënuar këto akte duke kërkuar nga organet përgjegjëse zbatimin e ligjit dhe nxjerrjen e përgjegjësve për këto vepra kriminale para drejtësisë.
Nga ana tjetër, opozita e ka akuzuar qeverinë se ka dorë në këto vepra kriminale.
Kjo akuzë ka nxitur debat të ashpër në Kuvendin e Kosovës.

TIRANË
Organizata për Siguri në Evropë njoftoi se ka dërguar grupin e parë të vëzhguesve për zgjedhjet lokale të 20 janarit në Shqipëri.
Ekipi përbëhet nga 22 vëzhgues të cilët do t'i mbulojnë zgjedhjet në mbarë vendin.
Vëzhguesit janë nga Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut pranë OSBE-së, e cila gjithsejt për zgjedhjet në Shqipëri do t'i dërgojë 430 vëzhgues. Komuniteti ndërkombëtar ka theksuar se zgjedhjet e 20 janarit janë testi kryesor për aftësitë e autoriteteve në Shqipëri për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të drejta.
OSBE-ja njoftoi se raportin e parë rreth përgatitjeve për votime do ta publikoj në fillim të janarit.

BEOGRAD
Qeveria amerikane ka ofruar 50 mijë dollarë ndihmë për gjykatën speciale serbe që mirret me rastet e krimeve të organizuara si dhe krimet e luftës të kryera gjatë viteve të 90-ta në konfliktet në Ballkan. Kjo ndihmë i është ofruar gjykatës për sigurimin e pajisjeve të ndryshme, veçmas në sektorin e hetuesisë. Më këtë shumë, vlera e të hollave që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë për këtë gjykatë, që konsiderohet mjaft e rëndësishme për sistemin gjyqësor të Serbisë, arrinë në 1.27 milion dollarë.

UASHINGTON
Ministria e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara do të kërkoj nga Shtëpia e Bardhë rreth 100 miliardë dollarë shtesë për shpenzimet e luftës në Irak dhe Afganistan, bënë të ditur agjencia Asocciated Press.
Strategët ushtarak kanë hartuar këtë propozim në kohën kur presidenti Bush planifikon strategji të re në Irak, duke përfshirë edhe dërgimin e trupave shtesë.
Lufta në Irak deri tash Shteteve të Bashkuara u ka kushtuar 350 miliardë dollarë.

BAGDAD
Nga shpërthimi i një bombe vetëvrasëse në Bagdad, së paku 14 janë vrarë, ndërsa 21 të tjerë janë plagosur. Sulmuesi ka ngritur në ajër vetën dhe grupin e vullnetarëve të policisë. Pjesëtarët e policisë janë cak i shpeshtë i sulmeve të kryengritësve në Irak.

KABUL
Katër civilë afganë janë vrarë sot pas shpërthimit të një bombe të vendosur në rrugë që kishte për cak autokolonën e komandantëve të policisë, në qytetin Herat në Afganistan.
Në një sulm tjetër, një bomb ka shpërthyer pranë një makine të policisë në një treg të provincës Khost, duke i lënë tre oficerë policie të vrarë.

RAMALLAH
Presidenti i autoritetit palestinez Mahmud Abas shfaqi shpresën për të zhvilluar bisedime me kryeministrin izraelit Ehud Olmert para përfundimit të këtij viti. Takimi i tyre i fundit ishte në qershor. Planet për bisedime të sërishme izraelito-palestineze, vijnë në kohën e konflikteve fraksionale në territoret palestineze.

PEKIN
Bisedimet gjashtë palëshe në Pekin, që kanë për qëllim përfundimin e programeve bërthamore të Koresë së Veriut kanë hyrë sot në ditën e katërt.
Ndihmës sekretari amerikan i shtetit Kristofer Hill tha se negociatat janë të ashpëra por që ofrojnë një dritë shprese.
"Ne duhet të fillojmë me detyrat e zbatimit të marrëveshjes së arritur në shtator. Besojmë se janë disa elemente të asaj marrëveshjeje që duhet të fillojnë të zbatohen, madje gjatë kësaj jave. Ajo që nuk më pëlqen, është situata në të cilën jemi takuar këtë javë, kemi diskutuar mjaft dhe në fund asgjë nuk është zbatuar", tha Hill.

MOSKË
Ministri i Jashtëm gjerman Frank Valter Steinmejer ka kërkuar nga autoritetet ruse të angazhohen rreth zbardhjes së vrasjeve të ish spiunit Aleksander Litvinenko dhe gazetares Ana Politkovskaya.
Duke folur në Moskë pas takimit me homologun rus Sergei Lavrov, Steinmejer ka thënë se këto dy vrasje i kanë shkaktuar dëm të madh imazhit të Rusisë në Perendim.
Ndërkaq, ministri Lavrov paralajmëroi vendet e përfshira në hetimet rreth vrasjes se ish agjentit Litvinenko, se kanë "politizuar së tepërmi" rreth kësaj çështjeje.

ASHGABAT
Në moshën 66 vjeçare ka vdekur presidenti i Turkmenistanit Shaparmurat Nijazov.
Televizioni shtetëror ka bërë të ditur se Nijazov ka vdekur nga sulmi në zemër.
Shaparmurat Nijazov ishte kryetar i Turkeminstanit tash e 21 vjet.

20. Dhjetor, 2006 21:12 CET   
  

  
 PRISHTINË
Në mungesë të kuorumit, Kuvendi i Kosovës i ka ndërprerë edhe sot punimet. Ndërprerja e punimeve erdhi ndërsa legjislativi kosovar po shqyrtonte buxhetin e Kosvës për vitin 2007, të cilin opozita e cilësoi atë si buxhet të varfërisë dhe e braktisi sallën.
"Ne jemi të vetdijshëm se ky buxhet nuk i plotëson as përafërsisht nevojat e qytetarëve të Kosovës", tha Alush Gashi shef i grupit parlamentarë të LDK-së, për të shtuar se "pavarësisht kësaj, gjendja nuk mund të ndryshohet dhe se buxheti duhet të miratohet".
Edhe ndërprerja e sotme e seancës së Kuvendit u vlerësua se vjen si pasojë e zhvillimeve në LDK dhe ndarjes së saj në dy krahë politik, pasi me largimin e opozitës, koalicioni nuk arriti të sigurojë shumicën e domosdoshme për të vazhduar seancën.

PRISHTINË
Qeveria e Kosovës është e vetëdijshme për sfidat e sigurisë me të cilat do të përballet në periudhën në prag të përcaktimit të statusit, por njëkohësisht është e gatshme të menaxhojë këto sfida, tha sonte kryeministri i Kosovës Agim Çeku, pas një takimi me shefin e UNMIK-ut Joachim Ruecker dhe me komandantin e forcës paqeruajtëse, gjeneralin Roland Kather.
Kreu i UNMIK-ut Joachim Ruecker tha se bashkëbiseduesit e sontëm janë pajtuar se institucionet e Kosovës janë të pjekura dhe se qytetarët e Kosovës janë të pjekur dhe i kanë kuptuar shumë mirë sfidat që kanë përpara dhe janë në gjendje tu përgjigjen këtyre sfidave në mënyrë shumë të përgjegjshme.

PRISHTINË
Komuniteti ndërkombëtar do të qëndrojë në Kosovë përgjithmonë, ndërsa BE nuk ka strategji dalëse nga Kosova, ka thënë sot i dërguari i posaçëm i Havier Solanës në Kosovë Torbjorn Solstrom.
Ai ka thënë se do të jetë vetëm natyra e pranisë ndërkombëtare ajo që do të ndryshojë në Kosovë. Këto komente ai i bëri në një konferencë për media, ku zyrtarë të Bashkimit Evropian në Kosovë sqaruan rolin e Zyrës së ardhshme Civile Ndëkombëtare, që do të vendoset në Kosovën e pas statusit.
Misioni i BE-së do të përbëhet nga 1000-1300 anëtarë. Rreth 1 mijë nga të cilët do të jenë policë.

BRUKSEL
Grupi Ndërkombëtar i Krizave ka publikuar sot një raport për Kosovën, në të cilin u bën thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që të mbështesin fuqishëm propozimin e Martti Ahtisaarit për statusin e Kosovës.
Grupi me seli ën Bruksel, thotë se përpara janë disa muaj të vështirë rreth statusit të Kosovës, duke patur parasysh ashpërsinë e qëndrimit të Rusisë lidhur me të ardhmen e Kosovës.

UASHINGTON
Presidenti amerikan George Bush tha se është i "prirur të besojë" se Shtetet e Bashkuara kanë nevojë që ta rrisin numrin e trupave ushtarake për shkak të luftës në Irak.
Në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Bush tha se ende nuk është marrë ndonjë vendim përfundimtar, por vetëm po shqyrtohen opsionet.
"E kemi obligim të sigurohemi se ushtria jonë është e aftë ta mbështesë këtë luftë gjatë tërë kohës dhe t'i kryejë detyrat ashtu siç kërkohet prej saj. Jam i prirur të besoj se ne duhet ta rritim kontingjentin e përhershëm të armatës dhe marinës së SHBA-ve. I kam kërkuar sekretarit të Mbrojtjes Robert Gates të përcaktoj si mund të bëhet një shtim i tillë dhe të më raportojë sa më shpejtë të jetë e mundur", tha Bush, për të shtuar se "lufta në Irak mund të kërkojë zgjidhje të vështirë dhe sakrifica shtesë në vitin 2007".
Presidenti amerikan gjithashtu i kërkoi Iranit që ta ndërpresë në mënyrë të verifikueshme programin bërthamor.
Mesazhi im për popullin iranian është se ju mund të bëni më shumë se dikush që përpiqet të rishkruajë historinë, dikush që nuk ua ka forcuar ekonominë dhe të bëni shumë më tepër se sa të keni në krye një njeri që përpiqet të zhvillojë armë bërthamore", tha Bush.

BAGDAD
Sekretari i ri i Mbrojtjes, Robert Gates dhe komandantët e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, biseduan në Bagdad rreth luftës në Irak. Gates më herët kishte deklaruar se "Amerika nuk po e fiton e as nuk po e humb këtë luftë".
Gjatë takimeve me komandantë amerikanë, Gates ka shqyrtuar mundësitë për shtimin e trupave amerikane në Irak, duke shtuar se nuk ka marrë ende vendim përfundimtarë lidhur me këtë çështje.

DUBAI
Kryeministri britanik Tony Blair ka akuzuar sot Iranin se është pengesë për paqen në Lindjen e Mesme dhe ka kërkuar nga vendet e moderuara që të bashkohen kundër ekstremizmit.
"Ne duhet ta dijmë se qeveria e Iranit paraqet sfidë strategjike dhe jo populli i tij, dhe me gjasë jo të gjitha elementet udhëheqëse, por ata që tash janë përgjegjës për politikë. Ata synojnë të na kthejnë para në Liban, në Irak dhe të territoret palestineze. përgjigjja jonë duhet të jetë që ta zbulojmë atë që ata po e bëjnë", tha Blair.
Ai i bëri këto komente gjatë një fjalimi në Dubai.

KABUL
NATO njoftoi se ka vrarë 50 luftëtarë talibanë gjatë një operacioni në provincën jugore të Afganistanit, Kandahar. Nuk është bërë e ditur nëse ka dëme në radhët e forcave të NATO-s apo të ushtrisë afgane.

MOSKË
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov kritikoi fuqitë perendimore, që sipas tij, tentojnë ta dënojnë Iranin në Këshillin e Sigurimit me sanksione për shkak të programeve bërthamore.
Sipas tij, vendet perendimore përpiqen ta kthejnë situatën në favor të tyre.
"Disa prej kushteve në projekt rezolutën e re të Këshillit të Sigurimit ndaj Iranit, përfshirë kufizimet ndaj zyrtarëve iranian për udhëtime jashtë vendit, mendojmë se janë përpjekje e qartë për të sjellur elemente dënimi në rezolutë, për të cilat që nga fillimi nuk jemi pajtuar", tha Lavrov.

PEKIN
Raundi i fundit i bisedimeve gjashtë palëshe rreth programeve bërthamore të Koresë së Veriut nuk ka sjellur kurfarë rezultatesh, tha i dërguari i posaçëm amerikan Kristofer Hill.
"Duhet kohë për gjëra të tilla, por në këtë moment, nuk dua të them se jam pesimist apo optimist. Është e vërtet se tash nuk e di se ku apo kur do të përfundojnë këto bisedime dhe çfarë rezultatesh do të kemi", tha Hill.
Ai i bëri këto komente në Pekin gjatë konferencës së përbashkët me të dërguarin e Koresë Jugore Hun Jung.

BEOGRAD
NATO shpreson të ndajë të ardhme të përbashkët me ish armikun e vet Serbinë, tha gjeneral Yanick Asser, udhëheqës i Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s në Beograd, e hapur në fillim të kësaj jave.
"I përkas më shumë të ardhmes se të kaluarës, dhe jam këtu për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Serbinë", tha gjenerali Asset në një intervistë për Asocciated Press.
"Ne jemi këtu me kërkesë të Serbisë, dhe do të bëjmë gjithçka që është e mundur me qëllim të avancimit të tyre drejt integrimit në strukturat e Aleancës Veri-Atlantike", tha gjenerali Asset.

SARAJEVË
Gjykata për Krime Lufte në Sarajevë ka hapur procesin gjyqësor ndaj 4 serbëve të Bosnjes të akuzuar për krime kundër njerëzimit në kampet e paraburgimit gjatë luftës në Bosnje.
Ata akuzohen për pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në burgosjet sistematike në tri kampe.
Këtë rast, Tribunali i Hagës ia transferoi gjykatës së Bosnjes 5 muaj më parë.

TOKIO
Një person i cili u zhduk në Japoninë Perendimore, ka mbijetuar pas më shumë se tri jave pa ushqim dhe ujë në një mal, përkundër dimrit të ftohtë, pasi kishte rënë në një gjumë të thellë. Mitsuaka Uikoshi ishte gjetur pothuajse pa shenja jete, me një temperaturë trupore prej 22 gradë celzius.
Mjekët ende nuk janë të sigurtë se si ka arritur të mbijetojë


19. Dhjetor, 2006 21:19 CET

PRISHTINË
Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së është mbledhur sot pa mbështetësit e krahut politik të Nexhat Dacit dhe ka zgjedhur Kryesinë e re 21 anëtarëshe.
Eqrem Kryeziu është zgjedhur nënkryetar i parë i partisë. LDK do të ketë 5 nënkryetarë dhe sekretarin e përgjithshëm.
Pas takimit të Këshillit të Përgjithshëm, kryetari i LDK-së Fatmir Sejdiu tha se pakënaqësit e shprehura nuk i sheh si përçarje të partisë që mund të çojnë deri te ndarja e LDK-së.
Ndërkohë, zgjedhjen e kryesisë së LDK-së dhe nënkryetarëve, krahu politik i Nexhat Dacit e ka quajtur jolegjitime, meqenëse sipas tyre është shkelur statusi i partisë. Përkrahësit e Dacit e kanë bojkotuar mbledhjen sotme të këtij këshilli.
Adem Salihaj nga ky krah tha se në LDK tashmë është krijuar një ndasi e thellë.

BUKURESHT
Nëntë vende të Evropës Jug-Lindore, në mesin e të cilave edhe Kosova, nënshkruan sot në Bukuresht marrëveshjen e re për zonën e tregëtisë së lirë, CEFTA. Marëveshja shihet si një hap i rëndësishëm për thellimin e integrimit ekonomik të vendeve të rajonit me Bashkimin Evropian. Kjo marrëveshje u nënshkrua në kuadër të Samitit me moton "Afrim me Evropën", e cila po i zhvillon punimet në Bukuresht.
Komisioneri Evropian për Zgjerim Oli Ren, tha me këtë rast se CEFTA është program ambicioz për zhvillimin e rajonit dhe për përgatitjen e tij në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
Kosova, në këtë takim u përfaqësua nga zyrtarë të UNMIK-ut.

UASHINGTON
Departamenti i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara ka bërë të ditur se numri i sulmeve të kryengritësve në Irak, kundër trupave amerikane, policisë dhe civilëve irakianë ka arritur rekord të ri.
Statistikat e Pentagonit thonë se numri mesatar i sulmeve brenda javës ka arritur në 959.

PRAGË
Grupi Ndërkombëtar i Krizave paralajmëroi se Iraku po ballafaqohet me "shpërbërje të plotë, dhe rrezik që shteti të zhytet në kaos". Në raportin e ri, grupi me seli në Bruksel, fton Shtetet e Bashkuara për ndryshime radikale në strategjinë e tyre me qëllim të përfundimit të kësaj krize. Raporti e kritikon insistimin e Shteteve të Bashkuara për ta përkrahur koalicionin qeverisës të kryeministrit Nuri al-Maliki.

BAGDAD
Qeveria irakiane njoftoi se ka ekzekutuar 13 meshkuj të akuzuar për vrasje, kidnapime, dhunime, tortura dhe krime të tjera. Zëvendëssekretari i Ministrisë së Drejtësisë Busho Ibrahim, tha se 13 meshkujt janë ekzekutuar në burgun e Bagdadit.

GAZA
Kryeministri palestinez, që vjen nga rradhët e Hamasit, Ismail Haniyah ftoi fraksionet palestineze ta ndalin luftën ndaj njëri tjetrit, dhe të bashkohen në përpjekjet kundër Izraelit. Ai njëherësh refuzoi ftesën për zgjedhjet të parakohshme.
"E përsëris se e refuzojmë ftesën për zgjedhje të parakohshme, dhe poashtu përsëris nevojën për ta respektuar vullnetin e popullit palestinez", tha Haniyah.
Më herët presidenti i autoritetet palestinez Mahmud Abas poashtu ftoi palestinezët ta ndalin dhunën dhe ta ruajnë unitetin kombëtar.

MOSKË
Presidenti sirian Bashad al-Assad tha se Siria është e gatshme për dialog me Shtetet e Bashkuara, por pa kushte paraprake. Ai i bëri këto komente në takimin me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë.
"Ne jemi të hapur për dialog me Shtetet e Bashkuara, por nuk jemi të gatshëm të pranojmë urdhëra nga askush. Çdo dialog duhet të jetë i dobishëm për të dyja palët, ngase diskutohen interesat dypalëshe", tha al-Assad.

TRIPOLI
Një gjykatë në Libi i ka dënuar sot me vdekje një mjek palestinez dhe 5 infermiere bullgare për akuzat se kanë infektuar qindra fëmijë me virusin HIV në një spital të Libisë.
Këtë vendim, e dënoi sot edhe sekretarja amerikane e shtetit Kondoliza Rajs.
"Ne jemi të shqetësuar, dhe këta infermierë duhet të lejohen të shkojnë në shtëpitë e tyre sa më parë të jetë e mundur. Këta njerëz meritojnë të shkojnë në shtëpitë e tyre dhe vërtetë e them se jemi të shqetësuar me shpalljen e këtij vendimi", tha Rajs.
Vendimin e gjykatës për denim me vdekje e ka dënuar edhe Komisioni Evropian.

MOSKË
Prokurori i përgjithshëm i Rusisë tha se hetuesit britanik, të cilët po hetojnë rastin e vdekjes së ish agjentit rus, Aleksander Litvinenko në Londër, kanë kompletuar punën e tyre dy javëshe në Rusi.
Hetuesit britanik gjatë qëndrimit në Moskë, nuk janë lejuar të marrin në pyetje dëshmitarë pa praninë e vëzhguesve të prokurorisë ruse.

UASHINGTON
Shtëpia e Bardhë e ka mbrojtur vendimin e zonjës së parë Laura Bush që të mos e zbuloj publikisht se muajin e kaluar kishte hequr një kancer të lëkurës.
Zëdhënësi Tony Snou tha se kanceri ishte çështje private dhe se në atë kohë nuk paraqiste ndonjë rrezik të madh për zonjën Bush e cila është 60 vjeçare.

GJENEVË
Një grup për mbikqyrjen e mediave me seli në Gjenevë, tha se gjatë këtij viti kanë humbur jetën më së shumti gazetarë.
Sipas raportit, të Press Emblem Campaign, 94 gazetarë janë vrarë gjatë punës së tyre brenda këtij viti. Grupi konstatoi se konflikti në Irak ka qenë më vdekjeprurës për gazetarët që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.


28. Nëntor, 2006 21:44 CET   
  

  
RIGË
Sot në Rigë të Letonisë filloi samiti dyditësh i NATO-s. Në një fjalim para fillimit të samitit, presidenti amerikan, George Bush tha se në samitin e ardhshëm në vititn 2008, "ne shpresojmë të paraqesim ftesa shtesë për vendet që janë të gatshme për anëtarësim". Ai mëtutje u shpreh se "sot Kroacia, Maqedonia dhe Shqipëria, marrin pjesë në planin aksional të anëtarësimit të NATO-s dhe SHBA-ja i mbështet aspiratat e tyre për t'ju bashkuar aleancës atlantike". Sekretari i përgjithshëm i aleancës, Jaap de Hoop Scheffer tha se viti 2008 do ta gjejë NATO-n me më pak trupa në Kosovë, ndërsa deri atëherë, Ballkani do të ketë lëvizur shumë më afër aleancës veriatlantike.

PRISHTINË
Lëvizja Vetëvendosje sot organizoi një protestë kundër Grupit Negociator të Kosovës. Aktivistët e Vetëvendosjes kanë hedhur shishe me ngjyrë të kuqe në ndërtesat e UNMIK-ut, të Kuvendit, të Qeverisë dhe të Presidencës së Kosovës. Janë thyer edhe disa xhama të këtyre ndërtesave. Policia tha se ka intervenuar duke hedhur gaz lotësjellës për ti shpërndarë protestuesit kur turma ka rrëzuar dy mure rrethuese të betonit të selisë së Unmikut.

SHKUP
Me rastin e Ditës së Flamurit në Shkup u përurua përmendorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut. U tha se Skënderbeu ishte figurë historike me vizion evropian. Në këtë manifestim mori pjesë edhe Lubisha Georgievski, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë dhe mysafirë nga rajoni.

ANKARA
Papa benedikti i 16-të tha sot se garantimi i lirisë fetare është esenciale për shoqëri. Ai këto komente i brëi pas takimit në Ankara me liderin e lartë fetar të Turqisë, Ali Bardakoglu. Papa, poashtu, bëri thirrje për një "dialog ndërmjet të krishterëve dhe myslimanëve".
- Mënyra më e mirë për të ecur përpara është nëpërmjet të dialogut në mes të të krishterëve dhe myslimanëve, i bazuar në të vërtetat dhe i inspiruar nga dëshira e sinqertë për ta njohur nmë mirë njëri tjetrin, për ti respektuaer dallimet dhe për ti njohur ato që i kemi të përbashkëta, tha Papa. Më herët gjatë ditës, Papa Benedikti i 16-të u takua me kryeministrin turk, Recep Tayyip Erdogan. Me këtë rast Papa tha se Turqia është "urë" ndërmjet religjioneve. Gjatë vizitës së tij katërditëshe në Turqi, pritet që Papa të synoj qetësimin e zemërimeve lidhur me deklaratën e tij e cila islamin e ndërlidhte me dhunë.

BRUKSEL
Një zyrtar evropian sot ka thënë se shumica e vendeve të Bashkimit Evropian kanë ditur se Shtetet e Bashkuara po operonin me burgje sekrete në Evropë, por nuk i kishin paraqitur këto informata gjatë një hetimi zyrtar për këtë çështje. Claudio Fava, raportues për një Komision të Parlamentit Evropian, poashtu akuzoi edhe përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Havier Solana, për "mangësi" në dëshminë e tij para komisionit më 2 Maj.

LONDËR
Kryeministri britanik, Tony Blair tha sot se vdekja e ish spiunit rus, Aleksander Litvinenko në Londër ishte "çështje shumë serioze". Vdekja e Litvinenkos gjatë javës së fundit nga helmimi radioaktiv i ka ngarkuar raportet britaniko-ruse. Kryeministri Blair, që pritet të takohet me presidentin rus, Vlladimir Putin në samitin e NATO-s në Rigë, tha se nuk do të ketë pengesa politike në hetimet për këtë çështje:
- Hetimet e policisë do të vazhdojnë dhe mendoj se njerëzit duhet ta dinë se nuk do të ketë pengesa diplomatike ose politike, tha zoti Blair. Ish spiuni rus, Aleksandar Litvinenko për vdekjen e tij ka fajësuar, nëpërmjet të një letre të publikuar pas vdekjes së tij, presidentin rus, Putin. Qeveria ruse ka hedhur poshtë çfarëdo përfshirjeje në këtë rast.

TEHERAN
Hapi i parë për ta zgjidhur sigurinë në Irak është largimi i forcave amerikane, tha udhëheqësi suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei gjatë takimit me presidentin irakian, Jalal Talabani. Ai tha se arsyeja kryesore për gjendjen aktuale në Irak janë politikat amerikane, të cilat siç tha, po bëhen me disa "ndërmjetësues". Presidenti Talabani ka thënë se siguria nuk është në duart e qeverisë irakiane, por nëse ajo i rikthehet, qeveria do të mund të vendosë sigurinë e plotë.

BEJRUT
Mijëra njerëz kanë përkujtuar sot ministrin libanez, Pierre Gemayel, që u vra para shtatë ditësh. Politikani i krishterë, Gameyel, që ishte kritik i ndikimit të Sirisë në Liban, u vra më 21 nëntor në Bejrut. Opozita anti siriane libaneze ka akuzuar Damaskun për përfshirje në vrasje. Siria i ka përgënjeshtruar akuzuat. Tubimi i sotëm ishte paqësor.

KABUL
Dy ushtarë të NATO-s në Afganistan janë vrarë dhe një është plagosur nga një shpërthim bombe në Afganistanin qendror. Sipas një njoftimi të NATO-s, shpërthimi ka ndodhur në provincën Logar. Kombësia e ushtarëve të vrarë nuk bërë e njohur.


27. Nëntor, 2006 20:32 CET   
  

  
PRISHTINË
Policia e Kombeve të Bashkuara në Kosovë ka marrë informacione për disa kërcënime të mundshme kundër personelit dhe pronave të misionit ndërkombëtar.
Policia nuk ka dhënë hollësi tjera se për çfarë kërcënimesh bëhet fjalë dhe kush qëndron prapa tyre, por vetëm ka njoftuar për shtimin e konsiderueshëm të masave të sigurisë në mbarë Kosovën.

PRISHTINË
Trupat Mbrojtëse të Kosovës përmes parakalimit kanë shënuar festat e Nëntorit: Ditën e Flamurit, Datëlindjen e komandantit të UÇK-së, Adem Jashari dhe daljen për herë të parë publike të UÇK-së.
Në ceremoninë e sotme, komandanti i TMK-së gjeneral Sylejman Selimi ka thënë se do të jetë ky nëntori i fundit, që Kosova e feston pa zgjidhur statusin e saj, ndërsa u shpreh i bindur se TMK do të kthehen në forcë mbrojtëse të Kosovës.
Duke folur për të ardhmen e TMK-së, komandanti i KFOR-it Roland Kather, tha se është ende herët, dhe se secili duhet të presë vendimin final për statusin.

PRISHTINË
Kryeministri Agim Çeku e ka miratuar dorëheqjen e ministrit për Kthim dhe Komunitete, Sllavisha Petkoviq. Njëherësh, kryeministri kosovar ka emëruar për ushtrues detyre në këtë post, sekretarin e përhershëm të kësaj ministrie, Branislav Grbiq.
Në dorëheqjen e tij, Sllavisha Petkoviq thekson pamundësinë e kryerjes së detyrave dhe punëve në ministri, shkaku i raporteve të krijuara me UNDP-në dhe UNMIK-un, lidhur me çështjen e kthimit të personave të zhvendosur.

BERLIN
Ministri i shtetit në Ministrinë e Jashtme gjermane Gernot Erler tha se propozimi për statusin e Kosovës do të parashohë "sovranitet të kufizuar" me prani të gjatë të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.
Ai tha se i dërguari i posaçëm i KB Martti Ahtisaari, pas zgjedhjeve të janarit në Serbi, "me siguri do të propozojë sovranitet të kufizuar" për Kosovën për shkak të "mosplotësimit të duhur të standardeve".
Duke përjashtuar mundësinë e ndarjes, Erler ka theksuar se në Bashkimin Evropian ekziston konsenzus i gjerë për Kosovën, i bazuar në mbështetjen e parimeve të Grupit të Kontaktit, që siç ka thënë ministri gjerman, i mbështet edhe Rusia.

SHKUP
Kryetarët e partive kryesore parlamentare në Maqedoni janë takuar sot pasdite për të duskutuar rreth integrimit të vendit në strukturat euroatlantike.
Takimi është zhvilluar në prani të përfaqësuesve ndërkombëtarë.
Njoftohet se kryeministri Nikolla Gruevski e ka cilësuar të rëndësishem komunikimin me opozitën, ndërsa lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka kërkuar që në të ardhmen, qeveria të zgjidhet me shumicën e dyfishtë.

TAMPERE
Bashkimi Evropian i ndërpreu bisedimet me Turqinë, që synonin t'i japin fund bllokadës së porteve turke për anijet qipriote.
Pas një takimi me ministrat e Jashtëm të Turqisë dhe Qipros, ministri i Jashtëm finlandez Erkki Tuomioja, tha se një marrëveshje e tillë nuk mundi të arrihet.
"Ne shprehim keqardhje, por e çmojmë mënyrën konstruktive të palëve për nismën tonë. Nuk kishte mjaft elemente të përbashkëta për arritjen e marrëveshjes", tha Tuomioja, duke shtuar se për Turqinë do ketë pasoja në bisedimet për anëtarësim, sepse tregtia nuk mund të vazhdojë si zakonisht".
Brukseli i ka dhënë afat Turqisë deri më 6 dhjetor t'i hapë portet detare me Qipron, përndryshe i rrezikon bisedimet për anëtarësim në familjen evropiane.

BAGDAD
Presidenti i Irakut Jalal Talabani u takua sot në Teheran me presidentin e Iranit Mahmoud Ahmadinejad.
Me të arritur në Teheran, Talabani tha se vendi i tij ka nevojë për "ndihmën gjithëpërfshirëse të Iranit për të luftuar terrorizmin, për të rivendosur sigurinë dhe për të stabilizuar Irakun".
Ndërkohë, në rrugët e Bagdadit sot pati shpërthime të reja të dhunës. Të paktën 6 veta humbën jetën kur një person i armatosur hapi zjarr në një rrugë plot njerëz.
Ndërkaq në qytetin Dora, disa të armatosur sulmuan një patrullë të policisë, duke plagosur 6 oficerë.
Po sot, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan tha se beson që Iraku është "pothuaj" në prag të luftës civile.

LONDËR
Ndarja e Irakut, në pjesën Shiite, Sunite, dhe Kurde do ta acaronte stabilitetin rajonal, ka thënë sekretari britanik i Mbrojtjes Des Browne. Ai ka shtuar se edhe pa ndarje, Iraku po paraqet test serioz për stabilitetin në rajon. Ministri Brouni foli edhe për planet britanike për tërheqje nga Iraku.
"Nga fundi i vitit të ardhshëm pres që numri i ushtarëve britanik në Irak të jetë dukshëm më i vogël. Një plan i tillë është duke u përgatitur për muaj të tërë dhe jemi duke i shikuar të gjitha opsionet, që të mos e detyrojmë asnjë ushtar të qëndroj në Irak më gjatë se që ka nevojë", tha Browne.

KANDAHAR
Dy ushtarë të NATO-s janë vrarë pas një sulmi ndaj autokolonës së tyre, afër qytetit Kandahar, njoftuan forcat e NATO-s. Dy ushtarët e vrarë janë kanadezë ndërkohë që është vrarë edhe një civil afgan.

TEHERAN
Televizioni shtetëror iranian bëri të ditur se një aeroplan ushtarak është rrëzuar në aeroportin e Teheranit, duke lënë 36 të vdekur. Sipas raporteve 30 nga viktimat janë pjesëtarë të Gardës Revolucionare të Iranit.

TEL AVIV
Kryeministri izraelit Ehud Olmert ofroi një varg koncesionesh të gjëra paqësore për palestinezët nëse ata heqin dorë nga dhuna.
Ai poashtu tha se Izraeli është i gatshëm të lirojë disa të burgosur palestinezë në shkëmbim të ushtarit të arrestuar nga militantët në qershor.
"E kuptojë sa e rëndësishme është për palestinezët lirimi i të burgosurve, dhe ju njoftoi se me lirimin e sigurt të ushtarit Gilad Shalit, qeveria izraelite do të jetë e gatshme t'i lirojë disa të burgosur palestinezë", tha Olmert.

LONDËR
Sekretari i Brendshëm britanik John Reid tha se gjurmët e substancës radioaktive që mbyti Aleksandr Litvinenkon janë gjetur edhe në disa lokacione tjera në Londër gjatë hetimeve për vdekjen e ish spinuit rus. Gjatë një deklarate në parlament lidhur me zbulimet e fundit, Reid tha se policia britanike ende nuk e ka emërtuar si vrasje vdekjen e Litvinenkos.
Ish siuni rus dhe kritik i Kremlinit vdiq më 23 nëntor në një spital të Londrës. Në trupin e tij u zbulua sasi e konsiderueshme e substancës radioaktive polonium 210. Në një letër, Litvinenko e akuzoi presidentin rus Vladimir Putin për vdekjen e tij.
Hetimet zyrtare për vdekjen e Litvinenkos pritet të hapen të enjten.

STAMBOLL
Kryeministri i Turqisë Recep Tayip Erdogan do të takohet me Papa Benediktin e XVI gjatë qëndrimit të tij në Turqi, ka bërë të ditur zëdhënësi i kryeministrit.
Ndërkohë zëdhënësi i policisë turke, Ismail Celeskan tha se do të merren masa shtesë të sigurisë me rastin e vizitës së Papa Benediktit të XVI në Turqi.
"Do t'i shpërndajmë rreth 700 policë shtesë në të gjitha hyrjet për në Stamboll nga qytetet tjera. I kemi marrë të gjitha masat e duhura dhe poashtu do të vëzhgojmë vendet të cilat Papa do t'i vizitoj gjatë qëndrimit në Turqi", tha Celeskan.

HAGË
Në fillim të gjykimit të kreut të Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel në Tribunalin e Hagës, prokurorja Hildegard Uertz-Retzlaf tha se do të dëshmojë që Shesheli ka qenë udhëheqës i ushtrisë partiake e cila i ka përndjekur jo serbët nga Kroacia dhe Bosnja me qëllim të krijimit të Serbisë së Madhe. Shesheli ka refuzuar të paraqitet në gjykatë, duke e humbur kështu të drejtën për vetmbrojtje.

TOKIO
Dollari ka rënë në nivelin më të ulët në 20 muajt e fundit, krahasuar me valutën evropiane euro.
Analistët thonë që valuta amerikane është goditur nga shqetësimet rreth perspektivës së ekonomisë së Shteteve të Bashkuara.



17. Nëntor, 2006 12:36 CET   
  

  
MOSKË
Kryeministri i Kosovës Agim Çeku do ta vizitojë Moskën nga fundi i nëntorit, tha zëdhënësi i minsitrisë së Jashtme të Rusisë.
"Gjatë vizitës së tij, kryeministri i Kosovës do të ketë një numër takimesh, përfshirë dhe ato në ministrinë e Jashtme", tha zëdhënësi Mikhail Kamyunin.
Gazeta ruse Kommersant, sot ka vlerësuar se duke dhënë pëlqimin për vizitën e Çekut, Moska llogarit se do t'i forcojë pozicionet e saj jo vetëm në procesin për zgjidhjen e statusit të Kosovës, por edhe në lojën politike në ish hapësirat sovjetike.

LUBJANË
Kryeministri i Kosovës Agim Çeku do të takohet sot në Lubjanë me kryeministrin e Sllovenisë Janez Jansha dhe Ministrin e Jashtëm Dimitrij Rupel.
Çeku qëndron në Slloveni me ftesë të revistës ekonomike Forum, për të marrë pjesë në një tubim kushtuar tregjeve financiare në Evropën Juglindore.

HANOJ
Presidenti George Bush sot mbërriti në Hanoj, në vizitën e dytë të një presidenti amerikan në këtë vend komunist që nga përfundimi i luftës në Vietnam.
Bush, i cili në Vietnam fluturoi nga Singapori, do të marrë pjesë në samitin vjetor ekonomik Azi-Paqësor.
Duke folur para gazetarëve në Hanoj, Bush i bëri një vështrim situatës në Irak. Ai tha se duhet kohë për t'u kapërcyer problemet në këtë vend.
"Do të duhet një periudhë e gjatë kohore që ideologjia e lirisë të mbisundojë ideologjinë e urrejtjes", tha presidenti Bush, për të shtuar se qeveria e Irakut do të ketë sukses nëse forcat e koalicionit do të mbeten atje për ta mbështetur.
Lidhur me Korenë Veriore, Bush tha se ka gjasa që kontesti rreth programit bërthamor verikorean të zgjidhet në mënyrë paqësore dhe diplomatike.
Më 2000, ish presidenti Bill Clinton u bë lideri i parë amerikan që vizitoi Vietnamin që kur më 1975 forcat komuniste të Vietnamit Verior e mundën regjimin e Vietnamit jugor që mbështetej nga amerikanët.

UASHINGTON
Senati amerikan e ka mbështetur marrëveshjen, e cila u lejon Shteteve të Bashkuara t'i shesin teknologji civile bërthamore Indisë, me kusht që vendi të lejojë inspektimin ndërkombëtar të uzinave bërthamore.
Senatori Republikan Richard Lugar i tha Senatit se marrëveshja do të çojë në një stabilitet më të madh në Azinë jugore.

JERUSALEM
Bëhet e ditur se Ministria e Jashtme e Izraelit e ka hedhur poshtë propozimin e ri paqësor për Lindjen e Mesme, të mbështetur nga Spanja, Franca dhe Italia.
Një zyrtar i ministrisë i tha radios izraelite se Izraeli hedh poshtë çdo konferencë ndërkombëtare, dhe se parapëlqen të zhvillojë bisedime direkte paqësore me palestinezët.

UASHINGTON
Senatori amerikan John McCain konfirmoi se mund të konsiderohet si kandidat për garën presidenciale në vitin 2008. Ligjvënësi nga Arizona dje i plotësoi formularet që i mundësojnë grumbullimin e fondeve.
McCain u nominua nga Republikanët në vitin 2000, por fitues i garës partiake doli presidenti aktual Bush.

PARIS
Segolene Royal do të jetë kandidate e Partisë Socialiste në zgjedhjet presidenciale në Francë që do të mbahen në pranverë. Zyrtarët partiakë thanë se Royal fitoi mbi 60% të votave në nominimin e partisë.
Royal, ish Ministre e Ambientit, pritet të përballet me Ministrin e Brendshëm Nicholas Sarkozy, i cili i përket krahut të djathtë.

FORT CAMPBELL
Gjykata ushtarake amerikane ka dënuar një ushtar me 90 vjet burg për dhunimin dhe vrasjen e një vajze 14-vjeçare dhe familjes së saj irakiane.
Ushtari James Barker do të ketë të drejtën të kërkojë uljen e dënimit vetëm pas 20 vjetësh.

CAMP PENDELTON
Gjykata ushtarake amerikane ka dënuar me 21 muaj burg një ushtar amerikan për rolin e tij në rrëmbimin e një civili irakian.
Tyler Jackson, 23 vjeç, është ushtari i tretë deri tash që dënohet me burg për ndërlidhje me vrasjen e 52-vjeçarit Hashim Ibrahim Awad, afër qytetit Hamdania në prill të vitit 2005.

LONDËR
Presidenti i Gjeorgjisë Mikheil Saakashvili tha se dëshiron të ndalë përkeqësimin e mëtejmë të marrëdhënieve me Rusinë.
Në një intervistë për Financial Times, Saakashvili tha se Gjeorgjia don të shihet si një vend i vogël me interesat e saj, e jo si pjesë e baraspeshës së fuqive ndërkombëtare.

RIGELWOOD
Të paktën 8 veta e humbën jetën nga tornadoja që goditi qytezën Rigelwood në Karolinën e Veriut, ndërsa 4 të tjerë kanë humbur jetën në shtetet fqinje.
Moti i keq që përfshiu disa shtete federale, shkaktoi përmbytje në rrethinat e kryeqytetit Uashington dhe çrregulloi trafikun deri në shtetin New Jersey.

KABUL
Të paktën 15 veta kanë humbur jetën nga përmbytjet në Afganistanin perëndimor. Zyrtarët thanë se shirat e mëdha kanë shkatërruar fshatra të tëra në krahinën Badghis, ndërsa ekipet e shpëtimit i vazhdojnë kërkimet për rreth 50 të zhdukur.

BUDAPEST
Futbollisti i madh hungarez Ferenc Pushkash vdiq sot në moshën 79 vjeçare. Pushkash ishte kapiten i "Ekipit të Artë" të hungarezëve në vitet e 1950-ta.
Ai shënoi 84 gola në 85 ndeshje në periudhën 1945- 1956, dhe e udhëhoqi ekipin drejt Medaljes së Artë Olimpike në vitin 1952.



30. Tetor, 2006 21:19 CET   
  

  
BRUKSEL
Bashkimi Evropian tha se e ardhmja e Kosovës varet nga bisedimet për statusin final të udhëhequra nga i dërguari i posaçëm Martti Ahtisaari, e jo nga Kushtetuta e re e Serbisë, e cila Kosovën e konsideron si pjesë integrale të saj. Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Kristina Nagy tha se "statusi i ardhshëm i Kosovës është çështje tjetër. Për statusin e Kosovës, ende po vazhdojnë bisedimet e udhëhequra nga Ahtisaari i cili pritet që në fund të këtij muaji ta publikojë propozimin e tij". Zëdhënësja Nagy poashtu tha se miratimi i Kushtetutës serbe, që Kosovën e shpall si pjesë integrale të Serbisë është kontradiktor, sepse shumica e popullatës së Kosovës nuk ishin në listat zgjedhore, dhe kjo nuk i prek kërkesat e shumicës shqiptare për pavarësi.

BRUKSEL
Grupi Ndërkombëtarë i Krizave ka thënë se referendumi për Kushtetutën e Serbisë është përcjellur me mashtrime.
"Dëshmitarët dhe video-inçizimet tregojnë se shumë votues janë lejuar të votojnë pa dokumente identifikimi por gjithashtu kanë votuar edhe në emër të personave tjerë. Numri i vëzhguesve të pavarur ishte i kufizuar ndërsa monitorimi efektiv ishte i mundshëm vetëm në 18 % të vendvotimeve," vlerëson Grupi Ndërkombëtarë i Krizave.

PRISHTINË
Referendumi kushtetues serb nuk do të ketë efekte lidhur me përcaktimin e statusit të Kosovës, por është për keqardhje që në këtë referendum ka dalë dhe komuniteti serb në Kosovë, vlerësojnë përfaqësuesit politik të institucioneve dhe partive politike në Kosovë. Sipas tyre, referendumi serb, për Kushtetutën e re e cila e parasheh Kosovën si pjesë të Serbisë, paraqet një vazhdimësi të politikës së kaluar të Beogradit ndaj Kosovës, ndonëse besohet se statusi i Kosovës nuk mund të përcaktohet me vendime të njëanshme dhe se ai tashmë ka hyrë në agjendat ndërkombëtare dhe do të përcaktohet, në bazë të vullnetit të shumicës për pavarësi. Zëdhënësi i Ekipit Negociues, Skënder Hyseni tha sot pas takimit të Delegacionit të Kosovës, se është për keqardhje që ka pasur një përgjigje çfarë ka pasur tek komuniteti serb. “Asgjë nuk do të ndikoj në procesin e statusit të Kosovës. Procesi i definimit të statusit të Kosovës është një proces ndërkombëtarë, është nën patronatin e institucioneve më të larta ndërkombëtare dhe asgjë unilaterale në Beograd nuk mund të ketë asnjë ndikim në këtë proces”, tha Hyseni.

BRATISLLAVË
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer ka biseduar sot me udhëheqësit e Sllovakisë për zgjerimin e aleancës dhe rolin e NATO-s në Kosovë. Pas takimit me Scheffer, kryeministri Robert Fiko tha se është kundër pavarësisë së Kosovës "si një zgjidhje që nuk do të mund të korigjohet në të ardhmen".
Scheffer ndërkaq tha se aleanca duhet t'i mbajë "dyert e hapura" për politikën e zgjerimit dhe se "zgjidhja e çështjes së Kosovës do të jetë kyçe" për anëtarsimin e mundshëm në NATO të vendeve të Ballkanit perendimor.

SHKUP
Në Kuvendin e Maqedonisë sot është miratuar ligji i policisë, për të cilin partitë në pushtet dhe në opozitë kanë debatuar një kohë të gjatë.
Opozita shqiptare e ka bojkotuar aktin e votimit dhe ka kërkuar nga Presidenti që të mos e dekretojë ligjin e miratuar, ndërsa partitë në pushtet thanë se miratimi i ligjit do të mundësojë vendosjen e institucioneve më të mira dhe më efikase në Maqedoni.

KOMBET E BASHKUARA
Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore ende nuk është në gjendje të konfirmojë nëse programet bërthamore të Iranit janë të natyrës paqësore. Kreu i kësaj organizate Mohamed el-Baradei, ka raportuar sot para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për aktivitetet e agjencisë gjatë këtij viti.
"Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore ende nuk është e aftë, të konfirmojë nëse programet bërthamore të Iranit, vërtet kanë qëllime paqësore, që me sa duket është çështje e shqetësimeve serioze", tha Baradei.
Ndërkaq presidenti iranian Mahmud Ahmedinejad tha se Teherani do të jap përgjigjje të "duhur dhe të qëndrueshme" ndaj çdo sanksioni të mundshëm kundër vendit të tij.
"Duhet ta dini se iranianët janë paqësorë, dhe janë në favor të bisedimeve. Populli iranian nuk favorizon sulmet ndaj vendeve tjera. Por duhet ta dini se iranianët do të qëndrojnë të fortë dhe nuk do ta tërheqin asnjë pjesë nga të drejtat e veta bërthamore", tha Ahmedinejad.

KABUL
Trupat e NATO-s kanë vrarë sot 55 militantë gjatë një beteje gjashtë orëshe në jug të Afganistanit. Ndërsa sipas aleancës, një ushtar i NATO-s është vrarë në provincën Zabul dhe 20 militantë janë plagosur.

UASHINGTON
Sipas një studimi të ri, Shtetet e Bashkuara i kanë lënë vendin e prijësit Rusisë dhe Francës në listën e vendeve eksportuesve të armëve.
Raporti vjetor i hartuar nga Shërbimi i Kongresit për Kërkime, tregon se Rusia i ka shitur armë në vlerë prej 7 miliardë dollarësh, Azisë, Afrikës, dhe Amerikës Latine gjatë vitit 2005, që shënon ngritje për dallim nga një vit më parë kur arriti vlerën në 5.4 miliardë dollarë. E dyta rradhitet Franca, me 6.3 miliardë dollarë, ndërsa Shtetet e Bashkuara të tretat me 6.2 miliardë dollarë.

LONDËR
Ndryshimet klimatike kërcënojnë të kushtojnë më shumë se sa luftërat botërore të shekullit XX, vlerësohet në një studim të mbështetur nga Qeveria Britanike. Kryeministri Tony Blair tha se raporti shton nevojën për ndërmarrjen e menjëhershme të hapave të duhur.
"Ne e dimë se ndryshimet klimatike po ndodhin. I dijmë edhe pasojat për planetin tonë. E dijmë se ndërmarrja e hapava urgjente do të mund ta parandalonin një katastrofë, dhe investimet në parandalimin e kësaj do të na shpaguheshin disa herë, jo vetëm për mjedisin por edhe ekonomikisht", tha Blair.

BUKURESHT
Rumania ka mbyllur sot portet e veta në Detin e Zi, përfshi portin më të madh Konstanta, dhe kanalin e Danubit me Detin e Zi, pas erërave të fuqishme që arritën shpejtësinë deri në 60 kilomtera në orë.


30. Tetor, 2006 16:45 CET   
  

  
BEOGRAD
Sipas rezultateve preliminare, për Kushtetutën e re të Serbisë kanë votuar 52.31% e votuesve. Votimin në favor të Kushtetutës e mirëpriti kryeministri, Vojisllav Koshtunica.
"Me Kushtetutë Serbia është më e fort. Kushtetuta mbron tërësinë territoriale dhe deklaron se Serbia është vend demokratik dhe ligjor, dhe sipas të drejtës ndërkombëtare Kosova është pjesë e Serbisë", tha Koshtunica.
Ndërsa presidenti serb Boris Tadiç tha se aprovimi i Kushtetutës do ta çoi Serbinë drejt një të ardhme më të mirë.

BRUKSEL
Komisioni Evropian tha se miratimi i Kushtetutës serbe e cila Kosovën e shpall si pjesë integrale të Serbisë është kontradiktor, sepse shumica e popullatës së Kosovës nuk ishin në listat zgjedhore, dhe kjo nuk i prek kërkesat e shumicës shqiptare për pavarësi.
Zëdhënësja e Komisionit, Kristina Nagy tha se "statusi i ardhshëm i Kosovës është çështje e veçantë që ndërlidhet me procesin negociator të ndërmjetsuar nga i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara Martti Ahtisaari.
Komisioni, megjithatë i ka mirëpritur rezultatet preliminare të Kushtetutës që zëvendëson atë të kohës së Millosheviçit.

PRISHTINË
Referendumi kushtetues serb nuk do të ketë efekte lidhur me përcaktimin e statusit të Kosovës, por është për keqardhje që në këtë referendum ka dalë dhe komuniteti serb në Kosovë, vlerësojnë përfaqësuesit politik të institucioneve dhe partive politike në Kosovë. Sipas tyre, referendumi serb, për Kushtetutën e re e cila e parasheh Kosovën si pjesë të Serbisë, paraqet një vazhdimësi të politikës së kaluar të Beogradit ndaj Kosovës, ndonëse besohet se statusi i Kosovës nuk mund të përcaktohet me vendime të njëanshme dhe se ai tashmë ka hyrë në agjendat ndërkombëtare dhe do të përcaktohet, në bazë të vullnetit të shumicës për pavarësi. Zëdhënësi i Ekipit Negociues, Skënder Hyseni tha sot pas takimit të Delegacionit të Kosovës, se është për keqardhje që ka pasur një përgjigje çfarë ka pasur tek komuniteti serb. “Asgjë nuk do të ndikoj në procesin e statusit të Kosovës. Procesi i definimit të statusit të Kosovës është një proces ndërkombëtarë, është nën patronatin e institucioneve më të larta ndërkombëtare dhe asgjë unilaterale në Beograd nuk mund të ketë asnjë ndikim në këtë proces”, tha Hyseni.

VJENË
I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari do t'i njoftojë gjatë javës zyrtarët e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork dhe anëtarët e Këshillit të Sigurimit me idetë e tij preliminare për zgjidhjen e statusit të Kosovës, ka thënë zëdhënësja e tij Hua Jiang.
Diplomati finlandez do të qëndrojë në Nju Jork nga e premtja, me ç'rast do t'i njoftoj zyrtarët e OKB-së me ecurinë e procesit të statusit dhe veçanarisht me propozimet e tij preliminare për zgjidhjen e statusit të Kosovës.

SHKUP
Në Kuvendin e Maqedonisë sot është miratuar ligji i policisë, për të cilin partitë në pushtet dhe në opozitë kanë debatuar një kohë të gjatë. Opozita shqiptare e ka bojkotuar aktin e votimit dhe ka kërkuar nga Presidenti që të mos e dekretojë ligjin e miratuar, ndërsa partitë në pushtet thanë se miratimi i ligjit do të mundësojë vendosjen e institucioneve më të mira dhe më efikase në Maqedoni.

MOSKË/SHKUP
Rusia i ka dërguar sot një notë proteste Maqedonisë dhe ka kërkuar hetime të shpejta dhe objektive lidhur me sulmin kundër katër diplomatëve të Rusisë, njoftojnë mediat ruse. Ministria e Jashtme Ruse tha Moska pret sqarim zyrtar rreth incidentit.
Mbrëmë zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë, Borçe Peshevski tha se nuk është i njohur motivi i sulmit, në të cilin punonjësit e ambasadës ruse në Shkup ishin lënduar lehtë.

ISLAMABAD
Nga sulmet e ushtrisë së Pakistanit janë vrarë së paku 80 militantë të lidhur me rrjetin terrorist al-Kaida, ka thënë zëdhënësi i armatës, Shaukat Sultan. Ai shtoi se sulmi ishte ndërmarrë ndaj një shkolle fetare, afër kufirit me Afganistanin.

BAGDAD
Së paku 30 veta janë vrarë dhe 60 janë plagosur pas një shpërthimi në Sadr City të Bagdadit, pjesë e banuar kryesisht me myslimanë shiitë. Ndërkohë, me vrasjen e një marinsi gjatë luftimeve në provincën Anbar, ka arritur në 100 numri i ushtarëve amerikanë të vrarë në Irak, vetëm gjatë muajit tetor.
Në zhvillime të tjera, Ministri i Jashtëm Irakian Hoshijar al-Sebari tha se Bagdadi po planifikon të kërkojë nga Këshilli i Sigurimit zgjatjen edhe për një vit të mandatit të forcave të koalicionit të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara.

LONDËR
Ndryshimet klimatike kërcënojnë të kushtojnë më shumë se sa luftërat botërore të shekullit XX, vlerësohet në një studim të mbështetur nga Qeveria Britanike. Kryeministri Tony Blair tha se raporti shton nevojën për ndërmarrjen e menjëhershme të hapave të duhur.
"Ne e dimë se ndryshimet klimatike po ndodhin. I dijmë edhe pasojat për planetin tonë. E dijmë se ndërmarrja e hapava urgjente do të mund ta parandalonin një katastrofë, dhe investimet në parandalimin e kësaj do të na shpaguheshin disa herë, jo vetëm për mjedisin por edhe ekonomikisht", tha Blair.



29. Tetor, 2006 21:38 CET   
  

  
BEOGRAD
Në orën 20 në Serbi u mbyllën vendvotimet për referendumin për Kushtetutën e re. Deri në orën 19, kishin dalë 50% të votuesve të regjistruar, ka kumtuar organizata CESID. Kjo përqindje e daljes së votuesve ishte e domosdoshme që referendumi të kishte sukses. Por, Zoran Luçiq, nga kjo organizatë, nuk u shpreh lidhur me rezultatet eventuale të votimit. Siç raportojnë agjencitë e lajmeve, derisa vendvotimet po i afroheshin mbylljes, Partia Liberale në opozitë njoftoi për "vjedhje masive", pasi individët votonin nga disa herë dhe pa dokumente personale. Në Kushtetutën e re për Kosovën thuhet se është pjesë e pandashme e Serbisë. Shqiptarët në Luginën e Preshevës e bojkotuan referendumin. Referendumi u mbajt edhe në vendbanimet serbe në Kosovë. Sipas CESID-it, dalja e serbëve të Kosovës ishte mbi 80% e zgjedhësve të regjistruar.

SHKUP
Katër punonjës të ambasadës së Rusisë janë lënduar pasi ata ishin sulmuar sot në Shkup, nga persona të panjohur. Zëdhënësi i Ministrisë së brendshme të Maqedonisë, Borçe Peshevski tha se motivi i këtij sulmi është i panjohur.

ABUXHA
Nga përplajsja e një aeroplani afër kryeqytetit të Nigerisë, janë vrarë 97 vetë brenda në aeroplan dhe 6 të tjerë në terrenin ku ai u rrëzua. Aeroplani i tipit Boing 737, i aerokompanisë lokale ADC, që duhej të fluturonte për në qytetin Sokoto, u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga pista dhe shpërtheu në flakë. Punëtorët shëndetësorë kanë thënë se 7 vetë kanë shpëtuar, por njëri është ende në rrezik jete. Raportohet se në mesin e të vrarëve nga kjo përplasje ishte edhe Ibrahim Muhammadu Maccido, që konsiderohet lider shpirtëror i afro 60 milionë myslimanëve të Nigerisë. Në aeroplan ishin edhe shumë zyrtarë të lartë të Nigerisë. Presidenti Olusegun Obasanjo ka urdhëruar hetime të gjëra lidhur me këtë rast.

KABUL
Trupat e NATO-s dhe ato Afgane ishin angazhuar në luftë kundër afro 150 kryengritësve, që e sulmuan një bazë ushtarake në Afganistanin jugor. Aleanca thotë se 70 militantë janë vrarë, ndërsa një ushtar afgan është plagosur në luftimet e mbrëmshme në provincën Oruzgan. Numri i të vrarëve nuk mund të konfirmohet në mënyrë të pavarur. Në një sulm të ndarë në këtë provincë, NATO-ja thotë se nga një shpërthim është vrarë një pjesëtar i saj dhe janë plagosur 8 të tjerë. Janë plagosur edhe tre civilë.

BAGDAD
Forcat e Shteteve të Bashkuara në Irak njoftuan se iu kanë rezistuar dy sulmeve duke vrarë 17 kryengritës. Me këtë rast janë arrestuar tre militantë të dyshuar. Kjo dhunë ndodhi sot më herët gjatë ditës, në vendin Balad, që është në veri të Bagdadit. Nga rastet e tjera të dhunës në Irak, po veçojmë se në Bakuba janë vrarë dy policë, ndërsa në Diwaniyah, që është në jug të Bagdadit, persona të armatosur kanë vrarë përcjellësin e kryeminsitrit, Nuri al-Maliki. Në kohën e sulmit kryeministi al-Maliki nuk ishte në veturë. Në Bagdad janë gjetur trupat e pajetë të një folëse të televizionit shtetëror të Irakut dhe të shoferit të saj.

TEHERAN
Irani thotë se nuk është i shqetësuar për manovrat detare, që do të fillojnë nesër në ujrëat e këtij vendi. Në këto manovra të anijeve ushtarake, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, marrin pjesë edhe Australia, Britania, Franca, Italia dhe Bahrejni. Në këto manovra do të simulohet kontrolli i anijeve që bartin materiale të ndërlidhura me armamtim të palejueshëm. Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme, Mohammad Ali Hosseini tha se Irani nuk beson se manovrat paraqesin kërcënim.

TEL AVIV
Prokurori i përgjithshëm i Izraelit, ka rekomanduar që presidenti Moshe Katsav vetë ta suspendoj punën e tij derisa po vazhdon një hetim për akuza për dhunim. Rekomandimi i prokurorit, Meni Mazuz, që nuk është obligativ, u bë sot gjatë një shqyrtimi në Gjykatën e Lartë. Policia thotë se ka dëshmi për ta mbështetur akuzën për dhunim kundër presidentit Katsav, i cili ka hedhur poshtë këto akuza.

SOFJE
Sipas projektimeve të para, në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Bullgari ka fituar presidenti aktual, Georgi Parvanov. Sipas Qendrës Kombëtare për Kërkimet e Opinionit Publik, zoti Parvanov fitoi afro 80% të votave, ndërsa rivali i tij, ultranacionalisti, Volen Sidorov afro 20%.



27. Tetor, 2006 16:28 CET   
  

  
UASHINGTON
"Rezultati i procesit për statusin duhet të jetë i pranueshëm për popullin e Kosovës, dhe siç thanë ministrat e jashtëm të Grupit të Kontaktit, në muajin shtator, duhet bërë të gjitha përpjekjet që një zgjidhje e negociuar të arrihet brenda vitit 2006", tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Sean McCormack dhe shtoi se "kjo është politika jonë". I pyetur që t'i komentoj deklaratat e të dërguarit amerikan, Frank Wisner në Prishtinë, ai tha se "nuk ka ndryshime në qasjen e Shteteve të Bashkuara ndaj procesit për statusin e Kosovës".

PRISHTINË
Zyrtarë të lartë kosovarë dhe ndërkombëtarë kanë thënë sot se mbajtja e referendumit për Kushtetutën e Serbisë në Kosovë nuk do të ketë ndikim sa i përket statusit të Kosovës. Kryeministri Agim Çeku tha se "referendumi nuk do të prodhoj asnjë efekt në procesin e statusit të Kosovës". Këto komente ai i bëri pas një takimi me kryeadministratorin e Kosovës, Joachim Ruecker. Zoti Ruecker vlerësoi se statusi i Kosovës dhe referendumi i Serbisë janë dy procese dhe çështje të ndryshme, që nuk mund të ndërlidhen njëra me tjetrën.

BRUKSEL
Maqedonia pret që t'i bëhet thirrje për anëtarësim në NATO gjatë vitit 2008 dhe planifikon që t'i plotësoj kushtet për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në vitin 2012, tha sot ministri i jashtëm, Antonio Milloshoski. Sipas tij, "pritet mesazh i fuqishëm inkurajues" nga samiti i NATO-s, që mbahet muajin e ardhshëm në Rigë të Letonisë. Zoti Milloshoski, që sot u takua me ambasadorët e NATO-s në Bruksel, tha se Maqedonia tashmë ka ndërmarrë shumë prej reformave, që janë kërkuar nga aleanca dhe nga Bashkimi Evropian si parakushte për anëtarësim.

BAGDAD
Në lufimet e sotme ndërmjet kryengritësve dhe policisë irakiane, në veri të Bagdadit, u vranë së paku 43 vetë, përfshirë këtu 24 policë, njoftoi sot ushtria amerikane. Më vonë në këto luftime u përfshinë edhe ushtarët amerikanë, duke ndihmuar në kundërsulm, nga i cili u vranë 18 kryengritës, ndërsa janë zënë 27 të tjerë. Sipas këtij njoftimi, këto luftime u zhvilluan në Bakuba, kur, siç thuhet, "forcat anti irakiane" e sulmuan policinë.

KABUL
Forca ndërkombëtare e sigurisë, ISAF, e udhëhequr nga NATO-ja në Afganistan, ka konfirmuar sot se së paku 12 civilë janë vrarë gjatë kësaj jave në jug të këtij vendi. Zëdhënësi Andre Solloum tha se
NATO-ja po zhvillon hetime lidhur me raportet se ishin vrarë shumë më tepër civilë. Aleanca veri atlantike ka akuzuar Talibanët për përdorimin e civilëve si mbrojtje të gjallë. Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai ka emëruar një komision për ti hetuar pohimet se një numër më i madh i civilëve janë vrarë nga sulmet ajrore të NATO-s.

HELSINKI
Kryteari i Komisionmit Evropian, Hose Manuel Barroso tha se Ukraina nuk është gati për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Sipas tij, as BE-ja ende nuk është gati për një pranim të tillë. Sot më herët gjatë ditës, po në Helsinki, presidenti i Ukrainës, Viktor Yushchenko tha se qëllim strategjik i vendit të tij është "perspektiva evropiane në politikën e jashtme".

TBILISI
Autoritetet thonë se nga një shpërthim në një stacion gazi në Tbilisi të Gjeorgjisë u vranë së paku pesë vetë. Zyrtarët e këtij qyteti njoftuan se ekipet e shpëtimit janë të angazhuar për të gjetur persona, që eventualisht janë bllokuar nga ky shpërthim. Shkaqet e shpërthimit, tash për tash, nuk janë të njohura.

JEREVAN
Në Armeni po shënohet shtatë vjetori i të shtënave në Kuvend, nga të cilat ishin vrarë tetë vetë. Para shzatë vitesh, personat e armatosur, që kishin depërtuar në Kuvend, kishin varë kryeministrin Vazgen Sarkishin, kryetarin e Parlamentit, Karen Demirchan dhe 6 ministra apo deputetë.

KOMBET E BASHKUARA
Këshilli i Sigurimit u ka bërë ftesë vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara që t'a parandalojnë dhunën kundër femrave në konfliktet e armatosura dhe të sigurojnë pjesëmarrjen e tyre në procesin e rindërtimit të pas konfliktit. Lidhur me këtë çështje foli edhe Rachel Mayanja, këshilltare e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan:
- Përpjekjet tona kolektive për sigurimin e pjesëmarrjes së barabartë të fermave në konsolidimin e paqes deri tash, në përgjithësi, nuk kanë arritur atë që kërkohej. Gratë vazhdojnë t'i nënshtrohen dhunës ose janë caqe të sulmeve nga palët në klonflikt, tha Rachel Mayanja.

 

******************************************************************************************************************************************************************

Mesazhi i Myftiut Naim Tërnava për festën e Bajramit

Në mesazhin e tij me rastin e festës së Fiter Bajramit, kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava ka thënë se në këtë festë prej nesh kërkohet të harrojmë urrejtjet e mospajtimet, të pastrojmë zemrat tona dhe t’ia shtrijmë dorën e pajtimit secilit. 


Më tej myftiu Tërnava tha se “Të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm si asnjëher më parë për dhënien e kontributit për pavarësinë e Kosovës”.


******************************************************************************************************************************************************************



Shefi i UNMIK në Kosovë komenton bisedimet rreth statusit



Rycker: Kosova ka të drejtë të ketë perspektivën e saj



Zoti Rycker, cilat janë mesazhet që keni marrë dhe cilat janë mesazhet që keni dhënë gjatë vizitës suaj në Nju Jork në pozitën e shefit të UNMIK-ut?



Ka takime të ndryshme që mbahen në margjinat e asaj që quhet java ministrore për Kosovën gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Kam kërkuar gjatë këtyre takimeve nga vendimmarrësit dhe lojtarët kyç që të ruajnë dinamikën në bisedimet aktuale për statusin e Kosovës. Është sigurues fakti se Grupi i Kontaktit në mbledhjen e së mërkurës ka rikonfirmuar deklaratën e Londrës të bërë në fillim të vitit, që duhet të bëhen të gjitha përpjekjet e mundshme për të patur një zgjidhje të statusit brenda vitit 2006.



Duke mbetur tek takimi i të mërkurës së Grupit të Kontaktit a mendoni se ka konsensus brenda vendeve pjesëmarrëse të GK-së lidhur me të ardhmen e Kosovës?



Ka një konsensus në kuptimin që ishte një deklaratë e përbashkët në përfundim të takimit, e cila rikonfirmoi rezultatet e takimit të Londrës lidhur me afatin kohor. Pra duhen bërë të gjitha përpjekjet në mënyrë që të ketë një zgjidhje përfundimtare të statusit deri në fund të vitit. Në këtë kuptim gjithsecili ishte shumë i qartë në mbështetjen e tyre për zotin Marti Ahtisari.

Shpresoj që Marti Ahtisari të paraqesë sa më shpejt propozimin e tij për zgjidhjen e statusit tek lojtarët kyç.



Si e shihni pozicionin e Rusisë tashmë kur politikanët rusë kanë artikuluar se Rusia mund të përdorë të drejtën e vetos nëse zgjidhja e statusit të Kosovës nuk do të jetë në linjë me interesat e tyre?



Kjo është një pyetje për të ardhmen. Mendoj se tani duhet të fokusohemi kryesisht në debatin që po zhvillohet, dhe në hapat e mëtejmë që do të marrë Marti Ahtisari.

Ahtisari sipas të gjitha gjasave do t'i paraqesë Grupit të Kontaktit dhe veçanërisht Prishtinës dhe Beogradit propozimin e tij më së afërmi në mes të tetorit. Më tej do na duhet të fokusohemi në hapat që kanë të bëjnë me mënyrën se si do shkohet prej propozimit të Ahtisarit tek Këshilli i Sigurimit.



Është përsëritur kohët e fundit se rezoluta e re e Këshillit të Sigurimit për Kosovën nuk do të përmendë statusin dhe pavarësinë, por do ta lerë atë të hapur. Cilat janë diskutimet që po zhvillohen tani në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork rreth rezolutës së re?



Kjo është një pyetje që duhet t'ja bëni anëtarëve të Grupit të Kontaktit dhe zotit Marti Ahtisari, sepse kjo është diçka që shkon përtej mandatit të UNMIK-ut. Aktualisht UNMIK-u po përgatit një tranzicion të butë drejt marrëveshjeve të ardhshme ndërkombëtare rreth të ardhmes së Kosovës, dhe duhet të kujdeset që përgjegjësitë e tanishme në duart e UNMIK-ut të transferohen tek prania e ardhshme ndërkombëtare, por edhe në duart e autoriteteve vendore të Kosovës së ardhme. Por nuk jemi këtu për të spekuluar për të tjera çështje.



Përmendët, praninë e ardhshme ndërkombëtare në Kosovë. Si po shkojnë planet për të përfunduar misionin e UNMIK-ut dhe si do të duket misioni i ri?



Mendoj që faktorët kryesorë të komunitetit ndërkombëtar e kanë bërë të qartë, sidomos Grupi i Kontaktit që do të ketë një prezencë ndërkombëtare civile pasi të përfundojë misioni i tanishëm i UNMIK-ut, dhe sigurisht se do të ketë dhe një prani ushtarake ndërkombëtare.

Prania civile do të jetë më e vogël, por e mjaftueshme për të mbikqyrur interpretimin e marrëveshjes së statusit. UNMIK-u do duhet të shkrijë disa nga përgjegjësitë e tanishme që ka dhe t'ja transferojë kësaj pranie të ardhshme ndërkombëtare, sepse rezoluta 1244 do të shfuqizohet prej një rezolute tjetër të Këshillit të Sigurimit, që do shënojë dhe fundin e UNMIK-ut. Kur të zëvendësohet rezoluta 1244 atëhere edhe UNMIK-u do të përfundojë misionin e tij, natyrisht pas një periudhe tranzitore.



Pavarësisht nga përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar që të sjellë të dyja palët Prishtinën dhe Beogradin në një qëndrim të përbashkët, është pak a shumë e qartë pamundësia e gjetjes së një pozicion të përafërt mes tyre. Politikanët serbë kanë deklaruar që nuk do të pranojnë asnjëherë pavarësinë si zgjidhje. Si do ta vlerësonit rolin e Beogradit në procesin e negociatave?



Nuk më takon mua që të bëjë një gjykim politik, sepse kjo gjë i takon Marti Ahtisarit dhe ai duhet t'ia paraqesë vendimmarrësve ndërkombëtarë. Gjithsesi diçka që ka efekt shumë të madh mbi UNMIK-un është ndikimi i ushtruar nga Beogradi që serbët e Kosovës të mos marrin pjesë në institucionet vendore.

Kjo sigurisht e ka minuar plotësimin e standardeve, i cili nga ana e tij ka pasoja në procesin e negociatave. Pra në njëfarë mënyre gjithçka është e ndërlidhur dhe do t'i bëja thirrje Beogradit që t'i nxisë serbët e Kosovës të marrin pjesë në jetën politike dhe ekonomike të Kosovës dhe se kjo është e vetmja mënyrë se si e ardhmja e komunitetit serb në Kosovë mund të përgatitet dhe sigurohet.



Gjatë vizitës suaj në Shtetet e Bashkuara a iu keni kërkuar faktorëve ndërkombëtarë që të nxitin Beogradin që të jetë më konstruktiv sa i përket serbëve të Kosovës dhe pjesëmarrjes së tyre në institucione?



Po ua kam ngritur këtë çështje disa prej bashkëbiseduesve, ashtu siç kam bërë dhe javën e kaluar kur raportova në Këshillin e Sigurimit. Kam kërkuar që të ndikojnë tek Beogradi që t'i inkurajonte dhe jo t'i sabotonte serbët e Kosovës që të merrnin pjesë në institucionet politike vendore.



Duke u kthyer sërisht tek afati kohor i rikonfirmuar nga Grupi i Kontaktit, për arritjen e një marrëveshjeje deri në fund të vitit, cilat mendoni se mund të shfaqeshin si pengesa që do shtynin procesin?



Kjo do të çonte sigurisht në shtyrjen e procesit. Pra cili është argumenti i shtyrjes së procesit. Sipas këndvështrimit tim shtyrja do të ketë probleme politike dhe ekonomike. Sipas këndvështrimit tim llogjika e punës së Ahtisarit është që procesi të ecë përpara dhe të përfundojë deri në fund të vitit.



Do të kthehem në Kosovë ku kemi patur disa shpërthime kohët e fundit, përfshirë shpërthimin e një bombe që lëndoi disa serbë të moshuar. Keni detaje për autorët, dhe cilat janë pasojat e ngjarjeve të tilla në procesin e statusit?



Sigurisht këto sulme po hetohen rigorozisht dhe siç e tha dhe komisioneri i policisë nuk do të lëmë gur pa kthyer deri në gjetjen e autorëve dhe dërgimin e tyre para drejtësisë.

Kjo po merret seriozisht si çdo krim, në Kosovë dhe gjetkë.



Si shef i UNMIK-ut në Kosovë, çfarë këshille do t'i jepnit faktorit ndërkombëtar dhe zotit Ahtisari, ndërsa përgatiten të gjejnë zgjidhje për statusin.



Kam theksuar nga perspektiva e UNMIK-ut në terren që është shumë e nevojshme që të mbahet ritmi i procesit. Ka gjëra që mund të komplikohen në menaxhimin e situatave nëse ka shtyrje.

Nga ana tjetër mendoj që pas 7 vjetësh administrimi ndërkombëtar, njerëzit në Kosovë kanë të drejtë të kenë një perspektivë për të ardhmen. Kjo është pika që kam ngritur vazhdimisht.



Diçka për të shtuar në fund...



Mendoj se deri tani autoritetet e UNMIK-ut në Kosovë kanë qenë të suksesshme në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm, sigurisht me disa rreziqe, por duke pasur parasysh nga vijmë është i qartë suksesi.

Mendoj që institucionet vendore kanë shënuar maturi dhe tani është koha për zgjidhje.




23. Shtator, 2006 15:34 CET   
  

  
NJU JORK
Koha për të gjetur një zgjidhje për statusin e Kosovës është e kufizuar, por "nuk kam afate kohore fikse", është shprehur kryenegociatori Marti Ahtisari gjatë raportimit të tij të mbrëmshëm para Këshillit të Sigurimit.
Duke folur për ecurinë e deritashme të bisedimeve Ahtisari tha se "do të ishim plotësisht të paralizuar nëse njerëzit do na thonin mos ndërmerrni këtë hap pasi do ketë pasojë në diçka tjetër".
Duke iu përgjigjur debateve për krahasimin e rastit të Kosovës me konfliktet në territoret e ish Bashkimit Sovjetik Ahtisari përsëriti se "Kosova është rast special", pasi historia e Kosovës ka qenë e ndryshme nga çdo konflikt në Ballkan apo Kaukaz.
Lidhur me debatet e bëra gjatë seancës së mbyllur në Këshillin e Sigurimit agjencitë e lajmeve citojnë ambasadorin amerikan në Kombet e Bashkuara John Bolton, të ketë thënë se "pas 7 vjetësh pasiguri për Kosovën dhe popullin në Kosovë e në Serbi, njerëzit e meritojnë t'u zgjidhet statusi".

BRUKSEL
Bashkimi Evropian do t'i rifillojë bisedimet me Malin e Zi për Marrëveshjen e Stabilizimit Asocimit pas pavarësimit të Podgoricës.
Bisedimet do fillojnë të martën e ardhshme në kryeqytetin malazez.
Këto bisedime ishin ndërprerë në fillim të majit kur Mali i Zi ishte ende në një shtet me Serbinë për shkak të mosdorëzimit të të akuzuarve për krime lufte nga Beogradi.

BAGDAD
Grupi militant sunit Jamaat Jund al-Sahaba e mori përgjegjësinë për sulmin e sotëm në Bagdad ku e humbën jetën mbi 20 veta dhe rreth 30 u plagosën.
Shpërthimi ndodhi në lagjen Sadr City të Bagdadit, e cila është bastion i klerikut radikal shiit Moqtada al-Sadr dhe milicisë së tij.
dërkohë, burimet zyrtare njoftuan për kapjen e kreut të grupit kryengritës Ansar al Suna dhe dy bashkëpunëtorët e tij të ngushtë në qytetin Mukadadija. Ansar al Suna është përgjegjëse për një numër vrasjesh, sulme me bomba dhe ekzekutimin e pengjeve kurdë dhe shiitë.

PARIS
Presidenti i Francës Jacques Chirac tha se raporti se kreu i Al Kaidës, Osama Bin Laden ka vdekur, "në asnjë mënyrë nuk është konfirmuar".
Gazeta franceze "L'Est Republicain" botoi pjesë nga një raport i shërbimit saudit të kundërzbulimit, sipas të cilit, Bin Laden ka vdekur nga tifoja në Pakistan në muajin gusht.
Shërbimi i fshehtë francez i kundërzbulimit ka rafuzuar të konfirmojë raportin, ndërsa reagime nuk ka patur as nga zyrtarët e Arabisë Saudite.

KOMBET E BASHKUARA
Ministri i jashtëm i Turqisë tha se Ankaraja e meriton të ketë një vend në Këshillin e Sigurimit, për më tepër që Turqia nuk ka pasur ulëse në Këshillin e Sigurimit për një kohë të gjatë.
"Gjatë dy viteve të fundit kemi bërë fushatë që të marrim një vend në Këshillin e Sigurimit për periudhën 2009- 2010. Turqia nuk ka qenë anëtare në Këshillin e Sigurimit që nga viti 1961 dhe kjo është anomali. Mendoj se bazuar në parimin e rotacionit koha për të qenë të prezantuar në këtë strukturë ka ardhur shumë më herët", tha Gyl.

PARIS
Presidenti Vladimir Putin tha se bashkëpunimi i Rusisë me Francën dhe Gjermaninë në sektorin e industrisë dhe energjisë janë "prioritete" të qeverisë së tij.
Putin u takua sot me presidentin Jacques Chirac dhe kancelaren Angela Merkel në një samit joformal në në rrethinat e Parisit.
Në krye të agjendës së takimit janë sigurimi i energjisë, kriza bërthamore iraniane dhe gjendja në Lindjen e Mesme.

PRAGË
Qeveria e Çekisë ka rritur masat e sigurisë në Pragë pas informacioneve se është rritur rreziku për sulme terroriste.
Kryeministri Marek Topolanek tha se Qeveria çeke u takua gjatë natës dhe miratoi masa sigurie shtesë. Ai tha se qeveria ka vendosur t'i rritë masat e sigurisë në Pragë "me qëllim të eliminimit të rreziqeve ekzistuese".
Sot pasdite, policia vendosi roje të armatosura në qendrën historike të qytetit dhe rreth disa ndërtesave.

PARIS
Shoqata për mbrojtjen e mediave dhe gazetarëve, "Reporterët pa kufij" ka shprehur shqetësimin për fatin e familjes dhe fëmijëve të gazetares së Radios "Evropa e Lirë" në Turkmenistan, Ogulsapar Muradova. Fëmijëve të saj iu është penguar komunikimi me botën e jashtme.
Muradova u nda nga jeta javën e kaluar derisa ishte në burg. Familjarë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut akuzojnë strukturat zyrtare për vrasje të Muradovës.

DUBAI/UASHINGTON
Arabia Saudite dhe shumica e vendeve arabe kanë filluar sot muajin e Ramazanit. Në Egjipt dhe Ballkan Ramazani fillon të dielën. Koha e fillimit të muajit të shenjtë për besimtarët myslimanë ndryshon në vende të ndryshme në varësi të pozicionit të Hënës.
Presidenti amerikan George Bush i ka uruar besimtarëve myslimanë në Shtetet e Bashkuara, por dhe në gjithë botën fillimin e agjërimit.


30. Korrik, 2006 20:27 CET   
  

  
KANA / LIBAN
Së paku 60 civilë, përfshirë rreth 20 fëmijë kanë vdekur nga sulmet ajrore izraelite në fshatin Kana të Libanit jugor. Ushtria izraelite ka thënë se nga ai fshat militantët e Hezbollahut gjuanin raketa në territorin izraelit dhe se civilët ishin lajmëruar më herët të largohen prej aty. Kryeministri i Libanit, Fuad Siniora ka thënë pas sulmit të sotëm, se qeveria nuk mund të bisedojë me Izraelin për zgjidhjen e krizën përderisa nuk arrihet armëpushimi.
"Nuk ka vend për bisedime pa një armëpushim të menjëhershëm dhe përderisa nuk zhvillohen hetime për masakrën e sotme të Izraelit në Liban" ka thënë Siniora.
Ndërkohë kryeministri i Izraelit, Ehud Olmert ka shprehur keqardhjen e thellë për vdekjen e civilëve, mirëpo ka thënë se kjo nuk e ndalon ofensivën e Izraelit për të dëbuar militantët e Hezbollahut nga jugu i Libanit:
"Duhet të jetë e qartë se Izraeli nuk do të nxitojë për të arritur armëpushimin para se të vijmë në situatën ku ne mund të themi se ia kemi arritur qëllimet tona. Kjo kërkon zhvillimin e një procesi politik dhe arritjen e një marrëveshje të detajuar rreth vendosjes së forcave që do të siguronin zonat nga të cilat Izraeli është në rrezik" tha Olmert.
Vizita e sekretares amerikane të shtetit Kondoliza Rajs në Bejrut është anuluar me iniciativën e qeverisë libaneze.
Rajs ka vizituar Izraelin dhe nesër kthehet në Uashington. Ajo ka shprehur dhembjen për viktimat e sotme dhe tha se tash është koha të arrijmë ndaljen e luftimeve:
"Ne dëshirojmë armëpushim sa më shpejt që të jetë e mundur. Por palët duhet të bien dakord për një numër kushtesh që të arrihet armëpushimi" ka thënë Kondoliza Rajs.

BEJRUT
Protestuesit libanezë kanë sulmuar ndërtesën e Kombeve të Bashkuara në Bejrut pas vrasjeve të sotme në Kana.
Demosntruesit shkaktuan dëme materiale dhe kanë hequr flamurin e Kombeve të Bashkuara.
Protesta më pas ka vazhduar në qendër të Bejrutit.

KOMBET E BASHKUARA
Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara po mban një takim të jashtëzakonshëm rreth konfliktit Hezbullah-Izrael.
Lajmi për takimin në fjalë u bë i ditur pas vrasjes së 60 civilëve mes të cilëve rreth 20 fëmijë nga sulmet e Izraelit në Kana të Libanit.

TEHERAN
Irani ka hedhur poshtë akuzat se po ndihmon Hezbullahun në luftën kundër Izraelit. Zëdhënësi i ministrisë së jashtme iraniane tha se Teherani nuk ka dërguar as ushtarë, as armë dhe nuk e mbështet Hezbullahun ushtarakisht.
Lidhur me zhvillimet e tjera rreth Iranit, të njëjtat burime theksojnë se Teherani mund të braktis ofertën e fuqive botërore për ndaljen e programit bërthamor nëse Këshilli i Sigurimit e miraton nesër rezolutën kundër Iranit.

PRAGË
Presidenti francez Zhak Shirak ka dënuar sulmin e sotëm të Izraelit në jug të Libanit. Shirak ka thënë se incidenti nënvizon nevojën e një armëpushimi të menjëhershëm. Mbreti Abdullah i Jordanisë, aleat i SHBA-së dhe një prej vendeve të pakta arabe që ka marrëdhënie diplomatike me Izraelin e quajti sulmin ajror izraelit një krim të shëmtuar dhe shkelje të hapur të ligjit ndërkombëtar.
Sekretarja e jashtme britanike, Margaret Beckett tha se vrasja e civilëve ishte shqetësuese dhe shtoi se qeveria britanike vazhdimisht i kishte bërë thirrje Izraelit të vepronte në mënyrë të përmbajtur.

QYTETI GAZËS
Burime palestineze në Gaza thonë se disa persona janë plagosur në serinë e sulmeve më të fundit izraelite. Izraeli thotë se sulmoi disa ndërtesa që përdoreshin nga militantë të Hamasit dhe të Komiteteve të Rezistencës Popullore në Qytetin e Gazës dhe në qytetin verior të Beit Hanunit. Militantët palestinezë kanë gjuajtur një raketë në qytetin izraelit të Sderotit duke plagosur të paktën një person. Hamasi tha se sulmi izraelit në fshatin libanez të Kana-s do të thotë se të gjitha opsionet tani ishin të hapura për t'ju kundërpërgjigjur dhunës izraelite.

BAGDAD
Pesë persona janë vrarë dhe 11 janë plagosur kur një bombë shpertheu sot në një minibus në Bagdad. Në sulme të ndara sot në Irak u vranë dhe katër persona të tjerë.
Burimet amerikane njoftojnë për katër ushtarë të vrarë në rajonin e Anbarit.

LOS ANXHELOS
Moti i nxehtë që ka përfshirë shtetin e Kalifornisë në SHBA ka shkaktuar vdekjen e 130 personave. Shumica e viktimave janë në mesin e të moshuarve dhe të pastrehëve. Guvernatori i Kalifornisë Arnold Shvarceneger ka urdhëruar hapjen e më shumë se 70 qendrave për fresikm, ku njerëzit do të kalojnë një pjesë të ditës. Temperaturat e ditëve të fundit në Kalifoni kanë qenë mbi 40 gradë celsius.

LONDËR
Zjarri ka shpërthyer në skenat e ndërtuara në një nga studiot kinematografike të Londrës ku realizohej filmi i Xhejms Bondit.
Mbi 50 zjarrëfikës u përpoqën të vinin nën kontroll zjarrin, i cili qe i përmasave të mëdha.


Aktuale

Fjala e presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu në takimin e Vjenës

Në vazhdim sjellim në tërësi Fjalën e Presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu në takimin e Vjenës... 


“Më lejoni që në emër të popullit të Kosovës, të institucioneve demokratike dhe të Ekipit të Unitetit, t’ju shpreh mirënjohjen time për punën e madhe që keni bërë në Kosovë gjatë gjithë këtyre viteve e sidomos gjatë vitit të fundit, që për ne shënon rrumbullakësimin e procesit për pavarësimin e Kosovës. Një mirënjohje të veçantë dua t’i shpreh Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Grupit të Kontaktit, dhe Juve, President Ahtisari dhe ekipit tuaj, për angazhimin e fuqishëm për të përmbyllur këtë proces që është në interes të veçantë të popullit të Kosovës, të shumicës dhe të pakicave, si dhe në interes të përgjithshëm të paqes dhe të stabilitetit në Kosovë dhe në rajon. I nderuari President Ahtisari, E kemi theksuar dhe e themi prapë se për popullin tone nuk ka proces më të rëndësishëm se procesi që ka për qëllim përcaktimin e statusit përfundimtar të Kosovës. Përkushtimi ynë i përhershëm ka qenë dhe mbetet që ky proces të jetë i hapur, transparent dhe paqësor. Siç e dini, ne jemi duke punuar ngushtë me Ju dhe ekipin e tuaj për ta realizuar këtë qëllim. Gjatë gjithë raundeve të bisedimeve të deritashme në Vjenë kemi ofruar dokumente të hollësishme për pozicionin e Kosovës rreth një varg çështjesh teknike: reformimin e pushtetit lokal apo decentralizimin, trashëgiminë kulturore e religjioze, çështjet ekonomike, etj. Ekipet që kanë përfaqësuar Kosovën në raundet e deritashme të bisedimeve kanë qenë të mandatuara plotësisht nga Ekipi i Unitetit (Delegacioni i Kosovës për status) që të hulumtojnë dhe gjejnë zgjidhjet më të mira për këto çështje dhe, si të tilla, kanë shprehur plotësisht qëndrimet e Ekipit të Unitetit. E theksojmë fuqishëm se ne jemi të vendosur të gjejmë zgjidhjet më të mira për secilën çështje që lidhet me pakon përcjellëse të pavarësimit të vendit tonë. Por, unë dua të theksoj para jush se ne në Kosovë dhe në rajon presim që procesi të përfundojë para fundit të këtij viti me pavarësimin e vendit tonë. Kosova, pas luftës, ka kaluar nëpër shtatë vite të paqartësisë së statusit. Kjo paqartësi ka penguar zhvillimin ekonomik dhe ka ushqyer tensionet politike. Zvarritja e mëtejme e rrumbullaksimit të statusit të Kosovës nuk është në interes të askujt në Kosovë, të askujt në rajon, dhe besojmë fuqimisht se kjo paqartësi dhe zvarritje është po ashtu në dëm të paqes dhe të stabilitetit të përgjithshëm në Evropën Juglindore. Prandaj, procesi që tashmë njihet si proces i Vjenës duhet t’i kontribuojë përcaktimit të statusit të Kosovës shpejt dhe përfundimisht. Është vullnet i pathyeshëm i shumicës dërmuese të popullit të Kosovës që Kosova të bëhet shtet i pavarur dhe sovran. Ky është vullneti i shumicës së popullit të Kosovës qe një kohë të gjatë; madje shumë kohë para represionit dhe gjenocidit të viteve të Millosheviqit. Krahas përkujtimit të vazhdueshëm, këto ditë na janë përkujtuar sërish krimet e regjimit serb gjatë viteve 90, me fillimin e gjykimit në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavi në Hagë të gjashtë ministrave dhe gjeneralëve të Millosheviqit, duke përfshirë ish-Presidentin e Serbisë, për krime që përfshijnë deportimin e dhunshëm të mbi 800,000 shqiptarëve të Kosovës – të gati gjysmës së popullsisë së vendit tonë -- dhe të masakrës së mbi 100 burrave dhe djemve gjatë një nate në një fshat në Kosovës Jugore, në Krushë të Vogël. Këto janë vetëm disa nga krimet e tmerrshme të kryera me paramendim ndaj një populli të tërë me dekada nga regjimet serbe. Një jetë e tërë njeriu nuk mjafton të shërohen plagët që një popull i tërë ka marrë nga krime të tilla, lëre më pak vite. Fotografitë e të zhdukurve nga lufta ende qëndrojnë varur në rrethojën e ndërtesave qeveritare në Prishtinë. Familjet tona mbajnë zi për çdo ditë, mirëpo përkundër gjithë kësaj dhimbjeje, ne e dimë se kjo është e kaluara, ndërsa ne duhet të shikojmë kah e ardhmja. Nuk mund ta harrojmë të kaluarën, por jemi të përcaktuar që të shkojmë kah e ardhmja. Përkundër kësaj historie, dëshira mbizotëruese e popullit të Kosovës është të ndërtohet një shoqëri multietnike me të drejta të barabarta për të gjitha komunitetet. Kjo ambicie formëson qëndrimet tona në procesin për përcaktim të statusit final dhe në punën e institucioneve të pushtetit në Kosovë. Dëshira për të zhvilluar institucionet tona demokratike, për të hartuar ligje dhe për të vendosur norma që ndërtojnë, mbrojnë dhe mbajnë një shoqëri multientike është në qendër të punës së institucioneve të Kosovës për të bërë përparime në ato që quhen Standarde për Kosovën. Institucionet dhe populli i Kosovës janë fuqimisht të përcaktuar që në Kosovë të instalohet shteti i së drejtës me një korpus ligjor të avancuar për mbrojtjen e pakicave dhe përfaqësimin e tyre në institucionet e Kosovës. Po kështu, qeverisja efektive, një ekonomi e qëndrueshme tregu dhe funksionale janë qëllime dhe prioritete të Qeverisë dhe të institucioneve të Kosovës sot dhe nesër. I nderuari President Ahtisari, Të gjitha qëndrimet e paraqitura deri tash mbështeten në këmbënguljen tonë për të ndërtuar një Kosovë të pavarur, sovrane dhe demokratike për të gjithë qytetarët e saj. Kjo këmbëngulje buron nga vullneti i përgjithshëm politik i popullit të Kosovës, nga e drejta e tij e natyrshme për vetëvendosje. Ky vullnet është verifikuar sa e sa herë përmes instrumenteve demokratike siç është Referendumi i vitit 1991, zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të viteve 1992 dhe 1998, Lufta Çlirimtare për liri dhe pavarësi, por edhe e gjithë praktika demokratike e ndërtimit të institucioneve të Kosovës të dala nga vota e lirë e qytetarëve pas luftës dhe të vlerësuara në shkallën më të lartë nga faktori ndërkombëtar. Prandaj, pavarësia është alfa dhe omega, fillimi dhe mbarimi i qëndrimit tonë. Në një shoqëri multientike, qeveria duhet t’i përfaqësojë drejt e ndershmërisht të gjitha komunitetet. Në Kuvend dhe në Qeverinë e Kosovës janë rezervuar ulëse për komunitetet joshqiptare të Kosovës. Pakicat e tjera, me përjashtim të serbëve kanë zënë vendet e tyre në Kuvend dhe në Qeveri. E themi me keqardhje të thellë se një pjesë e përfaqësuesve serbë ende nuk i kanë zënë vendet e veta dhe refuzojnë të marrin pjesë në detyrën tonë të përbashkët të qeverisjes. E di nga bisedat që kam me këta përfaqësues se kjo shpeshëherë nuk është zgjedhja e tyre, por rezultat i presioneve nga Beogradi, i cili dëshiron ta delegjitimojë Qeverinë e Kosovës. Siç bëri Përfaqësuesi Special i OKB-së në raportin e tij të fundit para Këshillit të Sigurimit, i bëj thirrje Beogradit t’i japë fund këtij bojkoti dhe tu mundësojë serbëve të Kosovës të zënë vendet që u takojnë në Qeverinë tonë. Ata janë të mirëseardhur aty dhe do të jenë të mirëseardhur gjithherë. Dhe ndonëse mungesa e tyre aktualisht pengon punën tonë për të ndërtuar institucione të përbashkëta, ajo nuk e ndal këtë punë. Kemi përgatitur plane gjithëpërfshirëse dhe të hollësishme për komuna të reja dhe qeverisje lokale në Kosovë. Siç ka vendosur tashmë Grupi i Kontaktit, nuk mund të krijohen entitete të ndara etnike në Kosovë. Ne jemi të përkushtuar që të zhvillojmë një proces përmbajtësor të reformimit të pushtetit lokal, por në të njëjtën kohë jemi të vendosur që të ruajmë karakterin unitar të Kosovës dhe integritetin territorial të saj; e gjithë kjo në pajtim të plotë dhe në frymën e parimeve udhëheqëse të përcaktuara nga Grupi i Kontaktit. Kosova, sikur edhe tani, do të ketë një qeveri për të gjithë qytetarët e saj, ndërkohë që vendimmarrja për shumë çështje që kanë të bëjnë me komunat do të bartet në nivelin lokal përmes kësaj reforme të kujdesshme që po bëjmë. I kemi diskutuar këto plane në hollësi me UNOSEK-un dhe Serbinë dhe këto biseda po vazhdojnë. Mbesim me shpresë se do të japin rezultatet e tyre. Ka një përparim në bisedat për mënyrën se si mund ta mbrojmë më së miri trashëgiminë kulturore të komuniteteve të Kosovës duke përfshirë kishat, manastiret dhe vendet e tjera me rëndësi religjioze dhe kulturore. Nga ana e Kosovës, përkushtimi ynë është i qartë si kristali: ne do ta mbrojmë dhe ruajmë gjithë trashëgiminë kulturore të Kosovës, duke i kushtuar pokështu vëmendje të veçantë trashëgimisë së komuniteteve joshqiptare, d.m.th. minoritare, të Kosovës. Kjo është trashëgimi e përbashkët e gjithë popullit të Kosovës, dhe prandaj është detyra jonë ndaj gjithë qytetarëve tanë ta mbrojmë dhe ruajmë këtë trashëgimi. Në veçanti do të ruhen të drejtat e kishës ortodokse serbe, të përfaqësuesve dhe pjesëtarëve të saj, ndërsa manastiret dhe kishat do të mbrohen në përputhje me normat relevante ndërkombëtare, duke përfshirë Deklaratën Universale dhe shumë instrumenta të tjerë të OKB-së dhe Këshillit të Evropës. Sa u përket çështjeve ekonomike, Kosova ka prezantuar një qëndrim të qartë, i cili konsiston në gatishmërinë tonë për të marrë të gjitha obligimet e arsyeshme që dalin për të në një proces normal suksesioni, si dhe për mbrojtje të plotë të të drejtave pronësore të të gjithë qytetarëve tanë. Zonja dhe zotërinj, Janë dy realitete të pakontestueshme të Kosovës së sotme që duhet të njihen. Së pari, që nga tmerri dhe vuajtjet e mëdha që ka përjetuar populli i Kosovës sidomos që nga viti 1989 dhe përfundimisht më 1999, Kosova është qeverisur ndaras nga Serbia. Ora e historisë nuk mund të kthehet mbrapa. Realiteti i dytë – po aq i pakontestueshëm – është dëshira e qartë dhe mbizotëruese e shumicës dërmuese të popullit të Kosovës që Kosova më në fund të njihet si shtet i pavarur dhe sovran. Ky vullnet nuk mund të injorohet apo të zhbëhet me biseda. Ka vetëm një rrugë drejt stabilitetit që e synojmë të gjithë: një vendim të qartë dhe të vendosur për ta bërë Kosovën më në fund shtet të pavarur. Dua t’ju siguroj edhe njëherë se shteti i Kosovës do të ofrojë gamën më të gjerë të mundshme të mbrojtjes, si kushtetuese ashtu edhe praktike, për të siguruar sundim të ligjit dhe mbrojtje të të drejtave të të gjitha komuniteteve pakicë: serbëve, turqve, romëve, ashkalive, boshnjakëve. Kosova do të jetë një shtet në paqe me veten dhe me fqinjët e parë dhe me rajonin në përgjithësi. Ne nuk kemi pretendime apo lakmi për territore të të tjerëve, por as nuk do të tolerojmë pretendimet ndaj territorit tonë. Ne pranojmë plotësisht kushtet që ka vënë Grupi i Kontaktit për procesin për statusin përfundimtar, se mu ashtu sikurse nuk mund të ketë ndarje të Kosovës, nuk mund të ketë ndryshim në kufijtë dhe territorin ekzistues. Në të vërtetë, sapo të njihemi shtet i pavarur, duam që të mbërrijmë marrëveshje të shpejta për t’i hapur kufijtë tanë – dhe tregtinë tonë – me fqinjët tanë, duke përfshirë në këtë kuadër edhe me Serbinë. Ne duam të bashkëpunojmë plotësisht dhe hapur në të gjitha fushat me fqinjët tanë dhe me rajonin, dukë përfshirë edhe përmes mekanizmave ekzistues të Paktit të Stabilitetit dhe procesit të bashkëpunimit të Evropës Juglindore. Bashkëpunimi i plotë rajonal bëhet i mundshëm vetëm kur të jetë zgjidhur çështja e Kosovës, çështja e vetme ende e pazgjidhur në Evropën Juglindore. Pa marrë parasysh divergjencat që kemi sot, është e qartë se populli i Evropës Juglindore – le ta përdorim këtë emër për të ardhmen e jo ‘Ballkani’, që ka gjithë ato konotacione negative nga e kaluara – ka një aspiratë të përbashkët për të ardhmen. I pyetni të rinjët e Beogradit, të Shkupit, të Prishtinës apo të Podgoricës dhe Tiranës, dhe ju, besoj, do të dëgjoni të njëjtën përgjigje: Evropë. Popujt tanë duan të udhëtojnë lirshëm, të punojnë me zotësitë e tyre më të mira, dhe të gëzojnë liritë dhe mundësitë që i gëzojnë ata që tashmë janë pjesë e Unionit Evropian. Ne mëtojmë të jemi pjesë e vlerave demokratike dhe normave ligjore që mishëron Unioni Evropian, dhe jemi të përkushtuar që të bëjmë punë praktike për t’i inkorporuar ato në ligjet dhe institucionet tona. Ne e dimë se ky është një udhëtim i gjatë dhe i vështirë që kërkon punë të madhe, por ne jemi të përkushtuar të shkojmë kësaj rruge: sepse nuk ka tjetër. Këtë ambicje duhet ta kenë të gjithë fqinjët tanë. U them të gjithë fqinjëve, pra edhe Serbisë: le të shkojmë përpara rrugës së integrimeve euro-atlantike. Ky është shansi për të ardhmen e Kosovës dhe të rajonit tonë përgjithësisht. Ky shans mund të realizohet vetëm me shtetin e pavarur të Kosovës. Z. President, Zonja dhe zotërinj, Duke çmuar lartë përkushtimin dhe punën tuaj për të vendosur paqen dhe stabilitetin e përhershëm në Kosovë, ju sigurojmë se pavarësimi i Kosovës dhe bërja e saj shtet modern e demokratik do të thotë në të njëjtën kohë paqe dhe stabilitet afatgjatë në të gjithë rajonin. Bashkëpunimi më fqinjët e parë dhe vendet e rajonit janë prioritete të institucioneve dhe popullit të Kosovës. Bashkëpunimi në shkallë rajoni në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët në Kosovë shihet si pjesë e një procesi të gjithanshëm të integrimit të vendit tonë në strukturat e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, që janë ndër objektivat kryesorë të Kosovës. Ju bëj me dije se kushtetuta e shtetit të Kosovës, parimet e së cilës janë hartuar, do të reflektojë përvojat më pozitive dhe vlerat universale të aplikuara në demokracitë perëndimore. Kosova edhe pas pavarësimit të plotë të saj mirëpret një prani të lehtë civile ndërkombëtare. Për më tepër institucionet tona janë duke punuar në konceptimin e kësaj pranie e cila në Kosovë shihet si një ndihmesë e rëndësishme në kuadër të përgatitjes së vendit tonë për integrim në BE. Poashtu, ne mirëpresim vazhdimin e pranisë së NATO-s në Kosovë dhe deklarojmë përkushtimin tonë të fuqishëm për një bashkëpunim të ngushtë me strukturat e tjera evropiane e botërore në sektorin e sigurisë. I nderuari President Ahtisari, Të nderuar zonja dhe zotërinj, Populli dhe institucionet e Kosovës janë të palëkundur në vizionin për një Kosovë evropiane në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në Kosovë historia jonë është e dhimbshme, e përgjakshme. Ne nuk mund ta harrojmë këtë histori, por po ashtu jemi të vendosur që të mos mposhtemi prej saj. Vizioni ynë për një shtet të pavarur dhe shoqëri multientike, është vizion i përbashkët i institucioneve demokratike të Kosovës dhe i popullit tonë. Ju falemnderit!”




  

Shiqoni në Nënfaqet:

http://www.dardania-rv.de/index2.html   < Home

 http://www.dardania-rv.de/9227.html    < Për ne

 http://www.dardania-rv.de/9254.html    < Service

 http://www.dardania-rv.de/9281.html    < Lajmet

 http://www.dardania-rv.de/9308.html    < Aktivitetet

 http://www.dardania-rv.de/13882.html   < Linke Interesante

 http://www.dardania-rv.de/23301.html   < Motive nga trojet etnike

 http://www.dardania-rv.de/71793.html   < Pavarësia

 http://www.dardania-rv.de/34422.html   < Muzikë etj.

Klikoni në Nënfaqet dhe do të ndaheni të kënaqur!.                                                          



29. Korrik, 2006 20:48 CET   
  

 
UASHINGTON
Presidenti amerikan, George Bush konsideron se Lufta në Liban është pjesë e betejës më të gjërë kundër terrorizmit. Në fjalimin e tij javor në radio, presidenti Bush tha sot se strategjia për ta ndalë dhunën në Liban duhet ta marrë parasysh edhe çështjen e Hezbollahut. Ai tha se kërcënimit nga Hezbollahu dhe sponzorët e tij të jashtëm duhet ti shkaktohet disfatë.

JERUSALEM
Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice ka arritur sot në Jerusalem për ti vazhduar përpjekjet diplomatike lidhur me luftën ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut në Liban. Më herët ajo tha se e përshëndet një marrëveshje nga anëtarët e Hezbollahut në kabinetin libanez për të kërkuar një armëpushim të menjëhershëm, që do të përfshinte dhe çarmatosjen e Hezbollahut. Lidhur me vizitën e zonjës Rice, zëdhënësi i qeverisë izraelite, Avia Pazner tha:
- Kësaj radhe, ajo vjen për të paraqitur ide konkrete, ato ide që ne i dëgjuam mbrëmë nga presdienti Bush. Ajo do të jetë në gjendje të na tregojë saktësisht se çfarë force ndërkombëtare do të dërgohet këtu dhe çfarë lloj i rezolutës do të miratohet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

NJU JORK
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan ka caktuar një takim për të hënën, në të cilin do të diskutohet për propozimin për forcën shumëkombëshe stabilizuese për kufirin ndërmjet Libanit e Izraelit. Zoti Annan tha se diskutimet do ta kenë karakter preliminar pasi për një gjë të tillë ende nuk ka mandat të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

JRUSALEM
Izraeli ka refuzuar ftesën e Kombeve të Bashkuara për një armëpushim 72 orësh në Jugun e Libanit. I dërguari i OKB-së, Jan Egeland mbrëmë vonë kërkoi nga Izraeli dhe Hezbollahu që ti ndalin luftimet në mënyrë që të evakuohen civilët.
- Ajo që ne na duhet është ndalja e armiqësive, siç ka propozuar sekretari i përgjithshëm. Ftoj izraelin dhe libanezët për së paku 72 orë ndërprerje të armiqësive në mënyrë që të evakuohen të plagosurit, të evakuohen fëmijët, të moshuarit dhe të tjerët nga luftimet në Jugun e Libanit, tha Jan Egeland. Izraeli ka thënë se nuk ka nevojë për armëpushim pasi është hapur korridori për ndihma humanitare nga dhe për në Liban.

JERUSALEM
Nga bombardimet e sotme të Izraelit është shkatërruar një urë në Luginën Bekaa. Armata izraelite ka thënë se trupat e saj kanë vrarë 26 militantë të Hezbollahut në afërsi të qytetit Bint Jbail, në Jugun e Libanit. Militantët e Hezbollahut kanë përdorë predha të reja raketore, që mund të depërtojnë më thellë në territorin izraelit.

BEJRUT
Lideri i Hezbollahut, Sheik Hassan Nasrallah thotë se Izraeli "nuk ka arritur kurrfarë rezultatesh ushtarake deri tash" në luftën e tij në Liban. Në komentet e tij në televizionin al-Manar, ai tha se Izraeli përjetoi "disa dështime ushtarake". Zoti Nasrallah u shpreh se ushtarët izraelitë "po largoheshin nga fushëbeteja" kur konfrontohen me luftëtarët e Hezbollahut.

BEJRUT
Ministri i ambientit i Libanit, Yacub Sarraf tha se bombardimi i Izraelit ndaj një rezervoari me karburante në një termocentral në Libanin jugor, ka shkaktuar katastrofën më të madhe të ambientit që ndonjëherë ka ndodhur në Mesdhe. Ai tha se më se 15 mijë tonë të naftës janë derdhë në Detin Mesdhe gjatë dy javëve prej se ky rezervoar ishte bombarduar. Sipas tij, derdhja e naftës rrezikon ndotjen e bregdetit të vendeve fqinje


28. Korrik, 2006 21:20 CET   
  

  
PRISHTINË
Ekipi Negociator i Kosovës ka konfirmuar sot se do të vazhdojë ta ruajë unitetin. Këto deklarime u bënë një ditë pasi dy liderë opozitarë kritikuan presidentin e Kosovës se nuk ka respektuar marrëveshjen e brendshme të Ekipit Negociator, që për raport të zhvilloheshin konsultime me të gjithë. Pas një takimi me presidentin Fatmir Sjediu, shefja e re e zyrës amerikane në Prishtinë, Tina Koidanou tha se zyrtarët e Shteteve të Bashkuara kanë përshëndetur unitetin e kosovarëve të treguar në Vjenë. Ajo tha se beson se procesi për statusin final do të përfundojë brenda këtij viti.

BEOGRAD
Kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica ka thënë se arrestimi i shumë të kërkuarit për krime lufte Ratko Mladiq do të përmirësonte pozitën e Serbisë në negociatat për statusin e Kosovës. Ai tha se qeveria ka rritur përpjekjet për gjetjen dhe arrestimin e Mladiqit."Bashkëpunimi me Tribunalin e Hagës do të vendos Serbinë në një pozicion tjetër, për integrimin në Bashkimin Evropian dhe negociatat për Kosovën" ka deklaruar Koshtunica.

TIRANË
Seanca e sotme e Kuvendit të Shqipërisë përfundoi me shtyerje dhe kacafytje të deputetëve pas një debati tejet të ashpër lidhur me zgjedhjen e një anëtari të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
Siç raporton agjencia Asoshieted Pres, kacafytja shpërtheu ndërmjet deputetëve të opozitës, që kundërshtonin masat e propozuara të deputetëve të pozitës.
Pamjet në televizion paraqitnin deputetët rivalë të angazhuar në konfrontim dhe ngritje zërash. Janë parë edhe karrika të thyera.
Kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli ftoi opozitën që të jenë "racional e jo revolucionar".

PEKIN
Kina ka thënë sot se pesë ujgurët musliman të cilëve iu është dhënë azili politik në Shqipëri, duhet t'i dorëzohen Pekinit.
"Të dyshuarit për terrorizëm duhet t'i dorëzohen Kinës dhe atyre nuk duhet t'iu jepej azili politik" thuhet në komunikatën e Ministrisë së Jashtme kineze.
Shqipëria iu siguroi azilin politik pesë qytetarëve kinezë, pasi ata u liruan nga burgu i SHBA-ve në Guantanamo.

SHKUP
Lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski ka marrë sot mandatin për formimin e qeverisë së re të Maqedonisë, pas zgjedhjeve të 5 korrikut.
Ai tha se në koalicionin e tij qeveritar do të jetë edhe Partia Demokratike Shqiptare, e jo Bashkimi Demokratik për Integrim që fitoi numrin më të madh të deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë nga partitë shqiptare.
Duke komentuar këtë zhvillim, analisti Kim Mehmeti thotë se ai paraqet "manipulim me vullnetin politik të shqiptarëve në Maqedoni".

UASHINGTON
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Xhorxh Bush ka thënë se sekretarja amerikane e shtetit Kondoliza Rajz do të kthehet në Lindjen e Mesme nesër për bisedime rreth konfliktit në Liban. Duke folur në një konferencë për shtyp me kryeministrin britanik Toni Bler, Bush tha se forcat ndërkombëtare duhet të dërgohen së shpejti në Liban. "Qëllimi ynë është të arrijmë paqen, që detyron qeverinë e lirë, demorkatike dhe të pavarur të Libanit të ushtrojë autoritetin e plotë në gjithë territorin e vendit. Ne dëshirojmë një Liban të lirë nga militantët dhe ndërhyrjet e jashtme" ka thënë Bush.
Kryeministri britanik Toni Bler ka thënë se është pajtuar me presidentin amerikan që është e nevojshme rezoluta e Kombeve të Bashkuara që sa më shpejt të ndalen armiqësitë. "Ne dëshirojmë të shohim diskutimin dhe pajtueshmërinë me rezolutën e Kombeve të Bashkuara sa më shpejt që është e mundur që do të mundësoje ndaljen e armiqësitë. Me zbatimin e saj pas miratimit, ne mund ta përfundojmë këtë krizë. Por asgjë nuk do të funksionojë përderisa ne nuk ndërmarrim masa të domosdoshme për parandalimin që kriza të mos përsëritet" tha Bler.

BEJRUT
Aeroplanët izraelit kanë goditur sot caqe në jug të Libanit, duke lënë të vrarë së paku 5 njerëz dhe plagosur disa të tjerë.
Zyrtarët libanezë kanë dhënë se raketat kanë goditur ndërtesat në qytetin e Nabatijehit. Hezbollahu ka thënë se ka gjuajtur raketa me rreze më të gjërë veprimi.
Në zhvillime tjera, së paku dy palestinez janë vrarë gjatë tërheqjes së trupave izraelite nga qytetit i Gazës.

KOPENHAGË
Armata daneze thotë se Kombet e Bashkuara po i tërheqin vëzhguesit e vet nga pozicionet në Libanin Jugor. Në kumtesën e sotme thuhet se ky verpim u bë si reagim ndaj vazhdimit të bombardimeve gjatë disa ditëve. Katër vëzhgues të Kombeve të Bashkuara në këtë hapësirë u vranë para disa ditësh nga një sulm ajror izraelit. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara tha se ishte thellësisht i shokuar dhe i shqetësuar nga ky incident.

KUALA LUMPUR
Shefi i diplomacisë evropiane Havier Solana ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm mes Izraelit dhe Hezbullahut. Ai ka shtuar se pa armëpushim realizimi i ndihmës humanitare për civilët do jetë shumë i vështirë.

GJENEVË
Komiteti i të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara që menjëher të mbyllin të gjitha qendrat e paraburgimit të cilat përdoren nga SHBA-të në luftën kundër terrorizmit.
Komiteti thotë se ka informacione të bësueshme së Shtetet e Bashkuara kanë arrestuar njerëz të cilët i kanë mbajtur me muaj dhe vite në vende të fshehta.


27. Korrik, 2006 21:13 CET   
  

  
PRISHTINË
Arritja e marrëveshjeve reale për çështjet teknike, duhet të jetë prioritet kryesor për Prishtinën dhe Beogradin në javët e ardhshme, tha gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë, i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për statusin e Kosovës, Frank Wisner. Ai, pas një takimi që ka pasur me Ekipin Negociator, ka shprehur admirimin për sjelljen e palës kosovare gjatë negociatave në Vjenë, ndërsa takimin e ka quajtur sërish një moment historik. " SHBA-të dhe ekipi i unitetit do të punojnë ngushtë së bashku me presidentin Ahtisari, që ka përkrahjen tonë të plotë për të përfunduar çështjet e mbetura, që duhet të zgjidhen, ashtu që marrëveshja për statusin final të arrihet para fundit të vitit 2006, tha ambasadori Wisner duke shtuar se pikërisht ky edhe është qëllimi i SHBA-ve.

VJENË
Negociatorët ndërkombëtarë I kanë dërguar ftesë Prishtinës dhe Beogradit për të zhvilluar më 7 gusht një takim në Vjenë, ka konfirmuar Hua Jiang, zëdhënëse e të dërguarit të posacëm të Kombeve të Bashkuara për statusin, Martti Ahtisaari. Në takimin e 7 gushtit pritet të ngriten cështjet teknike, decentralizimin, trashëgiminë kulturore, zhvillimin ekonomik dhe mbrojtja e pakicave kombëtare.

BEOGRAD
Partia Radikale e Serbisë ka sinjalizuar se "ata do të luftojnë për Kosovën", nëse ajo fiton pavarësinë. Lideri i Partisë Radikale Tomislav Nikoliq ka thënë se në Serbi nuk ka lider që do të pranonte pavarësinë e Kosovës.
" E gjithë bota duhet ta dijë se Serbia do të luftojë për Kosovën" ka thënë Nikoliq pa elaboruar më tutje këtë qëndrim.

JERUSALEM
Shefi i Armatës izraelite, gjenerali Dan Halutz ka thënë se gjatë 16 ditëve të fushatës ushtarake, Izraeli ka arritur të shkatrrojë në masë të madhe Hezbollahun.Kabineti qeveritar i Izraelit ka vendosur sot kundër zgjerimit të operacioneve ushtarake, megjithëase kanë ftuar rezervistët ti bashkohen ushtrisë. Ndërkaq sot aeroplanët ushtarakë izraelitë dhe artileria kanë vazhduar të godasin caqe në Libanin jugor. Armata thotë se nëntë ushtarë të saj janë vrarë në luftimet me militantët e Hezbollahut afër qytetit kufitar Bint Jbeil të Libanit. Poashtu afro 20 ushtarë izraelitë janë plagosur në luftimet në jug të Libanit. Një gjeneral izraelit ka thënë se luftimet do të vazhdojnë edhe gjatë disa javëve të ardhshme. Sot, poashtu, militantët e Hezbollahut kanë hedhur më se 130 predha raketore në Izraelin verior, me ç'rast janë plagosur shumë persona.
Ndërkohë, njeriu i dytë i rrjetit terrorist Al Kaida, Aiman Al Zawahri, përmes një videokasete ka thënë se rrjeti militant do të reagojë ndaj sulmeve mbi myslimanët në Liban dhe Gazë. Ai tha se Al Kaida nuk mund të hesht ndaj asaj që ai e quajti luftë zioniste dhe kryqëzatash.Presidenti amerikan Xhorxh Bush ka thënë se SHBA-të qëndrojnë kundër deklaratave të Zawarit.

NJU JORK
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara nuk arriti pajtueshmëri për tekstin e deklaratës që dënon vrasjen e katër vëzhguesve të OKB-së, nga një sulm izraelit në Liban. Tekstin e kishte propozuar Kina. Shtetet e Bashkuara nuk u pajtuan me terminologjinë e përdorur, që ishte kritike ndaj Izraelit.

KUALA LUMPUR/MALAJZI
Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice ka kërkuar që Siria dhe Irani të mos i dëmtojnë përpjekjet për arritjen e armëpushimit në Liban. Gjatë qëndrimit të saj në Malajzi, ajo u tha reporterëve se Sirisë nuk do të duhej t'i lejohej që përsëri ta kthejë ndikimin në Liban dhe ka akuzuar Iranin për mbështetje të "elementëve ekstremistë". Rajs ka shkrehur edhe shqetësimin për gjendjen humanitare në Liban

BAGDAD
Nga sulmet me mortaja dhe me një makinë bombë, kryengritësit sot kanë vrarë së paku 25 vetë në Bagdad, kanë kumtuar autoritetet. Me këtë rast janë plagosur afro 45 vetë.

KABUL
Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara njoftoi se nga përplasja e helikopterit në Afganistanin juglindor kanë vdekur të 16 personat që gjendeshin në të, përfshirë këtu edhe disa të jashtëm. Është thënë se shkaqet e kësaj përplasjeje nuk janë të njohura.


26. Korrik, 2006 21:40 CET   
  

  
BEOGRAD
I dërguari amerikan për statusin e Kosovës, Frank Wisner tha sot në Beograd se Shtetet e Bashkuara nuk dëshirojnë të paragjykojnë zgjidhjen e statusit të Kosovës, por dëshirojnë që në këtë fazë me sukses ti zgjidhin çështjet konkrete. Pas përfundimit të vizitës së tij dyditëshe në Beograd, Wisner tha se takimi në Vjenë ndërmjet zyrtarëve më të lartë të Prishtinës dhe Beogradit ishte "historik" dhe se ka rëndësi shumë të madhe. Wisner, pas Beogradit ka arritur në Prishtinë. Për nesër janë paraparë takimet e tij me udhëheqës të institucioneve të Kosovës dhe me përfaqësues të minoriteteve.

UASHINGTON
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Tom Casey duke komentuar takimin e 24 korrikut në Vjenë mes udhëheqësve më të lartë të Kosovës dhe Serbisë tha se "ka shumë dallime ndërmjet të dy palëve "Pozicioni dhe pikëpamjet tona për negociatat e statusit janë shumë të qarta. Ne sigurisht mbështesim një zgjidhje të negociuar me pajtueshmëri reciproke të kësaj çështjeje, nën mbikqyrjen e Kombeve të Bashkuara, që po udhëhiqet nga i dërguari i posaqëm, zoti Ahtisaari" ka thënë Casey.

BEOGRAD
Ministri i Jashtëm slloven Dimitrij Rupel ka propozuar krijimin e një grupi mbështetës që do të përbëhej nga vendet që kanë marrëdhënie të mira me Serbinë. Ky grup do të formohej për të ndihmuar Serbinë që ta shpjegoj më mirë pozicionin e vet në bisedimet për statusin e Kosovës.
"E ndjej se jemi me një situatë ku pozicionit serb duhet ti lejohet me shumë hapësirë dhe mundësi për të paraqitur qëndrimin e vet" tha Rupel.
Ai bëri këto komente gjatë takimit me homologun e tij serb, Vuk Drashkoviq.

ROMË
Përfaqësuesit e lartë të 15 shteteve dhe organizata ndërkombëtare pjesmarrëse të konferencës për krizën në Lindjen e Mesme në Romë, kanë dështuar të arrijnë marrëveshje për armëpushimin midis Izrelit dhe Hezbollahut. "Duhet të bëhet një plan për armëpushim të qëndrueshëm", deklaroi sekretarja amerikane Rajs. Ajo tha se në takim është arritur pajtueshmëri për nevojën e dërgimit të një forcë ndërkombëtare në Lindjen e Mesme, derisa ka shprehur shqetësimin amerikan për mbështjetjen e Iranit ndaj luftëtarëve të Hezbollahut. "Ne të gjithë jemi të angazhuar që të veprojmë në mënyrë urgjente në përpjekje për ti dhënë fund dhunës. Ky fund duhet të jetë i qëndrueshëm dhe ta lejojë qeverinë libaneze të ketë kontrroll të plotë mbi vendin. Në nuk mund të lejojmë ashtu siç është përsëritur shumë herë gjatë kësaj konferencë që të kthehemi në status quon" ka thënë Rajs.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Anan tha se zgjidhja duhet të përfshijë Iranin dhe Sirinë. Ai gjithashtu bëri thirrje për zbatimin e rezolutës së Kombeve të Bashkuara që parasheh çarmatosjen e Hezbollahut. Kryeministri i Libanit Fuad Siniora ndërkaq para përfaqësuesve të lartë ndërkombëtarë ka shfaqur shqetësimin e qeverisë libaneze për sulmet disaditore të Izraelit, mirëpo ai shtoi se konferenca në Romë ka arritur të bëjë progres në zgjidhjen e konfliktit.

JERUSALEM
Kryeministri i Izraelit, Ehud Olmert i ka telefonuar sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan dhe ka shprehur "keqardhje të thellë" për vrasjen e katër vëzhguesve të OKB-së nga një sulm izraelit në Liban. "Kryeministri izraelit më ka shprehur keqardhjen e tij për atë që ka ndodhur dhe unë e pranova atë" ka thënë Kofi Anan.

BEJRUT
Militantët e Hezbollahur janë përfshirë sot në luftime të ashpra me trupat Izraelite në qytetin kufitar Bint Xhbeilt. Raportohet për tetë ushtarë izraelit të vrarë.
Lideri i Hezbollahut Hasan Nasrallah ka thënë se militantët kanë hyrë në një fazë të re të konfrontimit.
Ai gjithashtu ka thënë se Hezbollahu është i hapur për diskutime politike.

GAZË
Së paku 14 palestinezë, përfshirë këtu edhe një fëmijë, janë vrarë sot në mëngjes nga ofensiva tokësore izraelite në Gazë. Ndër të vrarit ishin edhe disa anëtarë të Hamasit, kanë njoftuar liderë të këtij grupi. Ofensiva izraelite në Rrripin e Gazës ka filluar me 28 qershor pas rrëmbimit të një ushtari izraelit nga militantët e Hamasit.

UASHINGTON
Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki ka falenderuar sot Shtetet e Bashkuara për rrëzimin nga pushteti të Sadam Huseinit dhe ngritjen e një Iraku të ri posdiktatorial.
Maliki gjatë një fjalimi në Kongresin amerikan ka shprehur mirënjohjen për vazhdimin e prezences ushtarake amerikane në Irak.

BAGDAD
Ish diktatori Sadam Husein ka thënë se është detyruar me forcë të marrë pjesë në seancën e sotme të gjykimit, ku ai dhe shtatë bashkëpunëtor të tij po gjykohen për krime kundër njerëzimit. Husein ka thënë se nëse shpallet fajtor më përpara do të dëshironte të pushkatohej sesa të varrej me litar.

PRAGË
Moti tejet i nxehtë në Evropë ka shkaktuar edhe vdekjen e afro 50 njerëzve. Raportohet se në Francë, nga vapa e madhe, kanë vdekur së paku 40 vetë, ndërsa në vendet e tjera evropiane numri i të vdekurve raportohet se ka arritur në 10. Parashihet që temperaturat e larta të mbretërojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme. Më se nxehti ishte në Spanjën jugore, ku është shënuar temperatura prej 35 shkallë celsius, pastaj në jugperëndim të Francës dhe në Italinë veriperëndimore.

BANGKOK
Një i ri 16 vjeçar ka vdekur nga gripi i shpezëve në Tajlandë, kanë njoftuar autoritetet. Ky është rasti i parë i vdekjes së njerëzve në këtë vend nga ky grip.


25. Korrik, 2006 20:34 CET   
  

  
PRISHTINË
Është kthyer sot në Prishtinë delegacioni i Kosovës, që morri pjesë në takimin e djeshëm të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë në Vjenë me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare.
Delegacioni i Kosovës në takimin e Vjenës ka shpalosur vizionin për Kosovën si shtet të pavarur dhe atë se kosovarët dëshirojnë të ndërtojnë një shtet modern dhe demokratik, në të cilin do të sundojë ligji, ka thënë sot kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu, pas kthimit nga Vjena.

BEOGRAD
I dërguari i Shteteve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Frank Uisner, ka kërkuar nga zyrtarët serbë të jenë më fleksibël në bisedimet rreth të ardhmes së Kosovës.
Bisedimet duhet "të vazhdojnë dhe të intensifikohen", tha Uisner. Ai ka shtuar se "Beogradi duhet të luajë një rol konstruktiv në bisedimet që po zhvillohen për të siguruar një Kosovë demokratike dhe paqësore që mbron të drejtat e të gjithë qytetarëve".
Ndërkaq zyra e kryeministrit Koshtunica, përmes një deklarate pas takimit me të dërguarin amerikan thekson se Serbia "nuk do lejojë krijimin e një shteti të ri shqiptar në 15% të territorit të saj".
Koshtunica ka përsëritur qëndrimin e tij për një "autonomi substanciale të Kosovës".

BUKURESHT
Presidenti serb Tadiç është shprehur optimist se një zgjidhje kompromisi për Kosovën do të mund të gjendet, megjithë mosarritjen e një marrëveshje gjatë bisedimeve të djeshme në Vjenë.
Tadiç i bëri këto komente pas takimit me homologun e tij rumun, Trajan Basesku.
Basesku nga ana e tij kundërshtoi një zgjidhje të imponuar për Kosovën, pasi sipas tij kjo do thyente ligjet ndërkombëtare.

BEJRUT
Izraeli ka rifilluar bombardimin e Bejrutit sërish pas një pushimi prej 24 orësh. Sulmet përkojnë me vizitën e sekretares amerikane të Shtetit në rajon.
Hezbullahu disa orë para sulmeve ka vazhduar hedhjen e raketave në veri të Izraelit. Raketat, që ranë në qytetin e Haifës, kanë plagosur pesë qytetarë izraelitë, një prej të cilëve është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ministri izraelit i mbrojtjes, Amir Peretz deklaroi se trupat izraelite do të krijojnë një rrip sigurie në jug të Libanit dhe do qëndrojnë atje deri në ardhjen e një force ndërkombëtare.

RRAMALLAH
Sekretarja amerikane e shtetit, Kondoliza Rajs është takuar sot në Rramallah me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas.
Rajs ka përsëritur angazhimin amerikan dhe atë të bashkësisë ndërkombëtare për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez.
"Edhe nëse situata në Liban zgjidhet ne duhet të mbetemi të përqëndruar në atë se çfarë po ndodh në territorëet palestineze dhe në dëshirën tonë që të mbështesim vizionin e presidentit Abbas dhe presidentit Bush për dy shtete, atë izraelit dhe palestinez, të jetojnë bri njëri-tjetrit në paqe", tha Rajs.
Rajs është takuar gjatë ditës dhe me kryeministrin izraelit Ehud Olmert dhe ministren e jashtme Xipi Livni.

UASHINGTON
Presidenti Bush pas takimit me kryeministrin irakian Nuri Al Maliki në Shtëpinë e Bardhë tha se forcat amerikane që gjenden në pjesë të ndryshme të Irakut do vendosen në Bagdad. Arsyeja e ripozicionimit të forcave është dhuna e vazhdueshme në kryeqytetin irakian.
"Kryeministri al Maliki dhe gjenerali amerikan Kejsi kanë rënë dakord që trupa shtesë amerikane nga pjesë të tjera të Irakut të vendosen në Bagdad gjatë javëve që vijnë. Komandantët ushtarakë më kanë siguruar se kjo rivendosje pasqyron më mirë gjendjen në terren", tha Bush

BAGDAD
Kanë vazhduar sulmet me bomba në Irak. Vetëm në Bagdad kanë shpërthyer së paku tre bomba që kanë shkaktuar vdekjen e së paku tre personave dhe plagosjen e shumë të tjerëve.
Dy civilë të tjerë dhe një mbështetës i klerikut Moktda al Sadër janë vrarë në qytetin e Divanijas.

PRAGË
Vala e të nxehtit në Evropë ka shkaktuar viktima të reja, derisa metereologët parashohin temperatura të larta dhe për periudhën në vazhdim.
Vdekjet e shkaktuara nga i nxehti vetëm në Francë kanë arritur në 40, derisa 10 llogaritet numri i viktimave nga temperaturat e larta në pjesë të tjera të Evropës.
Korriku i këtij viti për Hollandën është muaji më i nxehtë në 300 vjet, që nga viti 1706 kur është përdorur termometri.



24. Korrik, 2006 12:30 CET   
  

  
VJENË
Përfaqësuesit më të lartë të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e kryenegociatorit për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari po takohen në Vjenë.
Takimi, që filloi rreth orës 10:00, për herë të parë që nga fillimi i negociatave ka vënë përballë dy delegacionet dhe qëndrimet e tyre për të ardhmen e Kosovës.
Dy delegacionet i kanë mirëpritur kancelari austriak, Volfgang Shysel, ministrja e jashtme, Ursula Plashnik dhe kryenegociatori Ahtisari.
Plashnik i ka bërë dje thirrje dy delegacioneve që të jenë konstruktivë në bisedimet e sotme.
Fillimisht ka folur kancelari austriak dhe më pas kanë paraqitur qëndrimet e tyre presidenti e kryeministri serb, përkatësisht Tadiç e Koshtunica.
Pas tyre kanë folur përfaqësuesit e kosovës, përkatësisht presidenti Sejdiu dhe kryeministri Çeku.
Takimi pritet të përfundojë rreth orës 17:00 dhe do pasohet me një konferencë për shtyp nga organizatorët.
Për takimin e sotëm nesër, po në Vjenë do diskutojë dhe Grupi i Kontaktit.

TEL AVIV
Është rritur numri i trupave tokësore izraelite që kanë hyrë në Liban gjatë natës, bëjnë të ditur burimet e Izraelit.
Trupat po shkojnë drejt qytetit Bint Xhbail, në jug të Libanit që njihet si një nga fortesat e Hezbullahut.
Izraeli ka vazhduar dhe mëngjesin e sotëm bombardimet në Liban, ku për pasojë janë plagosur gjashtë persona mes të cilëve dhe një fëmijë në një kamp refugjatësh palestinezë në qytetin libanez të Tyres.
Burimet izraelite njoftojnë se sulmet ushtarake do vahzdojnë për së paku dhe 10 ditë të tjera.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs ka bërë thirrje për armëpushim mes Izraelit dhe Hezbullahut, por ka shtuar se kushtet e armëpushimit duhet të jenë të drejta. Rajs ka filluar turneun në Lindjen e Mesme, ku ndalesa e parë është Izraeli.
Arabia Saudite ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara që të ndërmjetësojë për t'i dhënë fund vrasjeve në Liban.

ANKARA
Rreth 1800 australianë, kanadezë dhe suedezë kanë arritur në portin turk të Mersinit pas largimit nga Libani, si pasojë e luftimeve mes Izraelit dhe Hezbullahut.
Edhe një nuëmr shtetesh të tjera përfshi, Shtetet e Bashkuara, Gjermaninë, Brazilin e Meksikën po i evakuojnë qytetarët e tyre përmes Turqisë.

BAGDAD
Ka rifilluar sot në Bagdad gjykimi i Sadam Huseinit. Sadami, i cili nuk ka marrë pjesë në seancën e sotme, është dërguar në spital për shkak të pasojave nga greva 17 ditore e urisë.
Ndërkaq sot në Londër kryeministri irakian, Nuri al Maliki takohet me homologun e tij britanik, Toni Bler. Pas Londrës al Maliki do takohet me presidentin amerikan Bush në Uashington.

ISLAMABAD
Së paku 12 veta kanë humbur jetën pas përmbytjeve si pasojë e rreshjeve në Pakistan.
Në të njëjtin rajon vitin e kaluar nga tërmeti vdiqën së paku 80 mijë njerëz.

SAN FRANÇISKO
Temperaturat mes 30 dhe 40 gradë celcius kanë përfshirë jugperëndimin e Shteteve të Bashkuara. Në Kaliforni numri i viktimave nga i nxehti ka shkuar në tre, derisa është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.



23. Korrik, 2006 21:38 CET   
  

  
VJENË
Në Vjenë ka arritur delegacioni i Kosovës, i cili nesër, takohet me delegacionin e Serbisë, me ndërmjetësimin e të dërguarit të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari. Delegacionin e Kosovës e kryeson presidenti Fatmir Sejdiu. Lidhur me këtë takim sot në Vjenë po mbahet edhe një mbledhje e Grupit të Kontaktit.

BEJRUT/JERUSALEM
Gjatë ditës së sotme aeroplanat ushtarakë izraelitë vazhduan bombardimin e Bejrutit, ndërsa Hezbollahu me predha raketore goditi qytetin izraelit, Haifa. Numri i të vrarëve nga ky konflikt arriti në 358 vetë në Liban dhe 34 persona janë vrarë nga sulmet e Hezbollahut në Izrael. Në dhunën e fundit, aeroplanat e Izraelit sulmuan Bejrutin, jugun dhe lindjen e Libanit duke vrarë 8 dhe plagosur afro 100 vetë. Pasi vizitoi Bejrutin, i dërguari i Kombeve të Bashkuara për çështje humanitare, Jan Egeland tha se shkatërrimet ishin katastrofike dhe shkelje e së drejtës humanitare. Në qytetin verior të Izraelit, Haifa, dy vetë u vrarë dhe afro 20 të tjerë u plagosën nga sulmet me predha raketore të Hezbollahut.

JERUSALEM
Në Jerusalem po vazhdojnë përpjekjet diplomatike që synojnë ndaljen e konfliktit ndërmjet forcave izraelite dhe Hezbollahut. Zyrtarë nga Britania, Franca dhe Gjermania u takuan sot me zyrtarë izraelitë, para se në Lindjen e Mesme të arrijë sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice. Bisedimet e sotme ishin të fokusuara në mundësinë e forcimit të një force paqeruajtëse ndërkombëtare në jug të Libanit. Ministri i mbrotjes i Izraelit Amir Peretz sot ka mirëpritur idenë për forcë ndërkombëtare kufitare, që me gjasë do të udhëhiqej nga NATO-ja. Kjo forcë do të ishte më e fortë se misioni aktual i Kombeve të Bashkuara. Emisarët poashtu kanë përsëritur rëndësinë e armëpushimit dhe ndaljen e dhunës, por Izraeli vazhdon ta refuzoj armëpushimin. Kryeministri Ehud Olmert tha se fushata ajrore e Izraelit në Liban me gjasë do të vazhdoj "për një kohë të gjatë".

UASHINGTON/DAMASK
Ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, John Bolton ka refuzuar idenë që Uashingtoni të bisedoj me Sirinë për ta zgjidhur konfliktin në Lindjen e Mesme. Ai me këtë rast tha se "Sirisë nuk i duhet dialogu, për t'a ditur se çka duhet të bëjnë ata". Më herët, zëvendës ministri i jashtëm i Sirisë, al-Meqdad tha se Siria është e hapur për dialog me Uashingtonin për ta zgjidhur konfliktin ndërmjet Izraelit e Hezbollahut. Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli thonë se Siria dhe Irani kanë përgjegjësi për krizën aktuale në Lindjen e Mesme.

JERUSALEM
Gjendja shëndetësore e ish kryeminstrit izraelit, Ariel Sharon është përkeqësuar, njoftuan sot autoritetet spitalore, ku është i shtrirë zoti Sharon. Në fillim të këtij viti, Ariel Sharoni pësoi hemoragji në tru dhe prej asaj kohe është në komë.

BAGDAD
Së paku 56 vetë janë vrarë në sulme me makina–bomba sot në Irak. Nga sulmi i parë, që u bë në treg në një lagje shiite në Bagdad, u vranë 33 vetë dhe u plagosën së paku 60 të tjerë. Në sulmin e dytë, në po këtë hapësirë, u vranë edhe tetë të tjerë. Sulmi i tretë u bë në qytetin verior, Kirkuk, me ç'rast u vranë 15 vetë.

BAGDAD
Në raportin e tij më të ri, grupi për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch thotë se komandantët e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara kanë inkurajuar hetime abuzive ndaj të burgosurve në Irak. Në raport, që u publikua sot, thuhet se ndërmjet vitit 2003 e 2005 të burgosurit në mënyrë rutinore keqtrajtoheshin fizikisht, nuk u lejohej fjetja dhe u ishin ekspozuar temperaturave ekstremisht të larta, si pjesë e procesit hetimor.

KABUL
Forcat e Natos, të udhëhequra nga Britania dhe ushtarët afganë kanë vrarë sot 19 talibanë të dyshuar, ka njoftuar guvernatori i provincës Helmand, Mohammad Akhundzaza. Sipas tij, gjatë një operacioni në qytetin Lashkar Gah, janë arrestuar 17 militantë të dyshuar. Talibanët nuk kanë bërë komente lidhur me këtë zhvillim.

TIRANË
Qeveria e Shqipërisë ka bllokuar edhe një llogari bankare që i takonte një biznesmeni, që nga autoritetet e Shteteve të Bashkuara është akuzuar se ka marrë të holla nga Osama bin Ladeni, për ta krijuar një rrjet radikal islamik terrorist në Shqipëri. Ministria e Financave ka njoftuar sot se u ka bllokuar xhirollogaritë dhe pasuritë edhe pesë organizatave humanitare islamike që vepronin në Shqipëri.




22. Korrik, 2006 20:34 CET   
  

  
VJENË
Në zyrën e kryenegociatorit Marti Ahtisari gjithçka është gati për takimin e së hënës në Vjenë mes përfaqësuesve më të lartë të Kosovës dhe Serbisë, bën të ditur Hua Xhiang, zëdhënësja e z. Ahtisari.
"Nuk presim që të arrihet një zgjidhje apo që palët të bien dakord në fund të takimit, por do kenë mundësi t'i tregojnë njëra tjetrës në sy se çfarë mendojnë për të ardhmen e Kosovës", tha për radion Evropa e Lirë, Hua Xhiang.
Takimit të së hënës i paraprin takimi i nesërm i Grupit të Kontaktit. Takimi do të mbahet në Vjenë dhe në një nga seancat do të flasë dhe kryenegociatori Ahtisari.

BEOGRAD
Kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica e ka quajtur sot të rrezikshme idenë e krijimit të një shteti të ri, siç ka thënë, në territorin e Serbisë.
"Në bisedimet e Vjenës duhet që me kompromis të gjejmë shkallën më të mirë për autonominë e Kosovës" ka thënë ai. Këto komente të Koshtunicës bëhen dy ditë para takimit të nivelit të lartë që mbahet në Vjenë, midis udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë. Presidenti Fatmir Sejdiu i cili i prin delegacionit të Kosovës në këto bisedime ka deklaruar dje se në Vjenë do të shkojnë për ta përshpejtuar pavarësinë e Kosovës.

MITROVICË
Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, sot gjatë një vizite në veri të Kosovës, ka kërkuar nga forca paqeruajtëse KFOR që të shtojë masat e sigurisë në veri të Kosovës për të penguar hyrjen e pakontrolluar të njerëzve dhe parave nga Serbia, me çka financohen dhe ndërtohen struktura paralele serbe në Kosovë.
"Ne kërkojmë nga KFOR-i dhe UNMIK-u që kjo pjesë e Kosovës të izolohet nga Serbia. Të izolohet edhe politikisht edhe praktikisht të vendosen masa në kufi, të njëjta si çdokund përreth Kosovës" tha kryeministri Çeku.

JERUSALEM
Aeroplanët izraelitë kanë goditur shtyllat e linjave telefonike dhe transmetuesve televizivë në jug të Libanit.
Izraeli po vazhdon me pushtimin e kufizuar në pjesën më të madhe të jugut të Libanit. Mijëra ushtarë dhe rezervistë izraelitë janë grumbulluar në kufi me Libanin. Ndërkaq mijëra civilë libanezë janë larguar nga zona. Po sot militantët e Hezbollahut kanë gjuajtur më shumë se 65 raketa në qytetet në veri të Izraelit. Zëdhënësi i qeverisë izraelite, Avi Pazner ka folur për sulmet e fundit të Hezbollahut:
"Po dëgjojmë sirenat, që lajmërojnë një tjetër sulm në Haifa. Hezbullahu, si vegël e Iranit po përpiqet të bëjë ç'është e mundur që të shkatërrojë jetën në Izrael dhe të shkaktojë vuajtje për popullin e Izraelit dhe Libanit. Ne pa u lodhur do punojmë për shkatërrimin e kësaj organizate vrasëse."

UASHINGTON
E vetmja mënyrë për t'i dhënë fund konfliktit në Liban është përballja me Hezbullahun dhe mbështetësit e tij, Sirinë dhe Iranin, tha presidenti amerikan Bush gjatë fjalimit javor në radio.
Ky do jetë dhe mesazhi i sekretares amerikane të Shtetit Kondoliza Rajs gjatë turneut të saj në Lindjen e Mesme, turne që fillon nesër.
Presidenti Xhorxh Bush sot gjatë një bisede me kryeministrin turk, Rexhep Taip Erdogan ka diskutuar mundësitë e ndihmës për popullin libanez, që gjendet në mes të zjarrit nga luftimet mes Izraelit dhe Hezbullahut.
Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe bota arabe po bëjnë thirrje për ndalje të menjëhershme të dhunës. Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan ka paralajmëruar se pushtimi me trupa tokësore i Izraelit do të shënonte një zgjerim serioz të konfliktit. Luftimet 11 ditore midis Izraelit dhe Hezbollahut kanë lënë të vrarë në Liban rreth 350 persona, shumica civilë, si dhe 15 civilë e 19 ushtarë në Izrael.

KABUL
Tetë persona, përfshi dy ushtarë ndërkombëtarë u vranë gjatë ditës në Kandahar të Afganistanit nga një sulm vetvrasës.
Zëdhënësi i talibanëve, Jusuf Ahmadi ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin.
Forcat afgane dhe ato të koalicionit kanë sulmuar sot militantët talibanë në jug të vendit. Zyrtarë të qeverisë thanë se nga sulmet, 19 talibanë u vranë.

BAGDAD
14 kryengritës irakianë janë vrarë gjatë luftimeve me forcat amerikane dhe irakiane. Gjatë luftimeve në jug të Bagdadit një polic irakian mbeti i vrarë dhe u plagos një ushtar amerikan.
Në të tjera zhvillime gjatë ditës shtatë punëtorë shiitë u vranë në perëndim të kryeqytetit irakian, derisa në dy sulme të ndara kanë humbur jetën një civil dhe një ushtar amerikan.

XHAKARTË
Qeveria e Indonezisë ka thënë sot se ka arritur në rreth 650 numri i viktimave nga cunami që ndodhi këtë javë në ishullin Java. Qindra persona të tjerë raportohen të zhdukur.

BERLIN
Qindra mijëra njerëz kanë marrë pjesë në një demonstratë në Berlin për të shënuar 40 vjetorin e protestave të homoseksualëve në Nju Jork. Përleshjet e asaj kohe me policinë shënuan një pikë kthese për të drejtat e homoseksualëve.

21. Korrik, 2006 21:13 CET   
  

  
PRISHTINË
Ekipi negociator i Kosovës ka caktuar përbërjen e delegacionit, i cili do të udhëtojë në Vjenë të hënën e ardhshme në takimin e nivelit të lartë mes Prishtinës dhe Beogradit. Delegacioni përbëhet nga kryetari Fatmir Sejdiu, kryeministri Agim Ceku, kryetari i Kuvendit Kolë Berisha, kreu i PDK-së Hashim Thaci, si dhe ai i ORA-s Veton Surroi. Së bashku me këtë ekip do të udhëtojnë edhe 10 anëtarë tjerë të cilët kanë zhvilluar deri tani bisedime teknike me palën serbe. Presidenti Sejdiu ka përsëritur se në takimin e 24 korrikut nuk do të shkojnë për të negociuar,por për të përshpejtuar arritjen e pavarësisë.

BEOGRAD
Në bisedimet mes udhëheqësve më të lartë të Kosovës dhe Serbisë, që mbahen në Vjenë më 24 korrik nga pala serbe do marrë pjesë kryeministri Koshtunica dhe presidenti Tadiç. Kjo është bërë e ditur sot paradite pas takimit të ekipit negociator serb, me ç'rast është thënë se në rundet e tjera të bisedimeve do të marrin pjesë një herë Tadiç dhe një herë Koshtunica.

BEOGRAD
"Kroacia kundërshton imponimin e zgjidhjes për Kosovën", ka deklaruar kryeministri kroat Ivo Sanader. "Duhet të kërkohet zgjidhje në bashkëpunimin ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Nuk mund të ketë zgjidhje të imponuar" tha Sanader pas takimit me kryeministrin serb Vojisllav Koshtunica.
"Nuk ka zgjidhje për Kosovën pa Beogradin", ka thënë Sanader, për të shtuar se çdo zgjidhje tjetër do të ishte "e gabuar".

PRISHTINË
650 ushtarë gjermanë, pjesë e Forcës Operacionale Rezervë të NATO-s do të vijnë në Kosovë si pjesë e masave që do të demonstrojë vendosmërinë e KFOR-it.
KFOR-i ka bërë të ditur se do të rrisë praninë në pjesën veriore të Kosovës, që sipas NATO-s synon t'i dëshmojë popullit të Kosovës përkushtimin e misionit paqeruajtës për siguri dhe stabilitet në rajon.

BRUKSEL
Komisioni Evropian ka bërë të ditur hapat që do merren për të lehtësuar sistemin e vizave për qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Komisioni u ka rekomanduar shteteve anëtare që të fillojnë bisedimet me vendet e Ballkanit Perëndimor për të lehtësuar qëndrimet afatshkurtra të qytetarëve të këtyre vendeve.
Propozimi në fjalë parasheh viza falas për studentët.

JERUSALEM
Izraeli ka vendosur tanket dhe trupat ushtarake në kufi me Libanin sot, pasi iu ka bërë thirrje popullatës civile që menjëher të largohen nga jugu i këtij vendi. Izraeli poashtu ka urdhëruar mijëra ushtarë rezervë që të lajmërohen për mobilizim i cili shihet si përgatitje e një ofensive të mundshme të Izraelit në Liban. Ndërkohë artileria izraelite ka vazhduar sot me sulmet në pozicionet e Hezbollahut.
Ministri i mbrojtjes i Izraelit, Amir Peretz ka paralajmëruar se Izraeli mund të nisë një ofensivë të gjërë në Liban nëse është e nevojshme për shkatërrimin e luftëtarëve të Hezbollahut.
Ndërkaq ministri libanez i mbrojtjes, Elies Al Mur ka thënë se vendi i tij është i gatshëm të mbrohet nga një ofensivë e mundshme
"Mund të ju siguroj se ushtria e Libanit do ta mbrojë vendin në mënyrën më të mirë që mundet. Ne do të mbrojmë vendin deri në ushtarin e fundit" ka thënë Al Mur.

NJU JORK
Sekretarja amerikane e shtetit Kondoliza Rajs ka shfaqur sot shqetësimin e saj për situatën në Lindjen e Mesme pas takimit që pati me të dërguarit e Kombeve të Bashkuara në Lindjen e Mesme. Sekretarja e shtetit Rajs tha se secili dëshiron të gjejë rrugë për arritjen e paqës dhe stabilitetit në Lindjen e Mesme."Ne synojmë përfundim të dhunës aktuale dhe ne e synojmë këtë në mënyrë urgjente. Për më tepër ne poashtu kërkojmë që të shqyrtohen shkaqet themelore të kësaj dhunë në mënyrë që të krijohet një paqe reale dhe e qëndrueshme" tha Kondoliza Rajs.
Ajo pritet të udhëtojë së shpejti në Lindjen e Mesme që të bëjë presion për një zgjidhje politike të krizës.
Të dielen, presidenti Bush do të takohet me zyrtarë saudit për të diskutuar lidhur me krizën. Njëkohësisht Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti Xhorxh Bush do të takohet me kryeministrin britanik Toni Bler javën që vjen, për të diskutuar mbi gjendjen në Lindjen e Mesme.

BAGDAD
Persona të armatosur kanë sulmuar dy lagje shiite sot në fshatin Mahmudia duke lënë të vrarë 18 njerëz. Poashtu gjatë një sulmi të trupave amerikane në një lagje në veri të Bagdadit janë vrarë 5 njerëz. Ata më pas kanë shprehur keqardhje për viktimat.


20. Korrik, 2006 21:27 CET   
  

  
PRISHTINË
"Jemi të paluhatshëm në përcaktimin për pavarësinë e Kosovës dhe këtë do ta përsërisim në takimin e 24 korrikut në Vjenë", ka deklaruar presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu.
Këto komente presidenti Sejdiu i ka bërë pas takimit me Torbjorn Sohlstrom, i dërguar i përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri.
Sejdiu ka vlerësuar pozitivisht gatishmërinë e Prishtinës që në Kosovë të formohen edhe dy komuna të reja me shumicë serbe.
Sohlstrom ka thënë se Kosova pas statusit do të jetë ndryshe dhe rrjedhimisht edhe prania ndërkombëtare do të ndryshojë.

LUBJANË
Kryeministri i Kosovës Agim Çeku gjatë qëndrimit në Slloveni ka deklaruar se procesi i përcaktimit të statusit do të përfundojë deri nga fundi i këtij viti dhe se Kosova do të pavarësohet.
Agim Çeku ka biseduar me kryeministrin Janez Jansha, kryetarin e parlamentit Franc Cikjati dhe me shefin e diplomacisë Dimitrij Rupel.
Ministri i jashtëm slloven Dimitrij Rupel pas takimit ka thënë se pavarësia e Kosovës në këtë çast duket realitet.Ai ka shtuar se Sllovenia dëshiron marrëdhënie të mira më Kosovën dhe Serbinë.

JERUSALEM
Kanë vazhduar luftimet mes Izraelit dhe Hezbullahut në jug të kufirit libanezo-izraelit. Ushtria izraelite po kërkon brenda territorit libanez bunkerët ku mbahen armatimet e Hezbullahut.
Televizioni Al Xhazira ka njoftuar se tre ushtarë izraelit janë vrarë nga përleshjet e sotme.Ndërkaq kryeministri libanez, Fuat Siniora ka bërë të ditur sot se nga sulmet e Izraelit rreth gjysëm milioni njerëz janë dëtyruar të lëshojnë shtëpitë e tyre.
Rreth 40 marinsa amerikane janë ulur në Bejrut të mundësojnë evakuimin e qytetarëve amerikanë nga Libani.
Në Qipro, ku po vendosen të evakuuarit janë shfaqur vështirësitë e para."Bëhet fjalë për një numër shumë të madh të njerëzve, rreth 60 mijë. Nëse këta rrijnë në Qipro qoftë dhe për pak ditë do përballemi me një detyrë thuajse të pamundur", vlerësoi sot ministri i jashtëm qipriot, Georgios Lilliakis.

KOMBET E BASHKUARA
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, sot ka bërë thirrje për ndalje të menjëhershme të dhunës ndërmjet Izraelit dhe Hezbullahut. Anan i ka thënë Këshillit të Sigurimit se ndalja e luftimeve do t'i jepte mundësi diplomacisë të ndërmarrë aksione të cilat do të zgjidhnin krizën e tanishme, edhe pse, sipas tij, ekzistojnë vështirësi serioze për ndaljen e luftimeve. "Unë inkurajova Këshillin e Sigurimit të ndërmarrë aksione që do të siguronin paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme, në bazë të mandantit të kartës së Kombeve të Bashkuara" tha Kofi Anan
Mirëpo me raportin e Ananit nuk është pajtuar ambasadori i Izrealit në Kombet e Bashkuara, Dan Gillerman. Ai ka thënë se
"tri elementet kyçe të krizës: terrori, Irani dhe Siria, nuk janë adresuar në raportin e Kofi Ananit. Dhe çdo kush që dëshiron ndaljen e dhunës duhet që së pari të adresojë shkaktarin e fillimit të dhunës".

UASHINGTON/BRUKSEL
Sekretarja amerikane e shtetit Kondoliza Rajs do të udhëtojë më së largu deri në fillim të javës që vjen, në Lindjen e Mesme në përpjekje për gjetjen e një zgjidhjeje të dhunës midis Izraelit dhe Hezbullahut. Ndërkohë Bashkimi Evropian ka bërë sot thirrje për ndaljen e luftimeve dhe ka ofruar 10 milion euro ndihma për civilët të prekur nga luftimet.

MOSKË
Ministri i jashtëm rus, Lavrov ka deklaruar se Moska mund të bjerë dakord për vendosjen e sanksioneve ekonomike kundër Iranit nëse Teherani nuk jep përgjigjje ndaj propozimit ndërkombëtar. Ndërkohë Këshilli Suprem i sigurisë nacionale të Iranit, përmes një deklarate të lexuar ne televizion, ka bërë të ditur se vendi do të vazhdojë me aktivitetet bërthamore.

BAGDAD
Qeveria irakiane ka bërë të ditur se së paku 160 mijë njerëz kanë lëshuar shtëpitë e tyre për shkak të dhunës së pesë muajve të fundit.
Në zhvillime tjera, në qendër të Bagdadit sot nga shpërthimi një veture bombë janë vrarë tre persona dhe janë plagosur 10 të tjerë.

PRAGË
Pjesë të Evropës vazhdojnë të përballen me temperatura tropikale. Së paku gjashtë njerëz kanë vdekur deri më tash nga temperaturat që shënojnë 35 deri 40 grad celsius.
Disa deputet të parlamentin polak janë lutur sot në kishë që të bjerë shi.



19. Korrik, 2006 21:39 CET   
  

  
VJENË
Sot në Vjenë ka përfunduar raundi i 10-të i bisedimeve shqiptaro-serbe dhe ai i pesti i bisedimeve për çështjet e decentralizimit. Ashtu siç edhe ishte pritur, bisedimet e sotme kanë përfunduar pa ndonjë rezultat konkret. Në të njëjtën kohë mikpritësi dhe koordinatori i këtyre negociatave negociatori gjerman Bernard Schlageck deklaroi se takimi ishte produktiv dhe substancial. Në konferencën për shtyp të organizuar pas takimit të sotëm Schlageck njoftoi dhe zyrtarisht që takimi i sotëm ishte ndryshe nga të tjerët, që UNOSEK-u kishte ndarë palët në hapësira të ndryshme dhe se ndërkombëtarët kanë lëvizur herë tek delegacioni shqiptar dhe herë tek ai serb. Sipas Schlageckut nga ky takim janë vërejtur pajtime dhe afrime në qëndrime por edhe dallimet e mëdha kanë qenë mëse evidente. Derisa Beogradi ka kërkuar që të flitet për parimet, përkatësisht kompetencat e komunave të reja, duke filluar nga policia, edukimi, gjuha në universitet, shëndetësia dhe financat, Prishtina ka kërkuar një decentralizim asimetrik, tha Schlageck.

BRUKSEL
Presidenti i Serbisë Boris Tadiq e ka konfirmuar pjesmarrjen në takimin e përfaqësuesve të lartë të Kosovës dhe Serbisë javën që vjen në Vjenë.
Tadiq, pas takimeve që pati sot me zyrtarë të NATO-s në Bruksel, tha se Serbia ka pasur disa probleme të vogla teknike rreth takimi të 24 korrikut, dhe i ka ngritur ato me emisarin special për bisedimet Marti Ahtisari.
"Kam dëgjuar se ai i ka zgjidhur këto probleme gjatë qëndrimit tim në Bruksel, dhe tashmë jam i gatshëm të marrë pjesë në bisedimet e Vjenës" ka thënë presidenti Tadiq.

BEJRUT
Rreth 50 civilë janë vrarë sot nga sulmet izraelite në jug dhe lindje të Libanit. Njëkohësisht, dy ushtarë izraelit raportohet të jenë vrarë gjatë përleshjeve me militantët e Hesbollahut, pasi trupat izraelite kaluan kufirin me Libanin.
Kryeministri i Izraelit Ehud Olmert ka thënë se ofensiva kundër Hesbollahut do të vazhdojë. Ndërkohë kryeministri i Libanit, Fouad Siniora ka thënë se nga sulmet tetë ditëshe të Izraelit, janë vrarë rreth 300 persona dhe 1 mijë të tjerë janë plagosur.
Siniora ka thënë se 50 mijë persona janë detyruar të lëshojnë shtëpitë e tyre. Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtarë të intervenojë dhe të dërgojë ndihma humanitare në Liban.

LONDËR
Kriza në Lindjen e Mesme ka qenë në qendër të zhvillimeve ndërkombëtare. Kryeministri britanik Toni Bler ka folur në Dhomën e Ulët të Parlamentit. " Është e rëndësishme që përgjigja e Izrealit të jetë e barazpeshuar dhe të bëjë maksimumin për të zvogluar viktimat në mesin e civilëve. Por më duhet të them se kjo gjendje do të ndërpritej menjëher nëse Hesbollahu do të lironte ushtarët e rrëmbyer dhe do ti jepte fund sulmeve me raketa në Haifa që synojnë të vrasin civilë të pafajshëm" tha Bler
Në të njëjtën frymë ka qenë edhe deklarata e presidentit frances Zhak Shirak : "Nga njëra anë duhet të lirohen ushtarët izraelit të rrëmbyer nga Hamasi dhe Hesbollahu, si dhe t'i jepet fund sulmit me raketa ndaj Izraelit. Por duhet që të ndalen edhe bombardimet e Izraelit të cilat po shkatrrojnë pjesë jetike për Libanin" tha Shirak.

JERUSALEM
Shefi i diplomacisë evropiane Havier Solana ka bërë thirrje sot për ndaljen e luftimeve ndërmjet Izraelit dhe militantëve libanez të Hesbollahut.
Pas takimit me ministren e jashtme të Izraelit Tzipi Livni, Solana ka krituar Hesbollahun për sulmet dhe rrëmbimin e dy ushtarëve Izraelit.
Ai tha se vazhdimi i luftës do të dobësojë qeverinë e Libanit, ndërkaq, Izraelit i ka bërë thirrje për përdorim të matur të dhunës.

QYTETI I GAZËS
Së paku pesë palestinez kanë vdekur pas shkëmbimit të zjarrit me forcat izraelite në kampin e refugjatëve Mughazi në Rripin e Gazës.Ushtria izraelite thotë se pesë pjesëtar të saj janë plagosur.
Raportohet se nga sulmet izraelite në kamp janë plagosur edhe 14 civilë.
Ofensiva ushtarake e izraelit në Gaza ka hyrë në javën e tretë në përpjekje për të liruar ushtarët e rrëmbyer nga militantët palestinez.

UASHINGTON
Presidenti amerikan Xhorxh Bush ka përdorur sot veton për të parën herë që nga marrja e postit të presidentit. Ai nuk lejoi rritjen e fondeve federale për hulumtime të qelizave embrionale. Ligjvënësit amerikan e kanë miratuar ligjin por jo me numër të mjaftueshëm të votave, që do ta anashkalonin veton e Bushit.

PRAGË
Britania ka shënuar sot ditën më të nxehtë për muajin korrik. Temperaturat kanë shënuar 36.3, që është më e larta që nga 22 korriku i vitit 1911. I nxehti tropikal kanë përfshirë një pjesë të madhe të qyteteve evropiane. Në Francë i nxehti ka shkaktuar viktimën e shtatë, ndërsa viktima janë shënuar edhe në Spanjë.

ZAGREB
Ylli i filmit amerikan, Riçard Gir do të luajë rolin e një gazetari, i cili hulumton për gjetjen e të akuzuarit për krime lufte Radovan Karagjiq. Në filmin që do të titullohet " Pranverë e thyer në Bosnje", ende nuk ka informacione kush do të luajë rolin e Karagjiqit. Xhirimet pritet të fillojnë këto ditë në Bosnje dhe Kroaci.


18. Korrik, 2006 20:51 CET   
  

  
BRUKSEL
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan ka thënë sot në Bruksel se pret të shihen rezultatet e negociatave të udhëhequra nga Marti Ahtisari për të vendosur se si duhet vazhduar më tutje. Këto komente Annan i bëri pas takimit me kreun e Komisionit Evropian Jose Emanuel Barroso.
"Ne nuk jemi duke punuar për të imponuar zgjidhjen dhe për këtë kam emëruar zotin Ahtisari si ndërmjetësuesin tim", tha Annan.
Edhe Barroso ka mbështetur punën e Ahtisarit duke theksuar se zgjidhja për Kosovën duhet të jetë e qëndrueshme dhe në përputhje me prespektivën evropiane të rajonit.
Barroso është takuar sot dhe me presidentin serb Boris Tadiç. Ky i fundit nuk ka mundur të qartësojë pjesëmarrjen e tij në takimin e nivelit të lartë në Vjenë më 24 korrik me ndërmjetësimin e Ahtisarit.

VJENË
Sot në Vjenë përfunduan negociatat mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë për trashëgiminë kulturore dhe ruajtjen e objekteve fetare.
Bisedimet e sotme janë drejtuar nga shefi i zyrës politike të UNOSEK-ut, Peter Ivansov, për shkak të problemeve shëndetësore të zëvendësnegociatorit Albert Rohan.
Sipas Ivansov bisedimet e sotme u përqëndruan në zonat mbrojtëse të objekteve fetare.
Zyra e UNOSEK-ut ka paraqitur propozimin e saj ku përfshihen 15-16 zona të mbrojtura.
Më pas palët kanë paraqitur qëndrimet e tyre. Ivansov tha se ka pasur dallime mes të treja palëve, derisa ekspertët e UNOSEK-ut do hartojnë një plan ku do synojnë arritjen e qëndrimeve të përbashkëta.
Kreu i delegacionit të Kosovës, Ylber Hysa pas takimit tha se propozimet e Prishtinës ishin më afër me ato të ndërkombëtarëve.
Përfaqësuesi serb Leon Kohen tha se pala serbe ka paraqitur kërkesë me shkrim për kthimin e pronës serbe apo të ashtëquajturin restitucion nga viti 1941.
Nesër në Vjenë do të zhvillohet takimi tjetër mes Kosovës dhe Serbisë ku në qendër do jetë decentralizimi.

PRISHTINË
Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu beson se çështjet e decentralizimit dhe e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore do të përmbyllin bisedimet teknike mes Prishtinës dhe Beogradit. Ai tha se Prishtina do të paraqesë sot dhe nesër në Vjenë ofertën finale, e cila edhe paraqet vijën e kuqe që nuk mund të kapërcehet.
Në një takim me shoqërinë civile, Sejdiu ka kërkuar që të hiqen iluzionet se Mitrovica mund të jete pjesë e një territori të shkëputur nga Kosova. Presidenti Sejdiu shprehu bindjen se Kosova do të pavarësohet këtë vit.

PRISHTINË
Qeveria e Kosovës ka përshëndetur sot deklaratën e Grupit të tetë vendeve më të industrializuara të botës për Kosovën.
Qeveria ka siguruar anëtarët e G8-ës që edhe në të ardhmen do të punohet në drejtim të krijimit të një Kosove demokratike në të cilën do të jetojnë dhe veprojnë pjesëtarë të të gjitha grupeve etnike.

TIRANË
Autoritetet shqiptare kanë kërkuar ndihmën e NATO-s për të gjetur helikopterin e rrëzuar në Adriatik dy ditë më parë së bashku me gjashtë persona në bord.
Helikopteri presidencial po dërgonte për kurim në Itali ish zëvendëskryeministrin e Shqipërisë Gramoz Pashko. Kërkimet e deritashme kanë qenë pa rezultat.

BEOGRAD
Qeveria serbe ka emëruar Vladimir Vukçeviç, prokuror në Gjykatën e posaçme për krimet e luftës dhe Rasim Lajiç, kreun e Komitetit për bashkëpunim me Gjykatën e Hagës si mbikqyrës të planit të zbatimit për arrestimin e Ratko Mlladiçit.
Dy zyrtarët në fjalë do bashkërendojnë punën dhe informacionin me të gjitha agjencitë civile dhe ushtarake të përfshira në këtë plan.
Ky plan në fillimjavë iu paraqit dhe Bashkimit Evropian.

BEJRUT
Kanë vazhduar sulmet e Hezbullahut me raketa në veri të Izraelit, ku për pasojë një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur. Raketat gjatë ditës kanë qëlluar sërish qytetin e Haifës, derisa viktimat u shënuan në qytetin e Naharijas.
Izraeli edhe sot ka vazhduar sulmet ajrore ku për pasojë gjetën vdekjen së paku 11 civilë në jug të Libanit dhe nëntë ushtarë libanezë pranë Bejrutit. Nga sulmet ajrore izraelite është goditur dhe një automjet me ndihma mjekësore nga Emiratet e Bashkuara Arabe që synonte të ndihmonte civilët në zonat e prekura nga konflikti. Deri tani nga sulmet izraelite janë vrarë 215 njerëz në Liban derisa nga raketat e Hezbullahut janë vrarë 25 persona në Izrael.
Kryeministri libanez, Fuad Siniora ka dënuar sulmet izraelite ndaj Libanit dhe ka kërkuar nga Hezbullahu të lirojë dy ushtarët izraelitë të rrëmbyer ditë më parë. "Izraeli po i hap derën ferrit dhe çmendurisë" vlerësoi Siniora gjatë një interviste me mediat britanike. Ai shtoi se dëmet e shkaktuara nga sulmet izraelite shkojnë në miliarda dollarë.
Ndërkaq po vazhdon largimi masiv i shtetasve të huaj nga Libani.
Kombet e Bashkuara po tërheqin atë pjesë të ekipit të tyre në Liban që është cilësuar jo thelbësor.
Ministri i jashtëm australian Aleksandër Douner tha se Izraeli ka hedhur poshtë kërkesën për një armëpushim të shkurtër në mënyrë që të mundësohet largimi i shtetasve të huaj nga Libani.

JERUSALEM
Ekzistojnë gjasat që përpjekjet diplomatike të rezultojnë në armëpushim mes Izraelit dhe Hezbullahut, tha sot në Jerusalem ndërmjetësuesi i Kombeve të Bashkuara për Lindjen e Mesme, Terje Roed Larsen.
Edhe ministrja e jashtme e Izraelit, Xipi Livni bëri disa komente pozitive.
"Derisa veprojmë në mbrojtje të qytetarëve tanë ne synojmë të bashkëpunojmë me komunitetin ndërkombëtar për të gjetur një zgjidhje të suksesshme dhe efikase të krizës", tha Lipi.
Por shefja e diplomacisë izraelite përsëriti se Hezbullahu duhet të lirojë dy ushtarët izraelitë të rrëmbyer në fillim të krizës, duhet të çarmatoset dhe të lejojë trupat libaneze në kufirin me Izraelin.
Edhe kryeministri izraelit Olmert ka përsëritur përmes një deklarate se do vazhdojë ofensiva derisa të lirohen ushtarët e rrëmbyer.
Ministrja britanike e punëve të jashtme, Margaret Beket përsëriti se vendosja e një trupe ndërkombëtare në Liban do të jetë garanci që çdo lloj armëpushimi të respektohet. Ky propozim ka marrë mbështetjen edhe të Komisionit Evropian dhe të kreut të Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan.
"Propozoj dërgimin e një force stabilizuese dhe ta paraqesim planin në fjalë para Këshillit të Sigurimit e t'i detyrojmë palët ta pranojnë atë. Duhet të fillojmë më pas dërgimin e trupave në terren si pjesë e një force stabilizuese dhe të këmbëngulim në dhënjen fund të armiqësive", tha Annan në Bruksel.

UASHINGTON/TEHERAN
Asnjë pjesë e Izraelit nuk është e sigurtë në betejën kundër Hezbullahut në Liban, tha kreu i parlamentit iranian Golam Ali Hadad Adel. Ai shtoi se nuk do ketë paqe në Lindjen e Mesme derisa Shtetet e Bashkuara t'i japin fund mbështetjes për Izraelin.
Por zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Toni Snou ka përsëritur përgjegjësinë e Sirisë dhe Iranit, duke theksuar se Damasku dhe Teherani mbështesin Hezbullahun që është përgjegjës për gjendjen në fjalë.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs, duke folur në Uashington pas takimit me ministrin e jashtëm të Egjiptit deklaroi:
"Të gjithë duam ndërprerjen e dhunës dhe mbrojtjen e civilëve. Duhet të sigurojmë se çdo hap që marrim të ketë vlerë aftagjatë. Lindja e Mesme ka parë shumë dhunë ndaj ne duhet të krijojmë kushte të qëndrueshme për përparim politik atje."

BAGDAD
Mbi 60 veta kanë vdekur gjatë ditës në Irak.
Një raport i Kombeve të Bashkuara vlerëson se 6000 civilë janë vrarë në Irak gjatë muajve maj-qershor.

TBILISI
Parlamenti i Gjeorgjisë ka kërkuar largimin e trupave ruse nga rajonet e Abkazisë dhe Osetisë Jugore dhe zëvendësimin e tyre me një forcë ndërkombëtare.
Dy rajonet në fjalë kërkojnë shkëputjen nga Gjeorgjia dhe kërkesat e tyre kanë dhe mbështetjen ruse.
Presidenti rus Putin ka përsëritur disa herë se zgjidhja për Kosovën duhet të zbatohet dhe në Abkazi e Osetinë Jugore, çfarë është kundërshtuar nga bashkësia ndërkombëtare.

JAVA - INDONEZI
Numri i viktimave nga cunami që goditi ishullin Java të Indonezisë ka shkuar në së paku 339. Ende shumë të tjerë llogariten të zhdukur, derisa dhjetëra mijëra banorë janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre.
Cunami u shkaktua nga një tërmet nënujor me fuqi prejt 7.7 ballësh.




17. Korrik, 2006 16:54 CET   
  

  
BRUKSEL
Kryenegociatori ndërkombëtar për statusin e Kosovës, Mahti Ahtisari ka thënë sot në Bruksel se shpreson se javën tjetër në Vjenë të mbledhë për herë të parë liderët politikë të Kosovës dhe Serbisë, që t'i paraqesin vetë qëndrimet për statusin e Kosovës. Ahtisari ka folur sot para ministrave të jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian.Kryenegociatori Ahtisari bëri të ditur poashtu se gjatë verës do të vazhdojnë negociatat midis Kosovës dhe Serbisë për çështje teknike. Përndryshe, ministrat e jashtëm të BE-së i kanë shprehur mbështjetje të plotë Ahtisarit në përpjekjet e tij për gjetjen e zgjidhjes për statusin e Kosovës.

PRISHTINË
Ekipi negociues i Kosovës ka konfirmuar sot pjesmarrjen në takimin e nivelit të lartë që do të mbahet më 24 korrik në Vjenë, organizuar nga zyra e zotit Ahtisari, ku delegacionet e Kosovës dhe të Serbisë do të diskutojnë për statusin e Kosovës. Zëdhënësi i ekipit negociues, Skender Hyseni ka deklaruar se për zyrtarët kosovarë pavarësia e Kosovës është zgjidhja e vetme dhe se për të nuk do të negociohet.

SHËN PETËRSBURG
Liderët e tetë vendeve më të industrializuara të botës, janë pajtuar për zgjidhjen e çështjes së Kosovës përmes kompromisit, ka njoftuar sot në përfundim të samitit të G8-ës, presidenti rus Vladimir Putin. Në njoftim iu bëhet thirrje të gjitha palëve që në mënyrë konstruktive të marrin pjesë në përcaktimin e statusit përfundimtar të Kosovës dhe të bëjnë çmos që të gjendet një zgjidhje kompromisi me qëllim të ruajtjes së Kosovës multietnike.

HAIFA/IZRAEL
Informacionet e fundit bëjnë të ditur se militantët e Hesbollahut kanë goditur prap me raketa disa ndërtesa në qytetin Haifa të Izraelit. Njoftimet e para thonë se dy persona janë plagosur.
Më herët aeroplanët luftarakë izraelitë kanë sulmuar lagjet jugore të Bejrutit. Këto sulme shkaktuan zjarr të madh në portin e këtij qyteti. Nga sulmet u vranë së paku 21 vetë, përfshirë këtu edhe tetë ushtarë libanezë, ndërsa janë plagosur afro 50 të tjerë. Ushtria izraelite ka njoftuar se ka ndërrmarur sulmet pasi predhat raketore të Hezbollahut kishin depërtuar në jug të qytetit izraelit, Haifa.
Së paku 170 njerëz janë vrarë në Liban dhe 25 në Izrael që nga fillimi i dhunës, gjashtë ditë më parë.

BEJRUT
Përpjekjet për evakuimin e qytetareve te huaj nga Libani janë përshpejtuar. Aeroplanat ushtarakë italianë dhe grekë kanë marrë me vete 350 vetë. Në mesin e udhëtarëve kishte spanjollë, italianë, austriakë, çekë dhe irlandezë. Ata janë dërguar në Qipro. Një anije italiane me afro 400 udhëtarë nga Bejruti pritet të arrijë sot në Qipro. Franca ka angazhuar një anije udhëtarësh për t'i evakuuar shtetasit e vet dhe qytetarët e tjerë nga Bashkimi Evropian.

JERUSALEM
Zyrtarë të armatës izraelite kanë thënë se një ushtar i tyre është vrarë dhe 6 të tjerë janë plagosur nga një sulm i sotëm i palestinezëve të armatosur në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor. Brigadat e martirëve al – Aksa, që është krah i armatosur i lëvizjes Fatah të presidentit palestinez, Mahmud Abbas, kanë thënë se e kanë ndërmarrë këtë sulm.

SHËN PETERSBURG
Kryeministri britanik, Tony Blair ka ftuar sot për vendosjen e forcës ndërkombëtare ne jug të Libanit ."E vetmja mënyrë, sipas pikëpamjes sime, që të kemi ndalje të armiqësive, është që të vendosim një forcë ndërkombëtare, në atë hapësirë, që do t'i ndalë bombardimet, që i bëhen Izraelit. Kjo gjë do t'i jepte arsye Izraelit që t'i ndalë sulmet kundër Hezbollahut", tha kryeministri britanik, Tony Blair. Njëkohesisht sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice tha se kërkohet izolimi i ekstremistëve, që do të thotë, kthim te rezoluta 1559, që parasheh mbrojtjen e sovranitetin të Libanit dhe çarmatimin e grupeve të paautorizuara.
Liderët e tetë vendeve më të industrializuara të botës, në samitin e tyre në Shën Petersburg e kanë vënë në qendër të agjendës, krizën në Lindjen e Mesme. në përfundim të samitit, Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, ka bërë apel për qetësi në Lindjen e Mesme.
Shefi i diplomacisë evropiane, Havier Solana pas kthimit nga vizita në Liban, tha se armëpushimi ndërmjet Izraelit dhe Libanit është ende larg arritjes.

BAGDAD
Së paku 42 vetë janë vrarë dhe mëse 30 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i një makine–bombë në qytetin Mahmudiya, në jug të Bagdadit, kanë njoftuar burime policore.

TIRANË
Helikopteri ushtarak që e transportonte ish zëvendës kryeministrin e Shqipërisë, Gramoz Pashko, të lënduar rënde dje pasdite, të birin e tij dhe 4 persona tjerë për në Itali, mendohet se është rrëzuar në Detin Adriatik, ka kumtuar sot Ministria e Mbrojtjes.
"Kontakti i fundit me helikopterin është bërë mbrëmë kah mesnata" ka bërë të ditur ministri i Brendshëm Sokol Olldashi i cili ka hedhur poshtë mundësinë e ndonjë defekti teknik të helikopterit si shkak të rrëzimit të tij. Marina italiane dhe armata shqiptare po zhvillojnë kërkime në vendin ku dyshohet se është rrëzuar helikopteri. 
    


16. Korrik, 2006 21:36 CET   
  

  
BEJRUT/DAMASK
Raportohet se nga sulmet e reja ajrore të Izraelit janë vrarë së paku edhe 10 civilë të tjerë në portin Tyre në Libanin jugor. Sulmet u bënë pasi ministri i mbrojtjes i Izraelit, Amir Peretz tha se lëvizja militante libaneze, Hezbollah do të "paguaj një çmim shumë të lartë" për sulmet e tij me predha raketore në qytetin izraelit, Haifa, me ç'rast u vranë tetë vetë. Njëherësh, lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah sot tha se lufta e grupit të tij kundër Izraelit nuk është e kufizuar. Nga Damasku raportohet se ministri i informatave i Sirisë, Mohsen Bilal i ka tërhequr vërejtjen Izraelit se Siria do t'i përgjigjet drejtpërsëdrejti çfarëdo sulmi izraelit në territorin sirian. Zoti Mohsen ka akuzuar Izraelin për "terrorizëm shtetëror" dhe për sabotim të procesit paqësor në Lindjen e Mesme. Ai me këtë rast, premtoi përkrahje për Hezbollahun.

SHËN PETERSBURG
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel tha sot se liderët e grupit të tetë vendeve në samitin e tyre në Shën Petersburg të Rusisë, kanë kërkuar që Hezbollahu ti liroj izraelitët e rrëmbyer dhe ti ndalë sulmet ndaj Izraelit. Ajo tha se liderët e G-tetës poashtu dëshirojnë që Izraelit ti ndalë sulmet në Liban. Liderët poashtu kërkuan një mision plotësues mbikqyrës në Liban nga ana e Kombeve të Bashkuara. Konflikti që po përshkallëzohet në Lindje të Mesme dominoi diskutimet në samitin e G-tetës. Presidenti amerikan, George Bush ka përsëritur qëndrimin se Izraeli ka të drejtë ta mbrojë vtveten. Mëtutje ai ka thënë:
- Njëra nga gjërat interesante lidhur me këtë përshkallëzim është se ai ndihmon në qartësimin e njërit prej shkaqeve themelore të jostabilitetit në Lindjen e Mesme dhe se ky është marrëdhënia e Hezbollahut me Sirinë dhe me Iranin dhe marrëdhëniet ndërmjet Sirisë e Iranit. Prandaj, për ta zgjidhur këtë problem është me të vërtetë e rëndësishme për botën që ta shqyrtoj shkakun, tha presidenti Bush. Ai sot kërkoi edhe nga Izraeli që të tregoj përmbajtje.

TEHERAN
Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinejad kërkoi mbrëmë nga regjimi izraelit që ta rishqyrtoj sjelljen e tij, pasi sipas tij, Izraeli mund të ballafaqohet me pasoja të papara:
- Nëse ata nuk e rishqyrtojnë sjelljen e tyre agresive, ata do të ballafaqohen me zemërimin e vendeve të rajonit dhe ky zemërim do të jetë si një shpërthim i madh në rajon. Ata poashtu duhet ta dijnë se ky shpërthim nuk do të kufizohej vetëm në kuftijtë e tyre, tha presidenti Ahmadinejad.

ROMË
Papa Benedikti i 16 sot shprehu keqardhje për zgjerimin e aksioneve ushtarake në Liban:
- Në këto ditët e fundit, lajmet që po vijnë nga Toka e Shenjtë janë shkak për shqetësime të reja serioze për secilin, veçanërisht për zgjerimin e aksioneve ushtarake në Liban dhe për shumë viktima në mesin e popullatës civile, tha Papa Benedikti i 16-të.

LONDËR
I dërguari i posaqëm i Kombeve të Bashkuara Terje Roed-Larsen sot arriti në Bejrut për tu takuar me zyrtarët më të lartë të qeverisë së Libanit lidhur me përshkallëzimin e dhunës në Lindjen e Mesme. Në Bejrut ka arritur edhe përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Havier Solana.

UASHINGTON
Shtetet e bashkuara, Franca, Britania, Suedia, Polonia, Belgjika dhe Rumania po bëjnë plane për evekuimin e mijëra shtetasve të tyre nga Libani, që po sulmohet nga Izraeli. Shtetet e Bashkuara kanë afro 25 mijë shtetas në Liban, ndërsa Suedia afro 4 mijë. Polonia, Belgjika dhe Rumania po organizojnë fluturime për evakuimin